Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Administrata Trump forcon rrethin, LaCivita merr drejtimin në Shtëpinë e Bardhë

25 June 2025 at 21:55

Victoria LaCivita, është emëruar në një nga pozicionet kyçe të administratës së presidentit Donald Trump.

Ajo mban postin e Drejtores së Komunikimit në Zyrën e Shkencës dhe Teknologjisë të Shtëpisë së Bardhë, duke sjellë eksperiencën e saj në fushën e komunikimit në një sektor strategjik.

Victoria është vajza e Chris LaCivita, strategut të fushatës presidenciale të Donald Trump.

xYd0jPdt_400x400
Viktoria LaCivita

Përmes këtij emërimi, Victoria LaCivita forcon më tej politikat që lidhen me teknologjinë dhe inovacionin në Shtetet e Bashkuara.

Victoria LaCivita është një profesioniste amerikane e fushës së komunikimit dhe politikës, e njohur për angazhimet e saj në administratën publike dhe fushatat elektorale.

Ajo është vajza e Chris LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump në vitin 2024, i cili ka udhëhequr gjithashtu fushatën e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Karriera dhe Angazhimet

Drejtore e Komunikimit në Zyrën e Shkencës dhe Teknologjisë të Shtëpisë së Bardhë: Në janar 2025, Victoria LaCivita u emërua Drejtoreshë e Komunikimit në këtë zyrë, një pozicion kyç për koordinimin e komunikimit në fushat e shkencës dhe teknologjisë në administratën amerikane.

Drejtore e Komunikimit për Prokurorin e Përgjithshëm të Virxhinias: Pas diplomimit nga Universiteti i Virxhinias, ajo ka punuar si asistente për shtyp për senatoren Martha McSally dhe më pas si Drejtoreshë e Komunikimit për fushatën e Jason Miyares për Prokuror të Përgjithshëm në Virxhinia.

Angazhime në Fushata Elektorale: Victoria ka qenë e angazhuar në disa fushata elektorale, duke përfshirë punën si asistente për shtyp dhe si drejtoreshë e komunikimit në fushata të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e strategjive të komunikimit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me median.

victoria1victoriaa

 

The post Administrata Trump forcon rrethin, LaCivita merr drejtimin në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Sot News | Lajme.

“LaCivita, njeri katastrofal”/ Noka përplaset me Baton Haxhiun: Jeni avokat nën rrogoz i autokracisë

2 June 2025 at 22:29

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka debatuar me analistin Baton Haxhiu për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit Hahxhiu renditi disa nga arsyet që e kanë dobësuar Partinë Demokratike, duke rezultuar në humbjen e saj në zgjedhje. Ndërsa Flamur Noka nuk pranoi asnjë prej këtyre argumentave, duke […]

The post “LaCivita, njeri katastrofal”/ Noka përplaset me Baton Haxhiun: Jeni avokat nën rrogoz i autokracisë appeared first on BoldNews.al.

A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti

27 May 2025 at 22:23

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje.

I pyetur nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore.

Pjesë nga biseda:

A është zoti LaCivita ende në PD?

Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent.

Çfarë këshillon?

Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.

The post A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti appeared first on Sot News | Lajme.

A ia vlejtën paratë që dhatë për Chris LaCivita? Ja çfarë thotë Berisha për drejtuesin e fushatës së tij

27 May 2025 at 13:27

Sali Berisha, në konferencën për media, është pyetur lidhur me drejtuesin e fushatës së tij elektorale, Chris LaCivita, nëse paratë që i kanë dhënë ia kanë vlejtur.

Berisha tha se ia kanë vlejtur, sepse “kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti”.

Berisha gjithashtu tha se LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në histori.

“Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht”, tha ai.

Berisha: Kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD.

Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale. Shumë të pasur. Por, përsëri nëse ai do të ecte në këtë fushatë elektorale pa një ekspertizë, ai do të gabonte. Pse merret këshilltari elektorale? Merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës. Dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht.

Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Dhe më shumë se kurrë u faktua në këto zgjedhje. Në këtë farsë elektorale ne patëm ekspertizën më të mirë dhe bëmë fushatën më të mirë të jetës time, paraqitëm programin më transformues, por asnjë nga këto nuk e bëri opozitën fituese të farsës.

Tani, ju shtoni problemin e transparencës. Do të bëhet transparente në afatin që parashikon ligji zgjedhor. Ai ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti. Kjo është.

The post A ia vlejtën paratë që dhatë për Chris LaCivita? Ja çfarë thotë Berisha për drejtuesin e fushatës së tij appeared first on Sot News | Lajme.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

“Shqipëria, njësoj si seriali Narcos”, Mediu tregon a ka ngelur më magji nga LaCivita: Do të vazhdojë të ndihmojë..

