❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Brenda kampeve stĂ«rvitore ruse nĂ« Ballkan pĂ«r “destabilizimin” e MoldavisĂ«

15 July 2025 at 17:59

Maxim Roșca tha se ishte rekrutuar nga njĂ« bashkĂ«punĂ«tor biznesi i gruas sĂ« tij. “A nuk dĂ«shiron tĂ« shkosh?” kujton ai t’i ketĂ« thĂ«nĂ« burri, Anatolii Prizenko. “TĂ« mĂ«sosh tĂ« mbrosh veten.” Kjo bisedĂ« e çoi RoșcĂ«n 41-vjeçar nga Moldavia e tij drejt Ballkanit, ku ai u stĂ«rvit me instruktorĂ« rusĂ« nĂ« kampe paramilitare tĂ« [
]

The post Brenda kampeve stĂ«rvitore ruse nĂ« Ballkan pĂ«r “destabilizimin” e MoldavisĂ« appeared first on Reporter.al.

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 07:34

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ 11 Korriku Ă«shtĂ« shpallur nga OKB si Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Reflektimit dhe PĂ«rkujtimit tĂ« Gjenocidit tĂ« 1995 nĂ« SrebrenicĂ«.

Viti 2025 shënon 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku në korrik të 1995-ës humbën jetën më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, mijëra të tjerë u zhvendosën dhe familje e komunitete u shkatërruan.

Lufta që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë mori më shumë se 100,000 jetë në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995, kryesisht të myslimanëve boshnjakë dhe zhvendosi më shumë se dy milionë të tjerë.

Masakra në Srebrenicë shënoi një nga kapitujt më të errët të asaj lufte.

Në korrik 1995, ushtria serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën, e cila ishte shpallur më parë një zonë e sigurt sipas Rezolutës 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ushtria serbe e Bosnjës vrau brutalisht mijëra burra dhe adoleshentë atje. Pjesa e mbetur e popullsisë muslimane boshnjake e pranishme në Srebrenicë, rreth 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar, u transferuan me forcë jashtë enklavës. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Deri më sot, vetëm disa ngjarje janë përcaktuar si gjenocid nga organet kompetente të drejtësisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) njohën masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republikës Srpska si një akt gjenocidi.

/e.r//a.f//r.e/

The post 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Srpska

By: xhir jeta
9 July 2025 at 14:53

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Seanca u mbajt tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 9 korrik, ku atyre u janĂ« caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi pĂ«r t’u paraqitur çdo 14 ditĂ« nĂ« organin kompetent tĂ« policisĂ«, thuhet nĂ« njoftim.

Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së. Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë kishte lëshuar në mars të këtij viti urdhër për shoqërimin e tyre nga policia gjyqësore.

Sipas kĂ«tij urdhri, tĂ« tre akuzohen pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Urdhri ishte lĂ«shuar nĂ« ditĂ«n kur parlamenti i RS-sĂ« pritej tĂ« diskutonte pĂ«r Draftin e KushtetutĂ«s sĂ« re tĂ« RS-sĂ«, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s autoritetet nĂ« kĂ«tĂ« ent planifikojnĂ« ta pĂ«rcaktojnĂ« RS-nĂ« si shtet tĂ« popullit serb, t’i japin tĂ« drejtĂ« vetĂ«vendosjeje, tĂ« themelojnĂ« ushtrinĂ« e tyre dhe tĂ« shfuqizojnĂ« KĂ«shillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e HercegovinĂ«s parasheh dĂ«nime deri nĂ« pesĂ« vjet burgim dhe ndalim tĂ« ushtrimit tĂ« funksioneve zyrtare pĂ«r kĂ«do qĂ« “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme pĂ«rpiqet tĂ« ndryshojĂ« rendin kushtetues tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s, apo tĂ« rrĂ«zojĂ« institucionet mĂ« tĂ« larta tĂ« saj”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë ka marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të Ligjit për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Kërkesa është paraqitur nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popujve në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, sipas modelit të ligjit rus, vendos kontroll të rreptë mbi punën e sektorit civil në këtë entitet.

Dodik ka deklaruar se ligjet do të zbatohen pavarësisht këtij vendimi të gjykatës.

Ligjet e fundit janĂ« dĂ«nuar pothuajse unanimisht nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare – nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, e deri te shumĂ« ambasada tĂ« huaja nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«./rel

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 June 2025 at 10:45

Millan Milliqeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme e kĂ«tij entiteti njoftoi se oficerĂ«t e DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« Kriminale tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e Departamentit Special pĂ«r Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve tĂ« tjera, kryen njĂ« aksion operativ tĂ« koduar “Blloku”.

NĂ« njoftimin e MPB-sĂ« thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. dhe M.J. – tĂ« gjithĂ« nga qyteti Teslliq – u privuan nga liria, nĂ«n dyshimet se kanĂ« kryer vepra penale tĂ« ndikimit dhe pranimit tĂ« ryshfetit.

