Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

A keni folur me këshilltarin tuaj Chris LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

By: V K
19 May 2025 at 11:16

Në një prononcim për mediat përpara Prokurorisë së Posaçme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nëse ka komunikuar gjatë 72 orëve të fundit me këshilltarin e tij elektoral amerikan, Chris LaCivita.

Berisha zgjodhi të mos japë detaje për komunikimet private, duke theksuar se edhe pse figurë publike, ka të drejtën për privatësi.

Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e LaCivitas gjatë fushatës dhe e konsideroi ndihmën e tij të vlefshme.

Pyetje: A keni folur me Chris LaCivita këto 72 orë, këshilltarin amerikan që Rama e quan Latif?

Sali Berisha: Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë edhe Sali Berisha sado që është njeri publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për ndihmën dhe kontributin që na ka dhënë. Ju ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ky është misioni në tërësi i të gjithë opozitës, misioni i mediave. Këtu p.sh ju e shihni shkallët e lartë të mosndëshkueshmërisë që mban ky institucion për shkak të Dumanit. Në themel të qëndrim tim kundër këtij personi, ka qenë qëndrimi kundër që ka mbajtur ndaj dosjeve flagranteve të dhunimit të zgjedhjeve 339 dhe 184.

The post A keni folur me këshilltarin tuaj Chris LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

By: Besnik
19 May 2025 at 10:44

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte edhe këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa pas daljes nga aty dha një deklaratë për mediat.

Një nga gazetarët e pranishëm e pyeti nëse, pas humbjes së zgjedhjeve, ka pasur komunikim me Chris LaCivita.

Kreu i PD-së tha se e falënderon LaCivita-n për punën e tij, ndërsa për pjesët e tjera ruan privatësinë.

“E falënderoj për punën që ka bërë. Më shumë nuk mund të flas, pasi janë çështje të privatësisë. Sado që jam njeriu më publik, ai ka privatësinë e tij. Po mjaftohem duke e falenderuar për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që vazhdon të japë. Ju ftoj të bëheni avokatë të interesit publik të qytetarëve shqiptarë, ky është misioni në tërësi i gjithë opozitës dhe mediave”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ Reagon Chris LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri

By: V K
12 May 2025 at 07:45

Në një postim në platformën X, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.

LaCivita ka publikuar një video që, sipas tij, tregon mënyrën se si po manipulohen zgjedhjet.

 

 

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan ai.

Videoja është e njëjtë me atë që Partia Demokratike denoncoi më herët, ku disa persona që dyshohet të jenë pjesë e administratës publike, shfaqen brenda një zyre të lidhur me deputetin socialist Erion Braçe.

Pasi filmohen, ata largohen me shpejtësi nga ambienti, duke marrë me vete dokumente, çanta dhe materiale të tjera që PD i konsideron prova të manipulimit zgjedhor.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Reagon Chris LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

‘Në Washington ka një sherif të ri’, Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj në SHBA

9 May 2025 at 22:36

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka komentuar për herë të parë ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke lënë të kuptohet se ajo përballet me probleme në SHBA.

I ftuar në një emision televiziv, LaCivita theksoi se nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë me aktivitetin e mëparshëm të ambasadores Kim, por nënvizoi se ndryshimet në administratën amerikane janë të dukshme.

“Nuk di, nuk kam përvojë te ambasadorja e mëparshme, e cila ka problemet e veta në SHBA. Por kur e filluam këtë bisedë moderatorja më pyeti: a ka një ‘sherif të ri’ në qytet? Në Washington DC ka një ‘sherif të ri’ dhe gjërat po ndryshojnë”, tha LaCivita.

The post ‘Në Washington ka një sherif të ri’, Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj në SHBA appeared first on Sot News | Lajme.

LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

By: user 6
9 May 2025 at 22:22

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin, ku për këtë të fundit tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.

Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.

Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama. /TCH

The post LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA appeared first on Lapsi.al.