23 May 2025 at 22:19

Fatmir Mediu ishte i ftuar në një studio televizive ku foli rreth strategut amerikan të fushatës së opozitës Chris LaCivita dhe a mbaroi misioni i tij në Shqipëri.

Ndërsa vlerësoi figurën e LaCivita, kreu i republikanëve shtoi se do të vazhdojë punën për të çuar të vërtetat e Shqipërisë në nivelet më të larta të administratës amerikane.

Mediu shkoi dhe më tej, duke thënë se Shqipëria tashmë është bëri si në serialin e njohur Narcos dhe solli në vëmendje kërkesën e ambasadës së SHBA për të denoncuar krimin e organizuar.

“Unë kam dëgjuar dhe paçavure se sa i zoti dhe i pazoti ishte LaCivita. Fushata e PD ishte shumë e mirë. Berisha ndërtoi një komunikim shumë të mirë me qytetarët, që ishte dy hapa para strukturave të PD. Qytetarët ishin më optimist. Marrëdhënia me LaCivita do të vazhdojë për riorganizimin dhe padyshim do të synojmë të çojmë të vërtetën në SHBA.

Ka një interes të SHBA kundër luftës ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse nuk shkëputen lidhjet e krimit me qeverinë, Shqipëria nuk bën asnjë hap përpara. Shqipëria njësoj si Narcos. Me kanabis nisi atje. E njëjta situatë është tani. Duhet të shfrytëzojmë çdo lloj momenti. Nuk ka turp më të madh në Shqipëri që nuk ka zgjedhje të lira”, tha Mediu.

 

 

The post “Shqipëria, njësoj si seriali Narcos”, Mediu tregon a ka ngelur më magji nga LaCivita: Do të vazhdojë të ndihmojë.. appeared first on Sot News | Lajme.

A keni folur me këshilltarin tuaj Chris LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

By: V K
19 May 2025 at 11:16

Në një prononcim për mediat përpara Prokurorisë së Posaçme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nëse ka komunikuar gjatë 72 orëve të fundit me këshilltarin e tij elektoral amerikan, Chris LaCivita.

Berisha zgjodhi të mos japë detaje për komunikimet private, duke theksuar se edhe pse figurë publike, ka të drejtën për privatësi.

Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e LaCivitas gjatë fushatës dhe e konsideroi ndihmën e tij të vlefshme.

Pyetje: A keni folur me Chris LaCivita këto 72 orë, këshilltarin amerikan që Rama e quan Latif?

Sali Berisha: Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë edhe Sali Berisha sado që është njeri publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për ndihmën dhe kontributin që na ka dhënë. Ju ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ky është misioni në tërësi i të gjithë opozitës, misioni i mediave. Këtu p.sh ju e shihni shkallët e lartë të mosndëshkueshmërisë që mban ky institucion për shkak të Dumanit. Në themel të qëndrim tim kundër këtij personi, ka qenë qëndrimi kundër që ka mbajtur ndaj dosjeve flagranteve të dhunimit të zgjedhjeve 339 dhe 184.

The post A keni folur me këshilltarin tuaj Chris LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

By: Besnik
19 May 2025 at 10:44

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte edhe këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa pas daljes nga aty dha një deklaratë për mediat.

Një nga gazetarët e pranishëm e pyeti nëse, pas humbjes së zgjedhjeve, ka pasur komunikim me Chris LaCivita.

Kreu i PD-së tha se e falënderon LaCivita-n për punën e tij, ndërsa për pjesët e tjera ruan privatësinë.

“E falënderoj për punën që ka bërë. Më shumë nuk mund të flas, pasi janë çështje të privatësisë. Sado që jam njeriu më publik, ai ka privatësinë e tij. Po mjaftohem duke e falenderuar për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që vazhdon të japë. Ju ftoj të bëheni avokatë të interesit publik të qytetarëve shqiptarë, ky është misioni në tërësi i gjithë opozitës dhe mediave”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së appeared first on Euronews Albania.

Te qëndrimi i Berishës “ka dorë” LaCivita, Bejko: Kreu i PD në dilemë për të njohur zgjedhjet

By: Rovena
12 May 2025 at 14:41

Në fjalimin e tij të parë që pas daljes së shifrave të numërimit të votave kreu i PD, Sali Berisha u duk sikur “pranoi rezultatin”. Analisti Roland Bejko tha se këtu kanë luajtur rol këshillat e LaCivita-s, i cili kërkon që të nxjerrë një figurë “dinjitoze” të demokratit.

Megjithatë Bejko shtoi se Berisha është në dilemë, sepse nga njëra anë kërkon që të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër nëse e bën këtë duhet që të japë dorëheqjen.

