Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, në një rrëfim për “Panorama.al” ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital. “Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie […]
Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe dezinformimi dominuan platformat online, përkundër premtimeve për një fushatë të ndershme.
Më 25 mars 2025, në një sallë të mbushur me përfaqësues të partive politike dhe thirrje për një fushatë të ndershme, u nënshkrua zyrtarisht Kodi i Etikës për Fushatat Digjitale në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti synoi të vendoste një standard për përdorimin etik të platformave online gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Kodi, i hartuar me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistence Zgjedhore (IDEA) dhe Qendra Finlandeze për Sundimin e Ligjit dhe Instituti Demokrat Amerikan, ishte një përpjekje për t’i bindur partitë drejt një angazhim vullnetar për etikën.
“Kodi i Sjelljes mbi Fushatat Digjitale në Shqipëri është një mekanizëm vetërregullues dhe vullnetar. Si i tillë, ai nuk i nënshtrohet sanksioneve formale”, thotë Marsida Gjonçaj nga organizata IDEA.
Por vetëm pak javë më vonë, me nisjen e fushatës, platformat digjitale u rikthyen të jenë hapësira abuzimi. Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste, dezinformimi dhe intimidimi, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave në politikë, jo vetëm që nuk u ndalën, por u thelluan.
IDEA angazhoi rrjetin BIRN për të monitoruar zbatimin e zotimeve që partitë politike morën duke nënshkruar Kodin. Monitorimi identifikoi 349 raste shkeljesh gjatë periudhës 11 prill–18 maj, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për gjenerim përmbajtjesh të manipuluara dhe raste të bullizmit kibernetik.
Komentet seksiste, mesazhe kërcënuese dhe profilizimi gjinor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti një strukturë të posaçme monitorimi që përfshiu 50 institucione publike dhe profilet e tyre në rrjetet sociale. KQZ u shpreh për Citizens se vetëm tre postime u konsideruan në shkelje të rregullave dhe u referuan për hetim. Por verifikimet e hetimit administrativ konstatuan se këto publikime ishin fshirë dhe nuk pati masa të tjera.
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), në bashkëpunim me Pikasa Analytics, dokumentoi se sulmet më të shpeshta ndaj grave kandidate përfshinin gjuhë seksiste, fyerje mizogjene, kërcënime, shantazhe dhe kontroll moral.
“Më shumë se një raport, është një thirrje për rikthimin e dinjitetit të grave në hapësirën publike dhe vendosjen e barazisë gjinore si shtyllë e pandashme e demokracisë”, deklaron Mirela Arqimandriti, drejtore e GADC.
Për shumë gra të angazhuara në politikë, fushata e vitit 2025 ishte përballje jo vetëm me kundërshtarin politik, por me një kulturë publike përjashtuese, të ndërtuar mbi komente për trupin, veshjen apo prejardhjen.
“Mendoj se çdo grua gjatë fushatës haset me këtë peshore të moralit, komente nga më të ndryshmet kam dëgjuar”, rrëfen Ina Majko, kandidate e PS-së dhe tashmë zëvendësministre, duke nënvizuar se edhe përfaqësuese të mazhorancës nuk kanë qenë të paprekura nga gjuha diskriminuese.
Për Edona Haklajn, kandidate e “Nisma Shqipëria Bëhet” sulmet nisën që nga momenti që njoftoi kandidimin. Ajo ishte shprehur në një video të shkurtër se ka dy lajmë të mira, kandidatura e saj për “Shqipëria Bëhet” dhe arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.
“Në komente vihej re një gjuhë fyese, nga profile falso që dukeshin të ishin nga e njëjta dorë apo zyrë. Shumica më akuzonin se edhe unë do vidhja, edhe unë do përfundoja në burg”, tregon Haklaj e cila shton se gjatë gjithë fushatës është shoqëruar nga komente për pamjen e saj të jashtme.
Për Bora Memën, kandidate e Lëvizjes Bashkë, komentet seksiste i ndjekin gratë edhe përtej fushatës dhe jo rrallë, janë të ushqyera nga politikanë të profilit të lartë apo nga media që reduktojnë rolin e tyre në aspektin estetik apo përfaqësues, jo përmbajtësor.
“Mjafton të shikojnë që je një grua që hedh video në TikTok dhe njerëzit i japin vetes të drejtën të të thonë ‘kurvë’. Më shqetëson vetja që më është normalizuar kjo gjë”, thotë Mema.
Kuotat gjinore: të mjaftueshme për numra, të pamjaftueshme për siguri
Zgjedhjet e majit 2025 u zhvilluan në një kontekst ku kuotat gjinore kanë rritur përfshirjen numerike të grave, por jo domosdoshmërisht përfshirjen cilësore.
Gratë kandidate përjetuan mungesë mbrojtjeje ndaj dhunës digjitale, përqeshje publike në media dhe mungesë të vullnetit institucional për t’i mbështetur.
“Në fillim pati një ndikim emocional, por në pikun e fushatës vendosa t’i injoroja. Fluksi i punës më ndihmoi”, thotë Ina Majko.
“Jam mësuar të jetoj me këto komente, ose thjesht i bllokoj. Kur janë kritika reale, nuk i fshij”, shpjegon Haklaj.
Edhe këtë herë, partitë politike nuk e mbajtën zotimin për etikë gjatë fushatës. Pavarësisht nënshkrimit të Kodit të Etikës dhe angazhimeve publike, gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe dezinformimi vijuan të jenë të pranishme në platformat online. Në mungesë të mekanizmave ndëshkues dhe mbështetjes institucionale, mbrojtja ndaj dhunës digjitale mbetet ende e pamjaftueshme.
Raporti i GADC liston një sërë rekomandimesh për të trajtuar dhunën me bazë gjinore nëpolitikë, përfshirë përmirësimin e Kodit Penal për të ndëshkuar fushatat e dezinformimit dhe urrejtjes si edhe hartimin e një ligji specifik për Dhunën ndaj Grave në Politikë.
Raporti thekson se do të ishte e nevojshme gjithashtu, që institucionet politike të Shqipërisë të shkojnë përtej simbolikës gjinore dhe të njohin dhunën me bazë gjinore në politikë si njëkrizë sistematike të demokracisë, e vetëm atëherë parimet e barazisë, përfaqësimit dhe zërit mund të realizohen vërtetë.
Qindra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBT+ marshuan sot në Tiranës në “Paradën e Krenarisë”, një aktivitet i përvitshëm që synon të ndërgjegjësojë shoqërinë për të pranuar dhe promovuar barazi sociale dhe të drejta për të gjithë.
Organizimi, që këtë vit kishte si moto thirrjen përbashkuese “Krah për krah” nisi paraditen e së shtunës në instilacionin “Reja” përballë “Galerisë Kombëtare të Arteve” ku u mbajtën fjalime frymëzuese nga aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.
Patris Pustina, aktiviste dhe anëtare e komunitetit u shpreh se slogani i këtij viti nënkupton që jemi shumë dhe na mbështesin shumë.
“Marshojmë edhe për ju që sot jeni në shtëpi dhe nuk vini dot. Është shumë e gëzueshme të përjetosh PRIDE-n në Shqipëri në Tiranë, në qytetin tim ku unë jam rritur, si një pjesë e komunitetit LGBT”, deklaroi Patrisi.
Gjatë organizimit të Paradës së Krenarisë/Citizens.al
Livia Zotrija nga Aleanca LGBT i bëri thirrje institucioneve shtetërore qe për njohjen e çifteve të së njëjtës gjini dhe personave transgjinorë.
