TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.
Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.
Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.
Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.
Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri).
Pas dorëheqjeve të drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, në lidhje me aksionin e iniciuar nga Kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, ka qenë radha e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit për të ndërmarrë të njëjtin hap.
Burime nga Bashkia e Durrësit bëjnë me dije se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dorëzuar dorëheqjet pranë kryetares Emiriana Sako.
Përveç tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, si dhe kryetarët e njësive administrative në territorin e Durrësit.
Sipas të njëjtave burime, është ngritur një komision i përbërë nga kryetarja e Bashkisë dhe disa deputetë të qarkut, të cilët do të shqyrtojnë rast pas rasti për të vendosur se cilët drejtues do të vijojnë në detyrë dhe cilët jo.
Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.
Lista e drejorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:
Roni Shqiopa – Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Meme Xhaferaj – Drejtoria e Shërbimit Social
Ardian Gurra – Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare
Dorian Mema – Kryeinspektor i Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor
Oneda Deliallisi – Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Ermal Lufo – Drejtoria Ekonomike
Ardian Iljazaj – Drejtoria e Shërbimeve
Valbona Qiriako – Drejtoria e Buxhetit
Lorenc Facja – Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Lorenc Smajli – Drejtoria e Turizmit
Dhurata Gjoka – Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Robert Dervishi – Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
Alneida Rroshi – Drejtoria Ligjore
Mirela Ylli – Biblioteka e Qytetit
Leonard Haka Ndërmarrja e Pastrimit dhe Gjelbërimit
Kreshnik Leka – Klubi Shumësportësh “Teuta”Kreshnik Leka
Alion Hysko – Ndërmarrja Rruga
Alketa Tragaj – Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” Alketa Tragaj
Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga Kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në funksion të reformës së paralajmëruar për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.
Një komision i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit, pritet të vendosë në ditët në vijim se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët drejtues do të qëndrojnë në detyrë.
Përveç drejtorëve të Bashkisë së Durrësit, dorëheqjen kanë dorëzuar dhe ata të Fierit e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama, ka vizituar bashkitë pas një nisme kombëtare të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna në formë të paligjshme nga pronarët dhe të vëna në përdorim për përfitimin në biznesin e tyre.
Gjithashtu, kryeministri është shprehur se strukturat drejtuese kanë nevojë për një reformim rrënjësor, ndërsa u ka bërë thirrje të rinjve për të kandiduar tashmë në pozicionet vakante në 3 bashkitë, Vlorë, Fier e Durrës.
Trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është në provat përfundimtare përpara shfaqjes “Vendi më i humbur në Shqipëri”, e parashikuar ta ketë premierën më 15 korrik.
“Vendi më i humbur në Shqipëri” është një komedi e shkruar nga Jean Pierre Martinez dhe përkthyer nga Anxhela Çikopano. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të harruar i cili rrezikon të fshihet nga harta. Banorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që fshati të jetojë, por ngjarjet marrin një rrjedhë befasuese dhe të pazakontë, kur në fshat vjen një gazetare e famshme.
Regjisore e shfaqjes është Andia Xhunga, e cila ka vënë në skenë mjaft shfaqje të suksesshme. Komedinë fantastike të Jean Pierre Martinez, Andi Xhunga do ta sjellë në 6 data, përgjatë muajit korrik, në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit me pjesëmarrjen e aktorëve: Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Aleksandër Seitaj, Ervin Doko, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Amos Zaharia, Xheini Fama dhe Jaho Guma.
Skenografia dhe kostumografia mbajnë firmën e Alketa Tragajt Myshketa ndërsa muzika nga kompozitori Endri Sina.
