Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore

By: V K
12 July 2025 at 13:42

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, ka vendosur t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijëve të bashkëshortes së Diogo Jota-s deri në moshën madhore, duke përfshirë plotësisht kostot për Kujdesin Shëndetësor dhe Arsimimin.

Sipas burimeve të afërta me familjet, ky vndim vjen si rezultat i një marrëdhënieje të gjatë miqësore, mes Ronaldo-s dhe sulmuesit të Liverpool-it.

Detajet e marrëveshjes

Kontrata që Ronaldo i ka komunikuar zonjës Jota, përfshin mbulimin e shpenzimeve mjekësore-prej kontrolleve periodike te specializimet e nevojshme, si dhe të gjithë tarifat shkollore, kursimet për Universitete, librat dhe materialet mësimore.

Sipas një dokumenti të përgatitur me kujdes, çdo nevojë shëndetësore apo arsimore e fëmijëve do të dërgohet për faturim në adresën e agjencisë së menaxhimit të Ronaldo-s, që do të bëjë pagesat pa vonesë.

Konteksti i miqësisë dhe solidaritetit

 

 

Në vitet e fundit, Ronaldo dhe Jota, kanë ndarë dhomat e zhveshjes në stërvitje, si pas përvojës së përbashkët te Manchester United dhe më pas në Ligën Premier.

Bashkëpunimi i tyre në ekip ka frymëzuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke mbledhur fonde për bamirësi dhe duke organizuar evente humanitare.

Ky gjest konsiderohet nga shokët e skuadrës dhe familjarët, si kulmi i një miqësie të sinqertë.

Reagimet nga mjedisi i futbollit

 

 

Lajmi është pritur me entuziazëm nga komuniteti i futbollit: menaxherë, shokë loje dhe tifozë kanë përgëzuar Ronaldo-n për gjestin bujar. Diogo Jota, sipas një burimi pranë familjes, është “i emocionuar dhe mirënjohës deri në lot” për mbështetjen e vazhdueshme që po ofrohet për fëmijët e tij.

Familja e Diogo Jota, e ka cilësuar këtë veprim si “një shembull të vërtetë solidariteti, që forcon edhe më shumë lidhjet mes dy familjeve”.

Konteksti humanitar i Ronaldo-s

 

 

Ky është një tjetër hap në serinë e veprimeve humanitare të Cristiano Ronaldo-s, i njohur për kontributet e tij në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, nga donacionet për spitalet pediatrike deri te ndihmat në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, Jota po vazhdon sezonin me Liverpool-in, ku pritet të luajë një rol kyç në garën për titullin e Ligës Premier.

Me këtë vendim, Ronaldo jo vetëm që demonstron angazhimin e tij personal për familjet e miqve, por edhe shtrin një model solidariteti në botën e sportit, ku fuqia financiare përdoret për të mbështetur sigurinë dhe të ardhmen e brezave të rinj.

The post Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet

3 July 2025 at 09:52

Në një betejë politike që po zhvillohet gjatë orëve të vona të natës në Uashington, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po punon në mënyrë të pazakontë për të diskutuar dhe votuar për projektligjin e shumëpërfolur mbi taksat dhe shpenzimet, që pritet të përcaktojë rrjedhën e mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Projektligji, një nga më ambiciozët e administratës së tij, kaloi një votim procedural kritik pas orës 03:00 të mëngjesit (EDT), mes presionit në rritje nga Shtëpia e Bardhë dhe lidershipi republikan për të bindur skeptikët brenda partisë.

Pavarësisht mbështetjes së fuqishme nga baza republikane dhe aleatët më të afërt të Trump, një numër i vogël ligjvënësish republikanë kanë kundërshtuar publikisht projektligjin, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tij në borxhin kombëtar, shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe për mënyrën se si fondet do të shpërndahen në nivel shtetëror.

Projektligji u miratua me një diferencë të ngushtë në Senat të martën, pas një debati që zgjati më shumë se 24 orë. Zëvendëspresidenti JD Vance hodhi votën vendimtare pas kundërshtimeve nga disa senatorë të krahut konservator të Partisë Republikane.

