❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

FRANCË – Macron: Liria e EvropĂ«s po pĂ«rballet me sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« nga LIIB

14 July 2025 at 11:50

PARIS, 14 korrik  /ATSH/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paraqitur planet pĂ«r njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen, duke paralajmĂ«ruar se liria e EvropĂ«s po pĂ«rballet me njĂ« “kĂ«rcĂ«nim mĂ« tĂ« madh” se kurrĂ« mĂ« parĂ« qĂ« nga fundi i LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, sipas BBC.

NĂ« njĂ« fjalim drejtuar forcave tĂ« armatosura nĂ« Paris, ai tha se “po jetojmĂ« nĂ« njĂ« moment vendimtar” pĂ«r shkak tĂ« gjendjes komplekse gjeopolitike.

Macron kërkoi që shpenzimet për mbrojtjen e Francës të rriten me 3,5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe më pas edhe me 3,0 miliardë euro të tjera në vitin 2027.

Duke iu referuar kĂ«rcĂ«nimit nga Rusia, ai dĂ«noi “politikat imperialiste” dhe “fuqitĂ« qĂ« aneksojnĂ« territore”.

Macron premtoi të dyfishojë buxhetin ushtarak të Francës deri në vitin 2027, tre vjet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Në vitin 2017, buxheti i mbrojtjes ishte 32 miliardë euro dhe sipas planeve do të arrijë në 64 miliardë euro për dy vjet.

Këto propozime duhet ende të miratohen nga qeveria franceze.

“QĂ« tĂ« jesh i lirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«, duhet tĂ« jesh i frikshĂ«m. QĂ« tĂ« jesh i frikshĂ«m, duhet tĂ« jesh i fuqishĂ«m”, tha ai nĂ« fjalim, i cili u mbajt nĂ« prag tĂ« DitĂ«s sĂ« BastijĂ«s.

Macron tha se bota po pĂ«rjeton rikthimin e fuqisĂ« bĂ«rthamore dhe “pĂ«rhapjen e konflikteve tĂ« mĂ«dha”.

Ai pĂ«rmendi gjithashtu bombardimin amerikan tĂ« Iranit, luftimet mes IndisĂ« dhe Pakistanit dhe atĂ« qĂ« e quajti “luhatjet e mbĂ«shtetjes amerikane pĂ«r UkrainĂ«n”.

Muajin e kaluar, vendet anëtare të NATO-s ranë dakord të angazhohen që të shpenzojnë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtje, nga objektivi i mëparshëm prej 2%./  /Ad.Ab./

The post FRANCË – Macron: Liria e EvropĂ«s po pĂ«rballet me sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« nga LIIB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

By: Ela
14 July 2025 at 09:30

Presidenti francez Emmanuel Macron ka prezantuar planet për një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se Europa po përballet me kërcënimin më të madh ndaj lirisë së saj që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim drejtuar forcave të armatosura në Paris, Macron theksoi se po jetojmë në një [
]

The post Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

By: V K
14 July 2025 at 07:40

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet t`i shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.

Por, askush nuk ikĂ«n me ritmin qĂ« po largohen shqiptarĂ«t. TĂ« dhĂ«nat e fundit tĂ« Eurostat, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, tregojnĂ« se popullsia e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« reduktuar me 18.2% nĂ« fund tĂ« vitit 2024, nĂ« krahasim me 2011, periudhĂ« qĂ« pĂ«rfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.

Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat.

Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%).

Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%.

Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës, ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.

I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë!

Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.

Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar.

Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3-vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9-vjeç.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./ Monitor

The post Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

By: M C
11 July 2025 at 21:41

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të katërtin vit me radhë rënien natyrore të popullsisë. Që nga viti 2012, në BE ka pasur më shumë vdekje sesa lindje, duke e bërë migrimin burimin e vetëm të rritjes demografike.

Vitin e kaluar, migrimi neto ishte 2.3 milion persona, duke balancuar një rënie natyrore prej 1.3 milion banorësh. Vdekjet arritën në 4.82 milion, ndërsa lindjet ishin vetëm 3.56 milion. Ndërkohë, Gjermania, Franca dhe Italia përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së Unionit.

Në vitin 2024, 19 shtete anëtare regjistruan rritje të popullsisë, ndërsa tetë pësuan rënie. Malta kishte rritjen më të lartë (19 për 1,000 banorë), ndërsa Letonia pësoi rënien më të madhe (-9.9).

