Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 07:34

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ 11 Korriku është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë.

Viti 2025 shënon 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku në korrik të 1995-ës humbën jetën më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, mijëra të tjerë u zhvendosën dhe familje e komunitete u shkatërruan.

Lufta që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë mori më shumë se 100,000 jetë në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995, kryesisht të myslimanëve boshnjakë dhe zhvendosi më shumë se dy milionë të tjerë.

Masakra në Srebrenicë shënoi një nga kapitujt më të errët të asaj lufte.

Në korrik 1995, ushtria serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën, e cila ishte shpallur më parë një zonë e sigurt sipas Rezolutës 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ushtria serbe e Bosnjës vrau brutalisht mijëra burra dhe adoleshentë atje. Pjesa e mbetur e popullsisë muslimane boshnjake e pranishme në Srebrenicë, rreth 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar, u transferuan me forcë jashtë enklavës. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Deri më sot, vetëm disa ngjarje janë përcaktuar si gjenocid nga organet kompetente të drejtësisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) njohën masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republikës Srpska si një akt gjenocidi.

/e.r//a.f//r.e/

The post 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Srpska

By: xhir jeta
9 July 2025 at 14:53

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo 14 ditë në organin kompetent të policisë, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së. Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë kishte lëshuar në mars të këtij viti urdhër për shoqërimin e tyre nga policia gjyqësore.

Sipas këtij urdhri, të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Urdhri ishte lëshuar në ditën kur parlamenti i RS-së pritej të diskutonte për Draftin e Kushtetutës së re të RS-së, përmes së cilës autoritetet në këtë ent planifikojnë ta përcaktojnë RS-në si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtë vetëvendosjeje, të themelojnë ushtrinë e tyre dhe të shfuqizojnë Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parasheh dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve zyrtare për këdo që “në mënyrë të paligjshme përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, apo të rrëzojë institucionet më të larta të saj”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë ka marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të Ligjit për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Kërkesa është paraqitur nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popujve në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, sipas modelit të ligjit rus, vendos kontroll të rreptë mbi punën e sektorit civil në këtë entitet.

Dodik ka deklaruar se ligjet do të zbatohen pavarësisht këtij vendimi të gjykatës.

Ligjet e fundit janë dënuar pothuajse unanimisht në arenën ndërkombëtare – nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e deri te shumë ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë./rel

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 June 2025 at 10:45

Millan Milliqeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti njoftoi se oficerët e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. dhe M.J. – të gjithë nga qyteti Teslliq – u privuan nga liria, nën dyshimet se kanë kryer vepra penale të ndikimit dhe pranimit të ryshfetit.

Në njoftim thuhet, gjithashtu, se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente.

Këto para thuhet se buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe se ato janë depozituar në depozitën e gjykatës.

Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen prokurorit kompetent të Prokurorisë së Republikës Sërpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti.

Nga Partia Demokratike Serbe në Teslliq thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska appeared first on Euronews Albania.

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

By: Mirgen
23 May 2025 at 21:10

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit. Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe […]

The post Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska appeared first on BoldNews.al.

Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik

13 May 2025 at 10:55

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Srpska, është i njohur për shpërthimet e tij të ashpra. Fjalimet e tij janë të ashpra dhe të pamëshirshme, të shprehura pa asnjë shenjë keqardhjeje. Kjo qasje brutale është pjesë e një manovre të qëllimshme politike: ai kërkon të delegjitimojë boshnjakët si një komunitet politik […]

The post Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik appeared first on Reporter.al.

Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz

By: Mirgen
24 April 2025 at 22:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ishte një diplomaci fetare, “por një partneritet strategjik i regjimeve autoritare që vë rajonin në rrezik serioz”. Kurti e cilësoi takimin e zhvilluar në Kremlin më 22 prill si “shqetësues” dhe […]

The post Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz appeared first on BoldNews.al.

Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së

8 April 2025 at 23:17

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë kërcënime ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke iu referuar lëvizjeve separatiste të udhëheqjes serbe të Bosnjës.

“Çdo përpjekje për të shpërbërë vendin është e papranueshme”, tha ajo gjatë një vizite në Sarajevë, transmeton Telegrafi.

Bosnja e Hercegovina është në mes të krizës së saj më të madhe politike në dekada, pasi udhëheqësi nacionalist serb Millorad Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe u ndalua për gjashtë vjet nga politika për shkak të kundërshtimit të vendimeve nga i dërguari ndërkombëtar.

Në përgjigje, Dodik, i cili është president i Republikës Sërpska, kishte iniciuar ligje që ndalonin gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni.

Kjo është përshkallëzuar në një ngërç ligjor dhe politik duke vënë Dodik dhe aleatët e tij Rusinë dhe Serbinë kundër SHBA-së dhe BE-së, dhe shihet si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen në Ballkan që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

“Udhëheqja e Republikës Sërpska po minon rendin kushtetues dhe ligjor të vendit, duke kërcënuar lirinë themelore të të gjithë qytetarëve”, tha Kallas ndërsa po bënte një vizitë në forcën e paqeruajtëse të BE-së, EUFOR në Sarajevë.

Ajo tha se vendimi i BE-së në mars për të rritur numrin e trupave të EUFOR-it me qindra, “dërgon mesazhin e qartë se BE-ja mbetet e vendosur fort për stabilitetin e këtij rajoni dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës”.

Kallas tha se liderët politikë duhej të punonin së bashku për të zgjidhur problemet, por paralajmëroi se “retorika nxitëse dhe veprimet përçarëse janë të rrezikshme” dhe kundërshtojnë angazhimet që vendi ballkanik ka ndërmarrë në rrugën e tij në BE. /Telegrafi/

 

The post Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së appeared first on Telegrafi.

Republika Sërpska shpall non grata ministren gjermane

4 April 2025 at 20:18

Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur të premten person non grata, apo të padëshirueshëm, ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, një ditë pasi Gjermania ia ndaloi hyrjen në vend liderëve të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Gjermania dhe Austria njoftuan të enjten se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende, për shkak se kanë nxitur krizë kushtetuese në Bosnje.

Qeveria e Republikës Sërpska tha se masat e përmendura kundër saj nga Gjermania, si dhe deklaratat publike dhe vizita e sotme në Republikën Sërpska e ministres Luhrmann, janë “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme dhe shkelje e konventave ndërkombëtare”.

“Për të mbrojtur integritetin politik dhe institucional të Republikës Sërpska, Qeveria prezanton masa reciproke, të cilat përfaqësojnë një përgjigje proporcionale dhe legjitime në përputhje me praktikat ndërkombëtar”, tha Qeveria e Republikës Sërpska të premten.

Ajo tha se për ketë arsye ka vendosur ta shpallë Luhrmannin person të padëshirueshëm në Republikën Sërpska.

Gjermania dhe Austria thanë në vendimin e tyre të enjten se sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës nga politikanët kryesorë të Republikës Sërpska, “janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës dhe të gjithë rajonit”.

Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, Vishkoviqun dhe Stevandiqun, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.

Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.

Qeveritë perëndimore besojnë se veprimet e Dodikut kanë për qëllim ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Si përgjigje, Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi ato ligje më 5 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Republika Sërpska shpall non grata ministren gjermane appeared first on Euronews Albania.

Putin takohet me Presidentin e Republika Srpska Dodik

1 April 2025 at 19:03

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur Milorad Dodik, President i Republikës Srpska, pjesë e Bosnje-Hercegovinës, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

Putin u takua me Dodikun në zyrën e tij ekzekutive në Pallatin e Senatit dhe presidentët shtrënguan duart.

“Më vjen mirë që ju shoh në Moskë”, tha Putin në fillim të bisedës.

