Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

By: user 2
11 July 2025 at 13:51

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi kur respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara. 

Në pak javë shembujt nuk janë të mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qëndrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për ti drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetiti të një njeriu të vetëm.

I njëjti injorim për votën e qytetarëve, madje për të qenë me precizë, për atë të socialistëve, u pa edhe pas procesit të rinumërimit. Ndonëse kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumë militantët sa për ta shpënë në parlament, me urdhër të drejtpërdrejtë të shefit, ajo që renditej para saj u detyrua të jepte dorëheqjen. Ç’vlerë ka këtu vota e qytetarëve, respekti kushtetues për listat e hapura, apo gara brenda partisë? Të gjitha këto zhbëhen përpara modelit spiropalizues, që ka përqafuar vajza nga Roskoveci, dhe që kërkon ta promovojë me çdo kusht Edi Rama.

E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj. 

Çuditërisht, kryeministri që e bëri gjuhën çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vënë gojës shtupë për prokurorët dhe gjyqtarët që po mbajnë në burg Veliajn. Vetëm kjo kontradiktë është e mjaftueshme për të dëshmuar se heshtja për Lalin nuk ka të bëjë me ndonjë parim të mbajtjes së një distance higjenike ndaj vendimeve të drejtësisë, por me dëshirën e shefit, për të zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bërë vetë duart pis, por duke përdorur për këtë qëllim, mashën SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.

Pra, vetëm në pak kohë pas 11 majit, kryeministri po dëshmon se e ka suprimuar autonominë e pushtetit lokal, se as do ti’a dijë për votën e shprehur përmes listave të hapura, se di ti masakrojë prokurorët që nuk i binden dhe të sinkronizohet lë SPAK-un, që e përdor për të larë hesapet e veta të pista.

Se ku mund të ndeshen fenomene dhe shtrembërime të tilla, në një sistem që klasifikohet si demokratik, këtë edhe “naivët” që kundërshtojnë idenë se Shqipëria nuk është një autokraci, e kanë të vështirë ta gjejnë.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për tu dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

®Lapsi.al

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on Lapsi.al.

Thëniet më të bukura të nobelistit Andre Gide

By: Kult Plus
10 July 2025 at 11:48

André Gide ishte një autor francez dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (në 1947).

Ai është autor i më shumë se pesëdhjetë librave. Gazeta “The Neë York Times” e kishte përshkruar atë si “njeriu më i madh bashkëkohor i Francës në letra”.

Për lexuesit tanë sjellim këtë koleksion me thëniet më të bukura të tij:

Të dish të lirosh veten nuk është asgjë; gjëja e mundimshme është të dish çfarë të bësh me lirinë e dikujt.

Njeriu nuk mund të zbulojë oqeane të reja, nëse nuk ka guximin të harrojë bregun.

Besojuni atyre që kërkojnë të vërtetën. Dyshoni tek ata që e gjejnë.

Ji besnik ndaj asaj që ekziston brenda vetes.

Gjithçka është thënë tashmë, por meqenëse askush nuk po dëgjonte, ne duhet të fillojmë përsëri.

Ngjyra e së vërtetës është gri.

Vetëm ato gjëra janë të bukura të cilat janë të frymëzuara nga çmenduria dhe të shkruara nga arsyeja.

Hipokriti i vërtetë është ai që pushon së perceptuari mashtrimin e tij, ai që gënjen me sinqeritet.

Ju lutem mos më kuptoni shumë shpejt.

Të kesh zili për lumturinë e një njeriu tjetër është çmenduri; nuk do të dinit çfarë të bënit me të nëse do ta kishit.

Ai që dëshiron një trëndafil duhet ta respektojë gjembin e tij.

Vetëm budallenjtë nuk e kundërshtojnë vetveten.

Ka shumë gjëra që duken të pamundura për aq kohë që dikush nuk i provon ato.

Frika nga tallja lind frikacakun më të keq.

Guxo të jesh vetvetja.

Atëherë ju mendoni se dikush mund të mbajë një dashuri të pashpresë në zemrën e tij për aq kohë sa? … Dhe se jeta mund të marrë frymë mbi të çdo ditë, pa e shuar atë?

Ji besnik ndaj asaj që ekziston askund tjetër veç te vetja jote – dhe kështu bëhu i domosdoshëm.

Urtësia nuk vjen nga arsyeja por nga dashuria.

Eshtë më mirë të të urrejnë për atë që je sesa të të duan për atë që nuk je.

Si do të ishte një rrëfim i lumturisë? E tëra që mund të përshkruhet është se çfarë e përgatit atë, dhe pastaj çfarë e shkatërron atë.

Veprimet më vendimtare të jetës sonë – dua të them ato që ka më shumë të ngjarë të vendosin gjithë rrjedhën e së ardhmes sonë – janë, më shpesh , të pamenduara.

Ne duhet ta shijojmë këtë verë, lule më lule, sikur të ishte e fundit që do të shohim.

Të lexosh një shkrimtar është për mua jo thjesht të marr një ide se çfarë thotë ai, por të shkoj me të dhe të udhëtoj në shoqërinë e tij.

Çdo çast i jetës sonë është në thelb i pazëvendësueshëm: duhet ta dini këtë në mënyrë që të përqendroheni në jetë.

Unë nuk dëshiroja asgjë përtej buzëqeshjes së saj dhe të ecja me të kështu, dorë për dore, përgjatë një dielli të ngrohur, në shtegun e luleve.

Trishtimi nuk është pothuajse kurrë asgjë, por një formë e lodhjes.

Kapaciteti për të fituar falas nuk është asgjë; aftësia për të qenë i lirë është detyra.

Gjërat më të rëndësishme për të thënë janë ato që shpesh nuk i mendoja të nevojshme t’i thosha – sepse ishin shumë të dukshme.

Mirëpriteni gjithçka që ju vjen, por mos dëshironi për asgjë tjetër.

Arti fillon me rezistencën – në pikën ku rezistenca kapërcehet. Asnjë kryevepër njerëzore nuk është krijuar kurrë pa punë të madhe.

Arti është një bashkëpunim midis Zotit dhe artistit, dhe sa më pak që bën artisti, aq më mirë.

Në mënyrë që të jem plotësisht i lumtur, e vetmja gjë e nevojshme është të përmbahem nga krahasimi i këtij momenti me momentet e tjera në të kaluarën, të cilat shpesh nuk i shijoja plotësisht, sepse i krahasoja me momentet e tjera të së ardhmes.

Më shpesh njerëzit kërkojnë situata të jetës për të këmbëngulur në mendimet e tyre sesa për të arsimuar veten e tyre.

Rrugët më të rrahura janë sigurisht më të sigurtat, por mos shpresoni të fitoni shumë me to.

Kam ndërmend t’ju sjell forcë, gëzim, guxim, zgjuarsi, sfidë.

Novelisti nuk ka shumë dëshirë ta shohë luanin duke ngrënë bar. Ai e kupton që i njëjti Zot krijoi ujkun dhe qengjin, pastaj buzëqeshi, “duke parë që puna e tij ishte e mirë”.

Ata krijojnë dallime dhe rezerva të cilat unë nuk mund t’i zbatoj për vete, sepse ekzistoj vetëm si një i tërë; I vetmi pretendim im është të jem i natyrshëm dhe kënaqësinë që ndiej gjatë një veprimi, e marr si shenjë se duhet ta bëj.

Vetë gjërat që më ndanin dhe më dallonin nga njerëzit e tjerë ishin ato që kishin rëndësi; gjërat që askush tjetër nuk do të donte dhe nuk mund të thoshte, këto ishin gjërat që unë kisha për të thënë.

Krijimet më të bukura të burrave janë vazhdimisht të dhimbshme. Cili do të ishte përshkrimi i lumturisë?./KultPlus.com

A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës

By: us er1
9 July 2025 at 14:53

Një furtunë tre ditore në gotë, që fanepset sa herë që Erion Veliaj shpreson për ndryshimin e masës së arrestit, ka prodhuar një situatë komike, sidomos në disa studio televizive, ku media dhe mediatikë të pushtetit ankohen e thërrasin se drejtësia e re, e veçanërisht SPAK, kontrollohen politikisht nga… opozita. Sipas tyre, këto organe kanë frikë kur bërtet Berisha dhe i lirojnë dhëndrrin dhe nuk pyesin për Edi Ramën kur i arrestojnë të vetët. Kjo tezë, sa qesharake aq edhe haluçinante, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Velinë, rrëshkiti drejt përçartjes totale ndërsa rasti i këtij të fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhorancën, standart i dyfishtë i SPAK- i ashpër me rilindjen dhe tolerant me opozitën- e deri si shenjë e qartë e dështimit të reformës në drejtësi.

