Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Artikulli i NYT, Rama: Shqipëria, një destinacion turistik në rritje

25 August 2025 at 17:53

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Prestigjiozja amerikane, “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull vendit tonë duke u ndalur në disa prej potencialeve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “The New York Times”, që e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje.

Rama shprehet se “artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit”.

Po ashtu, sipas Kryeministrit, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO.

Në artikullin e publikuar në “The New York Times”, cilësohet se “Shqipëria është kthyer nga një shtet dikur i izoluar, në një destinacion turistik gjithmonë e në rritje, duke ofruar mundësi të shumta për turistët dhe me çmime të favorshme”.

Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane ”New York Times”.

Në artikullin e “The New York Times”, autorja Safronova shkruan se “në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit”.

“Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu”, vijon artikulli.

Vitin e kaluar, thuhet në artikull, “11,7 milionë vizitorë hynë në Shqipëri nga 10 milionë një vit më parë dhe ata jo vetëm që shkuan në plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet në veri, si dhe Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë, rekomanduar si një nga 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2023”.

Foto nga artikulli për Shqipërinë i publikuar në “The New York Times”
1 nga 6

/e.i//r.e/

The post Artikulli i NYT, Rama: Shqipëria, një destinacion turistik në rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan shkrimin e “Le Figaro”: Shqipëria, perlë e fshehur e Ballkanit

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Prestigjiozja franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e konsideruar si një “perlë të fshehur të Ballkanit””.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e realizuar nga gazeta e njohur franceze, bashkë me një fotoalbum me disa prej atraksioneve më të veçanta të vendit tonë.

Rama u shpreh se “gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” e rendit Shqipërinë në mesin e pesë destinacioneve kulturore më të rëndësishme në botë për udhëtime të organizuara, përkrah Washington DC, Salzburgut, Firences dhe Madhështive të Saksonisë”.

Sipas Kryeministrit Rama, “artikulli e përshkruan Shqipërinë si një “perlë të fshehur të Ballkanit”, duke ftuar lexuesit të zbulojnë pasuritë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, nga Gjirokastra, Berati e Butrinti, në një udhëtim që ndërthur historinë, kulturën dhe natyrën”.

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar.

Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës.

Cilat janë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara?

1-Shqipëria dhe Thesaret e UNESCO-s

2-Një shëtitje në zemër të Uashington DC, Merilendit dhe Virxhinias

3-Salzburg: Mozarti dhe Shkëlqimet e Salzkammergut

4-Madhështitë e Saksonisë: Dresden dhe Leipzig, dy qytete të artit dhe historisë

5-Firence, toka e mjeshtrave: Ekspozita “Fra Angelico” dhe Thesaret e Rilindjes

“Le Figaro” e përshkruan Shqipërinë, si një perlë të vërtetë të fshehur të Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj.

Nga Tirana në Gjirokastër, nëpërmjet Beratit dhe Butrintit, ky udhëtim ju çon në gjurmët e qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në këto toka: ilirët, grekët, romakët dhe osmanët.

Një vizitë në një vend ku autenticiteti kombinohet me shkëlqimin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shqipërinë nuk do ta zbuloni vetëm përmes monumenteve të saj.

Ajo jeton në mikpritjen e popullit të saj, pasurinë e traditave të saj dhe shijet e gastronomisë së saj.

Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet e gjalla – ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale.

Këto janë vetëm disa nga përvojat që e bëjnë këtë udhëtim të paharrueshëm.

Shëtitja nëpër rrugët e ngushta të Krujës, një performancë vallesh popullore apo zbulimi i vreshtave lokale janë të gjitha momente që dëshmojnë autenticitetin dhe ngrohtësinë e kësaj toke mikpritëse. /e.i/

/e.i//a.f/

The post Rama ndan shkrimin e “Le Figaro”: Shqipëria, perlë e fshehur e Ballkanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: Shqipëria, destinacioni turistik më i kërkuar në Europë

7 August 2025 at 09:43

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e vlerësuar si vendin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga stacioni i njohur informativ francez “Franceinfo”, e cila e konsideron Shqipërinë “El Doradon e re për pushuesit”.

“Franceinfo” nënvizon se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka një rritje prej 80% të numrit të turistëve.

“Ujëra bruz dhe ishuj të shkretë. Kjo nuk është as Karaibet dhe as Maldivet, por Shqipëria, e vendosur midis Greqisë dhe Italisë, e cila tani është gjithashtu e njohur për turistë nga e gjithë bota”, përshkruan ndër të tjera kronika e “Franceinfo”.

“Shqipëria, ku qytetërimet mesdhetare kanë pasuar njëra-tjetrën, secila duke lënë gjurmë sublime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane”, vijon kronika.

Një tjetër avantazh që ofron Shqipëria, sipas “Franceinfo” janë çmimet shumë të ulëta.

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

/m.m//a.f/

The post Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: Shqipëria, destinacioni turistik më i kërkuar në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Revista “Escapade” e paraqet Shqipërinë si yllin e ri të turizmit të qëndrueshëm

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Revista prestigjioze franceze e udhëtimeve, “Escapade” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot, artikullin e revistës franceze, që e cilëson Shqipërinë si një destinacion të ri në qendër të hartës së turizmit të qëndrueshëm.

Sipas Kumbaros, revista “Escapade” e paraqet Shqipërinë, si yllin e ri të turizmit të qëndrueshëm, mes natyrës së paprekur, kulturës autentike dhe mikpritjes tradicionale.

“Një tjetër dëshmi se këto vlera po e kthejnë Shqipërinë në destinacionin që po frymëzon udhëtarët, e sidomos ata francezë, të cilët janë ndër grupet me rritjen më të lartë”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit theksoi se 107 mijë vizitorë nga Franca janë mirëpritur 6 muajt e parë të vitit 2025, ose rritje me 44% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë muajit qershor 2025, u shënua një rritje e ndjeshme e lëvizjeve së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke reflektuar një sezon turistik të gjallëruar dhe një interes të shtuar për vendin.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin shqiptar kanë hyrë gjithsej 2.062.775 shtetas, një rritje prej 7,6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kjo rritje është ndikuar nga një numër i lartë i turistëve të huaj, por edhe nga lëvizjet e shtetasve shqiptarë, të cilët në masë janë rikthyer për pushime apo vizita familjare.

Nga kjo shifër, 733.571 janë shtetas shqiptarë që kanë hyrë në vend, një numër që përfaqëson një rritje prej 8,5% krahasuar me qershorin e vitit 2024. Kjo lëvizje pritet të jetë ndikuar nga sezoni veror dhe kthimi i emigrantëve për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Nga ana tjetër, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur në 1.329.204, me një rritje prej 7,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke konfirmuar tendencën e rritjes së Shqipërisë si një destinacion i preferuar turistik në rajon.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%.

Revista prestigjioze franceze e udhëtimeve, “Escapade”, artikull të veçantë Shqipërisë.
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Kumbaro: Revista “Escapade” e paraqet Shqipërinë si yllin e ri të turizmit të qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

– A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?, pyet gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” –

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ – Edi Rama është i lodhur. Mbrëmjen e kaluar, ai u kthye nga SHBA-ja, ku kishte marrë pjesë në dasmën e miliarderit Alexander Soros dhe Huma Abedin, këshilltares politike dhe shoqes së besuar të Hillary Clinton, shkruan Julia Roothhaas për gazetën e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

”Në tavolinën përpara tij ndodhet një vizatim – vija dhe rrathë në të zezë dhe vjollcë. Këto të ashtuquajtura “vizatime të përditshme” janë markë tregtare e artistit Edi Rama, pozicioni kryesor i të cilit është kryeministër i Shqipërisë. Ato ekspozohen në të gjithë botën në muze dhe galeri. Ndonjëherë pikturat shumëngjyrëshe të kujtojnë korale, ndonjëherë pjesë bimësh në dekompozim – në çdo rast, ato janë diçka psikedelike, kaotike, madje edhe sensuale. “Por, nuk duhet të nxirrni përfundime për piktorin”, ka thënë dikur Rama.