Dodik mbërriti në kryeqytetin rus një ditë më parë, pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli për të.

Dodik postoi një video jashtë Kremlinit dhe shkroi se çdo vizitë në kryeqytetin rus fillon me nderimin e kujtimit të ushtarëve sovjetikë që mbrojtën Evropën nga nazizmi në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Ai shtoi se planifikon të vizitojë Moskën më 9 maj për të festuar 80 vjetorin e Fitores.

Më 26 shkurt, një gjykatë boshnjake e dënoi Dodikin me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për zëvendësimin e posteve qeveritare për injorimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt. Republika Srpska nuk i njeh kompetencat e zyrtarit që kur ai u emërua në vitin 2021 në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga Marrëveshja e Dejtonit.

Schmidt inicioi akte legjislative që cenojnë të drejtat e serbëve të Bosnjës dhe entiteti (një subjekt federal) nuk u pajtua me to. Dodik paralajmëroi gatishmërinë e tij për të shpallur pavarësinë e njësisë, nëse Schmidt përpiqet të lobojë për ligje që cenojnë më tej të drejtat e serbëve të Bosnjës. Më 27 mars, zyra e Interpolit në Sarajevë nisi një urdhër ndërkombëtar për kërkimin e tij.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se dënimi i sajuar kërcënon të ketë pasoja të dëmshme si për Bosnjën dhe Hercegovinën ashtu edhe për Ballkanin në tërësi. Udhëheqja serbe tha se urdhri i Interpolit shkel statutin e organizatës, ndërsa Hungaria apeloi kundër veprimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin takohet me Presidentin e Republika Srpska Dodik appeared first on Euronews Albania.

Dodik shfaqet nga Moska

1 April 2025 at 09:31

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, objektivi i një urdhër-arresti mbi akuzat për përpjekje për t’u shkëputur, njoftoi të hënën vonë se ishte në Moskë.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës, përcjell Telegrafi.

Prokurorët boshnjakë lëshuan një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Dodik duke thënë se ai kërkohej për t’u marrë në pyetje mbi veprimet separatiste të kryera në Republika Srpska që nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbërritur në Moskë”, ka shkruar Dodik në platformën X.

“Unë e filloj çdo herë që qëndroj këtu me një vizitë në Varrin e Ushtarit të Panjohur”, shtoi ai, duke ndarë një video me një mesazh në të cilin ai lavdëronte presidentin Vladimir Putin, pa përmendur nëse ata ishin takuar.

➡ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.

➡ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025

Që nga fundi i konfliktit të viteve 1990, Bosnja është ndarë në gjysma gjysmë autonome – Republika Srpska dhe një federatë myslimano-kroate.

Secili rajon ka qeverinë dhe parlamentin e vet me vetëm institucione qendrore të dobëta që lidhin vendin me 3.5 milionë banorë.

Dodik, 66 vjeç, ka kërcënuar disa herë se do të shkëpusë entitetin serb nga Bosnja dhe ka ndaluar zyrtarët qendrorë të policisë dhe gjyqësorit të punojnë atje – një urdhër që u pezullua nga gjykata kushtetuese.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë boshnjake në shkurt e shpalli Dodikun fajtor për refuzimin e ndjekjes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes boshnjake.

Ai u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet.

Pavarësisht urdhërave, Dodik ka vizituar Serbinë dhe Izraelin, ku shkoi në një konferencë mbi antisemitizmin, ku morën pjesë disa liderë të djathtë evropianë.

Në mesazhin e tij të ri, Dodik tha se do të kthehej në Moskë më 9 maj “për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, në të cilën vuajtën më shumë popujt rus dhe serb”. /Telegrafi/

The post Dodik shfaqet nga Moska appeared first on Telegrafi.

Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

25 March 2025 at 13:55

Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.

Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore, transmeton Telegrafi.

Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandar Vuçiqin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij.

The post Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi appeared first on Telegrafi.

