Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor

25 August 2025 at 12:17

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se, autorizimi për regjim magazinimi doganor merret online, përmes e-Albania.

Ibrahimaj fton kompanitë që të aplikojnë në shërbimin “Autorizim për regjim të magazinimit doganor” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Pas shqyrtimit nga DPD-ja, aplikuesit do të njoftohen me e-mail: për miratimin e kërkesës, duke u pajisur me autorizimin me nënshkrim elektronik ose refuzimin e aplikimit, së bashku me arsyetimin.

Koha për marrjen e shërbimit është 120 ditë pune, ndërsa vlefshmëria është 1-vjeçare për pajisjen me autorizim për herë të parë dhe më pas pa afat kohor.

/gj.m/j.p/

The post Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim

By: Megi Reci
21 August 2025 at 22:46

Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, […]

The post Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim appeared first on Reporter.al.

Ra faqja e webit, reagon KLP: Ishte proces teknik i planifikuar

By: Elva
19 August 2025 at 13:18

Sistemi online i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ra për disa orë dhe përdoruesit që tentuan të hynin në faqen zyrtare nuk kishin qasje. Autoritetet nuk dhanë fillimisht njoftime për shkaqet e rënies, çka ngriti pikëpyetje mbi problemet teknike. Pas raportimeve në media, Këshilli i Lartë i Prokurorisë doli me një sqarim zyrtar, ku thekson […]

The post Ra faqja e webit, reagon KLP: Ishte proces teknik i planifikuar appeared first on BoldNews.al.

KLP merr pushimet, bie sistemi, faqja online nuk funksionon

By: Elva
19 August 2025 at 09:57

Sistemi online i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (www.klp.al) ka rënë dhe aktualisht nuk funksionon. Përdoruesit që tentojnë të hyjnë në faqen zyrtare nuk kanë qasje dhe po përballen me probleme teknike. Autoritetet nuk kanë dhënë ende njoftime zyrtare për shkaqet e rënies së sistemit ose kohën e rikthimit në funksionim. Këshilli i Lartë i […]

The post KLP merr pushimet, bie sistemi, faqja online nuk funksionon appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Merz: Presidentit Trump i dhamë mesazhin se interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen

13 August 2025 at 17:39

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qëndrimet e Ukrainës, aleatëve të saj evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump janë “shumë të përputhshme” përpara një takimi të planifikuar midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, më vonë këtë javë.

“Në Alaska, interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen. Ky ishte mesazhi që ne evropianët i dhamë sot presidentit Trump”, tha Merz pas bisedimeve online në Berlin.

“Dhe mund të them se ishim shumë të përafërt si për vlerësimin e pozicionit fillestar ashtu edhe për qëllimin e arritshëm për këtë të premte”, tha kancelari gjerman, duke folur përkrah Zelenskyt.

Merz, Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë zhvilluan bisedime nëpërmjet lidhjes video me Trump dhe zëvendëspresidentin e tij JD Vance për të diskutuar takimin e ardhshëm të presidentit të SHBA-së me Putinin në Alaska, të premten.

Bisedimet u organizuan me një njoftim të shkurtër nga Merz, me Zelensky që iu bashkua personalisht atij të mërkurën në Berlin.

Përpara bisedimeve me Trump dhe Vance, Zelensky iu bashkua një diskutimi paraprak me video vetëm midis udhëheqësve evropianë, ku do të përfshiheshin udhëheqës nga Franca, BM, Italia, Polonia dhe Finlanda, si dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Berlini tha se qëllimi i bisedimeve ishte të sigurohej që Kievi dhe partnerët e tij evropianë të jenë plotësisht të përfshirë në përgatitjet për takimin e Trump të premten me Putinin në Anchorage, i cili pritet të përqendrohet në luftën në Ukrainë.

Qeveritë evropiane kanë frikë se bisedimet Trump-Putin mund të çojnë në lëshime territoriale ndaj Rusisë, të cilat Kievi i ka refuzuar me vendosmëri./  a.jor.

The post BERLIN – Merz: Presidentit Trump i dhamë mesazhin se interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Zelensky dhe udhëheqësit evropianë fillojnë takimin online me Trump

13 August 2025 at 16:32

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë filluar bisedimet nëpërmjet lidhjes video me presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me takimin e tij të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi online u organizua me një njoftim të shkurtër nga kancelari gjerman Friedrich Merz, me Zelensky që iu bashkua personalisht të mërkurën në kancelari në Berlin.

