Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

10 pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit

12 May 2025 at 19:50

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit u organizuan mirë, por u zhvilluan në një mjedis të polarizuar, me Partinë Socialiste që keqpërdori asetet publike ndërsa pati raportime për trysni ndaj administratës dhe votuesve në qendrat e votimit.

Kështu deklaroi të hënën misioni ndërkombëtar i vëzhguesve të zgjedhjeve, OSBE/ODIHR, teksa bëri me dije vlerësimin paraprak për zgjedhjet.

Në raportin e publikuar pasditen e 12 majit, OSBE/ODIHR i vlerësoi zgjedhjet të mirë-organizuara nga ana teknike, por u theksua se vendi ka nevojë për media të pavarur dhe një reformë të mëtejshme zgjedhore.

Teksa paraqiti raportin krah përfaqësuesve të tjerë, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Michael Gahler, tha se në gjendjen aktuale, vendi ynë nuk mund të hyjë në BE.

Gahler shtoi se zgjedhjet janë një mjet thelbësor i demokracisë dhe se të gjithë aktorët politikë duhet të punojnë për një konsensus mbi kuadrin zgjedhor dhe të forcojnë besimin në integritetin e procesit.

“Për më tepër, i bëj thirrje qeverisë së re të [vijojë] sukseset e arritura [tashmë], si në fushën e drejtësisë,” përfundoi Gahler.

Por kush ishin pikat kryesore të raportit parakrak, Citizens.al sjell të përmbledhura të gjitha pikat si më poshtë:

1- Kuadri ligjor dhe sistemi zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare mbështeten në Kushtetutën e vitit 1998 dhe Kodin Zgjedhor të vitit 2008, i cili është plotësuar me ndryshime të kryera në vitin 2021, 2024 dhe 2025, përfshirë këtu dhe votimin e diasporës nga jashtë vendit.

OSBE/ODIHR vëren se, megjithëse kuadri ligjor është “i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje demokratike”, ai mbetet i paqartë dhe i pambështetur nga një reformë gjithëpërfshirëse.

Në raport sistemi elektoral proporcional me lista të mbyllura dhe preferenciale në 12 qarqe përshkruhet si favorizues për dy partitë e mëdha dhe se shumica e mandateve ndahen përmes listave të mbyllura, pavarësisht votave preferenciale ndaj kandidatëve duke reflektuar ndikimin e madh që kanë liderët e partive në përfaqësimin parlamentar.

Kreu i delegacionit të PE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Michael Gahler/Facebook.

2- Administrimi i zgjedhjeve

Administrimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri u drejtua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 93 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe mbi 5,000 Komisione të Qendrave të Votimit.

OSBE/ODIHR vlerëson se procesi u zhvillua në mënyrë transparente, me mbledhje të hapura dhe pjesëmarrje të rregullt të aktorëve politikë. Megjithatë citohen pretendime të ngritura për politizim të anëtarëve të KQZ-së, dhe afate të ngushta kohore dhe logjistike për të realizuar votën e diasporës.

Komunitetet e margjinalizuara mbetën jashtë fushatës së KQZ-së për edukimin e qytetarëve për mënyrën e votimit, ndërsa u vunë re ndryshime të shpeshta të anëtarëve të KZAZ-ve nga partitë, veçanërisht në ditët e fundit para votimit. Kuota gjinore u respektua në mënyrë minimale, me 31% gra në KZAZ, por me përfaqësim të ulët në pozita drejtuese.

3- Përdorimi i teknologjisë

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, identifikimi biometrik i votuesve u përdor në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik vijoi në vetëm dy qarqe.

Kjo përfaqësonte vetëm 1.4% të zgjedhësve të regjistruar, në kundërshtim me kërkesën ligjore për mbulim minimal prej 10%, për shkak të një ngërçi politik.

Votimi elektronik përdori pajisje me ekran prekje që prodhonin fatura të printuara të votës, ndërsa rezultatet transmetoheshin elektronikisht pas përfundimit të votimit. Megjithëse u organizuan demonstrime publike për rritjen e ndërgjegjësimit, OSBE/ODIHR vlerësoi se këto nuk ishin mjaft proaktive.

Përfaqësuesit e OSBE/ODHIR gjatë prezantimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

4- Regjistrimi i votuesve

Regjistrimi i votuesve brenda vendit u realizua në mënyrë pasive përmes regjistrit civil dhe u vlerësua si proces transparent dhe gjithëpërfshirës nga aktorët zgjedhorë, megjithatë, aplikimi i masës së heqjes automatike të personave mbi 100 vjeç nga listat për të shmangur emrat e të ndjerëve, u konsiderua si një barrë e padrejtë për këtë kategori.

Subjektet zgjedhore kishin të drejtë të merrnin një kopje të plotë të listës së votuesve, çka rriti transparencën e procesit, edhe pse pati shqetësime për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lista përfundimtare u publikua më 2 prill me 3,713,761 votues të regjistruar, përfshirë edhe ata jashtë vendit (11 janar-4 mars) me 245,935 votues nga 85 vende, ndërsa rreth 41,000 aplikime u refuzuan për mungesë dokumentacioni të përshtatshëm.

5- Regjistrimi i kandidateve

KQZ regjistroi të 8 partitë politike dhe 3 koalicionet që aplikuan deri më 12 mars ku vetëm një prej tyre, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, drejtohej nga një grua – Elena Kocaqi.

Në total për 140 vende në parlament garuan 2,046 kandidatë ku 787 (38.47%) ishin gra ishin gra – pak mbi minimumin ligjor, por të gjitha listat respektuan kuotën.

Në përputhje me rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, u hoq mundësia që drejtuesit e partive të kandidonin në disa qarqe zgjedhore njëkohësisht.