“Na jepni statusin që na takon, na jepni mbrojtje. Mos na detyroni të largohemi nga vendi, për të jetuar si vetja”, u shpreh Livia.
Ndërsa ju kërkoi familjeve shqiptare të pranojnë fëmijët e tyre dhe të mos i lenë të ndjehen të huaj në shtëpi.
“Familje shqiptare, nuk ka dhuratë më të madhe se pranimi. Zgjedhja është e juaja, të bëheni mburojë apo plagë”.
Në thirrje të njëjta u bashkua edhe Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat po rrisin dy vajza binjake, por shteti shqiptar nuk ju njeh mëmësinë.
“Ne duam që të drejtat tona të njihen njësoj si çdo qytetari tjetër shqiptar. E njëjta gjë për martesë, e njëjta gjë për bashkëjetesën, e njëjta gjë për adoptimet, nuk kërkojmë asnjë gjë më tepër”, u shpreh Alba Ahmetaj.
“Përkushtimi ynë nuk është më i dobët dhe fëmijët tanë meritojnë siguri dhe mbrojtje ashtu si çdo fëmijë tjetër në këtë vend. Ju pyes: çfarë mund të jetë më tradicionale se dashuria ndaj fëmijëve të tu?“, përmbylli fjalimin Edlira Mara.
Veçanërisht u vu re prania e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila theksoi nevojën për të bërë më shumë në mbështetje të komunitetit LGBT+.
“Kemi sfida, të cilat bashkarisht do të mund ti adresojmë akoma më mirë, por ajo që do të ishte ftesa ime ishte të jemi së bashku, të dialogojmë dhe të bëjmë maksimumin për të respektuar dhe për të garantuar liritë dhe të drejtat e gjithkujt”, u shpreh ministrja Koçiu, ndërsa shtori se duhet ta bëjmë zërin e komunitetit të kumbojë jo vetëm sot, por çdo ditë.
Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al
Ndërkohë të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, të cilët sollën një dimension të ri solidariteti dhe bashkëpunimi.
“Unë jam këtu me babain tim 76 vjeçar, i cili i përket një brezi konformist. Megjithatë ai kupton dhe e quan krejt të natyrshme që ky komunitet të ketë fëmijë, të rrrisë fëmijët e tyre sepse e ka provuar në kurriz se cfarë do të thotë të të përbuzin dhe të të lenë në cep vetëm për një karakteristikë të identitetit tënd dhe jo për arsye më të qenësishme se kaq”, u shpreh Suela Lala, drejtuese e “Fondacionit Së Bashku” që lobon për të drejta për personat me aftësi të kufizuar.
Përfaqësues diplomatikë, si ambasadorët e Suedisë, Kanadasë dhe BE-së, shprehën mbështetjen përmes pranisë së tyre. Ndërsa mes fjalimeve u theksua rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut, shëndetit mendor dhe përfshirjes sociale.
“Përkushtimi ynë ndaj të drejtave të njeriut shkon përtej kufijve tanë [Kanadasë] dhe jemi krenarë që bashkëpunojmë me Shqipërinë […] ndërsa ajo vijon të forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale,” deklaroi ambasadorja e Kanadasë, Elissa Golberg, gjatë organizimit.
Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al
Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian Silvia Gonzato, u shpreh se edhe pse ka një histori të tijën personale që e lidh me komunitetin, ai ishte edhe si përfaqësues si Bashkimit Evropian që përçon mesazhin e vlerave dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
“Bashkimi Evropian mbështetet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe këto vlera janë të përbashkëta, për të gjitha shtetet anëtare në një shoqëri në të cilën lulëzon pluralizmi, mos diskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia mes femrave dhe meshkujve”, deklaroi ambasadori Gonzato.
Pas grumbullimit, grupi nisi marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar zonën e ish-Bllokut, sheshin “Nënë Tereza” dhe duke e përmbyllur “Paradën e Krenarisë” përpara Kryeministrisë, nga ku kërkohet që të ketë përkrahje të këtij komuniteti.
Himni i paradës këtë vit ishte me një rikonceptim të këngës “Zjerm” që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision por me vargjet: “Ne jemi vetë dashuria, nuk na mungon krenaria, ‘Krah për krah’ ecim bashkë, mësojmë botën si me dashtë, ngjyrat tona sot i ka liria”.
Himni u këndua gjatë gjithë rrugës, duke marrë energjinë e këngës së dyshes Beatriçe Gjergji e Kolë Laca të “Shkodra Elektronike”.
Në duart e marshuesve valëviteshin pankarta me mesazhe të qarta: “Liri, barazi, siguri krah për krah”; “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes”; “Poshtë homofobia!”; “Duam barazi, duam liri” dhe madje edhe mesazhe solidariteti për Palestinën.
Ky është marshimi i 12-të që organizohet në Tiranë në mbështetje të komunitetit LGBT+. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë drejt barazisë, por çdo hap, çdo pankartë, çdo këngë janë dëshmi se ky ndryshim është i mundur – dhe i domosdoshëm.
Në korrik të 2024, Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon që gratë deputete të kenë një vend të sigurt jo vetëm në listën e mbyllur që harton kryetari i partisë, por edhe në listat e hapura.
Për këtë do të ndiqet parimi “Një në tre emra i përket gjinisë më pak të përfaqësuar”. Pra në rastin konkret një në tre emra duhet të jetë grua.
Duke parë listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, vemë re se ky standard është respektuar, ndërsa “lufta” e kuotave gjinore po bëhet në listat e hapura.
Për shkak të rezultatit pozitiv që ka marrë Partia Socialiste në këto zgjedhje, duke siguruar deri më tani 83 mandate, ky zbatim i kuotave gjinore është më i pranishëm në këtë forcë politike.
Deri më tani, katër kandidatë të PS-së nuk do të kenë mundësinë të futen në Kuvendin e ri në shtator, për shkak të respektimit të kësaj praktike për kuotat gjinore.
Në Durrës, PS, e cila ka fituar 8 mandate, në listën e mbyllur ka 3 kandidate gra dhe 2 kandidatë burra, ndërsa në listën e hapur fitues janë 3 kandidatë burra.
I fundit në listën e hapur fituese është kandidati Ilir Ndraxhi, i cili për shkak të kuotës gjinore do të zëvendësohet nga kandidatja Etleva Budini.
Në Berat, PS ka fituar 5 mandate, dy prej të cilëve vijnë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur. Mirëpo, për shkak se në listën e hapur 3 më të votuarit janë burra, kandidati i fundit, që është Julian Zyla, zëvendësohet me kandidaten më të votuar grua që është Hatixhe Konomi.
Situata është e njëjtë edhe në Korçë, ku PS ka fituar gjashtë mandate, tre në listën e mbyllur dhe tre në listën e hapur. Njëjtë edhe këtu, në listën e hapur tre më të votuarit janë burra, ndaj Arian Jaupllari, më pak i votuari ndër kandidatët burra do të zëvendësohet nga kandidatja Besa Spaho.
Edhe pse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit për kandidatët në listën e hapur, edhe në Tiranë rezultati është i ngushtë mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës.
Në Tiranë, PS ka fituar deri më tani (duke qenë se ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Diasporës) 19 mandate.
Në 12 kandidatët në listën e mbyllur janë fitues tetë kandidate gra dhe katër burra. Ndërsa në listën e hapur kemi 7 fitues deri më tani të radhitur sipas votave: Blendi Gonxhja, Erion Braçe, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Xhemal Qefalia dhe Anila Denaj.