Përveç Trump, pritet të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance.

Më parë, Zelensky iu bashkua një diskutimi paraprak video vetëm midis udhëheqësve evropianë.

Pjesëmarrësit në telefonatën me Trump do të përfshinin udhëheqës nga Franca, Britania, Italia, Polonia dhe Finlanda, si dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe vetë Zelensky.

Berlini tha se qëllimi i bisedimeve ishte të sigurohej që Kievi dhe partnerët e tij evropianë të jenë plotësisht të përfshirë në përgatitjet për takimin e Trump të premten me Putin në Alaska, i cili përqendrohet në luftën në Ukrainë.

Qeveritë evropiane kanë frikë se bisedimet Trump-Putin mund të çojnë në lëshime territoriale ndaj Rusisë, të cilat Kievi i ka hedhur poshtë me vendosmëri./ /os/

The post BERLIN – Zelensky dhe udhëheqësit evropianë fillojnë takimin online me Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizja e autobusëve në Tiranë, qytetarët mund ta ndjekin në kohë reale itinerarin

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Transporti publik në Tiranë po hyn në epokën digjitale, duke sjell lehtësira në menaxhimin e orareve, qëndrimin në stacion dhe njohjen me itineraret për të gjithë qytetarët.

Tashmë, qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj.

Ky hap i rëndësishëm në drejtim të modernizimit të transportit publik vjen si rezultat i bashkëpunimit mes atdalbania, GIZ Shqipëri, dhe Bashkisë së Tiranës, të cilët me mbështetjen e partnerëve të tyre, kanë arritur të integrojnë me sukses të dhënat GTFS-RT (General Transit Feed Specification në kohë reale) në sistemet digjitale të transportit publik.

Përdoruesit e transportit publik në Tiranë tani mund të shohin në kohë reale se ku ndodhen autobusët, të planifikojnë më mirë udhëtimin e tyre dhe të kenë informacion të saktë mbi kohën e mbërritjes së linjave. Madje, edhe Google Transit ka filluar të përdorë këto të dhëna, duke sjellë një përvojë më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë ata që lëvizin në qytet.

Përveç përfitimeve për pasagjerët, këto të dhëna do të ndihmojnë gjithashtu në menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke lejuar analizimin dhe optimizimin e rrjeteve dhe orareve të autobusëve. Kjo do të thotë më pak pritje, më shumë efikasitet dhe një sistem transporti më i përshtatshëm për nevojat e qytetit.

Gjithashtu, po punohet për ta zgjeruar këtë teknologji edhe në qytete të tjera në mbarë vendin, me qëllim që transporti publik në Shqipëri të bëhet më inteligjent, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm.

/e.i//a.f/

The post Lëvizja e autobusëve në Tiranë, qytetarët mund ta ndjekin në kohë reale itinerarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lufta kundër piraterisë online, AMA gjobë 5 milionë lekë subjektit, denoncim edhe në Prokurori

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Një rast i ri piraterie online është denoncuar sot nga kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi. Duke iu referuar subjektit të fundit të paligjshëm, të konstatuar, dënuar dhe denoncuar nga ekipet e inspektimit të Autoritetit, Krasniqi ka treguar historikun e gjurmimit dhe bllokimin e një rasti të kapur fillimisht në Kukës, si transmetues i paligjshëm IPTV, e më tej i transferuar në servera të tjerë nëpër Europë.

“Lufta kundër Piraterisë fitohet me partneritet dhe punë në skuadër”, shkruan Krasniqi në rrjetin social Facebook. Ajo sjell në vëmendjen e publikun rastin e një subjekti IPTV, i paligjshëm, i kapur në Kukës, i cili operonte në rrjetin e brendshëm lokal. “Subjekti u ndëshkua në përputhje me ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive”, i ndryshuar. Serveri u sekuestrua dhe ndaj shkelësit u mor masa e ndëshkimit me gjobë 5 milionë lekë. Pak ditë më vonë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë së Shtetit, i njëjti subjekt, i shfaqur tashmë si OTT pirat dhe që aksesohej nga një IP publike shqiptare, u bllokua sërish. Domaini iu dërgua AKEP për mbyllje dhe rasti i tij u referua nga specialistët e AMA-s, në Prokurori”.