Që SPAK ashtu si dhe organet e tjera të drejtësisë së re, janë të kontrolluara dhe të dirigjuara politikisht, ky tashmë është një fakt evident. Madje edhe në rastin e Erion Velisë. Por situata komike e përmendur më lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet të ngërthyer mbrojtësit e kryetarit të burgosur të bashkisë. Ata janë edhe me Erionin por edhe me Edi Ramën. Në pamundësi për të shqiptuar të vërtetën e thjeshtë se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu që ka në dorë gjithë pushtetet në Shqipëri, ata kanë zbuluar se “heronjtë e fëmijëve tanë” kanë frikë kur shan Sali Berisha.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

Me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e propagandistëve të rilindjes që artikulojnë këtë tezë nuk i besojnë as vetë. Dikush nga një lloj detyrimi moral ndaj Velisë e dikush nga shpresa e rikthmit të tij në detyrë e për pasojë edhe e pagesave të lehta, duhet të thonë diçka në mbrojtje të tij. Dhe e vetmja gjetje, që edhe Veliajt t’i shërbehet sa mundet edhe Rama mos lëndohet, është kjo e kontrollit politik të Berishës mbi drejtësinë e re.

Gjendja nuk është aspak e mirë dhe bëhet edhe më shumë qesharake, kur ata që pretendojnë këtë ndikim të Berishës mbi SPAK, gjykatat speciale e deri Gjykatën e Lartë nuk thanë asnjë fjalë kur të gjitha këto instanca shkelën hapur kushtetutën duke marrë masë ndalimi ndaj kreut të opozitës pa miratimin e Kuvendit. As kur ai u privua nga e drejta bazë e një të zgjedhuri për të qenë në Kuvend, i izoluar për një vit rresht në arrest shëtpie. Për kontroll politik të drejtësisë nuk u fol as kur një deputet u dënua me burg se denoncoi vëllain trafikant të një ministri të rilindjes. Dashnorët e drejtësisë së pavarur nuk u ndjenë as kur u tërhoq zvarrë e u plas në qeli ish kryeministri dhe ish presidenti, i dyshuar për krime të ndodhura mbi një dekadë më parë. Madje për shumë prej tyre ishte normale që për skandalin e patronazhistëve, SPAK të sulej në zyrat e kolegëve të tyre dhe jo në ato të partisë së kryeminsitrit.

‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

Më paradoksale tingëllon teoria e ndikimit apo kompleksimit të SPAK nga Berisha, kur ata që e artikulojnë, madje edhe vetë Veliaj, deri para arrestimit kishin vetëm një shqetësim: a do e lëshonte Rama delfinin e tij apo jo? Pra ishin të bindur se fati i tij varej vetëm nga vullneti i Edi Ramës dhe jo nga presioni i opozitës, me të cilën talleshin sa herë protestonte para Bashkisë. SPAK e mori në “dorëzim” Velinë, vetëm pasi lideri maksimal e zhveshi nga fuqia politike, e retushoi nga fotografitë publike dhe i hoqi mbështetjen mediatike. Fakt është që për Velinë, ajo furtuna tre ditore ndodh vetëm në mediat e kategorisë së dytë, që në pamundësi për të qenë lojtarë në fushën e madhe, janë kënaqur deri dje me lopën e Bashkisë. Mediat e mëdha e trajtuan rastin Veliaj thjesht si lajm të kronikës, duke e ditur se një kurban i tillë nuk shkon pa “leje nga lart”.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

Loja e vërtetë e kontrollit mbi SPAK nuk ka të bëjë me fatin personal të Velisë, Ahemtajt apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë nesër. Ato janë kokat me të cilat ushqehet pushteti i gjatë i një njeriu të vetëm. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nuk hetojnë procedurat e aferave korruptive, por të brendshmet e grave dhe pllakat e banjove, kokat e erjonvelirave janë thjeshtë statistikë për raportet e Dumanit. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nukvepron ndaj bandave që masakrojnë zgjedhjet dhe zyrtarëve që blejnë vota ditën për diell, çfarë rëndësie ka se kush e ka radhën nga shokët e Ramës.

Erion Velinë mund ta paraqesin si viktimë të inatit të një prokurori, si hakmarrje të Dumanit apo kompleksimit të drejtësisë nga Berisha, por në fund të gjithë e dinë se ai nuk do të ishte sot në qelitë e burgut të Durrësit pa vullnetin e një njeriu. Të atij që kontrollon gjithçka, përfshi edhe vetë ata që janë të mërzitur nga ikja e ‘njeriut të punës” që mendonte edhe për ta. ©lapsi.al

The post A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Kurti: Konfirmimi i origjinës së kërcënimit dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës

PRISHTINË, 6 korrik/ATSH/ Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej dje në ora 11:00 u shty për ora 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim potencial të një bombe brenda objektit të institucionit legjislativ të Kosovës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës të cilët konfirmuan se lajmi për bombë ishte i rrejshëm, shkruan KosovaPress.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.”, ka shkruar Kurti në Facebook. /KosovaPress/

The post Kurti: Konfirmimi i origjinës së kërcënimit dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

By: us er1
2 July 2025 at 14:46

Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit Europian, vetëm me Edin, shqiptarët janë të vetmit qytetarë në krejt Europën që bashkë me ajrin thithin edhe tymin kancerogjen të gjithëfarëlloj plehrash që digjen në fusha të hapura në të gjithë vendin. Ata që premtuan se do ta pastronin Shqipërinë nga mbetjet që digjeshin rrugëve përgjatë 20 e kusur viteve (premtim i Edi Ramës më zë dhe figurë) sot e kanë mbuluar vendin me tymin dhe erën e tmerrshme, nga Vlora deri në Elbasan, por ama pasi kanë zhvatur gati gjysëm miliardë euro me projektin e vjedhjes së shekullit, atë të inceneratorëve.

Në vendin ku sot po digjen si në mesjetë tonelata me plehra, Edi Rama pati ulur deputetët e Rilindjes duke u mburrur për veprat e rralla që do inceneronin mbetjet, do prodhonin energji dhe do e bënin Shqipërinë model të pastërtisë, pa qenë nevoja të ndiqnin strategjinë e BE për ricklimin e tyre. Madje atëbotë, me vetëdije të plotë, kryeministri mashtronte përballë komisionit hetimor parlamentar, duke deklaruar se inceneratori i Tiranës kishte garancinë e kompanisë me nam ndërkombëtar, Paul Wurth.  Në fakt, sot të gjithë e dinë se nami i vetëm i kësaj afere mbeti rekordi ndërkombëtar i grabitjes së qindra milionë eurove pa u inceneruar asnjë kilogramë mbetje.

Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime

Nuk ka simbol më të pamëshirshëm se sa tymi që mbuloi sot Elbasanin dhe rrethinat, për të nxjerrë cullak grykësinë e një pushteti dhe paturpsinë e një sistemi që vjedhjen kërkoi ta shesë si zhvillim. Nën retë kancerogjenë që mbulojnë Shqipërinë e vitit 2025, madje Shqipërinë e samiteve famëmadhe, si mund të duket tani vrapimi i çmendur i Edi Ramës për të firmosur sa më parë projektin e inceneratorëve? Shpallja e gjendjes së emergjencës 10 vjet të shkuara pikërisht në Elbasan me arsyetimin se djegia e plehrave në landfill po helmonte qytetin? Po vendimet rrufe të Këshillit të Ministrave, gara pa tender, bonusi pa u regjistruar ende kompania dhe monopoli i një biznesi miliardash dhuruar dyklodërve anonimë, prestanome të kupolës së Rilindjes? Të gjitha këto, nën dirigjimin e një njeriu që të cakton arkitekt të huaj edhe nëse ndërton shtëpinë tënde, por që pati besim të dyklodër për t’u dhënë qorrazi 430 milionë euro.

