Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tabaku: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Strasburg se “nga viti 2013, Shqipëria nuk i ka përfshirë të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor”.

Në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri në Strasburg, Tabaku u shpreh se “në Komisionin në Parlament po diskutohet për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse”.

“Ajo që bëmë vitin e kaluar ishte vetëm zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili u vonua për një vit për t’u zbatuar, kështu që Parlamenti thjesht zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ajo.

Të gjitha rekomandimet prioritare nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri më sot, sipas Tabakut,  nuk janë përfshirë dhe ky është një proces që nuk duhet të fillojë në shtatorin e ardhshëm, por duhej të kishte filluar 10 vite më parë.

“Por le të vendosim që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reforma zgjedhore duhet të bëhen me konsensus nga të gjitha palët politike, jo siç bëri kjo qeveri në vitin 2021”, theksoi ajo.

/m.m/

The post Tabaku: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

By: Ela
31 May 2025 at 19:05

Nga Basir Çollaku Anglishtja pas-zgjedhore në Tiranë ka qenë sa e drunjtë aq e koduar por edhe shqeto. Duke lajmëruar zhvillime ndryshe nga pritshmëritë e pushteteve. Nisi diku me 20 maj 2025, me praninë e DEA në aksionin e arrestimeve të një prej bandave të kokainës së Durrësit Troplini-Doçi, një aktor faktori elektoral. U duk […]

The post Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht appeared first on BoldNews.al.

BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, reagoi sot lidhur me një lajm të publikuar në media lidhur raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.

“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri.net, janë të rreme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE në Tiranë.

“Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë”, vijon deklarata.

Për më tepër, thekson Delegacioni i BE, “raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”.

“BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, nënvizon Delegacioni i BE.

/a.f/

The post BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, shefi i ODIHR tregon problemet

By: user 6
12 May 2025 at 20:57

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një intervistë ekskluzive për A2 CNN gjetjet e raportit paraprak të monitorimit. Diplomati u shpreh se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstatuar nga vëzhguesit në terren.

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe për shkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

– – –

Siç mund të kuptoni edhe nga fytyra apo sytë e mi, ndjekja e një fushate elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor kërkon shumë energji. Si ka qenë misioni juaj në Shqipëri? Do ta cilësonit si intensiv?

Sigurisht, edhe unë ndihem siç ndiheni edhe ju sot. ishte shumë intesive dhe shumë i lodhshëm. Sigurisht mësova shumë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. U ndjeva shumë mirë gjatë misionit të monitorimit. Kam udhëtuar, takuar përfaqësues institucionesh, përfaqësues të partive politike, shoqërinë civile. Kam udhëtuar nga veri unë ju, që nga Himara ku kam parë çështjet që lidhen me minoritetet në zgjedhje, deri në Shkodër, nga Elbasani në Durrës. Kësisoj, krahas punës kam zbuluar edhe bukuritë e vendit si në Gjirokastër dhe Berat.

Gjithashtu pata mundësinë të takoja njerëz, të kuptoja më mirë shqetësimet e tyre. kësisoj, kjo kërkonte shumë energji, por besoj se ia vlente të investoheshin që të kuptoje më mirë dinamikat, problemet, si njerëzit ndihen dhe si njerëzit përfshihen në këtë proces të rëndësishëm elektoral në Shqipëri.

Tashmë keni disa javë që ndodheni në Shqipëri dhe keni pasur mundësinë të njiheni më nga afër me kulturën politike të vendit. Siç mund ta keni vënë re, është e zakonshme që partia që humb zgjedhjet të mos i njohë rezultatet – e madje, ndonjëherë, të shkojë edhe më tej duke i kontestuar fort ato. Bazuar në atë që keni parë dhe dëgjuar deri tani, a mendoni se këto deklarata politike pasqyrojnë realitetin në terren?

Nuk dua të flas për progresin apo për hapat mbrapa. nuk jemi këtu për të kuantifuar mënyrën se si Shqipëria po ecën. ne jemi të fokusuar te problemet në vetë vete. Ne i konstatuam ata, i pamë ata, vëzhguesit afatgjatë ishin ata që kaluan më shumë kohë në pika shumë larg Tiranës, ata morën informacione nga interlekutorët lokal, nga njerëzit dhe krijuan një panoramë më të qartë se çfarë po ndodhte dhe ku problemet ishin.

Sigurisht ne patëm monitorime, pamë raportimet medatike për ngjarjet në territori dhe më dhanë idenë se cilat mesazhe po i jepet qytetarëve që votojnë. dhe duke kombinuar të gjithë këto element, mund të pikturojmë panoramën e cila nuk është e gjitha e bardhë e zi, por përmbajnë një sasi ngjyrë grije dhe në disa zona ne ndiejmë se duhet të jemi edhe më të shqetësuar, ndërsa në disa zona të tjera, kemi shprehur edhe më shumë mbështetje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si KQZ që gjetëm një bashkëpunim shumë pozitiv.

Në panoramën e përgjithshme besoj se është sintetizuar në titullin e konferencës së sotme që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur, por si pasojë e presioneve dhe problemeve, rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerët.