Eurostat thekson se rikthimi i lëvizjes pas pandemisë ka ndikuar ndjeshëm në këtë rritje. Megjithë shqetësimet për migrimin, kalimet e paligjshme ranë me 38% dhe ishin më të ulëtat që nga viti 2021. Disa vende si Gjermania, Belgjika dhe Polonia vendosën kontrolle kufitare të përkohshme.

Rënia e normave të lindshmërisë dhe plakja e popullsisë përbëjnë sfida serioze për të ardhmen ekonomike dhe sociale të BE-së.

The post Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024 appeared first on Albeu.com.

Turizëm dhe kritika, cilët janë turistët më pak të pëlqyer në Europë?

10 July 2025 at 08:25

Me rritjen e turizmit masiv, sjellja e pushuesve po analizohet më shumë se kurrë.

Francezët ankohen, gjermanët janë të fiksuar pas rregullave, ndërsa japonezët janë të përmbajtur. Këto klishe mbi turistët mbeten të forta.

Por çfarë mendojnë realisht vendasit për vizitorët e huaj?

Daily Telegraph intervistoi banorĂ« dhe profesionistĂ« tĂ« turizmit nĂ« FrancĂ«, SpanjĂ«, Greqi dhe Itali pĂ«r tĂ« hartuar njĂ« “hartĂ«â€ tĂ« popullaritetit sipas kombĂ«sisĂ«.

FrancezĂ«t – ankues, por tĂ« dashur

TuristĂ«t francezĂ« perceptohen si ankues, njĂ« tipar qĂ« irriton, por njĂ«kohĂ«sisht konsiderohet me njĂ« lloj “sharmi”. NjĂ« hotelier grek tha: “FrancezĂ«t ankohen pĂ«r gjithçka, ne kretanĂ«t jemi tĂ« qetĂ«, ndaj na duket e çuditshme. Por i preferojmĂ« mĂ« shumĂ« se gjermanĂ«t, tĂ« paktĂ«n buzĂ«qeshin dhe pĂ«rshĂ«ndesin.”

Megjithatë, francezët admirohen për kulturën e tyre të gastronomisë dhe verës. Shumë i konsiderojnë të edukuar dhe të sjellshëm, edhe pse ndonjëherë arrogantë dhe tepër kërkues.

BritanikĂ«t – tĂ« sjellshĂ«m, por tĂ« zhurmshĂ«m

Në Francë, britanikët vlerësohen për edukatën dhe diskrecionin. Por në Spanjë, imazhi i tyre dëmtohet nga sjelljet e tepruara gjatë festimeve, sidomos beqaritë, me alkool dhe zhurma të natës. Në Itali, admirohen për pasionin ndaj artit dhe historisë, edhe pse incidente si vandalizimi i Koloseut nga një turist britanik dëmtojnë reputacionin e tyre.

KinezĂ«t – shpenzues, por pushtues

TuristĂ«t kinezĂ« janĂ« tĂ« lakmuar pĂ«r fuqinĂ« e tyre blerĂ«se – shpenzuan 196.5 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« 2023, mĂ« shumĂ« se çdo komb tjetĂ«r – por kritikohen pĂ«r sjellje tĂ« vrazhda dhe mungesĂ« respekti ndaj kulturĂ«s vendase. NĂ« Greqi, njĂ« banor i Santorinit tha: “Ata bllokojnĂ« rrugĂ«t dhe bĂ«jnĂ« selfie mbi çatitĂ« e shtĂ«pive tona.” NĂ« Itali, grupet e mĂ«dha dhe selfie-stick-et shkaktojnĂ« pĂ«rplasje kulturore, edhe pse shpenzimet e tyre janĂ« tĂ« mirĂ«pritura.

GjermanĂ«t – tĂ« respektueshĂ«m, por tĂ« kursyer

NĂ« FrancĂ«, gjermanĂ«t shihen si korrektĂ«, tĂ« sjellshĂ«m dhe puntualĂ«. “JanĂ« zakonisht mysafirĂ«t e mi tĂ« preferuar,” thotĂ« njĂ« pronar hoteli pranĂ« Mont-Saint-Michel. Por nĂ« SpanjĂ« dhe Greqi, ndonjĂ«herĂ« kritikohen pĂ«r mungesĂ« pĂ«rpjekjeje pĂ«r tĂ« folur gjuhĂ«n vendase dhe pĂ«r festime tĂ« tepruara. NĂ« Balearike, njĂ« hotelier tha: “Na duhen gjermanĂ«t, por nuk jemi gjithmonĂ« tĂ« lumtur kur vijnĂ«. Nuk flasin fare spanjisht dhe pinĂ« pothuajse sa britanikĂ«t.”

