Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Kuadri i ri ligjor, sipas ministres Koçiu do të ketë kritere të qarta, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vazhdueshëm profesional.

Koçiu zhvilloi sot një vizitës në Vlorë, ku takoi vogëlushen Sabrina, e cila sot rritet me dashuri në familjen kujdestare Fezaj.

“Nga një institucion përkujdesi rezidencial në Vlorë, në një shtëpi të ngrohtë ku merr mbështetje emocionale, ndjek shkollën dhe rritet mes dashurisë familjare, historia e saj është një shembull i prekshëm i transformimit përmes reformës së deinstitucionalizimit”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se synimi është që “të kemi gjithnjë e më shumë histori si ajo e Sabrinës, fëmijë që rriten me dashuri, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”.

/m.m/j.p/

The post Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, vizituan sot ambientet e shërbimit më të ri ditor brenda Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë.

Në këtë Qendër Ditore, e ngritur në kuadër të programit “BE për Shërbimet Sociale”, ofrohet paketë e plotë shërbimesh ku përfitojnë rreth 60 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, por edhe prindërit e tyre.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se 14 bashki kanë përfituar këtë vit nga grantet e përfituara nga programi EU4SocialCare duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më gjithpërfshirës të mbrojtjes sociale në vendin tonë.

Ajo vuri në dukje se ngritja e qendrave ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara është një nga modelet që MSHMS po aplikon në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa falenderoi BE dhe UNICEF për bashkëpunimin. “Qendra ku ne sot jemi është një qendër ditore që i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara, por dhe prindërve të tyre dhe është një nga modelet që ne po aplikojmë suksesshëm në të gjitha bashkitë e vendit. Në kuadër të projektit EU for Social Care janë 14 bashki që kanë përfituar grante për të ofruar shërbime sociale me bazë komunitare. Unë jam e kënaqur të shikoj sot këtu një ndryshim të prekshëm, të përditshëm që impakton jetën e fëmijëve, por edhe të prindërve të tyre”, theksoi ministrja Koçiu.

Ajo nënvizoi se “është një shërbim jetik i cili jo vetëm zhvillon edhe përmirëson fëmijët që kanë nevojë për terapi të veçanta si logopedi, fizioterapi, terapi loje, shërbime shëndetësore, por edhe prindërit, sepse i lehtëson nga e përditshmja dhe u jep mundësinë edhe të punojnë dhe ndërkohë edhe të mbajnë familjet e tyre”.

Ministrja bëri të ditur se së bashku me partnerët ndërkombëtarë po punohet për hartimin e një ligji të ri, atë të Kujdesit Alternativ, i cili parashikon shërbimet alternative për kujdesin dhe mirërritjen e fëmijës.

Ajo vuri në dukje se një mjedis familjar është shumë më i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve sesa është një Qendër e Kujdesit Rezidencial.

“Ligji i ri i Kujdesit Alternativ do të sjellë shumë shpejt instrumente ligjorë për të forcuar akoma më shumë familjet mbështetëse, kujdestare dhe ato birësuese me qëllimin e vetëm që fëmijët të kenë mundësi të rriten në mjedis familjar, pasi potenciali i tyre zhvillohet më së miri në një mjedis familjar”, deklaroi Koçiu.

Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili i ka mbështetur këto shërbime jo vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuar, por dhe bashkërisht, nëpërmjet Fondit Social në ngritjen e Qendrës Ditore për moshën e tretë.

Në Qendrën Ditore të Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë ofrohen shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës 6-17 vjeç të cilët do mund të marrin shërbime ditore pas procesit mësimor si mbështetje psikologjike, shërbime shëndetësore, terapi të të folurit, terapi zhvillimi, fizioterapi, aktivitete profesionale dhe terapi arti. Gjithashtu, të rinjtë me aftësi të kufizuara, të moshës 18-21 vjeç, janë një tjetër kategori të cilët marrin do të marrin shërbime të specializuara, të përshtatura sipas nevojave të tyre.

/r.e//a.f/

The post Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” argëtohen në kamp veror, Koçiu: Mbështetje për një të ardhme të sigurt

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, po kalojnë ditët e nxehta të verës në kampin veror për fëmijë, duke u larë në pishinë dhe duke u angazhuar në lojëra të ndryshme fizike apo edhe tavoline.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga momentet e bukura që po shijojnë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet. Koçiu u shpreh se këta fëmijë po shijojnë mes të qeshurave dhe lojërave, kampin veror të këtij sezoni.

