Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave

9 July 2025 at 14:58

Në një intervistë televizive, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.

Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti.

“Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.

Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.

“Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.

Kalaja thotë se do t’i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.

“Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t’i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.

KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s’e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh”, shtoi ai.

The post Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave appeared first on Sot News | Lajme.

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 July 2025 at 12:17

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, po mban një protestë ditën e sotme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me […]

The post Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:53

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.

The post Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

4 July 2025 at 20:02

Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës. Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që […]

The post Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi, Kalaja: Votat e mia u transferuan! KAS po luan me dy standarde

By: redi
4 July 2025 at 15:46

Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja nga salla e pallatit ”Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, tha se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti.

Source

Kalaja: Më vodhën votat brenda PD/ Kandidati i Durrësit kërkon rinumërim të plotë për gjithë qarkun

By: Rovena
2 July 2025 at 23:59

Me pankarta të votave që KAS i ka shpallur të pavlefshme gjatë procesit të rinumërimit, Aulon Kalaja, u shfaq këtë të mërkurë në pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

Kalaja, i cili betejën në Kas, e beri me mbështetjen e Partisë së Legalitetit, kërkoi hapjen e të gjitha kutive të qarkut të Durrësit, dhe jo vetëm 360 kuti, 70 prej të cilave i përkasin vetëm diasporës.

“Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur me i quajtur votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është kambanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër” tha Kalaja.

Në 11 maj, Kalaja doli i dyti më i votuar në Durrës nga PD, por mandatin e 6-të e mori Arian Ndoj me 1000 vota diferencë.  Gjatë betejës në KAS, Kalaja faktoi me pamje filmike sesi votat e tij i kishin kaluar ish prokurorit. Ndaj tanimë kërkon që përveç rinumërimit të plotë, të behet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.

“Unë jam kandidat që as kam blerë dhe as vjedhur këtë do ta vërtetojë rinumërimi nesër. Pamjet filmike që kemi parë nga rinumërimi nesër vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme si në Krujë, Durrës, Tiranë apo kur hapet procesi i votave të emigrantëve. Çështja e dytë është kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni edhe videot. Ne kemi parë videot dhe  mua personalisht më është transferuar vota”, shtoi kandidati i PD.

Të premten do të nisë procesi i rinumerimit për Qarkun e Durrësit, si për partitë politike ashtu edhe për votën preferenciale. Në total janë 290 kuti brenda vendit dhe 70 kuti të cilat i përkasin Diasporës. Durrësi është i vetmi qark ku do të rihapen fletët e votimit që kanë ardhur nga jashtë./abcnews.al

“Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor

30 June 2025 at 21:24

Kalaja, një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja  i ftuar në një studio televizive komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Ai shtoi se në të njëjtën kohë po luhet një lojë e pistë me ata që kanë kërkuar rinumërim, që sipas tij bëhet për principin dhe jo për mandatin.

“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.

Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.

Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja.

 

The post “Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor appeared first on Sot News | Lajme.

Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje, 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor

By: redi
30 June 2025 at 21:20

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja komenton procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.Ai është një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë. “Unë kam shkuar për të kërkuar…

Source

“Nuk ka barazim të votës”/ Aulon Kalaja i revoltuar me procesin e rinumërimit

26 June 2025 at 22:38

Gazetari dhe kandidati për deputet, Aulon Kalaja, ka rikthyer debatin për rinumërimin e votave, duke ngritur akuza për mungesë transparence dhe trajtim të pabarabartë të votave nga ana e institucioneve zgjedhore.

Gjatë një interviste në studion e Euroneës Albania, Kalaja u shpreh se procesi ka qenë i manipuluar dhe i qëllimshëm për të diskredituar kandidatët që kanë kërkuar rinumërimin.

“Kur kam parë votën time në numërimin e parë, tek numërimi i dytë më del që ia kanë dhënë një kandidati tjetër, pra më ka ikur një votë. Ose një votë që ka shkuar vetëm për subjektin politik, tek numërimi i dytë ka dalë që e ka marrë dhe një kandidat tjetër,” tha Kalaja.

Ai shtoi se ka pasur trajtim të dyfishtë të votave të pavlefshme nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve , duke theksuar se për partitë politike është aplikuar një standard dhe për kandidatët një tjetër.

