Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 July 2025Main stream

Avokati Cakrani publikon videon e dhunës ndaj policit: U bë për spital nga miqtë e Ramës

By: Ardit
28 July 2025 at 19:22

Ditën e djeshme, dhunimi i një kamarieri 18-vjeçari brenda një lokali në Vlorë, solli reagime të shumta në rrjet. I riu u qëllua brenda ambientit të punës, me shpullë dhe grushte për një shishe uji nga dy persona, një prej tyre ish-drejtuesi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë. Por ngjarja nuk u ndal këtu. Pronari i […]

The post Avokati Cakrani publikon videon e dhunës ndaj policit: U bë për spital nga miqtë e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë, avokati i efektivit: Nuk e goditi ai

By: redi
28 July 2025 at 17:37

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji. Ai thotë se polici vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe. ”Polici ishte aty, me një shokë…

Source

Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi

By: V K
28 July 2025 at 13:27

Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Ardian Isufi, efektivit të policisë që u përfshi në incidentin e dhunshëm ndaj kamarierit në Vlorë, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen që ka ngjallur reagime të forta publike.

Në fjalën e tij, Cakrani theksoi se klienti i tij nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë, një veprim që sipas tij është i dënueshëm moralisht, por jo penalisht.

“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun, që kërkon dënim të ashpër për çdo incident,” u shpreh ai.

Avokati ngriti gjithashtu pretendime për pamjet filmike, duke theksuar se ato që janë vënë në dispozicion të publikut janë “të cunguara”. Sipas tij, pas incidentit me kamarierin, ka pasuar një konflikt i dhunshëm ku rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë.

I pyetur për rolin e klientit të tij në incident, Cakrani theksoi se dhuna ndaj kamarierit është ushtruar nga një mik i efektivit, ndërsa Ardian Isufi nuk ka përdorur dhunë fizike, por ka përgjegjësi morale për faktin që nuk e ndaloi mikun e tij.

“Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” tha Cakrani.

Ai shtoi se edhe dhuna ndaj efektivit të policisë duhet të hetohet dhe dënohet, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kushte të vetëmbrojtjes dhe se “fakti që është goditur kamarieri, nuk do të thotë që efektivi të dhunohet dhe dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

Sa i përket pretendimeve se ka qenë pikërisht efektivi Isufi ai që ka goditur fillimisht pronarin e biznesit, avokati u shpreh se edhe nëse ky version është i vërtetë, pronari i hotelit duhet të kishte thirrur policinë, jo të përfshihej fizikisht në përleshje.

Në përfundim, Cakrani kërkoi që të bëhen publike të gjitha pamjet filmike të plotë, duke deklaruar se nëse ato tregojnë qartë se klienti i tij ka dhunuar kamarierin dhe ka goditur pronarin e biznesit, “nuk do të dalë më askund në publik”.

Ai theksoi se ngjarja duhet të hetohet në të gjitha detajet, jo vetëm për përgjegjësinë e klientit të tij, por edhe për ata që ushtruan dhunë ndaj tij pas incidentit fillestar.

The post Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Bashkitë si komitetet e diktaturës”, avokati Cakrani shpërthen ndaj Ramës: E ka kthyer pushtetin vendor në leckë

5 July 2025 at 21:25

Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministri Edi Rama në  një studio televizive në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës.

Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri.

“Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin vendor dhe prandaj është ligji i vetëqeverisjes.

Ai e përcakton qartë mënyrën e vetëqeverisjes. Nuk ka asnjë mundësi që kryeministri të merret me një drejtor në Bashki. E kanë kthyer në një leckë Dredhën, i kërkon llogari lloj e lloj robi. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ka ligj”, tha Cakrani.

 

 

The post “Bashkitë si komitetet e diktaturës”, avokati Cakrani shpërthen ndaj Ramës: E ka kthyer pushtetin vendor në leckë appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

By: Ela
5 July 2025 at 21:55

Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në studion e “Off the Record” në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës. Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri. “Rama sot është […]

The post “Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm appeared first on BoldNews.al.