Në njoftim thuhet, gjithashtu, se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente.

Këto para thuhet se buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe se ato janë depozituar në depozitën e gjykatës.

Personat e privuar nga liria do t’i dorĂ«zohen prokurorit kompetent tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme e kĂ«tij entiteti.

Nga Partia Demokratike Serbe nĂ« Teslliq thanĂ« se “kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e dukshme pĂ«r frikĂ«sim politik, duke krijuar kaos dhe dhunĂ« kundĂ«r vullnetit tĂ« shprehur tĂ« qytetarĂ«ve”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska appeared first on Euronews Albania.

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

By: Mirgen
23 May 2025 at 21:10

Bashkimi Evropian duhet tĂ« pezullojĂ« projektet financiare qĂ« janĂ« tĂ« dobishme pĂ«r RepublikĂ«n SĂ«rpska, dhe tĂ« shqyrtojĂ« vendosjen e sanksioneve tĂ« synuara ndaj individĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« entitet tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s, tĂ« cilĂ«t minojnĂ« sovranitetin dhe rendin kushtetues tĂ« shtetit. Kjo thuhet, ndĂ«r tĂ« tjera, nĂ« njĂ« dokument jozyrtar (“non-paper”), tĂ« pĂ«rpiluar nga Franca dhe [
]

The post Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska appeared first on BoldNews.al.

Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik

13 May 2025 at 10:55

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Srpska, është i njohur për shpërthimet e tij të ashpra. Fjalimet e tij janë të ashpra dhe të pamëshirshme, të shprehura pa asnjë shenjë keqardhjeje. Kjo qasje brutale është pjesë e një manovre të qëllimshme politike: ai kërkon të delegjitimojë boshnjakët si një komunitet politik [
]

The post Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik appeared first on Reporter.al.

Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz

By: Mirgen
24 April 2025 at 22:23

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut tĂ« KishĂ«s Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit tĂ« RusisĂ«, Vladimir Putin, nuk ishte njĂ« diplomaci fetare, “por njĂ« partneritet strategjik i regjimeve autoritare qĂ« vĂ« rajonin nĂ« rrezik serioz”. Kurti e cilĂ«soi takimin e zhvilluar nĂ« Kremlin mĂ« 22 prill si “shqetĂ«sues” dhe [
]

The post Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz appeared first on BoldNews.al.

Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shpĂ«rbĂ«rĂ« BosnjĂ«n e HercegovinĂ«n Ă«shtĂ« e papranueshme, paralajmĂ«ron Kallas e BE-sĂ«

8 April 2025 at 23:17

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë kërcënime ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke iu referuar lëvizjeve separatiste të udhëheqjes serbe të Bosnjës.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shpĂ«rbĂ«rĂ« vendin Ă«shtĂ« e papranueshme”, tha ajo gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« SarajevĂ«, transmeton Telegrafi.

Bosnja e Hercegovina është në mes të krizës së saj më të madhe politike në dekada, pasi udhëheqësi nacionalist serb Millorad Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe u ndalua për gjashtë vjet nga politika për shkak të kundërshtimit të vendimeve nga i dërguari ndërkombëtar.

Në përgjigje, Dodik, i cili është president i Republikës Sërpska, kishte iniciuar ligje që ndalonin gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni.

Kjo është përshkallëzuar në një ngërç ligjor dhe politik duke vënë Dodik dhe aleatët e tij Rusinë dhe Serbinë kundër SHBA-së dhe BE-së, dhe shihet si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen në Ballkan që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

“UdhĂ«heqja e RepublikĂ«s SĂ«rpska po minon rendin kushtetues dhe ligjor tĂ« vendit, duke kĂ«rcĂ«nuar lirinĂ« themelore tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, tha Kallas ndĂ«rsa po bĂ«nte njĂ« vizitĂ« nĂ« forcĂ«n e paqeruajtĂ«se tĂ« BE-sĂ«, EUFOR nĂ« SarajevĂ«.

Ajo tha se vendimi i BE-sĂ« nĂ« mars pĂ«r tĂ« rritur numrin e trupave tĂ« EUFOR-it me qindra, “dĂ«rgon mesazhin e qartĂ« se BE-ja mbetet e vendosur fort pĂ«r stabilitetin e kĂ«tij rajoni dhe sigurinĂ« e Bosnje-HercegovinĂ«s”.

Kallas tha se liderĂ«t politikĂ« duhej tĂ« punonin sĂ« bashku pĂ«r tĂ« zgjidhur problemet, por paralajmĂ«roi se “retorika nxitĂ«se dhe veprimet pĂ«rçarĂ«se janĂ« tĂ« rrezikshme” dhe kundĂ«rshtojnĂ« angazhimet qĂ« vendi ballkanik ka ndĂ«rmarrĂ« nĂ« rrugĂ«n e tij nĂ« BE. /Telegrafi/

 

The post Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shpĂ«rbĂ«rĂ« BosnjĂ«n e HercegovinĂ«n Ă«shtĂ« e papranueshme, paralajmĂ«ron Kallas e BE-sĂ« appeared first on Telegrafi.