Vizatimet e tij bëhen gjatë konferencave, takimeve apo bisedave. “Kështu e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime. Pa laps në dorë, nuk mund të duroj”, thotë Rama, i cili ka qeverisur Tiranën që nga viti 2013. Një kryeministër që pikturon edhe kur bën diçka tjetër, dhe me sukses – një hobi mjaft i pazakontë për një politikan. Kështu, arti i tij është gjithashtu një tipar unik që e bën atë një figurë rrëzëllitëse. Dhe shpesh të shpërqendron nga fakti që Edi Rama është me të vërtetë kontrovers.

Një takim në qershor

Meqenëse Rama flet me kënaqësi për vizatimet e tij, në mesin e qershorit ka një audiencë në ndërtesën qeveritare në zemër të kryeqytetit shqiptar. Përpara krahut ku ndodhet zyra e tij, papagallët Lulu dhe Pippo ulen në një kafaz. Duket sikur janë vendosur qëllimisht për të përshëndetur vizitorët në hyrje – si frikësim: kur papagallët bërtasin emrat e tyre, britmat e tyre jehojnë nëpër korridoret e gjata. Përballë kafazit varet një vepër arti gjigante nga artisti gjerman Thomas Demand; në anën tjetër qëndron një dollap qelqi në të cilin çdo vizitor duhet të mbyllë telefonin e tij celular, para se të takojë kryeministrin.

Rama, me mjekër të bardhë, i veshur i gjithi me të zeza, duhet të përfundojë një mesazh me tekst para se të ngrejë kokën nga pas tavolinës së madhe. Ai buzëqeshi vetëm një herë, në fund të bisedës gati njëorëshe.

Zyra e tij si një demonstrim

Muret e larta të zyrës së tij janë të mbuluara me letër muri, të shtypur dendur me vizatimet e tij; aty varet një portret i madh i kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. Në shumë vitrina ndodhen dhurata të panumërta shtetërore, përfshirë një kuti koleksionuese të filmit “Kumbari”. Në një cep të grumbullit të pajisjeve të palestrës; mbi një raft rrobash, varen fanellat e basketbollit. Ka një tavolinë konferencash me karrige transparente prej pleksiglasi që paraqesin emblemën e vendit, shqiponjën, dhe një kënd me divanë prej lëkure për mysafirët zyrtarë shtetërorë. Dhe pastaj është tavolina e madhe prej druri të errët, pothuajse tërësisht e mbuluar me stilolapsa, lapsa me ngjyra, bojëra uji dhe furça. Çdo fëmijë që sheh një rrëmujë të tillë do të dëgjonte: Pastroje shpejt!

I përqendruar, edhe kur nuk të shikon

Mos u shqetësoni nëse gjatë bisedës, ai nuk e shikon homologun e tij, thonë njerëzit që e kanë takuar. Nuk është e pahijshme, por më tepër një shenjë se sa i përqendruar është ai. Por, në këtë ditë, ai e lë vizatimin mënjanë, me sa duket shumë i lodhur për t’u përqendruar.

Rama, i martuar dhe me dy fëmijë, preferon të vizatojë në faqet e shtypura të agjendës së tij, të cilat stafi i tij i vendos mbi tavolinë. A i kontrollon një ndihmës për informacione konfidenciale para se t’ia dorëzojë ato? “Jo”, ankohet Rama. “Kjo ndonjëherë mund të jetë problem, sepse letrat për protokollin bëhen të papërdorshme kur vizatoj mbi to”. Ai flet butë sot, por dikush mund ta imagjinojë lehtësisht zërin e tij të thellë me volum të plotë.

Katër mandate, një rekord

Në mesin e majit, Partia Socialiste (PS) e Ramës u rizgjodh me 52 për qind të votave, duke siguruar një shumicë absolute – megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si OSBE-ja kritikuan fushatën, duke përmendur keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe frikësimin e punonjësve publikë. Vetë votimi, thonë ata, u zhvillua në mënyrë korrekte. Ai shënoi mandatin e katërt të Ramës – duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë, tani 12 vjet në detyrë.

Gjithmonë në rreshtin e parë

Javën e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, Rama qëndroi në rreshtin e parë për të bërë foto—krahas Donald Trump, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Duke qenë gati dy metra i gjatë, është e vështirë të mos vihet re, madje as atletet e tij të bardha, të cilat i vesh shpesh dhe me kënaqësi. Në vitin 2023, ai i tha revistës italiane “Vogue” se sa e rëndësishme është pamja e jashtme.

Por, të qenit në rreshtin e parë në këtë grup të shquar është gjithashtu e habitshme për faktin se, që nga janari i vitit 2025, vendi i tij ka një popullsi prej pak më pak se 2,4 milionë banorësh – dhe një problem të madh emigrimi. Që nga fundi i diktaturës në vitin 1991, thuhet se rreth gjysma e popullsisë është larguar nga atdheu i tyre. Tani, ata duan t’i kthejnë ata, pasi gjërat më në fund po bëjnë përparim. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë është rritur më shpejt në vitet e fundit sesa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit. Turizmi është veçanërisht në lulëzim: 11,7 milionë turistë të huaj mbërritën në vitin 2024, një shifër prej 15 për qind më shumë se një vit më parë. Pjesë të mëdha të bregdetit të Mesdheut po zhvillohen vrullshëm; dhëndri i Trump, Jared Kushner, po tregon interes për ishullin e Sazanit në jug, dhe një aeroport i ri është planifikuar për deltën e lumit Vjosa, një park kombëtar i mbrojtur.

A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Edhe ndërtimi është i përhapur. Rama po përqendrohet në arkitekturë në një shkallë të madhe. Në kryeqytetin Tiranë, me një popullsi prej rreth 600 000 banorësh, po ndërtohet një ndërtesë e pazakontë pranë tjetrës, e projektuar nga firma arkitekturore si “Coop Himmelb(l)au”, Daniel Libeskind dhe Stefano Boeri – edhe nëse nuk është shumë e qartë se kush do të jetojë këtu. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, të ardhurat kombëtare bruto për frymë të Shqipërisë në vitin 2023 ishin 7 680 dollarë. Në krahasim, në Gjermani janë 54 800 dollarë. Ballkonet e rrumbullakosura në Ndërtesën Skënderbeu 85 metra të lartë, të projektuar nga firma arkitekturore holandeze MVRDV, kanë për qëllim të përfaqësojnë kokën e heroit kombëtar Skënderbeu. Por, në Tiranë, thonë se ajo duket si Edi Rama! Në përgjithësi: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Që nga fillimi, qyteti ishte vitrina e tij. Në vitin 2000, Rama u bë kryetar bashkie i Tiranës dhe mbeti i tillë për 11 vjet. Ai solli ngjyra në sfondin gri socialist; artistë të njohur si Ólafur Elíasson dhe Liam Gillick morën pjesë në idenë e tij për të lyer dhjetëra shtëpi me ngjyra të ndezura, dhe për herë të parë, Rama provoi edhe sulmin e shtypit ndaj një politikani, i cili ishte edhe artist. Në vitin 2003, miku dhe ish-studenti i tij, Anri Sala realizoi filmin e shkurtër “Dammi i Colori” rreth ndryshimeve shumëngjyrëshe, i cili u shfaq në Bienalen e Venedikut. Që atëherë, bota e artit në veçanti ka pasur tendencën të mbyllë sytë ndaj Ramës, një artist që është gjithashtu politikan.

