Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Spiropali gënjeu për raportin e PE, është kundër Ramës

12 June 2025 at 12:52

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi në një deklaratë për mediat kryeparlamentaren Elisa Spiropali se gënjeu lidhur me raportin që Parlamenti Evropian pritet të publikojë për Shqipërinë në korrik.

Sipas tij, raporti akuzon shtetin për mungesë transparence, parlamentin si institucion që nuk pyet për grupet e interesit dhe presionet në sistemin juridik.

“Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.

Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë.

Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta. Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare. Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fusha ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet. Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka. Por do shkojmë pak më tutje. Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës.

Në një kohë krejt tjetër…

Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit.

Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin.

Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta.

Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti.

Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate.

Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën.

Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.

The post Berisha: Spiropali gënjeu për raportin e PE, është kundër Ramës appeared first on Euronews Albania.

OSBE/ODIHR publikon raportin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit 2025

29 April 2025 at 16:58

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak lidhur me zgjedhjet që do mbahen në datë 11 maj 2025.

Në raport theksohet impakti i ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor edhe në fushatën që janë duke bërë deri në keto momente aktorët politik.

Raporti i OSBE/ODIHR:

“Ndryshimet në kuadrin ligjor në vitet 2024 dhe 2025 modifikuan sistemin zgjedhor dhe futën votimin nga jashtë vendit, por nuk është kryer një rishikim gjithëpërfshirës i kuadrit ligjor. Sipas sistemit të ri zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor paraqet lista të mbyllura dhe lista preferenciale. Mandatet e fituara nga një parti ose koalicion në një qark zgjedhor i caktohen fillimisht kandidatëve nga listat e mbyllura. Ndërkohë që janë adresuar disa rekomandime të ODIHR-it siç është ndryshimi i pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i mundësisë për drejtuesit e partive politike që të kandidojnë në disa qarqe, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara.”

* Ndryshimet në kuadrin ligjor në 2024 dhe 2025 ndryshuan sistemin zgjedhor dhe futën votimin jashtë vendit, por nuk është ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës i kornizës. Sipas sistemit të ri zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor paraqet lista të mbyllura dhe preferenciale. Vendet e fituara nga një parti ose koalicion në një zonë zgjedhore u caktohen fillimisht kandidatëve nga listat e mbyllura. Ndërsa rekomandimet e ODIHR-it për ndryshimin e pragut mbarëkombëtar për kandidatët e pavarur dhe heqjen e mundësisë së liderëve të partive politike për të konkurruar në disa zona zgjedhore janë adresuar, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara.

* Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përgjegjës për mbikëqyrjen e administrimit të zgjedhjeve. Përgatitjet për zgjedhjet janë në rrugë të mbarë, duke përfshirë edhe votimin jashtë vendit, dhe deri më tani administrata zgjedhore ka respektuar në masë të madhe afatet ligjore. Votimi jashtë vendit do të bëhet me anë të fletëvotimeve postare dhe KQZ zhvilloi një fushatë të gjerë informuese për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. KQZ-ja ka nisur gjithashtu fushata të synuara për edukimin e votuesve që adresojnë popullsinë e përgjithshme, pakicat kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në komuna të caktuara me testime dhe demonstrime publike të planifikuara përpara ditës së zgjedhjeve.

* Për këto zgjedhje janë regjistruar rreth 3.7 milionë votues, duke përfshirë rreth 246 mijë për votimin jashtë vendit. Për të lejuar regjistrimin gjithëpërfshirës të votuesve mbikëqyrës, KQZ-ja vendosi të zgjasë vlefshmërinë e ID-ve të skaduara. Votuesit mund të verifikonin të dhënat e tyre dhe të kërkonin korrigjime, përfshirë në internet, gjatë periudhës së shqyrtimit publik. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve kryhet duke përdorur pajisje elektronike të identifikimit.

* Zgjedhjet mund të konkurrojnë nga kandidatë të nominuar nga partitë politike, koalicione partish, ose kandidatë të pavarur të emëruar nga grupe votuesish. KQZ regjistroi njëmbëdhjetë subjekte zgjedhore – tetë parti politike dhe tre koalicione, me gjithsej 2046 kandidatë. Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore, duke kërkuar që një në çdo tre kandidatë në të dyja listat duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OSBE/ODIHR publikon raportin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit 2025 appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit

By: V K
29 April 2025 at 15:59

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Në raportin e OSBE/ODIHR, zgjedhjet konsiderohen si një moment kyç për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, theksohet se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë vendit, ndërkohë që sistemi zgjedhor është ndryshuar me një formulë të kombinuar mes listave të mbyllura dhe preferenciale.