Historia e Agron “Pazarit”, 62-vjeçari nga Cakrani që tregton drithërat dhe ëndrra për muzikën

By: Rovena
5 July 2025 at 20:40

Një tregtar që e sheh në çdo pazar të Fierit, Mallakastrës dhe Tepelenës. Me një energji që shumë të rinj do ta kishin zili dhe me pasion muzikën.

Ky është Agron Meçaj nga Cakrani. Prej dhjetë vitesh tregton drithëra dhe farëra. Pas një farë moshe dhe eksperience, një gjë e ka mësuar me siguri. Kush punon, rëndon dhe peshon si guri në vend të vet.

62 vjeç, i mësuar me disiplinën e punës dhe sakrificën e shkollimit pa shkëputje nga puna, Meçaj zgjohet herët në mëngjes çdo ditë të javës për të tregtuar farëra dhe drithëra.

Tregtari i famshëm i pazareve, ka një ëndërr të parealizuar që nuk lidhet me shifrat, por me muzikën. Një ëndërr të cilën e ka peng, duke qenë se as fëmijët e tij nuk e ndoqën.

Me entuziazmin tipik të tregtarit, Agron Pazari siç të gjithë e thërrasin nuk njeh ditë të mira apo të këqija në tregti. Për të çdo ditë është një mundësi të cilën ai vetë nuk e lë pa shfrytëzuar

Meçaj është shembulli konkret i njeriut që lufton çdo ditë, pa humbur optimizmin dhe mbi të gjitha, pa harruar ëndrrat./abcnews.al

Avokati i Ilir Metës: Kartat i përdori Monika, s`mban përgjegjësi burri për gruan

By: V K
26 June 2025 at 15:59

Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi gjykata la sërish në fuqi masën e arrestit ndaj Ilir Metës, avokati shprehu qëndrimet që mbajti në seancë si dhe debatin që bëri edhe Meta me prokurorin e çështjes së lobimit Sotir Kllapi.

Cakrani theksoi se Meta nuk ka dijeni se ç`ka ndodhur me lobimin dhe kush ka firmosur.

Sipas tij, Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Shatku për të cilat akuzohet.

Kjo gjë mund të jetë bërë nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, për të cilën Meta nuk mban përgjegjësi.

Kujtim Cakrani: Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e mases. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë.

Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës.

Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Karta janë përdorur nga ish bashkëshortja. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entiteti të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova.

Zoti Kllapi nuk ka dijeni. Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar.

The post Avokati i Ilir Metës: Kartat i përdori Monika, s`mban përgjegjësi burri për gruan appeared first on Albeu.com.

Avokati i Metës i lë ‘dopio gjashtë-n’ në dorë Kryemadhit: Po qëndron në burg për një kartë bankare që e përdorte ajo

25 June 2025 at 11:15

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani në një emision tha se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se Ilir Meta ka firmosur lobimin. Sipas tij, Meta po qendron në burg për një kartë bankare që përdorej nga Monika Kryemadhi, për të cilën Meta s’kishte dijeni.

“Përveç lobimit të parë për të cilin ka qenë konform rregullave dhe ligjeve të SHBA dhe ato shqiptare, ku është bërë pagesë prej 100 mijë euro, për lobimin tjetër as ka firmosur dhe as ka qenë në dijeni, por janë persona të tjerë që kanë qenë në dijeni të plotë dhe me një kompani të huaj kanë bërë pagesa për llogari të tyre.

Ka ardhur prova nga Anglia, SHBA, Kanadaja dhe Qipro për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të zotit Meta, është zero. Pasuria e zotit Meta është zero. Problemi qëndron se ndaj zotit Meta është bërë hetim mbi gjithë karrierën e tij politike.

Nuk rezulton që të ketë urdhëruar një person të caktuar apo VKM për të bërë magazina peshku. Është vërtetuar që të vetmin pretendim që ka organi i akuzës, është një kartë bankare që zotëron ish-bashkëshortja e tij, zonja Kryemadhi. Është e një njeriu i afërt, për të cilin zoti Meta nuk ka patur dijeni dhe nuk kishte dijeni deri në momentin kur vendosi të zgjidhë martesën.