Sepse, pavarësisht gjithë simpatisë për kryeministrin ekstravagant, ka probleme të mëdha në vend me korrupsionin, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe nepotizmin – akuzat drejtohen si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës. Por, kritikat publike janë të rralla; raportimi i pavarur si gazetar është i vështirë në Shqipëri. Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, tha së fundmi se “pjesa më me ndikim e skenës mediatike ndikohet dhe kontrollohet nga autoriteti i qeverisë, veçanërisht nga autoriteti i vetë kryeministrit”. Megjithatë, Rama konsiderohet një stabilizues në Ballkan brenda BE-së; Ursula von der Leyen e quan atë “i dashur Edi”. Qëllimi i tij: ta çojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Negociatat e pranimit kanë filluar që nga viti 2022, dhe sipas presidentit të Këshillit të BE-së António Costa, vendi ka perspektiva të mira.

Ekziston rreziku i “fshehjes pas artit”, shkruan një nga kritikët e Ramës

Kritikë si gazetari holandez Vincent W. J. van Gerven Oei, i cili jetoi në Shqipëri për disa vite, shqetësohen se profili i Ramës si artist shpërqendron shumë nga politika e tij. Ai argumenton se nuk është arti i tij, por të qenit artist, kjo është ajo që i sjell dobi politikisht. Ekziston rreziku i larjes së artit, veçanërisht kur shihet nga jashtë, siç e përshkruan gazetari në tekstet e tij. Kur përballet me këtë kritikë, Rama shpreh moskuptim. Ai nuk e kupton se si arti mund t’i sjellë dobi në politikë. “Nuk kam qenë artist me kohë të plotë për një kohë të gjatë. Arti është streha ime, një kundërpeshë ndaj jetës sime të përditshme politike, në të cilën jam vazhdimisht i rrethuar nga të tjerë”. Për më tepër, arti dhe politika në Shqipëri kanë qenë të njëjta për një kohë shumë të gjatë, “të tmerrshme!” Ai e përjetoi këtë nga afër.

Rama pikturonte pa pushim që në moshën tre vjeç, dhe si adoleshent, ai filloi të zhvillonte një interes për historinë e artit. Jo aq e lehtë: “Thjesht u ndal me Gustave Courbet”, thotë Rama. Çdo art përkatës që pasoi piktorin realist, i cili vdiq në vitin 1877, ishte tabu. “Kur kuptova se sa më shumë kishte, një botë e re u hap për mua”.

Për një kohë të gjatë, ai i kishte njohur veprat e artistëve të dashur si Salvador Dalí dhe Picasso vetëm si fotografi në libra të ndaluar. Rama hasi veprën e tij të parë origjinale të artit, një skulpturë nga Auguste Rodin, në vitin 1989. Në atë kohë, ai po udhëtonte për në Gjermani si lojtar në ekipin kombëtar të basketbollit të Shqipërisë. Për të vizituar “Kunsthalle” në Bremen, ai doli fshehurazi nga hoteli ku rrinte ekipi – një nga ditët më të lumtura të jetës së tij, tregoi ai më vonë. Në të njëjtën kohë, njohja e kësaj bote të re dhe të gjerë e bëri jetën më të vështirë, “sepse muret përreth meje papritmas u ndien më të trasha”. Ai aplikoi në shkollën e artit dhe filloi të luftonte kundër atyre mureve. “Arti më solli në politikë,” thotë Rama.

Një ditë, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës.

Ai nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët politike me të atin, Kristaqin, i cili punonte për regjimin si skulptor. “Babai im ishte komunist, por për fat të mirë nuk më tha çfarë të bëja ose të besoja.” Pasi përfundoi studimet, Rama punoi si profesor arti në Tiranë dhe një bursë përfundimisht e çoi në Paris. Në vitin 1998, i ati vdiq. 34-vjeçari i atëhershëm në fakt donte të largohej nga vendi pas disa ditësh, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndërsa po përgatiste kafe për të gjithë pas funeralit, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës. “Në rregull,” tha Rama. Në CV-në e tij, të cilën ministria e kërkoi më pas për hir të procedurës, ai thjesht shkroi: Edi Rama, i lindur më 4 korrik. Kjo duhej të mjaftonte; pjesa tjetër është histori.

Njerëzit që e njohin Ramën prej vitesh thonë se vitet e tij në pushtet e kanë ndryshuar atë. Politikat e tij kanë tiparet e autokracisë dhe duket se ai e ndryshon mendimin e tij edhe për çështje themelore në varësi të klimës politike, siç janë qendrat e azilit në BE, të cilat ai i refuzoi kategorikisht në vendin e tij në vitin 2018. Në vitin 2023, ai më pas lejoi Italinë të ndërtonte qendra të tilla, edhe nëse ato aktualisht përdoren ndryshe nga sa ishin konceptuar fillimisht nga kryeministrja, Giorgia Meloni. Aktualisht, ato strehojnë njerëz, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar tashmë në Itali.

Për artistin Adi Dule, një shok fëmijërie, Rama ka mbetur po ai i dikurshmi. Ai ndan një studio me të në një zonë industriale në verilindje të Tiranës, ku punojnë së bashku me argjilë. Në dhomën me tavan të lartë, Rama gjithmonë ulet në kolltuk pranë oxhakut të hapur, i cili varet imponueshëm nga një tub, thotë Dule. Batanija me modele blu në kolltuk tregon se ai duhet të jetë ulur atje shumë herë.

Në fund, ai ju jep një album për artin e tij

Skulpturat e Ramës duken si versione 3D të pikturave të tij. “Baballarët tanë ishin të dy skulptorë, kështu që është në gjakun tonë.” Burrat e njohin njëri-tjetrin prej 50 vjetësh. “Një miqësi kaq e gjatë. Kush mund të mburret me këtë”, shprehet me buzëqeshje burri me këmishë të ngushtë, që i nxjerr në pah muskujt. Pavarësisht politikës dhe pavarësisht lidhjes së Ramës me njerëz të famshëm si Clinton-ët, afërsia e tyre nuk ka ndryshuar kurrë. “Edi është thjesht perfekt”, thotë Dule. Çfarë tjetër mund të thoshte ai në prani të një gazetari?

Dhe si e shikon Edi veten? A është ai I njëjti si 27 vjet më parë, kur hyri në politikë, dhe që ata duan të dëgjojnë për të në fund të gjithë kësaj.”Jo, politika i ndryshon të gjithë. Por shpresoj se kam qëndruar thelbësisht besnik ndaj vetes.” Ai thotë se është bërë më i duruar me kalimin e viteve; përndryshe, nuk do të kishte shans të mbijetonte në cirkun politik. “Megjithatë, ndonjëherë kam përshtypjen se nuk jam më vetëm një person, por dy: politikan dhe artist.” Edhe pse ai ka pushuar së qeni një “artist me kohë të plotë”, siç e thotë ai, ai nuk dëshiron ta lërë plotësisht artistin si politikan. Burri i gjatë kërcen përpjetë, ndërsa takimi i tij i radhës po afron. “Vetëm një minutë,” thotë Rama, duke marrë një album për artin e tij dhe duke e shtrënguar në dorë. Edhe pse më parë kishte theksuar sa pak i interesonte se çfarë mendonin të tjerët për punën e tij, pak krenari artistike është e nevojshme./ a.jor.