Nuk pati kandidatë të pavarur të regjistruar në këto zgjedhje. Gjatë verifikimit të kandidatëve, KQZ hoqi 16 prej tyre nga lista e partive përkatëse, bazuar në vetëdeklarimet mbi dënimet penale, të konfirmuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Asnjë subjekt nuk kundërshtoi këtë vendim dhe paraqiti kandidatë zëvendësues në kohë.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR përpara raportimit për zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

6- Klima e fushatës

Sipas OSBE/ODIHR socialistët përfituan gjatë fushatës nga burimet shtetërore dhe aktivitetet institucionale, të cilat ligjërisht lejohen nëse ato kryhen si pjesë e detyrës zyrtare.

Përfaqësues të qeverisë morën pjesë në promovime investimesh dhe inspektime që, në disa raste, kaluan në fushatë të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, qeveria miratoi politika për falje gjobash dhe lehtësira për grupe të caktuara votuesish para periudhës katërmujore të ndaluar, por që u zbatuan gjatë fushatës, duke ngritur dyshime për synime elektorale.

KQZ kishte përgjegjësinë të shqyrtonte rastet e abuzimit me burimet publike. Nga 4,522 aktivitete publike të raportuara, vetëm 18 u ndaluan si abuzive.

Nga 166 ankesat e marra, shumica lidheshin me përdorimin e burimeve shtetërore, tenderët dhe ndihmën sociale. Deri më 9 maj, KQZ kishte marrë vendim vetëm për 118 raste, duke ngritur shqetësime për efikasitetin e këtij mekanizmi.

Në raport thuhet se gjatë fushatës pati akuza të shumta për presion ndaj administratës dhe komuniteteve të margjinalizuara për të mbështetur PS-në, blerje votash dhe ndikim të krimit të organizuar në disa zona.

7- Financimi i fushatës

OSBE/ODIHR thotë se kuadri zgjedhor lë boshllëqe që cenojnë transparencën dhe barazinë mes partive në zgjedhje.

Partitë mund të financojnë fushatat me fonde publike, private, donacione apo kredi. Edhe pse ligji kërkon publikimin e burimeve të financimit, OSBE/ODIHR vëren se asnjë parti nuk ka publikuar të dhëna për donacionet apo kreditë, dhe KQZ nuk ka mjetet ligjore për t’i detyruar në zbatimin e kësaj dispozite.

Kufiri i përgjithshëm për shpenzimet e një partie është rreth 3.3 milionë euro, ndërsa ndryshimet ligjore të vitit 2025 përjashtuan shpenzimet e kandidatëve nga ky kufi, pa vendosur një tavan të veçantë për ta. Mungesa e rregullimit për reklamat online dhe shpenzimet nga palë të treta krijon hapësira për përdorimin e fondeve të padeklaruara dhe për anashkalimin e kufizimeve ligjore.

Një rast tipik i këtij anashkalimi citohet rast i përmendur në media për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh që synonte krijimin e aksesit për PD-në në nivelet e larta të administratës amerikane.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR duke vëzhguar zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

8- Media

Sipas monitorimeve të ODIHR, dy partitë kryesore, PS dhe PD, dominuan mbulimin mediatik, ndërsa partitë e tjera morën më pak se 5% të hapësirës në TV. Shumica e mbulimit përfshinte materiale të prodhuara nga vetë partitë, pa u shënuar si reklama politike, në kundërshtim me ligjin.

Emisionet politike nuk sollën përballje reale mes liderëve, ndërsa reklamat televizive u përdorën vetëm nga partitë e mëdha.

OSBE/ODHIR vëren se pavarësia, pluralizmi dhe integriteti i medias në Shqipëri janë të komprometuara nga financimet jo-transparente dhe lidhjet e ngushta mes pronarëve të mediave, interesave politike dhe ekonomike, shpesh të varura nga kontratat publike.

RTSH kritikohet për mungesë audience të gjerë ndërsa Autoriteti i Medias Audiovizive që nuk garanton pavarësi reale institucionale.

Edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet vepër penale dhe rastet e padive SLAPP kundër gazetarëve janë në rritje. Ndalimi i përkohshëm i aksesit në TikTok dëmtoi mundësinë për një fushatë të barabartë, veçanërisht për partitë jo-parlamentare.

9-Minoritetet

Pjesëmarrja e pakicave në zgjedhje si votues dhe kandidatë ishte e lirë, si brenda partive kryesore kombëtare, ashtu edhe përmes dy partive të pakicave kombëtare që ishin pjesë e koalicionit të drejtuar nga PD.

Megjithatë, OSBE/ODIHR vëren se kërkesa për të kandiduar në të gjitha qarqet elektorale përbën një pengesë për partitë e pakicave për të fituar vende në parlament.

U raportuan gjithashtu raste presioni mbi komunitetet rom dhe egjiptian për të shitur votën, ndërsa në disa zona, votuesit romë nuk ishin të qartë për vendndodhjen e qendrave të tyre të votimit.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR duke vëzhguar zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

10-Dita e zgjedhjeve

OSBE/ODHIR vlerëson se dita e zgjedhjeve u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe transparente, por u vunë re mospërputhje të shpeshta me procedurat gjatë hapjes dhe votimit, përfshirë vonesa, probleme me pajisjet biometrike dhe praninë e personave të paautorizuar.

Vëzhguesit raportuan se në shumë qendra votimi nuk u respektua fshehtësia e votës, pati raste të votimit në grup, si dhe mungesë edukimi të votuesve për procedurat e reja të votimit me lista preferenciale.

 Pati edhe raste presioni, intimidimi, dhe blerje të mundshme votash, ndërsa në disa qendra u shfaqën persona që mbanin shënime për votuesit.

Mungesa e aksesit për personat me aftësi të kufizuara ishte shqetësuese: 50% e qendrave nuk ishin të përshtatshme për ta dhe nuk kishte metoda alternative për ata që janë të palëvizshëm apo të shtruar në spitale.

Në disa qendra, numërimi u bë në atmosferë të tensionuar, dhe pati raste ku fletët e votimit nuk u shfaqën në kamera sipas rregullit apo rezultatet nuk iu dhanë vëzhguesve të partive.