Në disa raste të tjera pamë qeverinë që pati një avantazh në garën elektorale duke përdorur resurset shtetërore pasi partia në pushtet drejton një numër të lartë bashkishë në vend dhe është më e lehtë ta kontrollosh një vend ku qeverisë një numë të lartë bashkishë ku nga përdorimi aklon në abuzimin e resurseve.

Ambasador, një pyetje që mund të tingëllojë disi personale: nëse zgjedhjet në vendin tuaj do të zhvilloheshin në të njëjtën mënyrë si këtu në Shqipëri, do të ndiheshit i qetë apo i shqetësuar?

Unë të bëja të njëjtën pyetje për ju, mendo je janë në sërë çështjesh që do të duhet të adresohen dhe do të përpiqesha ti identifikoja dhe të flisja për to. do të mirëprisja, pasi kjo është diçka që nuk e pash këtu, debatet ndërmjet forcave politike dhe përpara zgjedhjeve, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe para zgjedhjeve, për të identifikuar problematikat që zgjedhësit të jenë të informuar për ta dhe për tu siguruar që kur njerëzit votojnë, ato gjithashtu gjykojnë mbi këto probleme që kanë konstatuar.

Ju shpjeguar shqetësimet me ngjyra, gri dhe të zeza. cilat janë shqetësimet kryesore të ODIHR sa i takon zgjedhjeve?

Ato janë të listuar në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve sigurisht është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar as i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë të për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese, por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo.

A pati mundësi ODIHR që të shoh shkelje të tilla?

Po! Të jesh në terren arrin të shohësh shumë evente. Kur sheh autobusë arrin të pyesësh njerëz si erdhët këtu dhe disa na thanë që ishim të detyruar të vijim në këtë aktivitet. Sigurisht ne nuk shohim vetëm një çështje por disa element të tjerë. sigurisht që burimet e informacionit janë disa, si partitë politike të cilët shprehin shqetësimit e tyre. dhe sigurisht ato nuk raportohen direkte, por verifikohen, bëjmë një kontroll të fakteve nëse ato janë të bazuara dhe në raste të caktuara bëhen pjesë e çështjeve të cilat duhet të kihet më shumë vëmendje.

Cilat janë, sipas jush, përmirësimet më urgjente që i duhen bërë procesit zgjedhor në Shqipëri?

Një nga funksionet kryesore të këtij misioni është që të dalë me rekomandime konkrete përpara se sa të mbarojë. Ky mision nuk ka mbaruar pasi do të qëndrojmë në Shqipëri edhe për një javë për të parë fundin e numërimit të votave dhe për të parë procesin e ankimimeve që mund të ketë. Më pas ne do të publikojmë raportin përfundimtarë, pasi çfarë është diskutuar sot është raporti paraprak, ku do të ketë edhe rekomandime në të cilat do të reflektohet se çfarë ne kemi parë dhe ne do të bazohemi në prioritizimin e tyre në bazë të konkluzioneve se cilat janë zonat që duhen përmirësuar. Gjëra të cilat ju i shihni që tani në raport si nevoja e një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Ndaj kjo është që tani pjesë e rekomandimeve, së bashku me çështje të ngjashme ndaj ju mund ta merrni vetë me mend se cilat mund të jenë rekomandimet. Por listën finale të rekomandimeve do ta publikojmë me raportin final.  /Marrë nga A2 Televizion

The post Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, shefi i ODIHR tregon problemet appeared first on Lapsi.al.

Celibashi: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR vlerëson pozitivisht punën e KQZ-së

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit vlerësoi pozitivisht punën e KQZ.

Në një konferencë për shtyp nga Parku Olimpik Tiranë ku po numërohen votat e zgjedhësve nga jashtë, Celibashi tha se raporti vlerëson si shumë të mirë procesin e votimit nga jashtë.

“Raporti bën pasqyrim real të asaj çfarë ka ndodhur deri në momentin e daljes së raportit. Dhe raporti ka vlerësim pozitiv për punën, performancën dhe transparencën e KQZ, veçanërisht procesin e votimit nga jashtë”, deklaroi ai.

Celibashi vuri në dukje se në raport janë evidentuar dhe problematika për partitë politike më së shumti, që sipas tij, meritojnë të adresohen në Kuvendin e Shqipërisë pas këtyre zgjedhjeve.

Problematikat e konstatuara, vijoi Celibashi, nuk e zhbëjnë gjykimin për një proces zgjedhor të zhvilluar sipas Kodit Zgjedhor. /j.p/r.e/

The post Celibashi: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR vlerëson pozitivisht punën e KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti paraprak i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it: Zgjedhjet ishin konkurruese, u menaxhua mirë votimi nga jashtë

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Misionit të OSBE/ODIHR-it publikoi sot gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Raporti evidenton se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta gare.

Megjithatë, në raport theksohet se “kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, edhe pse disa raportuan përballje me intimidime”.

Po ashtu, raporti vlerësoi se administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Votimi nga jashtë vendit, i cili u zbatua për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonshme politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative”, thuhet në raport.

Më poshtë një pjesë e gjetjeve të OSBE/ODIHR-it:

“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta gare.

Kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, edhe pse disa raportuan përballje me intimidime. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit, i cili u zbatua për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonshme politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për shkak të postit. Po ashtu, pati një numër të konsiderueshëm akuzash për ushtrim trysnie ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të sektorit publik.

Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore nuk arritën të parandalonin praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së medieve, që dëmton pluralizmin e burimeve të informacionit, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga pjesëmarrësit në garë, përforcoi një diskurs të fortë përplasës, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte caktuar për të zbuluar përmbajtjen manipuluese dhe të dëmshme.

Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim i mirëpritur, por kërkohet vazhdimësi në zbatimin e tij për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për keqpërdorimet zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por shpesh u vu re mosrespektim i procedurave, si dhe u karakterizua nga një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve, si dhe disa mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave.

Korniza ligjore ofron një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nevojës së vazhdueshme për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse përmes konsultimeve publike. Mangësitë dhe paqartësitë e evidentuara ulin qartësinë e kornizës ligjore dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e saj si në shkronjë, ashtu edhe në frymë.

Ndërsa disa nga rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të kahershme – përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore në nivelet e ulëta, raportimin e përkohshëm mbi financimin e fushatës, dhe dispozitat për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm mediatik, përfshirë heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje – nuk janë trajtuar ende, çka tregon mungesë vullneti politik për reforma tërësore.

Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor që kombinon listat e mbyllura dhe ato preferenciale, i cili u prezantua përpara këtyre zgjedhjeve. Disa parti më të vogla argumentuan se ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u mundësuar drejtuesve të partive të ruajnë kontroll të konsiderueshëm mbi përfaqësimin në parlament, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme partiake.

Pavarësisht këtyre argumenteve, të cilat disa prej këtyre partive i paraqitën në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata nuk e konsideroi sistemin si antikushtetues. Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u realizuan në mënyrë efikase, transparente, sipas afateve të përcaktuara dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë, disa aktorë e perceptuan disa anëtarë të KQZ-së si të politizuar. Seancat e KQZ-së ishin të hapura për vëzhguesit dhe transmetoheshin drejtpërdrejt. Organizimi i votimit nga jashtë vendit përbënte një sfidë të konsiderueshme dhe u vunë re disa probleme me shpërndarjen e fletëve të votimit; megjithatë, procesi në tërësi u menaxhua mirë.

Komisionet në nivelet më të ulëta e administruan procesin në mënyrë efikase dhe transparente, pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimi i vonuar i anëtarëve të emëruar nga partitë politike, veçanërisht për anëtarët e qendrave të votimit në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Deklaratë mbi Gjetjet dhe Përfundimet Paraprake

Në ditët para zgjedhjeve, KQZ bëri përpjekje për të përmirësuar aksesin në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit raportuan probleme me aksesueshmërinë në disa vendvotime.

Shqipëria po vazhdon të integrojë teknologjinë në procesin zgjedhor përmes përdorimit të identifikimit biometrik të votuesve dhe pilotimit të votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua në dy qarqe dhe identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit.

Në përputhje me praktikat e mira zgjedhore, KQZ uli varësinë nga ofruesi i pajisjeve biometrike dhe të votimit elektronik, dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe u menaxhua në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme.

Partitë politike dhe media patën akses të plotë për të vëzhguar demonstrimin e funksionalitetit të pajisjeve të identifikimit dhe të votimit elektronik, por KQZ nuk publikoi asnjë informacion mbi testet e sigurisë, përfshirë qëllimin dhe metodat e përdorura në këto testime. Bashkëbiseduesit e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it në përgjithësi shprehën besim te teknologjia, por u shprehën edhe disa shqetësime, kryesisht nga opozita, duke treguar mungesë besimi.

Regjistri i zgjedhësve përfshinte 3,7 milionë votues, përfshirë 245 935 të regjistruar jashtë vendit për të votuar me postë. Subjektet zgjedhore kishin të drejtën të kërkonin një kopje të plotë të listës së votuesve, çka rriti transparencën e procesit të regjistrimit të votuesve, pavarësisht shqetësimeve që mund të ngrihen lidhur me privatësinë e të dhënave. Votuesve iu ofrua mundësi e mjaftueshme për të verifikuar të dhënat e tyre në listat e zgjedhësve, si personalisht ashtu edhe online.

Sa i përket votimit nga jashtë, pavarësisht fushatës së gjerë informuese të KQZ-së dhe vendimit për të pranuar dokumentet biometrike të skaduara, rreth 41 000 aplikime u desh të refuzoheshin për shkak të mungesës së provës së përshtatshme të qëndrimit në vendin pritës.

Në përgjithësi, procesi i regjistrimit të votuesve ishte transparent, listat e zgjedhësve u konsideruan gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht të sakta, dhe zgjerimi i të drejtës së votës për votuesit jashtë vendit përbën një hap përpara drejt pjesëmarrjes më të gjerë zgjedhore.

KQZ regjistroi tetë parti dhe tri koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi gjithsej 2046 kandidatë në një proces gjithëpërfshirës. Verifikimi i kandidatëve çoi në heqjen e 16 kandidatëve për shkak të precedentëve penalë, asnjë prej të cilëve nuk u kontestua, dhe partitë kishin mundësi t’i zëvendësonin ata.