Djegia barbare e plehrave sot, nuk është vetëm dëshmia e një grabitje monumentale por edhe monumenti i atyre që patën guximin ta propagandojnë atë si një progres. Pësëri nën retë e tymit që mbulojnë Elbasanin dhe Vlorën, si mund të tingëllojnë tani zërat entuziastë që flsinin për përparësitë e teknologjisë së incenerimit që po vihej në jetë falë vizionit të Edi Ramës? Po ata që shpjegonin se sa energji do të përfitonte Shqipëria kur dyklodërit të digjnin mbetjet në Elbasan, Fier e Tiranë? Po ata që akuzonin opozitën dhe mediat kritike se po nxinin progresin e Shqipërisë europiane?

Sot, të gjithë thithim të njëjtin ajër. Edhe fëmijët fusin në mushkëritë e tyre grimcat e tmerrshme që prodhon djegia e plehrave në natyrë. Madje edhe fëmijët e heronjve të fëmijëve tanë, që kurrë nuk guxuan të gërvishtin sipërfaqen e një afere të frikshme që, pasi iu vodhi shqiptarëve qindra milionë euro, tani rrezikon t’iu vjedhë edhe jetët.

Ndërkohë, në absurdin e një vendi “europian” që djeg plehrat në terren të hapur, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë rrëfimet e netëve të propagandës verore. Ato tregojnë se aftësia e liderit tonë është aq magjike sa BE do të na pranojë në gjirin e saj pa ia zënë tymi sytë. Tregojnë edhe se si po mahnisim botën me agriturizmet e prodhimet bio, pavarësisht ajrit ku rriten e ujit nga vaditen. Pastaj do këndohen maldivet e Europës e lumenjtë e kulluar… Një parajsë e vërtetë, ku të sëmurët shtohen dhe të shëndoshët largohen. ©lapsi.al

The post Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë appeared first on Lapsi.al.

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

By: Ardit
30 June 2025 at 19:18

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë. Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po […]

The post Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

By: user 2
30 June 2025 at 16:33

Në këtë periudhë vape, ku vala e të nxehtit vret shumë lajme, Edi Rama ka ditur të kapë titujt mediave vendase dhe atyre britanike, duke u përfshirë në një polemikë identitaro- humoristike me liderin e “Reform UK”. Replikat kundër Nigel Farage, që kërkon zbrazjen e burgjeve të vendit të tij nga “kriminelët shqiptarë”, të cilët i sheh si një të keqe për Britaninë, do duhej, parimisht, të duartokteshin.

Po ashtu edhe etiketimet për “vendin e erët” që ka fobi ndaj të huajve mund të qëndronin në këtë kontekst.

Përplasja Rama – Farage/ “The Telegraph”: Sa shqiptarë janë në burgjet britanike

Por ama, përpara se të bëjmë patriotin e fasadës ne duhet të ndalemi pak në sfondin e kësaj polemike dhe në bastin që vuri shefi i qeverisë për numrin e bashkëkombasve tanë që gjenden në qelitë e ishullit. Farage, duke iu referuar një të përditshmeje me reputacion të së djathtës, “The Telegraph”, pretendon se 1 në çdo 50 shqiptarë që gjendet në vendin e tij, ka përfunduar pas hekurave.

Rama, duke e tallur, duke botuar një foto të të dyve me rrobabanje të gjeneruar me IA, e ka sfiduar se do ta ftonte të pushonte në brigjet tona, nëse kjo shifër rezultonte e vërtetë. 

Sipas kryeministrit numri i bashkëkombasve tanë në Britani është tre fish më i lartë prandaj dhe numërohen më pak se 1/100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Por, përtej faktit se kush ka të drejtë për numrat dhe përqindjet, pyetja që ngrihet është: a i intereson komunitetit shqiptar atje dhe imazhit tonë në përgjithësi, fokusimi i vëmendjes tek shqiptarët e burgosur?

Pavarësisht nëse Farage e ka të ekzagjeruar llogarinë dhe ajo e shefit të qeverisë mund të jetë më pranë së vërtetës, gjithçka që mbetet në mend nga tërë kjo polemikë, nuk është diskreditimi i gënjeshtrës së liderit të ekstrmit të djathtë, por asocimi i emigrantit shqiptar me burgaxhiun. Duke u ndërkallur në këtë debat, më shumë se të luajë patriotin, mburojë për çunat e Londrës, Rama i jep krahë stigmatizueve të tyre. Edhe më të fortë e bën këtë përshtypje fakti se ai është idhtar i një teorie që e predikon shpesh, asaj se shpifja, e keqja, e errëta, kërkojë shumë mund që të mposhten nga e vërteta dhe dirta. Pikërisht për këtë ai ka zgjedhur që në Shqipëri të mos i japë përgjigje pjesës më të madhe të akuzave kundër tij. Si një mjeshtër i komunikimit dhe i teknikave të manipulimit të opinionit, ai është i ndërgjegjshëm se imazhi negativ edhe kur mposhtet, gjithësesi e lë një njollë.

Atëherë, pse u përfshi në këtë debat kundër parimve të veta, të afishuara, i bindur se tezgjatja dhe mediatizimi i tij nuk do t’i bënte mirë  shqiptarëve të Britanisë? 

E vetmja përgjigje logjike për këtë është se duke u angazhuar në përplasje me ksenofobin Nigel Farage, atë nuk e shqetësonte as imazhi i emirantëve të atjeshëm, as roli prej Skënderbeu në mbrojtje të bashkëkombasve. Kjo polemikë Edi Ramës i shërben për tjetër gjë. Ai do të jëtë me çdo kusht favoriti i etablishmentit evropian, i elitave që duan të ruajnë status quo-në dhe që ende janë dominante në perëndim. Vetëm përmes tyre ai mund të sigurojë legjitilitetin e brendshëm dhe të vijojë mbyljen e syve ndaj regjimit autoratik që ka ngritur.

Natyrisht, për të garantuar përkëdheljen e këtij establishmenti nuk ka target më të mirë se goditja e Nigel Farge. Ish kryqëtari i Brexit, njeriu që prej më shmë se dy dekadash shndërroi në kauzë të të vetën daljen nga BE, duke denoncuar elitat polktike dhe emigracionin e pakontrolluar, ka qenë halë në sy për të gjithë ata që tenton të joshë Edi Rama.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi me ish frymëzuesin e Brexit-it, së fundi, është një deja vue e asaj që pamë me sharjet kurndër Trumpit në fushatën elektorale të 2016, kur ai u etiketua si “fatkeqësi për botën” dhe “turpi i njerëzimit”.

Ndonëse edhe atëherë deklaratat kundër kandidatit miliarder u bënë gjoja me preokupimin se fitorja e tij e mundshme do rrënonte marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-në, gjithçka u ndërrmor në emër të Sorosit, klintonëve dhe elitave sunduee, në Francë, apo Gjermani.

Kampet me refugjatë/ A do t;u përgjunjet Rama edhe britanikëve?

Atëherë Rama nuk besonte se lideri i MAGA do e mundte Hillary Clintonin, ashtu si dhe sot nuk beson që shefi i “Reform UK”, ka shance të mbërrijë në 10, Downing Street.

Por, ama kur çudia e parë ndodhi, ai s’la akrobaci pa bërë për të rikuperuar gafën e dikurshme, duke shkuar deri tek falja e Sazanit. Tani duhen kryqëzuar gishtat për fatin e keq të Nigel Farage, për të mos hubur llokma të tjera Shqipërie. Ose për të mos pasur burgje të tjera si ato të Melonit, që, tani për tani, thuhet se britanikëve nuk do tu jepen kurrë.

©Lapsi.al

The post Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin appeared first on Lapsi.al.

Tenderi që fundosi kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, kush janë 10 të tjerët të pandehur bashkë me Jonaid Myzyrin (EMRAT)

By: V K
30 June 2025 at 15:10

Ditën e sotme, GJKKO vendosi pezullim nga detyra për Jonaid Myzyrin, si dhe masën detyrim paraqitje, për shkak të hetimeve që po zhvillon SPAK lidhur me një tenderin për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth.

Vlera e tij ishte rreth 220 milionë lekë pa TVSH, dhe është organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator 2020.