ItalianĂ«t – spontanĂ« dhe miqĂ«sorĂ«

ItalianĂ«t adhurohen pĂ«r gjestet e tyre ekspresive dhe pasionin pĂ«r artin, verĂ«n dhe historinĂ«. NĂ« Greqi, njĂ« floktar tha me humor: “ItalianĂ«t flasin gjithĂ« kohĂ«s me duar dhe pijnĂ« shumĂ« kafe – janĂ« si grekĂ«t, por me amfetamina.” NĂ« SpanjĂ«, perceptohen si “kushĂ«rinj kulturorĂ«â€ dhe rrallĂ«herĂ« kritikohen, edhe kur janĂ« pak tĂ« zhurmshĂ«m.

AmerikanĂ«t – tĂ« entuziazmuar dhe bujarĂ«

AmerikanĂ«t vlerĂ«sohen pĂ«r pozitivitetin dhe bujarinĂ« e bakshisheve. NjĂ« punonjĂ«se muzeu nĂ« Dordogne tha: “Edhe pas dy orĂ«sh turne, mbeten tĂ« entuziazmuar dhe duan detaje.”

Megjithatë, shpesh kritikohen për mungesë njohurish historike ose kërkesa tepër të larta në hotele luksoze.

Po zviceranët?

Edhe pse Daily Telegraph nuk analizoi turistët zviceranë, ata janë ndër më të pasurit: në 2024 shpenzuan 19 miliardë franga jashtë vendit (+7.8%). Janë të njohur për organizim, kujdes dhe diskrecion, edhe pse ndonjëherë perceptohen si të ftohtë. Në korrik 2023, një 17-vjeçare zvicerane u arrestua në Romë pasi gdhendi inicialet e saj në një mur të Koloseut, duke shkaktuar zemërim publik.

Kur perceptimet bëhen të njëanshme

Ekspertët theksojnë se këto perceptime varen edhe nga vendi. Në qytetet e mbingarkuara si Venecia, Barcelona apo Parisi, lodhja nga turizmi masiv i deformon gjykimet. Përkundrazi, në rajone më pak turistike, diferencat kulturore zbuten më shumë. Sidoqoftë, të gjithë bien dakord: ata që respektojnë kulturën vendase, mësojnë disa fjalë të gjuhës lokale dhe sillen me përgjegjësi mjedisore, janë të mirëpritur kudo.

Temperatura ekstreme/ Zgjatet vera nĂ« EuropĂ«, qytete si Tirana dhe Athina, pĂ«rjetojnĂ« ‘ferrin’ pĂ«r pesĂ« muaj

7 July 2025 at 15:21

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Europës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet europiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Europë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se tĂ« ashtuquajturat ‘stinĂ« tĂ« nxehtĂ«sisë’ nuk kufizohen mĂ« vetĂ«m nĂ« muajt e njohur tĂ« verĂ«s dhe tani kanĂ« kohĂ«zgjatje shumĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ«. Mesatarisht, ekipi, i udhĂ«hequr nga shkencĂ«tari i klimĂ«s Dr. Larry Kalkstein, thotĂ« se stinĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« zgjasin 214 ditĂ« nĂ« tĂ« gjitha qytetet qĂ« ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete. Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i ShqipĂ«risĂ«, renditet e dyta me njĂ« diferencĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« listĂ«n e “RezistencĂ«s ndaj KlimĂ«s pĂ«r tĂ« GjithĂ«â€ me 143 ditĂ« me nxehtĂ«si ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e KlimĂ«s sĂ« Kryqit tĂ« Kuq shqyrtoi periudhĂ«n midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimĂ«s tĂ« paktĂ«n dyfishoi numrin e ditĂ«ve tĂ« klasifikuara si “nxehtĂ«si ekstreme” nĂ« 195 nga 247 vendet dhe territoret qĂ« ata analizuan krahasuar me mesataren e mĂ«parshme.