Fushata e cirkut Trumpist dhe e politikës së emocioneve ul siparin

9 May 2025 at 20:38

Katër prej forcave politike garuese në zgjedhjet e 11 majit duket se zgjodhën politikën e emocioneve të huazuar nga fushatat e presidentit amerikan, Donald Trump, përkundrejt politikës së ideve, duke vijuar një traditë që dukshëm do ta zgjasë tranzicionin shqiptar drejt demokracisë dhe shtetit së së drejtës. Fenomeni novator i këtyre zgjedhjeve ka qenë dominimi […]

The post Fushata e cirkut Trumpist dhe e politikës së emocioneve ul siparin appeared first on Reporter.al.

Sali Berisha falenderon Chris LaCivita: Të jam mirënjohës që po më ndihmon që të rikthehem në pushtet! Edi Rama është tmerruar

By: M C
9 May 2025 at 21:06

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh dhe kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar arkitektin e fushatës së tij, Chris LaCivita.

Gjatë fjalës së tij, kyedemokrati nuk kurseu lavdet dhe fjalët e zemrës ndaj LaCivita për të cilin dhe stafin e tij u shpreh mirënjohës që nuk kundërshtuan ftesën e tyre për të marrë në duar fushatën e Partisë Demokratike dhe për të punuar për rikthimin në pushtet të kësaj force politike.

Sipas Berishës, ardhja e LaCivita në Shqipëri “tmerroi” Edi Ramën dhe mbështetësit e tij, pasi që prej fillimit kanë qenë të vetëdijshëm se ashtu sikurse rikthimi i presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, e njëjta gjë do të ndodhë dhe me Partinë Demokratike në Shqipëri.

“I dashur zoti Chris Lacivita, arkitekti i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë. Rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mirënjohjen më të pakufijshme ju për vendimin që morët të angazhoheshit me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj ekspertiza juaj u shndërrua me shpejtësi në leksirin e kësaj fushate në shpirtin e fitores së saj.

Ditën e parë me konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte të garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. Por i meriton të gjitha, ne të jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment vërtet kritik për opozitën dhe Shqipërinë dhe ju garantoj se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, tha Berisha.

The post Sali Berisha falenderon Chris LaCivita: Të jam mirënjohës që po më ndihmon që të rikthehem në pushtet! Edi Rama është tmerruar appeared first on Albeu.com.

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri

9 May 2025 at 09:52

Votat me postë dhe një numër i vogël partish të reja po kërcënojnë një ndryshim në peizazhin politik shqiptar në zgjedhjet e 11 majit. Partia Socialiste në pushtet dhe Demokratët e opozitës pritet të udhëheqin, siç kanë bërë në çdo zgjedhje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Këtë herë, megjithatë, komuniteti […]

The post Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin

8 May 2025 at 22:31

Amerikani Chris LaCivita është strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA. Por si ka ndryshuar fushata e demokratëve nën udhëheqjen e LaCivita? Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Opinion”, ka shpjeguar punën e […]

The post Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin appeared first on BoldNews.al.

“SHBA-të kanë besim tek Dr. Berisha”/ Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

By: M C
8 May 2025 at 20:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Gjatë fjalës së tij LaCivita, u bëri thirrje qytetarëve që tani ka ardhur koha që të rrëzojnë një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. LaCivita gjithashtu theksoi se Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se SHBA-të kanë besim tek Kreydemokrati.

“Përpara se të filloj, kur hipa në avion këtë mëngjes, disa miq të mi në Washington, D.C. festojnë një ditëlindje të rëndësishme sonte. Dhe është për një mike shumë, shumë të dashur për mua, dhe ajo quhet Susie, dhe doja t’i uroja ditëlindjen nga Shqipëria. Susie, gëzuar ditëlindjen. Jam i nderuar që jam këtu, në vendin ku nisi lufta për lirinë shqiptare. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.

Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë! Si amerikanë, ne besojmë në liri, në të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën e dhënë nga Zoti për të jetuar, për të punuar, për të rritur familjen dhe për të adhuruar Zotin që zgjedh vetë. Dr. Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi besim te Dr. Berisha. Por këto të drejta mund të zhduken, përveç nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni të dielën. Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund ta shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja. Luftoni për të ardhmen tuaj. Luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, fitore, fitore!” tha LaCivita.