“Më parë thoshte qëndrimin e tij në zgjedhje dhe pastaj fliste për numëruesit, që të qëndronin deri ën fund. Kurse sot kishte vënë numëruesit para, ndoshta për t’i dhënë më shumë kohë vetes për të qenë më i qetë dhe për të përcjellë një lloj qetësie. E dyta është që në fund fare iu shmang asaj që është thelbësorja respektimit të statutit të partisë. Nga njëra anë është në dilemë që të njohë zgjedhjet dhe nga ana tjetër nëse pranon zgjedhjet duhet që të japë dorëheqjen.

Tani është s’është se i respekton shumë normat, por LaCivta vazhdon ende që të jetë këshilltari i tij në këto zgjedhje. Këto janë këshillat e LaCivita, ai ka kërkojë që ta nxjerrë Berishën në mënyrë “dinjitoze” dhe të pranojë fatin e tij politik pas zgjedhjeve. Tani a do e japë apo s’do e japë dorëheqjen Berisha?! Njeriu më i interesuar që të mos japë dorëheqjen Berisha është Edi Rama. Kushdo që është në pushtet është i interesuar që kundërshtarin ta ketë më të dobët”, tha Roland Bejko./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Reagon Chris LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri

By: V K
12 May 2025 at 07:45

Në një postim në platformën X, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.

LaCivita ka publikuar një video që, sipas tij, tregon mënyrën se si po manipulohen zgjedhjet.

 

 

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan ai.

Videoja është e njëjtë me atë që Partia Demokratike denoncoi më herët, ku disa persona që dyshohet të jenë pjesë e administratës publike, shfaqen brenda një zyre të lidhur me deputetin socialist Erion Braçe.

Pasi filmohen, ata largohen me shpejtësi nga ambienti, duke marrë me vete dokumente, çanta dhe materiale të tjera që PD i konsideron prova të manipulimit zgjedhor.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Reagon Chris LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

By: Ardit
10 May 2025 at 12:31

Drejtuesi i fushatës në PD, Chris LaCivita, ka krahasuar mbylljen e fushatës së PD-së me PS-së. Në një video të postuar në rrjetin social ‘X’, LaCivita ironizon socialistët, ku shkruan se mitingu i PD-së është fituesi, ndërsa ai i socialistëve, humbësi. Ai publikoi pamjet e mitingut madhështor të PD, duke e krahasuar me fiaskon e […]

The post VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës appeared first on BoldNews.al.

‘Në Washington ka një sherif të ri’, Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj në SHBA

9 May 2025 at 22:36

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka komentuar për herë të parë ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke lënë të kuptohet se ajo përballet me probleme në SHBA.

I ftuar në një emision televiziv, LaCivita theksoi se nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë me aktivitetin e mëparshëm të ambasadores Kim, por nënvizoi se ndryshimet në administratën amerikane janë të dukshme.

“Nuk di, nuk kam përvojë te ambasadorja e mëparshme, e cila ka problemet e veta në SHBA. Por kur e filluam këtë bisedë moderatorja më pyeti: a ka një ‘sherif të ri’ në qytet? Në Washington DC ka një ‘sherif të ri’ dhe gjërat po ndryshojnë”, tha LaCivita.

The post ‘Në Washington ka një sherif të ri’, Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj në SHBA appeared first on Sot News | Lajme.

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

By: Ardit
9 May 2025 at 22:38

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha. La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden ishte e korruptuar ishte një ndërhyrje në zgjedhje. Diskutimi: Si qëndron marrëdhënia me lobimet në […]

The post ‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Rama: LaCivita mori 6 milionë euro për t’i vënë kapelën Bufit, nuk i është hequr nongrata

TIRANË, 9 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se në 11 maj PS do të marrë minimalisht 78 mandate.

I ftuar në një studio televizive, Rama komentoi edhe këshilltarin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, ndërsa theksoi se ai ka ardhur dhe ka marrë 6 milionë dollarë për t’i vënë kapelën Bufit, por nuk i është hequr nongrata.

“Nongrata kur hiqet, hiqet, hiqet njësoj siç vihet. Vihet me deklaratë dhe hiqet me deklaratë, jo me 6 milionë dollarë për të bërë një gjë në Twitter dhe për të marrë nëpër këmbë gjithë demokratët këtu dhe për t’u thënë: do ndodhi mrekullia vetëm për fushatë”, tha Rama.

Ndërsa komentoi parashikimet për rezultatin zgjedhor në të ashtuquajturin “Memorandum i Kuçit”, Rama theksoi se ne kemi projeksionet tona dhe parashikojmë që të rritemi nga 74 mandate që kemi aktualisht në minimumi 78 mandate.

“Mandatet shtohen sepse Shqipëria nuk s’është kjo që komentoni ju. Shqiptarët nuk janë njerëz të kufizuar që të thonë meqë disa nga këta hynë në burg duhet të hiqen këta të tjerët. Shqiptarët e dinë se Reformën në Drejtësi e bëmë ne”, tha Rama.