Europa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet mĂ« tĂ« gjata tĂ« nxehtĂ«sisĂ« nĂ«nkuptojnĂ« njĂ« rrezik nĂ« rritje tĂ« sĂ«mundjeve qĂ« lidhen me nxehtĂ«sinĂ«, duke çuar nĂ« njĂ« barrĂ« mĂ« tĂ« madhe nĂ« sistemet e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe sfida pĂ«r popullatat vulnerabĂ«l. ËshtĂ« veçanĂ«risht problematike pĂ«r tĂ« moshuarit dhe ata me sĂ«mundje tĂ« mĂ«parshme.

“Kjo analizĂ« e bĂ«n tĂ« qartĂ«: nuk mund ta trajtojmĂ« mĂ« nxehtĂ«sinĂ« si njĂ« pjesĂ« normale tĂ« verĂ«s”, thotĂ« Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet qĂ« nuk janĂ« projektuar kurrĂ« pĂ«r ngrohje, tani pĂ«rballen me goditje dhe strese tĂ« reja nga nxehtĂ«sia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me stinĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« qĂ« shtrihen shumĂ« pĂ«rtej muajve tĂ« njohur tĂ« verĂ«s, qeveritĂ« dhe planifikuesit e qytetit pĂ«rballen me njĂ« sfidĂ« urgjente: si t’i mbroni njerĂ«zit nga valĂ«t e tĂ« nxehtit gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta dhe tĂ« zgjatura?

The post Temperatura ekstreme/ Zgjatet vera nĂ« EuropĂ«, qytete si Tirana dhe Athina, pĂ«rjetojnĂ« ‘ferrin’ pĂ«r pesĂ« muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Vera në Europë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

By: user 8
6 July 2025 at 13:28

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Evropës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë.

Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet evropiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Evropë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se tĂ« ashtuquajturat ‘stinĂ« tĂ« nxehtĂ«sisë’ nuk kufizohen mĂ« vetĂ«m nĂ« muajt e njohur tĂ« verĂ«s dhe tani kanĂ« kohĂ«zgjatje shumĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ«. Mesatarisht, ekipi, i udhĂ«hequr nga shkencĂ«tari i klimĂ«s Dr. Larry Kalkstein, thotĂ« se stinĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« zgjasin 214 ditĂ« nĂ« tĂ« gjitha qytetet qĂ« ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete.

Në cilat qytete në Evropë zgjat më gjatë sezoni i nxehtësisë?

Në Evropë, stinët e nxehtësisë tani shtrihen shumë përtej asaj që dikur konsiderohej verë.

Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i ShqipĂ«risĂ«, renditet e dyta me njĂ« diferencĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« listĂ«n e “RezistencĂ«s ndaj KlimĂ«s pĂ«r tĂ« GjithĂ«â€ me 143 ditĂ« me nxehtĂ«si ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e KlimĂ«s sĂ« Kryqit tĂ« Kuq shqyrtoi periudhĂ«n midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimĂ«s tĂ« paktĂ«n dyfishoi numrin e ditĂ«ve tĂ« klasifikuara si “nxehtĂ«si ekstreme” nĂ« 195 nga 247 vendet dhe territoret qĂ« ata analizuan krahasuar me mesataren e mĂ«parshme.

Evropa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet mĂ« tĂ« gjata tĂ« nxehtĂ«sisĂ« nĂ«nkuptojnĂ« njĂ« rrezik nĂ« rritje tĂ« sĂ«mundjeve qĂ« lidhen me nxehtĂ«sinĂ«, duke çuar nĂ« njĂ« barrĂ« mĂ« tĂ« madhe nĂ« sistemet e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe sfida pĂ«r popullatat vulnerabĂ«l. ËshtĂ« veçanĂ«risht problematike pĂ«r tĂ« moshuarit dhe ata me sĂ«mundje tĂ« mĂ«parshme.

“Kjo analizĂ« e bĂ«n tĂ« qartĂ«: nuk mund ta trajtojmĂ« mĂ« nxehtĂ«sinĂ« si njĂ« pjesĂ« normale tĂ« verĂ«s”, thotĂ« Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

“‘Sezoni i verĂ«s’ qĂ« shumĂ« prej nesh dikur e dinim ka ikur.”

Pse qytetet janë kaq të nxehta?

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

«Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për ngrohje, tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia», shpjegon Baughman McLeod.

Me stinĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« qĂ« shtrihen shumĂ« pĂ«rtej muajve tĂ« njohur tĂ« verĂ«s, qeveritĂ« dhe planifikuesit e qytetit pĂ«rballen me njĂ« sfidĂ« urgjente: si t’i mbroni njerĂ«zit nga valĂ«t e tĂ« nxehtit gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta dhe tĂ« zgjatura?

