Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

By: Ardit
22 June 2025 at 12:29

Dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja ndaj Ilir Metës, Partia e Lirisë deklaron se kryetari i tyre u shfajësua. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi një pjesë nga dokumenti i SPAK, përmes së cilit pretendon se institucionet amerikane nuk bëjnë Metën përgjegjës […]

The post Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës appeared first on BoldNews.al.

Çështja e lobimit në SHBA/ PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

By: V K
22 June 2025 at 12:57

Dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja ndaj Ilir Metës, Partia e Lirisë, deklaron se kryetari i tyre u shfajësua.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, publikoi një pjesë nga dokumenti i SPAK, përmes së cilit pretendon se institucionet amerikane nuk bëjnë Metën përgjegjës për lobimet e LSI.

Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje.

“Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”. Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani”, tha Blushi.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë së Lirisë, në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i bëjmë me dije opinionit publik një zhvillim të ri nga hetimet ndaj tij, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo LSI prej 1 milion dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit.

 

 

Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes ‘Dorelita Limited’ dhe ‘McKeon Group’ janë kryer nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Z. Ilir Meta, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.

Ky është i vetmi lajm i ri që ka lidhje me hetimet e Z. Meta që nga momenti i rrëmbimit të tij terrorist, që konfirmon atë të vërtetë që z.Meta e ka deklaruar që përpara 7 viteve, kur ‘Mother Jones’ fabrikoi një shkrim të porositur për gjoja lobim të paligjshëm dhe pagesë prej 1 milion USD përmes ‘Dorelita’ dhe McKeon dhe rezultati ishte dhe mbetet vetëm ai që ka thënë Ilir Meta që në atë kohë dhe që e ka provuar edhe në sallën e gjyqit, që ka patur vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë USD për McKeon të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI dhe cdo gjë tjetër ishte dhe tanimë është faktuar edhe me përgjigjen e autoriteteve amerikane se ka qenë fund e krye mashtrim dhe fabrikim, e përsëris mashtrim dhe fabrikim, për qëllime politike.

Ky konstatim është zyrtarisht i pranuar edhe nga vetë SPAK në faqen 12, duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të z. Meta në këtë çështje dhe se hetimet për kallëzimin e bërë nga një delinkuent nuk kanë provuar asgjë veç asaj që Presidenti i Partisë së Lirisë ka pohuar më herët se ai kurrë nuk ka kryer asnjë pagesë të paligjshme për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen se :

‘Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me ‘McKEON Group’, nëpërmjet ‘Dorelita Limited’, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Z. Meta në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 Nentor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis ‘Dorelita Limited’ dhe ‘Mçeon Group’ janë paguar nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si Kryetar i saj’

Meqe mediat e inceneratorëve insistojnë për lajme të reja nga dosja Meta ky është i vetmi lajm i ri.

Në 32 faqe realacion të SPAK, vetëm ky fakt i ri ka të bëjë me z.Meta dhe çdo gjë tjetër është ose përsëritje e fletërrufesë mbi të cilin u bazua rrëmbimi i tij kriminal i 21 tetorit ose mund të ketë elementë për persona që nuk kanë lidhje me z.Meta.

Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit ‘Mother Jones’

Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që z. Ilir Meta ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim ka qenë i ligjshëm, është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Ashtu sikurse ra ‘de jure’, ende pa filluar gjykimi në themel i çështjes, kjo akuzë e fabrikuar për gjoja pagesën e 1 milion USD për foto me Presidentin Trump, që u rrudh në akuzën për 100 mijë USD e më pas rezultoi vetëm në pagesën e ligjshme prej 15 mijë USD të deklaruar sipas ligjit në Shqipëri dhe në Amerikë, ashtu do të bien një nga një dhe do të çmontohen të gjitha akuzat e tjera ndaj Presidentit Meta, si akuza ordinere e stërgjykura për CEZ-DIA dhe marrëzira të tjera, të cilat kanë rënë ‘de facto’, por që do të çmontohen fund e krye në procesin e gjykimit në themel duke provuar se sa të drejta kanë qenë denoncimet e Presidentit të Partisë së Lirisë për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.

Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre shumë të drejta, të vërteta dhe parimore për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëtar, duke iu përmbajtur gjithmonë ligjit dhe transparencës, ndërkohë që do të vijojnë të çmontojnë publikisht gjithë akuzat e tjera farsë për të cilat z.Meta vijon të mbahet padrejtësisht në izolim ekstrem prej 8 muaj, si dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë keqpërdorur institucionet shtetërore për të ndërtuar akuza të rreme, si dhe për të dëmtuar integritetin e opozitës dhe të së vërtetës.