“Kujdes, mbështetje dhe mundësi për një fëmijëri më të bukur dhe një të ardhme më të sigurt, për çdo fëmijë në sistemin tonë të mbrojtjes sociale”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ky kamp veror për fëmijë është një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar në ajër të pastër, mes lojërave në pishinë, lojërave sportive, akrobaci, atletike, apo në kërcim, recitim dhe lojërave të tavolinës..etj.

Mbështetja e fëmijëve në nevojë ka qenë ndër prioritetet e politikave të ndërmarra nga ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë. Në fokus të politikave ka qenë riintegrimi në shkollë, asistencë në çdo kohë për të siguruar që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar, duke mundësuar mirëqenien, zhvillimin dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri.

Qeveria ka mundësuar rreth 3,500 bursa për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike, nxënës në nevojë nga komunitetet rome dhe egjiptiane.

/e.i//a.f/

The post Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” argëtohen në kamp veror, Koçiu: Mbështetje për një të ardhme të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

By: Rovena
13 July 2025 at 10:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias, ku një 34-vjeçar, Franci Xhaferri, është plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen./abcnews.al

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 11:02

Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.

Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

Njofitmi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.

The post Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Gjirokastra po mirëpret çdo ditë e më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, që zgjedhin ta zbulojnë bukurinë e qytetit historik gjatë verës.

Me rritjen e turizmit, shtohet edhe përgjegjësia për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.

Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “ekipet tona mjekësore janë aty 24/7 për çdo nevojë. Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në funksion të plotë, ditë e natë, për të garantuar sigurinë dhe kujdesin shëndetësor për çdo vizitor”.

Almeda Kaluri, infermiere në këtë qendër shëndetësore verore tha se “është hera e parë që punoj në këtë qendër sikurse është hera e parë që kjo qendër është hapur në qytetin e Gjirokastrës kryesisht në zonën turistike dhe kalaja”.

“Këto ditë jemi hasur me raste të tilla si hipertension, pickime nga insektet dhe dehidratimi. Kemi dhënë ndihmën tonë të parë dhe patjetër këshillat që janë kryesorja. Këshillat tona për turistët sidomos për moshat e treta dhe gratë shtatzëna është të shmangin daljen në pikun e vapës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje”, tha Kaluri.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

1 nga 2

/k.s//a.f/

 

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Drafti i ri ligjor për Barazinë Gjinore u miratua sot unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale tha se “ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian”.

“Hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet publike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ligji reflekton standardet europiane për garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfaqësimin e grave në çdo fushë vendimmarrëse”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se ky është një moment domethënës në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane, për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Draftligji i ri garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë.

Ai rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private, për arritjen e barazisë gjinore dhe trajtimit të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave, pjesëmarrjes dhe ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

/k.s//r.e/a.f/

The post Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë


TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “40 infermierë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” në një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”.

Ministrja Koçiu u uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu Koçiu ka përcjellë edhe mesazhet e disa prej infermiereve fituese në portal.

Emina Hima, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike tha se “pas aplikimit tek portali erdha sot dhe zgjodha vendin e punës tek QSUT. Procesi në portal ishte transparent”.

Ola Mesiti tha se “kam aplikuar në portalin “Infermierët për Shqipërinë” sot sapo zgjodha vendin definitiv tek materniteti “Koço Gliozheni”. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor ishte transparent dhe i drejtë për çdo infermier që ka ardhur këtu”.

“Sot bëra aplikimin në portal. Procesi ishte transparent dhe sot zgjodha vendin definitiv në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2”, tha Ersileda Kota.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë, është një prej mekanizmave që garanton transparencë në punësimet në shëndetësi.

Ky portal ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë, për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.

Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurrimit.

/k.s//a.f//r.e/

The post Koçiu: 40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën.

“Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe ka rifilluar jetën normale”, tha Koçiu.

Prof. Altin Veshti bëri me dije se një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë nga radiologët, u vu re  një masë në kraharor.

Ai tha se vajza u dërgua në Urgjencën e Tiranës ku u konstatua një aneurizëm i aortës, rreth 9 cm.

“Vajza me urgjencë është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë. Hoqëm një pjesë të aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, por është riparuar edhe valvula e aortës”, deklaroi prof. Veshti.

Prof. Veshti tha se “kemi bërë 15-16 raste për riparim të valvulës e aortës para disa viteve ka qenë utopi dhe sot po kthehet në normalitet. Së bashku me doktor Krakullin po kryejmë këtë operacion, i cili jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës. Po tentojmë t’i riparojmë. Rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Pacientja tha se “tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i kthehem normalitetit”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në zonat turistike me fluks të lartë vizitorësh dhe pushuesish, siç është edhe kalaja e Gjirokastrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se “ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë jo vetëm përgjatë vijës bregdetare, por edhe në zona të tjera turistike, si kalaja e Gjirokastrës, ku fluksi i vizitorëve është i lartë”.