Për shkak të kuotave gjinore, Xhemal Qefalia mund të humbasë pozicionin e deputetit, ndërsa futet në listë Blerina Gjylameti.
Sipas amendamentit dhe Kodit Zgjedhor, edhe në rast se kandidatet gra dorëhiqen ato zëvendësohen me gra, duke u ruajtur kështu përfaqësimi gjinor.
Në podkastin “Zëra” në Citizens.al, Ines Leskaj, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe njëkohësisht drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) u shpreh se kuotat gjinore janë të rëndësishme dhe fakti që partitë i kanë në vëmendje është për t’u vlerësuar. Mirëpo, nuk duhet të mbetemi vetëm ay, pasi nevojitet më tepër angazhim dhe përfaqësim.
“Në këto zgjedhje dhe jo vetëm në këto zgjedhje, ne jemi të kënaqur që kuotat gjinore ekzistojnë. Pavarësisht se e kemi thënë shpesh si një diskriminim pozitiv. E kemi provuar edhe në situata ku nuk ka pasur kuota dhe ka pasur një panoramë krejt ndryshe sa i takon përfaqësimit të grave në politikë”, u shpreh Leskaj.
Sipas saj kuota është e domosdoshme mirëpo duhet pasur kujdes me përdorimin në fushatë të grave në këndvështrimin sidomos nga liderët politikë që kryesisht janë burra.
“Përdorimin për hir të faktit që ne jemi duke zbatuar kuota dhe ne jemi parti e hapur dhe po përfshijmë sa më shumë gra të jetë e mundur”, deklaroi Leskaj.
Ndërsa theksoi se duhen ndryshime të vërteta strukturore dhe sistemike brenda partive që të tregojnë haptazi që partitë e kanë seriozisht me përfshirjen e grave dhe jo vetëm për ti përdorur për figurën e tyre apo për shkak të kuotave.
Më 11 maj 2025, Shqipëria voton në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij muaji, Citizens.al zgjodhi një formë ndryshe të raportimit të fushatës elektorale, duke u distancuar nga propaganda e partive politike, për t’u fokusuar tek ajo që ndodh realisht.
Çfarë na tregoi kjo fushatë? Më shumë sesa një garë idesh politike, partitë e vjetra vunë në skenë një lojë të pabarabartë, me shumë zhurmë dhe pak substancë. Aktorët kryesorë shfrytëzuan çdo aset për të ndikuar te publiku, ndërsa partitë e reja u fokusuan kryesisht me fushata njerëzore dhe aktivitet në rrjetet sociale.
Nën këtë dinamikë qytetarët u lanë shpesh përballë një oferte të mjegullt dhe të pashtjelluar politike teksa premtimet variuan nga “Pasaporta Evropiane”, te “Pastrimi i Shqipërisë”, “Heqja e vizave me SHBA-në”, “Vendosja e euros si monedhë zyrtare” etj.
Ky artikull sjell një panoramë të asaj që ndodhi — nga premtimet që sfidojnë logjikën ekonomike, te heshtja përballë komuniteteve të margjinalizuara; nga televizionet që përqafuan pushtetin, te diaspora e trajtuar si rezervuar votash.
Një vështrim kritik përtej retorikës, për të kuptuar dhe shpjeguar ofertën politike 2025.
Ne analizuam retorikën e zbrazët për përfaqësim dhe barazi, duke treguar se vetëm dy parti ofruan një qëndrim të qartë për barazinë gjinore. Për pjesën tjetër, kjo çështje trajtohet si një instrument për stabilitet familjar, jo si një çështje e demokracisë.
Premtimet për fuqizimin e vajzave dhe grave mbeten më shumë një dekor elektoral sesa një synim konkret. Për këtë çështje Citizens i kushtoi edhe një nga seritë e podkastit “Zëra”.
Nga “Shqipëria bëhet!” te “Shqipëria Madhështore”, e deri te slogane si “Shqipëria 2030 në BE vetëm me Edi Ramën dhe PS”, fushata e vitit 2025 u karakterizua nga mesazhe të mëdha dhe të personalizuara.
Partitë shqiptare vijuan të shmangin apo ngatërrojnë pozicionimin e qartë ideologjik, duke harruar konceptet tradicionale të së majtës dhe së djathtës.
Në këtë kontekst, Citizens i kushtoi vëmendje mënyrës sesi sloganet u përdorën si mjete të fuqishme emocionale për të tërhequr votues, më shumë sesa për të artikuluar vizione politike të qarta.
Monitorimi i edicioneve informative të tre televizioneve kombëtare për tre javët e para të fushatës tregoi një prirje të qartë favorizuese ndaj partisë në pushtet dhe partisë më të madhe të opozitës, ku figura si Edi Rama dhe Sali Berisha dominuan ekranin.
Diversiteti politik u mbyt nga një propagandë e drejtuar te pushteti, duke lënë zërat alternativë pa mbulim. Partitë e reja nuk gjetën hapësira duke u shtyrë kështu gjithmonë e më shumë në një fushatë online, si një zgjidhje pa shumë kosto dhe përtej “duopolit mediatik PS-PD”.
Një raport i Altax vlerësoi se realizimi i premtimeve elektorale kërkon disa dhjetëra miliardë euro, ndërkohë që buxheti vjetor i shtetit është vetëm 7-8 miliardë. Premtimet elektorale, në këtë kontekst, u dukën më afër “spekulimeve të mirëmenduara” sesa strategjive për zhvillim.
Edhe në këto zgjedhje, komuniteti rom dhe egjiptian u la jashtë vëmendjes. Jeta e tyre në skajet e politikës pasqyron një mungesë të thellë të vullnetit për përfshirje dhe integrim të barabartë.
Ndërkohë PS me kandidimin e një figure të spikatur në shoqërinë civile nga ky komunitet u mundua ta portretizojë veten si alternativën e duhur që mund të japë zgjidhje dhe përfaqësim.
Por kjo dukej lëvizje e qëllimshme, pasi kështu PS la menjëanë përgjegjësitë e 12 viteve qeverisje për këtë komunitet.
Raportimet të ndryshme treguan për shfrytëzim të aseteve publike – shkolla dhe zyra shtetërore – në funksion të partisë në pushtet. Kjo praktikë që thellon mosbesimin ndaj institucioneve dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor u theksua në rrethe.
Mësues të ndryshëm treguan për trysninë që ndeshën nga politika, teksa shkollat dhe profilet e tyre online u kthyen në një makineri për të përzgjatur propagandën e qeverisë.
“Oferta e gjelbër” mbeti një deklaratë pa substancë nga ana e partive politike duke e lënë të pashpresë idenë se qeveria e ardhshme mund t’u japë zgjidhje problemeve të mjedisit përballë ndryshimeve klimaterike, projekteve për zhvillim dhe trysnisë për të prodhuar më shumë energji.
Premtimet për të kaluar nga hidrocentralet drejt energjisë diellore dhe erës përballen me sfida dhe pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe realizueshmërinë e tyre në një raport të balancuar ndërmjet interesave ekonomike dhe sociale.
Diaspora, me gjithë të drejtën historike për të votuar për herë të parë nga jashtë, u trajtua më shumë si një burim votash sesa një zë për përfaqësim të sinqertë.
Në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare, partitë politike kryesore kanë zhvilluar dhjetëra takime me diasporën, nga Evropa në Amerikë, por asnjë prej tyre nuk ofroi transparencë për shpenzimet, ndërsa kandidatët që vinin nga diaspora ishin të paktë.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rreth 245 mijë shqiptarë jorezidentë në Shqipëri u regjistruan për të votuar nga jashtë. Shumica ishin nga Italia (36.5%), Greqia (27.3%), Gjermania (10.2%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (8.2%).