The post Çështja e lobimit në SHBA/ PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës appeared first on Albeu.com.

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

By: Oldi
21 June 2025 at 14:05

Nga burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një dokument, sipas tij të SPAK, ku tregohet se ish-anëtari i kësaj force politike, Endrit Braimllari ishte personi përgjegjës për firmosjen e lobimeve në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018-2019. Në atë kohë, Braimllari ishte Sekretar i Përgjithshëm i PL, ish-LSI, ndërsa Meta mbrohet […]

The post Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më! appeared first on BoldNews.al.

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

30 May 2025 at 15:21

Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shumë pikpyetje për dy fakte të thjeshta. E para sepse ajo është katërcipërisht më diskrete se ajo për fitoren e Edi Ramës katër vite më parë, dhe së dyti se ajo është ku e ku më e ftohtë se urimet […]

The post Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën appeared first on BoldNews.al.

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

By: Oldi
29 May 2025 at 18:25

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet […]

The post Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit

By: Oldi
27 May 2025 at 22:51

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh sonte në “Top Story” se klienti i tij, Ilir Meta, nuk ka asnjë dijeninë për kontratën e lobimit pr të cilën akuzohet. Sipas avokatit, një anëtar i Partisë së Lirisë, që quhej në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë kontratën pa vënë në dijeni Ilir Metën. Kujtim Cakrani: […]

The post Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit appeared first on BoldNews.al.

A do tërhiqet PD nga lobimi i 6 milionë dollarëve? Berisha justifikohet: Kontrata nuk ishte vetëm për zgjedhjet por…

20 May 2025 at 15:10

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga kontrata e lobimit prej 6 milionë USD.

Ai u justifikua duke thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet. Berisha tha se lobimi ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD ndërsa i qëndron po të njëjtës tezë se atdhetarët kontribuuan për lobimin e tij në SHBA.

“Kjo është një që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me veprimtarinë normale të PD-së. Ka një fondacion atdhetar që ka ofruar një shërbim përmes një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë ku në çdo kohë palët mund të tërhiqen”, tha Berisha.

The post A do tërhiqet PD nga lobimi i 6 milionë dollarëve? Berisha justifikohet: Kontrata nuk ishte vetëm për zgjedhjet por… appeared first on Sot News | Lajme.

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

By: Mirgen
9 May 2025 at 22:47

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita është shprehur tepër i bindur se shpallja “non grata” e Sali Bershës nga SHBA, është vendosur me lobim nga kryeministri Edi Rama. “100% e besoj”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse besonte pretendimet e Berishës mbi këtë vendim të DASH, gjatë administratës së […]

The post Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur appeared first on BoldNews.al.

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

5 May 2025 at 22:12

Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA dhe shpalljen non-grata të Sali Berishës. Rama tha se teoritë që ai ka ndikuar me Soros për shpalljen non-grata të kreut të opozitës, janë “budallallëqe”. Ai shtoi se “Amerika nuk blihet”, ndërkohë që shprehu habi […]

The post Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi appeared first on BoldNews.al.

Rama: 7×7 u bë 6 milionë, tre patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kontratë e tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë që duan ta mbrojnë Shqipërinë nga ai dhe nga qytetarët shqiptarë.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, ku prezantoi edhe një pasqyrë të arritjeve në disa fusha si dhe zhvillimit në këtë qark.

Rama ironizoi sërish kreun e PD-së, që sipas tij ka një aritmetikë që nga ajo e Lulzim Bashkës që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë.

“7 x7 baraz 42 habiteshim, por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 milionë tani me kontratat e patriotëve. Tre patriotë nga e njëjta familje në Tropojë, u lindi në zemër të shpenzojnë 6 milionë dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta”, tha Rama.

“Është e habitshme se si pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 milionë. Kjo nuk është asgjë me çfarë ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky”, pohoi Kryeministri.

The post Rama: 7×7 u bë 6 milionë, tre patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mashtrim politik me çmim 6 milionë”, Brozi kritikon ashpër Berishën për fushatën e PD: Të përfshihen edhe FBI dhe KQZ

2 May 2025 at 18:26

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se Sali Berisha, non gratën e ktheu në kauzë të PD.