The post “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, bie në vëmendjen e ‘New York Times’/ Ja artikulli i zbardhur (FOTO)

4 July 2025 at 18:51

Përmes një shkrimi të publikuar këtë të premte, media amerikane thekson se një zjarr në një zonë komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme.

Gazeta prestigjoze amerikane ‘New York Times’ ka publikuar sot një artikull, ku ndër të tjera ka shkruar edhe për situatën me zjarret masive që vijojnë prej ditësh në zonën pranë landfillit të Elbasanit.

“Në Shqipëri, përtej Detit Adriatik nga një Itali ende e nxehtë nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, një zjarr veror në një deponi komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme.

Të përballur me temperaturat që arritën në 106 gradë Fahrenheit (41 gradë Celsius), zjarrfikësit luftuan për ta kontrolluar atë. Dhe me re tymi toksik që valëviteshin nga deponia, protestuesit u mblodhën jashtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë, kryeqytet, duke deklaruar se ajo ishte riemëruar “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Ashtu si në vendet e Evropës Perëndimore që u goditën këtë javë nga vala e të nxehtit, të moshuarit në Shqipëri po vuanin më shumë. Fatmir Dervishaj, 76 vjeç, tha se zakonisht dilte gjatë ditës për të luajtur domino me miqtë e tij, por kishte mbetur i bllokuar në shtëpi për shkak të nxehtësisë.

“Vera mund të jetë e gëzueshme për shumë njerëz, por për mua, ndihet shumë izoluese”, tha ai. Për të tjerët, mjerimi ishte i mirë për biznesin. Ermir Metushi, 48 vjeç, një shofer taksie në Tiranë, tha se vala e të nxehtit ishte “e vështirë për t’u duruar”, por se i kishte rritur të ardhurat, sepse “gjithnjë e më shumë njerëz po i dorëzohen komoditetit të ajrit të kondicionuar të taksive, madje edhe për distanca të shkurtra”. Kjo dhe një fluks turistësh gjatë verës, tha ai, “do të thotë që unë me të vërtetë nuk mund të ankohem”,-shkruhet në artikull.

The post Zjarri në Landfillin e Elbasanit, bie në vëmendjen e ‘New York Times’/ Ja artikulli i zbardhur (FOTO) appeared first on Sot News | Lajme.

“The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.

“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

Media britanike “Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

/e.i/a.f/

The post “The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për pushime

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “The Telegraph” i cili promovon nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri.

“Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit.

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.

“Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare”, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

“Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe”, vijon artikulli.

Media britanike “Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Rama: “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për pushime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”The Guardian”: Sazani ishulli i projektuar si ultraluksoz

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ – Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja,  rozmarina dhe dafina, shkruan Marzio Mian për britaniken ”The Guardian”.

Pamja nga maja, me perëndimin dramatik të diellit, është marramendëse.

Pas lajmit se familja Trump do të bëjë një investim turistik marramendës, shqiptarët tashmë e quajnë Sazanin si Ishulli i Trumpëve.

Deri më tani, kryesisht i paprekur nga zhvillimi, Sazani do të shndërrohet në një ishull ultraluksoz, një tjetër shtesë në portofolin e pasurive të patundshme të Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Duke folur në podkastin Lex Fridman në korrik 2024, Trump mezi mundi ta fshihte entuziazmin e saj, kur tha se “po punoj me bashkëshortin tim, kemi tani këtë ishullin prej 566 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira. Do të jetë e jashtëzakonshme”.

Kushneri deklaron i entuziazmuar zbulimin e Sazanit, të cilin ai dukej se e konsideron si një thesar. Ai tha se ”planifikon të krijojë resortin ideal ku do të doja të isha me familjen dhe miqtë e mi”.

”Para se ta vizitoja ishullin, u mahnita nga ideja e përshkimit të shtigjeve të tij prej rreth 60 kilometrash, ngjitjes në malet e mbuluara me pyje tropikale dhe eksplorimit të rrugëve të thella ujore me emra të tillë si Gjiri i Parajsës, Gryka e Ferrit, Gjiri i Djallit dhe Plazhi i Admiralit. Doja ta shihja përpara se fraza ‘do të shkoj në Sazan’ të bëhet prerogativë e të pasurve”, shton ai.

Kur mbërrita atje, në një ditë të kthjellët në korrik 2024, zbulova se ishulli nuk është i përshtatshëm për t’u humbur: është i mbuluar me tabela që pamje kafkash dhe kockash të kryqëzuara, që paralajmërojnë për mina tokësore.

Udhërrëfyesi im, Arbër Çelaj, një komandant-toger në marinën shqiptare, më ndaloi të shkoja shumë larg. Ai nuk donte të kritikohej nga eprorët e tij.

Sazani shtrihet midis detit Adriatik dhe detit Jon, i pozicionuar strategjikisht në hyrje të Gjirit të Vlorës, në Ngushticën e Otrantos që ndan Italinë nga Shqipëria.

Klima e Sazanit nuk është mesdhetare – është subtropikale. Mund ta shihni nga bimësia dhe  biodiversiteti.

Në të vërtetë, shkurret duken sikur kishin dalë nga kompjuteri i Spielbergut, duke krijuar një xhungël me pemë gjigante frashëri, shkoze, pisha detare dhe lisash.

Kushner gjithashtu mbeti pa fjalë kur e pa për herë të parë në vitin 2021.

“Isha shumë i befasuar që diçka e tillë ekzistonte në mes të Mesdheut dhe nuk ishte zhvilluar”, thekson Kushner.

Miratimi paraprak nga qeveria shqiptare për projektin e Kushnerit erdhi më 30 dhjetor 2024.

Çuditërisht, mjedisi i Sazanit i detyrohet shumë komunizmit. Gjatë epokës së saj komuniste, nga viti 1946 deri në vitin 1991, Shqipëria njihej si Koreja e Veriut e Evropës dhe Sazani u bë një simbol i izolimit ekstrem: një fortesë ushtarake e paarritshme që diktatori Enver Hoxha, i cili kishte frikë se vendi do të binte pre e një superfuqie, e imagjinonte se mund t’i ndihmonte ata të mbroheshin nga një sulm nga NATO ose anëtarët e Trkatatit të Varshavës.

Për dekada të tëra, ushtarët e stacionuar në ishull pritën një sulm të tillë, duke skanuar horizontin, duke dëgjuar për nëndetësen që herët a vonë do të dilte nga thellësitë e Adriatikut.

Në ishull kishte një bazë ushtarake, me ambiente banimi, një teatër, një shkollë dhe një spital.

Deri në vitet 1970, rreth 150 familje ushtarake jetonin në ishull pa kontakt me kontinentin.

Duke ecur përgjatë një shtegu me guidën time, hasëm në disa strehimore dhe tunele kundër bombave të projektuara për të ruajtur furnizime dhe municione ose për të vepruar si strehë në rast të një lufte guerrile kundër pushtuesve.

Çelaj më tha se ka rreth 13 kilometra tunele, tani kryesisht të banuara nga lakuriqë nate, nepërka dhe lepuj të egër.

Ka rreth 3 600 bunkerë në Sazan, kërpudha betoni të blinduara që dalin nga bimësia ose të vendosura në maja malesh si pika vrojtimi kundër aeroplanmbajtëseve fantazmë amerikanë ose fregatave sovjetike.

”Disa do të ruhen dhe do të integrohen në projektin e ri të pasurive të paluajtshme”, sipas Kushner.

