Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari

By: Besnik
7 July 2025 at 16:53

Një pjesë e varrezave të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së dielës, duke shkaktuar shqetësim dhe ngarkesë të madhe emocionale për familjarët që kanë të afërmit e tyre të prehur aty.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 33-vjeçari, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij.

Flakët u përhapën më pas me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë.

Zjarri ka përfshirë disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.

Në një reagim zyrtar, Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke theksuar se edhe pakujdesitë më të vogla mund të sjellin pasoja të rënda.

Elbasani po përballet prej ditësh me disa vatra zjarri, ndërsa ky i fundit në varreza ka prekur ndjeshëm ndjenjat e dhimbjes dhe respektit të familjeve që kujdesen për të afërmit e tyre të ndjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Zjarret janë arma për të fshehur korrupsionin e inceneratorëve”, denoncim i fortë i Abilekajt: 150 milionë euro të…

2 July 2025 at 20:30

Gazetari, Enton Abilekaj, në një intervistë  për një emision televiziv, tha se zjarrin në Elbasan në një fushë mbeturinash është vënë me urdhër të qeverisjes lokale.

Abilekaj theksoi se zjarret vihen nga qeveria vetëm me synimin për të fshehur 150 milionë dështim për projektet e inceneratorit, ku sipas tij, i janë marrë qytetarëve shqiptarë.

“Mendoj se kjo është dështimi i një politike që kushtoi 150 milionë euro deri tani, për emergjencën mjedisore që u shpall në 2017. Nëse ju kujtohet, kur këshilli bashkiak i Elbasanit shpalli emergjencën mjedisore për herë të parë në histori në Shqipëri. E cila krijoi nevojën për inceneratorin e parë, pastaj inceneratori i dytë në Fier dhe inceneratori i tretë në Tiranë që ishte koncension.
Të treja ishin projekte të dështuara që i kushtuan shtetit shqiptar, taksave tona, parave tona, ne paguam rreth 150 milionë euro minimumi për ato.

Dhe sot çfarë kemi? Kemi një stil të koordinuar të pushtetit lokal, për takimin e mbetjeve siç është stili i korndinuar i mbetjeve është dhe stili i mbetjeve.

Ndërkohë që është e qartë fare mirë që kjo është politika e qeverisjes për të fshehur dështimin e 150 milionë eurosh. Pra për të fshehur 150 milionë euro të humbura, dështimin për emergjencën mjedisore, shkaktimin e një emergjence mjedisore në të gjithë Shqipërinë.

Ne sot kemi zjarrin, në të gjithë qytetet kryesore të vendit, që prodhojnë më shumë mbetje.

Është e qartë shumë mirë se kush i vendos, që këto zjarre vihen me urdhër të atyre që qeverisin. Të shkosh në Shijak, nëse ju kujtohet me Piranjat, kjo ngjarje e tregon fare qartë se kush është autori, i këtyre zjarreve. Piranjat shkuan në Shijak panë në Hardhishtës, se ku depozitoheshin mbetjet e paguara prej Bashkisë për të depozituar mbetjet. Në landfillin e Sharrës ku supozohej të ishte një inceneratori i cili nuk është, dhe që aty ndodhi që kjo tarifë paguhej tashmë por mbetjet hidheshin në Hardhishtë.

Dhe kur Piranjat shkuan tek kryetari i Bashkisë bënte sikur nuk e dinte që plehrat ishin depozituar në Hardhishtë. Dhe kjo pacipëri e paturpshme vijoi në Hardhishtë që helmoi gjithë zonat përreth.

E njëjta gjë ndodhi në Vlorë pastaj, ku gjoja Bashkia e Vlorës prej tre vjetësh rresht dështimi të djegies së plehrave në një landfill të palegjitimuar, vendosi më në fund të ndryshonte Landfillin. Kjo ndodhi në Durrës, ndodh në Elbasan, ndodh në Tiranë. Pra të gjitha landfillet të përfshira nga zjarret, të cilët nuk dihet kush i ka vënë. Zjarret djegin 130 milionë euro të paguara nga Shqiptarët, për një projekt korruptiv.” tha Abilekaj.