The post “SHBA-të kanë besim tek Dr. Berisha”/ Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Chris LaCivita rikthehet në Shqipëri, merr pjesë në takimin përmbyllës të PD në Shkodër

8 May 2025 at 19:06

Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbërritur në Shkodër në takimin elektoral të PD-së në Shkodër.

PD po mban takimin përmbyllës në këtë qark. Berisha është pritur me entuziasëm nga mbështetësit e tij.

Chris LaCivita është rikthyer pas një lajmi që bëri bujë jo vetëm në mediat e huaja por edhe në Shqipëri.

The Guardian pak ditë më parë publikoi një kamerë të fshehtë të LaCivita-s ku thuhej se ndërkohë që është i angazhuar me fushatën e PD-së në Shqipëri, kishte këshilluar Peter Dutton dhe partinë liberale në Australi rreth “çështjeve strukturore” përpara zgjedhjeve dhe për këtë gjë nuk ishte në dijeni askush.

Ardhja e tij është dhe një hedhje poshtë e pretendimeve të mazhorancës se pas kësaj video të fshehtë LaCivita nuk do të vinte më në Tiranë.

The post Chris LaCivita rikthehet në Shqipëri, merr pjesë në takimin përmbyllës të PD në Shkodër appeared first on Sot News | Lajme.

LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën

8 May 2025 at 19:19

Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, është rikthyer në Shqipëri edhe Chris LaCivita, këshilltari amerikan i fushatës së demokratrëve, teksa ditën e sotme ka qenë prezent në mitngun e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, LaCivita tha se tani ka ardhur koha që të rrëzojnë Edi Ramën, korrupsionin, dështimin ekonomik dhe […]

The post LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën appeared first on BoldNews.al.

PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën!

By: user 4
8 May 2025 at 12:52

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një qëndrimi të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që sipas saj, përbën një rikthim në legalitet, pas tre vitesh ku “opozita u pengua përmes vendimeve të motivuara politikisht nga administrata Biden, Soros dhe Rama”.

Në një deklaratë zyrtare, PD e ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit të Shtetit dhe shton se “Nuk ka qenë betejë për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

PD falënderon Departamentin e Shtetit për një qasje të re dhe parimore, që sipas saj, u bë e mundur falë fitores së Donald Trump dhe deklaratave të zëvendëspresidentit republikan J.D. Vance, i cili në Konferencën e Mynihut kritikoi ndërhyrjet e administratës Biden në vendet e tjera përmes “armës së antikorrupsionit”.

“Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.”

Deklarata e PD vjen menjëherë pas një shkrimi të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili në rrjetin “X” publikoi një përgjigje nga Departamenti i Shtetit, pas një pyetjeje në lidhje me statusin e vizës së Berishës: “E pyeta DASH për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.”

Megjithatë, në përgjigjen e DASH nënvizohen edhe klauzola përjashtuese: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare.”

Ajo që ka ngjallur reagime është pjesa e dytë e deklaratës, ku duket se DASH e distancon veten nga vendimi i epokës Biden, duke e cilësuar si një vendim të politizuar që “ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy popujve”.

“Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it.”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij u shpallën “non grata” më 19 maj 2021, me arsyetimin se ishin të përfshirë në korrupsion madhor dhe ndërhyrje në procese publike, sipas ish-sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi ndaj Blinken.

 DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.

E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.

Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot.

The post PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën! appeared first on Lapsi.al.

Washington Post: Ekipi i Trump po punon për rikthimin në pushtet të Berishës

By: user7
8 May 2025 at 11:24

Mediat prestigjoze në botë i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen këtë të djelë në Shqipëri. Associated Press dhe Washington Post kanë komentuar fushatat elektorale që po bëhen në Shqipëri, ku vëmendjen e ka marrë fushata e Partisë Demokratike.

Kjo për shkak të numrit të lartë të ‘arkitektëve’ të fitorës së zgjedhjeve nga Donald Trump në SHBA, që po mbështesin opozitën e Shqipërisë. Gazeta e njohur amerikane shkruan se ekipi i Donald Trump po punon për kthimin në pushtet të Sali Berishës.

Atikulli i Plotë:

Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Donald Trump janë ribashkuar në Shqipëri, ndërsa përpiqen të ndihmojnë një kandidat Trumpian të triumfojë në zgjedhjet e kësaj fundjave. Ata përfshijnë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkë-menaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024, anketuesin e Trump prej kohësh, Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës.