Më tej thuhet, se disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025, sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind.

Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës

By: V K
10 December 2024 at 11:51

Komisioni i Venecias, ka publikuar opinionin në lidhje me kërkesën e bërë nga socialistër për mandatin e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçka.

Kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, për një opinion lidhur mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Çështja “Xhaçka”, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Deputetët e Partisë Socialiste, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, kanë votuar dy herë kundër vendimit të Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, duke mbrojtur kështu kolegen e tyre.

Ndërsa pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët e PS-së nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese, mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Më konkretisht në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqjas dhe Koço Kokëdhimës.

Konkluzionet në raportin e Komisionit të Venecias:

54. Komisionit të Venecias i është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të japë mendimin e tij “për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocionet për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit (deputetit)”, duke u marrë kështu me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

55. Ky Opinion nuk synon të mbajë qëndrim në lidhje me vendime të veçanta të Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk është kompetencë e Komisionit për të interpretuar Kushtetutën e Shqipërisë.

56. Nocioni i papajtueshmërisë kuptohet si pengim i një deputeti për të kryer mandatin e tij për faktin se ai mban një pozicion (privat ose publik) i cili konsiderohet i papajtueshëm dhe në konflikt me detyrën e deputetit. Ai fokusohet në arsyet e tërheqjes së një mandati me zbatimin e ndalimit për të mbajtur një post të papajtueshëm. Një arsye e tillë mund të jetë se ka një konflikt interesi midis funksioneve.

57. Pyetjet në lidhje me mandatin e deputetit (pyetjet 1 dhe 3) kuptohen si më poshtë: “çfarë standardesh rregullojnë mandatin e një deputeti në një demokraci parlamentare përfaqësuese dhe në çfarë rrethanash një deputet mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar. ?” Mund të konkludohet në vijim: Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë, për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij.

58. Për çështjet në lidhje me standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet në vijim. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore imponon që funksione të caktuara nuk mund të mbahen nga një person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të çdo pushteti (legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor). Në disa nga këto raste, standardet ndërkombëtare parashikojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të jesh deputet ndërsa të jesh gjyqtar). Në raste të tjera, lejohen përjashtime (për shembull një deputet që është pjesë e Qeverisë). Normalisht, kur një person zbulohet se ka dy funksione të cilat janë të papajtueshme me njëri-tjetrin, kjo situatë mund të riparohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur njërën nga zyrat dhe duke i dhënë fund tjetrës. Megjithatë, në rastet kur situata nuk riparohet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humbet mandatin e tij. Për sa i përket procedurës së vendosjes për papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.

59. Lidhur me praktikën shtetërore për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese për papajtueshmërinë në 12 nga shtetet e tij anëtare dhe në Bashkimin Evropian. BE).

Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka qasje uniforme për çështjen e papajtueshmërive dhe praktika e shteteve ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisjes, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendit. Prandaj, pyetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me praktikën shtetërore mund të trajtohen me njëfarë kujdesi si më poshtë. Në bazë të materialit që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e një deputeti – në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bëhet në bazë të funksioneve të tjera që ka deputeti. Në disa vende, aktivitetet (siç janë aktivitetet fitimprurëse) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me detyrën e një deputeti (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë t’i referojnë një çështje një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më së shpeshti shqyrtimi bëhet nga një gjykatë kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.

60. Pyetja për Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e normave të reja kushtetuese (pyetja 5) kuptohet si më poshtë: a mundet në parim Gjykata Kushtetuese të krijojë norma të reja? Mund të konkludohet se kompetenca për të krijuar norma të reja kushtetuese i takon pushtetit legjislativ dhe kompetenca për të interpretuar në mënyrë autoritative një normë kushtetuese ekzistuese i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila merr parasysh parimet e përgjithshme kushtetuese, si qasja në drejtësi. kur interpreton dispozita të veçanta kushtetuese. Megjithatë, kufiri i saktë ndërmjet interpretimit të një norme kushtetuese ekzistuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.

61. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për asistencë të mëtejshme në këtë çështje.

The post Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës appeared first on Albeu.com.

❌
❌