”Ky vend është plot me municione të pashpërthyera. Ato kanë mbetur nga vitet 1990 ku hajdutët sulmuan ishullin pikërisht nën hundën e ushtrisë, duke plaçkitur depot e armëve dhe municioneve. Armiku më në fund kishte mbërritur, por me varka të vogla të improvizuara dhe duke folur të njëjtën gjuhë si ushtarët”, thekson Çelaj.

Sot, ishulli kontrollohet nga ushtria shqiptare. Patrullohet nga tre marinarë, të cilët ecin në portet e ndryshkura dhe të rrënuara të Gjirit të Shën Nikollës, porti ku kompania ”Affinity” do të ndërtojë marinën e saj kryesore të jahteve.

Shqipëria është ngritur në krye të disa prej renditjeve më prestigjioze të turizmit në vitet e fundit, kryesisht falë kryeministrit Edi Rama, i cili e ka transformuar vendin në një ”tigër ekonomik ballkanik”.

E pyeta Ramën nëse ishte i shqetësuar për ndërlikimet politike nga projekti i ri i pasurive të patundshme, por ai më tha se ”vendi i tij nuk mund të përballojë të mos shfrytëzojë një dhuratë si Sazani”.

“Ne kemi nevojë për turizëm luksoz si një shkretëtirë që ka nevojë për ujë”, shton Rama.

Ai nuk ka frikë të nxisë polemika, veçanërisht “nëse ndihmon në tërheqjen e vëmendjes dhe gjenerimin e investimeve”.

Rama ka qenë “një partner i shkëlqyer” dhe është shumë largpamës, sipas Kushner.

“Qeveria e ka kuptuar qartë se kjo mund të jetë serioze. Ne po ndërtojnë një aeroport pikërisht atje në zonën e Vlorës”, i tha Rama Kushnerit verën e kaluar.

Shqipëria nuk është objektivi i vetëm i Kushnerit: Ai është i interesuar edhe për Serbinë, ku ”Affinity Partners” planifikon ta shndërrojë ish-ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Ndërmjetësi i biznesit i ”Affinity” në rajon është ish-ambasadori i SHBA-së Richard Grenell, i cili shërbeu si i dërguar special i Trump për bisedimet e paqes së Serbisë me Kosovën midis viteve 2019 dhe 2021.

Sipas ”New York Times”, ndërsa ishte i dërguar special, Grenell shtyu një plan të ngjashëm që Serbia dhe SHBA-ja të rindërtonin së bashku ish-Ministrinë e Mbrojtjes.

Që atëherë ai është bashkuar me Kushnerin në marrëveshjen e re të zhvillimit dhe tani është partner në ”Affinity”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i pa Grenell dhe Kushner si një mundësi për t’u afruar me Trumpin nëse ai fiton rizgjedhjen, sipas ”Financial Times”.

Vuçiç po luan një lojë të rrezikshme: Përveçse po fiton favorin e mbështetësve të Trumpit, ai ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Në maj të vitit 2024, ai i shtroi tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi Jinping, qeveria e të cilit ka investuar shumë në infrastrukturë të re në Serbi, raportoi Reuters.

Ndërkohë, Vuçiç vazhdon të shprehë dëshirën e tij për t’u bashkuar me BE-në, por refuzon të përmbushë kushtin kryesor të Brukselit: njohjen e kufijve dhe pavarësisë së Kosovës.

”Kur fola me Ramën, kryeministrin shqiptar, e pyeta se çfarë roli luajnë investimet amerikane në gjeopolitikë ai tha se ishte thjesht biznes, por nuk e mohoi se mund të çonte përpara një strategji më të gjerë politike”, thekson Grenell.

“Ne duhet ta mbajmë Serbinë në sferën perëndimore dhe ta nxjerrim atë nga zgjedha e Moskës”, shtoi ai.

Në një intervistë të korrikut 2024 me ”Financial Times”, Grenell tha gjithashtu se ”investime të tilla si marrëveshja e pasurive të paluajtshme për të blerë ish-Ministrinë e Mbrojtjes kishin për qëllim afrimin e Serbisë me Shtetet e Bashkuara’’.

Kushner, i cili shërbeu si këshilltar i lartë i Trump nga viti 2017 deri në vitin 2021, mohoi përdorimin e pozicionit të tij për të promovuar planet e zhvillimit të Sazanit, gjatë bisedës sonë në korrik 2024.

”Nuk jam takuar kurrë me kryeministrin Rama kur isha në qeveri. Por, edhe nëse e kam takuar, nuk është konflikt interesi. Njerëzit në qeveri ndërtojnë marrëdhënie të ndryshme”, thekson Kushner.

Ai tha se interesi në Serbi dhe Shqipëri po rritej jashtëzakonisht falë marrëveshjeve të pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij.

Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, mbrojti vendimin e Ramës për të bërë një marrëveshje me kompaninë e Kushnerit, e cila është kritikuar ashpër nga opozita.

“Nuk mund të konkurrojmë me Italinë, Kroacinë dhe Greqinë në turizmin masiv. Nuk kemi infrastrukturë ose përvojë të mjaftueshme. Duhet të përqendrohemi te cilësia. Vlera, jo te vëllimi. Më shumë fitim dhe më pak telashe”, shton ajo.

Gati 12 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2024, 15 për qind më shumë se një vit më parë, sipas medieve lokale.

“Sazani është rruga ku duhet të shkohet. Receta ideale: turizmi natyror dhe luksoz”, theksoi ajo duke shtuar se se ishte entuziaste për projektin dhe se po punonte ngushtë me agjencinë qeveritare përgjegjëse për investimet strategjike ose ato investime që tejkalojnë 15 milionë euro.

”Kompromisi është i konsiderueshëm: zero taksa gjatë fazës së ndërtimit dhe shteti kujdeset për të gjithë infrastrukturën, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe kanalizimet”, sipas Kumbaros.

Kjo është pikërisht ajo që shqetëson ambientalistët si Olsi Nika, një biolog detar dhe drejtor i OJQ-së ”EcoAlbania”.

“Kjo zonë është në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Kjo do të thotë që plazhet dhe ujërat brenda dy kilometrave nga bregdeti janë të mbrojtura. Çfarë do të ndodhë me këtë vend me veprat e mëdha publike, ndërtimin e skelave, trafikun e jahteve dhe rrjedhjet e ujërave të zeza?”, thekson ai.

Abehsera nga ”Affinity” kishte punësuar ”Arup”, një firmë globale për qëndrueshmëri, për ta këshilluar mbi projektin dhe se biznesi i tyre ka shumë të bëjë me përmirësimin dhe respektimin e ekologjisë dhe mjedisit lokal.

”Kur shpall një projekt, të gjithë frikësohen. Të gjithë mendojnë më të keqen. Por, sapo të shohin projektet tona, mënyrën se si po i projektojmë, mënyrën se si po i qëndrojmë besnikë dhe të respektojmë mjedisin përreth nesh, mendoj se njerëzit do të jenë shumë, shumë të kënaqur. Dhe përsëri, me projekte, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë”, tha ai në korrik 2024.

”Kur u takova me Abehserën për drekë në Vlorë në gusht 2024, ai më dha një pamje paraprake të planeve për zhvillimin e ishullit.

”Hoteli”, tha ai, ”do të jetë një xhevahir në Mesdhe”.

”Dizajni i hotelit nuk do t’i imponohet natyrës; Ndërtesat do të jenë të skalitura ose edhe ‘të skalitura’ nga natyra. Ato do të kenë ndjesinë e të qenit të vendosura në një pemë të bukur”, thekson Kushner.

“Po krijojmë një produkt luksoz të nivelit shumë të lartë. Një nga gjërat e mrekullueshme të ishullit është privatësia… Por gjithashtu mendoj se ka disa aspekte të ishullit që mund t’i zhvillojmë për t’u dhënë njerëzve mundësinë të vijnë dhe të vizitojnë dhe të shijojnë disa nga ushqimet dhe shtigjet”, thekson Kushner.