Por, mundësia për të transmetuar nëpërmjet serverave jashtë Shqipërisë, ka shtuar edhe mundësitë e shkelësve të të drejtave të transmetimit, në përpjekjet e tyre për të operuar në tregun shqiptar.

Pas sekuestrimit dhe dënimit në Shqipëri, subjekti i paligjshëm e ka vazhduar aktivitetin e vet, në shkelje të të drejtave të transmetimit, duke përdorur, fillimisht servera të vendosur në Gjermani, e pas bllokimit aty, edhe në Rumani.

“Falë bashkëpunimit të menjëhershëm me partnerët ndërkombëtarë, ku përmend Hetzner Online GmbH, në Gjermani, i njëjti subjekt shqiptar u bllokua sërish dhe aktiviteti i paligjshëm u ndalua”, shkruan Krasniqi. “Ndërsa sot, pas konstatimit nga ekipet e AMA-s, të të njëjtit subjekt, që operon mbështetur në servera rumunë, kemi lidhur kontaktet me NexonHost, dhe jemi në pritje që edhe kjo lidhje e re të pritet”.

Kryetarja e AMA-s i ka bërë thirrje publikut të denoncojë pranë Autoritetit çdo rast të ngjashëm piraterie.

Nga veprimtaria e piraterisë online të subjektit të gjobitur
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Lufta kundër piraterisë online, AMA gjobë 5 milionë lekë subjektit, denoncim edhe në Prokurori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

28 July 2025 at 06:48

Në zonat turistike të Durrësit, një model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve në sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrë shumë familje dhe biznese të vogla që japin dhoma apo apartamente me qira drejt një modeli fleksibël dhe më fitimprurës, por edhe më të lodhshëm. Në vend të […]

The post Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

25 July 2025 at 09:18

Duke filluar nga pasditja e ditës së djeshme, në mbrëmje dhe sot në mëngjes, bizneset raportojnë se nuk po arrijnë dot të dorëzojnë online pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aplikimi bëhet përmes sistemit E-Albania. Kjo është një histori që përsëritet shpesh në ditët e fundit të korrikut, teksa subjektet nxitojnë që të dorëzojnë […]

The post Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet appeared first on BoldNews.al.

Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Si rezultat i një hetimi shtatëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për goditjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Marketing”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi A. A., 26 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi F. A., 51 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

26-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke transportuar me automjet dhjetra parfume pa fatura blerjeje. Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura. Nga hetimet dyshohet se mallrat ishin kontrabanduar dhe mbajtur në banesë, me qëllim shitjen online.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

The post Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

23 July 2025 at 13:49

Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketing”. Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni në zhvilluar në Gjirokastër, pasi është zbuluar se shiste online mallra kontrabandë.

I riu është kapur në flagrancë duke transportuar në banesën e tij, mallrat. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të riut, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/abcenews.al/

“Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025”

15 July 2025 at 15:26

Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe dezinformimi dominuan platformat online, përkundër premtimeve për një fushatë të ndershme.

Më 25 mars 2025, në një sallë të mbushur me përfaqësues të partive politike dhe thirrje për një fushatë të ndershme, u nënshkrua zyrtarisht Kodi i Etikës për Fushatat Digjitale në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti synoi të vendoste një standard për përdorimin etik të platformave online gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Kodi, i hartuar me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistence Zgjedhore (IDEA) dhe Qendra Finlandeze për Sundimin e Ligjit dhe Instituti Demokrat Amerikan, ishte një përpjekje për t’i bindur partitë drejt një angazhim vullnetar për etikën.

“Kodi i Sjelljes mbi Fushatat Digjitale në Shqipëri është një mekanizëm vetërregullues dhe vullnetar. Si i tillë, ai nuk i nënshtrohet sanksioneve formale”, thotë Marsida Gjonçaj nga organizata IDEA.

Por vetëm pak javë më vonë, me nisjen e fushatës, platformat digjitale u rikthyen të jenë hapësira abuzimi. Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste, dezinformimi dhe intimidimi, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave në politikë, jo vetëm që nuk u ndalën, por u thelluan.

