Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani takon Rutte në SHBA: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO

By: Besnik
26 May 2025 at 17:37

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në njoftimin e saj, Osmani bëri të ditur se në këtë takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rolit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe në përpjekjet për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët.

Reagimi i plotë i Presidentes Osmani:

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë, si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në reagim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani takon Rutte në SHBA: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO appeared first on Euronews Albania.

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

11 May 2025 at 15:55

Mediat pranë Erion Veliajt raportojnë se kryebashkiaku i Tiranës ka ushtruar të drejtën e votës në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet prej rreth 3 muajsh. Raportohet se Veliaj ka votuar në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim. Më herët […]

The post Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

By: V K
11 May 2025 at 15:07

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar të drejtën e votës. në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Ai votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkoi qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot.

Ai nënvizonte se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut, apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin.

“Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë”.

Ai e mbyllte statusin e tij me një ftesë për të votuar këtë të dielë, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që Shqipëria të vijojë të ecë përpara.

The post Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

By: armand
11 May 2025 at 14:33

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 14:00 ka qenë 29.53%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë […]

The post Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00 appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet 2025/ Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës

By: V K
11 May 2025 at 14:36

Sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar edhe kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Në një prononimcim për mediat ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të mbahet përgjegjës nga institucionet përkatëse, ndërsa theksoi se edhe qytetarët duhet të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

“Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor”, tha ai.

The post Zgjedhjet 2025/ Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës appeared first on Albeu.com.

Gjyshja e sëmurë shkon të votojë, nusja: U çua nga krevati, ka pësuar 2 tromboza

11 May 2025 at 12:24

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të së dielës, 11 maj shqiptarët po votojnë për të zgjedhur qeverinë e re që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.

Euronews Albania ka ndjekur procesin e votimit në të gjitha qarqe që nga mëngjes ku nuk kanë munguar edhe të moshuar që nuk kanë dashur ta humbin i mundësinë për të shprehur të drejtën kushtetuese të votës.

Gazetarja Ortenca Budlla solli një intervistë me një zonjë të moshuar e cila ishte e sëmurë, por ishe çuar nga krevati vetëm për të shkuar për të votuar.

“Është çuar nga krevati për të ardhur për të dhënë votën. Është e sëmurë, ka pësuar 2 herë trombozë. E morëm me makinë, kishte qejf të votonte, ishallah nuk po ma gjen gjë rrugës, thotë nusja vet”, tha nusja e të moshuarës.

The post Gjyshja e sëmurë shkon të votojë, nusja: U çua nga krevati, ka pësuar 2 tromboza appeared first on Euronews Albania.

Nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë

By: user7
11 May 2025 at 12:55

Një ngjarje e veçantë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Së bashku me qytetarët e tjetrë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një vajzë, e cila sot ka ditën e dasmës.

Me fustanin e nusërisë, vajza në fjalë duket se nuk ka vendosur të vijojë ceremoninë martesore pa hedhur votën e saj në këto zgjedhje.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

The post Nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë appeared first on Lapsi.al.

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Edi Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

By: V K
11 May 2025 at 11:03

Sot, më 11 maj 2025, Shqipëria i drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Parlamentin e ri.

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka votuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në Surrel.

Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.

“Sot është fjala e popullit! Të presim çfarë do të thotë populli”, ka deklaruar ai në një prononcim të shkurtër për mediat.

The post I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Edi Rama: Të presim çfarë do të thotë populli appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani voton në Tiranë, flet shkurt për gazetarët: Komunikim pas procesit zgjedhor

11 May 2025 at 10:27

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka ushtruar paraditen e sotme të drejtën e votës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, Dumani u pyet nga gazetarët nëse SPAK ka një strategji për hetimet që lidhen me procesin zgjedhor. Në një përgjigje të shkurtër, ai deklaroi:
“Do kemi komunikim pas zgjedhjeve.”

Dumani nuk dha detaje të tjera, por deklarata e tij nënkupton se SPAK do të bëjë publike qëndrimin dhe veprimet e tij vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor.

The post Altin Dumani voton në Tiranë, flet shkurt për gazetarët: Komunikim pas procesit zgjedhor appeared first on Sot News | Lajme.

Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve!

By: Oldi
11 May 2025 at 09:55

Kreu i SPAK Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve , Dumani tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”

The post Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve! appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

By: Oldi
11 May 2025 at 09:20

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri më tani ka qenë 1.93%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 1 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani është […]

The post Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00 appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e teta si kryetar i PD/ Berisha voton me familjen, thirrje shqiptarëve: Votoni!

11 May 2025 at 10:19

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë hedhur votën e tyre në ambientet e shkollës “Kosova”.

Ai kërkoi nga qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Një thirrje për çdo qytetar shqiptar sot të votojnë, të votojnë për vetën e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, apeloi Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u shpreh sa vijon:

“Të votojnë, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe njëherë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”, theksoi ai.

Voton së bashku me bashkëshorten kreu i SPAK, Dumani nuk prononcohet për mediat

By: user7
11 May 2025 at 10:13

Kreu i SPAK, Altin Dumani paraditen e sotme ka votuar së bashkë me bashkëshorten e tij. Dumani pas votimit nuk ka dashur të prononcohet për mediat të cilat e ndoqën që të pyesinin kreun e SPAK.