“Tendat Shëndetësore Verore janë aty për të ofruar ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, që pushimet tuaja të jenë të sigurta, pa shqetësime shëndetësore”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Në vetëm një muaj pas hapjes, 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Nga tenda shëndetësore verore në kalanë e Gjirokastrës
1 nga 11

/e.i//r.e/

The post Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

By: E.K
5 July 2025 at 12:34

Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi në Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës, ku stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë. Janë 36 qendra të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime […]

The post Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta appeared first on FaxWeb.

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi në Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës, ku stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë.

Janë 36 qendra të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta, theksoi Rama në postim.

Ministrja Koçiu gjatë vizitës së saj tha se “në këtë qendër brezat bashkëpunojnë, ku mjekë me përvojë dhe të rinj si doktoreshë Alesia punojnë krah për krah për t’i shërbyer qytetarëve”.

“Si eksperiencë e parë në këtë qendër është shumë e mirë, kemi pasur goxha raste që na ndihmojnë të marrim edhe eksperiencën e duhur”, tha doktoreshë Alesia.

Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda theksoi se “ka një ndryshim nga qendrat e tjera se është e vetmja që e ka diferencën 50 me 50, turistë të huaj dhe shqiptarë që vijnë e trajtohen”.

Sipas saj, qendrat e tjera janë 70 me 30.

“Më herët qendra shëndetësore ka qenë në zonën e  Plepave, por këtë vit e kemi afruar tek Shkëmbi i Kavajës sepse këtu ka përqendrim turistik. Është në 5 qendrat shëndetësore që ka numrin m të madh të vizitave”, tha Deda.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në datën 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

By: D Marku
4 July 2025 at 17:42

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Koçiu tha se “në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara”, ndërsa falënderoi paraardhësin Niko Hyka për bashkëpunimin dhe gjithë kontributin e dhënë gjatë kohës në detyrë.
“Mirë se erdhe Ina Majko, suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Keshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

The post Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara appeared first on Albeu.com.

Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Koçiu tha se “në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara”, ndërsa falënderoi paraardhësin Niko Hyka për bashkëpunimin dhe gjithë kontributin e dhënë gjatë kohës në detyrë.

“Mirë se erdhe Ina Majko, suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

/e.i/a.f/

The post Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Albana Koçiu prezanton zv.ministren e re, Ina Majkon: Në çdo skuadër ka të rinj që nisin me energji të reja përpara

By: redi
4 July 2025 at 16:48

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka uruar Ina Majkon, e cila u emërua pak ditë më parë në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Majkos. Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2…

Source

Spitali në Peqin, Koçiu: Shërbim shëndetësor dhe social për të gjithë, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

By: redi
3 July 2025 at 17:41

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta. Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore…

Source

Koçiu: Modernizimi i spitalit të Peqinit, shërbim edhe për fëmijët me nevoja të veçanta

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbimet e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta.

Me mbështetjen e qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore, Administratën e NjVKSH-së dhe Qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli, gjatë inspektimit të punimeve u ndalën në detajet e këtij investimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, trajtuese dhe rehabilituese, me shtretër dhe ambulator për fëmijët me probleme të veçanta.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kjo qendër do të vijë komplet ndryshe, duke nisur nga një rehabilitim i strukturës spitalore dhe i ofrimit të shërbimit shëndetësor parësor, në Qendrën Shëndetësore, por ndërkohë paralelisht kombinon edhe atë që është edhe misioni kryesor i MSHMS-së, ofrimi i shërbimeve shëndetësore të ndërthurura me shërbimet sociale”.

Ajo shtoi se është një projekt unik që, falë vizionit të Qeverisë shqiptare dhe mbështetjes së FSHZH, do t’i shërbejë jo vetëm shërbimit shëndetësor, por edhe rehabilitimit dhe trajtimit të fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Spitali Bashkiak i Peqinit i cili organizohet jo vetëm në një strukturë spitalore, por edhe në një qendër shëndetësore. Një projekt të cilin jemi duke zhvilluar bashkërisht me Fondin Shqiptar të Zhvillimit mbështetur nga buxheti i shtetit. Një investim i cili trajton krahas infrastrukturës spitalore dhe zyrat e administratës, qendrën shëndetësore, por edhe një projekt të ri që ka të bëjë me një qendër rehabilitimi dhe terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta, e cila do të jetë unikale në llojin e vet: Një qendër kombëtare që do të zhvillohet në ambientet aktuale të strukturës spitalore të bashkisë Peqin”, theksoi Koçiu.