IDEA angazhoi rrjetin BIRN për të monitoruar zbatimin e zotimeve që partitë politike morën duke nënshkruar Kodin. Monitorimi identifikoi 349 raste shkeljesh gjatë periudhës 11 prill–18 maj, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për gjenerim përmbajtjesh të manipuluara dhe raste të bullizmit kibernetik.

Komentet seksiste, mesazhe kërcënuese dhe profilizimi gjinor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti një strukturë të posaçme monitorimi që përfshiu 50 institucione publike dhe profilet e tyre në rrjetet sociale. KQZ u shpreh për Citizens se vetëm tre postime u konsideruan në shkelje të rregullave dhe u referuan për hetim. Por verifikimet e hetimit administrativ konstatuan se këto publikime ishin fshirë dhe nuk pati masa të tjera.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), në bashkëpunim me Pikasa Analytics, dokumentoi se sulmet më të shpeshta ndaj grave kandidate përfshinin gjuhë seksiste, fyerje mizogjene, kërcënime, shantazhe dhe kontroll moral.

“Më shumë se një raport, është një thirrje për rikthimin e dinjitetit të grave në hapësirën publike dhe vendosjen e barazisë gjinore si shtyllë e pandashme e demokracisë”, deklaron Mirela Arqimandriti, drejtore e GADC.

Për shumë gra të angazhuara në politikë, fushata e vitit 2025 ishte përballje jo vetëm me kundërshtarin politik, por me një kulturë publike përjashtuese, të ndërtuar mbi komente për trupin, veshjen apo prejardhjen.

“Mendoj se çdo grua gjatë fushatës haset me këtë peshore të moralit, komente nga më të ndryshmet kam dëgjuar”, rrëfen Ina Majko, kandidate e PS-së dhe tashmë zëvendësministre, duke nënvizuar se edhe përfaqësuese të mazhorancës nuk kanë qenë të paprekura nga gjuha diskriminuese.

Për Edona Haklajn, kandidate e “Nisma Shqipëria Bëhet” sulmet nisën që nga momenti që njoftoi kandidimin. Ajo ishte shprehur në një video të shkurtër se ka dy lajmë të mira, kandidatura e saj për “Shqipëria Bëhet” dhe arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

“Në komente vihej re një gjuhë fyese, nga profile falso që dukeshin të ishin nga e njëjta dorë apo zyrë. Shumica më akuzonin se edhe unë do vidhja, edhe unë do përfundoja në burg”, tregon Haklaj e cila shton se gjatë gjithë fushatës është shoqëruar nga komente për pamjen e saj të jashtme.

Për Bora Memën, kandidate e Lëvizjes Bashkë, komentet seksiste i ndjekin gratë edhe përtej fushatës dhe jo rrallë, janë të ushqyera nga politikanë të profilit të lartë apo nga media që reduktojnë rolin e tyre në aspektin estetik apo përfaqësues, jo përmbajtësor.

“Mjafton të shikojnë që je një grua që hedh video në TikTok dhe njerëzit i japin vetes të drejtën të të thonë ‘kurvë’. Më shqetëson vetja që më është normalizuar kjo gjë”, thotë Mema.

Kuotat gjinore: të mjaftueshme për numra, të pamjaftueshme për siguri

Zgjedhjet e majit 2025 u zhvilluan në një kontekst ku kuotat gjinore kanë rritur përfshirjen numerike të grave, por jo domosdoshmërisht përfshirjen cilësore.

Gratë kandidate përjetuan mungesë mbrojtjeje ndaj dhunës digjitale, përqeshje publike në media dhe mungesë të vullnetit institucional për t’i mbështetur.

“Në fillim pati një ndikim emocional, por në pikun e fushatës vendosa t’i injoroja. Fluksi i punës më ndihmoi”, thotë Ina Majko.

“Jam mësuar të jetoj me këto komente, ose thjesht i bllokoj. Kur janë kritika reale, nuk i fshij”, shpjegon Haklaj.

Edhe këtë herë, partitë politike nuk e mbajtën zotimin për etikë gjatë fushatës. Pavarësisht nënshkrimit të Kodit të Etikës dhe angazhimeve publike, gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe dezinformimi vijuan të jenë të pranishme në platformat online. Në mungesë të mekanizmave ndëshkues dhe mbështetjes institucionale, mbrojtja ndaj dhunës digjitale mbetet ende e pamjaftueshme.