Tani, fati i projektligjit varet nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku votimi final mund të ndodhë para së premtes. Trump dhe ekipi i tij po zhvillojnë një fushatë intensive lobimi brenda natës, duke kërkuar të neutralizojnë opozitën e brendshme dhe të sigurojnë një fitore që mund të jetë kyçe për axhendën e tij ekonomike.

Demokratët, në anën tjetër, e kanë kundërshtuar projektligjin në bllok, duke e quajtur një “shpërndarje masive për të pasurit” dhe një “kërcënim për stabilitetin fiskal të vendit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet appeared first on Euronews Albania.

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

26 June 2025 at 15:29

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet […]

The post Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen? appeared first on BoldNews.al.

Durmishi: Llogaritja e shportës minimale nga LSM nuk është reale, do të bëjmë përllogaritje të re

26 June 2025 at 13:54

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit.

Durmishi tha se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale.

“Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku do të njoftoheni edhe ju, me të dhëna reale për një familje me 4 anëtarë. Sa i duhet një familjeje të shpenzojë për një muaj, në pjesën e ushqimit, në pjesën e pijes, në pjesën e veshjes etj”, theksoi Durmishi.

Ministri thotë se nuk kanë asgjë kundër përllogaritjes që e bëjnë sindikatat, por që sipas tij, e shporta minimale e tyre, nuk është reale.

“Atë që e publikojnë sindikatat, e dimë që e publikojnë, ok, nuk kemi asgjë kundër, por nuk është reale, për shkak se numrat nuk janë të saktë. Do të thotë në pjesën e ushqimit dhe pijeve, shumë herë e kemi thënë se kanë futur produkte që në atë periudhë kohore nuk harxhohen, ose produkte që nuk bëjnë pjesë në shportën minimale, por në tjetër. Kanë vendosur produkte që në muajin janar askush nuk i përdor. Kështu që, do të kemi shportë të shpenzimeve reale”, tha Durmishi.

The post Durmishi: Llogaritja e shportës minimale nga LSM nuk është reale, do të bëjmë përllogaritje të re appeared first on Telegrafi.

Spanja e kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

19 June 2025 at 15:30

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.

Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.

Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.

Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto. REL/

The post Spanja e kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti dhe stafi i tij nëntfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30 May 2025 at 23:44

Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe vetë Albin Kurti i kanë nëntfishuar shpenzimet e tyre vitin e fundit të qeverisjes krahasuar me 8 muajt e parë kur e morën mandatin në 2021. Shpenzimet janë rritur në të gjitha kategoritë dhe më së shumti para u harxhuan në dreka e darka dhe ngjarje të kabinetit.

Shumë simbolike prej vetëm 3 mijë e 425 euro e 84 cent kishte shpenzuar kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë stafi i tij në dreka për 9 muaj të vitit të parë, kur morën pushtetin.

Por, gjërat kanë ndryshuar ndër vite, e veçanërisht në të fundit, në 2024 kur kanë harxhuar për dreka e ngjarje të kabinetit 32 herë më shumë se në vitin e parë.

Kështu, prej rreth 3 mijë e 500 euro, këto shpenzime të kryeministrit dhe kabinetit të tij, vitin e kaluar shkuan në 112 mijë e 332 euro e 87 cent.

Sipas kësaj llogaritje, mesatarisht në ditë Kurti dhe stafi i tij i harxhuan 307 euro në dreka e darka ose gati sa një rrogë minimale në Kosovë, që është 350 euro nga viti i kaluar.

Këto të dhëna, Dukagjini i ka marr përmes një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare drejtuar Zyrës së Kryeministrit.

Por, jo vetëm në dreka dhe darka. Në të gjitha kategoritë tjera, shpenzimet e Kurtit dhe stafit të tij u rritën, përfshirë akomodim, bileta udhëtimi, derivate e mëditje.

Kështu në total, në vitin e parë të qeverisjes Albin Kurti e stafi i tij harxhuan për gjashtë kategori brenda marsit e deri në dhjetor 33 mijë e 962, në 2022 kjo shifër shkoi në 192 mijë e 369 euro, në 2023 u harxhuan 208 mijë e 893 euro kurse në vitin e kaluar gjithsej 315 mijë e 588 euro. Pra, krahasuar me vitin e parë, shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit në 2024 kanë shënuar një rritje prej rreth 829%.

