Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

By: Elva
12 July 2025 at 17:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA. Osmani tha se aktgjykimi […]

The post Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 13:00

Identifikohen emrat e 8 personave të arrestuar pjesë e grupit kriminal për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE, gjatë operacionit të SPAK bërë publike ditën e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se, të arrestuarit janë: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani.

Ky i fundit, me detyrë ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, u vetëdorëzua në policinë e Himarës pasi u informua se ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Gjykata e Posaçme, ka vendosur sot masën e arrestit me burg për 8 të arrestuarit.

SPAK njoftoi dje se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion, u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

The post Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Gjykata e Lartë e la në burg/ Veliaj: Vendim zhgënjyes! Avokatët e kryebashkiakut: Mbajtja e tij pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit

By: M C
9 July 2025 at 17:18

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe avokatët ndërkombëtarë të tij kanë reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

Në reagimin e mëposhtëm të postuar në rrjetet sociale të kryebashkiakut thuhet se pas rreth 5 muajsh në paraburgim, Veliajt i është mohuar aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në SHBA dhe partner i zyrës ligjore amerikane Kasoëitz LLP është shprehur se mbajtja e tij pa akuzë në paraburgim është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.

Nga ana tjetër kryebashkiaku e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Lartë, si “zhgënjyes”, ndërsa shton se do të ndjekë çdo rrugë ligjore në mënyrë që sipas tij “t’i shërbejë përsëri Tiranës”.

POSTIMI I PLOTË:

DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË

9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasoëitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes.
Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.

Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”
Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu -> https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1…

Kasoëitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.

The post Gjykata e Lartë e la në burg/ Veliaj: Vendim zhgënjyes! Avokatët e kryebashkiakut: Mbajtja e tij pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit appeared first on Albeu.com.

I forti i “Myslym Shyrit”/ Gjykata lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

By: xhir jeta
9 July 2025 at 15:47

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të grupit kriminal.

Ndërsa bashkëpunëtori i drejtesisë Enver Jamaku është dënuar me 7 vite heqje lirie.

Vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 09.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 14 akti, datë 21.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit Gj.C., E.J., E.J., B.D., P.(B.)P., dhe F.B., ndaj vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

I. Lënien në fuqi të vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:
1. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit E.J. në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Dënimin e të pandehurit B.D. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit A.B., mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 76-22-28/4 të K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit B.D. me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
II. Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në nivel apeli i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
III. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Srpska

By: xhir jeta
9 July 2025 at 14:53

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo 14 ditë në organin kompetent të policisë, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së. Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë kishte lëshuar në mars të këtij viti urdhër për shoqërimin e tyre nga policia gjyqësore.

Sipas këtij urdhri, të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Urdhri ishte lëshuar në ditën kur parlamenti i RS-së pritej të diskutonte për Draftin e Kushtetutës së re të RS-së, përmes së cilës autoritetet në këtë ent planifikojnë ta përcaktojnë RS-në si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtë vetëvendosjeje, të themelojnë ushtrinë e tyre dhe të shfuqizojnë Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parasheh dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve zyrtare për këdo që “në mënyrë të paligjshme përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, apo të rrëzojë institucionet më të larta të saj”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë ka marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të Ligjit për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Kërkesa është paraqitur nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popujve në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, sipas modelit të ligjit rus, vendos kontroll të rreptë mbi punën e sektorit civil në këtë entitet.

Dodik ka deklaruar se ligjet do të zbatohen pavarësisht këtij vendimi të gjykatës.

Ligjet e fundit janë dënuar pothuajse unanimisht në arenën ndërkombëtare – nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e deri te shumë ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë./rel

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

9 July 2025 at 14:28

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo 14 ditë në organin kompetent të policisë, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së. Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë kishte lëshuar në mars të këtij viti urdhër për shoqërimin e tyre nga policia gjyqësore. Sipas këtij urdhri, të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Urdhri ishte lëshuar në ditën kur parlamenti i RS-së pritej të diskutonte për Draftin e Kushtetutës së re të RS-së, përmes së cilës autoritetet në këtë ent planifikojnë ta përcaktojnë RS-në si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtë vetëvendosjeje, të themelojnë ushtrinë e tyre dhe të shfuqizojnë Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parasheh dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve zyrtare për këdo që “në mënyrë të paligjshme përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, apo të rrëzojë institucionet më të larta të saj”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë ka marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të Ligjit për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Kërkesa është paraqitur nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popujve në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, sipas modelit të ligjit rus, vendos kontroll të rreptë mbi punën e sektorit civil në këtë entitet. Dodik ka deklaruar se ligjet do të zbatohen pavarësisht këtij vendimi të gjykatës.