Në një intervistë për  një emusion televiziv, Brozi u shpreh se kontrata duhet të hetohet nga SPAK, KQZ, por edhe institucione ndërkombëtare si FBI.

“Për fatin e keq, ka disa vite që Berisha e kehtu non gratën në kauzë të PD. Iluzionet dhe mashtiremet për heqjen e nongratës ishin dhe mbeten prezente në fushatën e PD. Non grata vihet dhe hiqet nga institucionet shtetërore, jo nga lobues. Non grata, as nuk mund të blihet, as nuk mund të hiqet me para. Kush është paguesi real i 6 milionë dollarë? Me këtë kontratë lobimi, demokratët dhe opozitarët e ndershëm, duhet t’i thërrasin mendjes. Kontrata duhet parë dhe duhet hetuar nga institucionet përkatëse. SPAK, KQZ dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, FBI, duhet të hetojnë në shpejtësi. Nga vijnë paratë? SPAK ka filluar hetimet”, theksoi ai.

The post “Mashtrim politik me çmim 6 milionë”, Brozi kritikon ashpër Berishën për fushatën e PD: Të përfshihen edhe FBI dhe KQZ appeared first on Sot News | Lajme.

“Fushata e PD-së u shemb nga kontrata e lobimit”, Minxhozi godet fort Berishën: Në shërbim të një halli familjar sesa..

1 May 2025 at 20:51

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kontrata e lobimit të PD me vlerë 6 milionë dollarë, ia ka shkatërruar kësaj force politike, fushatën në terren.

Në  një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se heqja e non gratës, nuk i jep Berishës fitoren në zgjedhje.

“Shifra, për mendimin tim ia ka shkatërruar fushatën në terren. Pas 12 vitesh në opozitë, gjen 6 milionë dollarë për fatin e doktorit. Edhe qëllimi thellësisht familjar i Berishës për të hequr damkën. Nuk shohin që distanca është dsyshifore, është e palëvizur. Është e tmershme. Unë do të thoja që 2021, sepse 2021 do e kujtojmë gjatë si një rezultati jashtëzakonshëm i PD dhe LSI. Mos të ishte ai kod zgjedhor, Ramën e rrëzonin. Doktori ka shumë kohë, përpiqet të ketë diçka amerikane me veten. Pas 5 nëntorit ka dashur një dëshmi, një objekt. Donte di☼ka nga Shtëpia e Bardhe dhe gjeti LaCivita. Por nuk mund të jetë i punësuari, më i rëndësishëm se punëdhënësi”, theksoi ai.

The post “Fushata e PD-së u shemb nga kontrata e lobimit”, Minxhozi godet fort Berishën: Në shërbim të një halli familjar sesa.. appeared first on Sot News | Lajme.

A është lobimi për heqjen e non gratës? Ja si përgjigjet Berisha

1 May 2025 at 18:24

Sali Berisha në konferencë me gazetarët nuk jep detaje se kush është burimi i 6 mln dollarëve për lobimin në SHBA. I pyetur nëse kontrata është për heqjen e non gratës, Berisha thotë se “Lacivita është për zgjedhjet, asgjë tjetër, Continental është për kauzat e drejta të PD

Berisha thotë se kontrata është transparente.

“S’ka asgjë sekrete, është shumë transparente. Nuk është historia e McGonigal që i jepen paratë në garazh. Nuk është historia e Bilalit, që martohet me Bilalin se duhej të ishte çift. Janë patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion, është një gjë shumë transparente. U ka djeg shumë disave, u ka djeg. Lexojeni cfarë thotë rezoluta, thotë se përdorin institucionet drejtësia kundër opozitës.

The post A është lobimi për heqjen e non gratës? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Lobimi i PD në SHBA, kontrata që ndezi fushatën politike  

By: FAKTOJE
1 May 2025 at 17:52

Nga Sebi Alla – Më 4 prill, shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, presidenti i firmës Continental Strategy LLC’, Carlo Trujillo, (ish-këshilltar dhe avokat i presidentit amerikan, Donald Trump); si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nënshkruan kontratë shërbimi, ku përfituese do të jetë Partia Demokratike.