Ky është bashkëpunimi i parë i Teatrit “Moisiu” me dramaturgun francez me prejardhje spanjolle, Jean Pierre Martinez. Karriera e Martinez nisi mbi baza të forta akademike, me diploma në ekonomi, marketing, letërsi spanjolle dhe angleze, gjuhësi e semiologji. Martinez ka eksploruar gjithashtu në zhanre te ndryshme si, duke luajtur në bateri në grupe të ndryshme rroku, semiolog reklamash për disa nga kompanitë më të mëdha të konsulencës, skenarist i mjaft skenarëve televizivë, lektor i gjuhës frënge në një universitet të Teksasit, dhe tani një dramaturg i afirmuar, dramat e të cilit vihen në skenë anembanë botës. Deri më sot, Jean Pierre Martinez ka shkruar 114 vepra teatrale./atsh/KultPlus.com
TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) në Portin e Durrësit, në vijim të angazhimit të saj për promovimin e detarisë dhe bashkëpunimin me organizma profesionalë ndërkombëtarë, mirëpriti sot një grup studentësh francezë dhe shqiptarë, pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar “Shqipëria: trashëgimia kulturore dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian”.
Vizita kishte për qëllim të prezantonte rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në ekonominë kombëtare dhe rajonale, si dhe rolin e tij në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me historikun, funksionimin dhe zhvillimet e fundit të portit, si dhe me sfidat dhe perspektivat në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qëndrueshmërisë mjedisore e ekonomike.
Ky aktivitet është pjesë e një jave intensive leksionesh, diskutimesh dhe vizitash studimore që synojnë të thellojnë njohuritë mbi realitetin shqiptar, vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Nga vizita e studentëve francezë në Portin e Durrësit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të […]
TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, i cili është nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas vendimit, pezullimi nga detyra i të pandehurit Lika konsiderohet i domosdoshëm për mbarëvajtjen e hetimeve, për të shmangur ndikimin e tij të mundshëm në procesin hetimor apo te vartësit në institucionin që drejtonte.
Masa ndaluese u vendos pas verifikimeve paraprake të Prokurorisë, që dyshon se Hazbi Lika ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në ushtrimin e funksioneve të tij si drejtues i DRAP Durrës.
Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës brenda pesë ditëve.
Qyteti bregdetar i Durrësit është shndërruar këto ditë në një qendër të folklorit, ku është zhvilluar edicioni i 6-të International Folk Dance & Music Festival.
Artisë, muzikantë dhe valltarë nga 10 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Suedinë dhe Bosnje-Hercegovinën, kanë sjellë në skenën e festivalit një mozaik kulturash, zakonesh dhe ritmesh tradicionale.
Pjesëmarrësit janë shprehur të entuziazmuar për mikpritjen dhe organizimin.
“Vij nga një fshat në Bullgaria. Së bashku me motrën time kemi sjellë këngë dhe valle tradicionale. Ajo do të performojë me një instrument tipik të zonës sonë”, u shpreh një nga pjesëmarrësit.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe jemi të mahnitur nga bukuria e vendit dhe ngrohtësia e njerëzve. Është pak nxehtë për ne, por do të japim një performancë me këngë tradicionale suedeze”, thanë dy pjesëmarrës nga Suedia.
“Ne përfaqësojmë Durrësin dhe marrim pjesë për herë të katërt. Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij festivali”, u shprehën përfaqësuesit shqiptarë.
Festivali synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë folklorike të popujve, përmes një shkëmbimi kulturor që tejkalon kufijtë dhe ndihmon në afrimin e komuniteteve. Edicioni i këtij viti po konsiderohet si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë Durrësit një tjetër dimension – atë të një destinacioni jo vetëm turistik, por edhe kulturor.
Ka nisur sot rinumërimit i votave të qarkut të Durrësit. Në këtë qark do të rinumërohen 290 kutitë brenda vendit, si dhe 85 kuti që kanë votat e diasporës.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të Partisë Demokratike. Ndërkohë hapje të kutive kërkoi dhe kandidati demokrat Aulon Kalaja.
Aulon Kalaja pretendon se ka humbur mandatin për një diferencë të vogël votash. Ish-prokurorit Arjan Ndoja fitoi mandatin në listën e PD me një diferencë prej 1047 votash.
