Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

By: Oldi
13 July 2025 at 21:19

Studiuesi amerikan, Matt Palumbo është shprehur se ish-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka pasur rol të madh në vendosjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës. Palumbo thase në Shqipëri ka persona të përfshirë me fondacionin Soros, ku sipas tij, në një kolegj në Vjenë, ata kanë të arkivuar të gjithë emrat, nga Soros, […]

The post “Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

By: Ardit
30 June 2025 at 17:32

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson ekskluzivisht për A2 CNN se sanksionet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Uashington. “Ky legjislacion që krijoi këtë […]

The post Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH appeared first on BoldNews.al.

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

By: Ela
28 June 2025 at 22:01

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet. “Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. […]

The post ‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet! appeared first on BoldNews.al.

Lëkundet vendimi për Berishën? Ish-këshilltari i Trump: Non grata ishte e gabuar, duhet rishikuar urgjentisht

28 June 2025 at 21:50

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, theksoi ai.

The post Lëkundet vendimi për Berishën? Ish-këshilltari i Trump: Non grata ishte e gabuar, duhet rishikuar urgjentisht appeared first on Sot News | Lajme.

Fox News: DASH, asnjë ndryshim për Sali Berishën

By: xhir jeta
11 May 2025 at 08:18

Deri më sot, duket se nuk ka asnjë lëvizje për sanksionet amerikane kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të Fox News Digital nëse do të merrte në konsideratë heqjen e sanksioneve kundër Berishës dhe nëse sanksionet në fuqi penguan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Një zëdhënës i tha Fox News Digital të enjten se “Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar për këtë përcaktim në këtë kohë”.

Gara e Berishës ka qenë e mbushur me ndërlikime të tjera, shkruan Fox News, duke përfshirë heqjen e imunitetit të tij ligjor në dhjetor 2023 dhe mbajtjen në arrest shtëpiak deri në nëntor 2024. Berisha aktualisht është në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, vijon më tej artikulli. /abcnews.al

 

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

10 May 2025 at 17:34

Kompania e lobimit “Continental Strategy”, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike për të lobuar pranë qeverisë amerikane, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishës në Departamentin Amerikan të Shtetit për të pajisur me vizë hyrësë për në SHBA liderin demokrat. Kjo vërtetohet nga dokumentet zyrtare të depozituar në […]

The post DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha e mohoi kategorikisht, ja dy letrat e kompanisë lobuese që e nxjerrin zbuluar, për të pajisur me vizë…

10 May 2025 at 16:21

Sali Berisha, i shpallur Nongrata në Maj 2021 prej administratës Biden të enjten, gjatë një konference për shtyp, mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Kreu i PD-së, Berisha tha se që kur kishte lënë detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.

Ndërkohë që zoti Berisha mban këtë qëndrim e vërteta është krejt ndryshe dhe kjo faktohet përmes dokumenteve zyrtare depozituar në departamentin FARA një detyrim ky ndaj lobistëve në SHBA. Ky dokumenttregon se kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partinë Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishës. Është firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit.

Përpjekja për një vizë amerikane në pasaportën e Sali Berishës ka nisur në datën 28 Mars tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore. Ata i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishen.

“Ne jemi të nderuar të dërgojmë këtë kërkesë formale për të lëshuar një vizë hyrje-dalje për Profesor Doktor Sali Berishën kreun e PD-s në Shqipëri për të vizituar Shtet e Bashkuara të Amerikës. Doktor Berisha është ftuar nga organizatat tona për tu takuar me komunitetin Shiptaro Amerikan në Shtet e Bashkuara”.

Në kërkesë shpjegohet se qëllimi i kësaj vize është takimi me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara në funksion të fushatës elektorale. Kjo kërkesë, siç thuhet ne dokument është shpërndarë nga Continental Strategy, në emër të shërbimeve të klientit Partisë Demokratike e Shqipërisë. Në kushtet kur pasaporta e Dr. Berishës nuk u vulos me një vizë amerikane, pas më shumë se një muaji nga data e kërkesës të injoruar nga Departameti Amerikan i Shtetit kompania lobuese Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partine Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, në datën 1 Maj.

Edhe kjo letër eshte depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, ne emër te Partisë Demokratike ku tregohen rrugët e mundshme për pajisje me vizë të Sali Berishës.