Kush është Milorad Dodik?

23 March 2025 at 16:53

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste.

Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.

Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën.

Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.

Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi.

Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD).

Fillimisht, ai u dallua si një reformator në pjesën e mbizotëruar nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës, “Republika Srpska” (RS).

Kundërshtarët e nacionalistëve

Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS.

Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiq.

Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë.

“Dodik ishte i guximshëm dhe pragmatik, gjë që e bëri atë të popullarizuar, veçanërisht me amerikanët”, thotë Tanja Topiq, vëzhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotëm i RS.

“Por sot ai sheh të njëjtët kriminelë lufte si heronj kombëtarë dhe e përshkruan B-H si një krijesë të panatyrshme të komunitetit ndërkombëtar”.

Një shtet – dy “entitete”

Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar.

Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma.

Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre.

Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror.

Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.

Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviq.

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerësoi Dodikun në atë kohë si “një frymë e pastër” dhe si një partner për stabilitetin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Ai udhëhoqi me mençuri RS-në nëpër kohë të vështira dhe ishte i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Albright.

Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.

Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës

“Vitet 1997/98 e deri në 2007 u shënuan nga një ndërhyrje e madhe ndërkombëtare në Bosnje”, shpjegon gazetari Zarko Markoviq nga Banja Luka.

Ndërsa “Dodik ishte aq i çmendur sa të pranonte postin e kryeministrit në këtë kaos”.

Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.

Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?

Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001.

Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS.

Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska.

Shpesh fltet edhe për një referendum që do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshëm.

Sundimtari i vetëm

Për herë të parë, ai mbajti një referendum për pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja në janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese përgjegjëse në Sarajevë e kishte shpallur më parë votimin të paligjshëm. Rezultati nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por ai çimentoi autoritetin në njësinë “e tij” dhe tregoi aftësinë e tij për t’u përshtatur me rrethanat politike.

Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës.

Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.

Shkëputja dhe nacionalizmi

Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje.

Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023.

Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.

Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm. /DW/

The post Kush është Milorad Dodik? appeared first on Telegrafi.

Serbët e Kosovës në protestën e Beogradit/ Shala: Çdo gjë duket se është e orkestruar

14 March 2025 at 17:25

Eksperti i Sigurisë Drizan Shala në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Ballkan, duke u ndalur edhe tek protesta e paralajmëruar ditën e nesërme më 15 mars në Beograd.

Dhjetëra të rinj nga veriu do t’i bashkohen protestës së 15 marsit, pas thirrjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.

“Është paralajmëruar që protesta ditën e nesërme do të jetë e dhunshme. Duket se çdo gjë është e orkestruar. Por një tjetër element është mbajtja e një situatë të tensionuar për të dalë si fitimtar më tej. Ka dëshmi që dhjetëra të rinj i janë bashkuar thirrjes së Vuçiç për ta mbështetur ditën e nesërme”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, ai u shpreh: “Opozita e ka parë të arsyeshme t’i bashkohet edhe pse nuk ka qenë pjesë përbërëse e organizimit. Bashkimi i partive opozitare, tregon se mund të shohim një veprim apo orkestrim në rrugët e Beogradit, dhe kjo mund të jetë e “rëndë” për t’u parë.

Ndërsa lidhur me Draftin e një kushtetute te re, që synon ta përcaktoje si shtet me vete, entitetin serb te Bosnje Hercegovinës, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska, ai tha se çdo gjë është e orkestruar.

“Propozimi ka kaluar me 53 vota, kjo dëshmon faktin që Dodik është një lojtar që nuk ka çfarë të humbë. Nuk ka dhënë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë me çështjet e brendshme të Bosnjës”, u shpreh Shala.

/abcnews.al/

Republika Srpska miraton një draft të kushtetutës të re për ta përcaktuar atë si shtet

By: Re Nato
14 March 2025 at 07:46

Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta përcaktojë si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Srpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, ta krijojë ushtrinë e tij dhe ta shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt e tjerë përbërës.