Kërkesa që subjektet zgjedhore të dorëzojnë lista të plota kandidatësh për të dyja listat e hapura dhe të mbyllura dhe për të gjithë qarqet e vendit ndikoi në kapacitetin e tyre për të kontestuar.

Fushata ishte në përgjithësi e qetë, por megjithatë karakterizohej nga një diskurs përplasje dhe polarizues, veçanërisht online dhe veçanërisht mes dy partive kryesore politike dhe liderëve të tyre. Pjesëmarrësit në garë kishin mundësi të zhvillonin fushatat e tyre lirshëm, por terreni i garës nuk ishte i barabartë.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional, duke përfshirë heqjen e një numri të madh gjobash shtetërore të shpallura pak para ditës së zgjedhjeve, dhe zyrtarë të lartë të qeverisë angazhuan një numër të lartë ngjarjesh zyrtare që shpesh u përputhën me mesazhet e fushatës, duke bere te veshtire dallimin midis shtetit dhe partisë.

U raportuan akuza për ushtrim presioni ndaj punonjësve të sektorit publik, raste intimidimi ndaj mbështetësve të opozitës dhe abuzimi me rrjetet e patronazhimit, që janë të papajtueshme me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raporte për blerjen e votave, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht tek votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e elementeve kriminale tek disa parti politike.

Fushatën në rrjetet sociale nuk e rregullonte asnjë ligj, dhe nuk ishte caktuar asnjë autoritet për ta monitoruar atë. Pavarësisht se shumica e partive politike nënshkruan një Kod të Sjelljes për Fushatat Digjitale, disa pjesëmarrës shpërndanë përmbajtje percarese ose manipuluese, ndërkohë që llogaritë e palëve të treta, sipas raporteve, përdorën sjellje të koordinuar dhe jautentike në platformat online për të përforcuar sulmet ndaj opozitës. Pjesëmarrësit e përdorën aktivisht Facebook-un dhe Instagram-in. Ndalimi i qeverisë për TikTok që nga 6 marsi kufizoi mundësitë e fushatës për disa kandidatë.

Megjithëse KQZ identifikoi shkelje në postimet e institucioneve publike, ajo ndërpreu hetimet në disa raste, dhe përpjekjet e saj të përgjithshme për monitorim mbetën të kufizuara në fusheveprim dhe efektivitet.

Aktualisht, gratë mbajnë gjysmën e pozicioneve ministrore, por ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve në parlament dhe mbeten të nënpërfaqësuar në organet kyçe zgjedhore, duke përbërë vetëm tre nga 12 anëtarët e KQZ-së dhe 31 për qind të anëtarëve të Komisioneve të Administratës Zgjedhore të Zonës (CEAZ), me pak gra në pozita drejtuese.

Një total prej 38,5 për qind e kandidatëve të regjistruar ishin gra, që përmbush kërkesën e kuotës gjinore prej 30 për qind, por kjo tregon nevojën për një vullnet më të shtuar politik për të promovuar pjesëmarrjen e grave.

Vetëm disa ndryshime të kufizuara janë zbatuar në financimin e fushatës që nga viti 2020. Rekomandimet kyçe të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara dhe mangësitë në kornizën rregullatore ndikojnë në transparencën e financimit të fushatës dhe barazinë e mundësive për partitë dhe kandidatët.

Vakumet ligjore, siç është mungesa e një rregulloreje specifike për kreditë, fushatën online dhe shpenzimet e palëve të treta, si dhe paqartësitë lidhur me përjashtimin e shpenzimeve të kandidatëve nga kufizimet për partitë, mund të lejojnë shmangien e rregullave.

Pavarësisht se kërkohej me ligj, asnjë nga pjesëmarrësit nuk publikoi një bazë të dhënash për dhuratat ose kreditë, dhe KQZ-ja nuk mundi të ndërmerrte veprime, për shkak të mungesës së instrumenteve ligjore për të zbatuar këtë dispozitë ligjore.

Mungesa e raportimit te ndermjetëm ndërkohë dhe shqetësimet mbi efektivitetin e auditimit e reduktojnë më tej transparencën dhe llogaridhënien në financimin e fushatave.

Mjedisi mediatik mbeti shumë i kufizuar, me pavarësinë, diversitetin dhe integritetin e përmbajtjes së lajmeve të minuar nga financimi jo transparent, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik.

Ka një mungesë raportimi të pavarur, duke minuar rolin mbikëqyrës të medias dhe një mungesë të gazetarisë kritike dhe informacionit të fortë, dhe shumica e medieve perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet.

Pavarësisht se Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me raste shpifjeje. Procedurat e emërimit për transmetuesin publik dhe rregullatorin audiovizual nuk kanë garanci për pavarësinë de facto.

Kodi Zgjedhor nuk parashikon mbulim të barabartë të fushatës për partitë jashtëparlamentare. Në televizionet e monitoruara nga Misioni Vëzhgues i ODIHR-it, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) dominuan mbulimin e lajmeve.

Mbulimi i fushatës pa burim ishte i përhapur, por nuk u morën masa për ta adresuar atë.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i trajtoi rastet e tij në një mënyrë transparente, në seanca publike, me pjesëmarrjen e palëve të përfshira.