Dumani u shpreh shkurtimisht duke u thënë gazetarëvë se do të ketë komunikim pas zgjedhjeve. Pas votimit ai u largua së bashku me bashkëshorten.

“Do kemi komunikim pas zgjedhjeve“, tha ai.

The post Voton së bashku me bashkëshorten kreu i SPAK, Dumani nuk prononcohet për mediat appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

By: V K
11 May 2025 at 10:28

Sot, më 11 maj 2025, Shqipëria i drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Parlamentin e ri.

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Ai ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.

Berisha është një nga liderët kryesorë të Partive politike që ka marrë pjesë në votim gjatë paradites, në një proces që do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Shqipërisë.

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

By: V K
11 May 2025 at 10:17

Sot, më 11 maj 2025, Shqipëria i drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Parlamentin e ri. Mbi 3.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka votuar në qendrën në shkollën “Edit Durham” në kryeqytet.

Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, por ka shprehur mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli, shoqërohej nga e ëma dhe djali i saj.

E para që hodhi votën ishte nëna e saj Fatime Kryemadhi, më pas deputetja dhe i biri. Pas përfundimit të procesit, për mediat, Monika Kryemadhi u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë, duke u shprehur se “është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë të votojnë sepse në fund të ditës indiferenca është vrasje e demokracisë më ka thënë Era. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojnë të votojnë dhe kush do ndryshimin, të japë ndryshimin”, tha Kryemadhi para gazetarëve, ku të pranishme ishin edhe vajzat e saj e të Ilir Metës, Bora dhe Era.

The post Monika Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti Begaj voton në Tiranë: Procesi i qetë, i rendësishëm për qytetarët dhe demokracinë

By: V K
11 May 2025 at 10:10

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në Tiranë.

Kreu i shtetit, votoi së bashku me bashkëshorten e tij në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Pas votimit, Presidenti Begaj, foli para mediave, duke e vlerësuar procesin si të qetë dhe duke theksuar rëndësinë e tij për qytetarët dhe demokracinë shqiptare.

Begaj:Procesi është i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë. Kemi hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për herë të parë voton diaspora. Zgjedhjet duhet të përmbushin standarde më të mira”, deklaroi Presidenti Begaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi, duke theksuar se kjo ditë duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu, rëndësinë e një administrimi dhe numërimi korrekt të votave, duke theksuar se administratorët zgjedhorë kanë detyrimin ligjor t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti Begaj voton në Tiranë: Procesi i qetë, i rendësishëm për qytetarët dhe demokracinë appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë

By: V K
11 May 2025 at 09:39

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka votuar nga burgu i Fierit. Në një prononcim për mediat nga brenda ambienteve të burgut, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrja masive në votime, një nga mënyrat sipas tij për të shëruar Shqipërinë.

“Momenti i sotëm është i vencante, qofte edhe nga burgu është shprehje e vullnetit për ndryshim. Partia demokratike numri 1 dhe una jam votuesi i parë dhe sic e shihni edhe duket besoj se do te ketë një votë masive per PD. Eshtë dite e rëndësishme për te investuar në atë që është më e shenjta në demokraci që është vota. Dilni masivisht për ndryshimin.

Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë”.

The post Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

100-vjeçari hedh votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë

By: user7
11 May 2025 at 08:22

Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.

“Me numër si kam por kam votuar që në 46 dhe deri sot. Sado e gjatëve të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh ai.

The post 100-vjeçari hedh votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Qytetari në Berat: Votova PD dhe kandidatin e saj Lefter Maliqin (VIDEO)

By: V K
11 May 2025 at 08:58

Që prej orëve të para të mëngjesit, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar qendrave të votimit, për të votuar partinë dhe kandidatin që ata duan të çojnë në Parlament.

Një prej votuesve në Berat, siç dëgjohet edhe në video, nuk nguron të fshehë votën e tij.

I pyetur nga gazetarët ai thotë se vota e tij ka shkuar për Partinë Demokratike dhe kandidatin Lefter Maliqi.

 

The post Qytetari në Berat: Votova PD dhe kandidatin e saj Lefter Maliqin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria voton/ Qytetarët zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvend

By: V K
11 May 2025 at 07:24

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, për të vijuar më tej me procesin e numërimit të votave.

Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. 245 935 shqiptarë në diasporë u regjistruan për të votuar.

114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë këtë të dielë. Ndërkohë që 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Kush janë 11 subjekte apo koalicionet politike?

Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori

Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani

Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa

Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj

Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi

Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku

Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi

Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

Ora 07:00- Nis zyrtarisht afati i procesi i votimit në Shqipëri

Nis zyrtarisht afati i votimit, i cili do të jetë i hapur deri në orën 19:00.

Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën.

Sakaq, vonesa pritet të ketë në qendrat e votimit në zonat rurale të disa qyteteve, ku kryesisht raportohet për mungesë të materialeve zgjedhore apo dhe të komisionerëve pjesëmarrës.

Çdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet.

The post Shqipëria voton/ Qytetarët zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvend appeared first on Albeu.com.

❌
❌