Në të dhënat që Zyra e Kurtit i ka ofruar, nuk ka specifikuar se sa njerëz përfshihen në Stafin e Kryeministrit por vetëm e kanë dërguar si kategori të veçantë.

Në vitin e parë për shembull, stafi shpenzoi vetëm 2 mijë e 783 euro për bileta e kjo shifër u rrit çdo vit derisa kulmoi vitin e kaluar në 62 mijë e 995 euro.

Njëjtë ndodhi edhe me mëditje, ku stafi i Kurtit nga 5 mijë euro në 2021, në vitin e kaluar mori 39 mijë e 485 euro dhe këto u rriten çdo vit.

E vetmja gjë këtu që nuk ndryshoi është se Albin Kurti zgjodhi që asnjëherë prejse është kryeministër të mos marr mëditje dhe të mos përdorë shpenzimet e telefonit që i takonin.

Por, këto u përdorën nga stafi i tij që shpenzoi ndërmjet 3 mijë dhe afër 9 mijë euro në vit për telefon.

Para të majme u harxhuan edhe në bileta aeroplani, veçanërisht në 2024 ku për to u paguan 76 mijë e 736 euro, prej tyre afër 63 mijë nga stafi i Kurtit e afër mbi 13 mijë nga vet kryeministri.

Sikurse stafit të tij, edhe Kurtit në 2024-n iu rritën shpenzimet për akomodim ku ai shpenzoi rreth 23 mijë e stafi i tij mbi 46 mijë.

Megjithëse kërkesa e televizionit Dukagjini ishte dorëzuar në Kryeministri për gjithë mandatin, ata nuk kanë ofruar asnjë shpenzim për vitin 2025.  /Dukagjini/

The post Kurti dhe stafi i tij nëntfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka appeared first on Telegrafi.

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

28 May 2025 at 09:00

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit kanë ardhur në rënie. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje. Në vitin 2024, […]

The post 42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

16 May 2025 at 14:45

Kancelari i sapozgjedhur gjerman Friedrich Merz, i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, u shpreh se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të bashkëpunojnë për një Europë më të sigurt. Gjatë fjalës së tij, Merz u shpreh se tashmë është e qartë që demokracitë janë në rrezik dhe qeveritë duhet të […]

The post Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

14 May 2025 at 13:06

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet e arsimore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet në sektorin e arsimit realizuan xhiro totale në 20,4 miliardë lekë ose 200 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër ishte 100 […]

The post Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime

29 April 2025 at 17:15

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Një analizë më e detajuar se si harxhohen këto para, është bërë nga qendra e studimeve ALTAX, e cila thotë se 40% e tyre shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vlerë, janë 36 400 lekë që shpenzohen në tregje dhe markete.

Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përfaqësojnë 10% të shumës, ose 8900 lekë.

Për transportin publik familjet harxhojnë mesatarisht 6800 lekë ose 7% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e tjera që lidhen me  arsimin, shëndetësinë, argëtimin, veshmbathjen dhe përkujdesjen, shpenzimi i përgjithshëm është 43%.

Duke analizuar këtë ndarje, dilet në përfundim se familjet me të ardhura të ulëta për shembull., dy paga minimale ose ndihma sociale kanë vështirësi të konsiderueshme në përballimin e shpenzimeve të jetesës.

Kjo krijon nevojën për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale, dhe nxitjen e mundësive për punësim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime appeared first on Euronews Albania.

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

18 April 2025 at 08:23

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023. Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky […]

The post Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet appeared first on BoldNews.al.

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, ulen ato për investimet

By: user7
18 April 2025 at 07:45

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023. Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky zë vitin e kaluar zuri 19% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor nga 24% në vitin 2023.