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Srpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës.

Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

12 March 2025 at 14:49

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp sot në Banja Luka i dërgoi një mesazh kërcënues komandantit të EUFOR-it, Florin-Marian Barb, i cili është nga Rumania.

“Ne shohim se këta, ai një komandant nga Rumania, po përpiqet të forcojë karrierën e tij me manifestime dhe kërcënime të ndryshme. Ndoshta ka parë një mundësi për të shkruar diçka të suksesshme në biografinë e tij. Kot i ka tanket. Nuk mendoj se ka përgjigje për vezët në kokë dhe disa gjëra të tjera. Nuk do t’i rekomandoja as ta kontrollonte sepse vezët serbe janë shumë më të forta se tjerat”, tha ai.

“Ai është i lirë të varë kërcënimet e tij në bishtin e maces, pavarësisht se është komandant i EUFOR-it”, shtoi Dodik, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë Rusisë të vërë veto për zgjatjen e misionit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, kurse në fjalinë tjetër tha se nuk ka asgjë kundër misionit të EUFOR-it në BeH dhe shtimit të numrit të ushtarëve!?

“Këto ditë do të takohem në nivelin më të lartë me përfaqësuesit e Federatës Ruse dhe ndryshe nga të gjitha vitet e mëparshme kur kërkova që Altea të qëndrojë, tani do t’u kërkoj rusëve të vënë veton dhe të mos lejojnë një strukturë subversive që shpërdoron mandatin e OKB-së dhe na kërcënon ne serbët. Ne nuk e kemi aspak problem – të forcojmë praninë e tyre dhe të sillemi në përputhje me mandatin”, shtoi Dodik.

Edhe pse ai tha sot se EUFOR nuk ka mandat për të vepruar në rast nevoje për agjencitë e sigurisë vendase, kjo nuk është e vërtetë. Vetë zëvendësministri i Mbrojtjes i BeH, Aleksandar Goganoviq, i cili vjen nga radhët e Dodik, tha sot: “Roli i EUFOR-it, në përputhje me mandatin e caktuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është vendimtar dhe se EUFOR është një partner kyç i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës dhe institucioneve të tjera në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dodik bëri të ditur se EUFOR-i mund të sjellë 10,000 ushtarë, se ai nuk ka asnjë problem me këtë dhe më pas i tha gjeneralit rumun “të mos ngatërrohet”.

“Nëse nuk ju mjaftojnë 1000, sillni 10.000 njerëz. Ne nuk kemi problem. Por qëndroni në mandatin tuaj. Asnjë serb nuk do të qëllojë mbi ju dhe nuk do të bëjë asgjë, por serbët nuk janë të gatshëm të tolerojnë një pushtues. Dhe ky gjeneral rumun që po tallet është provë klasike e pushtimit. Ndoshta do ta shpallim forcë pushtuese”, tha për fund Dodik. /Telegrafi/

 

The post Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in appeared first on Telegrafi.

Urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik

12 March 2025 at 11:47

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës lëshoi të mërkurën një urdhër arresti për Milorad Dodik, president i entitetit të Republikës Srpska të udhëhequr nga serbët, dhe dy të tjerë, duke i akuzuar ata për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës dhe Hercegovinës, njoftuan mediat. Masa erdhi pasi Dodik, kryeministri i Republikës Srpska Radovan Viskoviç dhe kryetari […]

The post Urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

12 March 2025 at 12:59

Një numër i madh i policëve me armë të gjata janë vërejtur sot para Pallatit të Republikës Sërpska në Banja Luka, ndërsa para Kuvendit Popullor është vënë re siguri standarde.

Para këtyre dy lokacioneve janë të vendosur oficerë policie, të cilëve u janë edhe automjetet, transmeton Telegrafi.

