Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi sot për nivelin e varfërisë në vend, ndërsa u shpreh se “numri i familjeve të rrezikuara nga varfëria pritet të rritet ndjeshëm këtë vit”.

Në një deklaratë për mediet, Blushi theksoi se “rritja e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë, më të varfërit në Europë, vijon me ritme dramatike të pandalshme”.

“Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Rritja e kostos së jetesës, sipas Blushit, nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të në të njëjtën masë.

“Sipas të dhënave të Eurostat, ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Që do të thotë se shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, ndonëse të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët”, shtoi ai.

Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave, sipas Blushit “i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës”.

“Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria. Ndaj dhënia fund e këtij modeli të dështuar ekonomik, të orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve, është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare, jo vetëm që prodhimi vendas të mos përfundojë në kanal, por në tezgat dhe kuzhinat e shqiptarëve, por edhe që ekonomia familjare të marrë frymë lirisht”, theksoi ai.

Blushi tha se “modeli ekonomik që i duhet Shqipërisë, janë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për 4 milion shqiptarë plus, që jo vetëm i japin fund dramës së madhe të shpopullimit, por edhe e shndërrojnë Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon”.

/m.m/j.p/

The post Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

By: Ela
18 July 2025 at 14:07

Një histori rrëqethëse është bërë publike këtë të premte në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një 24-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë ka treguar mes lotësh realitetin dramatik që po përjeton. E reja rrëfeu se ishte martuar në moshën 16-vjeçare për vetëm 700 mijë lekë të vjetra dhe sot jeton në kushte […]

The post 24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur appeared first on BoldNews.al.

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

By: Ela
18 June 2025 at 11:43

Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e euros dhe sfidat demografike në qarqe. Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21 %), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e […]

The post Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan appeared first on BoldNews.al.

BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi

29 May 2025 at 08:07

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë. Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë. […]

The post BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

By: V K
29 May 2025 at 08:58

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga fenomeni varfërisë, parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.

Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.

Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.

Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.

Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).

Gjithashtu, Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.

Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.

Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29-vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.

Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.

Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.

Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave, është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.

Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim, mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.

Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës, është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ Monitor

The post Banka Botërore: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025 appeared first on Albeu.com.

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

28 May 2025 at 09:00

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit kanë ardhur në rënie. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje. Në vitin 2024, […]

The post 42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Raporti i Eurostat: Shqipëria “kampione” e varfërisë në Europë

By: gaze tare
19 May 2025 at 11:13

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./ Monitor

The post Raporti i Eurostat: Shqipëria “kampione” e varfërisë në Europë appeared first on iconstyle.al.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

By: user 11
19 May 2025 at 08:22

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024. Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme; Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./ Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Lapsi.al.

Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

By: V K
19 May 2025 at 08:34

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik, për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë, vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda, kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

 

 

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Albeu.com.

“Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

6 May 2025 at 19:02

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shkozë të Tiranës e shohin strehimin social apo punësimin në sektorin e pastrimit si një detyrim për të votuar partinë në pushtet, ndërkohë që integrimi i tyre është ende larg. Pllumb Dungajn e njohin të gjithë në kafenenë përballë pallateve sociale në periferi të Tiranës, ku jeton një […]

The post “Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët me më shumë borxhe e më pak kursime

By: Ela
29 April 2025 at 15:55

Kredia vijon të mbetet instrumenti kryesor që po financon konsumin në vend. Banka e Shqipërisë raporton se deri në fund të muajit Mars, niveli i huave arriti në 36.2 mld Lekë me një rritje në masën 20.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për ekspertët sistemi bankar duhet të jetë […]

The post Qytetarët me më shumë borxhe e më pak kursime appeared first on BoldNews.al.

Berisha në njësinë 11: Zhdukim varfërinë e skajme brenda 100 ditëve

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takim në degën nr.11 Tiranë ku dhe paraqiti programin e koalicionit ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve, Berisha u ndal tek propozimi i fundit i qeverisë për paqen fiskale të cilin e cilësoi parajsë për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët.

“Dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen. Tani thotë paqja fiskale” u shpreh Berisha.