Me këtë numër dhe shpërndarje, votat e diasporës mund të ndikojnë në fatet e deri 4 mandateve në Tiranë dhe të paktën të 6 mandateve në Durrës, Fier dhe Elbasan.
Partitë e mëdha përfituan më shumë nga fondet publike, ndërsa të rejat mbetën jashtë skemës. Ndërkohë në listat zgjedhore u përfshinë 16 kandidatë nën hetim nga SPAK.
Ky fakt e vë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit të filtrimit etik të kandidatëve ndërsa ngarkon me përgjegjësi direkte partitë politike, dhe kryetarët e tyre të cilët jo vetëm që i përfshinë në lista, por disa prej tyre i vunë edhe në lista të mbyllura.
Fushata në rrjetet sociale u shoqërua edhe me angazhimin e profileve anonime dhe manipulimeve vizuale ku u përdor edhe inteligjenca artificiale. Kjo shndërroi informimin publik në një terren të vështirë për të dalluar të vërtetën nga publiku dhe qytetarët.
Këta të fundit u ekspozuan rrezikshëm përballë manipulimit, teksa mediat tradicionale dështuan të bëjnë filtrin e duhur.
Në prag të zgjedhjeve, ekspertja e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të integritetit në politikë, Edlira Cepani, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të Citizens.al mbi financimin e partive politike, premtimet elektorale dhe transparencës gjatë fushatës.
Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri mund të përshkruhen si një garë formale e zhvilluar në një “skenografi të kontrolluar”.
Edhe pse procesi u shënua nga një klimë më e qetë se në të shkuarën, zgjedhësit shpesh mbetën të painformuar, të papërfaqësuar dhe të papërfshirë realisht. Në një muaj ku format ishin të shumta, batutat të zëshme dhe ngjyrat të forta, ajo që mungoi më së shumti ishte përmbajtja.
Citizens.al do të vazhdojë të jetë këtu, pavarësisht fushatave dhe propagandës, për të ndjekur, analizuar dhe raportuar me integritet, ngjarjet që kanë vërtetë rëndësi.
Brenda dhe jashtë kufirit, gratë që zgjedhin të studiojnë në shkenë janë të pakta, por të vendosura.
Shembuj të grave shqiptare dhe italine, tregojnë se pavarësisht stigmatizimeve të thella, ekziston një brez i ri vajzash të guximshme të cilat e ndjekin këtë rrugë pavarësisht pengesave.
Marta Abbà, Itali; Arbjona Çibuku, Shqipëri.
Po çfarë i shtyn këto grua të bëhen inxhiniere në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit?
E thënë me zë të lartë ose e menduar në heshtje, kjo pyetje përsëritet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali.
Edhe pse të dyja vendet renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të nëntë në Europë për përqindjen më të lartë të studenteve në fushat STEM, ato mbeten të lidhura nga stigmat e forta kulturore që e shndërrojnë këtë rrugë të premtuar në rrugë pa krye, ose, në rastin më të mirë, në një rrugëtim të vështirë, të lodhshëm dhe ndonjëhërë pa të pashpërblyer, sidomos në aspektin ekonomik.
Kjo është veçanërisht e dukshme në sektorin e inxhinierisë së telekomunikacionit.
Pak gra studiojnë TIK, një fat i keq dhe i keqpaguar
Në Itali, vetëm 22.9% e të regjistruarve në këtë program inxhinierik janë gra, dhe në nivel master kjo përqindje bie në 13.7%. Të dhënat nga Fondacioni Kombëtar i Inxhinierëve tregojnë se kjo është një nga fushat më pak të përzgjedhura, sidomos krahasuar me inxhinierinë civile dhe atë biomjekësore. Gratë e pakta që diplomohen më pas “dënohen” me rrugë karriere më të ndërlikuara sesa kolegët e tyre meshkuj dhe me paga sistematikisht më të ulëta.
Sipas të dhënave më të fundit të “Inarcassa”, të ardhurat mesatare bien nga 44,459 euro në 26,083 euro në varësi të gjinisë, me një hendek gjinor page prej pothuajse 48% në disfavor të grave. Nëse jetojnë në Italinë e Jugut, rreziku i papunësisë rritet me 15 pikë përqindje krahasuar me veriut (burimi: Qendra Kombëtare e Inxhinierëve).
Në Shqipëri, me më pak dallime gjeografike, panorama është e ngjashme: sektori i TIK dominohet nga meshkujt (58.5%), ashtu si edhe shërbimet (68.8%) dhe fushat e inxhinierisë së lidhur me prodhimin dhe ndërtimin (62.5%). Nga këndvështrimi i pagave, sektori TIK në Shqipëri pasqyron, në një shkallë më të vogël, dinamikat e një tregu pune kombëtar ku hendeku gjinor në pagesë për profesionistë me arsim të lartë është 17.7%. Ky është një tregues i përgjithshëm, por të dhënat e INSTAT tregojnë se TIK është ndër fushat ku kjo pabarazi është e dukshme.
Stereotipe të ngjashme, të mbartura por ende aktuale
Në të dy vendet, Shqipëri dhe Itali, ka nisma dhe thirrje, disa të zjarrta dhe të sinqerta, por deri më tani pa rezultate të dukshme.
“Sfidat më të mëdha vijnë nga stereotipe dhe paragjykime të thella gjinore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme,” thotë Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë SciDev. Në Shqipëri, shprehje si “Shkencat e forta nuk janë për gratë” dhe “Burrat janë më të mirë në shkencë” janë, sipas saj, “perceptime me origjinë të lashtë që vazhdojnë të ndikojnë të tashmen, duke penguar aksesin dhe përparimin e grave në STEM dhe duke ngadalësuar karrierat e tyre.” Ndërsa “gratë përgjithësisht kanë më pak vetëbesim se burrat,” Xhaferraj thekson se në inxhinieri kjo tendencë rrezikon të përkeqësohet për shkak të mungesës së modeleve femërore në rolet e shkencëtareve, shpikëseve dhe novatoreve.
Duke analizuar arsyet e pabarazive gjinore, Barbara De Micheli, eksperte për barazi gjinore në Fondacionin G. Brodolini, vëren të njëjtin problem: “Stereotipet për fushat ‘femërore’ dhe ‘mashkullore’ janë ende shumë të forta, dhe karrierat në startup-e dhe teknologjitë e reja përshkruhen ende si botë ekskluzivisht mashkullore,” shpjegon ajo. Edhe në Itali, “matematika nuk është për vajzat,” dhe gratë që diplomohen në fushat si inxhinieria kompjuterike dhe telekomunikacioni—të konsideruara “ekstremisht mashkullore”—nuk e kanë të vështirë të diplomohen, por hasin vështirësi për të gjetur punë. Dhe kur e gjejnë, thotë De Micheli, “duhet të mësojnë të lundrojnë në struktura organizative që janë ende larg barazisë gjinore. Bordet drejtuese janë ende të mbushura me burra.”
Në Itali, “Gjinia është pushtet,” sipas një raporti të fundit nga Info.Nodes dhe onData. Megjithëse ekziston një certifikatë gjinore, De Micheli e quan atë “një masë hibride.” Kjo certifikatë cilësore, me fokus te proceset, ka merita në ndërgjegjësim, por mund të ishte më efektive nëse kriteret e barazisë gjinore përfshiheshin në thirrjet për financime, duke përdorur stimuj ekonomikë. Megjithatë, sipas saj, mungon një planifikim strategjik i qartë dhe i thellë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjen femërore në përgjithësi.