Republika Sërpska shpall non grata ministren gjermane

4 April 2025 at 20:18

Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur të premten person non grata, apo të padëshirueshëm, ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, një ditë pasi Gjermania ia ndaloi hyrjen në vend liderëve të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Gjermania dhe Austria njoftuan të enjten se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende, për shkak se kanë nxitur krizë kushtetuese në Bosnje.

Qeveria e RepublikĂ«s SĂ«rpska tha se masat e pĂ«rmendura kundĂ«r saj nga Gjermania, si dhe deklaratat publike dhe vizita e sotme nĂ« RepublikĂ«n SĂ«rpska e ministres Luhrmann, janĂ« “ndĂ«rhyrje e drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« punĂ«t e brendshme dhe shkelje e konventave ndĂ«rkombĂ«tare”.

“PĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin politik dhe institucional tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, Qeveria prezanton masa reciproke, tĂ« cilat pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« pĂ«rgjigje proporcionale dhe legjitime nĂ« pĂ«rputhje me praktikat ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Qeveria e RepublikĂ«s SĂ«rpska tĂ« premten.

Ajo tha se për ketë arsye ka vendosur ta shpallë Luhrmannin person të padëshirueshëm në Republikën Sërpska.

Gjermania dhe Austria thanĂ« nĂ« vendimin e tyre tĂ« enjten se sulmet ndaj integritetit kushtetues tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s nga politikanĂ«t kryesorĂ« tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, “janĂ« tĂ« papranueshme dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« dhe stabilitetin e BosnjĂ«s dhe tĂ« gjithĂ« rajonit”.

Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, Vishkoviqun dhe Stevandiqun, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

QĂ« tĂ« tre i kanĂ« shpĂ«rfillur thirrjet e autoriteteve pĂ«r t’u paraqitur pĂ«r marrje nĂ« pyetje.

Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.

Qeveritë perëndimore besojnë se veprimet e Dodikut kanë për qëllim ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Si përgjigje, Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi ato ligje më 5 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Republika Sërpska shpall non grata ministren gjermane appeared first on Euronews Albania.

Putin takohet me Presidentin e Republika Srpska Dodik

1 April 2025 at 19:03

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur Milorad Dodik, President i Republikës Srpska, pjesë e Bosnje-Hercegovinës, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

Putin u takua me Dodikun në zyrën e tij ekzekutive në Pallatin e Senatit dhe presidentët shtrënguan duart.

“MĂ« vjen mirĂ« qĂ« ju shoh nĂ« MoskĂ«â€, tha Putin nĂ« fillim tĂ« bisedĂ«s.

Dodik mbërriti në kryeqytetin rus një ditë më parë, pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli për të.

Dodik postoi një video jashtë Kremlinit dhe shkroi se çdo vizitë në kryeqytetin rus fillon me nderimin e kujtimit të ushtarëve sovjetikë që mbrojtën Evropën nga nazizmi në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Ai shtoi se planifikon të vizitojë Moskën më 9 maj për të festuar 80 vjetorin e Fitores.

Më 26 shkurt, një gjykatë boshnjake e dënoi Dodikin me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për zëvendësimin e posteve qeveritare për injorimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt. Republika Srpska nuk i njeh kompetencat e zyrtarit që kur ai u emërua në vitin 2021 në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga Marrëveshja e Dejtonit.

Schmidt inicioi akte legjislative që cenojnë të drejtat e serbëve të Bosnjës dhe entiteti (një subjekt federal) nuk u pajtua me to. Dodik paralajmëroi gatishmërinë e tij për të shpallur pavarësinë e njësisë, nëse Schmidt përpiqet të lobojë për ligje që cenojnë më tej të drejtat e serbëve të Bosnjës. Më 27 mars, zyra e Interpolit në Sarajevë nisi një urdhër ndërkombëtar për kërkimin e tij.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se dënimi i sajuar kërcënon të ketë pasoja të dëmshme si për Bosnjën dhe Hercegovinën ashtu edhe për Ballkanin në tërësi. Udhëheqja serbe tha se urdhri i Interpolit shkel statutin e organizatës, ndërsa Hungaria apeloi kundër veprimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin takohet me Presidentin e Republika Srpska Dodik appeared first on Euronews Albania.

Dodik shfaqet nga Moska

1 April 2025 at 09:31

UdhĂ«heqĂ«si i serbĂ«ve tĂ« BosnjĂ«s, Milorad Dodik, objektivi i njĂ« urdhĂ«r-arresti mbi akuzat pĂ«r pĂ«rpjekje pĂ«r t’u shkĂ«putur, njoftoi tĂ« hĂ«nĂ«n vonĂ« se ishte nĂ« MoskĂ«.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës, përcjell Telegrafi.