Treshja po punon për ish-kryeministrin dhe presidentin Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike të opozitës së Shqipërisë, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama të rikthejë demokratët në pushtet, edhe pse ai pret gjyqin për akuzat për korrupsion.

“Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja ndonjëherë të punoja”, tha me shaka LaCivita ndërsa drejtohej për në vend për udhëtimin e tij të tretë para zgjedhjeve të së dielës.

Berisha, i cili shpreson që administrata e re do të anulojë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në SHBA, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy, një firmë konsulence dhe lobimi republikane. Stafi i saj përfshin Katie ëiles, vajzën e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie ëiles, e cila së bashku me LaCivitën, udhëhoqi fushatën e Trump. Katie ëiles nuk është e përfshirë me klientin.

Konsulenca e huaj ka qenë prej kohësh një mënyrë popullore për strategët amerikanë nga të dyja partitë për të fituar para midis cikleve zgjedhore. Por vendimi i Berishës për t’u mbështetur në duart e Trump dhe për të nxjerrë në pah përfshirjen e tyre, e bën të qartë se sa të vlefshëm mund të jenë ata për kandidatët që përpiqen të shfrytëzojnë ndjenjat populiste dhe të përsërisin ngritjen e Trump. Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, të shikohesh si person që ka lidhje të ngushta me SHBA-në dhe udhëheqësit e saj konsiderohet gjithashtu një aset i madh.

Rama ka lidhjet e tij me aleatët e Trump. Në dhjetor, Kabineti i Ramës miratoi hyrjen në negociata me Atlantic Incubation Partners LLC, në pronësi të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, për zhvillimin e një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh në ishullin e vogël të Sazanit. Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë së Kushner statusin e investitorit strategjik për 10 vjet.

Ka më shumë në lojë sesa vetëm një fitore zgjedhore. Gjatë gjithë fushatës, Berisha e ka paraqitur veten si një figurë e ngjashme me Trump dhe viktimë e një skeme të motivuar politikisht për të cilën ai fajëson pjesërisht miliarderin amerikan George Soros, një mbështetës i kauzave liberale në të gjithë botën dhe prej kohësh kundërshtar i konservatorëve.

Ai e nisi fushatën e tij me një premtim për të “Bërë Shqipërinë të Madhe Përsëri”, por më vonë iu desh ta ndryshonte sloganin për shkak të shqetësimeve se mund të keqinterpretohej si një referencë për “Shqipërinë e Madhe” dhe të nxiste konfrontim në Ballkanin Perëndimor për shkak të frikës që disa në vendet fqinje kanë për ekspansionizmin shqiptar.

Fushata tani zotohet ta bëjë Shqipërinë “grandioze”: “madheshtore” në vend të “e madhe”. Ashtu si Trump, edhe Berisha ka kapelen e tij të fushatës, një blu që përmban numrin 1, renditjen e demokratëve në fletëvotim. Ndërsa zgjedhjet e fundit në Kanada dhe Australi kanë demonstruar fuqinë e reagimit negativ kundër kandidatëve që konsiderohen shumë të lidhur me Trump, në vende të tjera këto lidhje kanë qenë një ndihmë e madhe. Në Argjentinë, Javier Milei erdhi në pushtet me një slogan “Ta bëjmë Argjentinën të madhe përsëri” dhe një stil Trumpian.

Dhe në El Salvador, Presidenti Nayib Bukele është bërë një nga aleatët më të fortë të Trump, duke rënë dakord të mbajë të dëbuarit amerikanë në megaburgun famëkeq të terrorizmit të vendit të tij.

A do të sjellin konsulentët e rinj një fitore të shumëpritur?

Partia e Berishës e paraqet punësimin e stafit të fushatës së Trump si një grusht shteti të madh. Amerikanët, thonë ata, kanë punuar në të gjitha aspektet e fushatës, nga strategjia te mesazhet dhe komunikimi publik.