Në Shqipëri, përpjekjet zyrtare për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në STEM ekzistojnë. Gjurmë të tyre gjenden në Strategjinë e Arsimit 2021-2026 dhe Strategjinë e Barazisë Gjinore 2021-2030. Por, Xhaferraj thekson se “të gjitha këto kuadro strategjike duhet të përkthehen në masa praktike dhe të zbatohen në mënyrë efektive: kjo mbetet një sfidë në një shoqëri ende e ndikuar nga normat dhe perceptimet kulturore që i disfavorizojnë gratë dhe paraqesin pengesa të mëtejshme për karrierat e tyre shkencore. Këto sfida nuk i shoh të izoluara,” përfundon ajo. “Janë sistemike, të ndërlidhura dhe e forcojnë njëra-tjetrën.”
Arti i mësimdhënies së STEM-it për të gjithë
Për të kuptuar detajet duhet të dëgjojmë ata që i përjetojnë sfidat çdo ditë. Salvina Pëllumbi e bën këtë duke dhënë mësim matematikë në një shkollë në Elbasan, rreth 50 km nga Tirana. Ajo e zgjodhi këtë lëndë sepse pati “mësuese gra shumë të forta që ia dilnin gjithkund—me familje dhe karrierë”—duke i treguar se nuk kishte pse të zgjidhte mes të dyjave. Ajo e di që ka qenë me fat, pasi “në përgjithësi, nënat shqiptare paraqesin figurën e gruas që i përkushtohet vetëm familjes.”
Në punën e saj, ajo takon “vajza shumë të zgjuara dhe punëtore shqiptare që kanë nevojë për motivim, për t’u treguar tregun e punës, mundësitë e punësimit dhe perspektivat e pagave në fushat STEM.” Këtë e bën si mentore në projektin “Albanian Girls in ICT Academy” dhe përmes iniciativave të saj, ku përfshin laboratorë virtualë tërheqës që nxisin të menduarit kritik për botën. Ajo thekson se duhen ndërhyrje sistemike—si seanca të këshillimit të karrierës, më shumë modele femërore dhe fushata ndërgjegjësimi në rrjete sociale. Por problemet më të mëdha, thotë ajo, lindin pas universitetit, “kur rruga e karrierës bëhet më e vështirë, sepse në kulturën shqiptare pritet që nënat të kujdesen për gjithë shtëpinë dhe vetëm nëse kanë kohë, të ndjekin studimet apo kërkimin shkencor.”
Rrjete inkurajimi: Nuk jemi pak
Në këtë fazë, vajzat shqiptare që hyjnë në tregun e punës STEM mund të mbështeten te Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM (NAW-STEM). Xhaferraj e themeloi atë “për të kontribuar në emancipimin ekonomik dhe shoqëror të grave, duke rritur përfaqësimin e tyre në sektorin STEM, si në industri ashtu edhe në akademi.” Ky rrjet përballet drejtpërdrejt me stereotipet dhe paragjykimet përmes serisë së podkasteve STEMspresso, duke përfshirë edhe gra shqiptare nga diaspora, sepse një rrjet i vërtetë nuk njeh kufij.
Në Itali, një tjetër rrjet ekskluziv për inxhiniere dhe arkitekte është AIDIA. Themeluar në vitin 1957, aktualisht ka mbi 450 profesioniste të regjistruara. Tre prej tyre ndanë përvojat e tyre, të cilat, megjithëse të ndryshme, japin një panoramë të plotë të situatës në Itali.
Giovanna Iannuzzi është një sipërmarrëse e konsoliduar në sektorin kimik-farmaceutik të teknologjisë së informacionit, por ka arritur aty ku është falë mbështetjes së familjes, që e ndihmoi të përballonte lindjen e binjakëve. Ajo vijoi punën e saj dhe nuk u ndal edhe pse shpesh kolegët meshkuj ia marrin promovimet thjesht sepse janë burra.
“Ende është e vështirë të sigurosh pozicione menaxhimi projektesh apo kontrata të mëdha; si gra, ne perceptohemi si një rrezik,” thotë ajo. “Vazhdohet të jetë e vështirë të arrish pozicione të shpërblyera me perspektivë rritjeje: gjithmonë duhet të luftosh me dhëmbë e thonj, dhe nuk i merr gjithmonë ato që meriton.” Ndonëse shpesh ftohet të flasë në evente, ndodh shpesh të jetë e vetmja grua.
“Shpeshherë jam gruaja e vetme në takimet ku jam ftuar, por e di që nuk jam gruaja e vetme në këtë fushë,” kujton ajo.
Nga bota akademike ku ajo u rrit, Antonia Russo vëren “një turp që i ngërthen vajzat; ato hezitojnë të dalin në pah.” Ajo thotë se duhet ta tejkalojmë këtë prirje, të ndajmë historitë tona dhe të bashkohemi. Rrjetet janë thelbësore për të fuqizuar këto zëra dhe për të ndarë përvojat e grave të tjera. “Ne nuk jemi të pakta në STEM, por shpesh heshtim,” thotë ajo.
Në përfundim, Russo pohon: “Jam e bindur që aftësitë nuk kanë gjini.” E njëjta frazë u shpreh edhe nga studenta e re nga Shqipëria, Hygerta T.
Ajo tregon se është “krejtësisht e vetëdijshme për ekzistencën e pabarazive gjinore në fushën që ka zgjedhur, ashtu si edhe në shumë të tjera, por nuk dua që ky realitet të më pengojë apo të më kufizojë.” Pas universitetit, Hygerta T. dëshiron të krijojë zgjidhje të dobishme, veçanërisht në epokën ku teknologjia po përparon me ritme të shpejta, por fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) e zgjodhi sepse “është një nga fushat më të kërkuara për programuesit dhe ofron paga konkuruese,” shpjegon ajo. Për të siguruar që paga e saj të përshtatet me atë të kolegëve meshkuj, ajo tashmë e di se do t’i duhet “të punoj edhe më shumë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të gjetur vendin tim në tregun e punës, pavarësisht që jam grua.”
Ky “pavarësisht që jam grua” e shoqëroi edhe Gaiën Bertolinon gjatë studimeve të saj pothuajse të përfunduara në inxhinieri kompjuterike. Ajo guxoi të ndiqte këtë rrugë ndërsa banonte në jug të Italisë, një rajon me hendekun gjinor dhe hendekun më të madh të pagave.
Ambienti shoqëror dhe akademik nuk e ndanë të njëjtën pikëpamje, por Bertolino gjeti vetë rrugën dhe hartoi një strategji: “Për të kompensuar supozimin e mungesës së aftësive teknologjike që na atribuohet neve si gra, duhet të përqendrohemi edhe në aftësitë e buta dhe në komunikim,” shpjegon ajo.
Ajo dhe koleget e saj femra në universitet po përgatiten t’i futen tregut të punës me këtë mentalitet: “Ne jemi të pakta, por shumë të motivuara, ambicioze dhe të vendosura — ndryshe nga shumë prej kolegëve tanë meshkuj, të cilët shpeshherë janë më pak të motivuar, pasi janë regjistruar në TIK pas valës së lulëzimit të sektorit ose nën ndikimin e stereotipeve.” Ndonjëherë, stereotipat bien edhe mbi to.
