Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

By: Besnik
10 July 2025 at 13:48

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në Fier, ku sipas hetimeve, konflikti nisi pas një manovre të rrezikshme që i pandehuri Mërnica kreu me automjetin e tij.

Efektivi Cenalia, i cili ndodhej në automjetin e tij privat dhe ishte nisur për në detyrë, i tërhoqi vëmendjen Mërnicës për mënyrën e gabuar të drejtimit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se solli irritimin e Mërnicës, i cili zbriti nga automjeti me një çantë ku mbante armën e zjarrit.

Pasi iu afrua makinës së viktimës, ai nxori armën e llojit pistoletë dhe qëlloi në drejtim të fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa në momentin e ngjarjes, viktima ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale nr. 689/2024, këtë të enjte, më 10 korrik 2025, Prokuroria paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe kërkoi deklarimin fajtor të Azgan Mërnicës për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Azgan Mërnica për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës Novruz Cenalia.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën appeared first on Euronews Albania.

Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers

5 July 2025 at 22:48

Gjyqtarja Gladiola Bregu e Gjykatës së Fierit vendosi të shtunën të lërë në fuqi masat e sigurimit ndaj 14 të akuzuarve në çështjen e Bankers Petroleum. Pas një seance që zgjati 9 orë, gjykata i ka vlerësuar të drejta kërkesat e prokurorisë për masat e sigurisë. Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit të […]

The post Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

By: user 11
5 July 2025 at 18:04

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat.

CEO-ja i kompanisë, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, do të qëndrojnë në burg, pasi ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema për të fshehur të ardhurat reale, duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Po ashtu, Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë edhe për 7 punonjës të tjerë të kompanisë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në realizimin e kësaj skeme.

Hetimet

Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar 14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”, thote prokuroria.

The post Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum” appeared first on Lapsi.al.

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

By: Oldi
3 July 2025 at 11:50

Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesë në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Organi i akuzës thotë se u lëshuan 14 masa sigurimi ku 9 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat […]

The post Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i kutive të Qarkut të Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno Klosi me 921 vota më shumë seç ka në kuti!

By: M C
1 July 2025 at 20:05

Procesi i rinumërimin të votave në Qarkun e Fieri duket se nuk do të prodhojë ndryshime të rezultateve përsa i përket mandateve të deputetëve që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit.

Kutitë u hapën me kërkesë të Nismës Shqipëria Bëhet e cila ngriti pretendime për marrjen e një mandati të fituar nga Partia Socialiste, konkretisht atë të Zegjine Çaushit.

Por nga rinumërimi PS ka fituar deri me tani rreth 15 vota, ndërsa PD ka humbur rreth 107 vota nga 428 kuti te rinumëruara 587 qe jane ne total ne Qarkun e Fierit.

Por ajo qe bie ne sy është vjedhja e votove të kandidatëve brenda llojit. Nga rinumërimi i kutive të votave të kandidatëve rezulton se Ceno Klosi ka deri me tani numrin rekord të votave të vjedhura.

Nga 428 kuti të numëruara, Ceno Klosi, zv.ministri i Energjitikës, figuron me 921 vota me shume në procesverbale, seç ka pasur në të vërtetë në kutinë e votimit.


Duket se Ceno Klosi me anë të komisionerëve të PS ka tjetërsuar votat e Klevis Jahajt dhe të Antoneta Dhimes.

Sy socialistët rezultojnë me më pak vota në procesverbal seç kanë realisht ne kutitë e Fierit.

Klevis Jahajt i mungojnë 454 vota, kurse Antoneta Dhimes 92 vota, vota që i kane kaluar me gjasa Ceno Klosit.

Po ashtu duket se dhe Zegjine Caushit i kane vjedhur 63 vota, shifra që dolën në pah nga rinumërimi

Garë e pisët brenda llojit duhet se ka ndodhur dhe brenda demokratëve, ku rekordin e votave te tjetërsuara e mban Silva Hasaj. Demokratja me një profil politik lokal, ka tjetërsuar rreth 670 vota.

Silva Hasaj nga 428 kuti te rinumëruara ka rezultuar se ka me pak vota sesa çfarë ka ne leter. Kjo e fundit nuk siguroi mandat deputeti në qarkun e Fierit.

Ndërkaq një tjetër nga kandidatët e PD me vota të vjedhura, rezulton të jetë Gentian Çela me 215 vota me shumë seç ka në kuti.