“Korpusi spitalor i bashkisë së Peqinit në fakt na e ofron këtë mundësi, ku në një sipërfaqe prej 5000 m2 ne do të arrijmë të ndërtojmë këtu edhe shërbimin ditor spitalor të domosdoshëm për 39 mijë banorët e bashkisë së Peqinit dhe zonave përreth, dhe ndërkohë të japim mundësinë e krijimit një qendre terapeutike rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta”, bëri të ditur Koçiu, gjatë inspektimit të punimeve brenda ambienteve të Spitalit Ditor dhe Qendrës Shëndetësore, të cilat do të jenë në një godinë.

Ministrja Koçiu deklaroi se “do ndërhyjmë në këtë godinë ku jemi aktualisht duke ofruar infrastrukturën për shërbimet e Qendrës Shëndetësore dhe ndërkohë ofrojmë dhe shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë kryesisht me urgjencën dhe shërbimet e imazherisë, të domosdoshme për banorët këtu. Mbarojmë me këtë godinë dhe pastaj vijojmë me godinën që aktualisht ndodhet spitali i Peqinit që do të transformohet tërësisht në një infrastrukturë e cila tashmë do t’i shërbejë trajtimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të veçanta”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti.

“Është mishërimi më i mirë i misionit që ka MSHMS, bashkimi dhe mundësia për të ofruar jo vetëm shërbim shëndetësor, por edhe shërbime sociale të domosdoshme për rehabilitimin më të mirë të të gjithë atyre që kanë problematika shëndetësore”, tha Koçiu.

Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç do të ofrojë një sërë shërbimesh ku diagnostikimi, trajtimi dhe rehabilitimi do të ofrohen në standardet më të larta evropiane, duke integruar shërbimet mjekësore, terapeutike, edukative dhe sociale.

Me 64 dhoma për rehabilitim dhe terapi, qendra do të jenë e ndarë në 16 zona të ndryshme funksionale dhe do ë  përbëhet nga pesë departamente kryesore: ai mjekësor, terapeutik, psikologjik, edukativ dhe mbështetës, ku do të ofrojnë shërbime profesionistë të fushave të ndryshme, si neurologë, pediatër, fizioterapistë, terapistë të punës, psikologë dhe punonjës socialë.

Programet që do të implementohen përfshijnë ndërhyrje të hershme për foshnjat, terapi individuale dhe në grup, terapi me muzikë, art, terapi okupuacionale dhe gjuhësore, si dhe mbështetje edukative dhe psikologjike.

/k.s//r.e/

The post Koçiu: Modernizimi i spitalit të Peqinit, shërbim edhe për fëmijët me nevoja të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në Ksamil dhe Borsh

By: redi
2 July 2025 at 19:14

Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në bregdet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “në Ksamil dhe Borsh, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë përgjatë vijës bregdetare për të ofruar ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme për çdo pushues”. “Tendat shëndetësore verore janë të pajisura dhe funksionale 24/7, për të siguruar pushime…

Source

Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në Ksamil dhe Borsh

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në bregdet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “në Ksamil dhe Borsh, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë përgjatë vijës bregdetare për të ofruar ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme për çdo pushues”.

“Tendat shëndetësore verore janë të pajisura dhe funksionale 24/7, për të siguruar pushime të qeta, të sigurta dhe pa shqetësime shëndetësore”, theksoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Në vetëm një muaj pas hapjes 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

/k.s//r.e//a.f/

The post Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në Ksamil dhe Borsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Theth në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Theth ofron shërbim 24/7 për çdo rast urgjence shëndetësore.

“Në zemër të Thethit, aty ku natyra është magjike dhe ajri i pastër, ndodhet Qendra Shëndetësore Verore, në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj. Qendra është e pajisur për të përballuar urgjencat dhe ofron shërbim falas 24/7 gjatë gjithë sezonit veror”, shkruan Koçiu, në rrjetin social Facebook.

Koçiu nënvizon më tej se “në Theth, kujdesemi që pushimet tuaja të jenë të sigurta, të qeta dhe pa shqetësime”.

Infermierja e qendrës shëndetësore verore në Theth shprehet se “shërbimi është non stop 24 orë. Shërbimet që kryhen më së shumti janë, nga pickimet e gjarprit, pickimet nga insektet, matjet e tensionit”.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/m.q//r.e/

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Theth në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