Gjykata e Durrësit, ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika, i cili dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ky vendim vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje.
Hazbi Lika, u emëruar në krye të Arsimit Parauniversitar në Durrës, në maj të vitit 2022, që zëvendësoi juristen Ana Dhamo.
Këtë të mërkurë, në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të veçanta të vendit.
Kreu i qeverisë, ka shprehur vlerësimin për këtë trashëgimi të lashtë që ruhet nën ujërat e Adriatikut.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Pamjet e publikuara nga kryeministri, vijnë në një periudhë kur qeveria po synon të promovojë më tej turizmin kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të.
Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka.
Në fakt, godinat e tij janë gati 10 vjet më të hershme, dhe mbi të gjitha i përkasin një destinacioni krejtësisht tjetër, atyre të një spitali të ndërtuar në ish-kënetë.
Por që prej dy dekadash, ato i janë kaluar ministrisë së Drejtësisë, që i shfrytëzon si struktura të një burgu.
Ndërtesat e mesit të viteve 1990 u ngritën si Qendra e Diagnostikimit Pediatrik në qytetin bregdetar, një shërbim krejtësisht i ri dhe i unifikuar në hapësirën që po e shtonte popullsinë.
Gjithçka u arrit pas këmbënguljes së “Lions Club” (Distrikti 108) në Itali, të cilët menjëherë pas ndryshimeve demokratike në vend ishin njohur nga afër dhe kishin ndihmuar sistemin shëndetësor shqiptar.
Klubi ndërkombëtar i shërbimeve kishte një veprimtari 100-vjeçare dhe shumë shpejt në projektin e Durrësit u përfshinë të gjitha klubet “Lions” të vendit fqinj.
Marrëveshja e vitit 1995 mes Bashkisë së Durrësit, “Lions Club” Italian dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ishte pasojë e njohjes mjaft të mirë që krijuan mjekët dhe infermieret e vendit fqinj për gjendjen e vështirë të reparteve mjekësore në spitalin e qytetit.
Punimet filluan në ish-kënetën e boshatisur, pikërisht në janar të vitit 1996, ndërsa paralelisht me të ngriheshin edhe banesat e familjeve të para të ardhura nga krahina të ndryshme të vendit.
Banorët kujtojnë se e kanë ruajtur strukturën me armë, gjatë muajve problematikë të vitit 1997.
Menjëherë pas përurimit, godinat u pagëzuan me shërbimet e para intensive për pacientët e parë nga kriza e Kosovës.
Mjekë shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë në spitalin e ri për ndërhyrje të çdo lloji, madje edhe për ato obstetrike e gjinekologjike.
“Spitali u zgjerua me me personelin dhe pajisjet që mbërritën nga Italia,” kujton dr. Carlo d’Angelo, një nga mjekët që u kujdesën për zbatimin e projektit.
Sipas tij, një pjesë e spitalit do të shfrytëzohej si një repart i pacientëve me problem mendore.
Ndërkaq filluan trajnimet për personelin shëndetësor shqiptar.
NATO e shfrytëzoi për disa vite strukturën spitalore, në mbështetje të pacientëve ushtarakë nga zonat problematike.
“Ndërkohë mundësitë financiare të “Lions Club” nga Italia, për ta çuar para aktivitetin e spitalit, filluan të tkurren,” tregon dr Carlo d’Angelo.
Në vitin 2003, një ceremoni kuptimplote e zhvilluar në Durrës ia kaloi shtetit shqiptar strukturën shëndetësore të ngritur nga “Lions” Club Italia.
Dy vjet më vonë, në një periudhë parazgjedhore, godina e ndërtuar për qëllime shëndetësore e ndryshoi destinacionin e saj fillestar.