Kontrata

Vlera e kontratës është 250 mijë dollarë në muaj dhe palët bien dakord që të shtrihet deri në 24 muaj, por me të drejtë shkëputjeje të pakohëshme të kontratës pasi të gjithë nënshkruesit të dakordësohen. Kompania e lobimit “Continental Strategy LLC” merr përsipër qasjen e PD-së dhe drejtuesve të saj në elitën politike amerikane, veçanërisht me kongresmenë, por edhe shërbime të tjera si nismë kundër korrupsionit apo reforma qeveritare në përputhje me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Publikimi i kësaj kontrate tre javë para datës së zgjedhjeve shkaktoi akuza të ndërsjellta dhe reagime të palëve. Politika, KQZ dhe SPAK reaguan në forma të ndryshme, por ajo që dihet deri më tani nga kjo kontratë duket qëllimi i PD-së për të pasur një akses më shumë në SHBA, nëpërmjet një kompanie të drejtuar nga persona të cilët kanë qenë pjesë dhe disa prej tyre janë pjesë e stafit të presidentit amerikan Donald Trump.

Reagimet

Në kulmin e fushatës elektorale kryeministri Edi Rama nuk e la pa e përdorur këtë moment teksa  hodhi dyshime mbi burimin e shumës 6 milionë euro sipas tij, por edhe qëllimit se përse do të jepeshin. “Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga  patriotë, iu kujtohet që edhe herën e kaluar, Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë, edhe ai kështu tha: U mblodhën ca patriotë. Po 6 milion euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen; Ku u gjetën gjithë ato para? Dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e  një njeriu të paguhen më shumë para sesa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku”, tha Rama.

Barra financiare

Partia Demokratike doli me një qëndrim zyrtar duke theksuar se PD nuk ka asnjë barrë financiare për këtë kontratë, pasi sipas saj të ardhurat janë siguruar nga “patriotë shqiptarë” që jetojnë në SHBA. “Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës”, thuhet në komunikatën zyrtare të PD-së. Më tej, subjekti politik thekson se komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare, me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. “Synimi i bashkatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD-së me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Kushtet financiare

Duke iu referuar kontratës, kompania ‘Continental Strategy LLC’, me drejtues Carlo Trujillo tashmë i ka marrë paradhënie tre muaj, vlerë e cila kap shumën 750 mijë dollarë. “Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratë. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me nënshkrimin dhe do të rinovohet automatikisht në baza mujore pas kësaj, përveç nëse njëra palë jep me shkrim njoftim për mosrinovim/ndërprerje të paktën 30 ditë përpara datës së përfundimit. Pas 60 ditëve fillestare të kontratës secila palë mund të japë njoftim me shkrim për mosrinovim/përfundim të paktën 30 ditë para përpara përfundimit të propozuar,” thuhet në kontratë.

Institucionet e pavarura vëzhgojnë

Pak orë pas publikimit të kontratës, edhe pse në ditë pushimi (të dielën e kaluar), SPAK bëri me dije se ka nisur verifikimin për këtë kontratë me tre palë dhe ligjshmërinë e burimeve që financojnë shërbimin e përcaktuar në kontratë. “Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga SPAK për mediet përmes aplikacionit ËhatsApp. Ndërsa më e kushtëzuar duket Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili duke iu referuar ligjit, saktëson se koalicionet kanë kohë deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor për të dorëzuar të ardhurat dhe shpenzimet. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në përgjigje të interesimit të medias për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA tha se: “Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë,”tha Celibashi.

Përfundimi

Në kontratë nuk saktësohet “lobim” për heqjen e sanksionit “non grata” për kryetarin e PD-së Sali Berisha, edhe pse indirekt nënkuptohet një gjë e tillë sa kohë që në një nga pikat e kontratës thuhet se kompania e lobimit merr përsipër qasjen e PD dhe të drejtuesve të saj (pra edhe të Sali Berishës si kryetar) në elitën politike amerikane.

Gjithashtu duke iu referuar pikave të kontratës, nuk është akorduar shuma 6 milionë dollarë por paradhënie për tre muajt e parë të lobimit, ndërsa palët mund ta shkëpusin kontratën me mirëkutim, duke njoftuar paraprakisht një muaj përpara. Ndaj dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se janë dhënë 6 mln euro për heqjen e “non gratas” do ta kategorizojmë pjesërisht të vërtetë  

The post Lobimi i PD në SHBA, kontrata që ndezi fushatën politike   appeared first on Faktoje.al.

Kontrata e lobimit në SHBA, Berisha: Synon mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, kontrata e lobimit të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar.

Në një konferencë për shtyp Berisha u shpreh se, “së pari, kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet”.

“Kjo kontratë ka një qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematiket e mëdha të tij para administratës së SHBA”, tha Berisha.

Ai u shpreh se, “nuk do ndodhë dhe nuk mund të ndodhë më që pa u mbyllur kutia e fundit, Edi Rama urohej për fitoren. Jo pa u numëruar, pa u mbyllur kutia”.

“Së dyti, ne besojmë se bashkëpunimi i Edi Ramës me bandat dhe krimin është rrezik jo vetëm për Shqipërinë, rajonin, Europën, por edhe për SHBA”, tha Berisha.

Së treti, shtoi kreu i PD, “ne besojmë se çështja McGonigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet”.

Së katërti, nënvizoi Berisha, “pa dyshim për ne përparësi janë marrëdhëniet me SHBA në të gjitha aspektet, dhe ne nuk mund të mohojmë se u hodh shumë baltë mbi partinë më proatlantiste, mbi PD-në dhe përpjekjet e saj”.

Ndaj, theksoi ai, “është marrë një avokat, ndër më të shquarit e asaj toke, i cili ka për detyrë avokatinë e kauzës së drejtë të PD pranë administratës së presidentit Trump”.

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjet kjo, fare. Ka një nen, neni 21 i ligjit “Për partitë politike”, nen që autorizon partitë politike të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forca të tjera politike, organizata ndërkombëtare partiake politike dhe fondacione. Pra, kontrata është 100 për qind e bazuar në ligj”, theksoi Berisha.

Kreu i PD u shpreh se, “populli opozitar nuk është popull jetim. Edi Rama duhet të marrë të gjithë përgjigjet që meriton për ato që i ka bërë Shqipërisë në luftën e tij për një Shqipëri pa opozitë”.

“Lidhur me milionat që numëroni, mos harroni, kontrata ka një nen, sipas të cilit, palët në çdo rrethanë që do ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre, ndërpresin kontratën. Prandaj nuk mund të flasësh për 6 milionë, nuk mund të flasësh as për 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata është në varësi sipas kërkesave të palëve, dakordësisë së palëve, objektivave të palëve”, shpjegoi Berisha.

Por, shtoi ai, “një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk ka më një kauzë jetime. Në atë vend të madh, ajo kauzë ka një avokat të madh”.

/a.f//r.e/

The post Kontrata e lobimit në SHBA, Berisha: Synon mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha ka hapur ‘kutinë e pandorës’ për veten”/ Meçe për kontratn e lobimit të PD-së: Diktator tipik që vrau 4 njerëz

29 April 2025 at 15:19

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane “Continental” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, për t’i hequr “non gratën” në SHBA, tregoi edhe një herë se ai e ble integritetin e tij me para dhe në këtë rast me 6 mln dollarë. Pagesa e parave për heqjen e ‘non gratës’ për çështjet korruptive që ka bërë ndër vite dhe për të cilat u shpall nga SHBA dhe Anglia, janë më të rrezikshme dhe të rënda sesa shpallja “non grata”. Kështu shprehet analisti dhe ish-deputeti demokrat Arben Meçe për “furtunën” e fundit që shkaktoi në Shqipëri publikimi i kësaj kontrate. Meçe bëri analizën e tij të çështjes së “nxehtë” dhe foli për anët e errëta të saj.

“Ky proces do kishte pasoja për administratën amerikane nëse vepron për heqjen e non gratës jashtë protokollit dhe procedurave që parashikohen në ligj. Madje ish-sekretari Blinken mund të hap gjyq nëse kjo ndodh nga pasardhësi i tij Rubio. Kontrata e lobimit shtrihet në periudhë 2-vjeçare. Por përsa i përket heqjes së non gratës së Berishës, nëse ajo është e padrejtë, nuk është nevoja të paguhen 6 mln dollarë. Non Grata e Berishës nuk është çështje politike, por çështje ligjore. Pse duhet të paguajnë shqiptarët 6 mln dollarë? Pse i duhej funksionarëve të PD-së apo Flamur Nokës dhe të tjerëve që të paguajnë 6 mln dollarë? Pse ky lobim me persona të dyshimtë në korridoret atje, sepse e dimë që Berisha dikur bënte takime dhe lobime para se të shpallej non grata”, shprehet analisti.

Për Meçen, kontrata ka një prapavijë të qartë politike, sepse ndryshe Berisha nuk shkel dot më në SHBA dhe as familja e tij. Sepse kreu i selisë blu është i lakuar edhe për vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në bulevard, dosje për të cilën Strasburgu ka kërkuar rigjykim, teksa kjo ia rëndon më shumë pozitën atij.

