Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Albin Kurti vijon lojën politike”, politologu: Ka përgjegjësinë kryesore për konstituimin e Kuvendit

2 July 2025 at 17:35

PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë 4 krerët e partive politike në Kosovë me synimin për t’i dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin.

Kryeministri Albin Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë çmos për arritjen e një konsensusi që do të sjellë funksionimin e institucioneve në vend.

Memli Krasniqi I PDK tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shkak të shkeljeve nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Kreu I LDK Lumir Abdixhiku tha se detyrën për të siguruar shumicën e ka Albin Kurti, I cili sipas tij ka dështuar.

Politologu Albinot Maloku i ftuar në “Balkan Update” u shpreh se Albin Kurti e ka përgjegjësinë kryesore, që të gjendte konsensusin me palët e tjera politikën me qëllim që të konstituohej sa më parë Kuvendi i Kosovës.

Ai theksoi se Albin Kurti kreu veprime jo të duhura, që kur nisi konsultimet me partitë e minoritetit jo-serb dhe anashkaloi partitë kryesore të opozitës, të cilat jo vetëm që kanë numrat, por vullneti i tyre do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit pa asnjë vonesë.

“Modalitetet e ofruar kanë qenë të ndryshme deri tani. Ai takoi me partitë joshqiptare dhe u mor me partitë e minoriteteve në Kosovë. Kishte me qenë më e shëndetshme, që me njërën prej subjekteve politike, që të komunikohej dhe të gjente një partneritet. Përgjegjësinë e ka i pari, që të ecët përpara drejt konstituimit të Kuvendit. Kurti vijon lojën. Moskonstituimi i Kuvendnit thellon krizën”, tha ai.

Ai theksoi se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët duhet të gjejnë rrugët për të zhbllokuar ngërçin institucional, ngërç ky, i cili vijon prej disa muajsh.

“Me vendimin e Kushtetueses duhet t’i hape rrugë konstituimit të Kuvendit”, pohoi ai/ abcnews.al

Kushtetuesja foli, po tani?/ Haliti: Në 29 ditë duhet të zgjidhet ngërçi në Kosovë

27 June 2025 at 17:26

Gazetarja Albina Haliti komentoi situatën politike në Kosovë me ngërçin për formimin e qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të shkurtit.

Haliti tha se janë 29 ditë ‘në dispozicion’ për formimin e qeverisë së re dhe zgjidhjen e ngërçin. Haliti shtoi më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë dhe tek forma e votimi sepse nuk është bërë i qartë sesi do përfundojë ky proces.

“Sot nuk ishin të hapura partitë politike për bashkëpunim. Marrëveshja e vetme ishte që të shtyhej seanca për ditën e diel. Është një afat kohor 30 ditë ku partitë nuk kanë hapësirë që të manovrojnë dhe t’i bëjnë më shumë dëme Kosovës, por kanë 29 ditë për krijimin e institucioneve të reja.

Tashmë të gjitha partitë janë duke e interpretuar siç ju përshtatet vendimin e Gjykatës. Kurti ka bërë një hap të mirë drejt zhbllokimit të institucioneve, nuk besoj që nesër të ketë ndonjë marrëveshje politike sepse nuk është e lehtë që me këto ndasi të partive politike, LDK nuk voton asnjë kandidatë. Hapësirë ka lënë dhe tek forma e votimit sepse nuk bëhet i qartë sesi duhet të përfundojë ky proces.” / abcnews.al

‘Kosova mjaftohet me pak’, Berisha: Moskonstituimi i Kuvendit nuk po i bën përshtypje Kurtit

26 June 2025 at 17:33

Analisti Rid Berisha i ftuar në programin ‘Ballkan Update’ komentoi pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare në një valë të tensionuar gjeopolitike. Berisha tha se Kosova mjaftohet më pak dhe se askujt nuk i bën përshtypje ngërcci i krijuar. Më tej, Berisha shtoi se Kosova duhet të jetë e përgatitur për një takim me Trump që mund të ndodh shumë shpejt.

“Koha është që Kurti të mendoj si të bëj justifikimin pse e rrëzoi marrëveshjen në 4 shtator.

Po përpiqet që të zbarkojë te vëmendja e presidentit Trump. Sot SHBA ka një president shumë vendimarrës dhe njëkohësisht të paparashikueshëm, por Kosova po mjaftohet kush po rrëzon i pari tjetrit. Kush e merr fitoren e dorëzimit këto 5 muaj në këtë ngërcc. Askujt si bën përshtypje kjo. Nuk ka Kosova plan A, B ose C, nëse Trump thotë që duhet të rikthehet marrëveshja, nëse mendon që të dyja vendet kanë ngecur, thotë që Brukseli nuk po imponon vullnetin politk të bind Kosovën dhe duket se përfshirja e tij duhet të jetë ultimative.