 

The post “Zjarret janë arma për të fshehur korrupsionin e inceneratorëve”, denoncim i fortë i Abilekajt: 150 milionë euro të… appeared first on Sot News | Lajme.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për inçeneratorin

By: user 4
2 July 2025 at 20:07

Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta, ndërsa pamje si kjo më poshtë dëshmojnë përmasat e rrezikshme të një fenomeni vrastar që duhej të kishte marrë fund një herë e mirë.

Zyrtarët lokalë justifikohen me disa dalje të shkurtra për mediat në këto raste. Administratori i EcoElb, Leli Kaja nka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar.

“Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja.

Dyshimet janë se flakët janë të qëllimshme. Në pamundësi për t’i menaxhuar sasitë e mëdha të mbeturinave, i vihet flaka. Janë ngjarje si këto, kur të gjithë kujtohen për “inceneratorin” – mrekullinë inxhinierike të premtuar nga Rilindja që jo vetëm do të zhdukte plehrat, por do të prodhonte edhe energji elektrike, por që përfundoi në një aferë korrupsioni, ku zyrtarë të lartë socialistë mbushën xhepat me dhjetëra milionë euro.

Ky është rasti edhe të rikthehen disa momente, kur kryeministri Edi Rama është mburrur pa iu dridhur qerpiku me incineratorin e Elbasanit që do t’i jepte zgjidhje kancerit helmues për qytetin.

Edi Rama, premtimet për inceneratorin e Elbasanit

“Ky tumor i madh i një kanceri që prej 20 e kusur vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem madhor jetik për të gjithë banorët e zonës, për shkak të një ndotjeje katastrofike, të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues.

Marrëdhënie me mbeturinat, me plehrat që 20 e ca kusur vitesh e mbytën Shqipërinë, dolën jashtë cdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë që po realizohet duke filluar nga ky operacion madhor”

Edi Rama në inspektimin e punimeve të inceneratorit në Elbasan

“Ia premtuam Elbasanit këtë gje dhe po ia bëjmë brenda mandatit dhe jo vetëm u zgjidh një problem, por praktikisht u kalua në një fazë komplet tjetër që nuk e ka asnjë qytet tjetër. Ndërkohë që jemi në përgatitjet për ta ripërtërirë këtë ekspericnë edhe në disa zona të tjera, me shpresën që ky problem do zgjidhet një herë e mirë”

Edi Rama në inaugurimin e inceneratorit në Elbasan

“Ata nuk e patën kurrë ndjesinë e armiqësisë ndaj plehrave . Përkundrazi patën ndjenjën e bashkëjetësisë me plehrat dhe udhëhoqën me plehrat. Plehrat mund të jenë sëmundje sic ishin për Elbasanin dje dhe mund të jenë edhe pasuri, siç janë për Elbasanin sot. Dhe dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk reciklon është që për ata, plehrat duhet të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne mbetjet e këtij vendi janë një pasuri që ne do ta kthejmë në burim ekonomie, burim zhvillimi dhe patjetër edhe në një instrument për të pasur një mjedis që është në lartësinë që bëri zoti kur bëri Shqipërinë një vend të mrekullueshëm”

Rama pas zbulimit të skandalit me inceneratorët

Në vitin 2020 dukej se vjedhja me inceneratorët ishte aq flagrante sa që disa njerëz duheshin arrestuar. Opozita kishte dërguar dosjet në SPAK për të nisur hetimet, ndërsa Rama bëhej gati të lëshonte disa prej njerëzve të piketuar për të bëre burg. Në emisionin Opinion, ai refuzoi të fliste për abuzimet me fondet publike:

Të bëjmë një marrëveshje fjale. Do flasim për vizionin, projektin e mbetjeve dhe realizimin apo do fillojmë të merremi “është një person, është një kshu”. Po filluat me persona, mblidhuni bashkë. Unë s’merrem me persona. Nuk më duhet fare kjo. (investigimi) Kjo është e shkruar nga dikush. E ça më duhet mua kjo? Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. A ka mundësi? Nuk është kjo. Fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare gratë dhe burrat e botës.”