Karta ka ekzistuar si procedurë nga organi i akuzës, por nuk është verifikuar. Por përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Zoti Meta është vërtetuar se nuk ka blerë asnjëherë as gruan e Bilalit dhe as dashnorin e McGonigal. Flas si avokat i tij me bindje dhe prova dhe nëse këto që them vërtetojnë të kundërtën, mbaj përgjegjësinë time morale që të mos dalë më në publik. Është çështja më e bukur dhe më e lehtë për tu mbrojtur. Se zoti Meta nuk rezulton të ketë firmosur për dike”, tha ai.

The post Avokati i Metës i lë ‘dopio gjashtë-n’ në dorë Kryemadhit: Po qëndron në burg për një kartë bankare që e përdorte ajo appeared first on Sot News | Lajme.

Ilir Meta sulmon SPAK: “Lajme të rreme të sponsorizuar nga Rama dhe Dumani”

By: user 4
20 June 2025 at 16:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raportimeve në media për zhvillime të reja në kuadër të hetimeve ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Në një deklaratë publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta i ka cilësuar lajmet si dizinformime të qëllimshme, të nxitura sipas tij nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

“Distancohem me neveri nga dizinformacionet e rrjedhura në media për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi. Ky çift nuk ekziston më as juridikisht prej një viti,” shkruan Meta, duke theksuar se nuk ka asnjë akt të paligjshëm në emrin e tij, në Shqipëri apo jashtë saj. Ai mohon kategorikisht ekzistencën e ndonjë karte të dyshimtë apo aktiviteti ilegal.

Ish-presidenti deklaron se procesi hetimor ndaj tij është i motivuar politikisht dhe ka nisur që në vitin 2019, sipas tij me ndërhyrjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Ai akuzon drejtuesin e SPAK për një “pasion të zjarrtë për të mbajtur këtë çështje të hapur publikisht”.

Meta thekson gjithashtu se nuk mban përgjegjësi për askënd tjetër përveç vetes, duke përjashtuar nga çdo implikim fëmijët madhorë dhe kushërinjtë e tij. Ai nënvizon se këta janë përdorur politikisht në kuadër të hetimeve.

Në fund të reagimit të tij, Meta ngre një pyetje ironike për autoritetet shqiptare në lidhje me çështjen McGonigal: “Po letërporosia për Charles McGonigal, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur me not?”

Meta është në burg që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme, SPAK.

Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Mesazhi i plotë Metës:

“Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër, edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksone të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.

Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.

Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u kominikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.

Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐬𝐤𝐞̈𝐧𝐝 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.

Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.

Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?

E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!”

The post Ilir Meta sulmon SPAK: “Lajme të rreme të sponsorizuar nga Rama dhe Dumani” appeared first on Lapsi.al.

Avokati i Metës: Prokurori pranoi që akuza e lobimit në SHBA nuk qëndron!

By: user 4
20 June 2025 at 12:59

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se prokurori është tërhequr nga akuza për lobim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga pikat kyçe, siç thotë ai, mbi të cilat ishte ndërtuar dosja hetimore për korrupsion.

Avokati bëri me dije për mediat se prokuroria ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë.

Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal.

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës: U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga cështja e lobitmi në SHBA. Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailit që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro sic është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas.

U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta.

Më tej avokati u shpreh se nuk kanë kërkuar lirim me garanci pasurore, pasi sipas tij Ilir Meta nuk ka asnjë pasuri.

“Zoti Meta nuk ka pasuri, Janë zero pasuritë e Metës. Të marrin Elon Musk ti çojnë në hënë për të gjetur pasuritë e Ilir Metës, për të cilën është ndërtuar ai mal i madh i akuzave. Zoti Meta e ka zero pasurinë”, tha avokati.

The post Avokati i Metës: Prokurori pranoi që akuza e lobimit në SHBA nuk qëndron! appeared first on Lapsi.al.

“Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë…

20 June 2025 at 12:40

Pas vendimit të GJKKO për shtyrjen e seancës ndaj Ilir Metës reagon avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Kujtim Cakrani:

Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.

Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri. Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim.

The post “Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë… appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë

By: Besnik
20 June 2025 at 12:34

Seanca e kësaj të premte ndaj kreut të Partisë së Lirisë është shtyrë për më datë 26 qershor, pasi pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Duke folur para mediave, avokati i zotit Meta, Kujtim Cakrani, tha se ka rënë akuza për lobimin në SHBA, pasi sipas tij ishte vetë prokurori që e tha këtë në seancë.

“Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, e ka sjellë prokurori. Prokurori e pranoi se lobimi ka rënë, pasi nga emailet që kanë ardhur vërtetohet që zoti Meta nuk ka kryer pagesën 100 mijë euro, siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro që është paguar dhe më pas është ndërprerë”, tha avokati i Metës.

Ai sqaroi dhe ecurinë e kësaj seance ku tha se prokurori i SPAK paraqiti 5 fashikuj, ku tre prej tyre sipas tij ishin përkthime për lobimin në SHBA.

“Sot u shty sepse unë kërkova të njihem me aktet e prokurorit dhe disa dëshmi. Prokurori thotë se po verifikon pasuritë e vjehrrës së zotit Meta dhe nuk foli asgjë mbi zotin Meta. Dhe unë i thashë që s’kam lidhje me zonjën Kryemadhi, me nënën e saj, ia thashë këtë prokurorit. Zoti Meta nuk ka përdorur asnjë kartë, kartë ka përdorur ish-bashkëshortja e tij. U fol për çdo gjë, por vetëm për zotin Meta nuk u fol. Ne kërkuam kohën tonë të shqyrtojmë pretendimet e akuzës dhe kush është arsyeja që ai të qëndrojë në paraburgim”.

I pyetur nga një gazetare se pse zoti Meta nuk kërkon lirimin me garanci pasurore, avokati Cakrani u shpreh se s’ka si ta kërkojë kur ai s’ka pasuri fare.

“Meta s’ka pasuri, janë zero pasuritë e zotit Meta. Të marrin Elon Musk, t’i gjejnë pasuritë në Mars, e ka zero pasurinë. Zoti Meta s’ka çfarë garancie të japë, ai s’ka, s’i kërkon lirimin për të lënë pasuri sepse e ka zero pasurinë. Ka vetëm 1 të 4-tën e pasurisë së babait. Zoti Meta po mbahet aty për aludime. Nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Shqipëri, në Kanada, Qipro e kudo. Ka bërë letër-porosi dhe zoti Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme. Unë këtu bazohem. Ai po mbahet në paraburgim pa asnjë provë dhe fakt. Ky është thelbi. Sot bëjnë tetë muaj që i bëhet një inkuizicion presidentit të Partisë së Lirisë”.

Në mbyllje, Cakrani tha se nuk ka më prova për Ilir Metën dhe ai mbahet në burg me urdhër politik dhe ndaj Metës sipas tij po kryehet inkuizicion.

“E kuptoni? Nuk ka më prova për zotin Meta. Sot u fol aty për X, Ypsilonin… Ç’lidhje ka zoti Meta me analizat financiare të ish-it, ish-it dhe ish-it? Zoti Meta duhet të lirohet patjetër, sepse po mbahet në paraburgim nga një urdhër politik i Ayatollahut të Tiranës. Zoti Meta është në formë perfekte fizike dhe shëndetësore. Foli prokurori – ka sjellë një material 31 faqesh. Tani, në datën 26, ora 10:30, kemi seancën tjetër. Do flasim për ato që ka sjellë prokurori”, tha avokati i zotit Meta, Kujtim Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë appeared first on Euronews Albania.

Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime

By: user 4
9 June 2025 at 20:36

Pas më shumë se gjashtë muajsh në qeli, prokurorët e SPAK ende nuk kanë provat gati për të çuar në gjyq kreun e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta. Ndaj me lehtësinë që ta garanton vetëm mbështetja e mazhorancës në pushtet, ata i kanë dorëzuar avokatit të tij një njoftim ku i thonë se Meta të qëndrojë edhe gjashtë muaj të tjerë në paraburgim me arsyetimin se janë ende në kërkim të provave.

Po çfarë ishte ajo provë që nuk është gjetur ende? Prova për të cilen i shtohen edhe 6 muaj burg një prej krerëve të opozitës? Si arsyetuan tre prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani për të mbajtur në burg ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit të akuzuar për korrupsion?

Këtë detaj për vonesën e hetimit e ka zbuluar avokati i Metës, Kujtim Cakrani. “Thonë se po presim një akt-ekspertimi të ish vjehrrës së z.Meta. Çfarë lidhje ka presidenti me një akt-ekpertimi që pritet të bëhet nga SPAK-u?” u shpreh avokati Cakrani.