The post Vera në Europë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme appeared first on Lapsi.al.

Klubit shqiptar i ndodh e papritura para Europës, mbetet pa trajner

By: armand
5 July 2025 at 15:23

Deçiq ka njoftuar largimin e Nenad Brnoviç. Klubi shqiptar i Malit tĂ« Zi ka mbetur kĂ«shtu pa trajner, para ndeshjeve nĂ« EuropĂ«. Shkak pĂ«r largimin e Brnoviç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dĂ«shira e kĂ«tij tĂ« fundit pĂ«r tĂ« punuar jashtĂ« Malit tĂ« Zi. 45-vjeçari ishte emĂ«ruar nĂ« marsin e kĂ«tij viti duke fituar KupĂ«n me Deçiqin. TashmĂ« [
]

The post Klubit shqiptar i ndodh e papritura para Europës, mbetet pa trajner appeared first on BoldNews.al.

Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja

By: V K
4 July 2025 at 15:21

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshillari ekonomik i Partisë Demokratike Dorian Teliti, deklaroi se aktualisht shqiptarët po përballen me probleme të shumta.

Ai shtoi se raporti i Numbeo-s, e ka vlerësuar Shqipërinë e fundit në Europë për cilësinë e jetesës dhe se çmimet janë jashtë kontrollit.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Teliti theksoi se zgjidhja e vetme është qeveria teknike.

Deklarata e Dorian Teliti:

Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditĂ« mĂ« parĂ«, njĂ« tjetĂ«r raport serioz vlerĂ«soi cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s nĂ« EvropĂ« dhe ShqipĂ«ri. ËshtĂ« pikĂ«risht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« vendin e 37 nga 37 vende tĂ« EvropĂ«s, e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« fundin e listĂ«s pĂ«rsa i pĂ«rket jetesĂ«s dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« saj.

Sipas raportit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me vetĂ«m 46.3 pikĂ« nĂ« treguesin e fuqisĂ« blerĂ«se, mĂ« e ultĂ« nĂ« kontinent, madje edhe mĂ« keq se Ukraina nĂ« gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnĂ« tĂ« paktĂ«n 40% tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« tyre pĂ«r t’u ushqyer, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mesatarja evropiane Ă«shtĂ« tĂ« paktĂ«n tre herĂ« mĂ« e ulĂ«t.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë.

Çmimet kanĂ« dalĂ« tashmĂ« jashtĂ« kontrollit, mĂ« tĂ« larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ju faleminderit!

The post Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja appeared first on Albeu.com.

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit qĂ« ekziston!”

By: Elva
4 July 2025 at 14:18

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak [
]

The post Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit qĂ« ekziston!” appeared first on BoldNews.al.

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rjashtoi 60 deputetĂ« nĂ« njĂ« ditĂ«

By: Ardit
3 July 2025 at 22:43

Analisti Afrim Krasniqi është shprehur se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë në historinë parlamentare të Europës, pasi përjashtoi 60 deputetë në një seancë të vetme plenare. Krasniqi ku tha se është tejet absurde që të përjashtohen nga seanca plenare 60 deputetë të opozitës njëkohësisht. Krasniqi tha gjithashtu se do të ishte më produktive edhe për [
]

The post “Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rjashtoi 60 deputetĂ« nĂ« njĂ« ditĂ« appeared first on BoldNews.al.

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

By: Elva
3 July 2025 at 08:18

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara. Ky renditje [
]

The post Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë appeared first on BoldNews.al.

Indeksi: Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

By: user 11
3 July 2025 at 07:39

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Kjo renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Indeksi i Numbeo përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës e nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar. Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë. Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë. Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës. Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore. Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina. Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda. Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase./ Monitor

The post Indeksi: Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

By: V K
3 July 2025 at 07:51

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025.

Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Indeksi i Numbeo, përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës dhe nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale, për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar.

Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë.

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.

Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore, mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës.

Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo, dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore.

Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina.

Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda.

Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase./ Monitor

The post Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse appeared first on Albeu.com.

Spanjë, humbin jetën dy zjarrfikës/ Moti i nxehtë, viktima edhe në Francë

By: Rovena
2 July 2025 at 21:31

Vala e të nxehtit dhe zjarret që kanë përfshirë Europën vijojnë të lënë pas viktima, teksa kontinenti i vjetër përballet çdo ditë me temperatura rekord.