Së bashku me Myzyrin, janë edhe 10 të tjerë të marrë të pandehur nga SPAK për këtë tender:

Vilma Zhupaj

Lindita Skeja

Merita Zeqaj

Enkelejda Bega

Vladimir Hodaj

Marjana Hasani

Mehdi Lala

Ardian Kaza

Ndoc Kulla

Gerald Adhiaj

Jonaid Myzyri, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza, të dyshuar për “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

The post Tenderi që fundosi kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, kush janë 10 të tjerët të pandehur bashkë me Jonaid Myzyrin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Studimi: Çelësi për një jetë të lumtur nuk është pasuria, por marrëdhëniet e mira

By: gaze tare
29 June 2025 at 08:32

Një studim revolucionar nga Universiteti i Harvard-it, i cili ka zgjatur për më shumë se 85 vite, ka dalë në përfundimin se faktori më i rëndësishëm për lumturinë dhe mirëqenien afatgjatë janë marrëdhëniet cilësore që kemi në jetë.

Hulumtimi ka ndjekur mijëra individë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe vazhdimisht ka treguar se ata që kanë pasur lidhje të forta, mbështetëse dhe kuptimplota me të tjerët, kanë qenë më të shëndetshëm, më të lumtur dhe kanë jetuar më gjatë.

Nuk ka të bëjë me numrin e miqve apo njohjeve, por me cilësinë dhe thellësinë e lidhjeve që krijojmë. Personat që kultivojnë marrëdhënie të afërta dhe kuptimplota, qofshin ato me familjarë, miq apo komunitetin, tregojnë nivele më të ulëta të ankthit, depresionit dhe sëmundjeve kronike.

Këto marrëdhënie shërbejnë gjithashtu si një mburojë emocionale në kohë të vështira, duke rritur ndjeshëm qëndrueshmërinë psikologjike dhe kënaqësinë nga jeta, edhe në moshë të thyer.

Studiuesit krahasojnë “formën sociale” (social fitness) me formën fizike, duke theksuar se edhe marrëdhëniet kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe përkushtim.

Ajo që e bën edhe më domethënëse këtë gjetje është fakti se përfitimet e këtyre lidhjeve nuk kufizohen vetëm te partnerët romantikë. Miqësitë, marrëdhëniet familjare, madje edhe ato me fqinjët kanë një ndikim të madh në lumturinë, shëndetin mendor dhe fizik të një individi.

Mesazhi është i qartë: të investosh kohë, kujdes dhe energji në marrëdhëniet me të tjerët është një nga gjërat më të vlefshme që mund të bësh për një jetë të plotë dhe të lumtur.

The post Studimi: Çelësi për një jetë të lumtur nuk është pasuria, por marrëdhëniet e mira appeared first on iconstyle.al.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

By: user 2
25 June 2025 at 16:11

Në disa nga mediat që vijojnë të mbrojnë kryebashkiakun e burgosur të Tiranës u publikua së fundi një raport i hartuar nga dy kompani ndërkombëtare, të pajtuara nga vetë Veliaj, thelbi i të cilit qëndron në denoncimin e një izolimi të padrejtë.

Në fakt, disa nga shqetësimet që ngre ky dokument janë argumenta racionale që kanë logjikë. Ndonëse Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP paguhen nga vetë i interesuari për të lobuar në favor të tij, ato ç’ka ato konstatojnë: arrestimet nga SPAK, pa ngritur ende një akuzë; periudhat e gjata të izolimit që janë bërë praktikë; apo ndërprerja arbitrare e aktivitetit politik të njerëzve të zgjedhur; janë elementë që e cënojnë një drejtësi të ndershme dhe me masa proporcionale.

BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Pikërisht këto kritika ndaj prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kanë cituar dhe riprodhuar mediat pro Veliajt për të krijuar përshtypjen e një linçimi juridiko-politik kundër tij.

Natyrisht, deri këtu, ato janë në të drejtën e tyre. Madje mund të konsiderohet se bëjnë detyrën ndonëse i mveshin me kostume njujorkeze apo londonese (prej nga vijnë dy kompanitë) pretendimet për ato shkelje që publiku shqiptar i ka tashmë para syve edhe në raste të ngjashme si ato të Belerit, Berishës, Metës, Dakos apo Ahmetajt.

Por, problemi është se pasi ke konstatuar një gjë të tillë, pasi i jep hapsirë tezës se paraburgimet nga SPAK dhe GJKKO mund të jenë të padrejta, çdokush që e ka këtë shqetësim është automatikisht i dënuar të ngrejë dhe një pyetje: nga buron kjo padrejtësi? Kush e trimëron SPAK të veprojë kështu? Kush i jep carta bianca dhe kujt i intereson një gjë e tillë?

Burgosja/ Dy lajme të këqia nga gjykatat për Erion Veliajn

Nëse për rastet e sipërcituara të politikanëve opozitarë përgjigjet janë më të thjeshta, fati i Erion Veliajt, ish delfinit të Edi Ramës dhe të etiketuar si pasardhësi i tij në PS, mund të na shërbejë për të kuptuar më shumë. Po të vëzhgosh me kujdes ajo që mbrojtësit e tij e etiketojnë si padrejtësi që SPAK po i bën kryebashkiakut në detyrë, ka ecur hap pas hapi dhe dorë pas dore me degradimin që kryeministri i ka bërë figurës dhe peshës së tij.

Pse mbeti në burg ? / Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Hiq atë tollovinë mashtruese të ditëve të para, kur Rama luajti rolin e të nxehurit, ai faktikisht e ka vrarë politikisht Lalin. “De facto” ia ka rëmbyer bashkinë duke i grisur dokumentin e delegimit të kompetencave. Më pas i’a reduktoi peshën politike duke nxjerrë jashtë nga grupi i ri parlamentar të gjithë mbështetësit e tij. Akoma dhe më tej e zhveshi nga mburoja publike, duke i ndaluar edhe Xhafajn junior edhe atë senior, të mbanin deklarata në mbrojtje të mikut të tyre. Në fund, i pengoi edhe militantët mjaftisë të dilnin në rrugë e të protestonin për lirimin e idhullit të tyre. Pra, me pak fjalë Rama bëri politikisht atë që SPAK u përpoq të vërtetonte juridikisht. Të dy me një qëllim të nxirrnin nga loja një aktor që bëri gabimin e madh që një pjesë të atyre që rrëmbente i përdorte dhe për rritjen e pushtetit të vet personal.

Vëzhgimi/ A e tradhëtoi Top Channel Erion Veliajn?

Pikërisht kjo është pjesa që ato media që deri dje kanë përfituar nga ky pushtet bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Ato flasin për abuzimin që po bëhet me Veliajn por s’kanë këllqe të tregojnë se cili qëndron pas tij. Ato po adoptojnë një qëndrim gjithnjë e më absurd duke dashur edhe të mbrojnë Lalin, por duke qenë njëkohësisht të reshtuara në mbrojtje të çiftit Rama-SPAK. 

Kjo është në fakt hipokrizia e tyre. E pikërisht kjo i bën të pavlefshme shërbimet e fundit që po i bëjnë Veliajt, si në rastin e publikimit të raportit të Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP. Duke qenë të pa lira për të thënë krejt të vërtetën, ato vrasin edhe ato pak argumenta ku Lali mund të kishte ralisht të drejtë.

©Lapsi.al

 

The post Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn appeared first on Lapsi.al.

Të ardhura të padeklaruara nga rrjete sociale, nis hetimi për 100 individë e biznese

By: user 11
25 June 2025 at 10:02

Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohen për mosdeklarimin e të ardhurave të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara kap shifrën e 33 milionë eurove.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njoftojnë Tatimet.

Në fund të marsit të këtij vitit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që kanë fituar para nga rrjetet sociale, t’i deklarojnë ato në Deklaratën Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), në mënyrë që të mos ngarkohen me gjoba e kamatëvonesa. Të gjitha të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet tatimi prej 15%.

The post Të ardhura të padeklaruara nga rrjete sociale, nis hetimi për 100 individë e biznese appeared first on Lapsi.al.

Volejboll U19 – Shqipëria renditet e treta Grupin A, përballet me Maqedoninë të dielën

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ekipi kombëtar U19 i vajzave në volejboll ka përfunduar fazën e grupeve në vendin e tretë të Grupit A, pas një paraqitjeje dinjitoze në turneun zhvilluar në sallën e lojërave në Farkë.

Në sfidën e fundit të grupit, Shqipëria u përball me Rumaninë në një ndeshje emocionuese që u vendos vetëm në pikët e fundit të setit të pestë. Edhe pse humbi setin e parë, skuadra kuqezi reagoi fuqishëm, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Takimi përfundoi me fitoren e ngushtë të rumuneve 3-2, me setin final që u mbyll 15-13.