ProkurorĂ«t boshnjakĂ« lĂ«shuan njĂ« urdhĂ«r ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r arrestimin e Dodik duke thĂ«nĂ« se ai kĂ«rkohej pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje mbi veprimet separatiste tĂ« kryera nĂ« Republika Srpska qĂ« nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbĂ«rritur nĂ« MoskĂ«â€, ka shkruar Dodik nĂ« platformĂ«n X.

“UnĂ« e filloj çdo herĂ« qĂ« qĂ«ndroj kĂ«tu me njĂ« vizitĂ« nĂ« Varrin e Ushtarit tĂ« Panjohur”, shtoi ai, duke ndarĂ« njĂ« video me njĂ« mesazh nĂ« tĂ« cilin ai lavdĂ«ronte presidentin Vladimir Putin, pa pĂ«rmendur nĂ«se ata ishin takuar.

➡ ĐĄŃ‚ĐžĐłĐ°ĐŸ ŃĐ°ĐŒ у ĐœĐŸŃĐșĐČу. ĐĄĐČаĐșĐž ĐŒĐŸŃ˜ Đ±ĐŸŃ€Đ°ĐČаĐș ĐŸĐČĐŽjĐ” ĐżĐŸŃ‡ĐžŃšĐ”ĐŒ ĐżĐŸŃŃ˜Đ”Ń‚ĐŸĐŒ ŃĐżĐŸĐŒĐ”ĐœĐžĐșу ĐĐ”Đ·ĐœĐ°ĐœĐŸĐŒ Ń˜ŃƒĐœĐ°Đșу ĐșаĐșĐŸ бОх ĐŸĐŽĐ°ĐŸ ĐżĐŸŃˆŃ‚Ńƒ 28 ĐŒĐžĐ»ĐžĐŸĐœĐ° страЎалОх Руса у Đ”Ń€ŃƒĐłĐŸĐŒ сĐČŃ˜Đ”Ń‚ŃĐșĐŸĐŒ рату.

➡ ОĐČĐŽjĐ” ћу бОтО ĐżĐŸĐœĐŸĐČĐŸ 9. ĐŒĐ°Ń˜Đ° ĐœĐ° ĐżĐŸĐ·ĐžĐČ ĐżŃ€Đ”ĐŽŃŃ˜Đ”ĐŽĐœĐžĐșа РусĐșĐ” Đ€Đ”ĐŽĐ”Ń€Đ°Ń†ĐžŃ˜Đ” Đ’Đ»Đ°ĐŽĐžĐŒĐžŃ€Đ° ĐŸŃƒŃ‚ĐžĐœĐ° ĐœĐ° ĐŸĐ±ĐžŃ™Đ”Đ¶Đ°ĐČању 80. ĐłoĐŽĐžŃˆŃšĐžŃ†Đ”â€Š pic.twitter.com/CMd5jqYda8

— ĐœĐžĐ»ĐŸŃ€Đ°ĐŽ Đ”ĐŸĐŽĐžĐș (@MiloradDodik) March 31, 2025

QĂ« nga fundi i konfliktit tĂ« viteve 1990, Bosnja Ă«shtĂ« ndarĂ« nĂ« gjysma gjysmĂ« autonome – Republika Srpska dhe njĂ« federatĂ« myslimano-kroate.

Secili rajon ka qeverinë dhe parlamentin e vet me vetëm institucione qendrore të dobëta që lidhin vendin me 3.5 milionë banorë.

Dodik, 66 vjeç, ka kĂ«rcĂ«nuar disa herĂ« se do tĂ« shkĂ«pusĂ« entitetin serb nga Bosnja dhe ka ndaluar zyrtarĂ«t qendrorĂ« tĂ« policisĂ« dhe gjyqĂ«sorit tĂ« punojnĂ« atje – njĂ« urdhĂ«r qĂ« u pezullua nga gjykata kushtetuese.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë boshnjake në shkurt e shpalli Dodikun fajtor për refuzimin e ndjekjes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes boshnjake.

Ai u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet.

Pavarësisht urdhërave, Dodik ka vizituar Serbinë dhe Izraelin, ku shkoi në një konferencë mbi antisemitizmin, ku morën pjesë disa liderë të djathtë evropianë.

NĂ« mesazhin e tij tĂ« ri, Dodik tha se do tĂ« kthehej nĂ« MoskĂ« mĂ« 9 maj “pĂ«r tĂ« pĂ«rkujtuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, nĂ« tĂ« cilĂ«n vuajtĂ«n mĂ« shumĂ« popujt rus dhe serb”. /Telegrafi/

The post Dodik shfaqet nga Moska appeared first on Telegrafi.

Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

25 March 2025 at 13:55

Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.