Vonesa në transmetimin e votave elektronike dhe ankesat për verifikimin e votave nga jashtë vendit treguan mungesë të plotë besimi në sistemin elektoral, sidomos nga PD.

Lexoni gjithashtu:

The post 10 pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje

12 May 2025 at 12:23

Një koalicion i organizatave të shoqërisë civile ka evidentuar një sërë problematikash që vënë në diskutim integritetin e procesit elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, megjithëse ato vlerësohen se u zhvilluan nën një klimë të qetë.

“Procesi shfaqi të njëjtin trend të disa zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, kryesisht një klimë e qetë dhe pjesëmarrje të pjesës aktive qytetare, mbulim të gjerë mediatik dhe prani të zgjeruar të partive politike dhe kandidatëve, mesazhe sensibilizuese për pjesëmarrje dhe administrim aktiv nga KQZ për problematikat e shfaqura,” u tha sot në një deklaratë të përbashkët nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qëndresa Qytetare (QQ) dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP).

Megjithatë raporti paraprak i vëzhgimit të këtyre tre organizatave hedh dritë mbi parregullsitë dhe sfidat e vazhdueshme që rrezikojnë demokracinë funksionale në vend.

Me mbi 60 vëzhgues të shpërndarë në 17 bashki të vendit, raporti paraprak i bërë me dije sot zbuloi shkelje të heshtjes zgjedhore, tensione mes vëzhguesve partiakë dhe komisionerëve, si dhe prezencë të individëve të paautorizuar në qendrat e votimit.

Të dhënat përfshijnë gjithashtu shqetësime për ndërhyrje të jashtme në procesin e votimit, probleme me pajisjet e identifikimit elektronik dhe trajtimin jo të denjë të personave me aftësi të kufizuara.

Vëzhguesit vunë re postime elektorale në rrjete sociale të kandidatëve të caktuar, shpërndarje të materialeve propagantistike në hapësirën publike me afishimie të billboard-ve dhe raste kur zyra elektorale janë mbajtur hapur gjatë heshtjes zgjedhore.

Gjatë procesit pati sinjalizime nga vëzhgues partiakë, komisionerë dhe deputetë për abuzime dhe intimidim të zgjedhësve sikurse ishin rastet e shenjuara në Bashkitë Lushnje, Tiranë (afër Shkollës Petro Nini), Pogradec, Vorë, etj.

Problematika pati dhe në mungesë të energjisë elektrike , mangësi për përdorimin dhe regjistrimin me kamera të procesit, mungesa e komisionerëve , vonesat për hapjen e qendrave të votimit dhe probleme teknike në funksionimin e pajisjeve PEI .

“Në raportet tona finale do të ketë qëndrime dhe vlerësime për të gjithë elementët e monitorimit,” thuhet në deklaratën paraprake të tre organizatave, të cilat theksojnë se vëzhguesit e tyre u lanë ta kryenin monitorimin e plotë, pavarësisht disa rasteve ku u ndeshën pengesa.

“Për mua ishte një shans i humbur, që Shqipëria për 35 vite të mos krijojë standarde normale të zgjedhjeve të një vendi demokratik, që supozohej të shkoj drejt BE,” u shpreh Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, sipas të cilit, për përvojën e kaluar Shqipëria duhej të shfaqte maturi dhe të kishte zgjedhje me tregues të tjerë.

Ndërkohë, numri i ulët i pjesëmarrjes në votime (42%) krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ngre pikëpyetje mbi besimin e qytetarëve në proceset politike.

KShH, QQ dhe ISP, argumentojnë se fushata e karakterizuar nga gjuha e urrejtjes dhe mungesa e platformave konkrete mund të ketë kontribuar në thellimin e apatisë politike dhe distancimit të votuesve.

Deklarata hedh dritë gjithashtu mbi shqetësimin për mosfunksionimin e duhur të organeve të drejtësisë dhe nxit nevojën për hetime më konkrete dhe të pavarura lidhur me krimet zgjedhore.

Me 54 kallëzime penale deri më 9 maj dhe 123 të tjera pranë SPAK, problematika si shitblerja e votës vijon të mbetet plagë e hapur e sistemit zgjedhor.

Në një atmosferë ku polarizimi politik sfidon rendin demokratik, raporti thekson domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe forcimin e rolit të institucioneve të pavarura.

Lexoni gjithashtu:

The post Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje appeared first on Citizens.al.

KQZ çregjistron partinë “Lëvizja për Bashkim”

10 July 2025 at 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 44-të me radhë për këtë vit, nën drejtimin e kryesuesit Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime me rëndësi për procesin zgjedhor dhe funksionimin e subjekteve politike në vend.

Në fillim të mbledhjes, KQZ miratoi kërkesën për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim”.

Kjo parti kishte dorëzuar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dokumentacionin për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe mbylljen e llogarisë bankare të subjektit, si dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Në vijim, anëtarët e KQZ-së u informuan për përgatitjet që po bëhen për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, të cilat janë caktuar për datën 12 tetor 2025.

Sipas të dhënave të paraqitura, nga 28 qershori deri më 9 korrik, janë pranuar 633 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës përkatëse.

Prej tyre, 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak të mungesës së fotografisë me dokument identifikues.

Gjithashtu, KQZ u njoftua se periudha për aplikimin online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhje është duke vazhduar. Deri më tani, ZRCKFSP u ka mundësuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 13 gusht 2025.

Në mbledhje u bë e ditur se është përzgjedhur operatori fitues për auditimin e raporteve financiare të fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025.

Auditimi pritet të nisë së shpejti dhe raportet do të publikohen nga KQZ.

Në përmbyllje, Komiteti i Auditimit prezantoi një njoftim mbi mbledhjet e fundit dhe punën e zhvilluar në kuadër të monitorimit të brendshëm të financave të institucionit.

KQZ do të vazhdojë të mbikëqyrë përgatitjet për zgjedhjet lokale me qëllim të garantimit të një procesi të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës./Telegrafi/

The post KQZ çregjistron partinë “Lëvizja për Bashkim” appeared first on Telegrafi.