Megjithatë, KAS aplikoi një interpretim të ngushtë të rregullave për përdorimin e burimeve administrative, me praktika të tilla që shpesh kalonin pa u sanksionuar. Kritere të ngushta statutore për ata që mund të apelojnë një vendim kufizojnë aksesin në një mjet efektiv.

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, dhe mekanizmi i ri i koordinimit mes SPAK, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme mundësoi një ndarje më të mirë informacioni për krimet zgjedhore dhe u pa si një faktor mundësisht parandalues.

Megjithatë, disa bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it (EOM) vënë në dyshim efektivitetin e policisë në trajtimin e shkeljeve zgjedhore dhe efektivitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.

Korniza ligjore parashikon të drejta të plota për pjesëmarrjen politike të pakicave kombëtare dhe fushata në gjuhët e pakicave lejohet. Disa parti politike të pakicave kanë mendimin se sistemi zgjedhor, me kërkesën për të kandiduar në të gjitha qarqet zgjedhore, është një barrierë për partitë më të vogla. KQZ-ja prodhoi materiale zgjedhore dhe informim te votuesve në gjuhët e pakicave kombëtare, por këto ishin të kufizuara dhe nuk u vërejt që të shpërndaheshin gjerësisht.

/s.m//m.m/r.e/

The post Raporti paraprak i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it: Zgjedhjet ishin konkurruese, u menaxhua mirë votimi nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Zannier: Të hënën do japim vlerësimet tona për zgjedhjet

By: armand
11 May 2025 at 12:21

Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, ka dhënë një deklaratë për mediat nga një qendër votimi ku procesi po zhvillohet në mënyrë elektronike. Zannier njoftoi se 240 vëzhgues të OSBE janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa gjithashtu ka një grup prej 135 vëzhguesish nga shtetet anëtare të […]

The post Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Zannier: Të hënën do japim vlerësimet tona për zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Rama takon në një hotel disa orë para zgjedhjeve vëzhguesit e OSBE/ODIHR

10 May 2025 at 20:18

Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në Tiranë, vetëm disa orë para nisjes së orarit zyrtar të votimeve për zgjedhjet parlamentare. Takimi është zhvilluar në ambientet e hotel “Plaza” në Tiranë, teksa të pranishëm kanë qenë koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, kreu i […]

The post Rama takon në një hotel disa orë para zgjedhjeve vëzhguesit e OSBE/ODIHR appeared first on BoldNews.al.

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi

10 May 2025 at 16:55

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi gjatë ditës së nesërme, më 11 maj.

Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.

Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor.

Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit, Begaj pret kryesuesin e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm.

Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës me ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës. /j.p/

1 nga 3

The post Zgjedhjet e 11 majit, Begaj pret kryesuesin e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reagim i delegacionit të BE-së: Raportet e OSBE/ODIHR të pavarura, dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka përgënjeshtruar një artikull të publikuar dje në portalin “Syri.net”, në të cilin pretendohej se ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato ka hequr disa emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR.

“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë”, njoftoi delegacioni i BE-së.

Nëpërmjet një njoftimi për mediet, delegacioni i BE-së nënvizon se “raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”.

Sipas delegacionit të BE-së “dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”.

The post Reagim i delegacionit të BE-së: Raportet e OSBE/ODIHR të pavarura, dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD reagon pas raportit të OSBE/ODIHR: U dha alarmi për polarizim politik, abuzime dhe censurë

By: Ela
29 April 2025 at 18:52

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin paraprak të OSBE/ODIHR, për të cilin, sipas tyre, damkos zgjedhjet në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri theksoi se ky raport jep alarmin për polarizim politik, abuzime dhe censurë. PD thekson se OSBE ka kritikuar ndalimin e TikTok […]

The post PD reagon pas raportit të OSBE/ODIHR: U dha alarmi për polarizim politik, abuzime dhe censurë appeared first on BoldNews.al.

11 Maji/ Raporti i OSBE-ODIHR: Shqetësues kurrupsioni i profilit të lartë dhe liria e shprehjes

By: Ela
29 April 2025 at 17:10

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ku thuhet se “mjedisi politik karakterizohet nga një shkallë e lartë polarizimi dhe mosbesimi midis dy partive kryesore, raste të vazhdueshme korrupsioni të profilit të lartë dhe shqetësime në rritje mbi qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes”. Sipas OSBE-ODIHR, këto zgjedhje përfaqësojnë një […]

The post 11 Maji/ Raporti i OSBE-ODIHR: Shqetësues kurrupsioni i profilit të lartë dhe liria e shprehjes appeared first on BoldNews.al.

OSBE/ODIHR publikon raportin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit 2025

29 April 2025 at 16:58

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak lidhur me zgjedhjet që do mbahen në datë 11 maj 2025.

Në raport theksohet impakti i ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor edhe në fushatën që janë duke bërë deri në keto momente aktorët politik.