Mendova për pasditen time me Çelajn. Ai më tha se deri para disa vitesh, ushtarët në patrullë ndonjëherë raportonin se kishin parë një gomar të vogël gri midis pemëve të fikut të egër në Grykën e Ferrit.

Pastaj ai thjesht zhdukej.

Pyesja veten nëse ishte thjesht një legjendë apo nëse gomari gri kishte ngordhur së bashku me misterin e ishullit, bastioni i fundit i natyrës së egër në Mesdhe, i pushtuar, në fund të fundit, pa asnjë të shtënë.

Mjaftoi që Ivanka Trump dhe Jared Kushner të zbrisnin nga një helikopter dhe të thoshin “Uau!”./  /os/

The post ”The Guardian”: Sazani ishulli i projektuar si ultraluksoz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artikulli në “Getaway Magazine”, Rama: Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilën po flitet edhe në Afrikën e Jugut

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Revista e njohur e udhëtimeve me seli në Afrikën e Jugut “Getaway Magazine” e cilëson Shqipërinë destinacion sekret të Mesdheut në një artikull të saj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e gazetares Lee-Ann Steyn të botuar në këtë revistë.

“Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilën po flitet edhe në Afrikën e Jugut. “Gateway Magazine” promovon Shqipërinë si sekretin mesdhetar të mikpritjes së ngrohtë dhe peizazheve përrallore të majave që bashkohen me detin dhe qyteteve të skalitura në gur”, shkruan Rama.

“Me mikpritje të ngrohtë, peizazhe mahnitëse malore që takohen me detin dhe kosto më miqësore se pothuajse çdo vend tjetër në Mesdhe, Shqipëria ofron diçka të rrallë: një ndjesi zbulimi”, thuhet ndër të tjera në artikullin e botuar në “Gateway Magazine”.

Artikulli i plotë:

Gjirokastra: Një qytet i gdhendur në gur

Nisni udhëtimin tuaj në Shqipëri jo në bregdet, por në brendësi, ku e kaluara është gdhendur në mure guri dhe çati të stilit osman. Gjirokastra, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, njihet si “Qyteti i Gurtë”.

Qyteti i saj i vjetër shtrihet poshtë një kodre në shtresa çatish gri, rrugica me kalldrëm dhe pamje nga fortesat.

Vizitoni pazarin ku artizanët vendas ende shesin qilima të endur me dorë, punime tradicionale prej druri dhe enë bakri.

Vizitoni Kalanë e Gjirokastrës për të shijuar pamjet gjithëpërfshirëse mbi Luginën e Drinit dhe për të eksploruar koleksionin e saj eklektik të armëve dhe historisë (duke përfshirë një aeroplan të kapur të Forcave Ajrore Amerikane nga epoka e Luftës së Ftohtë).

Mos humbisni Muzeun Etnografik të Krujës.

Akomodohuni në një shtëpi mysafirësh ku muret janë të mbushura me histori dhe mëngjesi juaj përfshin reçel fiku të bërë në shtëpi dhe byrek të sapo dalë nga furra.

Berati dhe Butrinti: Gjurmë historie

Ndërsa Gjirokastra është e tëra me gur, Berati është një ëndërr e zbardhur në brigjet e lumit Osum.

Gjithashtu një vend i UNESCO-s, shtëpitë e tij ngjiten në kodër në rreshta të pafundme dritaresh të harkuara.

Eksploroni Kalanë e Beratit (njerëzit ende jetojnë brenda mureve të saj), ose shijoni një kafe në shëtitore ndërsa vendasit kalojnë aty pranë.

Më në jug, pranë kufirit grek, shtrihet Butrinti, një qytet i lashtë me rrënoja greke, romake, bizantine dhe veneciane. Mendojeni si mini-Pompei i Shqipërisë – pa turmat.

Amfiteatrot, tempujt dhe dyshemetë mozaiku shtrihen midis lagunave të qeta dhe shtigjeve me hije.

Riviera Shqiptare: E egër dhe e mrekullueshme

Pas maleve dhe muzeve, është koha për të shkuar në bregdet.

Riviera Shqiptare shtrihet nga Vlora deri në kufirin grek, një hark i mbuluar nga dielli me shkëmbinj dramatikë, ullishte dhe plazhe të qeta të përshkuara nga ujërat bruz.

Plazhet më të mira për t’u vizituar:

Ksamili: Shpesh i quajtur “Maldivet e Evropës”, është plazhi perfekt me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta.

I vendosur në jug të Sarandës dhe pranë Butrintit, mund të mbushet me pushues në mes të verës, por është ende shumë më i qetë se ishujt grekë.

Dhërmiu: Një ndërthurje e sharmit tradicional dhe ujërave kristalore, Dhërmiu ofron plazhe me guralecë, shpella dhe një fshat të vjetër mahnitës të vendosur në kodër.

Mendojeni sikur ndodheni në Bregun e Amalfit – por pa çmimin e lartë.

Plazhi i Gjipesë: Ky vend i mrekullueshëm i izoluar ndodhet në fund të një kanioni dhe kërkon një shëtitje të shkurtër ose një udhëtim me varkë për të arritur.

Gjipeja është një nga plazhet më të bukura dhe të pacënuar në vend – perfekt për një detoksifikim digjital.

Himara: Një qytet i vogël – ndërthur atmosferën e qetë me plazhet me rërë të butë dhe gjire aty pranë – ideale për kajak ose zhytje me maskë.

Borshi: Nëse ju pëlqejnë plazhet e gjata – Borshi është një ëndërr.

Plazhi më i madh në Rivierë, i rrethuar nga ullishte dhe rrënoja, dhe ujërat e tij të qeta janë perfekte për not.

/k.s/j.p/

The post Artikulli në “Getaway Magazine”, Rama: Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilën po flitet edhe në Afrikën e Jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artikulli i “The Times”, Rama: Përcjell Shqipërinë 2025 për turizëm cilësor dhe me standarde

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një tjetër  artikull Shqipërisë, ku promovon potencialin turistik të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot artikullin e publikuar në “The Times”. Ai thekson se artikulli “udhëton drejt vendit tonë për të përcjellë Shqipërinë 2025 midis peizazheve të egra, vendosmërisë për të zhvilluar një turizëm cilësor dhe me standarde”.

“Përcjell Gjirokastrën ku midis rrugicave të ngushta e gurëve e historisë shekullore befason një jetë plot vitalitet dhe bashkëjetesë perfekte mes turistëve, tregtarëve, gurgdhendësve, artizanëve e banorëve, por edhe siteve të UNESCO-s e qyteteve si Pogradeci ku mund të përjetosh një anë vërtet autentike të Shqipërisë”, shtoi Rama.

Në artikullin e shkruar nga Laura Sanders, ftohen turistët të zbulojnë pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë.

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Media britanike “The Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

/m.m/a.f/

The post Artikulli i “The Times”, Rama: Përcjell Shqipërinë 2025 për turizëm cilësor dhe me standarde appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Televizioni amerikan: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

TIRANË, 21 maj/ATSH/- Shqipëria rendit mes pesë destinacioneve europiane më mikpritëse për qytetarët amerikanë jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar.

Cepee Tabibian, eksperte për lëvizjet jashtë vendit në artikullin e saj publikuar në faqen zyrtare të televizionit amerikan CNBC e ka renditur Shqipërinë mes Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Holandës.