Ky artikull është prodhuar brenda Iniciativës për Gazetari Kollaborative dhe Hulumtuese (CIJI), një projekt i financuar pjesërisht nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetëm e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Drafti i ri ligjor për Barazinë Gjinore u miratua sot unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale tha se “ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian”.
“Hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet publike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ligji reflekton standardet europiane për garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfaqësimin e grave në çdo fushë vendimmarrëse”, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu tha se ky është një moment domethënës në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane, për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Draftligji i ri garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë.
Ai rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private, për arritjen e barazisë gjinore dhe trajtimit të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave, pjesëmarrjes dhe ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.
Lia Thomas, notarja e parë e deklaruar si transgjinore, që fitoi një kampionat në NCAA (Shoqata Kombëtare e Atletikës Universitare), është rikthyer në qendër të debatit në SHBA. Universiteti i Pensilvanisë, në përputhje me udhëzimet e administratës së presidentit Donald Trump, ka vendosur të fshijë tri rekordet shkollore të vendosura nga Thomas gjatë sezonit 2021-2022. […]
Shqipëria renditet e 36-a nga 148 ekonomi në Raportin e barazisë Gjinore 2025, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, me një rezultat të përgjithshëm barazie gjinore prej 0.763 (që nënkupton që mbyll 76.3% të hendekut gjinor), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me rezultatin prej 0.780 (78.0%) dhe vendin e 23-të që zinte në 2024-ën.
Indeksi bazohet në katër nën indekse kryesore: “Pjesëmarrjen Ekonomike dhe Mundësitë”, “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”, ku secili nën indeks përfshin tregues të veçantë si diferenca e pagave dhe norma e punësimit (ekonomik), shkalla e përfshirjes në nivelet e ndryshme të arsimit (arsim), raporti gjinor te jetëgjatësia dhe shëndeti (shëndet) dhe përqindja e grave në parlament e poste ministrore (politik).
Secili tregues matet fillimisht si raporti ndërmjet grave dhe burrave në një shkallë 0–1, pastaj mesatarizohen me peshë të barabartë për të dhënë rezultatin përfundimtar të indeksit, i cili shpreh përqindjen e mbylljes së hendekut.
Përkeqësimi në renditje i Shqipërisë është ndikuar nga treguesi i fuqizimit politik: Ky nënindeks ra nga 0.419 (në vend të 30 në 2024) në 0.349 (në vend të 42 në 2025), duke qenë kontribuuesi kryesor në uljen prej 13 pozicione.
Gratë në Parlament kanë një hendek prej 0.556 ( në vend të 40), pa ndryshim, por vendet e tjera kanë përmirësuar përqindjet e tyre, prandaj edhe relativisht Shqipëria renditet më poshtë. Gratë në pozita ministrash ranë me 16.7 pikë përqindjeje, nga rreth 0.857 në 2024 në 0.714 në 2025, duke ulur ndjeshëm rezultatin e nënindeksit.
Vitet ku një grua ka qenë në krye të shtetit mbeten 0, pa ndryshim, por ky tregues ka peshë të vogël në totalin e nëndeksorit
Arsimi dha një ndikim të ulët në përkeqësim, ku nënideksi nga 0.958 ra në 0.955 për shkak të përfshirjes në arsimin fillor që u ul me 5.9 pikë përqindjeje dhe përfshirjes në arsimin e mesëm që u ul me 6.8 pikë përqindjeje.
Të tjerë nënindekse Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë dhe Shëndeti dhe Mbrojtja shënuan përmirësime të vogla.
Treguesi ku Shqipëria ka rezultatin më të dobët është Fuqizimi Politik, me një vlerë indeksi prej 0.349 (mbyll 34.9% të hendekut).
Treguesi ku Shqipëria performon më së miri është Shëndeti dhe Mbrojtja, me një indeks prej 0.963 (mbyll 96.3% të hendekut), po ashtu dhe edukimi (95.5% të hendekut).
Treguesi Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë mbyll 78.7% të hendekut.
Në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria (36-të nga 148 ekonomitë) renditet pas Serbisë, por përpara vendeve të tjera në rajon, si më poshtë:
Serbia 26-të Shqipëria 36-të Bosnje e Hercegovina 73-të Mali i Zi 84-të Maqedonia e Veriut 90-të
Në Europë Shqipëria renditet në vendin e 20 nga 40 shtete. Shqipëria është më mirë në renditje se Italia, që është e 35-a në Europë. Kryesimin në Europë e mbajnë Islanda, Finlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar.
Renditja Raporti vlerëson hendekun gjinor në 148 ekonomi duke përdorur katër nën indekse kryesore: Pjesëmarrjen Ekonomike dhe Mundësitë, Arsimin, Shëndetin dhe Mbrojtjen, si dhe Fuqizimin Politik.
Rezultatet matën shkallën e mbylljes së hendekut në një shkallë 0-1, ku 1 përfaqëson barazinë e plotë, dhe i shndërrojnë këto vlerë në përqindje e mbylljes së hendekut.
Rezultatet globale tregojnë se hendeku gjinor është mbyllur mesatarisht në 68.8% në vitin 2025, një rritje prej 0.3 pikë përqindjeje nga 68.4% në 2024 për grupin konstant prej 145 ekonomive që ruhen në të dy edicionet.
Kur analizohet mbulimi i 100 ekonomive që mbahen në indeks që nga 2006, hendeku është ngushtuar nga 68.6% në 69.0%, një përmirësim prej 0.4 pikë përqindjeje.
Ekonomitë me të ardhura të larta vazhdojnë të përparojnë më shpejt, me një mesatare gati 74.3% të hendekut të mbyllur, ndërsa ekonomitë e ardhura të ulëta arrijnë rreth 66.4%.
Rajonet e Europës dhe Amerikës së Veriut dominon listat e performancës së lartë, ndërsa Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore mbeten mbrapa në disa tregues.
Në krye qëndron Islanda që mbyll 92.6% të hendekut —pozicioni i parë për 16 edicione rresht—ndjekur nga Finlanda (87.9%), Norvegjia (86.3%) dhe Britania e Madhe (83.8%), të gjitha që mbyllin hendekun mbi 80%. Europa zë tetë nga dhjetë vendet e para, ndërsa përfaqësuesit jashtë Europe janë Zelanda e Re (82.7%) dhe Namibia (81.1%).
Në fund të renditjes, ekonomitë që mbyllin 60% të hendekut janë kryesisht vende në zhvillim, ku në vendet si Pakistan (56.7%), Sudani (57.0%) dhe Çadi (57.1%) shihen nivelet më të ulëta të barazisë gjinore.
Raporti thekson nevojën për përshpejtimin e progresit në politikat e fuqizimit ekonomik të grave, krijimin e kornizave ligjore mbështetëse, dhe investimet në kujdesin social, si elementë kyç për tejkalimin e ngadalësimit aktual. Në veçanti, përforcimi i përfaqësimit politik dhe qasja te kujdesi i përballueshëm do të jenë vendimtare për arritjen e barazisë së qëndrueshme në dekadat në vijim.
Shqipëria renditet e 36-a nga 148 ekonomi në Raportin e barazisë Gjinore 2025, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, me një rezultat të përgjithshëm barazie gjinore prej 0.763 (që nënkupton që mbyll 76.3% të hendekut gjinor), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me rezultatin prej 0.780 (78.0%) dhe vendin e 23-të që zinte në 2024-ën. Indeksi […]
21-vjeçarja Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk ka reguar pas krisjes së marrëdhësies me të atit dhe presidentit amerikan Donald Trump duke thënë se i pëlqen kur ka të drejtë. Vajza e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, ka ndarë mendimet e saj mbi mosmarrëveshjen e tij të fundit me Donald Trump. 21-vjeçarja reagoi […]
Në këshillin e Grave të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se lufta e partive tjera PDK, LDK, AAK e NISMA kundër ministres në detyrë të Drejtësisë nuk është vetëm përballje politike e partiake, por edhe përballje gjinore. Kurti tha se kjo situatë reflekton përballjen me “struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura”.