Më herët, vajzat shqiptare kishin debutuar me fitore ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me rezultatin 3-2, ndërsa në ndeshjen e dytë u mundën nga Serbia me shifrat 3-1.

Me dy ndeshje të forta dhe një fitore në grup, Shqipëria u rendit në vendin e tretë dhe tashmë do të përballet me Maqedoninë e Veriut, që zuri vendin e tretë në Grupin B, për vendin e pestë në renditjen përfundimtare të turneut.

Ndeshja për vendin e pestë do të luhet të dielën, në orën 14:00, në sallën e lojërave në Farkë. Kombëtarja U19 kërkon të mbyllë turneun me një fitore për të kurorëzuar një paraqitje premtuese për të ardhmen.

/a.f/

The post Volejboll U19 – Shqipëria renditet e treta Grupin A, përballet me Maqedoninë të dielën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova, vendi më i cenueshëm nga lufta hibride

19 June 2025 at 13:56

Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Prishtinë (PIRDEV) ka mbajtur të enjten konferencë lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar, me temën “Modeli i ri i integrimit për Ballkanin Perëndimor”, shkruan KosovaPress.

Në panelin e parë u diskutua për demokracinë në epokën hibride, kërcënimet hibride, integritetin e zgjedhjeve dhe ndikimet nga jashtë. Në këtë diskutim, ndër të tjera, u tha se Kosova është vendi më i cenueshëm nga lufta hibride.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili tha se ky vend ballafaqohet me luftë hibride dhe lajme të rreme, mirëpo që në vazhdimësi po punohet për të ndërtuar mbrojtje nga kjo luftë.

Duke folur për integritetin e zgjedhjeve, ai tha se sistemi më i drejtë zgjedhor është kur mandati merret drejtpërdrejt nga qytetari dhe jo kur delegohet. Madje ai lavdëroi Kosovën, siç tha, për sistemin zgjedhor dhe listat e hapura, pasi sipas tij, në Maqedoninë e Veriut është sistemi proporcional, përmes të cilit deputetë zgjidhen më shumë ata që janë lojalë ndaj liderit politik.

“Maqedonia e Veriut ballafaqohet me lajme të rreme dhe luftë hibride, ku mundohemi të kapim hapin edhe pse jemi të kufizuar me buxhet. Mirëpo po punohet në këtë drejtim për të ndërtuar mbrojtje nga kjo luftë, e cila është aktuale dhe problem për cilëndo qeveri, e sidomos të rajonit. Në parim, mendoj se më i drejtë është kur mandati merret drejtpërdrejt nga qytetari sesa kur delegohet, por edhe ato kanë nuancat dhe modelet e veta. Por unë mendoj se model më i mirë janë listat e hapura në Kosovë, të cilat mundësojnë që deputetë të bëhen ata që janë më të votuar dhe kanë përkrahje. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut është sistemi proporcional ku kryesisht respektohet kriteri i lojalitetit ndaj liderit”, tha ai.

Kosova, sipas kryetarit të Komunës së Gjakovës, njëherësh nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është më e cenueshmja nga lufta hibride në rajon.

Ai gjatë diskutimit tha se lufta hibride në mënyrën më të sofistikuar është përdorur që një kohë të gjatë në Kosovë. Sipas tij, qëllimi kryesor është që të krijohet hamendje te qytetarët.

Sa i përket demokracisë dhe integritetit zgjedhor, Gjini nënvizoi nevojën që në Kosovë të largohet votimi preferencial, pasi sipas tij, përfaqësimi në Kuvend nuk është kualitativ.

“Kosova është më e cenueshme se cilido prej vendeve të rajonit nga lufta hibride. Lufta hibride, në mënyrën e vet më të sofistikuar, është duke u përdorur për një kohë të gjatë. Kemi qenë cak i asaj lufte për një kohë të gjatë. Është për të sjellë situata të hutimit dhe mos me ditë se çka po dëshirojmë… Kualiteti në Parlamentin e Kosovës është gjithmonë e më i brishtë. Nuk janë gabim listat e hapura. Sistemi me lista funksionon edhe në vende të tjera dhe nuk është problematik, pasi lista e hapur mundëson që cilido kandidat që ka mbështetje më të madhe të renditet lart. Mirëpo problemi është te vota preferenciale, e cila është e kotë. Kjo ka ndodhur për shkak të frikës së disa përfaqësuesve se mund të ketë ndryshime të mëdha në listë,” theksoi Gjini.

Në anën tjetër, drejtori i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor, Uranik Begu, ngriti shqetësimin e tij se zhvillimi i teknologjisë do të bëhet më i sofistikuar dhe do t’u japë mundësi më shumë atyre që kanë synim destabilizimin dhe ndërhyrjen në vende të ndryshme, kryesisht përmes lajmeve të rreme.

“Ky është një fenomen dhe proces që ka me ardhë duke u përshkallëzu edhe më keq. Mundësia dhe zhvillimi i teknologjisë ka me mundësu që ata që kanë synim për destabilizim apo për të krijuar atë që quhet ‘fake neës’ apo lajme të rreme, do të kenë teknologji të sofistikuar,” shtoi ai.

Krahas kësaj, në këtë konferencë u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërkufitar dhe mikro-rajonet./KP/

The post Kosova, vendi më i cenueshëm nga lufta hibride appeared first on Telegrafi.

Analiza e The Guardian/ Ç’do ndodhë me Iranin pas bombave

By: user 2
19 June 2025 at 12:16

Në prag të luftës së Gjirit në vitin 1991, një gazetar televiziv e pyeti komandantin amerikan Norman Schwarzkopf nëse do ta rrëzonte Saddam Husseinin.  Norman u përgjigj me një shprehje të paharrueshme: “E lehtë për t’u thënë. E vështirë për t’u bërë.”

Schwarzkopf e dinte se për çfarë po fliste. Ai ishte një studiues i hershëm i Lindjes së Mesme – disa nga vitet e fëmijërisë i kishte kaluar në Teheran – si dhe i historisë ushtarake. Strategjia e tij e suksesshme për të mposhtur Sadamin në Kuvajt u frymëzua nga taktikat që përdori gjenerali kartagjenas Hanibal për të mundur romakët në betejën e Kannave në vitin 216 para erës sonë.

Ndryshimi i regjimit, që tani po përmendet gjithnjë e më shpesh për Iranin, është mishërimi i politikës “lehtë për t’u thënë, vështirë për t’u bërë”. Bota padyshim do të ishte një vend më i mirë pa regjime shtypëse dhe agresive si ai i Teheranit. Por nuk ka ndonjë levë që mund të tërhiqet lehtë, as ndonjë buton që mund të shtypet kollaj për të zëvendësuar tiraninë e qëndrueshme me lumturi të qëndrueshme. Të shkatërrosh nuk është njësoj si të rindërtosh.

Në vend të kësaj, “ndryshimi i regjimit” është një frazë që shpesh fsheh një shumëllojshmëri problemesh dhe mjerimesh të përhershme, të cilat në shumicën e rasteve i përjetojnë më rëndë njerëzit e thjeshtë. Në Perëndim, qeveritë moderne dhe publiku e kanë mësuar këtë mësim në mënyrën më të mundimshme. Pushtimi i Afganistanit në 2001 dhe lufta e Irakut në 2003 vazhdojnë ende të ndikojnë në politikën tonë. Rezultatet kaotike të së ashtuquajturës Pranverë Arabe në vitet 2010-2011 janë një monument i zymtë i të njëjtit naivitet.

Megjithatë, dëshira për t’u çliruar nga regjimi teokratik iranian është e drejtë. Irani është një nga vendet më shtypëse në botë. Arrestimet dhe gjyqet janë arbitrare. Tortura – përfshirë fshikullimet me kamzhik – është e zakonshme. Ekzekutimet janë të shpeshta. Shtypja e grave, e pakicave dhe e emigrantëve është e institucionalizuar. Aktiviteti politik dhe shprehja e lirë janë pothuajse të pamundura.

Dhe ligësia e këtij regjimi nuk prek vetëm iranianët. Republika Islamike e ka eksportuar autoritarizmin e saj për vite me radhë, përmes përfaqësuesve si Hamas në Palestinë, Hezbollahu në Liban, dhe tani duke furnizuar Rusinë në Ukrainë. Ajo ka financuar dhe mbështetur terrorizmin në Perëndim. Dëshira e saj për armë bërthamore – me të cilat do të kërcënonte Izraelin, të cilin synon ta shkatërrojë – është e pamëshirshme.