Rama në fushatën e vitit 2023 pas disa arrestimeve për inceneratorët

“Aty ku po bëjmë atë platformë të së ardhmes për të gjithë Shqipërinë po ju them, aty kishe malin me plehra. Jo po u bë inceneratori, jo po kjo, jo po ato. Mirë pra, pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër. Ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës tonë me popullin”

Në fushatën e vitit 2025, kur këmbëngul për inceneratorët si histori suksesi

“Po kur tha “do ta mbyll impiantin e mbetjeve”, ne shyqyr që e vumë ne punë. Do ta mbyll tha, le të digjen plehrat në natyrë tha se është më higjienike. Normal. Do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film se është shesh xhirimi kjo punë. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës dhe për të bërë ndonjë serenatë atje hipur sipër non gratës dhe duke ardhur vërdallë bashkë me kalin e vet”

Kur rilexon këto deklarata kuptohen se helmi për qytetarët në Elbasan është i dyfishtë; një herë buron nga malet me plehra që digjen në verë dhe herës tjetër buron nga propaganda qeveritare që u flet për projekte të suksesshme të trajtimit të mbeturinave, nga ato që pasi vjedhin paratë, kërkojnë t’u mbushin mendjen se plehrat nuk janë fatkeqësi, por pasuri./Lapsi.al

The post Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për inçeneratorin appeared first on Lapsi.al.

PS në avantazh, numërohen dy kutitë e para në Elbasan

By: Besnik
12 May 2025 at 01:59

Ka filluar edhe në Elbasan numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit.

Nga numërimi i dy kutive të para në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste kryeson me 155 vota ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike e cila ka mbledhur 103 vota.

Partia Mundësia ka marrë 8 vota, ndërkohë “Shqipëria Bëhet” ka mbledhur gjithashtu 8 vota dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 3 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS në avantazh, numërohen dy kutitë e para në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë

By: user7
11 May 2025 at 12:55

Një ngjarje e veçantë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Së bashku me qytetarët e tjetrë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një vajzë, e cila sot ka ditën e dasmës.

Me fustanin e nusërisë, vajza në fjalë duket se nuk ka vendosur të vijojë ceremoninë martesore pa hedhur votën e saj në këto zgjedhje.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

The post Nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë appeared first on Lapsi.al.

Sherri mes militantëve të PD në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

By: Besnik
7 May 2025 at 23:00

Një sherr i madh mes militantëve të opozitës ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, ku Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” po zhvillonin takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas burimeve konfidenciale nga Policia e Elbasanit, në përplasje ka qenë i përfshirë edhe Parid Boçi, djali i deputetit Luçiano Boçi, i cili ka mbetur i lënduar.

Mësohet se Parid Boçi ka pësuar çarje në kokë gjatë sherrit, por nuk ka pasoja serioze për jetën ndërsa ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr mjekim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sherri mes militantëve të PD në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit appeared first on Euronews Albania.

Pamjet/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan, përleshen militantët

By: Besnik
7 May 2025 at 22:03

Një përplasje fizike ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”.

Në pamjet e siguruara, duken disa persona teksa përplasen me grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet shkaku i saktë i sherrit mes tyre.

Kujtojmë se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore mbajtën këtë të mërkurë në Elbasan takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

“Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin

Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë, ja vendi dhe ora

The post Pamjet/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan, përleshen militantët appeared first on Euronews Albania.

Humbet 15-vjeçari në Elbasan, nëna bën denoncimin pas tre javësh

By: Besnik
7 May 2025 at 19:13

Nëna e një 15-vjeçari nga Elbasani ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të saj, i cili ka ikur nga shtëpia më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.

36-vjeçarja ka paraqitur denoncimin ditën e martë, pas një periudhe 3-javore pa informacion për fëmijën.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion tjetër të rëndësishëm lidhur me humbjen e 15-vjeçarit.

Sipas autoriteteve, vonesa në denoncimin e rastit ka vonuar ndihmën, pasi nëna kishte pritur për një periudhë të gjatë për të bërë denoncimin.

Njoftimi i policisë

“Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbet 15-vjeçari në Elbasan, nëna bën denoncimin pas tre javësh appeared first on Euronews Albania.

Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH takim me prokurorët dhe shefat e policisë në Elbasan

By: Besnik
6 May 2025 at 13:28

SPAK dhe BKH po zhvillojnë këtë të martë një takim në Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Të pranishëm në takim janë kryeprokurori Kreshnik Ajazi, prokurorë të tjerë, drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Fatmir Hoxha, nëndrejtori, si dhe shefat e komisariateve.