Shpenzimet për personelin vendor po rriten vit pas viti për dy arsye. E para lidhet me transferimin e funksioneve të pushtetit qendror tek ai vendor, si rrjedhojë e zbatimit të reformës së decentralizimit dhe e dyta, nga rritja e pagave për administratën vendore nga shtatori i vitit, me një efekt shtesë në total 3 miliardë lekë. Rezultatet tregojnë se performanca e investimeve në bashkitë e vendit nuk po ecën me të njëjtat ritme si investimet në burimet njerëzore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit. Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ato janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34% të programit. Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor. Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.

Reforma territoriale më të mëdhatë e dekadës së fundit synoi të rrisë pavarësinë e bashkive dhe kapacitet e tyre duke transferuar më shumë burime financiare dhe kompetenca. Por gati 10 vite pas zbatimit të kësaj reforme, ende ka paqartësi dhe konfuzion ndërmjet funksioneve themelore.

P.sh. pushteti qendror ka transferuar shërbimet e zjarrfikësve dhe mirëmbajtjes së rrugëve lokale, pyjeve etj., tek vendori, por nuk i ka shoqëruar me fonde. Bashkitë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve të afta njerëzore për të menaxhuar projekte zhvillimi në favor të komunitetit. Pushteti vendor ka një peshë të madhe për të cilësinë e jetesës së komuniteteve ku ato ushtrojnë funksionet./ Monitor

The post Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, ulen ato për investimet appeared first on Lapsi.al.

Pandemia rrit 41% shpenzimet për shëndetin, arrijnë në 840 mln euro në vit! 24% e shqiptarëve nuk përballojnë dot kostot

By: V K
15 April 2025 at 08:11

Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet janë përshpejtuar dukshëm pas pandemisë Covid-19.

Rishikimi i llogarive kombëtare nga INSTAT referoi se në vitin 2023, familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19.

Barra e sëmundjeve kronike është rritur rreth 6% çdo vit pas pandemisë sipas të dhënave zyrtare, duke rritur nevojën për ekzaminime dhe trajnime të përhershme. Të dhëna të tjera tregojnë se pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për blerjen e medikamenteve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (280 milionë euro), teksa fondi i rimbursimit të medikamenteve me 2024 kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh.

Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.

Fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh, rreth 120 milionë euro, një shumë mjaft e ulët në raport me shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin me mbi 840 milionë euro më 2023.

Shqipëria si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative. Zhvillimet demografike të Shqipërisë tregojnë për presion në rritje të shpenzimeve në shëndetësi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi më herët këtë vit se Shqipëria i ka hapësirat fiskale për të rritur shpenzimet për shëndetësinë. Edhe Banka Botërore në vlerësimet e mëparshme ka kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi.

Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim.

Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%./ Monitor

The post Pandemia rrit 41% shpenzimet për shëndetin, arrijnë në 840 mln euro në vit! 24% e shqiptarëve nuk përballojnë dot kostot appeared first on Albeu.com.

Pentagoni anulon 5.1 mld $ shpenzime për mbrojtjen, preken universitetet elitare

By: fra nc
11 April 2025 at 14:59

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të shkurtojë shpenzime të cilësuara si “të panevojshme” në vlerën e 5.1 miliardë dollarëve (rreth 4.5 miliardë euro), përfshirë edhe grante kërkimore për universitetet prestigjioze Cornell dhe Northwestern.

Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter), ku theksoi se vendimi është pjesë e një programi më të gjerë për uljen e shpenzimeve federale.

“Që nga ky moment, kemi nënshkruar një memorandum që urdhëron anulimin e kontratave në vlerë prej 5.1 miliardë dollarësh nga buxheti i Departamentit të Mbrojtjes,” deklaroi Hegseth.

Ky hap vjen në kuadër të Komisionit për Efiçencën e Qeverisë (DOGE), i krijuar nga Presidenti Donald Trump dhe drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk. Qëllimi i tij është reduktimi i shpenzimeve publike në sektorë të konsideruar si “jo thelbësorë”.

Ndër shpenzimet që do të preken përfshihen grante në vlerë prej 500 milionë dollarësh për universitetet Cornell dhe Northëestern. Sipas autoriteteve, këto institucione janë kritikuar për “tolerim të antisemitizmit” dhe mbështetje të programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), të cilat Pentagoni i konsideron se “nxisin ndasi shoqërore”.