Raporti i GADC liston një sërë rekomandimesh për të trajtuar dhunën me bazë gjinore nëpolitikë, përfshirë përmirësimin e Kodit Penal për të ndëshkuar fushatat e dezinformimit dhe urrejtjes si edhe hartimin e një ligji specifik për Dhunën ndaj Grave në Politikë.

Raporti thekson se do të ishte e nevojshme gjithashtu, që institucionet politike të Shqipërisë të shkojnë përtej simbolikës gjinore dhe të njohin dhunën me bazë gjinore në politikë si njëkrizë sistematike të demokracisë, e vetëm atëherë parimet e barazisë, përfaqësimit dhe zërit mund të realizohen vërtetë.

© 2025 AWA. Artikulli është realizuar në kuadër të Reporting Diversity Network.

The post “Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025” appeared first on Citizens.al.

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

27 May 2025 at 12:02

Autor: Emirjon Senja | Citizens.al | Tiranë

Shqipëria mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve kibernetike, mirëpo instalimi – pa një kuadër të qartë rregullator – i pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) nga kompanitë e telefonisë celulare ka ngritur shqetësime serioze mbi privatësinë dhe liritë digjitale të qytetarëve.

Autoritetet kanë deklaruar se pajisjet DPI synojnë rritjen e sigurisë dhe bllokimin e platformave si “TikTok”, por ekspertët paralajmërojnë se mungesa e transparencës dhe e kuadrit ligjor mund t’i hapë rrugën censurës dhe mbikëqyrjes masive.

Besmir Semanaj, ekspert në teknologjinë e informacionit, thotë se Shqipëria rrezikon të ndjekë rrugën e vendeve autoritare që përdorin DPI-në për mbrojtje por edhe kontroll informacioni.

Semanaj, ishte ndër të parët që shprehën shqetësimin për rrezikun e këtyre pajisjeve. Ai tha për Citizens.al se përdorimi i tyre në një kohë kur nuk ka ende ligje apo udhëzime që rregullojnë si proces “i lë rrugën hapur mbikëqyrjes së aktivitetit të qytetarëve apo bizneseve të ndryshme online”, e cila “është një shkelje e madhe sa i përket të dhënave personale”.

Sipas tij, mungesa e kuadrit rregullator lehtëson procesin e censurimit të përmbajtjes që qytetarët mund të qasin online, pasi DPI e filtron atë.

Kjo teknologji mund të përdoret jo vetëm për të bllokuar aplikacione, por edhe për të mbledhur informacion të hollësishëm dhe të dëmshëm për qytetarët, siç janë zakonet e përdorimit të internetit dhe të dhëna që lidhen me përdoruesit,” tha Semanaj, duke i njohur edhe elementët pozitivë kësaj teknologjie, siç është përmirësimi i sigurisë kibernetike në rastet e rrezikut të shtuar.

Një tjetër ekspert, Tomi Kallanxhi, vë në dukje mungesën e informacionit mbi menaxhimin e të dhënave dhe përfshirjen e palëve të treta, duke ngritur shqetësime mbi pavarësinë dhe sovranitetin digjital të Shqipërisë.

Sipas tij, është shqetësuese që, edhe pse autoritetet kanë deklaruar se pajisjet DPI nuk ruajnë të dhëna personale, ende nuk dihet kush janë ekspertët e pavarur që e kanë verifikuar këtë gjë, pasi nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.

Ai thotë se mungesa e informacionit për mënyrën se si ruhen të dhënat, për sa kohë mbahen ato dhe nëse një palë e tretë, si kompania që ka furnizuar pajisjet, mund t’i përdorë për qëllime të tjera, si analizimi i sjelljes së përdoruesve, ngre shqetësime serioze.

Përtej këtyre mangësive, Kallanxhi analizon se, në një skenar pozitiv, përdorimi i pajisjeve DPI do të ishte efektiv për të bllokuar platforma si TikTok, por gjithashtu edhe instrument i fuqishëm për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

Pajisje të dhuruara nga Izraeli dhe në përdorim të përkohshëm

Tregu i telefonisë celulare dhe i komunikimeve elektronike në Shqipëri kontrollohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në një përgjigje për Citizens.al – në tejkalim të afateve të parashikuara ligjore për kërkesat për informacion – AKEP heq përgjegjësinë duke theksuar se me procesin e vendosjes së pajisjeve DPI është angazhuar Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).