Gjykata e BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s urdhĂ«roi paraburgimin dhe lĂ«shoi ​​njĂ« urdhĂ«rarrest pĂ«r Dodik, kryeministrin e RepublikĂ«s SĂ«rpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, pĂ«r shkak tĂ« faktit se refuzuan t’i pĂ«rgjigjen ftesave pĂ«r seancĂ«n e kryer nga Prokuroria e BosnjĂ«s pĂ«r pĂ«rfundimin e hetimeve penale.

FletĂ«-arresti, i cili aktualisht Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r territorin e Bosnje-HercegovinĂ«s, i detyron tĂ« gjitha agjencitĂ« policore nĂ« atĂ« vend qĂ« tĂ« arrestojnĂ« Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin kur t’i hasin dhe t’ia dorĂ«zojnĂ« policisĂ« gjyqĂ«sore, transmeton Telegrafi.

Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandar Vuçiqin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij.

The post Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi appeared first on Telegrafi.

Kush është Milorad Dodik?

23 March 2025 at 16:53

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste.

Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.

Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën.

Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.

Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi.

Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD).

Fillimisht, ai u dallua si njĂ« reformator nĂ« pjesĂ«n e mbizotĂ«ruar nga serbĂ«t e BosnjĂ«-HercegovinĂ«s, “Republika Srpska” (RS).

Kundërshtarët e nacionalistëve

Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS.

Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiq.

Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë.

“Dodik ishte i guximshĂ«m dhe pragmatik, gjĂ« qĂ« e bĂ«ri atĂ« tĂ« popullarizuar, veçanĂ«risht me amerikanĂ«t”, thotĂ« Tanja Topiq, vĂ«zhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotĂ«m i RS.

“Por sot ai sheh tĂ« njĂ«jtĂ«t kriminelĂ« lufte si heronj kombĂ«tarĂ« dhe e pĂ«rshkruan B-H si njĂ« krijesĂ« tĂ« panatyrshme tĂ« komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar”.

NjĂ« shtet – dy “entitete”

Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar.

Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma.

Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre.

Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror.

Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.

Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviq.

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerĂ«soi Dodikun nĂ« atĂ« kohĂ« si “njĂ« frymĂ« e pastĂ«r” dhe si njĂ« partner pĂ«r stabilitetin dhe zbatimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Dejtonit.

“Ai udhĂ«hoqi me mençuri RS-nĂ« nĂ«pĂ«r kohĂ« tĂ« vĂ«shtira dhe ishte i pĂ«rkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Albright.

Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.

Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës

“Vitet 1997/98 e deri nĂ« 2007 u shĂ«nuan nga njĂ« ndĂ«rhyrje e madhe ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Bosnje”, shpjegon gazetari Zarko Markoviq nga Banja Luka.

NdĂ«rsa “Dodik ishte aq i çmendur sa tĂ« pranonte postin e kryeministrit nĂ« kĂ«tĂ« kaos”.

Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.

Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?

Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001.

Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS.

Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska.

Shpesh fltet edhe pĂ«r njĂ« referendum qĂ« do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshĂ«m.

Sundimtari i vetëm

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, ai mbajti njĂ« referendum pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e Republika Srpska nga Bosnja nĂ« janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese pĂ«rgjegjĂ«se nĂ« SarajevĂ« e kishte shpallur mĂ« parĂ« votimin tĂ« paligjshĂ«m. Rezultati nuk ishte ligjĂ«risht i detyrueshĂ«m, por ai çimentoi autoritetin nĂ« njĂ«sinĂ« “e tij” dhe tregoi aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me rrethanat politike.

Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës.

Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.

Shkëputja dhe nacionalizmi

Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje.

Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023.

Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.

Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm. /DW/

The post Kush është Milorad Dodik? appeared first on Telegrafi.

SerbĂ«t e KosovĂ«s nĂ« protestĂ«n e Beogradit/ Shala: Çdo gjĂ« duket se Ă«shtĂ« e orkestruar

14 March 2025 at 17:25

Eksperti i SigurisĂ« Drizan Shala nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin “Ballkan Update” nĂ« ABC News, foli pĂ«r situatĂ«n politike nĂ« Ballkan, duke u ndalur edhe tek protesta e paralajmĂ«ruar ditĂ«n e nesĂ«rme mĂ« 15 mars nĂ« Beograd.

DhjetĂ«ra tĂ« rinj nga veriu do t’i bashkohen protestĂ«s sĂ« 15 marsit, pas thirrjes sĂ« presidentit AleksandĂ«r Vuçiç.

“ËshtĂ« paralajmĂ«ruar qĂ« protesta ditĂ«n e nesĂ«rme do tĂ« jetĂ« e dhunshme. Duket se çdo gjĂ« Ă«shtĂ« e orkestruar. Por njĂ« tjetĂ«r element Ă«shtĂ« mbajtja e njĂ« situatĂ« tĂ« tensionuar pĂ«r tĂ« dalĂ« si fitimtar mĂ« tej. Ka dĂ«shmi qĂ« dhjetĂ«ra tĂ« rinj i janĂ« bashkuar thirrjes sĂ« Vuçiç pĂ«r ta mbĂ«shtetur ditĂ«n e nesĂ«rme”, tha ai.