Universiteti Cornell reagoi menjëherë pas njoftimit, duke bërë të ditur se ka marrë 75 urdhra pezullimi për projekte kërkimore që përfshijnë fusha strategjike si mbrojtja kombëtare, siguria kibernetike dhe shëndeti publik. Një prej granteve të pezulluara, sipas deklaratës, është i lidhur me kërkime për luftën kundër kancerit.

Përveç universiteteve, sipas Hegseth, do të anulohen edhe njëmbëdhjetë kontrata të tjera që lidhen me çështje klimatike, menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe projekte të ndryshme të lidhura me DEI-në.

“Na duhen këto fonde për të përmirësuar shërbimet mjekësore për trupat tona dhe familjet e tyre, jo për të paguar konsulentë që marrin 500 dollarë për orë,” u shpreh Sekretari i Mbrojtjes.

Buxheti i Departamentit të Mbrojtjes për vitin 2025 kap vlerën e rreth 850 miliardë dollarëve. Që në muajin shkurt, Hegseth kishte nënshkruar një memorandum që urdhëronte hartimin e një plani për uljen e buxhetit të mbrojtjes me 8% çdo vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pentagoni anulon 5.1 mld $ shpenzime për mbrojtjen, preken universitetet elitare appeared first on Euronews Albania.

Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

31 March 2025 at 10:25

Ndërsa numri i studentëve në universitetin “Fan Noli” në Korçë është përgjysmuar, qeveria po investon rreth 4 milionë euro për një godinë të re betoni dhe rikonstuksionin e ish-Sanatoriumit përmes një vendimi që i bën njerëzit e arsimit në këtë qytet të ngrenë supet. Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa […]

The post Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Turistët shpenzuan gati 5 miliardë euro në Shqipëri vitin e kaluar ose mesatarisht 427 euro për çdo pushues

25 March 2025 at 15:33

Gati 5 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim 2023-shin, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 769 milionë euro ose 19 për qind.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, ekspertja e turizmit Blerina Ago.

Vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427 euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, shtoi më tej Ago.

Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Janika e cili ka ardhur për pushime në Tiranë.

“Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, tha turistja polake Janika për A2 CNN.

Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar, shqiptarët kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me 2023-shin, shifra u rrit me 379 milionë euro.

“Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 342 euro. Kjo shifër është rreth 85 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri. /Telegrafi/

The post Turistët shpenzuan gati 5 miliardë euro në Shqipëri vitin e kaluar ose mesatarisht 427 euro për çdo pushues appeared first on Telegrafi.

A kishte dijeni për faturat “e kripura” të gruas? Veliaj: Ka shpenzuar vetëm 70 mln lekë në 10 vjet

27 February 2025 at 22:44

Hetimi i SPAK ka zbuluar rreth 130 deklarata doganore në emrin e Ajola Xoxës ose të bashkëpunëtorëve të ngushtë midis 2016 dhe 2021, për një shumë totale prej 860 mijë euro, të cilat i ka shpenzuar për të blerë online veshje luksoze. Në intervistën për “Top Story”, Erion Veliaj është pyetur nëse a ka patur […]

The post A kishte dijeni për faturat “e kripura” të gruas? Veliaj: Ka shpenzuar vetëm 70 mln lekë në 10 vjet appeared first on BoldNews.al.

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

By: V K
14 February 2025 at 09:13

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për bizneset, ndërkohë që konsumatorët shpesh ndihen të detyruar të shpenzojnë më shumë se sa duan për të festuar këtë ditë speciale…

Shën Valentini, i cili festohet në mbarë botën, ka marrë një dimension komercial gjithnjë e më të madh në Shqipëri.

Çmimet për dhurata, restorante dhe organizimin e festave janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar një kulturë të re konsumimi që e lidh dashurinë me shpenzimet.

Nuk mjaftojnë më vetëm trëndafilat, konsumatorët kërkojnë përvoja të personalizuara dhe dhurata të shtrenjta.

Kjo ka krijuar një mundësi të madhe për tregtarët, por gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si perceptohet kjo festë.