“Kush ua jep fuqinë atyre të quajnë votat e shqiptarëve të pavlefshme, kur vullneti politik i atij që ka zgjedhur është totalisht i qartë. Komisionerët e PS-së dhe të PD-së kanë vendosur me marrëveshje që kjo votë është e qartë. Kjo ka ndodhur me qëllimin të na diskriditojnë neve që kemi kërkuar rinumërimin. Dhe unë e denoncoj nga kjo studio të gjithë tentativën e KAS-it për të na baltosur neve që kemi kërkuar rinumërimin. Ne kemi kërkuar votat që na janë marrë”, tha Kalaja.

Gazetari pretendon se ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve video që dëshmojnë manipulime apo video të votave të dalë nga kutia, të cilat janë shpallur të pavlefshme nga KAS për arsye që i konsideron të pajustifikuara.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për pabarazi teknike në procesin e votimit, duke theksuar se kutitë për partitë kanë qenë më të mëdha sesa ato për kandidatët

“Unë kam marrë ca vota me vete, sepse i kam videot e KQZ-së. Janë vota ku shihet një X tek emri im, që ka dalë nga kutia. Për KAS-in kjo është e pavlefshme, vetëm pse ka dalë pak jashtë kutisë së shënimit, por unë do ta ankimoj.

Ka edhe një diskriminim këtu pasi kutia e partisë ka qenë e madhe, ndërsa kutia e kandidatëve shumë e vogël. Nuk ka barazim të votës”, tha Kalaja.

The post “Nuk ka barazim të votës”/ Aulon Kalaja i revoltuar me procesin e rinumërimit appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e PD-së

By: Oldi
16 June 2025 at 13:34

SPAK ka vendosur mosfillm hetimesh për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve elektorale të 11 majit. Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja disa ditë më parë dorëzoi në SPAK një kallëzim penal lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve për të cilën tha se ka […]

The post Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e PD-së appeared first on BoldNews.al.

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

5 June 2025 at 20:11

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në  një emision televziv, ku përsëriti angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit.

Kalaja u shpreh në  një emision televziv se beteja e tij bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës.

“E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më kanë thënë do ta japim, por a do ta mbrosh dot votën? Dua të bëhem deputet, por nuk e di a do të bëhem. Transparenca është më e rëndësishme se një mandat deputeti. Unë mendoj se legjimiteti im hap një kapitull të ri për të gjithë kandidatët.

Nëse Partia nuk do të hapen votat e mia, çfarë ndodh. Nëse unë blej vota kush e ka përgjegjësinë, unë apo PD? Kam qenë i pari që kam kërkuar rinumërim më 14 maj. KAS më rrëzoi sepse nuk kishte dalë tabela përmbledhëse. Tani mora pamjet e numërimit të votave. Unë i kam marrë pamjet dhe për subjektet. Unë e kam marrë votën e virgjër dhe aty kam mbajtur shënime. Dhe më pas ka pasur mospërputhje. Kam video ku i janë marrë video PD dhe i janë kaluar PS. I kam parë këto video në disa QV”, tha Kalaja.

The post “Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

By: Ardit
5 June 2025 at 19:51

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka përsëritur angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit. Kalajase beteja e tij bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të […]

The post “Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS appeared first on BoldNews.al.

“Të tërë po shikojnë që Berisha po rrëzohet”, Çupi: Në PD nuk ka zhvillim nga brenda! Aulon Kalaja: Betejën do ta çoj deri në fund

4 June 2025 at 21:18

TIRANË- Analisti Frrok Cupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se në Partinë Demokratike nuk ka zhvillime, siç pretendohet dhe perceptohet nga jashtë.

Sipas tij, ato pak zhvillime që shihen, po bëhen nga jashtë bunkerit të kryetarit.

Gjatë diskutimit të studio, Çupi theksoi se të gjithë e kanë kuptuar që Sali Berisha po rrëzohet, kjo për disa arsye, jo vetëm politike

“Në PD nuk ka zhvillim nga brenda. Nuk ka asgjë siç perceptohet. Ato lëvizje që po zhvillohen, por zhvillohen nga jashtë bunkerit. Tani jemi në momenti, që të tërë po shikojmë që Berisha po rrezohet, sepse po i bien tulla për arsye të ligjit, krimit, dhe Berisha padyshim do të sulmojë këta, njerëzit që janë duke tentuar dhe do mbeten njësoj siç kanë mbetur të gjithë mocionistët, përjashta”, tha ai.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili ka kërkuar rinumërim të votave, u shpreh se betejën e tij do ta çojë deri në fund.

Ai theksoi se këtë betejë politike nuk e ka me emra të përveçëm, por për të parë vullnetin dhe leximin e drejtë të votave të qytetarëve.