Struktura, që lindi si Qendër e Diagnostikimit Pediatrik, që nga ajo periudhë shfrytëzohet si Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale. /Marrë nga Reporter.al
Përfshihet në flakë ish-tregu në zonën e plazhit. Zjarrefikeset ndodhen në vendngjarje po punojnë për të lokalizuar flakët. Ky treg përdorej më parë si pikë tregtimi gjatë verës për shitësit ambulantë.
Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh. Katër makina zjarrfikëse të qytet-plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Tregtarë që përpiqen të shpëtojnë sa të munden nga malli i tyre dhe zjarrfikës që luftojnë me flakët, këto janë pamjet që vijnë nga tregu i Plazhit në Durrës.
Zjarri ka shkrumbuar një pjesë të madhe të bizneseve që operonin në këtë zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ende punën për neutralizimin e flakëve.
Kujtojmë që zjarri i përmasave të mëdha shpërtheu në orët e pasdites të kësaj të diele në zonën e Plazhit, pranë tregut lokal.
Policia ka evakuuar banorët nga pallatet dhe hotelet përreth, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe rrezikut që paraqiste situata.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Durrësit janë angazhuar edhe zjarrfikësit nga Kamza, për të përballuar më lehtë vatrën e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen në zona të tjera.
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të dielë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues humbi jetën në det.
Në mungesë të vrojtuesit të plazhit, kanë qenë pushues të tjerë që kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa rezultat.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë rreth moshës 50-vjeç, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Nuk dihet nëse shkaku i vdekjes është mbytja apo një atak kardiak i papritur, teksa ai ndodhej në det.
Asnjë nga pushuesit nuk e ka njohur në momentet e para viktimën, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Efektivët e policisë, që mbërritën në vendngjarje, po punojnë për identifikimin e viktimës, pasi trupi i pajetë u nxor nga uji nga vetë pushuesit.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet problem edhe për këtë sezon turistik në shumë segmente të bregdetit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi zhvilloi një vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit, në kuadër të monitorimit të punimeve për transferimin dhe sistemimin e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë në Durrës.
Akad. Gjinushi u njoh nga afër me kushtet teknike të ruajtjes së materialit, organizimin e inventarit, si dhe me punën e stafit specialist në këtë proces delikat që synon të sigurojë vazhdimësinë e kërkimit shkencor dhe trashëgimisë arkeologjike të qytetit antik.
Vizita u përqendrua në procesin teknik të zhvendosjes së materialit arkeologjik nga godina e mëparshme, e cila aktualisht do t’i nënshtrohet një rikualifikimi tërësor si pjesë e projektit të rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Materialet janë transferuar dhe po sistemohen në një strukturë të re dhe të dedikuar, të ngritur enkas për të garantuar ruajtjen, administrimin dhe aksesin shkencor të fondeve arkeologjike.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të standardizimit të infrastrukturës së ruajtjes muzeale dhe të burimeve arkeologjike, si edhe një model i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.
Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor. Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, por mbeti për […]
Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor.
Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, por mbeti për muaj me radhë në det, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti shqetësimin se brenda saj mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).
Konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano si pjesë e një procedimi të nisur për veprat penale “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “transportim i mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës”.
Por tetë muaj më vonë, përmbajtja e mbetjeve është ende e paqartë dhe fati i hetimit është vendosur në pikëpyetje, pasi Prokuroria e Durrësit pretendon se nuk ka gjetur ende një laborator për testimin e mbetjeve, edhe pse më 5 mars deklaroi publikisht të kundërtën.
E pyetur për këto kontradikta dhe zvarritjen e hetimit, Prokuroria e Durrësit i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk kishin arritur dakordësi me laboratorin e parë dhe kishin vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit.
Forca policore shoqerojne kamionet qe mbajne kontieneret e anijes “Moliva”, me mbetje qe dyshohet se jene te rrezikshme, e cila u shkarkua ne porto romano. 12 kontieneret u moren ne dorezim nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara, per tu mbajtur nen mbikqyrje deri ne perfundim te hetimeve./r/n/r/nPolice forces escort trucks carrying containers from the ship “Moliva”, with suspected hazardous waste, which was unloaded in Porto Romano. The 12 containers were taken into custody by the Seized and Confiscated Assets Administration Agency, to be kept under surveillance until the investigation is completed.