Në këto momente në Pallatin e Republikës Sërpska, presidenti i saj Millorad Dodik po feston ditëlindjen me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Në Kuvend janë planifikuar për sot dy seanca të veçanta. Në të parën, që fillon në ora 11:00, pika e vetme e rendit të ditës do të jetë Propozimi për vendim për të vazhduar me miratimin e kushtetutës së re të Republikës Sërpska.

Pas përfundimit të seancës së 19-të speciale, menjëherë u caktua seanca e 20-të e posaçme e Kuvendit Kombëtar, për të cilën u propozuan dy pika të rendit të ditës – Projekt-Kushtetuta e Republikës Sërpska dhe Projektligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska. /Telegrafi/

The post Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata appeared first on Telegrafi.

Shefi i NATO-s në Bosnjë: Çdo kërcënim ndaj integritetit të vendit, i papranueshëm

By: Besnik
10 March 2025 at 18:51

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ofruar mbështetje të palëkundur për qeverinë federale të Bosnje e Hercegovinës pas lëvizjeve separatiste të udhëheqësve serbë të Bosnjës.

Këto lëvizje përfshijnë miratimin e ligjeve që ndalojnë autoritetet federale të veprojnë në territorin autonom të Republikës Srpska.

Rutte paralajmëroi se çdo veprim që kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës, si dhe minon Marrëveshjen e Dejtonit, është i papranueshëm. Ai shtoi se “retorika dhe veprimet nxitëse” paraqesin një kërcënim për sigurinë e vendit.

Takimi i tij me liderët e Bosnjës, që përfaqësojnë tre etnitë kryesore të vendit, erdhi pas miratimit të një sërë ligjesh nga Republika Srpska, të cilat i japin asaj autonomi më të madhe dhe i ndalojnë autoritetet federale të ndërhyjnë.

Këto ligje janë konsideruar nga zyrtarët boshnjakë si një shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila ka ndihmuar në krijimin e strukturave të përbashkëta të qeverisjes pas luftës.

Rutte theksoi se Bosnja dhe Hercegovina mund të mbështetet në NATO dhe se Aleanca është e angazhuar për të mbrojtur integritetin e vendit. Ai paralajmëroi se “çdo veprim që destabilizon këtë vend është i papranueshëm”.

Tensionet në Bosnjë dhe kërcënimet për destabilizim

Ligjvënësit serbë të Bosnjës miratuan ligje që u ndalojnë autoriteteve federale të veprojnë në Republikën Srpska. Këto lëvizje kanë ngjallur tensione të mëdha dhe kanë shtuar shqetësimet për mundësinë e rikthimit të konflikteve.

Denis Becirovic, një anëtar boshnjak i presidencës, i përshkroi lëvizjet si një “sulm brutal ndaj rendit kushtetues”, ndërsa zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i dënuan ato si kërcënim për sigurinë.

Përfaqësues të NATO-s dhe EUFOR-it, forcave paqeruajtëse evropiane në Bosnjë, kanë njoftuar se kanë shtuar praninë e trupave për të siguruar stabilitetin dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Mark Rutte: “NATO do të mbrojë paqen e Bosnjës”

Në fjalën e tij, Rutte theksoi se situata nuk është e ngjashme me vitin 1992, kur shpërthimi i Luftës së Bosnjës solli pasoja tragjike për vendin. Ai garantoi se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar janë të angazhuar për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin e Bosnjës, duke ofruar mbështetje përmes misioneve të sigurisë si EUFOR.

Tensionet e shkaktuara nga lëvizjet separatiste kanë nxitur frikën për mundësinë e një tjetër eskalimi të situatës, por Rutte theksoi se “komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen”.

Sekretari i NATO-s do të vizitojë gjithashtu Kosovën për të shprehur mbështetje për stabilitetin në rajon, ku aleanca ka një mision paqeruajtës me prani trupash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i NATO-s në Bosnjë: Çdo kërcënim ndaj integritetit të vendit, i papranueshëm appeared first on Euronews Albania.