LaCivita “menaxhoi një nga fushatat më spektakolare në historinë politike, duke e bërë presidentin një politikan që kishte të gjithë kundër tij, kompanitë mediatike, kompanitë e sondazheve të daljes në pension, OJQ-të, etj., deri në një farë mase të njëjtën situatë me opozitën dhe udhëheqësin e saj këtu në Shqipëri”, tha partia në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve nga Associated Press.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe republikanët amerikanë janë “aleatë të natyrshëm”, shtuan ata, pasi të dy janë “kundër kulturës së zgjuar dhe mbështesin gjithashtu familjen dhe tregun e lirë”.

LaCivita është paraqitur në rrjetet sociale të Demokratëve me postime në media dhe u shfaq në një sërë ngjarjesh në vend dhe jashtë vendit, përfshirë një tubim ku ai doli në skenë me këngën “YMCA” të Village People, kënga karakteristike e Trumpit në debutim.

“Kush është gati ta bëjë përsëri Shqipërinë të madhe?” thirri ai me zë të lartë ndërsa hapi fjalimin e tij – pavarësisht shqetësimeve në lidhje me referencën e “Shqipërisë së Madhe”. (Herë të tjera, ai përdor “Bëjeni Shqipërinë madhështore.”)

Rama, kreu i Partisë Socialiste, e quan Berishën me tallje një “buf kënete” dhe shpesh kritikon përfshirjen e amerikanëve, me LaCivitën që madje u shfaq në një reklamë negative. Demokratët nuk kanë zbuluar se sa paguhet LaCivita, por thanë se “pagesa e tij u bë në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore, këtu në Shqipëri dhe në Amerikë” dhe se kontrata përfundimisht do të bëhej publike.

LaCivita ka theksuar se po paguhet vetëm për të këshilluar partinë dhe se nuk po lobon zyrtarë në SHBA. Ata thanë se Manafort është pjesë e ekipit të LaCivitës si “një mik dhe bashkëpunëtor, dhe ai ka qenë në Tiranë në atë cilësi”.

Manafort u akuzua në vitin 2017 nga ekipi i këshilltarit special Robert Mueller, ndër të tjera, për fshehjen nga qeveria amerikane të punës fitimprurëse të lobimit politik që ai kishte kryer në emër të një partie pro-ruse në Ukrainë. Ai u dënua për krime të shumta financiare dhe u dënua me burg, por në fund u fal nga Trump.

Punësimi i një kompanie lobimi, që synonte heqjen e përcaktimit “non grata” të Berishës

Përveç ndihmës në fushatë, në fund të prillit demokratët nënshkruan një kontratë lobimi prej 250,000 dollarësh në muaj me Continental Strategy me seli në SHBA për t’i ndihmuar ata të krijojnë marrëdhënie në degët ekzekutive dhe legjislative, dhe për të promovuar demokracinë, iniciativat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare, sipas dosjes së kompanisë në Departamentin e Drejtësisë sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Firma drejtohet nga Carlos Trujillo, një aleat i hershëm i Trump, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë mandatit të parë të Trump dhe të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë e ka cilësuar si “avokat të Presidentit Trump dhe si një antikomunist të vendosur në qëndrimin e tij!” Trujillo po punon për kontratën me partnerin menaxhues të firmës, Alberto Martinez, i cili shërbeu si shef i stafit të Senatit të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Marrëveshja ka ngritur dyshime në Shqipëri dhe ka shkaktuar një hetim nga SPAK i Shqipërisë, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Firma po paguhet nga “Fondacioni Make Albania Great Again”, një organizatë jofitimprurëse e sapokrijuar e themeluar nga Nuredin Seci, një kontraktor shqiptaro-amerikan nga Neë Jersey, me atë që supozohet të jetë para të mbledhura nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Seci nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fondacionin dhe nga kishin ardhur fondet të dërguara në llogarinë e tij në Facebook. Numrat dhe një adresë emaili e lidhur me Secin duket se janë shkëputur. Melissa Stone, një zëdhënëse e Continental, tha: “Puna jonë po financohet nga një biznesmen amerikano-shqiptar dhe udhëheqës aktiv në diasporën shqiptaro-amerikane që e do Amerikën dhe e do Shqipërinë.”

Kjo përfshin përpjekjen për të hequr sanksionet ndaj Berishës, të cilit iu ndalua të bënte fushatë në SHBA, ku jetojnë shumë emigrantë shqiptarë.