“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore. Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti.
Kujtojmë, ka dështuar për herë të njëzetekatër seanca konsitutive e legjislaturës së nëntë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu pas dështimit të vazhdimit të njëzetë e katër të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme se ka deputetë që nuk e dinë “pse vijnë në Kuvend”.
Sipas saj, sot ishte seanca e 16 prej kur është propozuar komisioni për votimin e fshehtë dhe në këto seanca partitë tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.
Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për koalicione sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por partitë tjera i kanë thënë se duhet marrëveshje politike dhe ndryshimin e emrit për kryetar të ri të Kuvendit.
Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt, rezultatet janë certifikuar më 27 mars. Nga 15 prilli e deri më sot janë mbajtur çdo 48 orë vazhdime të seancës konstituive, në të cilën gjashtë herë Albulena Haxhiu në votimin e hapur dështoi të merr 61 votat e nevojshme.
Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar çështjen e votimit të fshehtë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese./KosovaPress
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka qenë cak i disa kërcënimeve me jetë që kanë ardhur në adresën zyrtare të institucionit që ajo drejton.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore përmes një reagimi për media ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Osmani.
“Akte të tilla frikësimi dhe kërcënime të kësaj natyre nuk janë vetëm sulm ndaj Presidentes Osmani si person, por edhe sulm ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe parimit të paqes e stabilitetit.
U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për t’u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë”, thuhet në reagimin e tyre.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore tutje ka shprehur solidaritet të plotë me Presidenten Osmani dhe kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të palëkundur për sigurinë, mbrojtjen dhe dinjitetin e të gjithë zyrtarëve publikë, pa dallim gjinie, që shërbejnë me integritet dhe përkushtim.
“Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Në zgjedhjet e 11 majit, 8 kandidatë burra të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur.
Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë, informon ‘shqiptarja.com’.
Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate.
Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.
Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.
Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë.
Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka, kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.
Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi, ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.
Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.
Në kuadër të projektit “Monitorimi dhe llogaridhënia me ndjeshmëri gjinore”, u organizua në Komunën e Klinës një panel diskutimi me temën “Promovimi dhe Zbatimi i Barazisë Gjinore”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve komunalë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit më të gjerë “Instrumenti për Barazi Gjinore” (Gender Equality Facility – GEF), i financuar nga Bashkimi Evropian, implementuar nga UN Women dhe zbatuar nga Mitrovica Women Association for Human Rights, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.
Në panel morën pjesë nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi Selmanaj, zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, drejtori i Administratës, Binak Sylaj, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Lorenc Marleku, si dhe zyrtarë tjerë komunalë dhe përfaqësues të mediave.
Diskutimi shërbeu si platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në lidhje me integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha fazat e politikëbërjes, duke përfshirë planifikimin strategjik, zbatimin dhe vlerësimin e politikave publike.
Nënkryetarja Selmanaj theksoi rëndësinë që barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo proces vendimmarrës brenda komunës dhe nënvizoi nevojën për përfshirjen aktive të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e zhvillimit politik dhe institucional. Ajo e konsideroi këtë qasje thelbësore për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të drejtë./Telegrafi/
Në një intervistë të fundit në podcastin e aktivistit Matt Bernstein, Vivian Jenna Wilson vajza transgjinore e Elon Musk – ka ndarë një rrëfim të fortë emocional dhe shpërthyes mbi marrëdhënien e saj me babanë miliarder. Vivian, e cila që nga viti 2020 identifikohet hapur si grua transgjinore, tregoi momentin kur kuptoi se Musk kishte përdorur emrin e saj të mëparshëm dhe kishte thënë publikisht se “djali im është i vdekur, i vrarë nga virusi i zgjuar”.
“Jordan Peterson i tha ‘më vjen keq për humbjen (vdekjen) e djalit’, dhe unë isha në një dhomë të vogël në Tokio, duke ndjekur universitetin, dhe thashë me vete: ‘Po përpiqet të më godasë publikisht?’ Por jo, nuk do ta lejoja ta bënte këtë,” rrëfeu ajo me një ironi të hidhur.
Pas deklaratave, Vivian reagoi menjëherë në rrjetin social Threads me një mesazh që u bë viral: “Duket shumë mirë për një kurvë të vdekur”, si përgjigje për komentin e të atit mbi “vdekjen” e identitetit të saj të mëparshëm.
Ajo tha se pas publikimit të podcastit, u konsultua menjëherë me nënën e saj, Justine Wilson, e cila e mbështeti në vendimin për të dalë publikisht. “Nuk mund të lejoj që kjo gjë të më rrëzojë. Duhet të luftoj,” kujton Vivian, duke shtuar se nëna i tha: “Bëj atë që mendon se është e drejtë. Vetëm kujdesu për veten.”
Në të njëjtin episod, Vivian nuk kurseu as kritikat ndaj Muskut, duke e quajtur “mashtrues” dhe “të dëshpëruar për vëmendje”. Ajo pohoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin që prej vitit 2020 dhe e konsideron veten tërësisht të shkëputur prej tij – si emocionalisht, ashtu edhe financiarisht.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka folur rreth fëmijërisë së saj në “Goca dhe Gra”. Ajo u shpreh se është ndjerë vajzë që në fëmijëri, e më pas ka ardhur ndryshimi i gjinisë. “Të rritesh si artist është një gjë shumë e madhe. Unë ndihesha ndryshe. Jam ndjerë ndryshe për faktin se gjithmonë […]
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore është mbajtur takimi hyrës për procesin e monitorimit, në bashkëpunim me organizatën “Follow Up” dhe me mbështetjen e UN Women.
Takimi është organizua në ambientet e Komunës së Ferizajt dhe kishte për qëllim prezantimin e procesit të monitorimit të aktiviteteve të parapara në plan, diskutimin mbi progresin e deritanishëm, sfidat e hasura dhe koordinimin për realizimin e aktiviteteve të mbetura.
“Në fokus të takimit ishte prezantimi i progresit në zbatimin e PLVBGJ-së në nivel komunal, shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara dhe sfidave gjatë periudhës së kaluar, diskutimi për aktivitetet e mbetura, planifikimi i hapave të ardhshëm, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe rekomandimeve nga akterët komunalë dhe organizatat partnere. Në këtë takim morën pjesë zyrtarë përgjegjës të drejtorive përkatëse, përfaqësues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe përfaqësues nga organizatat “Follow Up” dhe UN Women”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas kësaj komune aktivitetet e realizuara dhe ato që mbeten për t’u përfunduar u prezantuan dhe diskutuan në detaje. Gjatë monitorimit u evidentuan aktivitetet e përmbushura sipas planifikimit dhe u identifikuan sfidat që kanë ndikuar në mosrealizimin e disa prej tyre.