Në Elbasan, prokurorët e SPAK të caktuar për këtë qëllim janë Ened Nakuci dhe Ols Dado.

Euronews Albania ka siguruar edhe pamjet nga momenti i mbërritjes së tyre në Prokurorinë e Elbasanit.

Kujtojmë që SPAK ka ngritur zyra në 12 qarqet e vendit, në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH takim me prokurorët dhe shefat e policisë në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për…

27 April 2025 at 10:38

Fushata elektorale në Elbasan po vijon me ritme të larta, ku kandidatët e Koalicionit Euroatlantik po zhvillojnë takime me qytetarët në çdo lagje dhe fshat.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Endri Hasa shpreh entuziazmin për pritjen që po merr nga qytetarët elbasanas, duke theksuar se “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit”. Ai shprehet se alternativa e re që sjell Koalicioni Euroatlantik po përqafohet me entuziazëm në çdo takim dhe çdo bashkëbisedim me qytetarët.

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit. Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik. Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike,” – shkruan Hasa.

Në fund të mesazhit të tij, kandidati i Koalicionit Euroatlantik u bën thirrje qytetarëve që të besojnë te Shqipëria dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

“Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa,” – përfundon postimi i tij.

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, shkruan:

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit.
Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik.
Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për… appeared first on Sot News | Lajme.

“Do dalim çift”, Rama batuta me biznesmenin: Prindi 1 dhe prindi 2 i një elbasanlliu

24 April 2025 at 13:17

Teksa ndodhej në Elbasan duke zhvilluar takim me biznesmenët me temën “Paqja fiskale” kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një prej biznesmenëve të pranishëm. Biznesmeni mori mikrofonin për të thënë se ai vetë nuk kishte parti por ishte ofruar për punët e qytetit te kryetari i bashkisë për ta pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë sponsorizim, e kjo sipas tij është komentuar sikur ai ishte socialist.

Rama i tha me batutë dhe ironi që pas kësaj deklarate ai jo vetëm që ishte socialist dhe vetë kryeministri i ka bërë ndere, por do dalin edhe çift, “do jemi prindi 1 dhe prindi 2 i një elbasanlliu të vogël”,-tha kryeministri.

Ai shtoi më tej se nuk duhet të dëgjojë të tjerët, por të bëjë atë që do e të shkoj atje ku do kur të dojë.

 Pjesë nga biseda:

Biznesmeni: Unë nuk kam parti, jam i djathtë. Dje kam dëgjuar lajmin më të çuditshëm, që unë paskam një vëlla të vrarë në vitin 1997 dhe Edi Rama më ka shpërblyer mua me diçka që nuk është nevoja ta them.

Edi Rama: Vetë e ke fajin. Nuk duhet të takohesh me mua.

Biznesmeni Po nuk jemi takuar asnjëherë.

Edi Rama: Po ja vjen këtu.

Biznesmeni Unë di të them një gjë, duam të ngremë biznese dhe nuk kemi njerëz. Unë kam ndërmarrje edhe në Durrës, jam drejtues teknik. Kam rënë njëherë poshtë dhe tani jam ringritur. Doja të dija ç’do ndodhi me faljen e borxheve të mëparshme, se biznesi ka dështuar për shkak të rritjes së çmimit në 2008-2009, falimentova. Tani po dal para kohe në pension dhe jam lokomotivë për një pjesë tjetër të kompanisë. Por për sa i përket qytetit unë i kam thënë kryetarit, nëse ka nevojë për sponsorizim para fushate, se pastaj ta marrin sikur je i majtë.

Edi Rama: Po pra por e ke fajin vetë për këtë, ka dy rrugë në këtë vend o je vetja jote edhe shkon ku të duash, kur të duash dhe nuk i dëgjon këta, ose po bëre si do vetë e të dëgjosh këta, ti miku im,  jo vëlla që të kam bërë unë  ndër në ’97. Pas kësaj të sotmes unë dhe ti do dalim çift, do jemi prindi 1 dhe prindi 2 i një elbasanlliu të vogël.

