Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

By: Elva
3 July 2025 at 08:18

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara. Ky renditje […]

The post Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë appeared first on BoldNews.al.

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

By: Ardit
22 June 2025 at 08:08

Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon. Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët. Sipas të dhënave më të fundit […]

The post Rritja që nuk po sjell mirëqenie appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 June 2025 at 21:53

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë është barazuar në vitin 2024.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Ky vlerësim del në raportin e fundit të Eurostat, ku indeksi i Çmimeve të Ushqimeve për vendin tonë e kaluar nivelin 100% për herë të parë pas 20 viteve.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 70% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a, pati një rritje të shpejtë, dhe në vitin 2024 çmimet u barazuan.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, të cilat shiten sa 131% e mesatares së BE-së, nga 120%, vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera dhe pijet janë rreth 20% më shtrenjtë se në BE, ndërkohë, më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, ndërsa më lirë janë në Turqia Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

By: V K
19 June 2025 at 08:09

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro”, – tregon ai.

Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë”, – shton Alesandro.

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem.

Blemë (me peshë) 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë jeshile, një qese me patate të vogla dhe një spec jeshil… 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nëse çmimi ishte i saktë, dhe shitësja nisi të shtypte numrat në kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund të ishte e vërtetë, apo jo!? Sot u futëm edhe në një supermarket tjetër për disa gjëra të vogla – asgjë e madhe, asnjë produkt britanik që normalisht kushton më shumë – dhe pagova me kartë…

Mbi 14 paund!?. Zonja që na pret këtu na tha se në fakt është më lirë të hash në restorante sesa të përpiqesh të gatuash vetë në apartamentin me vetëshërbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së.

Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janë më të shtrenjtat në rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2).

Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./ Monitor

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë appeared first on Albeu.com.

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

By: gaze tare
17 June 2025 at 19:44

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025.

Sipas këtij raporti, në mars të këtij viti pati 57 mijë e 925 azilkërkues (aplikantë për herë të parë), të cilët aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Duke e krahasuar këto vlera me marsin e vitit 2024, numri i azilkërkuesve ka shënuar një rënie prej 23%. Por, krahasuar me shkurtin e vitt 2025, ka një rënie prej vetëm 2%.

Numri më i lartë i azilkërkuesve nga Venezuela

Venezuela shënohet të ketë numrin më të madh të njerëzve të cilët kërkuan azil në mars të këtij viti. Rreth 8 mijë e 600 aplikantë për herë të parë u regjistruan nga Venezuela.

Në radhë të dytë vijnë afganët, 5 mijë e 650 të tillë dhe në vend të tretë bangladeshasit me 3 mijë e 145 azilkërkues.

Vendet që morën numrin më të lartë të kërkesave për azil

Sipas Eurostat, kanë qenë Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania ato të cilat morën numrin më të lartë të kërkesave për azil.

E para qëndron Spanja, me 13 mijë e 335 azilkërkues. Së dyti, vjen Franca me 10 mijë e 690 kërkesa për azil dhe së treti, Gjermania me 8 mijë e 975 azilkërkues.

Këto tre shtete, përbënin 78% e të gjitha kërkesave për azil për muajin mars 2025.

Shqetësues numri i lartë i azilkërkuesve të mitur, të pashoqëruar

Nga ky raport, shihet se është në trend rritës numri i azilkërkuesve të moshës së mitur, të cilët nuk janë të shoqëruar nga ndonjë i rritur.

Në muajin mars 2025, u shënuan plot 1 mijë e 595 të mitur azilkërkues, të pashoqëruar.

Pjesa më e madhe e këtyre të miturve ishin me prejardhje nga Siria, 250 të tillë. Më pas vinin nga Afganistani (240 të mitur), e së treti nga Venezuela (150 të mitur).

Vendi i BE-së që mori numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (485 të mitur), e ndjekur nga Spanja (330 të mitur) dhe Greqia (160 të mitur).

Në ulje statusi i mbrojtjes për azilkërkuesit

Teksa këta persona janë në kërkim të një vendi më të mirë, me standarte jetese më të larta, vendimet e qeverive të huaja nuk janë gjithnjë pozitive.

Sipas Eurostat, për tremujorin e parë të vitit 2025, vendet e Bashkimit Evropian u dhanë statusin e mbrojtjes vetëm 66 mijë e 315 azilkërkuesve. Ky numër, shënon rënien prej 33%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, kur u shënuan 99 mijë e 390 statuse të tilla.

Nga 66 mijë e 315 azilkërkues që kanë përfituar statusin e mbrojtjes në shkallën e parë, 49% e tyre kanë marrë statusin “refugjat”, 26% atë “humanitar” dhe 25% kanë marrë statusin “mbrojtje plotësuese”.