Kosova duhet të jetë e përgatitur në një takim me Trump, mund të ndodh shumë shpejt.” / abcnews.al

‘Sulmi i Trump, zhvillim i rëndësishëm’, Hajrizi: Izraeli do vijojë sulmet ndaj Iranit deri në momentin që të arrijë objektivin

23 June 2025 at 17:26

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Selam Hajrizi komentoi për ‘Ballkan Update’ konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit, tashmë i bashkangjitur edhe sulmi amerikan.

Hajrizi tha se Izraeli e kishte synim prej kohësh sulmin ndaj Iranit dhe do të vijojë të sulmojë Iranin derisa të arrijë objektivin e tij.

“Me sulmin e Trump, jemi në një zhvillim të rëndësishëm të Lindjes së Mesme pasi Izraeli që një kohë të gjatë e kishte në synim sulmin ndaj Iranit. Izraeli i është frikësuar gjithmonë Iranit dhe regjimit të tij, pasi edhe kushtetuta e Iranit nuk e njeh Izraelin si shtet. Kemi një kryeministër izraelit i cili ka një luftë në Gaza dhe ka shumë civilë të vrarë.

Politika e tij është tejet e kritikuar përsa i takon luftës në Gaza. Ai do t’i rikthehet një lloj popullariteti me konfliktin në Iran. Izraeli do të vijojë të sulmojë Iranin derisa të përplas Iranin në një situatë dhe të mos ketë mundësi. “, tha Hajrizi. / abcnews.al

“Nacionalizmi i Kurtit ka dëmtuar Kosovën”, Arifi: Në zgjedhjet lokale, VV do të dalë më keq se ato parlamentare

20 June 2025 at 17:19

Bashkimi Evropian, është shprehur se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Pasi, autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Analisti Valon Arifi, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se nacionalizmi i Albin Kurtit, vetëm sa e ka dëmtuar Kosovën. Ai theksoi se në këto vite qeverisje, Vetvënedojsa nuk ka bërë asnjë ndërtim të rëndësishëm infrastrukturor në vend.

“Kanë promovuar idenë e ndërtimit të dy urave, vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale. Kemi pasur edhe reagime të BE. Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka dështuar me ndërtimin e infrastrukturës në vend. Institucionet ndërkombëtare tashmë kanë kuptuar edhe lojën e Kurtit. Më shumë kjo është një lojë e Kurtit për të fituar një votë. Pasi dihet që mbi urën e Ibrit as nuk mund të ndërtosh pa lejen e atyre që ruajnë sigurinë”, tha ai.

Gjithashtu analisti Arifi tha se në zgjedhjet lokale rëndësi të madhe kanë kandidatët.

“Në këto zgjedhje lokale mendoj që kandidatët janë më të dobët se ato që ishin para katër vitesh. Edhe në Gjilan për shkak të vetëqeverisjes, nuk është se kanë dalë mirë në sondazhet që bëhet atje. Normalisht që ka ndikuar edhe fakti i të qenurit në qeverisje. Mendoj që VV do të dalë edhe më keq për shkak edhe të dështimit në këto vite sepse nuk ka pasur ndonjë sukses në ndërtimin e jetës qytetarë. Pasi duket që e ka humbur shkëlqimin që e ka pasur”, tha ndër të tjera ai

Sipas tij. Në zgjedhjet lokale, rezultati që do të marrë Kurti do të jetë më keq se rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

/abcnews.al/

“Kurti, i rrezikshëm për Kosovën”, Adri Nurellari: Ka qenë bllokues në opozitë dhe pengmarrës në mazhorancë

19 June 2025 at 17:30

PRISHTINË– Ka përfunduar pa sukses edhe seanca e sotme në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i dalë pas zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Parlamentarët u mblodhën për tentativën e 34-të për formimin e organit të ri legjislativ, por nuk arritën të arrijnë konsensusin e nevojshëm.

Ky dështim i vazhdueshëm thellon bllokadën politike dhe shton pasigurinë për nisjen e punës së kuvendit, duke lënë të pazgjidhura çështjet urgjente të vendit.

Analisti Adri Nurellari, i ftuar në emisionin “Balkan Update” tha se sjelljet e Albin Kurtit nuk kanë kuptim dhe kjo po dëshmohet çdo ditë.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës po dhunon parimet bazë të një rendi demokratik pasi nuk është i aftë të ndërtojë një linjë komunikimi pavarësisht dallimeve politike.