Sipas saj, kjo përzgjedhje bazohet në disa kritere duke nisur nga vizat e përshtatshme për të udhëtuar, koston e ulët të jetesës dhe një klimë sociale të hapur.

Ekspertja amerikane thekson se prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë për qytetarët amerikanë, faktorë që i bëjnë këto destinacione europiane ideale për një fillim të ri jashtë SHBA-së.

Nëse doni që rifillimi nga e para të duket më pak i mundimshëm, kërkoni vende që plotësojnë shumicën e këtyre kritereve, shton ajo, duke përmendur 5 vendet europiane mes të cilave edhe Shqipërinë.

“Shqipëria u lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me një hyrje të lehtë dhe kosto të ulët jetese, ajo është perfekte për punonjësit në distancë që kanë një buxhet të kufizuar. Shumë amerikanë jetojnë në Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Por Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti i saj përgjatë detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Europën. Shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë si një pikënisje duke qëndruar nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen në destinacionin e tyre të radhës”, thuhet në artikullin e publikuar në televizionin amerikan.

The post Televizioni amerikan: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Revista prestigjioze e udhëtimeve “Islands” i ka kushtuar një artikull qytetit të Gjirokastrës, duke e konsideruar një atraksion të jashtëzakonshëm turistik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se Gjirokastra nuk është vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme, i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant, siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands””, thotë Rama, duke iu referuar artikullit të revistës prestigjioze të udhëtimeve.

Media amerikane “Islands”: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën unike dhe kuzhinën e shijshme

/r.e/a.f/

The post Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artikulli në revistën “Islands”, Kumbaro: Gjirokastra, destinacion në fokus të udhëtimeve unike

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën prestigjioze të udhëtimeve “Islands”, që i ka bërë jehonë qytetit të Gjirokastrës, si një destinacion i jashtëzakonshëm për turizmin në Shqipëri.

Ministrja Kumbaro shprehet në një postim në rrjetet sociale, se Gjirokastra nuk është vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme, i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant, siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, thotë Kumbaro, duke iu referuar artikullit të revistës prestigjioze të udhëtimeve, “Islands”.

/a.f/

The post Artikulli në revistën “Islands”, Kumbaro: Gjirokastra, destinacion në fokus të udhëtimeve unike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media holandeze ‘AD’ për Ramën: Ky është artisti që sjell 40 krerë shtetesh në Tiranë

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Prestigjiozja holandeze, Algemeen Dagblad (AD) i ka kushtuar një shkrim rrugëtimit politik të Kryeministrit Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Pas një periudhe në opozitë, Rama u bë kryeministër në vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarët i dhanë atij një mandat të katërt mund të jetë pikërisht kjo: për shumë shqiptarë ai shihet si reformatori që, falë karizmës dhe të folurit të tij të shkathët, e ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare….Ai dhe mbi 40 kolegë të tjerë do të jenë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian –”, thuhet në artikull.

Shkrimi i plotë i medias holandeze, AD:

Në vitin 2022 solli në Tiranë finalen evropiane mes Feyenoord dhe AS Roma, javën e kaluar tri etapat e para të Giro d’Italia dhe këtë të premte krerët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane.

Kush është vallë ky Edi Rama?

Këtë javë fitoi edhe zgjedhjet – për herë të katërt radhazi. Në garë morën pjesë njëmbëdhjetë parti dhe procesin e ndoqën rreth 600 vëzhgues ndërkombëtarë. Fakti që Edi Rama (60 vjeç) do të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë nuk mund t’i atribuohen manipulimet zgjedhore – të paktën jo sipas këtyre vëzhguesve.

Po atëherë, cilat janë arsyet?

Ndoshta e shkuara e tij: Rama prej vitesh është një figurë e njohur kombëtare. Ka luajtur basketboll profesionist dhe ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Vetë Rama (2.01 metra i gjatë) pohon se nuk e zgjodhi sportin për pasion, por sepse donte të shihte muze. Në kohën e diktatorit Enver Hoxha, udhëtimet jashtë vendit ishin të ndaluara – përveçse si pjesë e një ekipi sportiv patriotik. Sepse, më shumë sesa sportist apo politikan, Edi Rama e ndien veten artist pamor. Një i vërtetë. Ka ndjekur Akademinë e Arteve, ku më pas u bë edhe pedagog.

Në vitin 2016, veprat e tij u ekspozuan dhe u shitën në galerinë prestigjioze Marian Goodman në Nju Jork. Edhe tapeti shumëngjyrësh në zyrën e tij në Tiranë është dizajnuar prej tij.

“Nëse arti nuk mund ta bëjë politikën më të mençur,” tha njëherë Rama, “atëherë ndoshta politika, me gjithë marrëzinë e saj, mund ta bëjë më të mirë artin.”  Po aq befasuese në ambientet zyrës së tij është edhe busti i presidentit amerikan Abraham Lincoln, i vendosur përballë një libri të hapur me postimet më të diskutueshme të Donald Trump në Twitter.

Si hyri një njeri i tillë në politikë?

Në vitet ’90, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi, Rama u zhvendos në Paris dhe jetonte duke shitur pikturat e tij. Por në vitin 1998 u kthye për ceremoninë mortore të të atit dhe aty iu ofrua posti i ministrit të Kulturës. “Nuk kemi para për kulturën,” i kishte thënë kryeministri i kohës, “por një ministër që vetë është artist, është një fillim i mirë.” “Për muaj të tërë nuk e kuptoja pse e pranova,” ka thënë më vonë Rama. “Por politika është si një drogë. Të bën të varur.”

Dy vjet më pas kandidoi për bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi për 11 vjet. Ndikimi i tij është i dukshëm: fasadat e ndërtesave të zymta të komunizmit u lyerën me ngjyra të ndezura e me motive të guximshme. U mbollën mijëra pemë. Pastaj erdhën edhe kullat e para dhe hotelet luksoze, pasi ai ia hapi qytetit dyert botës.

Pas një periudhe në opozitë, Rama u bë kryeministër në vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarët i dhanë atij një mandat të katërt mund të jetë pikërisht kjo: për shumë shqiptarë ai shihet si reformatori që, falë karizmës dhe të folurit të tij të shkathët, e ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare.

Turistët, bizneset dhe liderët ndërkombëtarë po vijnë me shumicë. Rama pretendon se është i vetmi që mund ta fusë edhe në BE. Marrëdhëniet me Italinë janë të shkëlqyera dhe plani i përbashkët për të strehuar në Shqipëri azilkërkuesit që duan të shkojnë në Itali është cilësuar si shembull i mirë nga BE. “Është humorist, i sjellshëm dhe personaliteti i tij është pa dyshim një nga arsyet pse Shqipëria ka imazh pozitiv tek liderët evropianë,” thotë një diplomat evropian.

Vetë Shqipëria nuk përballet me një problem emigracioni, por emigrimi. Shumë të rinj – sipas disa vlerësimeve deri në një në dy – po largohen për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Sepse, pavarësisht 300 ditëve me diell në vit dhe një kryeministri energjik, Shqipëria ende nuk është parajsë. Korrupsioni dhe trafiku i drogës mbeten probleme të thella. Rama ka zbatuar reforma të thella në drejtësi dhe disa zyrtarë të lartë kanë përfunduar në burg, por kritikët e tij thonë se shumë nga kullat e Tiranës janë ndërtuar me para të drogës.

Të premten, kryeministri holandez Dick Schoof do të ketë mundësinë të shohë gjithçka me sytë e tij. Ai dhe mbi 40 kolegë të tjerë do të jenë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian – një nismë e presidentit francez Macron që, pas pushtimit rus të Ukrainës, synon të përfshijë edhe vendet jashtë BE-së në diskutimet për të ardhmen e kontinentit. Rama do t’i presë ngrohtësisht. Edhe pse, as ai nuk mund t’i kontrollojë të gjitha – për të premten parashikohet shi dhe temperaturë 16 gradë.