“Revokimi heqja mund të ndodhë përmes një rishikimi të brendshëm, rikonsiderim politik apo ndryshim i politikave të administratës. Personi i sanksionuar apo avokatët e tij mund ta kundërshtojnë tek Sekretari i Shtetit përmes përcjelljes së shqetësimit apo lobimit për revokimin”.

Konteksti kërkesës është përsëri një thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës. Letra mbyllet me lutjen e kompanisë lobuese ku theksojnë se shpresa e vetme për klientin e tyre mbetet një vendim i sekretarit Marco Rubios. Një vendim i dëshiruar të vinte gjatë fushatës zgjedhore por që nuk ka ardhur deri më tani.

Sanksionimi i Sali Berishës vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit te Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate. Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar përmes organizatave shqiptaro amerikane dhe kompanisë lobuese jo një, por plot dy herë të pajiset më vizë e të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara, por as kjo kërkesë, deri me sot nuk është marrë parasysh.

Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë nongrata dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikes, deri tani lutjet e tij kanë rezultuar pa sukses.

 

The post Sali Berisha e mohoi kategorikisht, ja dy letrat e kompanisë lobuese që e nxjerrin zbuluar, për të pajisur me vizë… appeared first on Sot News | Lajme.

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

By: Mirgen
9 May 2025 at 22:47

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita është shprehur tepër i bindur se shpallja “non grata” e Sali Bershës nga SHBA, është vendosur me lobim nga kryeministri Edi Rama. “100% e besoj”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse besonte pretendimet e Berishës mbi këtë vendim të DASH, gjatë administratës së […]

The post Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur appeared first on BoldNews.al.

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

By: Ardit
9 May 2025 at 22:38

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha. La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden ishte e korruptuar ishte një ndërhyrje në zgjedhje. Diskutimi: Si qëndron marrëdhënia me lobimet në […]

The post ‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Rama: LaCivita mori 6 milionë euro për t’i vënë kapelën Bufit, nuk i është hequr nongrata

TIRANË, 9 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se në 11 maj PS do të marrë minimalisht 78 mandate.

I ftuar në një studio televizive, Rama komentoi edhe këshilltarin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, ndërsa theksoi se ai ka ardhur dhe ka marrë 6 milionë dollarë për t’i vënë kapelën Bufit, por nuk i është hequr nongrata.

“Nongrata kur hiqet, hiqet, hiqet njësoj siç vihet. Vihet me deklaratë dhe hiqet me deklaratë, jo me 6 milionë dollarë për të bërë një gjë në Twitter dhe për të marrë nëpër këmbë gjithë demokratët këtu dhe për t’u thënë: do ndodhi mrekullia vetëm për fushatë”, tha Rama.

Ndërsa komentoi parashikimet për rezultatin zgjedhor në të ashtuquajturin “Memorandum i Kuçit”, Rama theksoi se ne kemi projeksionet tona dhe parashikojmë që të rritemi nga 74 mandate që kemi aktualisht në minimumi 78 mandate.

“Mandatet shtohen sepse Shqipëria nuk s’është kjo që komentoni ju. Shqiptarët nuk janë njerëz të kufizuar që të thonë meqë disa nga këta hynë në burg duhet të hiqen këta të tjerët. Shqiptarët e dinë se Reformën në Drejtësi e bëmë ne”, tha Rama.

Duke folur për pensionet, Kryeministri siguroi se pensionin minimal 200 euro do ta arrijmë deri në Shqipërinë 2030, brenda këtij mandati.

“Ne kemi pasur me ndihmë ekonomike gati 90 mijë persona, sot kemi 54 mijë. E gjithë kjo pjesa tjetër është futur në treg, është rritur niveli i njerëzve që janë gati të punojnë. Në këto 10 vite kemi bërë një gjë epokale, sepse deri në vitin 2013 ne nuk kemi pasur sistem pensionesh fare, ndërkohë që vendet e rajonit nuk kanë prishur gjë. Ne nuk kemi pasur sistem pensionesh, kemi pasur asistencë”, tha Rama.

Sistemi i pensioneve, sipas tij, bazohet te sigurimet, ndërkohë që më parë kishte tavan për pensionet 24 mijë lekë.