Raporti i OSBE/ODIHR:

“Ndryshimet në kuadrin ligjor në vitet 2024 dhe 2025 modifikuan sistemin zgjedhor dhe futën votimin nga jashtë vendit, por nuk është kryer një rishikim gjithëpërfshirës i kuadrit ligjor. Sipas sistemit të ri zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor paraqet lista të mbyllura dhe lista preferenciale. Mandatet e fituara nga një parti ose koalicion në një qark zgjedhor i caktohen fillimisht kandidatëve nga listat e mbyllura. Ndërkohë që janë adresuar disa rekomandime të ODIHR-it siç është ndryshimi i pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i mundësisë për drejtuesit e partive politike që të kandidojnë në disa qarqe, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara.”

* Ndryshimet në kuadrin ligjor në 2024 dhe 2025 ndryshuan sistemin zgjedhor dhe futën votimin jashtë vendit, por nuk është ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës i kornizës. Sipas sistemit të ri zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor paraqet lista të mbyllura dhe preferenciale. Vendet e fituara nga një parti ose koalicion në një zonë zgjedhore u caktohen fillimisht kandidatëve nga listat e mbyllura. Ndërsa rekomandimet e ODIHR-it për ndryshimin e pragut mbarëkombëtar për kandidatët e pavarur dhe heqjen e mundësisë së liderëve të partive politike për të konkurruar në disa zona zgjedhore janë adresuar, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara.

* Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përgjegjës për mbikëqyrjen e administrimit të zgjedhjeve. Përgatitjet për zgjedhjet janë në rrugë të mbarë, duke përfshirë edhe votimin jashtë vendit, dhe deri më tani administrata zgjedhore ka respektuar në masë të madhe afatet ligjore. Votimi jashtë vendit do të bëhet me anë të fletëvotimeve postare dhe KQZ zhvilloi një fushatë të gjerë informuese për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. KQZ-ja ka nisur gjithashtu fushata të synuara për edukimin e votuesve që adresojnë popullsinë e përgjithshme, pakicat kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në komuna të caktuara me testime dhe demonstrime publike të planifikuara përpara ditës së zgjedhjeve.

* Për këto zgjedhje janë regjistruar rreth 3.7 milionë votues, duke përfshirë rreth 246 mijë për votimin jashtë vendit. Për të lejuar regjistrimin gjithëpërfshirës të votuesve mbikëqyrës, KQZ-ja vendosi të zgjasë vlefshmërinë e ID-ve të skaduara. Votuesit mund të verifikonin të dhënat e tyre dhe të kërkonin korrigjime, përfshirë në internet, gjatë periudhës së shqyrtimit publik. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve kryhet duke përdorur pajisje elektronike të identifikimit.

* Zgjedhjet mund të konkurrojnë nga kandidatë të nominuar nga partitë politike, koalicione partish, ose kandidatë të pavarur të emëruar nga grupe votuesish. KQZ regjistroi njëmbëdhjetë subjekte zgjedhore – tetë parti politike dhe tre koalicione, me gjithsej 2046 kandidatë. Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore, duke kërkuar që një në çdo tre kandidatë në të dyja listat duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OSBE/ODIHR publikon raportin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit 2025 appeared first on Euronews Albania.

11 maji, raporti i OSBE/ODIHR: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit

29 April 2025 at 15:13

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Raporti përfshin periudhën 1 – 21 prill 2025.

Në raport theksohet se, “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zhvillohen në sfondin e ndryshimeve në sistemin zgjedhor dhe futjes së votimit jashtë vendit për herë të parë, duke i shënuar zgjedhjet si një moment të rëndësishëm për vendin. Këto zgjedhje konsiderohen gjithashtu një provë e mëtejshme e rëndësishme e zhvillimit të proceseve dhe institucioneve demokratike të Shqipërisë, veçanërisht në kontekstin e bisedimeve të vazhdueshme të pranimit me Bashkimin Evropian. Mjedisi politik karakterizohet nga një shkallë e lartë polarizimi dhe mosbesimi midis dy partive kryesore”.

“Ndryshimet në kuadrin ligjor në vitet 2024 dhe 2025 ndryshuan sistemin zgjedhor dhe futën votimin jashtë vendit, por nuk është ndërmarrë asnjë shqyrtim gjithëpërfshirës i kuadrit. Sipas sistemit të ri zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor paraqet lista të mbyllura dhe preferenciale. Vendet e fituara nga një parti ose koalicion në një zonë zgjedhore u caktohen së pari kandidatëve nga listat e mbyllura. Ndërsa rekomandimet e ODIHR-it për ndryshimin e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe heqjen e mundësisë që udhëheqësit e partive politike të konkurrojnë në disa zona zgjedhore janë trajtuar, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara”, shton raporti.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përgjegjës për mbikëqyrjen e administrimit të zgjedhjeve. Përgatitjet për zgjedhjet janë në rrugën e duhur, përfshirë votimin jashtë vendit, dhe deri më tani administrata zgjedhore i ka përmbushur kryesisht afatet ligjore. Votimi jashtë vendit do të zhvillohet duke përdorur fletëvotime me postë dhe KQZ-ja zhvilloi një fushatë të gjerë informuese mbi regjistrimin e votuesve jashtë vendit. KQZ-ja ka nisur gjithashtu fushata të synuara për edukimin e votuesve që adresojnë popullsinë e përgjithshme, pakicat kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohen në bashki të zgjedhura me testime dhe demonstrime publike të planifikuara përpara ditës së zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Sipas raportit, “përafërsisht 3.7 milionë votues janë regjistruar për këto zgjedhje, duke përfshirë rreth 246 mijë për votimin jashtë vendit. Për të lejuar regjistrimin gjithëpërfshirës të votuesve të mbikëqyrur, KQZ-ja vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Votuesit mund të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të kërkojnë korrigjime, përfshirë online, gjatë periudhës së shqyrtimit publik. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve kryhet duke përdorur pajisje të identifikimit elektronik”.