Pas tij vjen Ajet Gurguri me 92 vota me shume, me gjasa të tjetërsuara nga demokratëve të tjerë.

Kur kanë mbetur dhe pak kuti për rinumërimi nuk dihet nëse KQZ do t’i çojë për ndjekje komisionerët që kanë disbalanca të mëdha me shifrat e kandidatëve si në rastin e Ceno Klosit.

The post Rinumërimi i kutive të Qarkut të Fierit nxjerr zbuluar vjedhjen e votave/ Ceno Klosi me 921 vota më shumë seç ka në kuti! appeared first on Albeu.com.

E mitura abuzohet nga i ati/ Bashkia e Fierit i vjen në ndihmë nënës: Bonus qiraje dhe punësim

1 July 2025 at 15:26

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit.

Mësohet se është ofruar ndihmë e menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, nëna e shtatë fëmijëve, Juela Meta do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dhe qiranë do e paguajë bashkia.

Plus sa më sipër, ajo do punësohet në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Rasti tronditës u raportua mëngjesin e sotëm, 1 korrik.

Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Zamir Meta, pasi ky i fundit, siç ka pranuar edhe vetë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 12 vjeçare.

Nëna e të miturës nuk kishte pasur asnjë dijeni, ndërsa raportohet se është shprehur që “i shoqi i saj të kalbet në burg”.

The post E mitura abuzohet nga i ati/ Bashkia e Fierit i vjen në ndihmë nënës: Bonus qiraje dhe punësim appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-deputeti i PD Salianji kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit

By: user7
17 June 2025 at 11:00

Në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Salianji kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit të tij. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.

Salianji u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik. Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

The post Ish-deputeti i PD Salianji kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit appeared first on Lapsi.al.

Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht

17 June 2025 at 09:32

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar

By: Besnik
3 June 2025 at 10:13

Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me precedentë të mëparshëm penalë ndërsa sipas policisë, grupi vepronte në disa qytete të vendit si Fier, Lushnjë, Durrës si dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia.

“Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor 13 kontrolle në banesa, magazina, sipërfaqe toke, ku janë gjetur prova, theksoi drejtuesi i prokurorisë.

U sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Njoftimi i plotë

Konferencë e përbashkët për shtyp, nga DVP Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri dhe gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Drejtues i Parë Skender Hita:

Përshëndetje dhe faleminderit për pjesëmarrjen,

Ashtu siç u bë me dije edhe nga drejtuesi i Prokurorisë, jemi sot, këtu, për të prezantuar rezultatet e operacionit policor të koduar “Procedimi”, por gjithashtu për të përcjellë mesazhin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ky bashkëpunim është i vazhdueshëm dhe i mirëkoordinuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në qarkun Fier.

Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.

Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.

Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Dua të falënderoj Prokurorinë e Fierit, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional, strukturat e DVP Fier të angazhuara nga nisja deri në finalizimin e operacionit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë operacion.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, trafiqeve të paligjshme dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit.

Gjithashtu, shpreh falënderimin për qytetarët e qarkut Fier, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe i ftoj të vijojnë të besojnë dhe të bashkëpunojnë me strukturat tona, për të garantuar një sezon veror sa më të qetë dhe të sigurtë, për qytetarët vendas dhe për mijëra turistët që vizitojnë qarkun tonë çdo vit.

Vetëm përmes bashkëpunimit, përmbushim misionin tonë.

Faleminderit!

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia

29 May 2025 at 10:49

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i cili ndodhet në burg që nga shtatori i këtij viti dhe ka kaluar tashmë pothuajse dy të tretat e dënimit të tij, do të ketë në shqyrtim kërkesën për lirimin nga burgu nga ana e Gjykatës së Fierit.

Vendimi për lirimin e tij pritet të merret pas shqyrtimit të kallëzimit të ri dhe dokumentacionit përkatës nga autoritetet gjyqësore.

Mbetet në pritje data e seancës gjyqësore ku do të shqyrtohet kjo kërkesë.

The post U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia appeared first on Sot News | Lajme.

Goditën me sëpatë një person, bie në prangat e policisë 63-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

25 May 2025 at 10:01

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.

Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

The post Goditën me sëpatë një person, bie në prangat e policisë 63-vjeçari, shpallet në kërkim i biri appeared first on Sot News | Lajme.