“Beteja është për transparencë, nuk kam betejë  as me x as me y, as me z. Kjo është një betejë që do ti shkoj deri në fund për të parë votat”, theksoi ai./abcnews.al

‘Synoj hapjen e kutive në Durrës’, Kalaja: Kam bërë 4 kërkesa për rinumërim, do ta vazhdoj këtë betejë

4 June 2025 at 20:30

Në një intervistë televizive, kandidati për deputet Aulon Kalaja u shpreh se është i vendosur për të çuar përpara një betejë ligjore dhe institucionale që synon hapjen e kutive të votimit në Durrës, duke kërkuar transparencë të plotë mbi procesin zgjedhor.

Gjatë intervistës, Kalaja theksoi se nuk bëhet fjalë për emra apo për interes personal, por për vendosjen e një standardi të ri në proceset zgjedhore në Shqipëri. Ai deklaroi se i është drejtuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në katër mënyra të ndryshme: si kandidat i Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, si përfaqësues i Partisë së Legalitetit, si anëtar i Partisë Demokratike, dhe nëpërmjet mbështetjes nga Partia Balli Kombëtar Demokrat. Deri më tani, është njohur si palë legjitime vetëm përmes Partisë së Legalitetit.

“Kam kërkuar transparencë. KAS kërkon një format tjetër të provave, ndërsa unë kam punuar me një metodologji tjetër. Por mendoj se do të shkojmë drejt hapjes së kutive në Durrës. Nuk ka rëndësi kush është emri, por që të vendoset një standard i ri për zgjedhjet,” tha Kalaja.

Ai kritikoi një nen të Kodit Zgjedhor, për të cilin tha se duhet të goditet ligjërisht, pasi, sipas tij, ai pengon legjitimitetin e kandidatëve. Kalaja i kërkoi KAS që, nëse nuk mund të votojë kundër normës aktuale, ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

“Kur kam kërkuar votën e qytetarëve, më kanë pyetur: ‘A do na e mbrosh votën?’ Dhe u kam thënë: po. Unë do ta çoj këtë betejë deri në fund. Nuk bëhet fjalë për votat e mia, por për të parë si janë shpërndarë ato në tërësi. Dua transparencë dhe drejtësi,” theksoi Kalaja.

Ai përmendi edhe rezultatin në Bashkinë e Krujës, ku tha se ishte kandidati më i votuar, por pavarësisht kësaj nuk është bërë deputet, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përpilimit të Kodit Zgjedhor dhe ndarjen e mandateve.

The post ‘Synoj hapjen e kutive në Durrës’, Kalaja: Kam bërë 4 kërkesa për rinumërim, do ta vazhdoj këtë betejë appeared first on Sot News | Lajme.

Analisti: Luftë ‘madhështore’ brenda koalicionit opozitar. Kalaja: Është e natyrshme, kam hyrë dhe do të dal faqe bardhë

By: Rovena
4 June 2025 at 20:47

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës, komentoi rezultatet zgjedhore të kandidatit Aulon Kalaja, duke vënë në dukje se votat e marra prej tij janë një tregues i fortë për punën individuale të bërë gjatë fushatës.

Sipas Lekës, diferenca e vogël mes Kalasë dhe kandidatit tjetër, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të madh opozitar, tregon për një “luftë brenda llojit” në radhët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Në reagim, Kalaja pranoi se përplasjet brenda koalicionit kanë ekzistuar, por i konsideroi si pjesë normale të një gare me katër kandidatë, duke theksuar se ka hyrë dhe do të dalë “faqe bardhë” nga ky proces.

Martin Leka: Auloni është kandidat i koalicioni Partia Lëvizja e Legalitetit që është propozuar apo jo. Tani ju jeni shprehur disa herë që kam punuar vetëm, kam pasur disa vullnetarë e të tjera, kjo është një bonues për ju për gjithë ato vota që keni marrë. Tani ku ka çeduar nga PD, Legaliteti apo Koalicioni. Sepse të marrësh gjithë këto vota dhe të kesh një diferencë kaq të vogël me një kandidat që ka disa probleme që i dimë publikisht. Atëherë duhet parë fakti që brenda PD, ose Koalicionit të madh për “Shqipërinë Madhështore”, ka pasur diçka më madhështore që është lufta brenda llojit. Unë këtë lexoj.