Biznesmeni Dyshimi i parë do jetë që kjo që unë mora mikrofonin është e stisur.

Edi Rama: Po, ti bëre gabim që e the këtë se ne e diskutuam më përpara këtë punë, që ta shikojnë që ne kemi një marrëdhënie intime bashkë por kemi frikë ta ekspozojmë.

LEXONI GJIHASHTU:

The post “Do dalim çift”, Rama batuta me biznesmenin: Prindi 1 dhe prindi 2 i një elbasanlliu appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Breshëri masiv përfshin fshatrat e Elbasanit, dëme të mëdha në bujqësi

By: Besnik
22 April 2025 at 20:15

Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan.

Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët.

Rrebeshet e kësaj stuhie kanë pasur ndikim të dëmshëm kryesisht në bujqësi dhe pemëtari.

Mbjelljet e pranverës dhe pemët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri. Zonat janë të njohura për kulturat e ullirit, qershisë, portokalleve dhe rrushit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Breshëri masiv përfshin fshatrat e Elbasanit, dëme të mëdha në bujqësi appeared first on Euronews Albania.

“Qeveria ka braktisur bujqësinë e blegtorinë”, Berisha takim me fermerët në Elbasan

By: Besnik
20 April 2025 at 18:37

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte këtë të diel në një takim me fermerët e qarkut të Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha prezantoi programin e PD-së dhe theksoi, sipas tij, vështirësitë që ka hasur sektori i bujqësisë dhe blegtorisë gjatë drejtimit të kryeministrit Edi Rama në 12 vitet e fundit.

Berisha u shpreh se qeveria ishte shkatërrimtare për fermerët, pasi sipas tij, faktorë të rëndësishëm ishin hapja e kufijve për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë.

“Ne, vijmë në këtë takim me ju pasi në 12 vitet e fundit, fermat tuaja, prodhimet tuaja dhe mundi juaj kanë kaluar përmes vështirësish të mëdha, humbjesh të ndjeshme dhe rrokullisjesh serioze. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Me politikën që ndoqi kjo qeveri, ajo ishte shkatërruese. Hapi kufijtë dhe doganat për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë, ndërsa fermerët atje subvencionohen nga 5 deri në 8 herë më shumë se ju. Emigrantët këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe”, tha Berisha.

Berisha premtoi se, nëse PD vjen në pushtet, do të ndryshojë këtë situatë dhe do të rrisë shumë herë subvencionet, duke e çuar fondin për to në 230 milionë euro.

“Ne jemi të vendosur ta transformojmë dhe ta ndryshojmë këtë situatë me shpejtësi. Në programin tonë kemi vendosur të 54-fishojmë subvencionin dhe të kapim tregjet përreth, si Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Për këtë arsye, fondi do të rritet në 230 milionë euro për subvencione. Do të subvencionojmë çdo kokë bagëti, çdo njësi prodhimi“, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Qeveria ka braktisur bujqësinë e blegtorinë”, Berisha takim me fermerët në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Elbasan, besimtarët e Komunitetit Ungjillor dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

By: Besnik
20 April 2025 at 16:36

Në vigjilje të Pashkëve, fëmijët talasemikë në Elbasan do të marrin një dhuratë jete nga besimtarët e Komunitetit Ungjillor.

Dhurimi i gjakut, sipas përfaqësuesve të komunitetit, bëhet jo vetëm si ndihmë për këta fëmijë, por edhe për t’iu dhënë atyre shpresë dhe për t’u treguar se nuk janë vetëm.

“Është viti i nëntë që Komuniteti Ungjillor organizon dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Siç dihet, këta janë fëmijë që vuajnë për shkak të kësaj sëmundjeje. Ne duam të jemi pranë tyre dhe t’u tregojmë që ka shpresë. Kjo merr edhe më shumë kuptim në këtë vigjilje Pashkësh, sepse ashtu si Jezusi dha gjakun për të falur mëkatet dhe për t’i dhënë shpresë njerëzimit, edhe ne besojmë se ka shpresë kur vendosim besimin tonë te Perëndia,” u shpreh pastori Ilirjan Gjoni.

Për të dhuruar “lëngun e jetës”, siç e quajnë ata, Alketa dhe bashkëshorti i saj udhëtuan posaçërisht nga Lushnja në Elbasan.