Ligjet e fundit janë dënuar pothuajse unanimisht në arenën ndërkombëtare – nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e deri te shumë ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë. REL/

The post Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

By: Ardit
9 July 2025 at 14:46

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska. Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo […]

The post Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska appeared first on BoldNews.al.

Gjykata zbardh vendimin për lirimin e Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak

By: user 4
7 July 2025 at 16:22

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lehtësuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vendimit të ditës së sotme, (7 korrik 2025), GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e “arrestit në shtëpi” me “garanci pasurore”, në shumën 3 milionë lekë.

Malltezi kishte kërkuar revokimin e plotë të arrestit në shtëpi, por kjo u refuzua nga trupa gjykuese me përbërje Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Gjykata pranoi vetëm pjesërisht kërkesën, duke i dhënë atij mundësinë të largohet nga arresti në shtëpi, pasi të paguajë shumën brenda 2 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit.

Derisa të depozitohet garancia, Malltezi do të qëndrojë ende në arrest shtëpie. Prokurori do të ketë afat 24 orë për të verifikuar dokumentet, pas pagesës, për të vendosur më pas lirimin ose jo të ti.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me
vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi”
caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore”
parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr.
404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.

2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi
me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit
personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në
shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër
Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat
nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me
masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili
në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së
garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit
të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së
sigurimit “Arresti në shtëpi”.

4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit

The post Gjykata zbardh vendimin për lirimin e Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak appeared first on Lapsi.al.

Vendimi për lirimin/ Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh!

By: user 4
7 July 2025 at 14:00

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ditën e sotme, ku u pyet edhe për lirimin nga arresti shtëpiak për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Berisha tha se Malltezi ka qenë “i burgosur politik prej dy vitesh në shtëpi pa shkelur asnjë ligj të vendit”.

“Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. I burgosur politik në mënyrë absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti. Pa shkelur asnjë rregull, asnjë standard të këtij shteti. Me një dosje piramidë mashtrimi në të cilën i vetmi njeri, me qindra e qindra njerëz që kanë firmat në atë dosje, i dënuar nga gjykata është Edi Rama. I dënuar me 320 mijë euro. Dhe i ka kthyer një për një Edi Rama.

I vetmi njeri që ka shkelur ligjin nga qindra punonjës që kanë firmën e tyre në atë proces, nga viti 1994 deri në vitin 2009, njeriu i vetëm që është gjetur shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e tre shkallëve pas vitit 2013, është Edvin Ramaduro. Pra, është mbajtur Jamarbër Malltëzi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegësve është afera më korruptive e gjer atëhershme.
Si një njeri, zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 gjer në fund, 300 e sa statuse në Facebook. Të gjitha kishin në epiqendër Ramaduron apo kreun e krimit të shekullit.

Dhe për të gjitha këto, Edi Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, me ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit si Kraja, me Enkelejda Fetahun, simotrën e gjykatëses bandite të Suel Çelës, e mbajtën në hakmarrje dy vite në arrest shtëpie” tha ai.

Jamarbër Malltezi u arrestua në tetor 2023 në aeroportin e Rinasit për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani që ishte pronë e sekuestruar familjes së tij gjatë viteve të diktaturës.

The post Vendimi për lirimin/ Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh! appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

By: user 11
5 July 2025 at 18:04

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat.

CEO-ja i kompanisë, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, do të qëndrojnë në burg, pasi ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema për të fshehur të ardhurat reale, duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Po ashtu, Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë edhe për 7 punonjës të tjerë të kompanisë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në realizimin e kësaj skeme.

Hetimet

Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar 14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”, thote prokuroria.

The post Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum” appeared first on Lapsi.al.

Pengmarrja e 21-vjeçares në Astir, Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

By: V K
5 July 2025 at 13:08

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën i cili u arrestua, lidhur me ngjarjen e 9 janarit të këtij viti në zonën e Astirit.

Mbrojtja ligjore e Sinës, kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd me forcë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata.