Elektricisti humbi jetën në vendin e punës, Prokuroria çon për gjykim 3 persona

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ka përfunduar hetimet për dosjen ku shtetasi S.B humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike teksa punonte, ndërsa ka dërguar në gjyq tre shtetas për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Shpërdorimi i tokës’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, rezultoi se më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Viktima S.B, teksa punonte në kantierin e shtetasit E.D, (I pandehur), ka rënë në kontakt me linjën e transmetimit të energjisë elektrike e cila ndodhej në afërsi të objektit pa leje që po ndërtohej nga i pandehuri E.D.

“Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar fakti penal, që lidhet me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 pg.1 i Kodit Penal, vepër e konsumuar prej shtetasi E.D. Ky shtetas rezulton se me cilësinë e ndërtuesit/porositësit, investitorit, nuk ka marrë masat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Fierit cilëson se nga ana e shtetasit E.D është realizuar një ndërtim pa leje, ku nuk ishte marrë asnjë masë në funksion të sigurimit të kushteve të punës apo sigurimit teknik në kantier. Detyrimi për marrjen e masave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë buronin për të pandehurin nga ligji nr.10287 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, V.K.M-në Nr.312, datë 5.5.2010 “Për Miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”, V.K.M nr.312/5.5.2010 dhe “Rregullore për sigurimin teknik për punën në ndërtim”.

Gjithashtu, është hetuar në lidhje me veprimet apo mosveprimet e organeve shtetërore sa i përket ndërtimit pa leje. Nga hetimi u provua se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qenë në dijeni të ndërtimit pa leje dhe nuk ka marrë asnjë masë në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë sigurinë teknike në punë me pasoja në jetën dhe shëndetin e personave apo që janë në kundërshtim me rregullat në fushën e ndërtimit.

/a.f/

The post Elektricisti humbi jetën në vendin e punës, Prokuroria çon për gjykim 3 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

By: Besnik
13 May 2025 at 20:31

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, dha një deklaratë për mediat pas mbylljes së numërimit të kutive të votimit në këtë qark.

Pas numërimit të kutive, rezultati ka qenë në favor të PS-së, e cila ka fituar 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm 4 mandate.

Balluku theksoi se kjo është një fitore historike për Partinë Socialiste dhe një humbje historike për rivalët e PD-së.

Ajo theksoi se procesi i numërimit ka kaluar pa probleme dhe ndërprerje, duke e cilësuar atë si një “proces model.”

“Po, sapo mbaroi numërimi i kutisë së fundit në Fier. Gjithçka ka shkuar mirë, kemi pasur një proces model pa probleme dhe ndërprerje. Falënderoj trupën e administratës që ka punuar pa u ndalur, pa marrë parasysh se ishte e majtë apo e djathtë,” u shpreh Balluku.

Ajo gjithashtu shtoi se ishte e lumtur me rezultatet e deri tanishme dhe përshkroi shifrat si një triumf për PS-në.

“Partia Socialiste është në 63 përqind të votave, ndërsa Partia Demokratike është në 25 përqind. PD mund të mbajë vetëm 4 mandate. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne, dhe një humbje historike për ta.”

Në fund, Balluku bëri një paralajmërim për mundësinë që mandati i 12 të jetë i brishtë, duke përmendur ndikimin që mund të ketë numri i kutive të diasporës.

“Mandati i 12 është një mandat i brishtë për momentin, pasi për ne është shumë më i madh sesa për partitë e vogla. Do të presim të shohim si do shkojnë numrat e kutive të diasporës,” përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate appeared first on Euronews Albania.

Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilin thuhet se si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK është dokumentuar një një rast i blerjes së votave.

Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit Pandeli Bozha 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme. /e.i/ /a.g/

The post Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë

By: V K
11 May 2025 at 09:39

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka votuar nga burgu i Fierit. Në një prononcim për mediat nga brenda ambienteve të burgut, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrja masive në votime, një nga mënyrat sipas tij për të shëruar Shqipërinë.

“Momenti i sotëm është i vencante, qofte edhe nga burgu është shprehje e vullnetit për ndryshim. Partia demokratike numri 1 dhe una jam votuesi i parë dhe sic e shihni edhe duket besoj se do te ketë një votë masive per PD. Eshtë dite e rëndësishme për te investuar në atë që është më e shenjta në demokraci që është vota. Dilni masivisht për ndryshimin.

Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë”.