Certifikimi i zgjedhjeve, drejt fundit/ KAS vendos sot për katër qarqet e mbetura

By: Rovena
7 July 2025 at 10:20

Certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit duket se është drejt fundit. Ndërkohë që KAS pritet të vendosë sot për katër qarqet e vendit. Bëhet fjalë konkretisht për qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Ishte pikërisht qarku i Elbasanit, ku PD ngriti për herë të parë pretendimet për trenin bullgar. Ndërkohë që nga rinumërimi i votave nuk pati ndryshim në rezultat./abcnews.al

“Rinumërimi,farsë me 57 vota më pak”,Murrizi ironizon PD:Rinumërimi s’ishte për mandate,por për të më zbritur nga froni

29 June 2025 at 15:57

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, Myslym Murrizi i cili kandidoi për deputet, ka reaguar në rrjetet sociale ku nuk i ka kursyer ironitë.

Pas mbylljes së rinumërimit, në PD i vetmi që u ngjit në renditje tek lista preferenciale ishte Asllan Dogjani që kapërceu Myslim Murrizin.

Ndër të tjera ai shprehet se në këtë proces rinumërimi, opozita u nis të marrë një mandat shtesë për PD, “por rrëzuan armikun Murrizi se kishte vjedhur 57 vota”.

Procesi i “rinumerimit” nga administrata e KQZ mbaroi.

Antaret e PD ne KAS ndihmuan ne shuarjen e “luftes” se brendeshme dhe “betejes” per vjedhjen e votave me zetor 28, traktor 54 apo trena pune te modelit sovjetik, bullgar e kinez.

U kerkua dhe u nis me “bindjen” qe PD do te merte nje mandat shtes nga votat e pavlefshme dhe humbi 612 vota te tjera.

Nga PD rezultoi se 29 kandidateve te listes se hapur u jane hequr 1202 vota gjithsej dhe 8 kandidateve te tjere u jane shtuar 139 vota gjithsej, ndersa nga PS rezultoi se 32 kandidateve te listes se hapur ju janë hequr 2490 vota gjithsej ndersa 5 kandidateve ju janë shtuar 92 vota gjithsej. Pra nga i gjith ky proçes “rinumerimi”, ose rivlersimi doli qe 61 kandidat te PD dhe PS se listes se hapur kane patur gjthsej 3553 vota te “pamerituara” dhe 13 kanditateve te tjere ju jane “hequr” ne menyre “kriminale” 231 vota gjithsej.

E vetmja “fitore” nga i gjith ky proçes nga te gjitha forcat politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 11 majit ishte “Rrëzimi i Murrizit” nga “froni”.

Pra 48 punonjesit e KQZ kane “rivleresuar” jo rinumeruar se 57 vota per Murrizin jane quajtuar te vlefshme nga rreth 1000 numerues “tradhetar” te PD dhe PS ne 18 ZAZ e Qarkut Tirane, ndersa sipas ketyre jane te pavlefshme.

U nisën për t’i shtuar një mandat PD dhe “rrëzuan Murrizin” me një vend në renditje.

Njëlloj si në shkurt 2019 kur Luli dhe luljetat thirrën protestë për të “rrëzuar Ramën” dhe më përjashtuan mua.

Mirepo per fat te “ keq” koha me dha te drejte saqe detyroi Kuvendin Kombetar te PD ne prill 2022 te miratojë rezolute qe kurre nuk do te djegin mẽ mandate dhe kurre nuk do t’i falin më bashki Rames.

I falenderoj me shpirt te gjith numëruesit pa perjashtim per “sakrificen” e madhe dhe “heroizmin” qe kane treguar duke “favorizuar”, “perkrahur” dhe “ndihmuar” pa mase “armikun” Murrizi  me 57 vota dhe duke bere te mundur qe te renditej nje vend me lart.

Nje falenderim i veçante ju takon numëruesve të PD qe kane “rriskuar” shum me kete “favorizim” te patolerueshem kur porosia pothuajse nga çdo “lider”, “udheheqes” apo drejtues dege ka qene qe zero mbeshtetje rrebelit dhe “armikut permanent” Murrizi.

Por qe fale “syrit vigjilent” te punëtoreve te partisë ne KAS dhe puntoreve te KQZ ne “rinumerim”, qe ne fakt ishte rivlersim me seleksionim qe mesa kam info une jane familjar, kusherinj, kuneter, niper e mbesa dhe rreth familjar te miksuar PD, PR dhe PS, “armiku” Murrizi e mori “denimin” dhe nga 7289 vota do te kete 7232, nese nuk do te kete ndonje “ankesë” per “rinumerim tjeter.

Jo 57 vota, por edhe 570 edhe 1570 te me hiqni, po ju garantoj qe ju mund te ndryshoni renditjen e kandidateve sipas KQZ per buletin informativ, por kurrë renditjen per mandatet në Kuvend, sepse ate e dini shumë me mire se une qe nuk e ndryshoni dot me “rinumerim”.

Ate renditje e keni pothuajse te percaktuar jo nga Murrizi, por nga miqtë, shoket dhe koleget tuaj qe ju kane denoncuar ne SPAK ku hyni si te “qeshur” e dilni si te dhjere nje nga nje sipas renditjes qe keni “fituar” nga lepirjet, nga tarifat apo nga “ rinumërimi”.

 

The post “Rinumërimi,farsë me 57 vota më pak”,Murrizi ironizon PD:Rinumërimi s’ishte për mandate,por për të më zbritur nga froni appeared first on Sot News | Lajme.

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

PD denoncon manipulim masiv në zgjedhje/ Nuri: Po skanojmë çdo hallkë të procesit zgjedhor, ka prova të qarta për…

18 June 2025 at 19:11

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri akuzoi se në zgjedhjet e 11 majit kishte një shkallë manipulimi shumë më të madhe se në 2021, dhe në 2023.