“S’ka kuptim kjo sjellja e Albin Kurtit pasi partitë e tjera para tij, me disa deputetë më pak kanë garantuar zgjedhjen e kuvendit dhe mbarëvajtjen e institucioneve. Kurti praktikisht është duke shkelur parimet bazike të demokracisë”, tha ai.

Sipas Nurellarit, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bindje totalitare dhe kushdo që mendon ndryshe prej linjës së tij shpallet menjëherë “armik”.

“Kurti është i paaftë të ndërtojë konsensus. Ka mentalitet totalitar dhe çdokush që mendon ndryshe prej tij, ai e konsideron si armik. Ai është konfliktuar me të gjithë, madje edhe më partnerët që i ka patur në koalicion.

Kurti ka problem me të gjithë, nuk e ka problemin vetëm mes opozitës dhe serbëve, por me shoqërinë civile dhe me mediat e pavarura. Ka pasur probleme me drejtësisë, ka 7 muaj që refuzon të shkojë në prokurori. Ka patur përplasje me partnerët ndërkombëtarë dhe ka dëmtuar rëndë raportet me SHBA.

Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën. Është i paaftë për të qenë në lartësinë e detyrës ”, tha ai.

Ndër të tjera, Nurellari theksoi se Kryeministri i Kosovës e ka dëshmuar veten se është bllokues në opozitë dhe pengmarrës në mazhorancë. Ai kujtoi dhe veprimet e dhunshme të Albin Kurtit, në kohën kur ishte në opozitë.

“Albin Kurti ka qenë bllokues në opozitë dhe pengmarrës në mazhorancë. Kurti nuk do zgjedhje të parakohshme. Ai do ta mbajë ngërçin dhe po vepron sikur është situata normale.”, tha ai/abcnews.al

“Kosova në ngërç, pa rrugëdalje”/ Behrami: Sjellja e qeverisë së Kurtit, e njëjtë me Serbinë

17 June 2025 at 17:28

Deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka trazuar ujërat në Prishtinë.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Deputet PDK, Artan Berhami në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News tha se Kosova ndodhet në një ngërç dhe pa asnjë rrugëdalje.

Gjithashtu ai tha se sjellja e qeverisë Kurti sipas tij është e njëjtë me atë të Serbisë.

“Dikur deklaratat e presidentëve amerikanë kanë ngjallur shpresë, derisa kjo e fundit, ka qenë ndryshe. Në një botë ku konfliktet janë të mëdha, deklarata e Trump duhet të merret shumë seriozisht. Por logjika e VV dhe është krejt tjetër dhe kanë burim frikën”, tha ai.

Më tej shtoi se kjo sjellje e Kosovës, nuk është doktrinë e shqiptarëve.

“Kjo logjikë refuzuese dhe mosbesimi ndaj SHBA-së duhet të ndryshojë sepse pozita në të cilën ndodhet bota, nuk kanë kohë të presin. Ne duhet të zgjohemi nga këto iluzione dhe deklaratat e presidentit Trump t’i marrim si pozitive dhe të largojmë frikën.  Ne jemi në një fazë shumë kritike dhe lojërat politikë duhet t’i lëmë mënjanë”, tha ai.

/abcnews.al/

“Kurti, asnjë raport me SHBA”/ Maliqi: Përdor metoda populiste, në dëm të Kosovës

16 June 2025 at 17:23

Analistja Afërdita Maliqi në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se Albin Kurti po shkatërron çdo mundësi bashkëpunimi me ndërkombëtarët, ndërsa e cilësoi atë si të pabesueshëm.

“Kurti duhet të kuptojë se nuk rregullohen marrëdhëniet duke dhënë deklarata prej Prishtine dhe nuk jep asnjë qëndrim konkret. Por edhe administrata amerikanë nuk besoj se tashmë do ta marrë shumë seriozisht. Kemi pasur raste të veprime të njëanshme të Kurtit, dhe tani duket sikur kërkon ta normalizojë pak”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, tha se Kurti ka humbur besueshmërinë dhe se vijon të përdorë metoda populiste në dëm të Kosovës.

“Diskursi i Kurtit është populist. SHBA kanë investuar shumë në Kosovë. Vetë ambasadori amerikan në Kosovë kanë thënë se kanë probleme me qeverinë Kurti, por jo me popullin e Kosovës. Klasa politike dhe kushdo që vjen pas Kurtit duhet ta ketë prioritet raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Maliqi, duke shtuar: “Unë mendon që SHBA do të rikthejnë bashkëpunimin me Kosovën në momentin që Kosova ta ndërrojë qeverinë dhe të krijojë një qeveri tjetër”.

/abcnews.al/

❌
❌