Pra, nëse jepet mundësia, pse të mos përpiqemi ta zëvendësojmë një regjim të tillë? Çfarë ka për të mos u mbështetur në rrëzimin e tij – veçanërisht tani që Hamas, Hezbollahu dhe Huthit e Jemenit janë në tërheqje ushtarake dhe vendi ndjen ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare? Ditët e para të sulmit të urdhëruar nga Benjamin Netanyahu mbi Iranin duket sikur i kanë shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake të regjimit dhe kanë nxjerrë në pah kufizimet e Iranit për t’u mbrojtur. Pra nëse jo tani, kur do ishte momenti?

Tundimi është real. Në politikë, si në luftë, guximi për të kapur momentin mund të jetë vendimtar. Bismark e konsideronte këtë si një nga provat përfundimtare të lidershipit, dhe e demonstroi me mjeshtëri. Edhe Shekspiri në Jul Çezari shprehet: “Ka një valë në jetët e njerëzve që, kur kapet në kulmin e saj, të çon drejt fatit”. Por, mos harroni, çfarë ndodhi me Kasin në fund: ai humbi.

Gjithsesi, rrëzimi i regjimit iranian do të hiqte një kërcënim ndërkombëtar – veçanërisht për Izraelin, por edhe për vendet e tjera të rrënuara nga përfaqësuesit iranianë. Do të vononte përhapjen bërthamore. Do të godiste terrorizmin. Do të ishte lajm i keq për Rusinë, e cila po konsumon një sasi të madhe armësh iraniane, përfshirë dronë. Do të ishte një rreze shprese për Ukrainën. Lirimi i rrugëve tregtare ndërkombëtare do të qe i jashtëzakonshëm. Çmimet e mallrave mund të binin ndjeshëm.

Prandaj, nuk është e drejtë të hidhen poshtë krejt këto argumente – qoftë edhe për shkakun se Netanyahu është në favor të tyre, apo për të përligjur zemërimin ndaj ofensivave të tmerrshme të Izraelit në Gaza. Po ashtu, do të ishte e gabuar të kundërshtohet ndryshimi i regjimit iranian vetëm sepse në një moment kjo ide mund të përqafohet më vonë nga Donald Trump, me gjithë paparashikueshmërinë e tij. Një armik i Trump nuk është automatikisht miku ynë.

Por ka arsye më të thella për kujdes. E para: shkatërrimi i regjimit nuk garanton ndryshim të suksesshëm të tij. Është e mundur që Izraeli, me ose pa mbështetjen ushtarake të drejtpërdrejtë të Trump, të shkaktojë mjaft dëme sa të paralizojë funksionimin e regjimit iranian. Por çfarë do të ndodhë më pas? As Izraeli, as SHBA nuk kanë ndërmend të pushtojnë Iranin e aq më pak mendojnë për ta qeverisur atë. Mësimet e Afganistanit, Irakut dhe Libisë janë ende të freskëta. Teherani nuk është Berlini i vitit 1945.

Në fjalimin e tij drejtuar iranianëve këtë javë, Netanyahu tha se ata duhet të formësojnë Iranin e ri. “Po ju hapim rrugën për të arritur qëllimin tuaj – që është liria,” u tha atyre. Por m, nga ana tjetër, nuk duket se ka ndonjë qeveri të gatshme për të marrë frenat. Një regjim i promovuar nga Izraeli do ta kishte shumë të vështirë të mbijetonte. Një regjim i mbështetur nga SHBA, që do të lejonte Trumpin dhe aleatët e tij të plaçkitnin vendin, nuk do të ishte aspak popullor. Opozita ndaj regjimit teokratik mund të jetë e përhapur, siç pretendon Netanyahu me 80%, por aktualisht është e shpërndarë, e paorganizuar dhe e përçarë.

Një Iran i mundur do të ishte ende një shtet i madh, krenar dhe me rëndësi gjeopolitike. I pasur me burime natyrore, superfuqi energjetike, dhe ende i armatosur mirë. Përzierja e tij etnike dhe fetare do të kërkonte më shumë të drejta. Nga ana tjetër besnikët e regjimit të vjetër do të ishin gjithandej, sidomos në forcat e armatosura dhe polici. Këto janë përbërës për një shpërthim të paqëndrueshmërisë qytetare që mund të zgjasë me vite.

Mos harroni: Irani mbetet një regjim revolucionar. Pushtetarët që vijnë në fuqi duke përmbysur tërësisht paraardhësit e tyre, siç ndodhi në 1979, mund të shndërrohen në regjime paranojake. Ata mund të mos dorëzohen kurrë, siç insistoi vetë Ajatollah Khamenei të mërkurën. 

Historia na mëson se ndryshimi i regjimeve revolucionare është veçanërisht i ndërlikuar. Regjimet e përmbysura mund të kenë qenë të vështira për t’u krijuar, por ato që i zëvendësojnë nuk e kanë më lehtë. Mendoni për Francën në 1815 apo Rusinë në 1991. Gjermania u shpëtua nga gremina e nazizmit përmes marrëveshjes ndërkombëtare, ndihmës ekonomike nga SHBA, pushtimit ushtarak dhe kompromisëve pragmatikë me institucionet gjermane. Rezultati ishte një triumf kolektiv – por një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë.

Asgjë e ngjashme nuk është në horizont për Iranin. Prandaj kujdes me çfarë dëshironi.

Nga Martin Kettle kolumnist në The Guardian, pergatiti T.Çela per Lapsi.al

 

The post Analiza e The Guardian/ Ç’do ndodhë me Iranin pas bombave appeared first on Lapsi.al.

Mario Bacaj, lojtari shqiptar që u hodh nga kati i 8: skuadra e priste për ndeshjen

By: user 2
18 June 2025 at 16:56

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit: Mario Bacaj ka vdekur në moshën 28-vjeçare duke rënë nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaides, me një rënie që nuk duket të ketë qenë aksidentale. Futbollisti, shqiptar por i rritur në Itali, luante për Adelaide Eagles Soccer Club, që e priste për një ndeshje, por në mesditë shokët e tij të skuadrës morën lajmin që nuk do ta kishin imagjinuar kurrë.

I riu thuhet se është hedhur nga çatia e 2KW Bar & Restaurant dhe ndihmat e shpejta nuk arritën ta shpëtonin. Zjarrfikësit, ambulanca dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për futbollistin nuk kishte më asgjë për të bërë. Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, lë pas bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël.

Adelaide e tronditur nga vdekja e futbollistit

Shokët e tij të skuadrës mbetën të ngrirë nga marrja e lajmit tragjik. Në mëngjesin e djeshëm lojtari kishte njoftuar skuadrën e tij se nuk ndjehej mirë, duke dërguar një mesazh në grupin e Whatsapp rreth orës 10:15, sipas rindërtimit të ngjarjes nga DailyMail. Një shqetësim i vogël që nuk kishte ngjallur dyshime dhe që nuk do t’i lejonte të zbriste në fushë pasdite.

Por në orën 16:00, Adelaide Eagles mori vesh për vdekjen e tij: Bacaj thuhet se ishte hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të qytetit, duke u ngjitur në çatinë ku ndodhet një bar dhe një restorant. Futbollisti kishte shkuar atje i vetëm dhe ishte hedhur në boshllëk mes tronditjes së përgjithshme. Rreth vdekjes së tij nuk ka dyshime dhe autoritetet konfirmojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe jo për aksident. E gjithë skuadra u mblodh në çatinë e ndërtesës për të vendosur mesazhe dhe kurora me lule në kujtim të shqiptarit, një lojtar shumë i dashur dhe i respektuar që prej vitesh jetonte në Adelaide së bashku me familjen e tij.

The post Mario Bacaj, lojtari shqiptar që u hodh nga kati i 8: skuadra e priste për ndeshjen appeared first on Lapsi.al.

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

By: us er1
18 June 2025 at 12:24

Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama- Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”. Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thënë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor”, siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta./Gazeta Panorama

The post Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit appeared first on Lapsi.al.

Bie nga kati i tetë, futbollisti shqiptar në Adelaide vdes në rrethana të dyshimta

By: Besnik
18 June 2025 at 08:31

Komuniteti sportiv në Adelaide është në zi pas vdekjes tragjike të futbollistit 28-vjeçar Mario Bacaj, i cili humbi jetën të shtunën pasdite pasi ra nga çatia e një bar-restoranti tetëkatësh në qendër të qytetit.