Media holandeze AD

 

The post Media holandeze ‘AD’ për Ramën: Ky është artisti që sjell 40 krerë shtetesh në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, reagoi sot lidhur me një lajm të publikuar në media lidhur raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.

“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri.net, janë të rreme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE në Tiranë.

“Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë”, vijon deklarata.

Për më tepër, thekson Delegacioni i BE, “raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”.

“BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, nënvizon Delegacioni i BE.

/a.f/

The post BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan artikullin e portalit gjerman WEB.DE: Shqipëria, destinacioni evropian me rritjen më të shpejtë të turizmit për 2024-ën

24 February 2025 at 13:48

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e botuar nw WEB.DE.

Duke iu referuar artikullit, Rama vuri në dukje se Shqipëria ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet ta planifikojnë udhëtimin sa më parë, sugjeron media gjermane në prag edhe të nisjes së ITB Berlin ku Shqipëria është Vendi i Nderit”, shkruan Rama.

“Shqipëria zë vendin e parë në renditje: Vendi ka fituar popullaritet dukshëm më shumë se çdo kush tjetër vitet e fundit dhe së fundmi ka mirëpritur 80% më shumë turistë se në vitin 2019. Me këtë rritje, Shqipëria renditet gjithashtu e treta në renditjen globale: vetëm Katari (më shumë se 137%) dhe El Salvadori (më shumë se 81%) shënuan rritje edhe më të mëdha. Një nga më të njohurat është riviera shqiptare, e cila shtrihet përgjatë bregut të Jonit dhe bën përshtypje me plazhet, gjiret dhe ujin e pastër”, shkruan WEB.DE.

Në artikullin e WEB.DE  theksohet se “edhe qytetet dhe fshatrat shqiptare mirëpresin turistë. Pranë qytetit kryesor të Tiranës, ju mund të vizitoni qytetin historik të Gjirokastrës dhe qytetin e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, Beratin. Me fshatrat e saj tradicionalë, qytetet e gjallëruara dhe peizazhet mbresëlënëse, Shqipëria duket si një alternativë e bukur dhe ekonomike në krahasim me vendet e tjera të Mesdheut. Nëse doni të vizitoni vendin në mënyrë të qetë, ju këshillojmë të programoni sa më shpejt pushimet tuaja duke parë numrin në rritje të turistëve”.

 

1 nga 2

 

/k.s/j.p/

 

The post Rama ndan artikullin e portalit gjerman WEB.DE: Shqipëria, destinacioni evropian me rritjen më të shpejtë të turizmit për 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Indipendent” promovon Shqipërinë, Rama: 325 mijë vizitorë britanikë udhëtuan në 2024-ën

20 February 2025 at 13:10

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ E përditshmja britanike “Independent” ka promovuar Shqipërinë si destinacionin numër një për të udhëtuar në vitin 2025.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga e përditshmja “Indipendent”, e cila sugjeron Shqipërinë si vendin që ka një larmi të madhe peizazhesh natyrore.

“The Independent” promovon Shqipërinë si destinacionin numër një për të udhëtuar në vitin 2025 si një arratisje mes pafundësisë së peizazheve natyrore brenda një territori të vogël, ndërsa Tirana – kryeqyteti që të jep ndjesinë e kompensimit të kohës së humbur, merr jetë nga skena e saj kulturore bashkëkohore”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama bën të ditur se “325 mijë vizitorë nga Britania e Madhe udhëtuan drejt Shqipërisë gjatë vitit 2024, një prej tregjeve me rritjen më të qëndrueshme që pas vitit 2019”.

“Parku Kombëtar i Thethit, në veri të vendit është shtëpia e ecjeve të shkëlqyera dhe pamjeve befasuese si Syri i Kaltër, një burim karstik me ujëra të kaltra. Aty pranë, Bjeshkët e Nemuna formojnë Alpet Dinarike. Ky vend me majat e frikshme, të thepisura, që rrethojnë luginat e gjelbra akullnajore – me lule të egra në pranverë, sigurisht që ia vlen të vizitohet përpara se të zbulohet dhe të bëhet një nga destinacionet më të nxehta të ecjes në Evropë”, shkruan ndër të tjera Daniel Stables në të përditshmen britanike “Independent”.

Një vëmendje të veçantë në shkrimin e saj Stables i kushton edhe kryeqytetit, Tiranës, duke theksuar se “Tirana, ju jep ndjesinë e një vendi që kompenson kohën e humbur”.

“Arkitektura e larmishme e qytetit pasqyron shumëllojshmërinë e tij kulturore, lëvizjen e tij përmes diktaturave fashiste dhe komuniste dhe hapjen e tij ndaj botës më të gjerë që nga vitet 1990”, thuhet në artikullin e “Indipendent”.

/k.s/r.e/

The post “Indipendent” promovon Shqipërinë, Rama: 325 mijë vizitorë britanikë udhëtuan në 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër, pjesë e artikullit në “The Guardian”

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Maskat veneciane që prodhohen në Shqipëri janë bërë pjesë e artikullit të “The Guardian”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar në “The Guardian”, ku pasqyrohet prodhimi i maskave veneciane në Shkodër.

“Maskat veneciane që prodhohen në Shqipëri janë bërë pjesë e artikullit të ‘’The Guardian’’, ku përmendet Shkodra si qyteti që jo vetëm e ka mirëpritur traditën e Karnavaleve çdo 20-22 mars, por dhe është kthyer në furnizues kryesor prej vitit 1996, me më shumë se 20 000 maska në vit të punuara më dorë”, shkruan Rama.

Maskat veneciane prodhohen në një atelie në Shkodër, ku artistët pikturojnë dhe dekorojnë me dorë dhjetëra mijëra maska veneciane, që pjesëmarrësit e festivaleve duan t’i mbajnë gjatë gjithë sezonit të karnavaleve në mbarë botën.

Atelieja përbëhet edhe nga një sallë ekspozite, ku vizitorët mund të admirojnë modelet e luksit të dekoruara me flori apo argjend, të zbukuruara me pendë, kristale Swarovski, perla. Ekspozita konsiderohet një atraksion shtesë për turistët e huaj që vijnë të vizitojnë Shkodrën, “Venecian e Shqipërisë”, e famshme për liqenin dhe kalanë e saj.

 

/k.s/j.p/

 

The post Rama: Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër, pjesë e artikullit në “The Guardian” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në fokus të “The Times”, Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë

TIRANË, 23 janar/ATSH/ E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku thekson se vendi ynë është kthyer në destinacion të nivelit të lartë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në “The Times”.

“Shqipëria në fokus të prestigjiozes britanike “The Times”, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt, e ku me finalizimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota”.

“Viti 2024 u mbyll me 37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, tha Rama.

Shkrimi i botuar nga “The Times” u nda në rrjetet sociale edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Ne vetëm vitet e fundit kemi filluar të fokusohemi në turizmin e nivelit të lartë. Nëse do të kishit vizituar Shqipërinë pesë vjet më parë, nuk do të kishit gjetur asnjë markë ndërkombëtare, por sot është një peizazh shumë ndryshe”, ka thënë ministrja Kumbaro për “The Times”.

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare, si në zonat malore, edhe në ato bregdetare. Në vitin 2024 vendi ynë mikpriti 11,7 milionë vizitorë të huaj.

/k.s/a.f/r.e/

The post Shqipëria në fokus të “The Times”, Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