“Kemi ardhur enkas bashkë me bashkëshortin nga Lushnja, vetëm për të ndihmuar fëmijët që janë në nevojë. T’i japim sadopak ndihmë, sepse gjaku është jetik për ta,” tha ajo.

“Mesazhi im është: sa më shumë njerëz të dhurojnë gjak, aq më shumë jetë shpëtojmë,” shton një tjetër qytetar pjesëmarrës në nismë.

Qëllimi i kësaj nisme është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë dhurimin vullnetar të gjakut.

“Të dhurosh gjak është gjëja më e mirë që mund të bësh në këto ditë festash – shpëton jetën e një fëmije,” thotë një vajzë e re.

“Ajo çfarë dua të theksoj është që populli duhet të ndërgjegjësohet. Të jemi ndihmë për ata që kanë nevojë, sepse nesër mund të jemi ne që kemi nevojë për gjak,” shton një qytetar tjetër.

Për mjekët dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, të dhurosh gjak për njerëzit talasemikë është ndër gjestet më të çmuara – jo vetëm në prag festash, por në çdo kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan, besimtarët e Komunitetit Ungjillor dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë appeared first on Euronews Albania.

Policia përgënjeshtron Këlliçin: Nuk kemi refuzuar asnjëherë të përmbushim detyrat

By: Besnik
10 April 2025 at 19:50

Edhe Policia e Shtetit, ashtu si dhe SPAK, ka përgënjeshtruar pretendimet e Belind Kelliçit, sipas të cilave gjatë aksionit të së enjtes në Elbasan, uniformat blu kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat e SPAK.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, këto pretendime të Kelliçit nuk janë gjë tjetër veçse një vijim i përpjekjeve e përditshme për të sajuar akuza dhe për të akuzuar padrejtësisht qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit thekson se nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Akuzat e Këlliçit

Kujtojmë se këtë të enjte, në një status në rrjetin e tij social, Belind Këlliçi shkruante se Policia e Shtetit nuk kishte zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të bërë kontrolle në tregun e Elbasanit.

Reagim i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia përgënjeshtron Këlliçin: Nuk kemi refuzuar asnjëherë të përmbushim detyrat appeared first on Euronews Albania.

SPAK hedh poshtë pretendimet e Kelliçit për Elbasanin, përgjigjja për Euronews

By: Besnik
10 April 2025 at 18:53

Pas akuzave të Belind Kelliçit se, në operacionin e SPAK të kësaj të enjte në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur te ky insitucion lidhur me këto pretendime.

Në përgjigjen për Euronews Albania, SPAK i hodhi poshtë këto pretendimet të përfaqësuesit të PD-së, Belind Kelliçi, dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.

Kërkesa për Informacion e Euronews Albania drejtuar SPAK dhe BKH

SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle sot në qytetin e Elbasanit. Në disa media dhe subjekte politike është pretenduar se Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë urdhrat e SPAK-ut.

A keni një koment lidhur me këtë?

A ka bashkëpunuar Policia me SPAK dhe BKH?

Sa kontrolle janë kryer?

Sa forca policie ka kërkuar SPAK?

Nëse keni kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë, a ka qenë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, apo Policisë Lokale të Qarkut Elbasan?

Përgjigja e SPAK-ut:

Në përgjigje të pyetjes suaj:

Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të cilat ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.

Akuzat e Këlliçit

Kujtojmë se këtë të enjte, në një status në rrjetin e tij social, Belind Këlliçi shkruante se Policia e Shtetit nuk kishte zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të bërë kontrolle në tregun e Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK hedh poshtë pretendimet e Kelliçit për Elbasanin, përgjigjja për Euronews appeared first on Euronews Albania.

“Jini vllazën o robt e Zotit”, Rama mbyll fjalimin e darkës së iftarit në Elbasan me thirrjen e shenjtë

By: xhir jeta
28 March 2025 at 18:38

Për mbylljen e darkës së iftarit ne Elbasan me besimtarët myslimanë, kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalimit të tij, zgjodhi një thirrje të shenjtë nga Profeti për t’u bërë thirrje gjithë shqiptarëve të bashkim e mirësi.