“Në zgjedhje mund të konkurrojnë kandidatë të nominuar nga parti politike, koalicione partish ose kandidatë të pavarur të nominuar nga grupe votuesish. KQZ-ja regjistroi njëmbëdhjetë subjekte zgjedhore – tetë parti politike dhe tre koalicione, me një total prej 2,046 kandidatësh. Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore, që kërkon që një në çdo tre kandidatë në të dyja listat duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar”, thekson raporti.

“Gratë përfaqësohen në mënyrë të barabartë në pozicione ministrore, duke mbajtur gjysmën e posteve në qeverinë aktuale. Megjithatë, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në parlament, duke mbajtur 50 nga 140 vendet (36 për qind). Tre nga 12 anëtarët e KQZ-së dhe rreth 31 për qind e anëtarëve të Komisioneve të Zonës së Administrimit Zgjedhor janë gra. Nga kandidatët e regjistruar, 787 (38,47 për qind) janë gra. Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it theksuan stereotipet e vazhdueshme gjinore dhe retorika diskriminuese kundër grave politikisht aktive si pengesa të rëndësishme për pjesëmarrje”, thekson më tej raporti.

Sipas raportit, “periudha zyrtare e fushatës filloi më 11 prill. Pas disa ngjarjeve të profilit të lartë që shënuan nisjen e fushatës, ajo ka qenë e përmbajtur. Sulmet personale midis udhëheqësve të partive kryesore janë të zakonshme, përfshirë ato në internet. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë në lidhje me presionin mbi nëpunësit civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”.

“KQZ-ja ka marrë ankesa të shumta në lidhje me shkeljet e fushatës dhe vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive pajtueshmërinë, duke përfshirë aktivitetet në internet të 50 institucioneve publike. Ndërsa fushata në rrjetet sociale nuk ka rregullim formal, partitë politike janë zotuar vullnetarisht për një Kod Sjelljeje që promovon fushatën etike dixhitale. Janë futur ligje dhe udhëzime të reja për mbrojtjen e të dhënave personale për të mbrojtur informacionin e votuesve, me autoritetet që bëjnë thirrje për vigjilencë kundër keqpërdorimit të të dhënave personale gjatë fushatës”, thuhet në raport.

“Fushata mund të financohet nga fonde publike dhe private, duke përfshirë kreditë. Ligji përcakton kufizime për donacionet dhe shpenzimet. KQZ-ja mbikëqyr pajtueshmërinë me rregulloret e financimit të fushatës. Që nga zgjedhjet e fundit nuk janë futur ndryshime thelbësore në kuadrin rregullator. Rekomandimet e ODIHR-it mbi raportimin e ndërmjetëm, rregullimin e financimit nga palët e treta dhe zgjerimin e financimit publik për kandidatët e pavarur mbeten të patrajtuara”, vijon më tej raporti.

“Korniza ligjore mbron lirinë e shprehjes, megjithëse shpifja mbetet e kriminalizuar dhe çështjet civile dhe penale të shpifjes kundër gazetarëve vazhdojnë. Pavarësia e medias dhe diversiteti në raportim ndikohen nga një përqendrim në pronësinë e medias dhe një varësi e pronarëve nga tenderët publikë për interesat e tyre më të gjera të biznesit. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e bordeve drejtuese të rregullatorit të transmetimit dhe transmetuesit të shërbimit publik. Kodi Zgjedhor u siguron partive që fituan mbi 20 për qind të vendeve në zgjedhjet e mëparshme dy herë më shumë mbulim lajmesh sesa partitë e tjera parlamentare garuese”, shton raporti.

Raporti shton se, “Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KSHC) shërben si organi i shkallës së parë për ankimimet kundër vendimeve të KQZ-së dhe komisioneve të nivelit më të ulët, të cilat mund të ankimohen në shkallën e fundit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Subjektet zgjedhore kanë tre ditë për të paraqitur një ankim, përveç atyre që lidhen me rezultatet e zgjedhjeve për të cilat afati është pesë ditë. Palët e treta me një interes legjitim mund të paraqesin një ankim administrativ. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krijoi një task forcë për hetimin e krimeve të caktuara zgjedhore dhe një platformë online për raportim publik”.

“Kushtetuta parashikon të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakicat. Lejohet fushata në gjuhët e pakicave kombëtare. KQZ-ja deklaron se do të prodhojë disa materiale zgjedhore në gjuhët e pakicave kombëtare dhe ka nisur një sërë aktivitetesh informuese për votuesit për të nxitur pjesëmarrjen e grupeve të nën-përfaqësuara”, thekson raporti.

“Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Që nga 11 prilli, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 organizata ndërkombëtare. OSHC-të e kanë informuar MVZ-në e ODIHR-it se mungesa e fondeve do të ndikojë në aftësinë e tyre për të ndërmarrë një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Përfaqësuesit e partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur gjithashtu mund të vëzhgojnë”, shton më tej raporti.

raporti i osbe

/r.e/a.f/

The post 11 maji, raporti i OSBE/ODIHR: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diasporës, OSBE/ODIHR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve

By: Besnik
18 April 2025 at 11:27

Përfaqësues nga Misioni i OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Kreu i Misionit, Ambasadori Lamberto Zannier, dhe Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vizituan Parkun Olimpik, ku ndodhet qendra e grumbullimit të zarfeve të votës së diasporës.

Vizita e tyre kishte karakter inspektimi, për të monitoruar punën në këtë qendër, ku ka nisur administrimi i votës së diasporës.

Duke folur për mediat, Ambasadori Lamberto Zannier theksoi: “Procesi për votën e emigrantëve po shkon shumë mirë. Duket se gjithçka është e mirëpërgatitur.”

I pyetur për deklaratën e z. Klosi, i cili tha se vota e parë e mbërritur nga diaspora, nga Dibra, ishte për Partinë Socialiste, Zannier u shpreh: “Nuk e kuptoj se si mund ta dijë z. Klosi se për kë ka shkuar ajo votë.”

Mbrëmjen e së enjtes, kanë mbërritur 735 zarfe të para me votat e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e  11 majit.

Pas marrjes në dorëzim, administrata e KQZ-së ka nisur selektimin e zarfeve, duke verifikuar nëse ka dëmtime, dhe më pas ka filluar ndarjen e zarfeve sipas qarqeve përkatëse, ku do të administrohen.

Përmes një pajisjeje elektronike bëhet skanimi dhe identifikimi i zarfit, duke përcaktuar nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.

Zarfi i parë që është futur në kutinë e votimit, pasi është skanuar, i përket qarkut të Beratit, ndërsa votuesi që e ka plotësuar jeton në Gjermani.

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 36% e zarfeve (përkatësisht 90 mijë fletë votimi) janë shpërndarë tashmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për mediat, Celibashi bëri të ditur se 111 zgjedhësit e parë të regjistruar nga diaspora kanë votuar tashmë, dhe zarfi me fletën e votimit pritet të mbërrijë sot pasdite në Shqipëri.

“Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë, i cili i përket qarkut Dibër dhe ndodhet në Gjermani, e ka marrë zarfin në orën 07:15 minuta”, deklaroi Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vota e diasporës, OSBE/ODIHR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

By: Oldi
9 April 2025 at 11:47

Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Delegacioni ka vizituar sot SPAK ndërsa mediat kanë kapur momentit kur ata hyjnë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.  Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannie mbajti një konferencë për mediat më dy […]

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Misioni i OSBE-ODIHR-it: Financimi i fushatës, ndër fushat më të rëndësishme të monitorimit

TIRANË, 2 prill/ATSH-Maela Marini/ Financimi i fushatës elektorale për subjektet që garojnë në zgjedhjet e 11 majit mbetet në fokus të punës së misionit të monitorimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR-it.

Vëzhguesit nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) konfirmuan sot se financimi i partive mbetet ndër fushat më të rëndësishme në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të ODIHR-it u shpreh se metodologjia e zgjedhjeve të ODIHR-it e përfshin edhe këtë temë.

“Vëzhgimi do të bëhet duke parë si është situata në terren dhe çfarë është zbatuar nga rekomandimet e mëparshme në këtë fushë. Kjo është një nga fushat më të rëndësishme”, shtoi ai.

Ndërsa zv.kreu i misionit të vëzhgimit të ODIHR-it, Mark Stevens theksoi se financimi i fushatave zgjedhore është një sfidë e madhe në shumë vende.

“Ne e shikojmë në dy këndvështrime. Në këndvështrimin e legjislacionit, nëse legjislacioni është aty ku duhet sa i përket transparencës, bëjmë rekomandimet përkatëse dhe më pas shohim se sa zbatohen këto rekomandime”, shtoi Stevens.

Këndvështrimi i dytë, tha ai, është administrimi i raportimeve të financimeve të fushatave zgjedhore në organizmat zgjedhore. “Si menaxhohen dhe administrohen raportimet mbi  financimet e fushatës. Gjë tjetër që e komplikon këtë fushë janë edhe shpenzimet”, tha ai.

/r.e/j.p/

The post Misioni i OSBE-ODIHR-it: Financimi i fushatës, ndër fushat më të rëndësishme të monitorimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE-ODIHR nis misionin: Do jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër

2 April 2025 at 11:54

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisght punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në një konferencë për mediat, ambasadori Lamberto Zannier bëri me dije se 300 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë standardet zgjedhore, ndërsa 26 vëzhgues afatgjatë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur nga afër të […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE-ODIHR nis misionin: Do jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër appeared first on BoldNews.al.

Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin. Zbulohet çfarë u diskutua

By: Ela
1 April 2025 at 17:08

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier, ka shkuar sot në KQZ ku kanë zhvilluar takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Bëhet me dije se gjatë takimit u prezantua një tablo e plotë e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga […]

The post Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin. Zbulohet çfarë u diskutua appeared first on BoldNews.al.

❌
❌