“Gjithashtu, u theksua rëndësia e organizimit të takimeve të veçanta me drejtorët e drejtorive përkatëse në ditët në vijim, me qëllim të shqyrtimit më të thelluar të aktiviteteve që janë pjesë e PLVBGJ-së dhe përcaktimit të veprimeve konkrete për realizimin e tyre. Ky proces është zhvilluar me përkushtimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së komunitetit dhe avancimit të barazisë gjinore në komunën tonë”, thuhet në njoftim/Telegrafi/
Numërimi i votave ka konfirmuar tashmë 140 emrat në kuvend. Nga PS janë 37 emra nga lista e hapur, ndërsa jashtë kanë mbetur edhe emra të konsideruar të fortë.
Nga e djathta janë 44 nga emrat e renditur prej Sali Berishës dhe vetëm 6 nga vota e zgjedhësve. Kuvendit i shtohen dhe tre parti të reja.
Kur mbeten pak vota për t’u numëruar nga diaspora, parlamenti i ri thuajse është konfirmuar. 83 deputetë të PS do të jenë në sallën për katër vitet e ardhshëm me 9 mandate me shumë, 50 do të jenë nga PD, ku 8 i përkasin aleatëve ndërsa PSD konfirmon 3 deputetë.
Si forca të reja do të jenë “Mundësia” me dy deputetë Agron Shehaj dhe Erald Kaprin, “Nisma Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapaj, dhe Lëvizja Bashkë me Redi Muçin.
Në tiranë PS ka marrë tashmë 19 mandate, përfshirë gjithë listën e mbyllur. Janë 7 emra në listë të hapur me kryesimin e Blendi Gonxhes me mbi 15 mijë vota, e më tej Ervin Hoxhaj e Erion Brace që kanë kaluar 11 mijë.
Tabela mbyllet me Anila Denaj dhe Kejsi Elezin, kjo e fundit për shkak të kuotave gjinore, duke lënë në listë pritje Xhemal Qefalinë me rreth 4 mijë vota.
Sa i përket PD, në listën e mbyllur janë 12 emra mes të cilëve 2 nga PL, 1 PR dhe një PDIU. Gara për të 13 mbëdhjetin mbetet mes Jorida Tabakut që kapërceu 12 mijë vota dhe Ilir Alimehmetit me 11 mijë.
Në Berat duket se do të ketë zgjedhje të reja për kryetarin e Bashkisë, pasi Ervin Demo konfirmohet deputet pasuar nga Enriketa Jaho në listë të mbyllur për PS.
Hysen Buzali, konsiderohet më i votuari i pasuar nga Fadil Nasufi. I treti më i votuar është Julian Zyla, por ai është jashtë Kuvendit pasi Hatixhe Konomi përfiton nga kuotat gjinore.
Nga Partia Drmokratike, mandatin e marrin vetëm Eno Bozdo dhe Zija Ismaili të listës së mbyllur. Parid Mahmutaj, është më i votuari me 7200 mbështetës, por që nuk arrin të jetë në Kuvend
Në Dibër, PS shkon në tre mandate Blendi Klosi dhe Alma Selami. Ndërsa Agron Malaj, fiton me rreth 13 mijë vota, duke bërë që edhe ai të lërë kryetarin e bashkisë Mat, ku tashmë duhen mbajtur votime.
Sa i përket PD, Xhelal Mziu, mban mandatin dhe i shtohet Denisa Vata. Ndërsa Xhemal Gjunkshi, nuk mund të jetë në Kuvend edhe pse është më i votuari.
Në Durrës PS mban tetë mandate, ku veç listës së mbyllur futet dhe Arkend Balla me mbi 18 mijë vota, Ani Dyrmishi mbi 11 mijë dhe Etleva Budini me 3967 vota, për shkak të kuotës gjinore. Ilir Ndraxhi me 6400 mbështetës do të jetë në listë pritje.
Sa i përket PD janë 5 në listë të mbyllur, duke kthyer në Kuvend Igli Carën dhe Gent Strazimirin dhe Arjan Ndoja me mbi 8 mijë vota.
Aulon Kalaja mbetet jashtë me 7 mijë mbështetës, duke u parë deri në fund se si do vijojë trendi nga emigrantët.
Elbasani solli rritje tëp s që shkoi në 10 deputet, nga të cilët 5 të listës së mbyllur. Lista e hapur kryesohet nga Sara Mile me mbi 18 mijë vota, e pasuar nga Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho. Shkëlqim Bullari mbetet i radhës me 4500 vota por pa marrë mandate.
Nga ana tjetër, PD nuk kalon as listën e mbyllur, ku në 4 emrat një i kalon PL me Edmond haxhinaston.
Aurel Bylykbashi i pesti në renditje nuk arrin të bëhet deputet.
Fieri për PS dërgon 12 deputet 5 të listës së mbyllur dhe në garë të hapur kryeson Ceno Klosi me 15 mijë vota e më tej Klevis Jahaj, Asfioral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Pa mandate mbetet Madrita Bardho me mbi 3500 vota.
Edhe në Fier opozita nuk arrin të marrë mandatet e listës së mbyllur, duke lënë jashtë Kuvendit, Eduart Sharkën.
Në Gjirokastër, PS mban tre mandate, ku Tërmet Peci dhe Piro Dhima, janë të parët me vota të hapura duke mbetur jashtë vetëm Anila Dhimitri.
Parti Demokratike, konfirmon Tritan shehun, ndërsa Alma Kore është më e votuara nga 3 kandidatët.
Korca i jep sërish socialistëve 6 deputetë ku tre janë në listë të mbyllur. Me numër votash korçarët konfirmojnë të parin Ilir Pendavinjin, e më tej Bledi Çomo dhe Besa Spaho, ndërsa Arian Jaupllari i katërti, por pa mundur të marrë mandate.
Demokratët marrin 4 deputetë ku vetëm Fidel Kreka futet nga lista e hapur, duke lënë në listë pritje Kristiano Koçibelli.
Në kukës, për selinë rozë në kuvend qëndron vetëm Eduard Shalsi, ndërsa ish-demokrati Alban Zeneli, mbetet jashtë edhe pse më i votuari.
Nga ana tjetër, qëndrojnë Flamur Hoxha dhe Shkëlqim Shehu më i votuari. Jashtë mbetet Isuf Çelaj.
Lezha i konfirmon se majtës Lezhë 3 mandate ku shtohet Marjeta Neli, si më e votuara duke lënë pas Admir Kadelin.
Nga Partia Demokratike, 2 emrave të listës së mbyllur u shtohen me garë të hapur Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, i cili ka lënë pas Aleksandër Lalën.
Në Shkodër e majta qëndron forcë e dytë, por tashmë me 4 deputetë që i përkasin listës së mbyllur.
Shkodër, 4 mandate Edona Bilali me mbi 9 mijë vota nuk arrin të futet në Kuvend. Ndërsa PD me 5 deputetë, ku Bardh Spahia futet si më i votuari. Shkodra i ka dhënë edhe dy deputetë PSD.
Vlora po ashtu, i ka shtuar deputet socialistëve duke u dhënë 9 të tillë, janë 5 emra që marrin mandatin nga gara e hapur.
Damian Gjiknuri me mbi 10 mijë vota, e më tej Vullnet Sinaj, ardit bido, Vasil Llajo e Brunilda Mersini.
Klevis Kaso nuk arrin të kalojë garën e votave të hapura.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike, zbret në tre parlamentarë Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Edhe pse në listë të mbyllur jashtë mbetet Atird Hoxha.
Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në listat e hapura, edhe pse kanë marrë votat e mjaftueshem për t’u bërë deputet, nuk do ta marrin dot mandatin për shkak se penalizohen nga gratë kandidate që janë poshtë tyre, të cilat do të futen në Kuvend të favotizuara nga kuotat gjinore. Një situatë e tillë është […]