Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Diskutohet zbatimi i Planit të Veprimit për Barazi Gjinore në Ferizaj

15 May 2025 at 14:59

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore është mbajtur takimi hyrës për procesin e monitorimit, në bashkëpunim me organizatën “Follow Up” dhe me mbështetjen e UN Women.

Takimi është organizua në ambientet e Komunës së Ferizajt dhe kishte për qëllim prezantimin e procesit të monitorimit të aktiviteteve të parapara në plan, diskutimin mbi progresin e deritanishëm, sfidat e hasura dhe koordinimin për realizimin e aktiviteteve të mbetura.

“Në fokus të takimit ishte prezantimi i progresit në zbatimin e PLVBGJ-së në nivel komunal, shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara dhe sfidave gjatë periudhës së kaluar, diskutimi për aktivitetet e mbetura, planifikimi i hapave të ardhshëm, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe rekomandimeve nga akterët komunalë dhe organizatat partnere. Në këtë takim morën pjesë zyrtarë përgjegjës të drejtorive përkatëse, përfaqësues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe përfaqësues nga organizatat “Follow Up” dhe UN Women”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas kësaj komune aktivitetet e realizuara dhe ato që mbeten për t’u përfunduar u prezantuan dhe diskutuan në detaje. Gjatë monitorimit u evidentuan aktivitetet e përmbushura sipas planifikimit dhe u identifikuan sfidat që kanë ndikuar në mosrealizimin e disa prej tyre.

“Gjithashtu, u theksua rëndësia e organizimit të takimeve të veçanta me drejtorët e drejtorive përkatëse në ditët në vijim, me qëllim të shqyrtimit më të thelluar të aktiviteteve që janë pjesë e PLVBGJ-së dhe përcaktimit të veprimeve konkrete për realizimin e tyre. Ky proces është zhvilluar me përkushtimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së komunitetit dhe avancimit të barazisë gjinore në komunën tonë”, thuhet në njoftim/Telegrafi/

The post Diskutohet zbatimi i Planit të Veprimit për Barazi Gjinore në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Gjykata në Ferizaj jep detaje për të dyshuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

22 April 2025 at 17:27

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 ,lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, javë më parë në Kaçanik, në hyrjen e banesës së tij.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e

procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston

dyshimi i bazuar, se më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut,

përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë Muhamed Lika i cili ishte në detyrë të punës në Stacionin Policor në Kaçanik.

“I mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë rreshter M.L, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19   mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Pastaj sipas Gjykatës i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi

i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar.

“I pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes, i pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”, thuhet më tej në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

The post Gjykata në Ferizaj jep detaje për të dyshuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika appeared first on Telegrafi.

Paraburgim ndaj E.I i dyshuar për dhunim seksual

27 March 2025 at 12:51

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e kishte marrë të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares.

“Pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike për të cilën e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

The post Paraburgim ndaj E.I i dyshuar për dhunim seksual appeared first on Telegrafi.

Qytetarët e bizneset në Ferizaj vazhdojnë të kërkojnë riparimin e magjistrales Ferizaj-Prishtinë

18 October 2024 at 16:48

Gjendja e rrugës magjistrale prej qytetit të Ferizajt në drejtim të Prishtinës, po vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë tash e disa vjet duke e vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe bizneseve. Rruga me gropa, sipas vozitësve shpeshherë po shkakton edhe defekte në automjetet e tyre, andaj kërkesat e bizneseve dhe qytetarëve nuk janë shqyrtuar prej vitesh.

Rreth gjendjes së rrugës, kanë reaguar qytetarët, bizneset por edhe opozita LDK-ja në këtë qytet.

Art Bytyqi, banor nga Ferizaj, njëherësh përfaqësues i një biznesi, ka thënë se gjendja e kësaj magjistrale po vazhdon ta vështirëson qarkullimin e të gjithë banorëve e bizneseve.

“Jemi ankuar disa herë nëpër rrjete sociale dhe në mënyra të ndryshme nëpër media, por pa sukses. Kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë sepse shpeshherë po kemi edhe defekte nëpër makineri”, ka thënë ai.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe kryetari i LDK-së në Ferizaj, Vizar Azemi, duke kritikuar institucionet qendrore për mos investime në këtë segment të rrugës.

“Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe nga gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese. Ne si subject kemi dëgjuar edhe për së afërmi hallet e bizneseve që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem. Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërmarrësve thellohet”, ka thënë Azemi.

Në anën tjetër ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit lidhur me shqetësimet e ngritura për gjendjen e kësaj rruge regjionale. /Telegrafi/

The post Qytetarët e bizneset në Ferizaj vazhdojnë të kërkojnë riparimin e magjistrales Ferizaj-Prishtinë appeared first on Telegrafi.

❌
❌