Aulon Kalaja: Shiko lufta brenda llojit është shumë e natyrshme sepse ne ishim katër kandidatë. Lufta është e natyrshme ka ndodhur edhe tek Partia Socialiste. Unë kam hyrë dhe do të dal faqe bardhë nga kjo./abcnews.al

“Rebelimi” i Durrësit blu/ Çupi: PD është e rrënuar! Kalaja: Kërkoj transparencë, në Krujë dola i pari

4 June 2025 at 20:37

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se Partia Demokratike është totalisht e rrënuar dhe se sipas tij është e vështirë që nga një njeri të vijë ndryshimi. Çupi vlerësoi figurën e Aulon Kalasë, duke shtuar se është një model i të nesërmes.

“Auloni është një model i një njeriu të të nesërmes. Problemi është që, ne përse e duam Aulonin? Është jashtë kohës dhe për ne. Ka vlera teorike, njohëse, morale. Për çfarë i duhet shoqërisë? Atë që ka për slogan vetë, si do t’ja mbrojë votën nëse nuk bëhet deputet. Këtu bën përpjekje titanike për ta rivënë në vlerë procesin”, tha ai.

Nga ana e tij, Kalaja tha se ka një betejë parimore dhe se synon që të vendoset një standard që votat e kandidatëve të mos preken.

Diskutimi në studio:

Kalaja: Beteja ime është parimore, të vendoset një standard që votat e kandidatë nuk duhet të preken

Çupi: PD nuk korrigjohet nga Auloni sepse është vetëm një njeri. Auloni janë një vlerë në PD, por sa do të jetë në gjendje t’i imponohet asaj partie që është e rrënuar. Është brilante, por për letërsi, nuk mund të fitojë në PD.

Kalaja: Ka vlera praktike, sepse mora përsipër një zonë dhe dola fitues. Kam bërë fushatë në terren. Unë punoj për ata njerëz.

/abcnews.al/

“Rebelimi” i Durrësit blu/ Roland Bejko: Aulon Kalaja është “viktimë” e skemave të Berishës

4 June 2025 at 20:31

TIRANË– Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” analizoi zhvillimet në Partinë Demokratike ku disa prej kandidatëve në lista e hapura kanë nisur “kryengritjet” e tyre duke kërkuar rinumërim të votave me dyshimin se nuk janë lexuar në mënyrë të drejtë.

Ai theksoi se këto zëra janë shëmbëlltyra e asaj se si duhet të ishte Partia Demokratike.

Sipas Bejkos, modele të tilla janë votuar nga elektorati demokrat, i cili kërkon njerëz të drejtë dhe përfaqësues të vullnetit të popullit.

“Kështu duhet të ishte PD pas zgjedhjeve të 2021, siç nuk u bë dot. Këto janë kontrasti i Sali Berishës, i partisë së Berishës.

Këto janë atë që qytetarët i kanë dashur dhe elektorati i djathtë ka qenë i uritur për të votuar modele të tilla.

Janë vetvetja, janë njerëz me kontribute, kanë një jetë para dhe përtej politikës. Janë sinjale të forta, që u dërgojnë të gjitha atyre që duan që PD të ndryshojë”, tha ai.

Duke diskutuar në studion e “Real Story”, ku i ftuar ishte dhe kandidati Aulon Kalaja, Bejko u shpreh se kandidati i PD për qarkun Durrës është viktimë e skemave, që ka ngritur vetë Sali Berisha.

“Auloni është viktimë e këtij sistemi, që gatoi njëri krah i politikës së vjetër. Janë viktimë e skemave të Sali Berishës, ai donte një parti thjesht për vete, të dilte fitues edhe ta merrte zyrtarisht drejtimin e PD.

Berisha u fut i çorganizuar në këto zgjedhje dhe me vetëdijen e qartë që të konsolidonte pushtetin e tij në Partinë Demokratike.”, tha ai./abcnews.al

Kërkoi rinumërim të votave/ Aulon Kalaja: Më rezulton që ka trafik votash, disa kandidatë u frynë artificialisht

By: Rovena
4 June 2025 at 20:27

Kandidati Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave, duke pretenduar për manipulime të rënda gjatë procesit zgjedhor.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se nga analiza e pamjeve filmike të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konstatuar kalim votash nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, si dhe fryrje artificiale të votave për disa kandidatë.

“Unë kam analizuar pamjet e marra nga KQZ, të cilat janë prova në këtë rast të dala nga KQZ, të votave mbi subjektet politike dhe të kandidatëve brenda llojit. Më rezulton që ka trafik votash të Partisë Demokratike për Partinë Socialiste, në disa prej kutive që unë kam parë. Pra janë marrë disa vota të Partisë Demokratike dhe i kanë kaluar Partisë Socialiste. Unë po them se çfarë kam parë nga videot, këto kanë ndodhur rëndon o burrë, nuk është se kanë ndodhur vetëm kësaj radhe.