Kreu i PD tha po ashtu se motoja e kësaj partie do të jetë: legalizim dhe pastaj urbanizim, duke siguruar mbështetësit se nuk i harron betejat e tyre për shtëpitë e shembura.

Më pas, Berisha u ndal tek programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore që e cilësoi programi i zhdukjes së varfërisë së skajme brenda 100 ditëve.

‘Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro’, theksoi Berisha.

Ai shtoi se situate katastrofale e shëndetësisë do të marrë përgjigje emergjente.

Gjithashtu, përgigje sipas tij do të marrin edhe pensionistët, duke theksuar se në një buxhet 8 miliardë euro, pjesa e pensionistëve aktualisht caktohet 16 milionë euro.

Në lidhje me të rinjtë, Berisha tha se beteja është të kthehet kombi në moshën e rinisë, pasi të rinjtë vetëm po ikin.

“Ju garantoj se do bëjmë çdo përpjekje që i riu të shkollohet, të punësohet në Shqipëri duke paguar qeveria 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet”, u shpreh Berisha duke përsëritur premtimin se do ketë grant prej 30 mijë eurosh për çdo çati të çifteve të reja.

“Gratë dhe vajzat do kenë mbështetje të fuqishme për bizneset e tyre. Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist”, tha Berisha.

The post Berisha në njësinë 11: Zhdukim varfërinë e skajme brenda 100 ditëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB: Rreth 25 milionë njerëz në Sudan përballen me uri akute

25 April 2025 at 16:55

Koordinatorja e Emergjencave në Sudan e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Samantha Chattaraj tha se afërsisht 25 milionë njerëz në Sudan, ekuivalent me gjysmën e popullsisë, po përballen me uri akute.

Ajo theksoi se WFP kishte bërë disa përpjekje për të ndihmuar njerëzit që mbetën kryesisht pa ndihmë dhe raportoi se në mars ata arritën 4 milionë njerëz në të gjithë Sudanin, katër herë më shumë se numri i njerëzve që ndihmuan një vit më parë.

“Rreth 25 milionë njerëz në të gjithë vendin, gjysma e popullsisë, po përballen me uri akute. Rreth 5 milionë fëmijë dhe nëna që ushqejnë me gji janë të kequshqyera në mënyrë akute. Sudani aktualisht është i vetmi vend në botë ku uria është konfirmuar”, tha koordinatorja e OKB-së.

Chattaraj potencoi se synojnë të arrijnë 7 milionë njerëz deri në mesin e vitit dhe se u kanë dhënë përparësi 27 rajoneve që po përjetojnë uri ose klasifikohen si në rrezik urie.

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

By: Ela
18 April 2025 at 19:30

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rritjen reale të ekonomisë së shqiptarëve për frymë, të publikuara në databazën statistikore online të FMN-së, tregojnë se mirëqënia e shqiptarëve është përmirësuar me 69%, shifër kjo shumë më e ulët se sa pretendimi i qeverisë Rama për “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë që prej vitit 2013. […]

The post Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ “Paketa e Dhembshurisë”, Deputeti Këlliçi: Kujdesi për më të dobëtit është drejtësi dhe dinjitet

8 April 2025 at 13:28

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka shpallur një iniciativë të re, të quajtur Paketën e Dhembshurisë, si pjesë e angazhimeve të PD për të luftuar varfërinë dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se, edhe pse Partia Demokratike beson në tregun e lirë, konkurrencën dhe meritokracinë, këto parime nuk mund të funksionojnë nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, pa siguri financiare dhe mjekësore. Ai vëren se aktualisht, shumë njerëz po përballen me varfëri ekstreme dhe pa shpresa për të ardhmen, ndaj PD angazhohet për ndërhyrje të menjëhershme për të adresuar këtë situatë. Paketa e Dhembshurisë, siç e përshkruan Këlliçi, përfshin disa masa konkrete: garantimin e minimumit jetik për çdo qytetar, rritjen e pensioneve dhe ndihmën për çdo familje që ka nevojë.