Bacaj, me origjinë shqiptare dhe i rritur në Itali, ishte pjesë e ekipit lokal Adelaide Eagles në Australi dhe pritej të luante në një ndeshje më 15 qershor.

Rreth orës 10:15 të mëngjesit, ai kishte njoftuar bashkëlojtarët në grupin e bisedës se nuk ndihej mirë dhe nuk do të mund të merrte pjesë në ndeshje.

Vetëm disa orë më vonë, rreth orës 16:00, shokët e skuadrës morën lajmin tronditës për vdekjen e tij.

Sipas autoriteteve, Bacaj ra nga kati i tetë i ndërtesës ku ndodhet Bar & Restaurant 2KW.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, ai kishte ndërruar jetë në vend.

Hetimet paraprake tregojnë se nuk ka të dyshuar për vdekjen, ndërsa si pistë kryesore po shqyrtohet vetëvrasja.

“Është një humbje që na ka goditur të gjithëve”, tha një përfaqësues i klubit. “Mario ishte një djalë i dashur, i qeshur dhe shumë i përkushtuar ndaj futbollit dhe komunitetit.”

Futbollisti jetonte prej vitesh në Adelaide me gruan dhe djalin e tij të vogël. Të hënën, bashkëlojtarët e tij u mblodhën në vendin ku ndodhi tragjedia, për të vendosur lule të bardha dhe për të nderuar kujtimin e tij.

Mes tyre u vendos edhe një mesazh ngushëllimi në gjuhën shqipe: “Pushofsh në paqe, Mario.”

1 of 4

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bie nga kati i tetë, futbollisti shqiptar në Adelaide vdes në rrethana të dyshimta appeared first on Euronews Albania.

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

By: user 2
12 June 2025 at 16:05

Meqënëse propaganda mediatike pro qeverisë ka qenë, krahas blerjes së votës, përdorimit të krimit dhe shantazhimit të administratës, një nga kolonat që e përçudnuan sfidën e 11 majit, do të ishte interesante që ajo çka ndodhi të shikohej nga këndvështrimi i një personazhi që deri pak kohë më parë konsiderohej si ylli i ekraneve tona.

Fjala është për Erion Veliajn, i cili, që pas 10 shkurtit, ditës kur i’u vunë prangat, pothuajse është zhdukur nga peizazhi mediatik. Për të gjithçka ka ndryshuar radikalisht. Postimet në rrjetet sociale rrallë ndodh që të prodhojnë tituj kryesorë. Emisionet e lajmeve janë çliruar nga parada e kronikave të gatshme që prodhonte bashkia. Ata që ishin të gatshëm të therreshin për t’a mbrojtur atë nëpër studio, tani janë tulatur. TV-të nuk përmbyten më me kronika për mbjelljen e pemëve, rindërtimin e shkollave apo ndarjen e medaljeve në gara sportive. 

Pse mbeti në burg ? / Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Por, po të zhvendosësh vështrimin pak muaj më parë vetja të duket sikur je zgjuar nga një ëndërr e papritur. “Lali” që hynte përditë në shtëpitë tona, me llërët përveshur, me përqafime të ngrohta për fëmijët, herë duke i shërbyer supë pensionistëve e herë duke ndarë ndihma për jetimët, nuk jeton më. Pamja prej superheroi, që lufton për të mirën, për të bukurën për të ndershmen është fshirë si me gomë.

Ky transformim drastik e kërkon një shpjegim. Ai lidhet me rënien e fuqisë dhe pushtetit të tij. Që kur Edi Rama e zhveshi nga gjithçka, duke i hequr të drejtën e komandës reale në Bashki, që kur ai e la pa deputetë besnikë në grupin socialist të parlamentit të ardhshëm, që kur ai u dha urdhër politikanëve të lartë dhe militantëve poshtë, as mos prononcoheshin pro Veliajt, as mos protestonin tek dera e SPAK-ut në favor të tij, aureola e tij u shkërmoq. Ai që zbarkonte mes fëmijëve si superman, në ditën e verës, tani nuk është asgjë më shumë sesa një burgaxhi. Dhe kjo, pasi ai nuk ka më në duar leje për pallate, se ai nuk u bën dot më favore me hedhjen e dherave ndërtuesve, se ai nuk u jep dot reklama të fshehta apo legale pronarëve të mediave, se ai nuk ka më fuqi të sponsorizojë borderotë e fshehta të portaleve të paregjistruara.

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Figura e tij e bymyer falë pushtetit që kishte, fondeve që kontrollonte, financimeve që jepte, nuk kishte lidhje as me meritat, as me zotësinë e vet reale, ajo ishte thjeshtë produkt i postit të rëndësishëm që mbante. Kur i pari iu hoq, gjithçka u bë pluhur e hi.

Natyrisht, për hir të së vërtetës, duhet thënë se braktisja që po i ndodh dhe vetmia politike e Veliajt mund të lidhet edhe me shkaqe personale. Ai nuk prodhoi kurrë mbështetës, pasi të gjithë e shikonin si lakeun e Ramës, ai nuk la dot pasues, pasi këta të fundit kërkojnë një “burrë” që ti’u prijë, atij po i rallohen mbrojtësit publikë, pasi tërë kohës marëdhënjen me ta e ngriti jo mbi baza parimesh, por mbi blerjen dhe korruptimin. 

E megjithëatë, pavarësisht nga të tëra këto mangësi vetjake, konkluzioni i dramës së trishtë të Veliajt është se bashkë me pushtetin ai humbi edhe personazhin fiktiv që kishte krijuar me shumë sforco përgjatë viteve. Pikërisht këtu, trajektorja e tij është një lakmues domethënës për të kuptuar sfondin manipulativ ku u zhvilluan votimet e fundit. 

Po të imagjononim për një çast sikur Ramën dhe shokët e tjerë të Lalit ti zhvishnim nga favoret që kanë për të prodhuar tituj, për të imponuar kronika të gatshme, për të qenë imun ndaj kritikave, për të propaganduar “mrekullinë turistike”, për të ndërtuar imazhin e vendit që ka fat të udhëhiqet nga një lider global, me siguri rezultati i 11 majit do të qe pak më i ndryshëm. 

Media franceze: Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Pa fuqinë për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra ata do të shndërroheshin në poaq jo tërheqës sa ka përfunduar Veliaj sot.

Le të jemi të qartë, ky nuk është një nga ato fenomene konkrete të cilat opozita mund ti faktojë në serialin televiziv që prodhon çdo ditë në selinë e SHQUP-it. Impakti i imazhit as nuk peshohet as nuk matet. Por gjithësesi ai është një fenomen real që në shoqëritë demokratike prodhohet nga kontradikta mes aftësisë së politikanëve për të aktruar dhe përballjes së tyre me mendimin kritik që imponojnë mediat dhe të gjithë kundërpushtetet e tjera. Vetëm në sisteme jo demokratike si ky yni ai është produkt i kulluar i “mis en scene-ave” të pushtetarëve alla Veliaj. 

Prandaj dhe shfryrja e flluskës që ky i fundit krijoi është një test i mirë për të kuptuar se në ç’kushte u zhvillua gara e fundit elektorale. Për të kuptuar gjithashtu se sa lakuriq do të dukeshin ata që vetëkonsiderohen tani si fitimtarë, nëse s’do të përfitonin nga imazhi që kanë blerë me paratë dhe favoret që të jep në dorë pushteti.   

©Lapsi.al

The post Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj appeared first on Lapsi.al.

Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

By: user 2
10 June 2025 at 12:07

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar, justifikon anormalitetin kriminal të regjimit socialist.

Sipas këtij arësyetimi është e pamundur që dy të vërteta të bashkëjetojnë; 1. Berisha i humbi zgjedhjet dhe 2. krimi i organizuar dhe përdorimi i administratës e fryu fitoren elektorale të Ramës, por nuk e përcaktoi atë.  

Andi Bushati: Replikë me Kajsiun që e përshkruan anormalitetin si gjendje natyrale

Që krimi i organizuar luajti rol në zgjedhje mund të supozohet lehtë nga rezultatet e fryra elektorale të kandidatëve politikisht anonim të Partisë Socialiste në Elbasan dhe Durrës. Edhe rezultati spektakolar i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i përfolur për lidhje me krimin, hedh dyshime mbi rolin e krimit të organizuar në fryrjen e rezultatit elektoral të PD-së në Durrës.