MĂ« tej gjatĂ« intervistĂ«s, ai u shpreh: “Opozita e ka parĂ« tĂ« arsyeshme t’i bashkohet edhe pse nuk ka qenĂ« pjesĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se e organizimit. Bashkimi i partive opozitare, tregon se mund tĂ« shohim njĂ« veprim apo orkestrim nĂ« rrugĂ«t e Beogradit, dhe kjo mund tĂ« jetĂ« e “rĂ«ndĂ«â€ pĂ«r t’u parĂ«.

Ndërsa lidhur me Draftin e një kushtetute te re, që synon ta përcaktoje si shtet me vete, entitetin serb te Bosnje Hercegovinës, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska, ai tha se çdo gjë është e orkestruar.

“Propozimi ka kaluar me 53 vota, kjo dĂ«shmon faktin qĂ« Dodik Ă«shtĂ« njĂ« lojtar qĂ« nuk ka çfarĂ« tĂ« humbĂ«. Nuk ka dhĂ«nĂ« ndonjĂ« efekt tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me çështjet e brendshme tĂ« BosnjĂ«s”, u shpreh Shala.

/abcnews.al/

Republika Srpska miraton një draft të kushtetutës të re për ta përcaktuar atë si shtet

By: Re Nato
14 March 2025 at 07:46

Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta përcaktojë si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Me KushtetutĂ«n e re, ndĂ«r tĂ« tjera, liderĂ«t e RepublikĂ«s Srpska synojnĂ« ta pĂ«rcaktojnĂ« kĂ«tĂ« entitet si shtet tĂ« popullit serb, t’i japin tĂ« drejtĂ«n e vetĂ«vendosjes, ta krijojĂ« ushtrinĂ« e tij dhe ta shfuqizojĂ« KĂ«shillin e Popujve dhe nĂ«nkryetarĂ«t nga dy popujt e tjerĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«s.

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Srpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës.

Drafti, i cili u miratua me 50 vota pĂ«r dhe tetĂ« kundĂ«r tĂ« enjten nĂ« BanjallukĂ«, tani do tĂ« kalojĂ« nĂ« njĂ« debat publik 30-ditor, pas sĂ« cilĂ«s Komisioni Parlamentar pĂ«r Çështje Kushtetuese do ta hartojĂ« njĂ« propozim qĂ« mĂ« pas do tĂ« debatohet sĂ«rish nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare.

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

12 March 2025 at 14:49

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp sot në Banja Luka i dërgoi një mesazh kërcënues komandantit të EUFOR-it, Florin-Marian Barb, i cili është nga Rumania.

“Ne shohim se kĂ«ta, ai njĂ« komandant nga Rumania, po pĂ«rpiqet tĂ« forcojĂ« karrierĂ«n e tij me manifestime dhe kĂ«rcĂ«nime tĂ« ndryshme. Ndoshta ka parĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shkruar diçka tĂ« suksesshme nĂ« biografinĂ« e tij. Kot i ka tanket. Nuk mendoj se ka pĂ«rgjigje pĂ«r vezĂ«t nĂ« kokĂ« dhe disa gjĂ«ra tĂ« tjera. Nuk do t’i rekomandoja as ta kontrollonte sepse vezĂ«t serbe janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« forta se tjerat”, tha ai.

“Ai Ă«shtĂ« i lirĂ« tĂ« varĂ« kĂ«rcĂ«nimet e tij nĂ« bishtin e maces, pavarĂ«sisht se Ă«shtĂ« komandant i EUFOR-it”, shtoi Dodik, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu theksoi se do t’i kĂ«rkojĂ« RusisĂ« tĂ« vĂ«rĂ« veto pĂ«r zgjatjen e misionit tĂ« EUFOR-it nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, kurse nĂ« fjalinĂ« tjetĂ«r tha se nuk ka asgjĂ« kundĂ«r misionit tĂ« EUFOR-it nĂ« BeH dhe shtimit tĂ« numrit tĂ« ushtarĂ«ve!?

“KĂ«to ditĂ« do tĂ« takohem nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« me pĂ«rfaqĂ«suesit e FederatĂ«s Ruse dhe ndryshe nga tĂ« gjitha vitet e mĂ«parshme kur kĂ«rkova qĂ« Altea tĂ« qĂ«ndrojĂ«, tani do t’u kĂ«rkoj rusĂ«ve tĂ« vĂ«nĂ« veton dhe tĂ« mos lejojnĂ« njĂ« strukturĂ« subversive qĂ« shpĂ«rdoron mandatin e OKB-sĂ« dhe na kĂ«rcĂ«non ne serbĂ«t. Ne nuk e kemi aspak problem – tĂ« forcojmĂ« praninĂ« e tyre dhe tĂ« sillemi nĂ« pĂ«rputhje me mandatin”, shtoi Dodik.