‘Mos i tregoni shpinën sho-shoqit”, citoi Rama, ku më pas uroi të gjithë besimtarët e pranishëm për një agjërim e lutje të pranuara.

“E në mbyllje të kësaj fjale më lejoni që të sjell këtu një thirrje që sot tingëllon jetike për shqiptarët dhe Europën. Një thirrje e marrë nga adithi i Profetiti, paqja qoftë mbi të. ‘Mos i tregoni shpinën sho-shoqit, mos e prishni lidhjen mes jush, jini vllazën o robt e Zotit’. E pranuar qoftë kjo thirrje, i pranuar qoftë agjërimi dhe lutja e të gjithë motrave e vëllezërve tanë myslimanë këtu të pranishëm”, uroi Rama./abcnews.al

“Në mes të fletës është numri 5”, Rama thirrje qytetarëve: Vota për kënetën është votë kundër fëmijëve tuaj

By: xhir jeta
28 March 2025 at 16:25

Në takim me të rinjtë në Elbasan, kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të rinjve të Elbasanit, që më 11 Maj në kutinë e votimit të hedhën votën për PS. Nëse për socialistët votën për PS, Rama e cilësoi si një “burokraci” apo dëshirë, për gjithë të tjerët si një nevojë të domosdoshme.

“Futja në BE na bën që të kemi një buxhet shtesë, të gjitha do të katërfishohen pasi BE do të na japë çdo vit një buxhet ekstra. Kemi marrë 90% dhe 10% grand, në momentin që bëhemi anëtarë të BE marrim më shumë se 1 miliard 90% grand dhe vetëm 10% kredi. Me futjen në BE më shumë se 300 mijë euro fonde do të merren vetëm për bujqësinë. Prandaj duhet ta çosh votën pikërisht aty… në mes të fletës është 5-a. Nëse për socialistët vota për PS është burokraci për gjithë të tjerat vota për PS është interes dhe e kundërta, vota e hedhur në kënetë është budallallëk, është votë e hedhur kundër fëmijëve të tu”, tha Rama./abcnews.al

“Ndryshim epokal”, Rama të rinjve në Elbasan: Me futjen në BE mund të studioni e të punoni në çdo shtet europian

By: xhir jeta
28 March 2025 at 16:21

Nga Elbasani ku zhvilloi takim me të gjithë të rinjtë, të cilët i cilëson si e ardhmja e vendit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek misioni që ka partia e tij, anëtarësimin në BE. Sipas kryesocialistit të gjithë të rinjtë në Shqipëri do të kenë mundësi që të ndjekin studimet, madje dhe të punojnë në çdo shtet brenda perimetrit të BE.
Anëtarësimin në BE, Rama e cilësoi si një ndryshim epokal, të cilin mund të realizojë vetëm vota e qytetarëve për PS-në.
“Nuk ka më nevojë për dokumentet e çdo shteti në Europë. Kjo pasaportë për ju do të thotë që studimet do i kryeni kudo që doni dhe jeni njësoj si studentët të BE, nuk jeni si studentë të huaj që paguajnë kuota më të larta. Mund të aplikoni nga shtëpia për një vend pune ku doni brenda perimetrit të BE dhe nuk të thotë kush se aplikimi nuk pranohet sepse ti nuk je banor i BE-së. Nuk të thotë askush se nuk je pjese e këtij komuniteti për të bërë një vizitë, bashkë me pasaportën është dhe larta e rrjetit shëndetësor ku mund të hysh në çdo klinikë e të marrësh shërbim se çdo shtetas as BE. Ky është një ndryshim epokal që na ka ardhur në dorë dhe siç e kemi ta kapim e të mos e lëshojmë. Të mos lëshojmë besën dhe të bëjmë ndryshimin”, tha Rama..abcnews.al

Shoferja aksidenton 10-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet nga policia

By: Besnik
20 January 2025 at 12:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një shofere 27-vjeçare ka përplasur me makinë një djalë 10-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2025, në rrugën “Tomorr Domi” ndërsa i mituri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, dhe ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se shtetasja S. M., e cila drejtonte automjetin, është ndaluar dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shoferja aksidenton 10-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet nga policia appeared first on Euronews Albania.

❌
❌