Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

25 July 2025 at 09:18

Duke filluar nga pasditja e ditës së djeshme, në mbrëmje dhe sot në mëngjes, bizneset raportojnë se nuk po arrijnë dot të dorëzojnë online pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aplikimi bëhet përmes sistemit E-Albania. Kjo është një histori që përsëritet shpesh në ditët e fundit të korrikut, teksa subjektet nxitojnë që të dorëzojnë […]

The post Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet appeared first on BoldNews.al.

Bie koha mesatare e gëzimit të pensionit/ Të moshuarit në fshat e marrin së paku 7.3 vite më shumë se ata në qytet

By: V K
24 July 2025 at 07:51

Pensionistët në zonat rurale, e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet, tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n.

Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.

Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete.

Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite.

ë dhënat e katër viteve të fundit, tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur, ndërsa atyre në fshat po rritet.

 

Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025.

Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.

Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite.

Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.

Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale, është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.

Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional.

Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension.

Gjithashtu, ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor

The post Bie koha mesatare e gëzimit të pensionit/ Të moshuarit në fshat e marrin së paku 7.3 vite më shumë se ata në qytet appeared first on Albeu.com.

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

20 July 2025 at 18:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:00, në ambientet e një hoteli në Shëngjin. Autoritetet policore raportojnë seshtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni i hotelit). I riu ka mbetur i plagosur rëndë […]

The post Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Margot Robbie drejt rolit më të rrezikshëm të karrierës?

By: gaze tare
19 July 2025 at 22:28

Margot Robbie është përfolur si një nga favoritët për të luajtur Catherine Tramell në ribërjen e filmit legjendar Basic Instinct, që rikthehet pas më shumë se 30 vitesh.

Amazon MGM Studios ka siguruar të drejtat për trillerin erotik që tronditi kinemanë në 1992. Skenaristi origjinal, Joe Eszterhas, është rikthyer me një marrëveshje prej 4 milionë dollarësh dhe ka premtuar “një përvojë të egër dhe orgazmike”.

Në garë janë edhe emra si Florence Pugh, Sydney Sweeney, Anya Taylor-Joy dhe Ana de Armas, por Robbie ka marrë mbështetjen edhe nga vetë Sharon Stone.

Ky mund të jetë roli më i guximshëm që ajo ka marrë ndonjëherë.

The post Margot Robbie drejt rolit më të rrezikshëm të karrierës? appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Durrës/ Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

By: V K
17 July 2025 at 10:48

Ditën e djeshme rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.

Uniformat blu, bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post E rëndë në Durrës/ Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt appeared first on Albeu.com.

Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86/ Një dron kamikaz rus ra në Çernobil, analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor?

By: V K
12 July 2025 at 13:08

Gjatë dimrit, një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil.

Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks.

Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.

Një dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rënë në Çernobil.

Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dëmtoi guaskën mbrojtëse që kishte mbrojtur reaktorin që nga viti 2019 dhe kishte për qëllim të parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertët nuk mundën të matnin ndonjë rritje të radioaktivitetit në reaktor. Megjithatë, ndikimi i dronit pati pasoja të rënda. Droni depërtoi murin e jashtëm prej çeliku të rrethimit mbrojtës, i njohur në zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nëntë metra më poshtë është edhe një mur i brendshëm – pjesë të dronit gjithashtu e depërtuan atë. Megjithatë, hapësira midis dy mureve luajti një rol vendimtar në konceptin e sigurisë.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar.

Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj.

Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse, u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH./ DW

The post Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86/ Një dron kamikaz rus ra në Çernobil, analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor? appeared first on Albeu.com.

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, banorët të shqetësuar

By: user 11
28 June 2025 at 16:38

Një palmë është rrëzuar papritur në mes të rrugës sot në bulevardin “Epidamn” në Durrës, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që lëviznin në zonë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja shkaktoi bllokim të përkohshëm të trafikut. Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, rrëzimi i pemëve të tilla nuk ndodh për herë të parë në këtë bulevard. Ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe më herët, jo vetëm në bulevardin “Epidamn”, por edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar.

Banorët kërkojnë që të kryhet një kontroll më i rreptë dhe i rregullt i gjendjes së pemëve dekorative në rrugët e qytetit, për të shmangur rreziqe të tilla për jetën dhe sigurinë publike.

The post Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, banorët të shqetësuar appeared first on Lapsi.al.

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, rrezik për kalimtarët

By: V K
28 June 2025 at 16:00

Ditën e sotme, një incident i pazakontë ka ndodhur në bulevardin “Epidamn” në Durrës, ku një palmë është rrëzuar papritur në mes të rrugës, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që lëviznin në zonë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja shkaktoi bllokim të përkohshëm të trafikut, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të siguruar zonën, deri në largimin e palmës nga autoritetet përkatëse.

Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, rrëzimi i pemëve të tilla nuk është hera e parë që ndodh në këtë bulevard.

Ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe më herët, jo vetëm në bulevardin “Epidamn”, por edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar.

Banorët kërkojnë që të kryhet një kontroll më i rreptë dhe i rregullt i gjendjes së pemëve dekorative në rrugët e qytetit, për të shmangur rreziqe të tilla për jetën dhe sigurinë publike.

The post Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, rrezik për kalimtarët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet, ‘zhduket’ qumështi i lopës

By: user 11
24 June 2025 at 07:18

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit. Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura.

Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%. Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor

The post Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet, ‘zhduket’ qumështi i lopës appeared first on Lapsi.al.

Margot Robbie rrëfen sikletin familjar: Vëllai s’më foli për tre muaj pas filmit me DiCaprion

By: gaze tare
16 June 2025 at 22:20

Margot Robbie është sot një prej aktoreve më të suksesshme të Hollywood-it, por roli që e katapultoi në qendër të vëmendjes ishte ai i Naomi Lapaglia në filmin e vitit 2013 The Wolf of Wall Street. Filmi i Martin Scorsese, me protagonistë si Leonardo DiCaprio dhe Jonah Hill, është kthyer tashmë në një klasik modern, por për Robbien, pasioni i kinemasë erdhi me një “çmim familjar”.

Në një intervistë në podcast-in ‘Screen Time’, aktorja australiane rrëfeu se e ka parë filmin për herë të parë… me familjen e saj. Dhe kushdo që e ka parë filmin, e di se kjo nuk është ndoshta zgjedhja më e lehtë. “Një nga vëllezërit e mi nuk më foli për tre muaj,” – rrëfen Robbie. “Jo sepse ishte i zemëruar… thjesht më tha: ‘Më duhet kohë përpara se të të konsideroj përsëri motrën time’.”

Roli i Robbiet si bashkëshortja e dytë e Jordan Belfort përfshinte skena të guximshme, përfshirë një moment ikonë që përfshin personazhin e DiCaprios dhe një sasi kokaine, detaje që, me gjasë, nuk janë gjëja më e lehtë për ta ndarë me nënën dhe vëllezërit në divan.

Sot, me një karrierë të konsoliduar dhe projekte si Barbie në CV, Margot Robbie e kujton me humor fillimin e saj të guximshëm në Hollywood edhe nëse për familjen e saj, ky fillim kërkoi pak më shumë kohë për t’u përtypur.

The post Margot Robbie rrëfen sikletin familjar: Vëllai s’më foli për tre muaj pas filmit me DiCaprion appeared first on iconstyle.al.

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

By: D Marku
10 June 2025 at 13:30

Roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, aktualisht është jashtë sistemit. Që nga orët e para të së martës janë regjistruar probleme në qasje, por gjithashtu ky program po japë edhe informacione të rreme dhe të pakuptimta.

Kjo u bë e ditur edhe përmes platformës “Downdetector” që tregon kur një aplikacion është jashtë sistemit.
Në sistemin e vet, kompania OpenAI i konfirmoi problemet që i ka aktualisht.

“Aktualisht kemi probleme. Disa përdorues po përballen me shkallë të mëdha gabimesh dhe vonesa në të gjitha shërbimet. Po vazhdojmë ta përcjellim gjendjen”, ka shkruar ChatGPT.

Roboti virtual është përballur herë pas here me probleme të tilla.

The post Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa appeared first on Albeu.com.

Bie nga lartësia e një pallati 14-vjeçari në Tiranë

By: user 11
7 June 2025 at 20:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Raporton se një 14-vjeçar ka rënë nga lartësia.

Ai është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Bie nga lartësia e një pallati 14-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

NATO bie dakord për programin më të madh të armatimit që nga “Lufta e Ftohtë”

5 June 2025 at 15:10

NATO ka rënë dakord për programin më të madh të riarmatimit që nga Lufta e Ftohtë, thanë sot burimet.

Programi parashikon një zgjerim të madh të kapaciteteve të parandalimit dhe mbrojtjes në vitet e ardhshme, pasi Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për aleancën ushtarake perëndimore.

“Prioritetet kryesore janë sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi, mbrojtja ajrore dhe forcat tokësore të lëvizshme”, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Programi i riarmatimit përfshin objektiva specifike për pajisje të ndryshme ushtarake.

Vendeve individuale të NATO-s u jepen udhëzime të sakta se ku duhet të kontribuojnë për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët në të ardhmen e afërt.