Edhe pse ai tha sot se EUFOR nuk ka mandat pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« rast nevoje pĂ«r agjencitĂ« e sigurisĂ« vendase, kjo nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. VetĂ« zĂ«vendĂ«sministri i Mbrojtjes i BeH, Aleksandar Goganoviq, i cili vjen nga radhĂ«t e Dodik, tha sot: “Roli i EUFOR-it, nĂ« pĂ«rputhje me mandatin e caktuar nga KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ«, Ă«shtĂ« vendimtar dhe se EUFOR Ă«shtĂ« njĂ« partner kyç i Forcave tĂ« Armatosura tĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ«s dhe institucioneve tĂ« tjera nĂ« ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisĂ« nĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ«â€.

Dodik bĂ«ri tĂ« ditur se EUFOR-i mund tĂ« sjellĂ« 10,000 ushtarĂ«, se ai nuk ka asnjĂ« problem me kĂ«tĂ« dhe mĂ« pas i tha gjeneralit rumun “tĂ« mos ngatĂ«rrohet”.

“NĂ«se nuk ju mjaftojnĂ« 1000, sillni 10.000 njerĂ«z. Ne nuk kemi problem. Por qĂ«ndroni nĂ« mandatin tuaj. AsnjĂ« serb nuk do tĂ« qĂ«llojĂ« mbi ju dhe nuk do tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ«, por serbĂ«t nuk janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« tolerojnĂ« njĂ« pushtues. Dhe ky gjeneral rumun qĂ« po tallet Ă«shtĂ« provĂ« klasike e pushtimit. Ndoshta do ta shpallim forcĂ« pushtuese”, tha pĂ«r fund Dodik. /Telegrafi/

 

The post Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in appeared first on Telegrafi.

Urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik

12 March 2025 at 11:47

Prokuroria e BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s lĂ«shoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« urdhĂ«r arresti pĂ«r Milorad Dodik, president i entitetit tĂ« RepublikĂ«s Srpska tĂ« udhĂ«hequr nga serbĂ«t, dhe dy tĂ« tjerĂ«, duke i akuzuar ata pĂ«r “sulm ndaj rendit kushtetues” tĂ« BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s, njoftuan mediat. Masa erdhi pasi Dodik, kryeministri i RepublikĂ«s Srpska Radovan Viskoviç dhe kryetari [
]

The post Urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Bosnje e HercegovinĂ«s lĂ«shoi urdhĂ«r pĂ«r ndalim, Dodik feston ditĂ«lindjen – pallati i Republika SĂ«rpska ruhet nga policĂ«t me armĂ« tĂ« gjata

12 March 2025 at 12:59

Një numër i madh i policëve me armë të gjata janë vërejtur sot para Pallatit të Republikës Sërpska në Banja Luka, ndërsa para Kuvendit Popullor është vënë re siguri standarde.

Para këtyre dy lokacioneve janë të vendosur oficerë policie, të cilëve u janë edhe automjetet, transmeton Telegrafi.

Në këto momente në Pallatin e Republikës Sërpska, presidenti i saj Millorad Dodik po feston ditëlindjen me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Në Kuvend janë planifikuar për sot dy seanca të veçanta. Në të parën, që fillon në ora 11:00, pika e vetme e rendit të ditës do të jetë Propozimi për vendim për të vazhduar me miratimin e kushtetutës së re të Republikës Sërpska.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s sĂ« 19-tĂ« speciale, menjĂ«herĂ« u caktua seanca e 20-tĂ« e posaçme e Kuvendit KombĂ«tar, pĂ«r tĂ« cilĂ«n u propozuan dy pika tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s – Projekt-Kushtetuta e RepublikĂ«s SĂ«rpska dhe Projektligji pĂ«r mbrojtjen e rendit kushtetues tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska. /Telegrafi/

The post Prokuroria e Bosnje e HercegovinĂ«s lĂ«shoi urdhĂ«r pĂ«r ndalim, Dodik feston ditĂ«lindjen – pallati i Republika SĂ«rpska ruhet nga policĂ«t me armĂ« tĂ« gjata appeared first on Telegrafi.

Shefi i NATO-s nĂ« BosnjĂ«: Çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj integritetit tĂ« vendit, i papranueshĂ«m

By: Besnik
10 March 2025 at 18:51

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ofruar mbështetje të palëkundur për qeverinë federale të Bosnje e Hercegovinës pas lëvizjeve separatiste të udhëheqësve serbë të Bosnjës.

Këto lëvizje përfshijnë miratimin e ligjeve që ndalojnë autoritetet federale të veprojnë në territorin autonom të Republikës Srpska.

Rutte paralajmĂ«roi se çdo veprim qĂ« kĂ«rcĂ«non stabilitetin dhe sigurinĂ« e BosnjĂ«s, si dhe minon MarrĂ«veshjen e Dejtonit, Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m. Ai shtoi se “retorika dhe veprimet nxitĂ«se” paraqesin njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« e vendit.