Ai e cilëson këtë paketë si një reagim ndaj politikës së kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar atë se ka favorizuar pasurinë personale dhe të atyre që e rrethojnë, ndërsa ka lënë një pjesë të madhe të popullsisë në varfëri dhe pa mundësi për një jetë më të mirë.

Paketa e Dhembshurisë!
Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore. Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.
Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.
Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit. Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet.

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ “Paketa e Dhembshurisë”, Deputeti Këlliçi: Kujdesi për më të dobëtit është drejtësi dhe dinjitet appeared first on Sot News | Lajme.

Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri, koha për ndryshim arrin më 11 maj

By: V K
2 April 2025 at 14:57

Gjatë një takimi në Blliçe, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu, ka akuzuar qeverinë e Rilindjes për neglizhencë ndaj zhvillimit të rajonit dhe për varfërimin e tij.

Ai theksoi mungesën e infrastrukturës dhe investimeve në shërbime thelbësore si ujë dhe energji elektrike.

 

Mziu bëri thirrje për ndryshim dhe premtoi se një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike, do të implementojë masa si:

-Minimum jetik prej 200 euro;

-Paga minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro;

-Rihapja e Universitetit të Dibrës;

-Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë;

-Ulja e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.

Ai përfundoi duke inkurajuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike më 11 maj, duke shprehur besimin se ndryshimi është i mundshëm.

The post Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri, koha për ndryshim arrin më 11 maj appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira

By: Ela
16 March 2025 at 08:21

Në periudhën janar-shkurt 2025, sipas drejtuesve të supermarketeve, distributorëve të artikujve ushqimorë dhe përpunuesve, kërkesa për produktet e shportës ushqimore është më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Por si importuesit e mallrave ushqimore dhe prodhuesit janë në “luftë” për të ofruar çmime sa më të lira, pasi qasja e konsumatorit […]

The post Shqiptarët të zhytyr në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët të zhytur në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira

By: V K
16 March 2025 at 08:42

Në periudhën janar-shkurt 2025, sipas drejtuesve të supermarketeve, distributorëve të artikujve ushqimorë dhe përpunuesve, kërkesa për produktet e shportës ushqimore është më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Por si importuesit e mallrave ushqimore dhe prodhuesit janë në “luftë” për të ofruar çmime sa më të lira, pasi qasja e konsumatorit është për shpenzime të kujdesshme, madje duke u orientuar drejt produkteve me çmime më të lira.

Elona Koshi, CEO e rrjetit të supermarketeve “Big Market”, tha për “Monitor” se gjatë periudhës janar-shkurt 2025, kërkesa për produktet bazë të shportës ka pësuar luhatje të moderuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, edhe pse në vlerë, konsumi ka shënuar rënie, rritja e numrit të produkteve të shitura sipas zonjës Koshi sugjeron një konsum të vazhdueshëm, por me një qasje më të kujdesshme nga ana e blerësve.

“Në muajin janar, kategoria ushqimore shënoi rënie në vlerë prej 5.4%, ndërkohë që numri i produkteve të shitura u rrit me 5.2%, duke treguar një zhvendosje të konsumatorëve drejt produkteve me çmim më të ulët ose blerjeve më të fragmentuara. Një tendencë e ngjashme u vu re edhe në sektorin e banakut, me një ulje në vlerë prej 1.3%, por një rritje të vogël të numrit të artikujve të shitur me 0.5%.

Në 15-ditëshin e parë të shkurtit, kjo tendencë vazhdoi me një rënie më të lehtë në vlerë në kategorinë ushqimore (-2.5%) dhe një rritje të mëtejshme të numrit të produkteve të shitura (+4.6%).

Kjo tregon një përpjekje të konsumatorëve për të optimizuar buxhetin, ndoshta duke zgjedhur produkte më ekonomike ose duke përfituar nga ofertat”, pohon ajo.

Zonja Koshi, thekson se arsyeja kryesore e lëvizjes së konsumit është ndikimi i inflacioni te fuqia blerëse, që po orienton konsumatorin familjar për shpenzime drejt produkteve më të lira.