The post Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

“24 familje u përzunë nga shtëpitë për të ndërtuar pallate”/ Bardhi akuzon Bashkinë e Fierit:Thirrje për hetim nga SPAK

8 May 2025 at 13:12

Deputeti dhe kandidati i opozitës, Gazment Bardhi, ka denoncuar një skandal të rëndë në qytetin e Fierit, ku sipas tij 24 familje janë përzënë padrejtësisht nga banesat e tyre nga Bashkia, me pretekstin e një projekti për stadium lojërash me dorë – projekt që, siç rezulton më pas, nuk ekzistonte fare.

Në një postim publik, Bardhi shpjegon se që në mars të vitit 2018, familjet janë njoftuar për shembjen e shtëpive të tyre në kuadër të projektit të stadiumit. Megjithëse banorët kundërshtuan vendimin dhe procedurat e shpronësimit nuk ishin përfunduar, në qershor 2021, atyre iu dha ultimatumi për të liruar banesat brenda pesë ditësh. Deri në tetor 2023, gjashtë shtëpi u shembën, ndërsa të tjerat mbeten ende nën kërcënimin e prishjes.

Bardhi ka publikuar një fakt tronditës: Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka konfirmuar në dhjetor 2023 se nuk ekziston asnjë projekt i miratuar për stadiumin në fjalë. Kjo do të thotë se shembjet dhe dëbimi i banorëve janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe abuzive, ndërsa zona po përgatitet për ndërtimin e pallateve në qendër të qytetit.

“Kjo është një aferë klasike e pushtetit lokal, ku prona publike dhe private përdoret për përfitime të një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë. Disa nga këto familje sot jetojnë me qira, të tjera kanë braktisur Fierin”, – shkruan Bardhi, duke kërkuar hetim të plotë nga SPAK për rastin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Ai gjithashtu premton se pas zgjedhjeve të 11 majit, këto praktika do të ndalen dhe qytetarët do të kenë mbrojtje ligjore të garantuar për pronat dhe jetën e tyre.

The post “24 familje u përzunë nga shtëpitë për të ndërtuar pallate”/ Bardhi akuzon Bashkinë e Fierit:Thirrje për hetim nga SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së për deputete! Zegjine Çaushi, akuzohet se kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën

By: V K
6 May 2025 at 14:59

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.

Konkretisht, bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe t`i kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.

Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.

The post SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së për deputete! Zegjine Çaushi, akuzohet se kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën appeared first on Albeu.com.

Kryente veprime të paligjshme për procesin zgjedhor, procedohet në gjendje të lirë 59-vjeçari në Fier

By: Rovena
28 April 2025 at 13:16

Një 59-vjeçar në Fier është proceduar në gjendje të nga policia pasi kryente veprime të paligjshme për procesin zgjedhor. Gjatë kontrollin në automjetin e tij policia gjeti bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.

“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan,  kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier”, njofton policia./abcnews.al

Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit merr vendimin për nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës

18 April 2025 at 11:26

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe personin tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e disa ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në deshminë e tyre në polici ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat e kamufluar ishin agjentë të BKH-së, dhe se në të kundërt nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë. Trupi gjykues përbëhej nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre keta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”. Kujtojmë se zyrtarët e BKH dhe Operacionales, gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt. Pas filmimit, ata janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.

“Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, njoftoi prokuroria.

The post Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit merr vendimin për nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës appeared first on Sot News | Lajme.

Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë)

By: user 4
17 April 2025 at 17:05

Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K., të afërt me Agron Kapllanajn, për veprën “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi më 16 prill pranë “Rrethrrotullimit të Parkut” në Fier, ku persona të zbritur nga tre automjete ushtruan dhunë fizike ndaj një hetuesi të BKH dhe oficerëve të Forcës së Posaçme, pavarësisht prezantimit të tyre zyrtar.

Ata ishin duke kryer veprime hetimore në një çështje të SPAK kur u filmuan dhe më pas u sulmuan fizikisht. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre të dyshuarit dhe theksoi angazhimin për të ndëshkuar çdo akt dhune ndaj punonjësve të shtetit.

Njoftimi i plotë i prokurorisë së Fierit

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier pak ditë më parë.

‘Dhunuan punonjësit e policisë, Prokuroria Fier regjistron procedim penal për ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve K.K., L.K., dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

The post Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë) appeared first on Lapsi.al.

❌
❌