Numri më i lartë i dhënies së statusit të mbrotjes shënohet nga Gjermania e cila e dha këtë status për 15 mijë e 590 persona. Në vend të dytë vjen Franca, që ka dhënë statusin e mbrojtjes për 12 mijë e 625 persona, ndërsa e treta është Spanja. Kjo e fundit ka dhënë statusin e mbrojtjes për 11 mijë e 565 azilkërkues.

Azilkërkuesit që morën këto statuse ishin kryesisht afganë (18 mijë e 500 azilkërkues). Numër të lartë azilkërkuesish që morën statusin e mbrojtjes u shënuan dhe nga Venezuela (8 mijë e 675 të tillë), si dhe nga Ukraina (4 mijë e 285 azilkërkues).

Këto shifra bëhen fjalë për tremujorin e parë të vitit 2025./TvKlan

The post Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025 appeared first on iconstyle.al.

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25 May 2025 at 17:19

Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4  të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Numri i lartë i të burgosurve rrjedhimisht ka çuar në institucione të vuajtjes së dënimit të tejmbushura, në raport me shumicën e Europës.

“Herë pas here këto limite arrihen dhe kalojnë në mbingopje dhe kanë shërbyer për shfryrje amnistitë e bëra. Numri i personave që janë në vuajtje të dënimit është i lartë, por shpesh edhe më i lartë është numri i i atyre në paraburgim”, tha eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.

“Përshpejtimi i këtyre procedurave është një zgjidhje, por edhe masa të tjera sigurie alternative për vepra që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, tha Softa.

Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh

The post Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë

22 May 2025 at 17:04

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat dhe të përditësuara me popullsinë e Censit të vitit 2023, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në vend ishin të regjistruara rreth 742 mijë automjete aktive, që përkthehet në 306 makina për çdo 1000 banorë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 176 automjete për 1000 banorë, dhe Maqedoninë e Veriut, me 264.

Por situata ndryshon në Tiranë. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend. Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat i afrohen mesatares së Bashkimit Europian, që është rreth 550 makina për 1000 banorë. Megjithatë, kjo shifër nuk e reflekton realitetin e gjithë vendit, pasi zonat e tjera mbeten shumë më poshtë kësaj mesatareje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka pak makina për banor, por trafiku urban, veçanërisht në Tiranë, është gjithnjë e më problematik. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin urban, cilësinë e transportit publik dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Vendi me numrin më të lartë, të mjeteve, është Italia, ku sipas Eurostat, janë 694 makina për 1000 banorë. Ndërkohë, vendet si Holanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë për përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike, duke reflektuar një tjetër tendencë drejt teknologjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet lindore dhe qendrore të Europës kanë parë një rritje të shpejtë në motorizim gjatë dy dekadave të fundit. Rumania, për shembull, ka pasur rritjen më të lartë mesatare vjetore të makinave për banor, me +5.4% në vit, e ndjekur nga Polonia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, por jo mirëqenia

19 May 2025 at 16:21

Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Europë. Rreth 42 për qind e popullsisë, ose afro 1 milion qytetarë, përballen me një formë të rëndë përjashtimi social.

Në këtë renditje, pas Shqipërisë vijnë Rumania, Turqia dhe Bullgaria, ndërsa vende si Çekia, Sllovenia dhe Holanda raportojnë përqindjet më të ulëta të varfërisë me më pak se një të katërtën e popullsisë në vështirësi ekonomike.

Raporti mat varfërinë në bazë të disa treguesve kyç, si:  vonesat në pagesat e qirasë apo kredive, pamundësia për të përballuar një shpenzim të papritur prej rreth 30 mijë lekësh,  pamundësia për të kryer pushime vjetore, për të blerë ushqim bazik si mish një herë në ditë, për të ngrohur banesën gjatë dimrit, apo për të zëvendësuar mobiljet e vjetra.

Këta tregues rezultojnë ndjeshëm më të lartë për Shqipërinë edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi përqindja e qytetarëve që përballen me kushte të vështira ekonomike qëndron nën 30 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, por jo mirëqenia appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

By: user 11
19 May 2025 at 08:22

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024. Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme; Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./ Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Lapsi.al.

Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

By: V K
19 May 2025 at 08:34

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik, për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë, vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda, kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

 

 

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Albeu.com.

EUROSTAT: Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë

By: V K
2 May 2025 at 07:42

Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64-vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat.

Ky numër u referohet orëve, që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore, në javën e referencës.

Orari mesatar i punës në javë, ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Ato me javën më të gjatë të punës, ishin Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).

Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Shqiptarët, punojnë me orët më të gjata në Europë

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Europë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane.

Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8) e ndërtim (45.6) dhe më të ulëtat në administratë (40).

Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë.

Ballkani përgjithësisht punon më gjatë. Në mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e veriut gati 40 orë.

Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, teksa si paga minimale ashtu dhe ajo mesatare janë më të ulëtat në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).

Personat e punësuar sipas orëve mesatare të punës aktuale

Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve, punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore.

Diapazoni 40-44.5 i orëve aktuale të punës përfaqëson pjesën më të madhe në shumicën e vendeve – me përjashtim të Irlandës, Finlandës, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës, ku pjesa më e madhe e të punësuarve, ishte në intervalin 35-39.5 orë mesatare të punës në javë.

I njëjti interval orësh (40 deri në 44.5), tregon gjithashtu dallimet më të mëdha midis vendeve.

Përqindjet më të mëdha, u regjistruan në Bullgari (82,2%), Rumani (80,2%) dhe Letoni (77,7%). Përqindjet më të ulëta, u gjetën në Belgjikë (16,1%), Francë (13,3%) dhe Danimarkë (10,6%)./ Monitor

The post EUROSTAT: Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë appeared first on Albeu.com.

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

16 April 2025 at 14:46

Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë më të lartë të inflacionit në muajt shkurt-mars 2025 në raport me matjet kombëtare të INSTAT. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.5 për qind në mars, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 2.1% […]

The post Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve appeared first on BoldNews.al.

EUROSTAT: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë

By: Ela
13 April 2025 at 10:50

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga […]

The post EUROSTAT: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

By: V K
12 April 2025 at 08:08

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri, nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.

Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. Ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

Europa
Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.

Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):

Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.

Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Pagat e tyre minimale kombëtare, varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.

Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore

5 April 2025 at 22:53

Të dhënat e EUROSTAT për trafikimin e qenieve njerëzore e rendisin Shqipërinë në krye të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për numrin më të lartë të personave të përfshirë në këtë formë shfrytëzimi.

Për vitin 2023, sipas Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, 51 persona nga Shqipëria janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Pas Shqipërisë, renditet Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në Bashkimin Europian Italia dhe Franca janë dy shtetet me numrin më të lartë të personave të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Në vitin 2023 në BE u regjistruan 10793 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Gati dy të tretat e tyre ishin gra ose vajza.

Në mesin e tyre 1 viktimë rezulton me origjinë shqiptare.

Format e shfrytëzimit më të përhapura ne kontinentin europian janë ato për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Më pak ka viktima të trafikuara për qëllime të tjera, si heqja e organeve, trafikimi i të tjerëve etj./Tv Klan

The post Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi

3 April 2025 at 17:13

Të rinjtë shqiptarë, largohen nga trungu familjar, vetëm kur u duhet të emigrojnë ose të shkojnë për të studiuar jashtë qytetit të tyre të lindjes.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se 60% e të rinjve në Ballkan jetojnë me prindërit e tyre. Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të zi, me 65.6% e të rinjve që jetojnë me familjarët e tyre në një banesë.

Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2021. Mali i Zi kryeson me 68.8% me të dhënat për vitin 2022.

 “Gjithmonë e më pak të rinjtë kanë mundësinë të kenë një banesë të tyren, pasi çmimet e banesave janë të larta dhe politikat mbështetëse për të rinjtë janë të pakta. Edhe faktori kulturor ka një element përcaktues, për familjen shqiptare, sa më pranë të jetojë fëmija me familjen, aq më i sigurt ndihet dhe aq më shumë familja luan kohezionin e saj”,-tha sociologia Entela Binjaku.

Shpeshherë prindërit bëjnë krahasime me fëmijët, kur vetë ata kanë qenë në moshën e tyre. Edhe pse ka shumë ndryshme, si në aspektin shoqëror dhe atë social, përsëri, ky zhvillim, po ndikon tek të rinjtë e ditëve të sotme.

“18-19-vjeçarët e para 40 viteve, ishin më të aftë për të punuar, për të sakrifikuar, më të varfër, por me një nivel të lartë angazhimi ndaj familjes dhe vetëpërmirësimit, edukatës dhe normave familjare. Merrnin më shumë vështirësi mbi supe, të natyrës familjare, martoheshin dhe përballeshin me shumë vështirësi, ndërsa sot të rinjtë janë më egoistë dhe sakrificat janë më të pakta”,-tha Binjaku.

Megjithatë faji nuk u mbetet vetëm të rinjve dhe familjeve, por dhe politikave sociale që duhet tu vijnë në ndihmë këtyre të rinjve. Duke mos pasur këto lehtësira sidomos në aspektin financiar, ekspertët thonë se do të vijojmë të jemi në këto nivele.