Duke folur për pensionet, Kryeministri siguroi se pensionin minimal 200 euro do ta arrijmë deri në Shqipërinë 2030, brenda këtij mandati.

“Ne kemi pasur me ndihmë ekonomike gati 90 mijë persona, sot kemi 54 mijë. E gjithë kjo pjesa tjetër është futur në treg, është rritur niveli i njerëzve që janë gati të punojnë. Në këto 10 vite kemi bërë një gjë epokale, sepse deri në vitin 2013 ne nuk kemi pasur sistem pensionesh fare, ndërkohë që vendet e rajonit nuk kanë prishur gjë. Ne nuk kemi pasur sistem pensionesh, kemi pasur asistencë”, tha Rama.

Sistemi i pensioneve, sipas tij, bazohet te sigurimet, ndërkohë që më parë kishte tavan për pensionet 24 mijë lekë.

“U shkatërrua gjithë industria dhe gjithë ky stok është aty. Ne futëm sistemin e  sigurimeve”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Rama: LaCivita mori 6 milionë euro për t’i vënë kapelën Bufit, nuk i është hequr nongrata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LaCivita komenton kontratën për heqjen e ”non-gratës” të Berishës: Administrata Biden bëri ndërhyrje në zgjedhje

By: redi
9 May 2025 at 23:27

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli në ”Top Story” për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën? LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën.

Source

LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

By: user 6
9 May 2025 at 22:22

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin, ku për këtë të fundit tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.

Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.

Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama. /TCH

The post LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA appeared first on Lapsi.al.

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

By: M C
9 May 2025 at 23:43

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu sikurse katapultimet e manjatit Xhorxh dhe Aleks Soros në vendin tonë përmes kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, LaCivita tha se Soros përpiqet të gjejë demokraci të brishta dhe qeveri të pasigurta për të krijuar destabilizim në atë vend.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Nuk e di para se të vinit në Shqipëri për të ndihmuar Sali Berishën dhe PD për fushatën, kishit dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë. Besoj se jo. Por pasi keni ardhur, keni mësuar faktin se streha kryesore pas Uashingtonit e Xhorxh Soros është Tirana. A ju ka bërë përshtypje ky vend kaq periferik në raport me Uashingtonin?! Çfarë e lidh kaq shumë, atë që në një farë forme ka qenë kundërshtari kryesor i konservatorëve në Amerikë dhe Donald Trumpit. Si mund të lidhet një kryeministër i një vendi me një GDP të papërfillshme me Aleks Soros kaq shumë?! Madje ka dhe personazhe të tjerë që kanë ardhur në Shqipëri dhe Rama i pret si në shtëpinë e tij. Çfarë rëndësie ka Shqipëria për gjithë këto personazhe?!

Chris LaCivita: Pse eshtë Shqipëria kaq e rëndësishme?! Një prej gjërave që ne i dime në SHBA, është se familja Soros është aktive në politikën në botë dhe s’janë politika të rregullta, por kanë të bëjnë me politika destabilizuese, dhe ato janë fushata destabilizuese dhe lulëzojnë në mjedise ku qeveritë janë të pasigurta dhe ata kanë gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri, fatkeqësisht dhe kryeministrin Rama sa i përket destabilizimit. Shqipëria ishte kthyer në këtë pikën e nxehtë të veprimtarive të Soros dhe që unë merrem në SHBA, është e rëndësishme ta nxjerrim në pah këtë dhe kjo ka ndikim në Shqipëri.

Kur ju mirëprisnit një faktor destabilizues ju i jepni një qasje tjetër, dhje kjo i shkon për shtat, pasi vetë Rama është i paqëndrueshëm dhe kjo i shkon për shtat familjes Soros. Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe çdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirësojnë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona.

The post “Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar! appeared first on Albeu.com.

“Nuk bëj lobim!” Heqja e statusit “non grata” ndaj Berishës? LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

By: M C
9 May 2025 at 22:44

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivitia komentoi foli për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA. LaCivita theksoi në emisionin “Top Story” se ai nuk lobon. Strategu shtoi se në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken, sipas tij, dha statusin Non grata, në Amerikë këtë e quajnë ndërhyrje në zgjedhje.

“Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

The post “Nuk bëj lobim!” Heqja e statusit “non grata” ndaj Berishës? LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

“Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës

By: M C
9 May 2025 at 22:03

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita ndodhet i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel këtë të premte.

Chris Lacivita: “Në fakt ka të bëjë me një popull madhështor që gjen më shumë mundësi për të ardhmen.

Mendoj se kjo mbrëmje dhe nuk po e teproj 20 mijë persona ishin sonte dhe kjo është thelbësore, në SHBA me zotin Trump zhvilluam 130 mijë persona, atje është edhe popullata më e madhe, jam e impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar që erdhën për të mbështetur Berishën”.

The post “Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës appeared first on Albeu.com.

❌
❌