“U shkatërrua gjithë industria dhe gjithë ky stok është aty. Ne futëm sistemin e  sigurimeve”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Rama: LaCivita mori 6 milionë euro për t’i vënë kapelën Bufit, nuk i është hequr nongrata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk bëj lobim!” Heqja e statusit “non grata” ndaj Berishës? LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

By: M C
9 May 2025 at 22:44

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivitia komentoi foli për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA. LaCivita theksoi në emisionin “Top Story” se ai nuk lobon. Strategu shtoi se në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken, sipas tij, dha statusin Non grata, në Amerikë këtë e quajnë ndërhyrje në zgjedhje.

“Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

The post “Nuk bëj lobim!” Heqja e statusit “non grata” ndaj Berishës? LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

‘Berisha nuk ka dalë nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, Buzhala: Është thjesht leje për vizë

8 May 2025 at 22:22

Gazetari kosovar Berat Buzhala ka komentuar deklaratën e gazetarit amerikan Mark Caputo, i cili përmes një postimi në Twitter ka pretenduar se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjen e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA. Caputo ka lënë të kuptohet se udhëtimi i Berishës në disa raste nuk përjashtohet plotësisht.

Sipas Buzhalës, kjo deklaratë nuk përbën një dalje të Berishës nga “lista e zezë”, por më shumë një lehtësim që lidhet me çështjen e vizës. Ai e quajti deklaratën ofenduese në formën e saj dhe vuri në dyshim seriozitetin e saj duke thënë se, po të ishte një zhvillim real dhe zyrtar, do të ishte bërë publik nga figura të nivelit të lartë si senatori amerikan Marco Rubio.

“Kjo s’është dalje nga lista e zezë, kjo është një shkurtim për vizën, domethënë që mundet me shku. Edhe pse forma e deklaratës është goxha ofenduese. Po është ofenduese sepse Marco Rubio ka Twitter dhe Berishën, së paku, që e kishte futur Blinken-i, tani Marco Rubio do e postonte në Twitter që ‘ne ja hoqëm non gratën Berishës’”, tha Buzhala.

Ai shtoi se gjithsesi, zhvillimet e fundit po shkojnë në favor të Berishës dhe se tani opozita nuk ka më hapësirë për t’u ankuar në rast humbjeje në zgjedhjet e 11 majit.

“Gjithë yjet janë rreshtuar për Berishën dhe tani le ta shohim rezultatin të dielën. Mos ta bëjmë qaramanin pas zgjedhjeve – ‘nuk na votuan se ishim në listë të zezë’, ‘nuk na votuan se ishim në arrest’ – dhe Berisha me i pas kurdisur vetë yjet nuk do e bënte gjërat kaq mirë. Kështu kisha bërë dhe unë po të isha si Berisha: kisha qëndruar në paraburgim, kisha dalë nga paraburgimi, kisha dalë nga lista e zezë tre ditë para zgjedhjeve”, përfundoi Buzhala.

The post ‘Berisha nuk ka dalë nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, Buzhala: Është thjesht leje për vizë appeared first on Sot News | Lajme.

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

By: Ardit
8 May 2025 at 22:52

Ish-ambasadori Agim Nesho e cilësoi si një fitore të madhe për demokracinë heqjen e non grates ndaj Sali Berishës. Sipas tij, kjo përbën një reflektim të politikës së jashtme amerikane dhe një korrigjim të qartë nga Departamenti i Shtetit. Ai theksoi se çështja është de facto e përfunduar dhe se burokratët amerikanë tashmë i kanë […]

The post Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi appeared first on BoldNews.al.

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

By: Ardit
8 May 2025 at 22:34

Gazetari Bledar Koka ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën” e vendosur ndaj Sali Berishës. Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë. “Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump […]

The post “Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure appeared first on BoldNews.al.

“Non grata nuk hiqet me një postim”/ Rada: Gazetari anonim dhe s’ka treguar fakte

8 May 2025 at 23:53

Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, komentoi postimin në twitter të gazetarit Marc Caputo, lidhur me non grata e Berishës.

Gazetari Rada u shpreh se e vlerëson si një reagim tejet qesharak, duke theksuar se non grata nuk hiqet me një postim.