Shpenzimet për Shën Valentinin janë në rritje, me një përqendrim të madh në kategoritë si parfume, bizhuteri dhe pushime romantike, duke e shndërruar këtë ditë në një festë masive komerciale.

Ndërsa kjo festë është një mundësi e madhe për bizneset, ajo gjithashtu nxjerr në pah kulturën e konsumit, që mund të ketë ndikime sociale dhe ekonomike.

Një ndër elementet që jo vetëm e personifikon si festë por përbën grupshpenzimin më të madh, janë lulet. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë, ose ditë para Ditës së Shën Valentinit.

Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh, u rrit me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Sipas komunikimeve në terren, përgatitjet kanë nisur që ditën e hënë, për kompozimin e luleve dhe rregullimin e dyqaneve.

Çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Dhurata më e shtrenjtë e viteve të fundit, raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet.

Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “GrandJewelry” në Tiranë, tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive dhe më shumë janë të drejtuar drejt produkteve të personalizuara.

Një tjetër kategori mbeten darkat. Çmimet për një darkë speciale për dy persona mund të variojnë nga 40 deri në 100 euro, varësisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menusë speciale. Për restorantet me një reputacion të njohur, çmimi mund të arrijë deri në 150 euro për çift.

Në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku turizmi dhe festivitetet janë më të pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve që ofrojnë paketat speciale është më e lartë.

Një faktor tjetër, është edhe rritja e përdorimit të shërbimeve të udhëtimit dhe pushimeve për çiftet që duan të festojnë këtë ditë të veçantë jashtë vendit, ose në destinacione të njohura të brendshme.

Kostoja e një udhëtimi për dy persona për një fundjavë në Shqipëri, mund të variojë nga 150 deri në 500 euro, varësisht nga destinacioni dhe ofruesi i shërbimit.

Për të festuar Shën Valentinin, agjencitë turistike shqiptare kanë ofruar paketa të ndryshme për destinacione romantike në Europë.

Një nga ofertat ku kanë qenë të përqendruara më shumë kërkesat përfshin një udhëtim 3-ditor në Venecia dhe Milano, me nisje më 15 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 129 euro për person.

Një tjetër ofertë përfshin një udhëtim 5-ditor që përfshin Verona, Milano dhe Venecia, me nisje më 13 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 233 euro për person.

Gjithashtu, një udhëtim 2-ditor në Venecia dhe Verona, me nisje më 14 shkurt 2025, është ofruar me një çmim prej 179 euro për person, që përfshin fluturimin dhe akomodimin.

Marketingu luan një rol të rëndësishëm në shtimin e shpenzimeve dhe promovimin e festës.

Fushatat e marketingut në Shqipëri, të cilat përfshijnë reklama televizive, postime në rrjetet sociale dhe oferta speciale në dyqane, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime të lidhura me Shën Valentinin.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare, kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët.

Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj.

Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt.

Paketat nisin nga 5000 lekë personi, ose në ofertë 8000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Vijojnë edhe këtë vit të shkëmbehen dhurata për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët.

Në disa klinika në kryeqytet, ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift.

Si dhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë.

Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Disa agjenci në treg bëjnë me dije se, dhurohen kuponë të vlefshëm prej 5000lekë për pastrim profesional të shtëpisë./ MONITOR

The post Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen/ Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

8 February 2025 at 08:24

“Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në rritje. Shpenzimet e lidhura me shtatzëninë dhe rritjen e një fëmije përfshijnë një gamë të gjerë faktorësh, nga kujdesi prenatal dhe lindja, deri te nevojat e përditshme pas lindjes. Në total, […]

The post Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen/ Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? appeared first on BoldNews.al.

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes së fëmijës, sa janë sot kostot e rritjes së një fëmije në vitin e parë të jetës

By: V K
8 February 2025 at 07:50

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja për familjet, duke filluar nga baza dhe ushqimi për fëmijët pelenat, e deri te faturat e spitalit, që mbeten gjithmonë një shëndet i rëndë.

Për këtë arsye, është arsyeja që do të ketë një pasqyrë realiste të shpenzimeve që i presin.