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion që i kishte lënë në dorë një letër sa për ta njoftuar, Cakrani u shpreh se ky hetim është kryekëput politik: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore” tha avokati.

Sipas Cakranit, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. “Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese”.

Opozita e konsideron Ilir Metën një të burgosur politik. Sipas saj, SPAK dhe Altin Dumani u keqpërdorën nga Rama i cili kërkoi neutralizimin e forcës së tretë në vend për fitoren e 11 Majit. Por përkundër kësaj, qëndron teza tjetër, se Ilir Meta është një politikan i korruptuar dhe se me arrestimin e tij, mori një goditje të fortë kultura e pandëshkueshmërisë.

Të dyja narrativat nuk janë pa baza, ndaj pritej që të kuptohej diçka më shumë në gjykatë, aty ku prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani do të t’i ballafaqojnë provat me vetë të pandehurin.

Pritshmëritë qenë të larta edhe falë operacionit të përmasave spektakolare që u organizua për kapjen e Ilir Metës, ku morën pjesë forcat speciale, pavarësisht se ai ishte paraqitur në SPAK sa herë i qe kërkuar. Por tani që kanë mundësi ta mbajnë të izoluar në burg, tre prokurorët po ngurrojnë ta çojnë në gjykatë. Dyshimet se ata janë thjesht vegla të një makinacioni politik shtohen po të shohësh se Kllapi, Kraja dhe Dumani kanë pasur të gjithë kohën për ta hetuar Metën.

Së pari procedimi penal në ngarkim të Ilir Metës ka nisur që në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president. Pra kanë kaluar thuajse 6 vjet që kur Kllapi, Kraja dhe Dumani çelën dosjen për inkriminimin e Ilir Metës, sipas një dosjeje që tani duhej të ishte e kopsitur.

Së dyti, zhvillimet e çështjes CEZ-DIA kanë ndodhur në vitet 2009-2010 e më tej, dëshmitarët e kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjeve dhe për më tepër që kjo çështje është hetuar edhe më parë.

Së treti, edhe provat për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë me dokumenta të viteve 2013-2017 kur Meta ishte në aleancë me Edi Ramën. Implikimi që SPAK i ka bërë në aktivitetin e ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi daton në të njëjtën periudhë 2013-2017 dhe provat për hetimin e pasurisë kanë të bëjnë me dokumenta që prokurorët i disponojnë prej vitesh.

Duke parë zvarritjen e procedurave dhe lënien e Ilir Metës në burg për një kohë të pacaktuar bëhet akoma më e qartë se hetimi nuk i shkon për shtat llogarive të drejtësisë, por llogarive të pushtetit politik. I njëjti që në 11 Maj përfitoi nga izolimi i Ilir Metës në paraburgim dhe e pengoi të mblidhte më shumë se 8 mijë vota./Lapsi.al

The post Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime appeared first on Lapsi.al.

SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për Metën, avokati: S’kanë mbledhur asnjë provë

By: Besnik
9 June 2025 at 15:32

SPAK ka kërkuar këtë të hënë zgjatjen e hetimeve ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati i tij, pasi ka marrë shkresën nga prokurorët, deklaroi për mediat se SPAK po mban Ilir Metën në paraburgim, megjithëse sipas tij ende nuk ka asnjë provë ndaj tij.

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se Meta mbahet në burg për arsye politike, ndërsa citoi shkresën e prokurorëve, të cilët, sipas tij, me arsyetimin se “presin prova dhe përgjigje për akt-ekspertime”, kanë kërkuar zgjatjen e hetimeve.

Avokati i Metës tha se është e pakuptimtë që SPAK ka gjashtë vite që nuk gjen prova për Metën, dhe sërish kërkon zgjatje të afateve hetimore.

Meta ndodhet prej 7 muajsh në paraburgim dhe, sipas avokatit, Prokuroria nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor për të kërkuar nga Gjykata çdo dy muaj vazhdimin e masës së paraburgimit. “Çështjen do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg. Si ka mundësi që SPAK, edhe pas një viti, të thotë se nuk ka prova për të vijuar hetimet ndaj Metës? Këtu kam një shkresë ku Prokuroria kërkon sërish zgjatjen e afatit me 6 muaj të tjerë,” – tha ai.