Citizens.al iu drejtua AKSK-së për të kuptuar më shumë mbi procesin e instalimit të tyre. AKSK shpjegoi për herë të parë zyrtarisht vendimin që çoi në instalimin e pajisjeve DPI, fillimisht në kompanitë e telefonisë celulare në vend, me synimin për ta shtrirë më tej edhe te ofruesit e tjerë të shërbimit të internetit.

AKSK konfirmoi se pajisjet DPI nuk ishin blerë, por janë marrë në përdorim falas për një periudhë njëvjeçare, falë një marrëveshjeje të lidhur me Autoritetin e Sigurisë Kibernetike të Izraelit në shkurt 2023.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, pajisjet do t’i kthehen palës izraelite. Ky informacion bëhet publik për herë të parë dhe lidhet me një periudhë të ndjeshme për Shqipërinë, atë të sulmeve kibernetike që ekspozuan të dhëna të ndjeshme si pagat, targat, numrat e telefonit dhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë.

Sa i përket bazës ligjore për këtë vendim, AKSK thekson se është mbështetur te vendimi i Këshillit të Ministrave për bllokimin e TikTok, ligji për sigurinë kibernetike dhe ligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Megjithatë, nuk ka asnjë referencë specifike për mbrojtjen e të dhënave personale nga keqpërdorimi në këtë proces, duke rritur shqetësimet e ngritura më parë nga ekspertët dhe mediat.

Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik, AKSK sqaroi gjithashtu se pajisjet DPI nuk kanë aftësi për të përgjuar komunikimet e qytetarëve. Sipas institucionit, DPI analizon vetëm “kokën” (headerin) e paketave të të dhënave dhe nuk është në gjendje të deshifrojë ose të lexojë përmbajtjen e tyre, për shkak të enkriptimit të komunikimeve në internet.

Autoritetet përgjegjëse theksojnë se kjo është një masë e përkohshme, por shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se përdorimi i pajisjeve DPI mund të përfshijë një sërë tjetër përpjekjesh për të monitoruar të dhënat e qytetarëve, përfshirë ato që lidhen me përdorimin e aplikacioneve të tjera dhe aktivitetet online.

Përdorimi i këtyre pajisjeve mund të krijojë mundësi të shumta për mbledhjen e të dhënave personale dhe për manipulimin e informacionit të qytetarëve.

Kompanitë celulare në vend ishin të para që instaluan pajisjet DPI sipas udhëzimeve të AKSK, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk pati një përgjigje prej tyre në drejtim të “Citizens” për çështjen në fjalë.

Pajisjet DPI po përdoren pa një kuadër rregullator të mirëfilltë

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale konfirmon për “Citizens” se, sipas legjislacionit aktual, nuk ka ende një detyrim ligjor që operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri të kryejnë një “Vlerësim të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave” (DPIA) për teknologjinë Deep Packet Inspection (DPI).

Ky qëndrim i autoritetit mbikëqyrës vjen në një moment kur ekspertët dhe gazetarët kanë ngritur shqetësime serioze për mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave personale nga operatorët që aplikojnë DPI në rrjetet e tyre.

Komisioneri sqaron se sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në fillim të 2024, detyrimi për kryerjen e një DPIA-je do të hyjë në fuqi vetëm në janar 2027, duke iu referuar dispozitave kalimtare të ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Sipas praktikës ndërkombëtare, praktika DPIA shërben për të identifikuar dhe ulur rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, duke mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve. Në mungesë të një DPIA-je, qytetarët rrezikojnë të ekspozohen ndaj mbikëqyrjes së tepruar, abuzimit me të dhënat dhe shkeljeve të privatësisë.

Në rastin tonë, kjo nënkupton se deri në janar 2027, përdorimi i DPI-së nga kompanitë e internetit në Shqipëri mund të vazhdojë pa një analizë të thelluar të rreziqeve për privatësinë e qytetarëve.

Në mungesë të një DPIA-je të detyrueshme, mbikëqyrja mbi përpunimin e të dhënave mbështetet vetëm në respektimin e përgjithshëm të parimeve ligjore të sigurisë, transparencës dhe minimizimit të të dhënave.