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

27 February 2025 at 23:17

Në një seancë urgjente të Kuvendit të Republikës Srpska, janë miratuar projektligje që kanë të bëjnë me moszbatimin e legjislacionit të Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së.

Këto ligje përfshijnë institucione të tilla si Gjykata e BiH, Zyra e Prokurorit të BeH, Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) e BeH dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (KLGJP) i BeH, zbatimi dhe zbatimi i të cilave është i ndaluar në RS.

Dhe siç vlerësojnë mediat, ky vendim paraqet një sfidë serioze për rendin kushtetues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, 49 deputetë votuan pro miratimit të ligjit, ndërsa tre votuan kundër.

Me të njëjtin numër votash është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës Srpska, me procedurë urgjente, si dhe Projektligji për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse, me procedurë urgjente.

Ligjet u miratuan menjëherë pas vendimit kundër presidentit të RS-së, Milorad Dodik, të cilin Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burgim dhe ia ndaloi veprimtarinë në funksionet publike për gjashtë vjet.

Ministrja e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale e RS-së, Senka Jujiq, shpjegoi se ligjet ndalojnë zbatimin e legjislacionit të BeH në territorin e RS, që sipas mediave, cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues të shtetit.

Madje disa deputetë paralajmëruan se vendime të tilla mund të hapin rrugën për ndjekje penale si të propozuesve të ligjeve ashtu edhe të deputetëve që i miratuan ato dhe mund të konsiderohen si sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. /Telegrafi/

The post “Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj appeared first on Telegrafi.

Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska

9 January 2025 at 10:58

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar.

Ceremonia për shënimin e kësaj dite jokushtetuese nis në orën 17:00 në Banjallukë.

Autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb së Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është antikushtetues.

Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës dhe Hercegovinës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej. Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve.

Këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimin e pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që organet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe vendimtarë për të hetuar çdo shkelje ligjore në lidhje me kremtimin e ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar, njoftoi Ambasada amerikane përmes një postimi në X.

Nga Ambasada amerikane kanë thënë gjithashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen në ligj, jo në opinion.

“Të gjitha entitetet janë të detyruara t’i përmbahen plotësisht vendimeve të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, përfshirë vendimet përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i këtyre vendimeve përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në reagim.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, të mërkurën, me rastin e kremtimit të ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, i bëri thirrje liderëve politikë të këtij entiteti të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.

“BE thekson detyrimin për të respektuar sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues, përfshirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në deklaratën e delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, kujtoi se kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është një shkelje e qartë dhe e drejtpërdrejtë e zbatimit të vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe vendimeve të përfaqësuesit të lartë të 1 korrikut të vitit 2023. Ai paralajmëroi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të përbëjë vepër penale, sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Schmidt shtoi se është përgjegjësi e organeve të zbatimit të ligjit, Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Policisë që të ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj, veçanërisht në rastet që lidhen me zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë dhe pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen apo organizimin e kremtimit të 9 janarit.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës nuk ka kundërshtuar të drejtën që Republika Sërpska të ketë një ditë të saj, por ka konstatuar se “Dita e Republikës Sërpska” nuk mund të jetë 9 janari, datë që përkon me ngjarjet e ndodhura në Sarajevë më 1992.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të jetë njësoj e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, si një vend i unifikuar, i bashkuar dhe sovran, ashtu si të gjithë partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë në kremtimin e ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, nga Brukseli u tha se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një pjesë thelbësore e përparimit drejt integrimeve evropiane.

“Duhet të shmangen veprimet dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kontribuojnë në ndarjet politike”, i tha në përgjigjen me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për media e BE-së.

Përfaqësuesit nga Serbia marrin pjesë rregullisht në kremtimin e kësaj dite në Republikën Sërpska. /rel/

The post Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska appeared first on Telegrafi.

❌
❌