Sipas avokatit, kjo është hera e dytë që kërkohet zgjatje me një shkresë “të thatë” sipas tij, ku thuhet se “presin prova, presin akt-ekspertim të ish-vjehrrës”. “Po çfarë lidhje ka zoti Meta me aktet e ekspertimit të vjehrrës?”, shtroi ai pyetjen.

“Thonë se nuk janë mbledhur provat për të, por megjithatë e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt që justifikon këtë masë, dhe është absurde që presidenti vijon të qëndrojë në paraburgim. Presidentit i është komunikuar akuza dhe afati përfundon nesër, ndërkohë që SPAK i ka shtyrë me 6 muaj të tjerë hetimet. Erdha sot dhe më dhanë vendimin. Nuk kuptojmë pse mbahet në paraburgim. Pse mbahet në paraburgim Ilir Meta? Kjo është pyetja që shtrohet. Ne nuk jemi kundër hetimit, ai është pro hetimit, por pse mbahet në paraburgim?”, tha Cakrani.

Avokati theksoi se të gjithë e dinë që Meta mbahet për çështje politike dhe përmendi mënyrën se si, sipas tij, u arrestua: “Po të donte SPAK, do kishte ndikuar te kolegët e tyre në Prokurorinë e Tiranës për hetimet, për të zbardhur se si u rrëmbye Ilir Meta nga ata policë”, tha avokati i Metës.

Avokati paralajmëroi se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg, duke kundërshtuar qëndrimin e Metës në burg, sipas tij pa prova, si edhe mënyrën e arrestimit, që do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për Metën, avokati: S’kanë mbledhur asnjë provë appeared first on Euronews Albania.

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

8 June 2025 at 22:42

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte për A2 CNN, deklaroi se kreu i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë shpejt. Ai tha se  më 10 Qershor bëhet një vit nga koha kur Meta është regjistruar si person nën hetim dhe sipas tij është ezauruar çdo afat procedurial. “Besoj se shumë […]

The post Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat appeared first on BoldNews.al.

“Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

8 June 2025 at 22:25

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion televizive, deklaroi se Presidenti i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë shpejt.

“Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet 1 vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim, kështu që besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial. SPAK-u nuk ka çfarë provash të tjerë të mbledhë për zotin Meta.

Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë. Por, mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht”, tha Cakrani. Avokati tregoi edhe gjendjen aktuale të Ilir Metës:

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër, kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë si nga ana fizike, ashtu edhe morale”.

The post “Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Genc Gjokutaj tek Kujtim Cakrani, pse e ndryshoi avokatin Ilir Meta?

28 May 2025 at 09:29

Shtatë muaj pas arrestimit, Ilir Meta është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ku duhet të përballet me drejtësinë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për disa vepra penale. Por, tani që është marrë zyrtarisht i pandehur, Meta ka bërë një lëvizje në mbrojtjen e tij. Ndryshe nga sa ka ndodhur në […]

The post Nga Genc Gjokutaj tek Kujtim Cakrani, pse e ndryshoi avokatin Ilir Meta? appeared first on BoldNews.al.

Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit

By: Oldi
27 May 2025 at 22:51

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh sonte në “Top Story” se klienti i tij, Ilir Meta, nuk ka asnjë dijeninë për kontratën e lobimit pr të cilën akuzohet. Sipas avokatit, një anëtar i Partisë së Lirisë, që quhej në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë kontratën pa vënë në dijeni Ilir Metën. Kujtim Cakrani: […]

The post Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit appeared first on BoldNews.al.

“Janë tre akuza ndaj Ilir Metës”/ Avokati: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur

By: Oldi
27 May 2025 at 17:14

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij, duke i cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Për mediat, Cakrani tha se bëhet fjalë për tri akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, por sipas […]

The post “Janë tre akuza ndaj Ilir Metës”/ Avokati: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Paraqitet në SPAK avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani

27 May 2025 at 14:15

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Kutojmë se SPAK përfundoi hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

❌
❌