“Si pjesë e punës sonë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne po i drejtojmë një peticion aktiv Administratës Trump për të nisur një rishikim të plotë dhe përmbysje të përdorimit si armë të Seksionit 7031(c) të epokës së Biden kundër udhëheqësve konservatorë dhe pro-amerikanë, përfshirë Presidentin Sali Berisha”, tha ajo në një deklaratë.

Në maj 2021, ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken sanksionoi Berishën për dyshime për “korrupsion të konsiderueshëm” dhe i ndaloi atij, gruas dhe fëmijëve të tij të hynin në SHBA. Britania bëri të njëjtën gjë një vit më vonë. Blinken tha se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, politikani “ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”, gjë që Berisha e mohon.

Vitin e kaluar, Berisha u akuzua për korrupsion për një skemë të dyshuar në të cilën ai ndihmoi dhëndrin e tij të privatizonte tokën publike për të ndërtuar pallate në kryeqytet, Tiranë. Gjykimi ende nuk ka filluar. Berisha u tha mediave shqiptare në janar se e konsideronte zgjedhjen e Trump “një mrekulli për njerëzimin” dhe tha se do t’i kërkonte administratës së re të rishikonte përcaktimin e tij si “persona non grata” dhe të kërkonte që ai të ndryshohej.

LaCivita e ka quajtur Berishën “një mik të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”. Dhe ai ka bërë paralele midis Trump dhe Berishës, duke i cilësuar të dy si “të ndjekur penalisht dhe të persekutuar padrejtësisht nga një qeveri që nuk ka respekt për Demokracinë”. LaCivita ka pranuar se vendimi i Berishës për të promovuar përfshirjen e tij është i ndryshëm nga klientët e tjerë të huaj që preferojnë më shumë diskrecion.

“Ky është një vend ku, e dini, Amerika ndërhyn në punët e tyre…” “Zgjedhjet inkurajohen, apo jo? Kudo tjetër, jo aq shumë”, tha LaCivita në një bisedë me gazetarë që paraqiteshin si klientë potencialë, e cila u botua nga The Guardian.

The post Washington Post: Ekipi i Trump po punon për rikthimin në pushtet të Berishës appeared first on Lapsi.al.

“Fushatën e PD e ideoi LaCivita”, Berisha jep detaje për rolin e strategut amerikan

6 May 2025 at 22:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili është edhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka treguar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ndikimin e LaCivitës në fushatën e tij.

Ai tha se e gjithë fushata është e ndikuar nga këshilltari i Trump, ai tha se këshilltari është marr me çdo element të fushatës ndërsa pika kyçe ishte takimi me njerëzit.

“Fushata është e ideuar prej tij. kur ti merr një këshilltar dhe ti mendon se ai është njeri suksesi ti do zbatosh idetë e tij. unë e kam konsideruar të domosdoshme të marr këshilltar. Kur unë marr këshilltar, ndjek atë. Ata miratojnë tezat, organizimin e fushatës, faktikisht e tëra është fushatë e drejtuar nga LaCivita.

Në fushatën e Trump këta arritën në përfundimin se kyçi i fitores ishte takimi direkt me njerëzit. Në qoftë se Kamala kishte gjithë fitoren me vete, kishte të gjitha pollet me vete, Trump atëherë u rikthye në takimet me njerëzit. Këta kanë sjellë si risi se në takim me njerëzit ti mund të ndryshosh rezultatin. Ne këtë jemi munduar të bëjmë”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Fushatën e PD e ideoi LaCivita”, Berisha jep detaje për rolin e strategut amerikan appeared first on Euronews Albania.

Rama ironizon Berishën dhe LaCivita/ VIDEO

By: Ela
6 May 2025 at 11:51

Edi Rama ka vijuar sërish me ironitë ndaj Sali Berishës. Me videon e një bufi, Rama sjell deklaratën e Berishës që thotë se është betuar para Ismail Qemalit se do ta largojë nga Shqipëria. “Unë para Ismail Qemalit kam bërë betimin. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do ta largoj nga Shqipëria”, dëgjohet të […]

The post Rama ironizon Berishën dhe LaCivita/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

LaCivita inkurajon PD: Ka ndërgjegjësim në SHBA për zgjedhjet në Shqipëri!