“Një gazetar i panjohur për publikun shqiptar, ka bërë një twitter të tillë dhe 10 minuta pasi bëri këtë twitter doli lajmi nga portalet dhe mediat e Berishës. Por gazetari ka bërë edhe një gabim të pafalshëm dhe thotë se ka pyetur Departamentin Amerikan për Berishën dhe ka harruar ta pyesë për të gjithë familjen. Dhe një tjetër fakt është se Berisha nuk ka probleme vetëm me SHBA por edhe me Britaninë e Madhe. Berisha ka nisur beteja ligjore që i ka humbur, edhe në Francë kundër Blinken. Pra Berisha prapë nuk e kalon dot oqeanin”, tha ai.

Gjatë intervistës, komentoi edhe incidentin e ndodhur në mitingun e Berishës në Elbasan, ku u raportua se mbeti i plagosur djali i Luçiano Boçit.

Gazetari Rada tha se lista e PD në Elbasan po sjell frymën e dhunës. Më tej nënvizoi se zgjedhjet e 11 majit do të tregojnë se Partia Demokratike është në një situatë shumë të vështirë.

/abcnews.al/

Berisha mund të shkoj në SHBA? Manjani: Çfarë ndodh me “non grata”

8 May 2025 at 22:44

Juristi Ylli Manjani tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se postimet në X të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili shkruan se DASH i ka konfirmuar se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA, është një twitter me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje.

Megjithatë Manjani shton se nëse kjo gjë është e ërtetë është një gjë e mirë për liderin e opozitës, ama që një vizitë e kreut të PD-së në SHBA të ndodh sipas Manjanit, ka disa specifika:

“Twitteri është me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje. Por shumë mirë e ka bërë. Kjo gjë po të kishte ndodhur do ishte gjë e mirë. Për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur. Ky DASH që nuk dihet kush është i ka cituar ligjin e Amerikës Fidel Kastros.

Që Berisha të përfitojë nga ky ligji duhet ose të jetë kryeministër që të shkojë në OKB. Është një vizitë shumë e veçantë, e duhet të jetë i nivelit shumë të lartë që të përfitojë nga ky rregull. Nëse ky është hapi i parë për ti hequr “non gratën”, patjetër është një gjë e mirë. Unë uroj ti vihet viza dhe mbret u bëftë Sali Berisha, unë nuk kam asnjë problem me këtë”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha mund të shkoj në SHBA? Manjani: Çfarë ndodh me “non grata” appeared first on Euronews Albania.

Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep përgjigjen

By: user 6
8 May 2025 at 22:09

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet. Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.

Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron “vendim politik” të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij? Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.

“Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept: Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh. Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep përgjigjen appeared first on Lapsi.al.

A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem po zien!

8 May 2025 at 21:17

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden. Në një intervistë për emisionin Opinion  një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, […]

The post A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem po zien! appeared first on BoldNews.al.

Ka rënë apo jo “non grata” për Berishën? Koka: De facto po, ja kur bie edhe de jure

8 May 2025 at 21:42

Gazetari Bledar Koka ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën”  e vendosur ndaj Sali Berishës.

Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë.

“Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump dhe Rubio kanë marrë sa i përket politikës së “non gratave”. Rasti i parë ishte ai me zyrtarin hungarez dhe rasti i dytë në trajtimin e “non gratave” është ky me Berishën.

Kjo është një njohje e gabimit të madh që është bërë nga administrata dhe që ne e kemi thënë të gjithë, dhe sot është konfirmimi që “non grata” ka rënë de facto, por “de jure” akoma jo. Nuk ka rënë “de jure” sepse në optikën dhe vizionin e Sekretarit Rubio, politika e “non gratave” synon të rishikohet e tëra dhe të zëvendësohet nga një mekanizëm tjetër politik”, tha gazetari Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ka rënë apo jo “non grata” për Berishën? Koka: De facto po, ja kur bie edhe de jure appeared first on Euronews Albania.

SHBA i hoqi non grata-n? Berisha: Ky problem po zien! Esenca, hedhja në kosh e vendimit politik të administratës Biden

By: M C
8 May 2025 at 21:56

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin “non grata” ndaj tij. I ftuar në emisioni “Opinion” Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”.

Kryedemokrati ta se DASH e ka konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden. Një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet. Ai shtoi se lajmi edhi si befasi edhe për të.

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

Gazetari: A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Sali Berisha: Kur një korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Gazetari: Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Gazetari: Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Gazetari: Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

Gazetari: A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrenspondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.

The post SHBA i hoqi non grata-n? Berisha: Ky problem po zien! Esenca, hedhja në kosh e vendimit politik të administratës Biden appeared first on Albeu.com.

❌
❌