Lajmi i mirë? Foshnjat nuk kanë nevojë për shumë luksi. Artikujt mundë, si një karrocë për të lëvizur apo një krevat i mbajtur, janë të domosdoshëm, por lista nuk është aq e gjatë sa mund të mendohet.

Megjithatë, është e përsëritur për kujdesin për fëmijën e mundshëm si kosto të rëndësishme, të cilat janë të rëndësishme dhe nevoja të veçanta të familjes.

Rritja e një të vogli nuk është vetëm emocionet e bukura dhe kujtimet e paharrueshme, por edhe një ndikim të madh në buxhetin e familjes.

Ky plan kërkon plan të kujdesshëm financiar për përballimin e kostos së artikujve, të bazuar në të njëjtën mënyrë për zgjedhjen e zgjedhjes ekonomike.

Gjatë pesë viteve të fundit, çmimet për produktet e fëmijëve rriten. Nga pelenat dhe ushqimet e deri tek produktet kozmetike apo veshjet, zgjedhjet janë bërë më shumë, por edhe më të shtrenjta.

Produktet që blejmë për bebet janë thuajse të gjitha produkteve të importit. Por edhe për fëmijët në parashkollor ata që ndjekin arsimin 9-vjeçar, produktet bazë për: veshjet, ushqimet, këpucët janë produkte të importuara dhe prodhime.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, inflacioni arriti në 2.2%, por shumica e grupeve të shportës së mallrave u rritën mbi këtë nivel. Rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024 kishin zarzavatet (6.2%), kondicionerët (5.4%), akomodimi në hotele (5.2%).

Gjithashtu, rritja mbi mesataren kishin edhe veshjet për fëmijë (5.1%), mallra dhe shërbime shtëpie (4.8%). Të gjithë të detajuara rezultatin e rritjes mbi inflacionin mesatar kanë ato ushqimet dhe mallrat për shtëpinë. Të gjitha mallrat dhe shërbimet që kanë lidhje me shtëpinë, të tilla si elektroshtëpiake, tapiceri, mobilie janë rritur mbi 2.5 deri në 4%.

Kostot variojnë nga disa faktorë:

1.Si rrjedha:

I ngjizjes është hapi i parë i drejtë fillimit të një procesi të caktuar në kosto totale, në përfundimin e zgjedhjeve të zgjedhura ose të nevojshme për çiftin.

Ngjizja natyrale:

Ngjizja natyrale është procesi më i zakonshëm dhe shpesh nuk shoqërohet me kosto financiare direkte. Megjithatë, kërkon shëndet të mirë riprodhues të çiftit dhe kohë për të arritur në jetë.

Për shumë çifte, mund të jetë një proces i shpejtë, por për disa të tjera, mund të zgjasë më shumë se sa pritej, duke kërkuar shumë dhe nevoja për konsultime. Konsultimet fillestare për kontrollin e fertilitetit, edhe pse minimale në krahasim me opsionet e tjera, mund të shtojnë shpenzimet e paparashikuara për dëshminë për të dyja gjinitë.

Fekondimi In Vitro (IVF):

IVF është një nga metodat më të njohura dhe më të njohura për çiftet që ka pasur. Ky kompleks dhe disa hapa është procesi.

Në Shqipëri, mesatarja për një cikël IVF është rreth 2000 euro, por kjo shumë mund të rritet nëse kostoja e nevojave shtesë, si përdorimi i donatorëve, analiza gjenetike e embrioneve përpara implantimit, apo trajtimet e tjera ndihmëse për të arritur suksesin e procesit.

Në spitalet, në spitalet e shtetit ende nuk ka nisur praktikimi falas i IVF-ve, një projekt i nisur më herët.

Faktorët që kanë në koston e IVF:

Mosha e gruas: Gratë mbi familjen 35 vjeç shpesh më shumë medikamente ose cikle të përsëritura, duke u rritur koston.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore: Probleme sindroma e vezoreve politikave (PCOS endometrioza), apo sëmundje të tjera të mundëshme të adresimit të paraprake për të gjitha shanset e suksesit.