Kapacitetet e kërkuara u përcaktuan bazuar në planet e reja të mbrojtjes.

Gjithashtu, do të merren në konsideratë vlerësimet nga shërbimet e inteligjencës, sipas të cilave Rusia mund të jetë gati të sulmojë një aleat të NATO-s vetëm brenda pak vitesh, pavarësisht luftës së vazhdueshme të Moskës kundër Ukrainës.

Rënia e lindjeve në Tiranë bie në 18%/ Ilir Alimehmeti: Falë politikave të suksesshme si “Prindi 1 – Prindi 2”

By: V K
26 May 2025 at 14:52

Përmes një postimi në rrjete sociale, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në e zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka reaguar lidhur me rënien e ndjeshme të numrit të lindjeve në Tiranë, gjatë vitit të fundit.

Duke iu referuar statistikave zyrtare, që tregojnë një ulje me 18% të lindjeve brenda vetëm një viti, Alimehmeti komenton se kjo është një “arritje” e politikave të reja që synojnë mbështetjen e familjes.

“Brenda vetëm një viti, lindjet bien me 18% në Tiranë falë aplikimit të politikave shumë të mira pro familjes nga ana e atyre që miratuan ligje aq të efektshme si Prindi 1 – Prindi 2!”, shkruan ai.

Reagimi i Alimehmetit, vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një krizë demografike në rritje, me emigrimin, plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë si faktorë shqetësues për të ardhmen.

The post Rënia e lindjeve në Tiranë bie në 18%/ Ilir Alimehmeti: Falë politikave të suksesshme si “Prindi 1 – Prindi 2” appeared first on Albeu.com.

Gerrard i dehur bën një video dashurie për një tifoze: zbulon atë që nuk do të donte

By: user 2
5 May 2025 at 22:40

Steven Gerrard, kapiteni legjendar i Liverpool, aktualisht është pa ekip, pas ndarjes me Al-Ettifaq, klubin saudit që në fund të janarit vendosi të ndërronte trajner. Ish-mesfushori anglez është bërë sërish protagonist për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, e cila është bërë virale, ku ai shihet në gjendje të dehur. Dhe në atë video, duke përdorur edhe disa fjalë jo të hijshme, ai deklaron dashurinë e tij për Rangers Glasgow, klub që mund ta rikthejë si trajner.

Videoja e Gerrard në pub bëhet virale

Gerrard ishte trajner i Rangers për tre sezone e gjysmë dhe i riktheu klubit titullin historik në vitin 2021. Më pas ai vazhdoi karrierën me Aston Villan dhe Al-Ettifaq, por në zemër gjithmonë ka pasur Rangers. Dashurinë për klubin skocez e ka shprehur papritur gjatë një daljeje në mbrëmje. Gerrard u afrua nga një i ri, i cili iu prezantua menjëherë si tifoz i Celtic (rivalët e mëdhenj të Rangers). Ky djalë, pasi takoi ish-futbollistin – që dukej se kishte pirë mjaft – i tregoi për kë bën tifo dhe më pas i kërkoi një nder: një video-mesazh për një vajzë që është tifoze e Rangers, një vajzë me emrin Debbie.

Mesazhi i Gerrard për Debbie dhe dashuria për Rangers

Gerrard pranoi, u fut në kuadër të kamerës së telefonit, shikoi dhe tha: “E duam Rangers, dreqi ta marrë Debbie, unë e adhuroj Rangers!”. Kjo video u përhap me shpejtësi dhe ngriti sërish zërat për rikthimin e anglezit në pankinën e Rangers Glasgow, të cilët ndodhen në prag të një ndryshimi pronësie, me një grup investitorësh amerikanë që mund të paraqiten me një emër të madh – dhe një ish-trajner shumë të dashur që, kësaj radhe në një video të publikuar online, dërguar një vajze dhe xhiruar në gjendje të dehur, shpalli sërish dashurinë e tij për klubin.

Fuck Debbie, I love Rangers

Aw Stevie G get up the road man. pic.twitter.com/dj9pbBhsNE

— Adam Dunn (@AdamDunn1872) May 2, 2025

The post Gerrard i dehur bën një video dashurie për një tifoze: zbulon atë që nuk do të donte appeared first on Lapsi.al.

Zyrtarizohet edhe skuadra e tretë që bie nga Premier League

26 April 2025 at 20:22

Pas Southampton dhe Leicester, në Championship ka rënë edhe skuadra e Ipswich. Humbja e fundit ndaj Newcastle me rezultatin 3-0 në javën e 34-t të Premier League, ka zyrtarizuar rënien e skuadrës së drejtuar nga McKenna. Skuadra e Ipswich mban vendin e 18-të me 21 pikë të grumbulluara dhe matematikisht e ka të pamundur mbijetesën. […]

The post Zyrtarizohet edhe skuadra e tretë që bie nga Premier League appeared first on BoldNews.al.

Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

26 April 2025 at 18:59

Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, Tom Ackerley, u panë të premten në aeroportin e Brisbane, të shoqëruar nga djali i tyre gjashtë muajsh.

Ylli i “Barbie”, e lindur në Queensland, u shfaq me një pamje të thjeshtë, e veshur me një bluzë me vija dhe xhinse të gjera, duke reflektuar një stil të rehatshëm pas lindjes.

Aktorja kishte zgjedhur të paraqitej pa grim, me flokët e saj biondë të lëshuar lirshëm dhe një kapelë të zezë për t’u mbrojtur nga dielli.

Tom mbante në krahë të voglin e tyre, i cili ishte i mbështjellë me kujdes në një batanije të butë.

Çifti, që mirëpriti fëmijën e tyre të parë në tetor në Los Angeles, dukeshin të qetë dhe të lumtur në rolin e tyre të ri si prindër.

Burime pranë tyre kanë thënë për People se Margot dhe Tom janë shumë të përkushtuar ndaj familjes dhe po shijojnë në maksimum jetën në shtëpi me të birin.

Margot dhe Tom u takuan në vitin 2013 gjatë xhirimeve të filmit “Suite Française”, dhe u martuan në vitin 2016.

Përmes kompanisë së tyre LuckyChap Entertainment, ata kanë bashkëprodhurar disa projekte të suksesshme. Deri tani, çifti nuk ka zbuluar ende emrin e djalit të tyre. /Telegrafi/

The post Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur appeared first on Telegrafi.

Margot Robbie shijon një ditë plazhi me bashkëshortin Tom Ackerley dhe djalin e tyre të porsalindur

20 April 2025 at 13:31

Margot Robbie u pa duke shijuar një mëngjes të qetë Pashke në plazhin e Queensland, së bashku me bashkëshortin Tom Ackerley dhe djalin e tyre të porsalindur.

Aktorja 34-vjeçare dukej e relaksuar dhe rrezatuese, teksa ecte zbathur në rërë me një veshje sportive dhe syze dielli.

Tom, 35 vjeç, mbante të birin të mbështjellë me kujdes në një batanije me motive koala, ndërsa çifti shëtiste buzë detit me kafe në duar.

Kjo është hera e parë që çifti shihet në publik me fëmijën e tyre që kanë mirëpritur në tetor, por ende nuk kanë zbuluar emrin e tij.

Një burim pranë çiftit ka thënë për People se ata janë të lumtur dhe plotësisht të përkushtuar ndaj prindërimit, pas një pritjeje të gjatë për të mbetur shtatzënë.

Margot dhe Tom, që u njohën në vitin 2013 gjatë xhirimeve të “Suite Française”, janë martuar në vitin 2016 dhe kanë bashkëthemeluar kompaninë LuckyChap Entertainment.

Ata kanë bashkëpunuar në disa projekte filmike, ndërsa tani po shijojnë një kapitull të ri si prindër të përkushtuar. /Telegrafi/

The post Margot Robbie shijon një ditë plazhi me bashkëshortin Tom Ackerley dhe djalin e tyre të porsalindur appeared first on Telegrafi.

LeBron James: Atleti i parë në histori që u bë kukull Ken

By: gaze tare
9 April 2025 at 22:28

LeBron James e ka parë imazhin e tij të përshkruar kudo, nga videolojërat deri te filmat e Hollivudit. Me siguri, në një moment do të shohim një statujë që po ndërtohet për të.

Tani është koha që ai të luajë si… Ken në universin Barbie.

Një njoftim i Mattel që paraqet James si një tjetër… Ken thekson se ai u zgjodh në njohjen e ndikimit të tij pozitiv në kulturë, stil dhe komunitet. Sigurisht, aksesorët e figurës kanë edhe disa sponsorë të Jamesit, si këpucët, kufjet dhe sigurisht ora. Shifra do të jetë e disponueshme nga 14 prilli në dyqane të zgjedhura në SHBA, si dhe në internet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbie (@barbie)

The post LeBron James: Atleti i parë në histori që u bë kukull Ken appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Dibër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari

By: V K
31 March 2025 at 15:45

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrenxë rreth orës 14:00, ndërsa viktima ishte duke shtruar një linjë interneti, në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31-vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Dibër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari appeared first on Albeu.com.

❌
❌