“…për këtë arsye është vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit, verifikimin e plotësimit e të gjitha e protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare nga ky laborator si dhe negocimin, proces i cili po kryhet edhe me ndihmën e partnerëve të huaj,” deklaroi Prokuroria e Durrësit.
Edhe drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, njëherazi pjesë e grupit hetimor, i tha BIRN përmes telefonit se testimet ishin vonuar për shkak të vështirësve në gjetjen e laboratorit dhe kostove të larta.
Por aktivistët mjedisorë të huaj edhe vendas ngrejnë dyshime për një strategji të qëllimtë për zvarritjen e hetimit dhe shmangien e personave përgjegjës nga drejtësia.
“Vonesa është e papranueshme dhe skandaloze,” tha Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN, organizatës që e denoncoi fillimisht skandalin.
“Ky është një turp për çdo institucion qeveritar kompetent dhe tani po shfaqet qartë si një fshehje apo strategji e qëllimshme për të vonuar rezultatet dhe rrjedhimisht gjetjet e prokurorisë,” shtoi Puckett, duke theksuar se çështja “mban erën e përzierjes politike”.
Tonelatat e mbetjeve të dyshuara e kanë origjinën nga filtrat e oxhaqeve të kompanisë turke “Kurum International” që operon në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ndërsa Prokuroria identifikoi kompaninë “Sokolaj” në pronësi të Gjovana Sokolajt si eksportuese të konteinerëve.
BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se sasia e bllokuar ishte vetëm një prej shumë ngarkesave të ekportuara në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë. Mes viteve 2020-2023, një sasi prej rreth 20 mijë ton mbetje të gjeneruara nga “Kurum” u eksportuan jashtë Shqipërisë nga kompania “Sokolaj”, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Laboratorët e akredituar që analizojnë metalet e rënda nuk mungojnë në Shqipëri; BIRN ishte në gjendje që të kontaktonte brenda një ore dy prej tyre si dhe të merrte një ofertë. Analiza e një mostre sipas njërit prej laboratorëve kushtonte 306 euro.
Megjithatë, Puckett nga BAN sugjeron që për shkak të rëndësisë së çështjes, Shqipëria duhet të angazhojë një laborator në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Europian, që sipas tij kanë përvojë në kampionimin e pluhurit të furrave elektike me hard (EAFD). Ai vlerëson madje që çmimi për një kampionim gjithëpërfshirës të materialeve organike, përfshirë dioksinat dhe metalet për rreth 24 mostra do të kushtojë nga 6 mijë deri në 10 mijë euro.
“Unë i kam dhënë më herët zyrës së Prokurorisë emrin e laboratorit. Më pas dëgjova se ata donin ta bënin këtë punë në Shqipëri. Pse? Kjo nuk bën sens,” i tha ai BIRN, duke shtuar se personalisht nuk kishte besim që ndonjë laborator në Shqipëri do të ishte i lirë nga “ndikimi politik”.
Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni mendon se zvarritja e testimeve laboratorike nuk është një çështje kostosh, por neglizhence.
“Mbaj mend që pas shpërthimit në Gërdec janë bërë analiza të kësaj natyre për metalet e rënda dhe nuk më kujtohet të jetë bërë çështje kostoja,” tha Feruni.
“Është një zvarritje për ta lënë [në harresë] si çështje, për ta bërë të parëndësishme,” përfundoi ai./Reporter.al
Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin… Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi […]
Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë.
Kjo anije luksoze, e specializuar për udhëtime eksploruese dhe përvojash unike, përfaqëson një linjë të re turistike që i shtohet hartës së destinacioneve që vizitojnë portin më të madh të vendit.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e Durrësit si destinacion i turizmit elitar dhe kulturor, dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase.