Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në…

By: V K
4 July 2025 at 13:21

Këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat, nga ku foli për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet parlamentare si ‘farsë elektorale’, Berisha publikoi sot video të reja nga disa qendra votimi në Krujë, që sipas tij faktojnë manipulimin e votave.

Në videot e publikuara dhe të shpjeguara nga PD, vërehen votime familjare dhe patronazhistë që shoqërojnë zgjedhësit në kutinë e votimit.

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”, tha PD përmes videove të transmetuara.

Berisha: Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.
Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.

Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.

Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota. Kjo është fshehtësia e votës.

 

The post Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në… appeared first on Albeu.com.

Kryeminstri Rama publikon pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë (VIDEO)

By: V K
2 July 2025 at 08:37

Këtë të mërkurë, në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të veçanta të vendit.

Kreu i qeverisë, ka shprehur vlerësimin për këtë trashëgimi të lashtë që ruhet nën ujërat e Adriatikut.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pamjet e publikuara nga kryeministri, vijnë në një periudhë kur qeveria po synon të promovojë më tej turizmin kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

 

The post Kryeminstri Rama publikon pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Revista “Vogue” publikon foton e Ramës në dasmën e Alex Soros

By: V K
17 June 2025 at 11:37

Huma Abedin, njeriu hije pas Hillary Clinton dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, u martuan këtë fundjavë në një ceremoni elegante në rezidencën e tyre në Water Mill.

Mes të ftuarve, ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe pse vetë nuk ndau foto në rrjetet sociale, u fotografua nga objektivi i aparatit të revistës “Vogue”.

Rama mund të jetë nga të rrallët në dasmën e Aleks Soros që ka qenë edhe në dasmën e babait, Xhorxh Soros.

Prania e tij në vitin 2013, në ceremoninë e bilionerit 83-vjeçar bëri bujë dhe koha tregoi se Soros ishte një mentor i konsolidimit të pushtetit të Ramës në vendin tonë.

 

 

The post Revista “Vogue” publikon foton e Ramës në dasmën e Alex Soros appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon VIDEO nga farsa elektorale: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

By: V K
14 June 2025 at 13:30

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, paraqiti prova të reja përmes kamerave të sigurisë, duke zbuluar manipulime zgjedhore gjatë procesit të 11 Majit.

Ai ftoi qytetarët të ndjekin dhe të vlerësojnë këto prova, duke treguar se ka selektuar 6 video nga një total prej 60,000, që pasqyrojnë manipulime dhe krime zgjedhore të ndodhura gjatë procesit.

Berisha akuzoi komisionerët dhe disa figura të tjera për falsifikimin e votave dhe për mbështetje të këtyre aktiviteteve kriminale nga Altin Troplini dhe banda e tij, duke shpalosur imazhe të veprimeve të tilla si kontrolli i votave dhe mbushja e fletëve të votimit pa identifikim.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 11 Majit, duke i cilësuar ato si një shkelje të rëndë të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Fjala e Berishës:

Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë.
Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një.

Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë.

Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën.

Shikojeni se çfarë bën.

A e keni parë ju ndonjëherë këtë?

Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit.

Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo.

Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij.

Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky?

Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës.

Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni.

Ky me dy është lule, po ka me katër.

Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin.

Tani, prapë Treni Bullgar këtu.

Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja!

Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni!

Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë.

Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij.

Tani një, dy fletë votimi.

Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit.

 

The post Berisha publikon VIDEO nga farsa elektorale: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit appeared first on Albeu.com.

Rama publikon skuadrën fituese të deputetëve në Shkodër (VIDEO)

By: V K
13 June 2025 at 11:22

Ditën e sotme, përmes një video të publikur në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka postuar të gjithë deputetët fitues, ku të gjithë do të ulen për herë të parë në karrigen e Kuvendit.

Deputetët fitues:

Marjana Koçeku mandati 1 (lista e mbyllur)

Onid Bejleri mandati 1 (lista e mbyllur)

Xhenis Çela mandati 1 (lista e mbyllur)

Bujar Rexha mandati 1 (lista e mbyllur)

Në qarkun e Shkodrës, forca e parë doli koalicioni PD-ASHM, ndërsa e dyta ishte PS.

 

The post Rama publikon skuadrën fituese të deputetëve në Shkodër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon VIDEON e zbatimit të “trenit bullgar” në Elbasan: Qendra e votimit, një kafene

By: V K
10 June 2025 at 13:31

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka denoncuar me video zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi, në qytetin e Elbasanit.

Në videon e publikuar në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur “një provë pa asnjë hije dyshimi”, tregon qartë skemën e manipulimit: një person futet në qendër votimi me një fletë të mbushur paraprakisht, e hedh në kuti dhe më pas merr fletën bosh për t’ia dorëzuar tjetrit jashtë, duke vazhduar kështu zinxhirin e mashtrimit.

I pyetur nga gazetarët nëse “Komisionerët e PD-së nuk e kanë parë”? – Berisha përgjigjet: “Kërkon një hetim, duhet hetuar”.

“Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.

Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.

Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.

Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë.

Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai.

Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove.

Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.

Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai…

Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale“, u shpreh Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon VIDEON e zbatimit të “trenit bullgar” në Elbasan: Qendra e votimit, një kafene appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë & Letonisë, trajneri Silvinjo publikon listën

By: V K
26 May 2025 at 10:47

Në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës.

Trajneri Silvinjo, ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

 

The post Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë & Letonisë, trajneri Silvinjo publikon listën appeared first on Albeu.com.

SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kaluan për hetim

By: V K
8 May 2025 at 09:54

Prokuroria e Posaçme, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Bëhet me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

SPAK njofton se 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacion shtesë, ose për kryerje të veprimeve të para, ndërsa 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Në lidhje me 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

“29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

The post SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kaluan për hetim appeared first on Albeu.com.

Rama publikon foto nga takimet në Elbasan, Kavajë dhe Librazhd: Falenderim për mikpritjen

By: V K
7 May 2025 at 10:08

Kryesocialisti Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të zhvilluara një ditë më parë në disa qytete.

Rama falenderon për mikpritjen qytetarët e e Elbasanit, Kavajës dhe Librazhdit.

Kreu i PS-së fton qytetarët në takimet që do të zhvillojë sot në Fushë Krujë, Lushnje dhe Fier.

“Kur kam ardhur në Librazhd, ju kam thënë: Na jepni besim, na jepni mbështetje, do bëjmë për Librazhdin më shumë se ç’kanë bërë të gjithë tjerët marrë bashku dhe ja ku e kemi bërë”, – u shpreh kreu i PS-së, në takimin me banorët, teksa ndau shifra dhe fakte mbi investimet e realizuara.

“Na jepni 5 në 11 maj dhe ne do t’jua kthejmë pesëfish në 1 mandat”, deklaroi Rama nga Kavaja.

Kryeministri Rama tha nga Elbasani në takimin përmbyllës elektoral se; “fitorja jonë në 11 maj duhet të jetë më e bukura e kësaj historie që kemi shkruar së bashku”.

 

The post Rama publikon foto nga takimet në Elbasan, Kavajë dhe Librazhd: Falenderim për mikpritjen appeared first on Albeu.com.

Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike

By: V K
5 May 2025 at 15:54

Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen.

Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës.

“Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.

Deputetja e PD paralajmëron se qeveria e ardhshme, nëse demokratët do të fitojnë në 11 maj, do të anulojë ligjin e investimeve strategjike.

“Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit. Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike”, shprehet ajo.

Postimi:

Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak -Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!

Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.

Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.

Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.

Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.

VOTONI NR 1!VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE – ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE!

 

The post Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate në listën e hapur të PD për qarkun Tiranë: Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon

By: V K
30 April 2025 at 15:52

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke përçuar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë për qytetarët: të votojnë për zërin që i ka dëgjuar dhe përfaqësuar gjithmonë.

 

Në spotin e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson rëndësinë e një përfaqësimi që mbështet gratë, të rinjtë, profesionistët dhe familjet që punojnë ndershëm.

Ajo u bën thirrje votuesve, të mbështesin një alternativë që ngre zërin për sfidat reale të qytetarëve dhe që angazhohet për një të ardhme më të mirë.

“Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon… Zërin që flet për nënat, për të rinjtë, për profesionistët, për çdo familje që punon me ndershmëri. Zëri yt është Jorida Tabaku!”, thuhet në mesazhin e saj.

The post Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate në listën e hapur të PD për qarkun Tiranë: Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon appeared first on Albeu.com.

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

By: Kult Plus
29 April 2025 at 16:54

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e konklavës më 7 maj, zgjedhja e shumëpriture një Pape të ri pas vdekjes së Françeskut.

“Kardinalët do të mblidhen fillimisht në orën 10:00 për Meshën e njohur në latinisht si “Pro Eligendo Romano Pontefice” në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan”, thuhet në njoftim.

Në orën 16:15, kardinalët me të drejtë vote do të mblidhen në Kapelën Pauline në Pallatin Apostolik, nga ku do të shkojnë në Kapelën Sistine në orën 16:30.

Vatikani fillimisht nuk dha detaje të mëtejshme.

Megjithatë, tradicionalisht, kardinalët duhet, pas procesionit solemn, të betohen për të respektuar rregullat e konklavës dhe për të ruajtur fshehtësinë absolute në lidhje me zgjedhjen.

Kryetari i kremtimeve liturgjike papale më pas thërret “Extra omnes” (Të gjithë jashtë), duke i udhëzuar të gjithë ata që nuk janë zgjedhës të largohen nga kapela.

Procesi për votimin e parë në ditën e parë është tashmë i qartë. Ritmi pasues përbëhet nga dy votime në mëngjes dhe dy në pasdite.

Që një papë i ri të zgjidhet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash e kardinalëve votues.

Nuk ka afat kohor për konklavin.

Dy kardinalë mungojnë për arsye shëndetësore

“Dy kardinalë do të mungojnë në konklavë për arsye shëndetësore”, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Një total prej 135 kardinalësh kanë të drejtë të votojnë në konklavë. Pas anulimeve, tani janë vetëm 133 kardinalë që do të votojnë nga e mërkura e javës së ardhshme.

Bruni nuk përmendi asnjë emër, por kryepeshkopi emeritus i Valencias, Antonio Caizares, 79 vjeç, deklaroi një javë më parë se nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte në Romë për arsye shëndetësore.

Kryepeshkopi emeritus i Sarajevës, Vinko Puljic, 79 vjeç, kishte kërkuar falje për të njëjtën arsye. Disa ditë pas anulimit të tij, Puljic i tha transmetuesit “Radio Medjugorje” se mjeku i tij e kishte lejuar të udhëtonte. / atsh/ KultPlus.com

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit

By: V K
29 April 2025 at 15:59

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Në raportin e OSBE/ODIHR, zgjedhjet konsiderohen si një moment kyç për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, theksohet se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë vendit, ndërkohë që sistemi zgjedhor është ndryshuar me një formulë të kombinuar mes listave të mbyllura dhe preferenciale.

Më tej thuhet, se disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025, sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind.

Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s: Po vjen sherifi

By: V K
26 March 2025 at 10:05

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar për fushatën e opoitës shqiptare.

“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”, shprehet Chris LaCivita.

Ndërsa poston videon, Berisha shkruan: “Po vjen sherifi…”.

 

The post Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s: Po vjen sherifi appeared first on Albeu.com.

Gazetari publikon mesazhin tronditës të pacientes me sëmundjen e rëndë: Nuk e blej dot ilaçin, “po vdes”…

By: V K
25 March 2025 at 14:07

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i njohur Osman Stafa, ka denoncuar një rast tejet të rëndë, se si një qytetare e ka të pamundur të sigurojë medikamentin kundër kancerit, për shkak të pamundësisë ekonomike për ta blerë atë.

Gazetari Stafa ka publikuar mesazhin e një pensionisteje nga Patosi, e cila përpos sëmundjes së diabetit i është shfaqur edhe ceroza në mëlçi, dhe më pas i ka prekur organet e tjera jetësore.

“Zonja Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu lexojeni këtë mesazh”, shkruan gazetari Osman Stafa teksa publion mesazhin denoncues:

 

 

Referuar mesazhit të bërë publik, qytetarja ankohet se përveç gjendjes së rënduar për shkak të sëmundjes, nuk mundet ta sigurojë ilaçin pasi shteti nuk e ofron mundësinë e rimbursimit.

Edhe pse i është drejtuar Fondit të Rimbursimit të Ilaçeve, qytetarja shkruan se as aty nuk ka gjetur zgjidhje.

Përmes këtij denoncimi dhe mesazhit të zonjës së moshuar të bërë publike, gazetari Osman Stafa, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, që t’i japë zgjidhje rastit dhe atyre të ngjashme me to./B.news

The post Gazetari publikon mesazhin tronditës të pacientes me sëmundjen e rëndë: Nuk e blej dot ilaçin, “po vdes”… appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares të Sigurisë Kombëtare: Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA, nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme

By: V K
24 March 2025 at 14:22

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka shpërndarë një mesazh nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thekson se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

Ajo shpjegon se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.

Po ashtu, ambasada nënvizon se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju mundësojë të hyni në mundësitë që ofron Amerika.

 

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë që jep Amerika. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

The post Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares të Sigurisë Kombëtare: Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA, nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT/ Belind Këlliçi publikon banderolën në “Wembley”: E drejta vonon, por nuk harron (VIDEO)

By: V K
22 March 2025 at 10:19

Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ta “groposë” në vitet e harresës.

Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Wembley” në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

“Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë”, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

Dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes rrjeteve sociale bën thirrje që dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

“Stadiumi Wembley, Londër!!!
Dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron”!

Ardit Gjoklaj, ne nuk të harrojmë”, shprehet Belind Këlliçi, në videon ku shfaqen pamjet e valëvitjes së banderolës, e cila duhet t’ia trazojë sadopak ndërgjegjen aty në qelinë e Durrësit Erion Veliajt për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, teksa punonte për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjen.

The post Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT/ Belind Këlliçi publikon banderolën në “Wembley”: E drejta vonon, por nuk harron (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Pamjet “epike” të Bashës, i përgjigjet Ramës duke kënduar: Ku i ke shokët?

By: V K
18 March 2025 at 11:14

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha, nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale.

Basha shfaqet duke kënduar në makinë, teksa udhëtuar në sfond këngën e Unikatil, një pjesë të tekstit ‘ku i ke shokët’, kreu i Euroatlantikëve, duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.

O Rame, ku i ke shokët?

Ku e ke Lalin?

Ku e ke Benin?

Ku e ke Terin?

Ku e ke Lir Beqen?…”, shkruan Basha krahas videos.

Kryeministri Rama, e ironizoi me një video ‘premierë’ të titulluar ‘Zgjimi i Lulit’. Kryesocialisti iu përgjigj komenteve ironike të Bashës të bëra një ditë më parë, teksa tha se kishte vendosur që të hynte në listën e mbyllur të Tiranës, pasi mori vesh se kreu i koalicionit Euroatlantik ishte zgjuar nga gjumi.

 

The post VIDEO/ Pamjet “epike” të Bashës, i përgjigjet Ramës duke kënduar: Ku i ke shokët? appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars (VIDEO)

By: V K
13 March 2025 at 08:16

Kryeministri Edi Rama, ndan pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Tuneli pritet të hapet më 14 Mars.

Nga video e publikuar nga kryeministri Rama, vihet re se tuneli është gati për qarkullimin e automjeteve. “E gjeni dot ku është”? – shkruan Rama.

“Më 14 mas do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet, ndërkohë do të vijojë puna në tunelin ndihmës, atë të emergjencës”, deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektoi më 21 shkurt punimet në tunelin e Murrizit.

Hapja e tunelit të Murrizit, e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik, tashmë për Veriun.

Tuneli i Murrizit, ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

 

The post Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, ja ku mund të verifikoni emrin

By: V K
9 March 2025 at 12:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë. Me anë të një njoftimi, KQZ sqaron se vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.

Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë, në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.

Po ashtu, mund të ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim, pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

 

Dritarja në KQZ ku mund te vendosni te dhenat tuaja per te pare emrin ne liste
KQZ ka hapur një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë edhe diaspora shqiptare.

Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, ja ku mund të verifikoni emrin appeared first on Albeu.com.

❌
❌