Kjo ka ndodhur për 35 vite në Shqipëri. Unë kam parë një kuti në Durrës dhe ka qenë krejt rastësore, jo se kam pasur ndonjë dyshim. Kam parë aty edhe PD-PS vota me probleme, por edhe ndërmjet kandidatëve, ku kandidatë të caktuar janë fryrë në mënyrë artificiale. Do e shikojmë, prandaj dhe unë kam kërkuar videot. Unë kam parë kutitë, kemi kaluar netë pa gjumë, ligjvënësi na la vetëm pesë ditë në dispozicion për të parë 500 orë video.

Unë kam harxhuar pesë milion lekë për fushatë, pas meje nuk fshihet asnjë grup kriminal dhe deklaroj se votat e mia janë votat më të pastra në Republikë. Kam thënë le të vijë edhe SPAK ta marrë këtë telefon në përgjim, nuk kam asnjë gjë”, tha Aulon Kalaja./abcnews.al

 

Kolegji do të shqyrtojë kërkesën e “të pabindurve”/ Aulon Kalaja: Kam bërë 4 kërkesa për rinumërim. Do ta vazhdoj këtë betejë

4 June 2025 at 20:20

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Aulon Kalaja u shpreh se beson se do të shkohet drejt procesit të hapjes së kutive në Durrës.

Gjatë intervistës, Kalaja u shpreh se kërkon transparencë të plotë.  Gjithashtu theksoi se në këtë situatë nuk është fjala vetëm për emra, por shtoi se synon të  bëjë një betejë që të vendoset një standard i ri në zgjedhjet e ardhshme.

“Si përfundim seancën e sotme, kam kërkuar transparencë. KAS kërkon një format tjetër të provave unë kam punuar me një metodologji tjetër, por gjykoj që do të shkojmë drejt hapjes në Durrës. Rusmajli edhe në 2021 ka dalë në pakicë. Unë gjykoj që duhet goditur ai neni që kanë rënë dakord. Unë këtë i ka kërkuar KAS, të zbatohet kushtetuta, jo thjesht të lexohen nene. Gjykoj që duhet goditur ai neni që nuk legjitimon kandidatët. I kam kërkuar zyrtarisht KAS që nëse nuk janë dakord me normën, por nuk mund të votojnë dot kundër normës, të paktën ta çojnë në gjykatë kushtetuese, kjo do të jetë një gjë sfiduese. Unë kam bërë katër kërkesa. I jam drejtuar KAS i kandidat për deputet , si Aulon Kalaja, i është bashkuar ankimit tim edhe partia  “Balli Kombëtar Demokrat” që është rrëzuar nga KAS. I jam drejtuar edhe si kandidat i PD. Te ankimimi që ka bërë PD, një xhep te pavleshëmëria e zgjedhjeve që kërkojnë ata është edhe rinumërimi i kutive te pjesa ime. Pra jam drejtuar katër herë dhe kam fituar të drejtën vetëm me anë të partisë lëvizja legaliteti deri tani për të qenë pjesë e legjimimit, jam legjitimuar në këtë rast. Faktikisht ishim në të njëjtën gjatësi vale me PD sa i përket rinumërimit të kutive të Durrësit, pavarësisht se kërkesa ime është e ndarë. Edhe ata sot kanë kërkuar rinumërim të kutive të Durrësit. Diskutime nuk kam pasur, unë jam kandidati i opozitës në këtë rast i Koalicioni Shqipëria Madhështore. Këtu nuk bëhet fjalë për emra. Unë dua të bëj një betejë që të vendoset një standard i ri në zgjedhjet e ardhshme. Unë mund të mos jem më kandidat, e them me sinqeritet. Këtë betejë do ta vazhdoj se kur kam kërkuar votën e qytetarëve të mi, më kanë thënë a do na e mbrosh votën, u kam thënë që po.  Unë kam objeksionet e mia sa i përket Kodit Zgjedhor dhe mënyrës se si është përpiluar ky ne. Unë kam në Bashkinë e Krujës, kam dalë kandidati më i votuar dhe nuk e kuptoj pse nuk jam deputet. Nuk po them te lista e mbyllur sepse fitova primaret. Dua transparencë jo për votat e mia, por të shoh se si janë shpërndarë”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

❌
❌