“Kjo kontratë lobimi ka të qartë qëllimin për heqjen e non gratës, pasi pa u bërë kjo, Berisha nuk kontakton dot me administratën amerikane dhe korridoret atje. Berisha është i njohur për bëmat e tij në fushën e korrupsionit dhe të drejtave të njeriut, ka vrarë 4 njerëz në bulevard, ka vrarë njerëzit e vet, shqiptarë. Por nëse kjo ndodh me pagesën e lobimit për heqjen e non gratës, kjo lë një zhgënjim për shtetin amerikan dhe mendimin që ne kemi për ta. Berisha është diktator tipik, ka vrarë njerëzit e tij. Ngjarje më e shëmtuar se kjo nuk ka, kur një njeri si Berisha paguan lekë për të hequr non gratën, kur është dhe në gjyq e rrezikon burg. Çështja është a do përfshihet Amerika në këtë lobim për ta hequr me pagesë non gratën e Berishës? Kjo do të ishte zhgënjim. Berishës nuk mund t’i hiqet non grata me pagesë!”, analizoi Meçe.

Për të duhet bërë transparencë e financimit, pasi është në shkelje të ligjit. Edhe pse ligji e ndalon një financim të kësaj përmase, përsëri PD e ka bërë, kurse Flamur Noka e ka hedhur firmën.

“Por një tjetër çështje është transparenca e financimit, ku në Shqipëri ndalohet financimi nga biznese, individë apo parti të huaja. Tjetra, mund të bësh donacione për subjektet politike, por vetëm sipas ligjit dhe rregullave të KQZ, me një limit të caktuar, që në këtë rast është kaluar. Në Shqipëri ndalohet financimi nga shtetas të huaj, për sa kohë nuk kanë aktivitet në linjën e financimit në Shqipëri. Edhe nëse janë shqiptarë, ligji s’e lejon këtë financim të lartë, e jo vetëm kaq, por duhet të deklarohet në KQZ ky bllok financimi ku mbahet shënim, regjistrohet në një libër financimi. Në mënyrë absolute nuk lejohen financime të këtyre përmasave. PD duhet ta deklarojë këtë financim kaq të madh në KQZ. Ligji nuk e lejon këtë përmasë financimi, ndaj ligji e ka ndaluar pa kushte financimin nga të huajt, nuk është vënë pa kushte e qëllim kjo. Pra financimi duhet të jetë i kontrolluar, kështu e parashikon ligji, ndaj edhe ndalohet nga jashtë vendit në këto përmasa”, shpjegon analisti.

Për këtë rast SPAK duhet të kishte vepruar menjëherë, pasi ngjarja është e rëndë dhe kompetencë direkte. Meçe është i bindur se me këtë lobim, Berisha i ka bërë më shumë dëm vetes se kur u shpall non grata, madje “ka hapur kutinë e pandorës”.

“Nëse SPAK nuk e ka filluar kryesisht këtë çështje, sepse ka një Task-Forcë, që lidhet me emergjencën në fushatë elektorale, kur konstaton një shkelje të ligjit elektoral dhe financiar, vepron, sepse nuk ka ngjarje më të rëndë se kjo në këtë aspekt. Shqetësimi i Berishës nuk është non grata, sepse opinioni i shqiptarëve për Berishën dihej që para se të jepej kjo masë. Mendoj se Berisha shqetësim ka vendimin e Strasburgut për dosjen e 21 janarit, vrasjen e 4 njerëzve në protestën në bulevard. Ata nuk kuptojnë se sa dëm po i bëjnë vendit me imazh, por edhe Amerikës, demokracisë amerikane, me parimin se si ajo funksionon, por edhe mbështetjen proshqiptare që ka. Mbase Berishës i hiqet non grata, por nuk i hiqet penaliteti. Ai ble integritetin me para. Ai ka hapur kutinë e pandorës, është e dëmshme më shumë kjo sesa non grata. Blerja e non gratës është më e keqe sesa ajo e shpalljes non grata”, pëfundon ai.

The post “Berisha ka hapur ‘kutinë e pandorës’ për veten”/ Meçe për kontratn e lobimit të PD-së: Diktator tipik që vrau 4 njerëz appeared first on Sot News | Lajme.