Dy persona u gjetën të vdekur nga zjarrfikësit që po luftonin me flakët në rajonin e Katalonjës në Spanjë. Dy viktimat ishin të moshave 32 dhe 45 vjeç.

Rajoni i Katalonjës po përballet me zjarre të mëdha, teksa temperaturat në pjesën më të madhe të vendit nuk kanë zbritur nën 40 gradë.

Dy viktima të tjera nga vala e të nxehtit u regjistruan në Francë. Ministrja franceze e tranzicionit ekologjik tha se më shumë se 300 persona u përballen me probleme të shëndetit për shkak të nxehtësisë.

Franca u përball me qershorin e dytë më të nxehtë që kur temperaturat filluan të regjistroheshin për herë të parë në vitin 1900.

Qershori i vitit 2025 është atij të të vitit 2023, kur vendi përjetoi gjithashtu një valë të madhe të nxehti.

Disa rajone të Francës janë në alarm të kuq për nxehtësinë, teksa në disa pjesë lindore të vendit ka alarm për stuhi.

Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se këto ndryshime do të jenë edhe më intensive, teksa planeti Tokë vazhdon të regjistrojë temperatura rekord./abcnews.al

 

I nxehti ekstrem në Evropë, Zvicra e Franca mbyllin centralet bërthamore

By: M C
2 July 2025 at 21:19

I nxehti pĂ«rvĂ«lues qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« EvropĂ«n ka bĂ«rĂ« qĂ« njĂ« numĂ«r centralesh bĂ«rthamore nĂ« ZvicĂ«r dhe FrancĂ« tĂ« zvogĂ«lojnĂ« aktivitetin e tyre ose tĂ« mbyllen plotĂ«sisht. Uji i pompuar nga centralet bĂ«rthamore Ă«shtĂ« tashmĂ« shumĂ« i nxehtĂ«, duke ndikuar nĂ« aftĂ«sinĂ« e centraleve bĂ«rthamore pĂ«r ta pĂ«rdorur atĂ« pĂ«r t’u ftohur.

Zentralet bërthamore rrezikojnë të paraqesin një kërcënim të rrezikshëm për biodiversitetin lokal, duke lëshuar ujë shumë të nxehtë në lumenj e dete.

Në dritën e të nxehtit, Axpo, e cila operon centralin bërthamor Beznau në Zvicër, tha se kishte mbyllur një nga reaktorët e saj të martën, duke shtuar se një reaktor i dytë po funksiononte me kapacitet të kufizuar.

“PĂ«r shkak tĂ« temperaturave tĂ« larta tĂ« ujit tĂ« lumit, Axpo ka ulur gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« prodhimin e dy njĂ«sive tĂ« reaktorit nĂ« termocentralin bĂ«rthamor Beznau pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra dhe e uli atĂ« nĂ« 50 pĂ«r qind tĂ« dielĂ«n”, tha operatori.

Zvicra ka vendosur të heqë dorë gradualisht nga energjia bërthamore deri në vitin 2033, termocentralet ekzistuese janë në gjendje të vazhdojnë të funksionojnë për sa kohë që janë të sigurta.

Ndërkohë, kompania franceze e energjisë elektrike EDF mbylli termocentralin bërthamor Golfech, i vendosur në departamentin jugor të Tarn-et-Garonne, mes paralajmërimeve për nxehtësi ekstreme në rajon dhe shqetësimeve se lumi lokal mund të nxehet deri në 28 gradë, edhe pa hyrjen e ujit të ngrohtë ftohës.

The post I nxehti ekstrem në Evropë, Zvicra e Franca mbyllin centralet bërthamore appeared first on Albeu.com.

Spanja dhe Anglia regjistrojnë qershorin më të nxehtë, ndërsa vala e të nxehtit përfshin Evropën

By: Re Nato
2 July 2025 at 08:06

Spanja dhe Anglia kanë regjistruar qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa temperaturat përvëluese vazhdojnë të përfshijnë Evropën.

ShĂ«rbimi meteorologjik i SpanjĂ«s, Aemet, tha se qershori “jashtĂ«zakonisht i nxehtĂ«â€ – me njĂ« temperaturĂ« mesatare prej 23.6 gradĂ« Celsius (74.5 gradĂ« Fahrenheit) – “ka shĂ«nuar rekorde”, duke tejkaluar mesataren normale pĂ«r korrikun dhe gushtin, shkruan BBC.