Zyra e Komisionerit i mëshon përgjegjësisë së operatorëve për të siguruar masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave, por mungesa e një vlerësimi të detajuar të ndikimit për teknologji të tilla si DPI mbetet një boshllëk i rëndësishëm në garantimin e privatësisë.

Lufta e të dhënave, kush i menaxhon ato

Matematicieni i njohur britanik Clive Humby është shprehur disa vite më parë se të dhënat janë nafta e shekullit XXI, duke paralajmëruar edhe një “luftë” mes shteteve për aksesin në to, si edhe nevojën për përpunimin e të dhënave për të nxjerrë prej tyre informacione që ndihmojnë në projektimin e së ardhmes dhe në parashikimin e sjelljes së qytetarëve si konsumatorë të internetit.

Në këtë kuadër, Tomi Kallanxhi thekson se diskutimi mbi vendosjen e pajisjeve Deep Packet Inspection  (DPI) nuk mund të shkëputet nga çështja e sovranitetit digjital. Ai shpjegon se një element shumë i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është fakti që sot shtetet janë duke bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen e sovranitetit të tyre digjital, ndërkohë që Shqipëria, sipas tij, nuk është më sovrane në këtë aspekt.

E kemi dorëzuar sovranitetin, jo vetëm në kontekstin e DPI-ve, por edhe në atë të e-Albania, ku të dhënat e qytetarëve shqiptarë ruhen jashtë territorit të Shqipërisë,” shprehet Kallanxhi, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin për të mbajtur në serverë të huaj të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve.

Ndërkohë, Besmir Semanaj e lidh sovranitetin digjital edhe me të drejtën e qytetarëve për një akses të lirë në internet.

Sovraniteti digjital nuk është vetëm një çështje shtetërore. Ai lidhet edhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur akses të pakufizuar në teknologji dhe informacion”, thekson Semanaj. Ai paralajmëron se përdorimi i DPI-ve për qëllime censure cenon drejtpërdrejt këtë të drejtë. Sipas tij, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të respektojë parimet e një interneti të lirë, ku çdo ndërhyrje duhet të jetë e ligjshme, proporcionale dhe e justifikuar.

Përdorimi i pajisjeve DPI në vende autoritare

Në shtete autoritare apo gjysmë-autoritare, teknologjia DPI përdoret gjerësisht për qëllime të ndryshme, nga siguria kibernetike deri te kontrolli i informacionit dhe censura.

Në Rusi, përdorimi i DPI është pjesë e një strategjie shtetërore për mbikëqyrjen e komunikimeve digjitale dhe filtrimin e përmbajtjes online. Qeveria ruse ka detyruar kompanitë e internetit (ISP) që prej vitit 2020 të instalojnë këto pajisje, ndërsa përdoruesit që shfrytëzojnë rrjete VPN rrezikojnë gjoba. Platforma si Twitter, Facebook dhe Telegram janë bllokuar përmes këtyre mekanizmave.

Radio Evropa e Lirë  (REL) raportonte në vitin 2023 për një bashkëpunim intensiv mes Rusisë dhe Kinës për ngritjen e një strukture të sofistikuar të kontrollit të internetit, me fokus në filtrimin e përmbajtjes përmes DPI-ve. Në thelb të këtij bashkëpunimi qëndronte ideja e “ruajtjes së rendit shoqëror” përmes kufizimit të aksesit në aplikacione apo faqe që konsiderohen të rrezikshme.

Praktika të ngjashme janë ndjekur edhe në Turqi dhe Egjipt. Në Turqi, që prej vitit 2016, pas instalimit të DPI-ve, autoritetet kanë ndërmarrë bllokime sistematike të faqeve të mediave online dhe profileve në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm kontrollin mbi hapësirën digjitale. Shembuj të përdorimit të pajisjeve DPI në Turqi pati edhe gjatë protestave pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, ku interneti u ngadalësua ndjeshëm.

Edhe pse qeveria shqiptare mund të synojë mbrojtjen e të miturve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt online, instalimi i pajisjeve DPI pa një kuadër të qartë ligjor dhe pa një mekanizëm të pavarur mbikëqyrjeje përbën rrezik real për liritë qytetare. Mungesa e transparencës dhe kontrollit institucional hap rrugën për abuzime dhe cenon të drejtën themelore për informim dhe privatësi.

The post Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie appeared first on Citizens.al.