Kontrata e lobimit, Tabaku: Gjithçka transparente! PD i ka dyert e hapura në SHBA

By: Ardit
29 April 2025 at 15:24

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ka reaguar për herë të parë mbi kontratën e lobimit që partia e saj ka lidhur me një zyrë lobimi në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se gjithçka do të jetë transparente dhe e deklaruar. E ftuar në News24, Tabaku tha se kontrata […]

The post Kontrata e lobimit, Tabaku: Gjithçka transparente! PD i ka dyert e hapura në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Kontrata 6 mln dollarëshe/ Komentuesit ‘masakrojnë’ Berishën: I ke ngrenë paratë e popullit si qen, e shkatërrove…

29 April 2025 at 13:56

Publikimi i kontratës 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar reagime të forta të qytetarëve në rrjetet sociale. Ish-kryeministri, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion të rëndë, është vënë në qendër të kritikave nga qytetarët që e akuzojnë për keqpërdorim të fondeve dhe pasurim personal në kurriz të popullit.Përdorues të shumtë të Facebook-ut kanë vërshuar me komente në profilin e Berishës, duke shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.

“Këto para janë hajni e pastër”, shkruan një komentues. Një tjetër e akuzon ashpër Berishën me fjalët: “O Sali, ke ngrënë paratë e popullit si qen”.

Indinjata nuk ndalet me kaq. “6 milionë dollarë vetëm për ‘non gratën’ e Saliut? Po për dhëndrin sa të tjera? Apo është pako e plotë?”, ironizon një qytetar tjetër, duke nënkuptuar përfshirjen e njerëzve të afërt të tij në afera të dyshimta.

The post Kontrata 6 mln dollarëshe/ Komentuesit ‘masakrojnë’ Berishën: I ke ngrenë paratë e popullit si qen, e shkatërrove… appeared first on Sot News | Lajme.

Lobimi/ Ilirjan Celibashi sqaron situatën: Partia Demokratike s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente

By: V K
29 April 2025 at 13:16

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është pyetur nga gazetarët lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Celibashi ka deklaruar se PD nuk ka asnjë detyrim, që të depozitojë dokumente në KQZ, deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Ai theksoi po ashtu, se KQZ aktualisht nuk ka asnjë detyrim që t’ia kërkojë PD-së këtë kontratë.

“Partitë kanë për detyrim të depozitojnë raportin e të ardhurave më 31 mars të vitit pasardhës, subjektet kanë detyrimin të depozitojnë jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrimi për subjektet zgjedhore për të depozituar çdo dokument përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente që tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nuk e kemi këtë kontratë dhe për t’ja kërkuar PD në këtë moment, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve, në momentin që do ta kemi do japim vlerësimin tonë, nuk kemi çfarë të themi më shumë”, tha Celibashi.

The post Lobimi/ Ilirjan Celibashi sqaron situatën: Partia Demokratike s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente appeared first on Albeu.com.

Lobimi i PD në SHBA, Celibashi: Deklarimi brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit zgjedhor

29 April 2025 at 13:16

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se “Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental””, me vlerë 6 milionë dollarë.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme me rastin e testimit operacional për Sistemin e Votimit dhe Numërimit Elektronik, Celibashi shpjegoi se sipas ligjit, PD e ka detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, por afati përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.

Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ raportin e të ardhurave dhe shpenzime vjetore jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Dhe subjektet zgjedhore kanë detyrimin që të depozitojnë raportin mbi të ardhurat dhe shpenzimet, jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.”

Celibashi shtoi se, “detyrimi për subjektet zgjedhore, përfshi në këtë rast edhe koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të depozituar çdo dokument që flet mbi të ardhurat dhe shpenzimet përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”.

“Nuk ka detyrim për këtë subjekt, por dhe për çdo subjekt tjetër që të depozitojë në KQZ në në këtë moment dokumente, të cilat tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre si subjekt zgjedhor. Që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk kemi asnjë lloj detyrimi, tej spekulimeve që bën dikush, për t’ia kërkuar PD-së në këtë moment. Kanë moment deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, tha ai.

“Në momentin që do ta kemi këtë kontratë do të japim dhe vlerësimin dhe gjykimin tonë për këtë dokument. Për momentin nuk kemi se çfarë themi më shumë se kaq”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se për sa kohë nuk është depozituar kontrata në fjalë, KQZ nuk jep dot një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq, por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do ta bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.

/a.f//r.e/

The post Lobimi i PD në SHBA, Celibashi: Deklarimi brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