I ftuar në në një emision televiziv, Nuri tha se synimi i PD-së nga proceset e ankimimit ëhstë që të gjitha parregullsitë të mbahen shënim, të shënohen dhe të evidentohen në procesverbale.

“Ne kemi kërkuar për qarkun e Tiranës, pavlefshmërinë e zgjedhjeve, përsëritjen e tyre, si pikë e parë dhe pikë e dytë.

Pika e tretë ishte rivlerësimi dhe rinumërimi eventualisht.

Pra nëse do të gjendeshin parregullsi të tilla, që do të kishte pastaj nevojë edhe për rivlerësimin e votave, do të kryehej ky proces.
Nisur edhe nga kërkesat e kandidatëve të ndryshëm që kishin sjellë prova dhe indicie për parregullsi të ndryshme, i kërkuam të dyja këto për qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit… pak a shumë këto zona.

Dhe për efekt të procesit, KAS nuk shprehet për pavlefshmërinë, por thotë: prit, dhe thotë do të shprehemi në fund kur ta mbyllim të gjithë procesin ankimor, por sot meqenëse ju kërkoni edhe rivlerësimin edhe rinumërimin, ne atëherë po e ndërpresim procesin ankimor, po i hapim këto kuti, po i shohim, po i këqyrim, në sajë të provave në lidhje me procesin ankimor.

Dhe ne duam si PD që të gjitha parregullsitë të mbahen shënim, të shënohen, të evidentohen në procesverbale. Për shembull, nuk janë vulat e sigurisë në rregull, kanë pasur vula të tjera, tani dalin vula të tjera, kode sigurie të tjera, ose kode sigurie të tjera, apo mungon procesverbali i hapjes.

Ne këtë e kemi si synim, që të gjitha kutitë të shihen dhe të skanohen, pra të shihet çdo lloj hallke nga fillimi deri në fund.

Në zgjedhjet e 2025, unë kam përshtypjen që kemi një shkallë manipulimi shumë më të madhe se në 2021, dhe në 2023.

Është një masakër, dhe farsa zgjedhore është shumë më e madhe në vlerësimin tim sesa në 2021, vetë rezultati e tregon”,-tha Nuri.

 

 

The post PD denoncon manipulim masiv në zgjedhje/ Nuri: Po skanojmë çdo hallkë të procesit zgjedhor, ka prova të qarta për… appeared first on Sot News | Lajme.

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

13 June 2025 at 08:53

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit. Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga […]

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Replikë me Kajsiun që e përshkruan anormalitetin si gjendje natyrale

By: user 2
6 June 2025 at 15:31

Blendi Kajsiu me ka hedhur dorashkën në një replikë nominale për një polemike që vijon prej kohësh në distancë.

Thelbi i saj gjendet brenda debatit të gjërë, se cili është fajtori më i madh për situatën ku ndodhemi sot e nëse përgjegjësia për këtë peshon më shumë mbi ata që kritikojnë Ramën, apo mbi të tjerët që tregojnë me gisht Berishën.

Në përgjigjen time do i injoroj insinuatat si “berishist” apo “ramofobik”, pasi ata që do marrin mundimin të na lexojnë, nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër sa të harrojnë se nuk mund të jesh i tillë pas qëndrimeve që ke mbajtur për 21 janarin, vjedhjen e atyre 10 votave të famshme në Tiranë, apo për nevojën e rotacionit në 2013. Këtu si’a vlen të ndalesh.

E rëndësishme është që të testojmë të vërtetat tona në sytë e publikut dhe koherencën e tyre me bindjet dhe qëndrimet tona të përhershme. Prandaj të merremi më mirë me thelbin.   

Blendi Kajsiu: Përgjigje Andi Bushatit/ Kush i shërben “regjimit” Rama? 

Le të fillojmë me ato që më ndajnë nga Kajsiu, i cili mbron idenë se këtu nuk fiton Rama, por humbet Berisha dhe se Shqipëria nuk përmirësohet për faj të këtij të fundit. Në përçapje për të mbështetur këtë tezë të sforcuar ai shkon deri në absurd. Ai thotë se me këtë PD dhe me këtë Sali, kryeministri nuk ka nevojë ti manipulojë zgjedhjet, pasi ato i ka të fituara, për shkak të opozitës së dobët e të pabesueshme! Pra, e para, Kajsiu nuk e vë fare në diskutim debatin nëse 11 maji apo 25 prilli i katër viteve më parë, ishin ose jo gara elektorale normale. Ai e merr të mirqenë se Rama është fitues.

Por që të thuash këtë duhet ti përgjigjesh më parë disa pyetjeve.

Po mirë, kur e ka të sigurtë garën me kufomën berishiste, pse ndryshon çdo herë rregullat e lojës? Pse kërcënon administratën? Pse shantazhon mësuesit që, siç dëgjuam në përgjime, u thuhet: “po s’treguat votën për PS-në, mos u paraqisni të henën në punë”? Pse blen me para në dorë, si në Elbasan, kartat e votuesve që i ka kundër, në mënyrë që mos shkojnë në zgjedhje? Pse grabit të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, për tu’a shpërndarë patronazhistëve? Pse fal gjoba dhe shpërndan pensione para zgjedhjeve? Pse përdor bandat e Troplinëve, Çelave, Bajrave të cilëve u bën edhe favore me firmën e vet?  

Ti injorosh këto fakte dhe të thuash që PS-ja nuk ka nevojë të vjedhë, pasi përballë ka gogolin, do të thotë ti trajtosh socialistët si të sëmurë mendorë. Ti shohësh ata si njerëz që vjedhin pa shkak dhe manipulojnë për hobi. Kjo është e vetmja alibi që të mundëson t’i integrosh këto gjëra të provuara brenda teorisë se pushteti s’ka nevojë të rrëmbejë.