Avokati Erjon Kullolli, gjithashtu tha se sa i përket tentativës së Sinës për t’iu shmangur ndalimit të policisë, ai ka qenë në gjendje ankthi dhe nuk ka ditur si të vepronte.

Kush është Skerdi Sina?

Skredi Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet.

Në muajin janar ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir.

Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja duke u shpallur në kërkim atë kohë dhe bëhet fjalë për Skerdi Sinën, Ogert Aliajn, Arnold Jahon, Anduel Aliajn dhe Joni Sadikajn. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.

Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit blindoi për mbi 1 orë zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi.

Madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbrisnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re. Brenda ambienteve u gjetën edhe armë e drogë.

The post Pengmarrja e 21-vjeçares në Astir, Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

By: Oldi
5 July 2025 at 12:32

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën i cili u arrestua, lidhur me ngjarjen e 9 janarit të këtij viti në zonën e Astirit. Mbrojtja ligjore e Sinës kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti […]

The post Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën appeared first on BoldNews.al.

CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

By: user7
5 July 2025 at 09:31

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”.

Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo për verifikimin e masës arrest me burg.

Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata të japin edhe dëshminë e tyre.

The post CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit appeared first on Lapsi.al.

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 July 2025 at 08:42

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë. Ishte sikur ato rastet kur realizohet një ëndërr pas një kohe, por që nuk i ngjan atij përjetimit fillestar. Për dikë mund të ketë qenë edhe zhgjëndërr.

Aktgjykimi parasheh 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe pasojat e mundshme, nëse nuk finalizohet procesi deri atëherë.

Tentime për konstituimin e Kuvendit ka pasur prej 15 prillit, por seancave prej 2-3 minutash nuk po u shihet fundi. Në këtë situatë, kur secila palë insiston se ka të drejtë dhe se faji është te tabori tjetër, nuk ka mbetur shumë përveçse të zbërthejmë se si do të dukej një zgjidhje ideale për të ecur përpara.

E theksojmë: ideale, pasi në politikë një plus një duket se asnjëherë nuk bëjnë dy. Natyrisht që secili e ka bindjen dhe vizionin e vet se çfarë do t’i jepte fund krizës, por për Vullnet Bugaqkun, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), çelësi është te kompromisi mes partive politike.

Ai vlerëson se detyrimet më të mëdha në këtë drejtim i ka Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si ftuesja e më së shumti votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Ideale do të ishte që LVV-ja të hiqte dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, dhe të gjente një kandidaturë më unifikuese, që do të ishte lehtë e pranueshme për pjesën tjetër. Zgjidhja më e lehtë dhe më e thjeshtë do të ishte kjo”, shprehet Bugaqku për Radion Evropa e Lirë. Për LVV-në, ky opsion është i papranueshëm, pasi anëtarë të saj besojnë se pikërisht pozita e të parit ua ofron komoditetin e vendimmarrjes.

Pas një takimi me përfaqësues të partive politike, më 28 qershor, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, tha se i ka shtruar në tavolinë dy kompromise: i pari, kandidatura e Haxhiut të tërhiqet nëse ajo nuk i merr votat e nevojshme përmes një votimi të fshehtë, dhe i dyti, partitë t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në një komision për votim të fshehtë, në mënyrë që ai të rrëzohet, më pas, me votë.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nënvizuar qartë që seanca konstituive e ka rendin e ditës të paracaktuar, dhe në njëfarë forme Gjykata e sqaroi që kryesuesi i seancës nuk mundet të propozojë pika të reja në rend dite, qoftë të formimit të ndonjë komisioni, qoftë të zhvillimit të ndonjë mënyre tjetër të votimit”, vlerëson Bugaqku.

Për partitë e mëdha shqiptare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kurti vazhdon të jetë i betonuar në idetë e tij fillestare. Ndryshimin e mënyrës së votimit, ato e konsiderojnë jokushtetues, ndërsa Haxhiun e përshkruajnë si figurë përçarëse.

“Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë”

Opsioni i dytë për Bugaqkun është që Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë, dhe që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ose partitë tjera, të kërkojnë sqarime nëse nuk do të respektohet afati kohor.