Në Angli, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e qershorit prej 16.9 gradë Celsius vendosi një rekord të ri për atë muaj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në tërësi pa qershorin e dytë më të ngrohtë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1884.

Portugalia kontinentale përjetoi një temperaturë rekord ditore për qershorin prej 46.6 gradë Celsius. Të dhënat mesatare mujore ende nuk janë publikuar./abcnews.al

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

By: Ardit
1 July 2025 at 22:49

DhjetĂ«ra qytete nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n JugorejanĂ« pĂ«rfshirĂ« nga valĂ«t e tĂ« nxehtit. Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r rreziqet nga temperatura ekstreme qĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« edhe gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim dhe kanĂ« shtuar gatishmĂ«rinĂ«. NĂ« disa qytete nĂ« SpanjĂ« termometri i ka kaluar 40°C. NdĂ«rkohĂ« Portugalia, Franca dhe Italia kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri shĂ«rbimet mjekĂ«sore [
]

The post Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta? appeared first on BoldNews.al.

I nxehti nĂ« EuropĂ«/ ËshtĂ« vetĂ«m vala e parĂ«, temperaturat deri nĂ« 10 °C mbi mesataren

30 June 2025 at 19:36

Europa po pĂ«rballet me valĂ«n e parĂ« tĂ« tĂ« nxehtit ekstrem pĂ«r kĂ«tĂ« vit dhe sipas meteorologĂ«ve, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« nga valĂ«t mĂ« tĂ« hershme dhe mĂ« tĂ« forta tĂ« dy dekadave tĂ« fundit. Sot, nĂ« qytetin El Granado nĂ« provincĂ«n Huelva tĂ« SpanjĂ«s u shĂ«nua njĂ« rekord i ri: 46°C, temperatura mĂ« e [
]

The post I nxehti nĂ« EuropĂ«/ ËshtĂ« vetĂ«m vala e parĂ«, temperaturat deri nĂ« 10 °C mbi mesataren appeared first on BoldNews.al.

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

By: user 8
29 June 2025 at 10:11

Valët e të nxehtit që po përfshijnë pjesën më të madhe të Evropës kanë shtyrë temperaturat mbi 40°C në disa vende, duke ngritur alarmin për pasoja shëndetësore dhe rrezik zjarresh.

Autoritetet në të gjithë kontinentin kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa kushtet e thata, erërat e forta dhe temperatura rekord rrezikojnë të ndezin vatra zjarresh, veçanërisht në rajonet mesdhetare.

NĂ« Itali, 17 qytete — pĂ«rfshirĂ« RomĂ«n, Milanon dhe Napolin — janĂ« vendosur nĂ«n alarmin mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ« nxehtin, sipas MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«. Rajonet Lazio, Toskana, Kalabria, Puglia dhe Umbria po shqyrtojnĂ« ndalimin e aktiviteteve tĂ« punĂ«s gjatĂ« orĂ«ve mĂ« tĂ« nxehta tĂ« ditĂ«s pĂ«r tĂ« mbrojtur punonjĂ«sit.

NĂ« SpanjĂ«, agjencia meteorologjike AEMET paralajmĂ«roi se muaji qershor mund tĂ« jetĂ« mĂ« i nxehti i regjistruar ndonjĂ«herĂ«. Temperaturat nĂ« Sevilje dhe qytete tĂ« tjera jugore kanĂ« arritur nĂ« 42°C. NdĂ«rkohĂ«, autoritetet kanĂ« kĂ«shilluar qytetarĂ«t tĂ« shmangin lodhjen fizike nĂ« kulmin e nxehtĂ«sisĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« hidratuar — me theks tĂ« veçantĂ« pĂ«r grupet e rrezikuara si tĂ« moshuarit dhe fĂ«mijĂ«t.

Temperatura të larta janë shënuar edhe në Greqi dhe Portugali, ku vendasit dhe turistët kërkojnë strehë nga moti ekstrem.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po e bëjnë më të shpeshta dhe më intensive valët e të nxehtit në Evropën Jugore, duke krijuar kushte gjithnjë e më të rrezikshme për jetën dhe mjedisin.

The post Vala e të nxehtit pushton Evropën/ temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret appeared first on Lapsi.al.

❌
❌