“Kostot e jetesës janë të larta, pagat janë të ulëta. Të rinjtë, 18-19 vjeç, kërkojnë më shumë komoditet dhe rehatinë e vet, dhe janë më pak të gatshëm të bëjnë sakrifica për lirinë e tyre”,-shtoi ajo.

Raporti nxjerr në pah të dhëna nga viti 2021 e deri në 2024 për disa shtete. Ajo që bie në sy është se në Evropën Perëndimore, përqindja e të rinjve që qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre është relativisht e ulët, duke filluar nga 11% në Holandë në 40% në Irlandë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek qytetarët e moshës 25-34 vjeç, bashkëjetesa me prindërit është rreth 19.2%.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

By: V K
1 April 2025 at 08:37

Vitet e fundit, ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria.

Edhe në vitin 2022 emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun).

Më pas, tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022, kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë.

Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34-vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50-vjeç.

 

 

Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023. Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune.

Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34-vjeç, me dominim të 25-30-vjeç.

E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, ç`ka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e

Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7)./MONITOR

The post Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE appeared first on Albeu.com.

“Net qëndrimet, Shqipëria rritjen më të madhe në Europë”/ Eurostat: Vitin e kaluar u regjistruan 7. 4 milionë net qëndrime

By: xhir jeta
5 March 2025 at 14:05

Shqipëria ka regjistruar një boom turistik gjatë vitit 2024 jo vetëm në shifrën e turistëve të huaj që ka pritur  por edhe përsa u përket netëqëndrimeve.

Eurostat ka publikuar të dhënat të cilat konfirmojnë se Shqipëria është vendi që ka pasur  rritjen më të fortë të netëqëndrimeve të turistëve gjatë 2024 nëse e krahasojmë me vendet e tjera europiane.në total vizitorët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë 7.4 milinë netëqëndrime.

Nëse vërejmë shifrat krahasuar me vitin 2023 vendi ynë ka rritjen më të fortë me rreth 24%.Shqipëria rezulton me një rritje më të shpejtë  edhe nëse e krahasojme me vende të cilat janë të njohura për turizmin si Spanja ,Greqia apo Italia. Ndërsa janë lënë pas pothuajse të gjitha vendet e rajonit si Mali i Zi ,Kroacia, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Shqipëria  priti 11.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit të kaluar  me një rritje prej 15.2% më shumë nëse e krahasojmë me vitin 2024.

Ndërsa ekonomia vlerësohet se ka përfituar rreth 4.5 miliardë euro në total. Gjatë vitit të kaluar  është shënuar një konsolidim I të huajve që kanë vizituar Shqipërinë nga vende si Gjermania, Franca  apo Spanja./abcnews.al

Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, ja çfarë do të thotë

By: V K
25 February 2025 at 07:42

Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar, ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Sipas të dhënave nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (EUROSTAT), në muajin Janar 2025 është 2,4%, ndërsa sipas matjeve të brendshme (INSTAT) inflacioni i janarit ishte 1.9%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Shërbimi arsimor” me 1,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,2% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,1%. Në muajin Janar 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Transporti” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,4%, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” 0,1%.

Nga vendet europiane çmimet më të larta ishin në Hungari dhe Rumani dhe Kroaci ( shikon grafikun bashkëngjitur) ndërsa niveli më i ulët ishte ne Zvicër, Danimark, Itali.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, po mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.

IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit, por IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.

IÇK përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përmban 329 produkte./ Monitor

The post Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, ja çfarë do të thotë appeared first on Albeu.com.

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

By: V K
24 February 2025 at 08:06

Në vitin 2002, Shqipëria dheTurqia, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht.

Të dhënat e fundit të Eurostat, referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%.

Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët.

Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

Të dhëna të brendshme nga Censi 2023 tregojnë se, në shumicën e bashkive, gama e shërbimeve për të moshuarit duhet të rritet – referojnë të dhënat e reja të censit. P.sh., në 19 bashki të vendit, gati një e treta, varësia e të moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, në përqindje të grupmoshës 15–65 vjeç) është mbi 40–64%.

Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%.

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët.

Grupi i popullsisë 85–89 vjeç arriti në 26,443 persona në Censin 2023, nga 14,738 në 2011, me një rritje prej 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç, ndërsa rritja nis për grup-moshat 55 deri në 100 vjeç.

Grup-moshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe, 75%, ndërmjet Censit 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve.

Europa

Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65-vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune.

Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% në Luksemburg dhe 23.6% në Irlandë – ku për çdo person mbi 65-vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4% në Itali, 38.2% në Bullgari dhe 38.2% në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant./ Monitor

The post Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re appeared first on Albeu.com.

❌
❌