Ai kujton se deri më tani ekzistojnë së paku dy raste kur Gjykata ka nxjerrë vendime në formë të sqarimit të aktgjykimeve të veta: njëri për vendimin e vitit 2010, lidhur me logon e Komunës së Prizrenit, dhe tjetri më 2011, kur Jakup Krasniqi – atëbotë kryekuvendar – kërkoi nga Gjykata ta interpretonte zgjedhjen e Behgjet Pacollit president shteti.

Dritëro Arifi, politolog nga Prishtina, beson se presidentja Osmani po vonohet duke mos dërguar në Kushtetuese kërkesë për sqarimin e afateve kohore dhe të aspekteve procedurale, në mënyrë që procesi të ecë përpara.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dhe se çështja është vetëm kur do të bien dakord partitë për datën e tyre – para apo pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Osmani i takoi më 2 korrik krerët e partive më të mëdha politike, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, por rezultat të dukshëm nuk pati.

PDK-ja, më 3 korrik, dhe LDK-ja, më 4 korrik, dërguan kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me atë që ato e konsiderojnë moszbatim të aktgjykimit të saj.

Më 30 qershor, 52 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta konstituojnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se bllokada po e cenon rendin demokratik. Deri në gjetjen e “formulës magjike” do të vazhdojmë t’i shohim deputetët duke fajësuar njëri-tjetrin çdo 48 orë…/ REL

The post Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

By: M C
3 July 2025 at 17:44

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbajë në fuqi masën ndaluese të sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, i cili është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

DRAP Durrës mbulon përveç tri bashkive të qarkut Durrës edhe bashkitë Bulqizë, Dibër, Mat e Klos.
Vendimi është marrë më 28 qershor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i cili ka konfirmuar vlefshmërinë e masës së sigurimit penal, duke vlerësuar se janë respektuar të gjitha kushtet e nevojshme ligjore për zbatimin e saj, në përputhje me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vendimit, pezullimi nga detyra i të pandehurit Lika konsiderohet i domosdoshëm për mbarëvajtjen e hetimeve, për të shmangur ndikimin e tij të mundshëm në procesin hetimor apo te vartësit në institucionin që drejtonte. Masa ndaluese u vendos pas verifikimeve paraprake të Prokurorisë, që dyshon se Hazbi Lika ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në ushtrimin e funksioneve të tij si drejtues i DRAP Durrës.

Në vendimin e tij, gjyqtari Bekteshi vendosi se pezullimi nga detyra do të vazhdojë të jetë në fuqi, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës ose ndonjë ndryshim të rrethanave ligjore që do të justifikonte heqjen e masës.
Ndërkohë, hetimet për çështjen ndaj Hazbi Likës janë në vijim nga organi i akuzës mbi praktikat a vendimet e dyshuara si të paligjshme dhe që kanë çuar në ngritjen e kësaj akuze.

The post Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës appeared first on Albeu.com.

Si u dëshmua fajësia e Ilir Metës? Zbardhet vendimi i Gjykatës

2 July 2025 at 20:53

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e siguruar nga A2 CNN, gjykata nënvizon se kërkesa e ish-presidentit të marrë të pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në masë më të butë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova. Për gjykatën, gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër Metës.

“edhe gjatë këtij gjykimi referuar akteve hetimore që i janë bashkalidhur informacionit me shkrim mbi gjendjen e procedimit përforcohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova mbi mundësinë e kryerjes nga i pandehuri të veprave penale për të cilën akuzohet. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar sembi bazën e provave të reja që janë mbledhur nga organi i akuzës gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe cilësia që ka pasur kërkuesi Ilir Metaj në kuadër të këtij procedimi penal nga ajo e personit nën hetim në të pandehur”.

Gjykata e Posaçme liston në vendim veprimet hetimore të SPAK, mes të cilëve pyetja e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi e Ema Çoku dhe e 13 personave të tjerë si persona në dijeni, përgjigje të një banke të nivelit të dytë mbi kartat e kreditit të përdorura nga Monika Kryemadhi dhe letërporosi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një nga këto të fundit pasqyrohet shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi në vlerën e gati 235 mijë USD për blerje në dyqane në Londër, Vjenë, Las Vegas e Berverly Hills dhe hotele e bileta avioni për në Londër New York dhe Las Vegas në periudhën dhjetor 2014-nëntor 2017.