By: user 4
1 May 2025 at 16:46

Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike ka hyrë në javët e fundit, me fokus të shtuar në terren. Amerikani Chris LaCivita, i angazhuar në drejtimin e fushatës, ka zhvilluar një konferencë përmes Zoom me kandidatët e PD-ASHM, ku ka vlerësuar përgatitjet dhe ka theksuar rëndësinë e mobilizimit deri në ditën e votimit më 11 maj.

Sipas LaCivitës, fitorja nuk vjen përmes sondazheve apo deklaratave politike, por me punë konkrete në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga kandidatët dhe strukturat në terren, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo votuesi të opozitës. I pyetur nga kandidatët nëse po flitet në Uashington për Shqipërinë këto ditë, LaCivita pohoi duke thënë se “Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën”.

FJALA E PLOTË

Kjo është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, me qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria, dhe jam shumë i kënaqur. Me vetëm 10 ditë të mbetura, jemi në momentin më të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Dr. Berisha ka punuar jashtëzakonisht shumë në çdo cep të vendit për të përcjellë mesazhin që do të na çojë drejt fitores pas 10 ditësh.

Tani është koha që të gjithë kandidatët tanë, stafi, dhe vullnetarët në çdo cep të vendit të bashkohen dhe të na çojnë drejt fitores në ditën e zgjedhjeve. Secili prej jush ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë fitore, dhe duhet të ndiheni krenarë për këtë.

Çështjet kryesore për të cilat kemi folur në këtë fushatë janë ato që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë: ekonomia, mirëqenia, dhe kostoja e jetesës. Të gjitha këto janë çështjet më të rëndësishme për qytetarët dhe do të jenë ato që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri. Është vetëm një person: Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta zgjidhur. Dhe ky është Dr. Berisha, janë kandidatët tanë për Kuvendin e Shqipërisë kudo në vend.

Ka disa gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme për të siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi në ditën e zgjedhjeve. Është jetike që në çdo zonë votimi, në çdo lagje, të kemi lista të njerëzve që e dimë se na mbështesin. Dhe duhet të sigurohemi që ata të dalin dhe të votojnë.

PYETJE – PËRGJIGJE

• Të vijë dhe në Shqipëri për PD dhe Z.Berisha, një valë e madhe mbështetjeje për të bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm, duke mos harruar që votojnë për herë të parë edhe diaspora dhe shqiptarët kudo në botë.

LaCivita: Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.

Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.

• Mendoj se, ju keni shumë lidhje në Uashington dhe doja të pyesja: a flitet për Shqipërinë, ndër të tjera, në rrethet diplomatike në Uashington?

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën. Mendoni pak këtë : nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të

• Donim të dinim më tepër se cilat janë disa mësime apo përvoja që mund të ndani nga puna juaj si menaxher i fushatës së Trump, të cilat mund të zbatohen në përpjekjet tona për të mposhtur regjimin e Edi Ramës në këto ditë të fundit që i kanë ngelur Edi Ramës?

LaCivita: Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

• Çfarë mund të bëjmë, ose çfarë keni bërë ju në SHBA për të rritur pjesëmarrjen dhe për të bërë njerëzit që të votojnë. Dhe kjo, jo vetëm në aspektin strategjik dhe të fushatës makro, që e dimë shumë mirë, e bën Dr. Berisha, po çfarë mund të bëjë gjithësecili prej nesh, prej kandidatëve, sidomos ditën e zgjedhjeve për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje, pasi e konsideroj si pjesën më të rëndësishme për fitoren dhe ndryshimin e qeverisë më datën 11 maj?

LaCivita: Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur.

Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.
Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!

The post LaCivita inkurajon PD: Ka ndërgjegjësim në SHBA për zgjedhjet në Shqipëri! appeared first on Lapsi.al.

LaCivita leksion kandidatëve të opozitës: Rama i ngjan Bidenit

By: redi
1 May 2025 at 14:50

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin dhe energjinë që po transmetohet nga baza tek qytetarët. ”Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në…

Source

❌
❌