Inteligjenca artificiale mund të imitojë zërin tuaj, si t’i shmangni këto mashtrime

By: Ela
14 July 2025 at 15:25

Zëri i një anëtari të lartë të administratës së presidentit të SHBA-së, Trump, u imitua nga një mashtrim me AI. Ja se si mund ta shmangni të njëjtën gjë që t’ju ndodhë edhe juve. Kur një grup politikanësh të nivelit të lartë morën telefonin, menduan se po flisnin me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco […]

The post Inteligjenca artificiale mund të imitojë zërin tuaj, si t’i shmangni këto mashtrime appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve

By: Ela
13 July 2025 at 15:29

Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm. Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë […]

The post Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve appeared first on BoldNews.al.

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop – 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

11 July 2025 at 13:43

Viva Fresh ka lansuar platformën e saj më të re dhe më të kërkuar nga konsumatorët WebShop-in online, ku blerjet mund të realizohen me lehtësi, nga çdo vend dhe në çdo kohë direkt nga komoditeti i shtëpisë ose zyrës tuaj.


Që nga 11 korrik 2025, ora 00:00, konsumatorët mund të porosisin ushqime, produkte shtëpiake dhe shumë më tepër përmes Webshop-it Online me shpërndarje të garantuar në çdo cep të Kosovës.

Me rastin e këtij lansimi, Viva Fresh ka nisur edhe një kampanjë promocionale, ku 1000 blerësit e parë që bëjnë porosi online përmes WebShop-it do të përfitojnë një voucher në vlerë prej 5€, i cili mund të shfrytëzohet në blerje.

Kampanja është e vlefshme deri më 13 korrik 2025, dhe përfshin vetëm porositë e realizuara në WebShop prandaj nxitoni të përfitoni!

Viva Fresh Online – s’ka qysh ma mirë!

The post Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop – 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€ appeared first on Telegrafi.

Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale

11 July 2025 at 12:19

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë raportoi mbi përpjekjet për censurimin e një blogu mediatik në rrjetet sociale, i cili poston përmbajtje satirike dhe kritike ndaj politikbërjes në Shqipëri. “Facebook kufizoi menaxhimin e faqes së VNA, një blog i pavarur shqiptar i njohur për raportimet kritike mbi zhvillimet politike,” shkruhet në njoftimin e Rrjetit për Gazetarët […]

The post Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale appeared first on Reporter.al.

DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

By: Ela
9 July 2025 at 08:22

Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol. Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit […]

The post DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore appeared first on BoldNews.al.

Kthimi i ‘modelit Nordik’/ Suedia kriminalizon blerjen e seksit online

By: user 8
1 July 2025 at 16:36

Prej dekadash, Suedia shihej si mishërimi i lirisë seksuale, aq sa Presidenti Dwight Eisenhower deklaroi me forcë në vitin 1960 se populli i saj prirej drejt “mëkatit, lakuriqësisë, dehjes”.

Në vitin 1971, Suedia ndoqi Danimarkën për t’u bërë vendi i dytë në botë që legalizoi të gjitha format e pornografisë. Megjithatë, Suedia ka qenë shumë më e kujdesshme kur bëhet fjalë për prostitucionin, pasi kishte krijuar të ashtuquajturin Model Nordik në vitin 1999, i cili kriminalizonte blerjen e seksit, por jo shitjen e tij, me qëllim uljen e kërkesës duke mbrojtur gratë e cenueshme.

Ky model është përhapur gjerësisht që atëherë. Në dekadën e kaluar, Franca, Irlanda, Izraeli dhe shteti amerikan i Maine e kanë miratuar të gjithë këtë model, madje edhe Skocia po e shqyrton atë.

Tani Suedia po përpiqet të zbatojë modelin e saj nordik të botës reale në botën dixhitale. Më 1 korrik do të hyjë në fuqi një ligj i ri suedez që kriminalizon pagesën për pornografi live në faqe si OnlyFans, platforma më e njohur për përmbajtjen e saj për të rritur, por jo ata që kryejnë akte seksuale online. Ata që shkelin ligjin e ri përballen me dënim deri në një vit burg.

The Economist, sjellë në shqip nga ©LAPSI.AL 

The post Kthimi i ‘modelit Nordik’/ Suedia kriminalizon blerjen e seksit online appeared first on Lapsi.al.

❌
❌