Natyrisht mbetet për tu parë sa dhe si krimi i organizuar ndikoi në këto zgjedhje. Për mendimin tim, nuk ka dyshim që ai favorizoi partinë në pushtet, sepse krimi tenton të afrohet me pushtetin më shumë se me opozitën, aq më tepër kur kjo e fundit është tejet e dobët. Ama ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me blerje të votës, me kërcënim elektoral apo me klientelizëm politik, që janë fenomene shumë të ndryshme.

Nga ana tjetër është e qartë se shkaku kryesor i katastrofës elektorale të PD-së berishiste nuk ishte krimi dhe manipulimi por braktisja nga elektorati opozitar. Këtë e tregoi jo vetëm humbja e qartë në të gjitha njësitë urbane të Bashkisë së Tiranës por edhe rënia e thellë e votës së PD-së në raport me vitin 2021 në rang vendi, cka nuk mund të shpjegohet as me krimin e organizuar, as me përdorimin e administratës publike dhe as me emigracionin masiv.

Nivelet e emigracionit shqiptar kanë qenë të larta dhe pothuajse konstante gjatë dekadës së fundit. Megjithatë PD-ja arriti ta rriste votën e saj nga 456 mijë që ishte në zgjedhjet e vitit 2017 në 622 mijë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pavarësisht zbrazjes së Shqipërisë në periudhën 2017-2021 (shiko ketu).

Ishte braktisja e berishizmit nga elektorati që prodhoi rritjen spektakolare të mandateve socialiste në Kuvend edhe pse nuk pati një rritje spektakolare të votës socialiste. Ndaj është mëse e llogjikëshme të konkludosh se në zgjedhjet e fundit parlamentare më shumë se me fitore të Ramës (që natyrisht fitoi) kemi të bëjmë me humbje të Berishës (që natyrisht humbi).

Kajsiu: Kush i shërben “regjimit” Rama?

 Kjo është një e vërtetë e thjeshtë që kolegu Bushati dhe analistët e tjerë të rrjeshtuar përkrah Berishës e dinë mirë, por nuk e pranojnë për arësye politike dhe jo intelektuale apo morale. 

Humbja e thellë elektorale e Berishës nxjerr zbuluar absurditetin e investimit të tyre mediatik për konsolidimin e berishizmit brenda PD-së me pretekstin fantastik se ai është opozita e vërtetë dhe demokratike dhe jo paterica legjitimuese e regjimit Rama, sikurse treguan zgjedhjet e fundit.

Sot ata vazhdojnë me të njëjtën përrallë edhe pse ndershmëria intelektuale nuk toleron mohimin apo injorimin e fakteve, sic janë rënia e thellë elektorale e berishizmit në zgjedhjet e fundit, humbja e thellë në të gjitha njësitë administrative urbane të Tiranës dhe të gjitha sondazhet ku PD-ja dhe Berisha dilnin humbës si në votë edhe në nivel popullariteti.  Asnjë nga evidencat e mësipërme të katastrofës elektorale berishiste nuk shpjegohet dot me krimin e organizuar.

E megjithatë i gjithë shpjegimi i kolegut Bushati në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve reduktohet tek denoncimi i farsës elektorale që u prodhua nga krimi i organizuar i Ramës. Kështu një e vërtetë e pjesëshme përdoret për të mbuluar të vërtetën e plotë, propaganda politike gllabëron analizën intelektuale.

Sipas kësaj propagande nuk ishte berishizmi, fushata e tij elektorale mjerane dhe listat skandaloze, por Troplinët, Evis Cela dhe Visi Pojës që e përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ndaj doktori duhet të vazhdojë në krye të PD-së deri në zgjedhjet e ardhëshme ku do denoncojë farsën elektorale të radhës. Neni Basha ishte për Bashën jo për Berishën. Doktori është mbi normat pasi ai është vetë norma.

SAndi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Për mendimin tim, ky është anormaliteti më i madh me të cilin përballet demokracia jonë sot; shkatërrimi i cdo standarti dhe parimi demokratik si pasojë e transformimit të partive politike në zgjatime të kryetarit. 

Askund nuk është më tronditës ky fenomen sesa tek Partia Demokratike ku përjetësimi i Berishës ka bllokuar reformimin dhe demokratizimin e saj duke e reduktuar në autoparlant të interesave të ngushta familjare dhe si pasojë në legjitimuese të pushtetit socialist. 

Natyrisht kjo nuk i heq Ramës dhe PS-së përgjegjësinë për mungesën e transparencës në qeverisje, për korrupsionin, për lidhjet me krimin e organizuar dhe për transformimin e Shqipërisë në një republikë kryeministrore ku parlamenti është reduktuar në vulën e kryeministrit.

Por askush nuk ka argumentuar se anormaliteti Berisha justifikon anormalitetin Rama. Argumenti im, dhe i shumë analistëve të tjerë, është se anormaliteti Berisha legjitimon dhe mban në këmbë anormalitetin Rama. 

Fatkeqësisht në gjuhën kopace të berishizmit nuk ka vend për nuancat dhe dallimet konceptuale sepse ajo është e ndërtuar për dajak dhe jo analizë. Kështu koncepti “legjitimon” lexohet “justifikon”. Argumenti “berishizmi legjitimon Ramën”, transformohet në “berishizmi justifikon regjimin Rama” për tu deformuar më pas në “fajin për korrupsionin e Ramës e ka Berisha.”

Në fakt nuk ekziston asnjë kritik i berishizmit, majtas apo djathtas, që ka argumentuar se fajin për korrupsionin dhe autoritarizmin e Ramës e ka Berisha dhe jo Rama, sikurse pretendojnë berishistët. Të vetmit që e kanë artikuluar këtë pseudo-argument janë berishistët, sepse është i vetmi argument me të cilin ata përballen me “sukses” në sferën publike duke u çjerrë se “nuk mund të fajësohet Berisha për gjithçka”.

Ama kritika ndaj berishizmit nuk e fajëson atë për deformimet e pushtetit. Ajo thjesht argumenton se berishizmi është i paaftë ti luftojë këto deformime sepse ofron një standart politik më të ulët se ai i pushtetit. Interpretimi i kësaj kritike si natyralizim i anormalitetit të pushtetit ramist është propagandë politike jo analizë intelektuale.

Të nxjerrësh në pah dhe të argumentosh paaftësinë e berishizmit për të përmbysur jo thjesht Ramën si individ, por fenomenet e korrupsionit, të kapjes së shtetit dhe të autoritarizmit që ka prodhuar qeverisja Rama nuk do të thotë të mohosh as korrupsionin, as autoritarizmin dhe as lidhjet e pushtetit aktual me krimin, përkundrazi. 

Problemi është se këto anormalitete janë të pritëshme dhe të shpjegueshme, ndonëse jo të justifikueshme, tek një force politike që ka dymbëdhjet vite në pushtet. Shembuj të degjenerimit politik dhe korruptiv të një force politike që ka shumë vite në pushtet gjen pafund edhe në vende të zhvilluara demokratike.

Ajo që është vështirë të gjesh në historinë e sistemeve demokratike bipolare është përjetësimi i liderit në opozitë dhe jo në pushtet. Që pushteti korrupton dhe korruptohet e kishim të qartë. 

Ama korruptimi i opozitës është një anomali politike superiore që hedh në erë të gjithë dialektikën demokratike ku reformimi, demokratizimi, pastrimi dhe anti-korrupsioni fillon në opozitë dhe mbaron në pushtet, dhe jo anasjelltas. 

Ndaj farsa më e madhe në skenën tonë politike sot nuk është rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, por opozitarizmi berishist që synim kryesor nuk ka ndërtimin e një alternative politike përballë “regjimit” Rama por trashëgimin e PD-së nga babai tek fëmijët. 

Të pretendosh që farsa e opozitarizmit berishist mund të përdoret si platformë politike për ti bërë moral shqiptarëve mbi domosdoshmërinë e parimeve politike, demokratike dhe intelektuale në sferën publike, është absurde. 

Kjo është, ndoshta, anomalia e dytë më e madhe e skenës sonë politike “moralizimi berishist”, që denoncon shqiptarët sepse shiten tek Rama kur mund ti shërbenin familjes Berisha, siç bën PD-ja sot.

Artikull i shkruar enkas për Lapsi.al

 

The post Cila është anomalia politike e Shqipërisë? appeared first on Lapsi.al.

❌
❌