Takimi i tij me liderët e Bosnjës, që përfaqësojnë tre etnitë kryesore të vendit, erdhi pas miratimit të një sërë ligjesh nga Republika Srpska, të cilat i japin asaj autonomi më të madhe dhe i ndalojnë autoritetet federale të ndërhyjnë.

Këto ligje janë konsideruar nga zyrtarët boshnjakë si një shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila ka ndihmuar në krijimin e strukturave të përbashkëta të qeverisjes pas luftës.

Rutte theksoi se Bosnja dhe Hercegovina mund tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« NATO dhe se Aleanca Ă«shtĂ« e angazhuar pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin e vendit. Ai paralajmĂ«roi se “çdo veprim qĂ« destabilizon kĂ«tĂ« vend Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m”.

Tensionet në Bosnjë dhe kërcënimet për destabilizim

Ligjvënësit serbë të Bosnjës miratuan ligje që u ndalojnë autoriteteve federale të veprojnë në Republikën Srpska. Këto lëvizje kanë ngjallur tensione të mëdha dhe kanë shtuar shqetësimet për mundësinë e rikthimit të konflikteve.

Denis Becirovic, njĂ« anĂ«tar boshnjak i presidencĂ«s, i pĂ«rshkroi lĂ«vizjet si njĂ« “sulm brutal ndaj rendit kushtetues”, ndĂ«rsa zyrtarĂ«t nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i dĂ«nuan ato si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ«.

Përfaqësues të NATO-s dhe EUFOR-it, forcave paqeruajtëse evropiane në Bosnjë, kanë njoftuar se kanë shtuar praninë e trupave për të siguruar stabilitetin dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Mark Rutte: “NATO do tĂ« mbrojĂ« paqen e BosnjĂ«s”

Në fjalën e tij, Rutte theksoi se situata nuk është e ngjashme me vitin 1992, kur shpërthimi i Luftës së Bosnjës solli pasoja tragjike për vendin. Ai garantoi se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar janë të angazhuar për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin e Bosnjës, duke ofruar mbështetje përmes misioneve të sigurisë si EUFOR.

Tensionet e shkaktuara nga lĂ«vizjet separatiste kanĂ« nxitur frikĂ«n pĂ«r mundĂ«sinĂ« e njĂ« tjetĂ«r eskalimi tĂ« situatĂ«s, por Rutte theksoi se “komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar Ă«shtĂ« kĂ«tu dhe i pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« vazhduar mbĂ«shtetjen”.

Sekretari i NATO-s do të vizitojë gjithashtu Kosovën për të shprehur mbështetje për stabilitetin në rajon, ku aleanca ka një mision paqeruajtës me prani trupash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i NATO-s nĂ« BosnjĂ«: Çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj integritetit tĂ« vendit, i papranueshĂ«m appeared first on Euronews Albania.

“Grusht shteti”: Kuvendi i RepublikĂ«s Srpska miraton ligje qĂ« ndalojnĂ« punĂ«n e disa institucioneve tĂ« BeH brenda territorit tĂ« saj

27 February 2025 at 23:17

Në një seancë urgjente të Kuvendit të Republikës Srpska, janë miratuar projektligje që kanë të bëjnë me moszbatimin e legjislacionit të Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së.

Këto ligje përfshijnë institucione të tilla si Gjykata e BiH, Zyra e Prokurorit të BeH, Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) e BeH dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (KLGJP) i BeH, zbatimi dhe zbatimi i të cilave është i ndaluar në RS.

Dhe siç vlerësojnë mediat, ky vendim paraqet një sfidë serioze për rendin kushtetues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, 49 deputetë votuan pro miratimit të ligjit, ndërsa tre votuan kundër.

Me të njëjtin numër votash është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës Srpska, me procedurë urgjente, si dhe Projektligji për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse, me procedurë urgjente.

Ligjet u miratuan menjëherë pas vendimit kundër presidentit të RS-së, Milorad Dodik, të cilin Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burgim dhe ia ndaloi veprimtarinë në funksionet publike për gjashtë vjet.

Ministrja e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale e RS-së, Senka Jujiq, shpjegoi se ligjet ndalojnë zbatimin e legjislacionit të BeH në territorin e RS, që sipas mediave, cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues të shtetit.

Madje disa deputetë paralajmëruan se vendime të tilla mund të hapin rrugën për ndjekje penale si të propozuesve të ligjeve ashtu edhe të deputetëve që i miratuan ato dhe mund të konsiderohen si sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. /Telegrafi/

The post “Grusht shteti”: Kuvendi i RepublikĂ«s Srpska miraton ligje qĂ« ndalojnĂ« punĂ«n e disa institucioneve tĂ« BeH brenda territorit tĂ« saj appeared first on Telegrafi.

❌
❌