1.Ndikimi i inflacionit dhe fuqisë blerëse – Konsumatorët mund të jenë më të kujdesshëm në shpenzime duke u orientuar drejt produkteve më të lira brenda së njëjtës kategori.

2.Promocionet dhe strategjitë e çmimeve – Rritja e numrit të produkteve të shitura tregon që blerësit po eksplorojnë më shumë alternativa, ndoshta për shkak të ofertave të ndryshme në Big Market.

3.Ndryshimet sezonale dhe tendencat e konsumit – Periudha e pasfestave mund të ketë ndikuar në uljen e blerjeve në janar, ndërsa stabilizimi në shkurt reflekton kthimin në ritmet normale të konsumit”.

Rriten importet e makaronave dhe orizit

Sasia e importit të makaronave dhe orizit për 2024 pati rritje krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të Doganave, në total për 2024 u importua një sasi prej 22,4 mijë tonë oriz.

Krahasuar me 2023, sasia e importit u rrit me 24%. Viti 2025 nisi me rënie importesh për këtë produkt. Për muajin janar, importet e orizit u ulën me 9% krahasuar me muajin janar 2024.

Në vitin 2024 ka pasur rritje edhe për importin e makaronave. Sasia e importit arriti në 18,4 mijë tonë, apo 7% më tepër se në 2023. Rritja e importeve vijoi edhe në 2025. Në muajin janar 2025, importet e makaronave rezultojnë me rritje 31% në raport me janarin e 2024-s.

Eleni Babameto, drejtuese e kompanisë “Teuta”, paketues dhe distributor i produkteve ushqimore, tha se gjatë 2024-s është shënuar rritje për shitjet e produkteve kryesore të shportës, përfshirë orizin, vajin e lulediellit, makaronat, sheqerin krahasuar me 2023.

Zonja Babameto, pohon se te rritja e kërkesës kanë ndikuar investimet në rritje të kompanisë për menaxhimin e shpërndarjes së produkteve, por edhe sezoni turistik. Ajo thotë se për këto produkte nuk ka pasur rritje të çmimit të shitjeve.

Për sa i përket rënies së kërkesës, kryesisht tek orizi, drejtuesja e kompanisë “Teuta” tha se lidhet me tendencën e furnizimeve familjare, të cilat janë më të larta në periudhën e fundvitit sesa në muajt janar – shkurt.

Rriten importet e vajit

Importet e 2024-s për grupin “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale”, sipas të dhënave të INSTAT, u rritën me 18% krahasuar me 2023. Në muajin janar 2025, importet e grupit u rritën 8.2% krahasuar me janar 2024.

Importuesit dhe ambalazhuesit e vajit të lulediellit pohojnë se për muajin janar-shkurt, ecuria e shitjeve është e njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ylli Aliaj, nga kompania paketuese e vajit “Bomira”, tha se rënia e popullsisë dhe emigracioni po ndikojnë në ngadalësimin e rritjes së kërkesës. Importuesit sivjet presin gjithashtu rritje të çmimit të vajit të lulediellit në tregjet e huaja.

Vjet, ardhja e turistëve në muajt e verës ndryshoi tërësisht konsumin për vajin e lulediellit. Deri në fillim të muajit qershor 2023, importuesit pohonin se shitjet ishin rreth 40% më të ulëta se vjet, për shkak të emigracionit dhe mbiprodhimit të vajit të ullirit.

Faktor tjetër që ka ndikuar te përmirësimi i kërkesës për këtë produkt është edhe ulja e çmimit, ku prej dy vitesh në treg janë stabilizuar çmimet me shumicë për këtë produkt. Vaji i lulediellit po tregtohet me shumicë me çmim nën 200 lekë për litër (150 deri në 180 lekë për litër).

Rënia e çmimit të vajit të lulediellit nisi në muajin qershor 2022, periudhë në të cilën filloi të importohet vaji nga depozitat e Ukrainës drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta.

Në muajin korrik 2022, çmimi i vajit u ul me 24% krahasuar me çmimin e shitjes pas luftës.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%.

Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër, nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje).

Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.

Rritje është shënuar edhe për importet e grupit “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë”, sipas të dhënave të INSTAT që u shtuan 15.3% në 2024 krahasuar me vjet.

Për muajin janar 2025, importet e grupit u rritën 1,3% krahasuar me janar 2024.

Importuesit e preparateve larëse thanë se ka pasur shtim të shitjeve te produktet për paketim familjar, e nxitur nga rritja e numrit të turistëve që qëndrojnë në apartamente me qira ditore.

Rriten importet e drithërave

Për vitin 2024, sipas të dhënave të Doganave, u importuan një sasi prej 204 mijë tonësh grurë. Krahasuar me 2023, sasia e importit të grurit u rrit me 6,4%. Për muajin janar 2025, importet e grurit ranë me 7% krahasuar me muajin janar 2024.

Sasia e misrit të importuar në 2024 ishte rreth 93 mijë tonë. Në raport me 2023, importet u rritën me 36%. Shtim të importit të misrit pati edhe në 2025.

Për muajin janar, sasia e importeve u shtua rreth 61% krahasuar me muajin janar 2024.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, pohoi më herët se tendenca rritëse e importeve për 2024 nuk është nxitur nga shtimi i kërkesës, por nga masat e fabrikave të blojës për të krijuar rezervat e periudhës dimër-pranverë, pasi ende nuk parashikohej niveli i çmimit të grurit për korrjet e reja.

Sipas tij, grosistët e importit të grurit shfrytëzuan në maksimum magazinimin e drithërave me qëllim parandalimin e humbjeve nga ndryshimet e mundshme të çmimit pas korrjeve të muajit korrik.

Z.Haxhiymeri, tha se rënia më e lartë e konsumit në 2024 ishte në muajt shkurt, mars edhe fundviti.

“Shitjet nga muaji tetor deri në fund të vitit nuk kanë qenë të mira.

Nuk ka kërkesë, pasi nëpër fshatra nuk ka njerëz fare, por edhe qytetet janë dobët. Shpresat janë që konsumi të rritet disi me turizmin, pasi mendohet se bilanci i atyre që largohen në afatgjatë ose me pushime me ata që vijnë të jetë në favor të këtyre të fundit”, tha ai.

Në vitin 2024, pas përfundimit të sezonit turistik, shqetësimi për rënien e kërkesës së bukës dhe ëmbëlsirave, u ngrit edhe nga drejtuesit e disa prej furrave kryesore në vend.

Sipas tyre, vjet në muajin tetor, rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ishte 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast food që nuk shënuan pakësim.

Hysen Caka, drejtues i një prej furrave të bukës në Tiranë, pohon se tendenca rënëse e kërkesës vijoi edhe gjatë janar-shkurt 2025, tërësisht për shkak të ndryshimeve demografike në popullatë.

Z. Caka pohon se rënia e konsumit për produkte brumi dhe ëmbëlsira është më e lartë se në muajt janar-shkurt 2024. Ai tha se ardhja e turistëve përmirëson konsumin vetëm gjatë muajve të verës, për shkak të qëndrimit më të gjatë./Monitor

The post Shqiptarët të zhytur në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira appeared first on Albeu.com.

ETF: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

By: Mirgen
10 March 2025 at 08:38

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”. Në vitin 2022, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) përpunoi dhe publikoi disa tregues të testit ndërkombëtar të njohurive të 15-vjeçarëve (PISA). Të […]

The post ETF: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët appeared first on BoldNews.al.

Pensionet kundrejt të ardhurave: Shqiptarët më të varfrit në Europë

By: Ela
14 February 2025 at 13:11

Pensionet në Bashkimin Europian arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna në fund të karrierës. Në shumë vende europiane, ky raport bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më sfiduese për pensionistët të ruajnë një standard jetese të denjë. Fuqia blerëse për një pensionist shqiptar është më e ulëta në […]

The post Pensionet kundrejt të ardhurave: Shqiptarët më të varfrit në Europë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