Sipas SPAK, të gjitha të paguara me një kartë krediti që i ishte dhënë nga biznesmeni Dritan Shatku. Sipas vendimit, SPAK ka administruar dokumentacion edhe nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, ndërsa në maj e qershor 2025 ka marrë përgjigje edhe nga Ministria e Jashtme dhe Kuvendi mbi vizitat e Metës i Kryetar Kuvendit në SHBA në periudhën 2016-2017.

Gjykata e Posaçme arsyeton në vendim se nevojat e sigurimit ndaj Metës nuk janë zbutur, ndërsa argumentet e dhëna nga vetë ish-presidenti në sallën e gjyqit nuk shqyrtohen në seancën për informacion 2-mujor.

“Në lidhje me pretendimet/shpjegimet e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mbi rrethanat faktike, gjykata vlerëson se këto pretendime nuk mund të jenë objekt shqyrtimi i këtij gjykimi, por ato do të duhet të vlerësohen në unitet dhe një nga një nga ana e gjykatës në faza të mëpasshme të gjykimit mbi bazën e parimit të kontradiktoritetit”.

Sipas gjykatës, SPAK ka bërë me dije gjatë gjykimit se hetimi i Metës dhe të tjerëve paraqitet kompleks, por hetimi është drejt përfundimit. Në vendim gjykata vlerëson se prokuroria ka kryer një hetim aktiv, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe grumbulluar prova të reja, duke treguar kështu, kujdesin e duhur në ushtrimin e ndjekjes penale.

 

 

 

The post Si u dëshmua fajësia e Ilir Metës? Zbardhet vendimi i Gjykatës appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzoi me vajzën e tij të mitur/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri, ja çfarë zbuloi ekspertiza

By: V K
2 July 2025 at 13:13

Këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur “ Arrest me burg”, për 36-vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12- vjeçare.

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesisht .

Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm, ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur.

Para trupit gjykues, 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Ekspertiza mjeko- ligjore, ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën. Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat, nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik, ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj.

Ajo ka pohuar gjithashtu se, nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

The post Abuzoi me vajzën e tij të mitur/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri, ja çfarë zbuloi ekspertiza appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje

2 July 2025 at 12:34

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e paraqitur nga “Studio Pustina”, duke konstatuar shkelje të të drejtës për paprekshmërinë e banesës gjatë hetimeve për dosjen e njohur si “Partizani”.

Padia kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se gjatë sekuestrimeve të kryera nga SPAK ndaj “Studio Pustina” është cënuar një e drejtë.

SPAK ka kryer sekuestrime të dokumentave shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, si dhe shtetasit Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Ata akuzohen për aferë të dyshuar korruptive të lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Çështja tashmë ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa seanca e parë u shty për shkak të mungesës së njoftimit të palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje appeared first on Euronews Albania.

Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska

1 July 2025 at 15:55

Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS), Milenko Zhivanoviç, për akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm në shkallën e parë në një aktgjykim të martën, duke e liruar nga akuza se kishte urdhëruar zhvendosjen e detyruar të popullsisë boshnjake nga zona e mbrojtur e Srebrenicës.

Prokuroria ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtarja deklaroi se Zhivanoviç, si komandant, u kishte dhënë detyra njësive të Korpusit të Drinës, por sipas saj, asnjë prej këtyre detyrave nuk lidhej me dëbimin e popullsisë civile boshnjake, por kishin të bënin me veprime luftarake kundër njësive të palës kundërshtare.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me pesë vjet burgim për Zhivanoviqiç – që është minimumi i paraparë me ligj.

Ndër të tjera, aktakuza e ngarkonte atë se, në mars të vitit 1995, kishte lëshuar një urdhër ku thuhej se “me veprime të përditshme të planifikuara dhe të menduara luftarake duhet të krijohen kushte të pasigurisë totale, të padurueshmërisë dhe të pashpresës për vazhdimin e jetës së banorëve në Srebrenicë dhe Zhepë”.

Aktakuza e ngarkonte atë gjithashtu se, më 12 korrik 1995, kishte urdhëruar sigurimin e autobusëve për evakuimin nga enklava e Srebrenicës, duke kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm i VRS-së miratimin për përdorimin e karburantit për 50 autobusë që do të angazhoheshin.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, gjatë ofensivës kundër Srebrenicës – zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara – në korrik të vitit 1995 kryen gjenocid duke vrarë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor në Serbi, Milenko Zhivanoviç u mbrojt në liri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska appeared first on Euronews Albania.

❌
❌