Por unë nuk di, që deri më sot, Kajsiu ti ketë denoncuar ndonjherë ata si kleptomanë. Prandaj ai duhet të ketë një përgjigje për të gjitha këto anomali që ndodhin vetëm në vendet ku ka votime dhe jo garë të lirë.

Pika e dytë ku nuk pajtohem është ajo që në përpjekjen për të vërtetuar se, në arsenalin e tij të humbësit, Berishës i numërohet një gjuhë e ekzagjeruar goditëse, Kajsiu hedh poshtë edhe termin narko-shtet, që përveçse në Shqipëri është rimarë edhe nga media të rëndësishme ndërkombëtare për të përshkruar regjimin e Tiranës. Ai pretendon se ekzistenca e ketij përcaktimi vlen vetëm kur zyrtarë të lartë janë të përfshirë në trafikun e drogave dhe kur të ardhurat prej saj shërbejnë për mbajtjen e shtetit.

Po a ishte i përfshirë direkt Ministri i brendëshëm, Tahiri, në trafikun e kanabisit? A u përgjuan trafikanët e tij, Habilajt, duke thënë se duheshin 6 milionë për zgjedhjet? A thotë ish zv Kryeministri Ahmetaj që Rama mblodhi qeverinë në ritrit për planin e kanabizimit të vendit? Po ta zëmë se ky i fundit gënjen, a nuk e provojnë thënien e tij faktet se shumë shefa komisariatesh u urdhëruan të merren me këtë punë? Po a nuk zihej Rama me këdo që denonconte knabizimin e Shqipërisë, duke e mohuar atë? A nuk gënjente ai publikisht se avionët e drogës ishin për spërkatjen e mushkonjave? Po radarët e ushtrisë, në gjirin e Vlorës, kush i urdhëronte të fikeshin për të kaluar skafet e trafikantëve? Po kur areoplani ra në mes të plazhit, a nuk tha kryeministri ynë se e ky ishte një kurth i opozitës për të provuar akuzat e saj? Kujt i shërbente kjo alibi? Mos vallë mbarëvajtjes së biznesit të planifikuar?

E njëjta logjikë vlen dhe dhe për ushqimin e regjimit me paratë e drogës. E ardhura nga trafiqet që pastrojnë paratë këtu me lejet e betonizimit, që shefi i qeverisë firmos drjetpërdrejt në bregdet dhe Tiranë, është një nga lumejtë kryesorë që mbajnë gjallë ekonominë vendase. Prandaj dhe SPAK-u nuk guxon të trokasë aty ku të gjithë e dinë se po ngrihet grtaciela e atij të Ekuadorit, apo atij të Dubait. Po të shkonte drejt tyre, flluska do shpërthente dhe sistemi do tronditej pakthyeshmërisht.

Unë nuk kam ekspertizën e nevojshme për të konkluduar nëse këto dy kushte që vë Kajsiu, pra përfshirja e zyrtarëve tejet të lartë dhe mbajtja në këmbë e pushtetit me paranë e zezë, mjaftojnë për përcaktimin si narko shtet. Por ama jam i sigurtë se gjithçka po shofim dhe jetojmë nuk nuk na lejon që ta mohojmë me kaq lehtësi një hipotezë të tillë.

I veçova këto dy shembuj, ndoshta më flagrantët në artikullin e gjatë të kolegut tim, për të treguar se në ç’konkluzione mund të mbërish kur ke marrë vendim të injorosh ato që ke para syve. Janë pikërisht këto dy teza: “Rama nuk ka nevojë të vjedhë zgjedhjet” dhe “relativizimi i narko shteit”, që do t’i rimar në fund të shkrimit për të ilusruar fotografimin e shtrembëruar që mund ti bëhet gjendjes ku ndodhemi.  

Andi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Ndërsa tani do ndalem tek pjesa më thelbësore e ndoshta tek ajo që më tërhoqi më shumë në replikën që më adresohej. Në stërmundimin për ti gjetur të gjithë fajet tek berishizmi, Kajsiu e kritikon atë për një gjuhë të drunjtë, për një ligjërim të varfër që nuk shërben për të dekriptuar realitetin. Ai thotë se kjo lloj sjelljeje, thjeshtë denoncuese, nuk shërbën për ndriçimin e mjedisit, për përgatitjen e tij për ndryshim, se ajo vret mendimin kritik dhe imagjinatën politike, si të vetmit faktorë që mund të prodhojnë një transformim shoqëror.

Po, këtu ka 100% të drejtë. PD-ja është e tillë. Madje ndoshta edhe shumë më keq sesa kaq. Si një idhtar dhe lexues i vëmendëshëm i Antonio Gramshit edhe unë besoj fort tek ideja se asnjë betejë nuk mund të ketë sukses, nëse atë nuk e fiton më parë në rrafshin e ideve. Se nuk mund të ndodhë kurrë një ndryshim politik, pa u paraprirë nga një ndërgjegjësim kulturor. Pra, në këtë pikë jam plotësisht dakord se pa ndodhur një revolucion i tillë, -hiq mënjëanë ndonjë mrekulli-, regjimi i Ramës do e kishte të pamundur të shembej.

Dhe këtë ëndër- le të biem dakord- opozita e sotme, e pabesueshme moralisht dhe e pa pajisur intelektualisht, nuk e përkund dot më. Ajo është e paaftë të mëkojë imagjinatën e një shumice njerëzish se një botë e ndryshme është e mundur.

Por le të mbetemi tek fletoret nga burgu të Gramshit, doktrinën e hegjemonisë kulturore të cilit e kanë adaptuar sot si majtas po ashtu edhe djathtas. Ai shtjellon aty se si një kastë e caktuar nuk e ruan dominimin e saj vetëm përmes mjeteve të represionit shtetëror, por gjithëashtu me ndihmën e intelektualëve dhe institucioneve që i shërbejnë, të cilët e paraqesin gjendjen e krijuar si “natyrale”, “normale”, “të pranueshme”.

E pikërisht këtu në mend më vjen Kajsiu, që duket sikur bën fiks këtë gjë. Duke qëmtuar çdo të zezë tek PD-ja, Saliu, berishizmi, ngjan se ai reket të normalizojë situatën ku ndodhemi.