Numri i cikleve: Mesatarisht, një grua mund të ketë nevojë për më shumë se një cikël IVF për të arritur një sukses të suksesshëm, duke shumëfishuar shpenzimet totale.

Ndërkohë, përveç kostove mjekësore, çiftet shpesh përballen me ndikimin e emocioneve dhe stresit, të cilat mund të jenë vetëm në kujdesin e tyre, edhe në vendimet e mëtejshme mbi trajtimet.

Kjo bën që ngjizja, natyrale apo artificiale, të jetë një proces që kërkon jo vetëm burime financiare, por edhe të plota psikologjike dhe emocionale.

2.Kujdesi Prenatal:

Kujdesi prenatal është një element i pasigurt për një mbrojtje të caktuar, si për nënën, edhe për foshnjën. Ky proces kërkon një seri vizitash, analizë dhe kujdes mjekësor që monitorojnë mirëqenien fizike dhe emocionale të nënës dhe të analizës së foshnjës.

Rëndësia e kujdesit prenatal:

Sa më e madhe të jetë në një kohë të gjatë, aq më të mëdha janë shanset për një fillim të mbarë dhe një lindje të suksesshme.

Kontrolli i rregullt i familjes së ndihmës në zbulimin e të gjitha problemeve, si tensioni i mundshëm i lartë, diabet gestacional, apo shikimet që mund të mbajnë në pamje të saj e foshnjës.

Vizitat dhe analizat rutinë:

Në rastet e një gjuetie normale, nënat që do të kryejnë të mbeten 8-10 vizita te gjinekologu gjatë gjithë periudhës. Secila vizitë ju matjen e peshës, tensionit të gjakut, kontrollin e barkut dhe monitorimit të ultrazërit të foshnjës.

Në analizat laboratorike të rutinës, testimi i gjakut dhe urinës për të nivelit të lartë të gjakut, glukozës dhe pranisë së gjakut. Vizita dhe analiza bazë mund të kushtojnë rreth 5-700 euro .

Kjo do të përfshijë të analizojë shtesë si NIFT apo të tjera që dyfishon kostot.

Komplikacionet dhe kostot shtesë:

Një sëmundje që ka probleme ose komplikacione kërkon trajtim dhe monitorim më të shpeshtë dhe të kujdesshëm. Komplikacionet si placenta previa, pre-eklampsia, diabeti gestacional ose lindja e parakohshme janë disa nga problemet më të zakonshme që janë më të rëndësishme. Në këto raste:

 

Vizitat e specialistëve, si endokrinologët apo kardiologët, mund të shtojnë shpenzimet deri në 100-200 euro për çdo vizitë shtesë.

Trajtimet me të dhënat e tjera të përdorimit të metodave të avancuara, si testet e ADN-së fetale ose ekografike 3D/4D, mund të shtojnë faturën me 1000 euro për rastet e komplikuara.

Në raste ekstreme, si një shtrim i papritur në spital për shkak të komplikacioneve, një ditë në repartin e kujdesit intensiv për nënën mund të kushtojë rreth 200 euro në spitalin e punës.

Faktorët që në një gjuajtje të keqe:

Mosha e nënës: Gratë mbi 35 vjeç kanë më shumë gjasa të përballen me jetën gjatë gjithë jetës, duke përfshirë komplikacione kromozomale ose pacientëe.

Stili i vë në dukje: Faktorë si rrjedhja e kësaj, aktiviteti fizik dhe fizik e substancave të dëmshme dëmshpërblyer në rrjedhën e shmangies.

Historia mjekësore: Problemet e problemeve të mëparshme, si diabeti, ose mund të monitorohet më shpesh dhe trajtimi i tyre.

Mbështetja psikologjike:
Shtatzënia, kur ka komplikacione, mund të jetë stresuese për nënën dhe familjen e saj. Shumë spitale private shërbime dhe probleme emocionale dhe psikologjike për të përballuar sfidat që unë kam një sulm të komplikuar, duke shtuar një kosto shtesë.

 

 

The post Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes së fëmijës, sa janë sot kostot e rritjes së një fëmije në vitin e parë të jetës appeared first on Albeu.com.

❌
❌