Ndërsa unë mendoj se përpara se të shqetësohet nga gjuha e drunjtë, paaftësia për të ngjallur imagjinatë politike, apo demokracia e brendshme e partive të opozitës, një intelektual i ndershëm duhet të preokupohet nga anormaliteti i zgjedhjeve, ndikimi i karteleve të drogës mbi pushtetin politik, mungesa e demokracisë në shkallë vendi.

Pa vënë gishtin mbi këto plagë, duke e paraqitur gjendjen si natyrale vetëm vritet fantazia e atyre që kërkojnë alternativa për ndryshim. Pra, Kajsiu bie vetë në impotencën për të cilën kritikon opozitën. “Pse të sforcohesh për më të mirën dhe idealen kur nuk je dhe aq keq”- do ta pyeste atë dikush qe e ka lexuar.

Armand Shkullaku: Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Ndërsa unë mendoj ndryshe. I bindur se PD-ja e Berishës ka të gjitha difektet që i përmend replikuesi im, unë preferoj ta vë theksin diku tjetër: Jo në faktin se përse opozita nuk sublimohet dot deri në ekstrem, por për atë se përse pushteti është kriminalizuar deri në këtë derexhe. Ky këndvështrim do të qe i mjaftueshëm qoftë edhe për faktin se në gjendjen aktuale, influenca e Berishës dhe PD-së mbi jetët tona është zero. Ai që ndikon me gjithë forcën e tij është ai që ka fuqinë absolute mbi taksimin, pensionet, lejet e ndërtimit, mbrojtjen nga krimi, rugën drejt BE.

Por, ekziston edhe një arsye më e fortë që më bën të vendos se nga duhen drejtuar projektorët. Ajo ka të bëje me parimin volterian për të “dhënë jetën për të mbrojtur të drejtat e atij me të cilit nuk je dakord”. Pra, mund që të mos e duash Berishën sot, Ramën në 2011-në, apo qoftë Tom Doshin, Ilir Metën, Fredi Belerin, në kohë të ndryshme, por ti je intelektualisht i ndershëm vetëm kur nuk pranon që atyre ti cënohet e drejta. Pikërisht nga kjo premisë jam nisur personalisht kur këtë radhë fokusin e kam vënë tek ata që shkatërojnë zgjedhjet dhe jo tek të tjerët që s’janë në perfeksionin e duhur për ti fituar ato, apo kur fajësoj Ramën për regjimin që ka ngritur dhe jo Berishën që është i paaftë ta përmbysë.

Kjo është ndarja ime thelbësore me Kajsiun që ka zgjedhur të bëjë të kundërtën, me riskun për ta vizatuar, ashtu si në dy shembujt e analizuar më sipër, anormalitetin si natyral, duke djegur në këtë mënyrë, ndoshta pa vetëdije, tokën ku mund të mbijnë filizat e një transformimi kulturor që provokon ndryshimin.

©Lapsi.al

 

  

 

The post Replikë me Kajsiun që e përshkruan anormalitetin si gjendje natyrale appeared first on Lapsi.al.

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

By: V K
2 June 2025 at 13:21

Prokuroria e Elbasanit, ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.

Në përgjigjen e organit të akuzës ndaj Partisë Demokratike thuhet se; “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të protokolluar pranë nesh me Nr.5470, datë 26.05.2025, lidhur me informacionin e kërkuar për ngjarjen e datës 22.05.2025 të ndodhur në fshatin Pekisht Peqin, ju bëjme me dije se:

Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr.522 datë 26.05.2025, për veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjadhjeve” të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi. Duke ju falenderuar”,– thuhet në përgjigje.

Ky vendim i Prokurorisë së Elbasanit, erdhi pas denoncimit të Sali Berishës dhe kandidatit demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore.

Në këtë lokal, u sekuestruan disa fletë votimit false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

The post “Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

“Do bëjmë përpjekje për qeveri teknike”/ Kreu i PD, Berisha më i prerë se kurrë ‘këmbëngul’: Zgjedhjet nuk i njohim

29 May 2025 at 22:16

Kreu i PD-së Sali Berisha është treguar i prerë duke thënë se nuk do t’i njohë zgjedhjet. I ftuar në një studio televizive e thekson më shumë këtë fakt. Ai i është kthyer objektivit të mëparëshëm duke thënë se do të bëjë të gjitha përpjekjet për qeveri teknike.

Sali Berisha:

“Zgjedhjet nuk i njohim do bëjmë përpjekje për qeveri teknike. Nuk kemi vendosur asgjë në lidhje me mandatet. Një qeveri teknike e bëjnë të mundur shqiptarët me revoltë dhe protestën e tyre, por natyrisht një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar është i dobishëm. Mirëkuptimin e kemi. Do punojmë me gjithë spektrin politik. Kemi të gjitha mjetet, jo dhunë. Dhuna hiqet”.

The post “Do bëjmë përpjekje për qeveri teknike”/ Kreu i PD, Berisha më i prerë se kurrë ‘këmbëngul’: Zgjedhjet nuk i njohim appeared first on Sot News | Lajme.

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

By: Oldi
29 May 2025 at 18:25

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet […]

The post Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

By: V K
29 May 2025 at 12:03

Në vijim të kundërshtimeve për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike, ka depozituar të enjten një ankimim të ri në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shqyrtimin e rezultatit për Qarkun e Tiranës.

Sipas PD-ASHM, gjatë zgjedhjeve në këtë qark janë vërejtur shkelje të rënda, të evidentuara në raportin paraprak të OSBE/ODIHR që nga intimidimi i administratës, dhënia e bonuseve për pensionistët, falja e gjobave, zyrat ilegale elektorale të PS pranë qendrave të votimit e deri te fenomeni i trenit bullgar në njësi të caktuara.

“Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, janë ngritur akuza për blerje votash nëpërmjet dhënies së bonuseve dhe përfitimeve të tjera, veçanërisht në Qarkun Tiranë. Këto praktika janë denoncuar nga opozita dhe media, si rastet e dyshuara të Trenit Bullgar në Tiranë, rasti i çantës me para tek KZAZ nr. 30 etj. si këto, si dhe janë vërejtur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Janë fakte të njohura botërisht tashmë, rastet e bonuseve për pensionistët, falja e detyrimeve dhe gjobave për afro 10 vjet nga Shteti Shqiptar, por edhe masa të tjera, apo praktika tërësisht abuzive si asfalti elektoral në shumë lagje të Kryeqytetit, në formën e investimeve publike të përqendruara vetëm në disa javë të fushatës zgjedhore, ndërkohë që pjesën tjetër të vitit nuk kryhet thuajse asnjë riparim apo rregullim infrastrukture bazë të lagjeve të Kryeqytetit.

PD dhe/ose eksponentët dhe kandidatët e saj, sipas rastit, kanë denoncuar një seri rastesh lidhur me këto problematika si në KQZ ashtu edhe në Organin e Prokurorisë.

Ne do vendosim në dispozicion ato informacione që kemi arritur të mbledhim rreth kësaj problematike, por kërkojmë gjithashtu edhe nga KAS që t’i drejtohet zyrtarisht organit të Prokurorisë së Rrethit dhe SPAK, për informacion më të detajuar, sa i takon denoncimeve në KQZ për qarkun përkatës, apo kallëzimeve për Qarkun përkatës për krime zgjedhore, në organin e prokurorisë kompetente.

Censurën vetjake të gazetarëve dhe një fushatë polarizuese. U raportua për përdorim të gjerë të burimeve publike dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet, si dhe raste presioni ndaj punonjësve publikë dhe votuesve të tjerë, përfshirë raste intimidimi.

Në gjithë Qarkun Tiranë janë raportuar raste të përdorimit të administratës publike dhe burimeve shtetërore për qëllime elektorale, për të ndikuar në votën e qytetarëve. Këto veprime janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe rregullat për ndarjen e qartë midis funksioneve publike dhe veprimtarive politike.

Përdorimi i Administratës dhe i Burimeve Publike:

Partia Demokratike-Koalicioni PD-ASHM ka paraqitur me dhjetëra kërkesa zyrtare në KQZ, duke denoncuar raste për shkelje të veprimtarive të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve sipas vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator.

Më gjerësisht mund t’i referoheni materialeve bashkëngjitur dhe/ose denoncimeve të paraqitura në KQZ ose organin e prokurorisë nga PD apo përfaqësuesit e saj politikë për Qarkun Tiranë.

Përdorimi i patronazhistëve nga Shteti dhe PS, vazhdoi edhe në këto zgjedhje të ishte një problem serioz, i denoncuar jo vetëm nga Opozita, dhe mediat, por edhe nga organizatat dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Përdorimi i patronazhistëve nga struktura shtetërore dhe nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Qarkun Tiranë, paraqet një sfidë serioze për integritetin dhe lirinë e votës. Në këto zona, ku ndikimi lokal i administratës shtetërore është i fortë dhe lidhjet personale shpesh përcaktojnë…”, thuhet mes të tjerash në ankimin e PS.

Ashtu siç ka paralajmëruar më herët, PD synon të ankimojë rezultatin në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim që të mos e njohë procesin zgjedhor të 11 majit.

The post Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

​KQZ-ja mori vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të nëntë shkurtit

27 May 2025 at 15:43

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, duke përfshirë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve.

Ndërkaq, materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

“KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.

KQZ gjithashtu mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti.

“Komisioni i Venecias ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe qëllimi i kësaj punëtorie është që të ndihmojë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.

Në përfundim të rendit të ditës, KQZ miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.

“Artan Asllani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, Qerim Gara”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post ​KQZ-ja mori vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të nëntë shkurtit appeared first on Telegrafi.

Partia Demokratike kërkesë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit

By: V K
26 May 2025 at 15:27

Partia Demokratike, ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjithë Qarkun e Beratit.

Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.

Sipas Partisë Demokratike, procesi zgjedhor në Berat është zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi votuesit, duke u kthyer, sipas saj, në një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.

PD kërkon nga KAS përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

The post Partia Demokratike kërkesë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit appeared first on Albeu.com.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Celibashi: Platformat e KQZ u përballën me sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve

22 May 2025 at 15:38

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi të enjten në një konferencë për shtyp se platformat online të KQZ-së u gjendën nën sulme kibernetike përpara zgjedhjeve të 11 majit. Celiashi shpjegoi se ka pasur 192 milionë kërkesa në shtatë ditë, ku piku më i lartë ka arritur me 5700 kërkesa në sekondë. “Nga të dhënat […]

The post Celibashi: Platformat e KQZ u përballën me sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Berisha: Kemi qindra dokumente të shkatërrimit të procesit zgjedhor

By: user7
22 May 2025 at 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen kurrë pasi sipas tij janë zhvilluar në mënyrë antiligjore.

Berisha tha më tej se e vetmja zgjidhje për shqiptarët që të votojnë të lirë është krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Ai u shpreh më tej se kanë qindra dokumente që vërtetojnë shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

“Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Pra kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, të cilat kurrë nuk do njihen. Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë shumë rëndë. Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë.

Ky është qëndrimi ynë. Ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale. Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj. Ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale që janë të njëjta me ato të Zimbabveve 30 vite më parë.
Besoj se e keni të qartë, e shihni vetë. Gjithçka janë rezultate të paracaktuara. Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje. Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj.”, tha Berisha.

The post Berisha: Kemi qindra dokumente të shkatërrimit të procesit zgjedhor appeared first on Lapsi.al.

Kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit Simion i refuzohet kërkesa

22 May 2025 at 11:44

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.

Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.

Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij.

Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”, është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.

Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit Simion i refuzohet kërkesa appeared first on Euronews Albania.

❌
❌