Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ka përfunduar ndërhyrja në rrugën e “Hidallarëve” në fshatin Muriqan, njësia administrative Gjergjan, një segment i rëndësishëm i unazës bujqësore që lidh tokat bujqësore me rrugët kryesore të qarkullimit.

Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojave të banorëve dhe fermerëve të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm transportin e prodhimeve bujqësore drejt qytetit dhe pikave të shitjes.

“Investimet në infrastrukturë nuk janë përqendruar vetëm në qytet, por edhe në fshat, aty ku puna dhe prodhimi nuk ndalen asnjëherë. Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i bashkisë Elbasan, ndaj dhe përmirësimi i infrastrukturës për fermerët është pjesë e planit tonë afatgjatë”, tha kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ai shtoi se investimet në zonat rurale do të vijojnë, duke forcuar lidhjen e drejtpërdrejtë mes qytetit dhe fshatit dhe duke ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal. /j.p/

The post Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Rruga “Benjamin Deliana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan  është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional, që i shërben komunitetit lokal.

Ndërhyrja nga bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.

Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha” dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve.

Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.

Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të banorëve, si pjesë e programit të bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative rurale.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, thekson se “edhe një tjetër rrugë e paasfaltuar prej dekadash mori zgjidhje përfundimtare. Zona të tëra informale, si në qytet ashtu edhe në fshat, po i rikthejmë në standarde dinjitoze. Kjo është qasja jonë, të mos lëmë asnjë segment të lënë pas”.

Ai shtoi se investimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha zonat informale të bashkisë, me qëllim që çdo lagje dhe komunitet të ketë infrastrukturën që meriton.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit

10 July 2025 at 08:44

Një status i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në “Facebook”, i ka dhënë material Prokurorisë së Posaçme për ta bërë pjesë të dosjes hetimore ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, dhe grupit tjetër, për të cilën prokuroria  kërkon t’i marrë nën akuzë.

Referuar një shkrese zyrtare, që “Ora News” e administron, thuhet se në videon e publikuar nga Erion Braçe prej 59 sekondash shfaq një tabelë me investitor “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me objekt: “Mirëmbajtje me performancë e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë, K/Rr. Nacionale – Grabian, Strum – Qafë Marinëz, 56.5 KM”, me vlerë 65,337,825 lekë pa TVSH, me kontraktor BOE “BE-IS” sh.p.k dhe “Ergi” sh.p.k, me mbikëqyrës punimesh “Net Group” sh.p.k”.

Gjatë videos, thotë SPAK-u, shfaqet vetëm tabela e mësipërme, si dhe dëgjohet një zë, në dukje si ai i deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shtetasit Erion Braçe, i cili shoqëron videon dhe është transkriptuar si më poshtë:

“Se më në fund gjeta dhe tabelën, që e kanë vënë diku këtu në Krutje të Poshtme, sa kalon kryqëzimin e Pushimit të Shoferit. Ja ku është tabela, kontrata e këtij është 65,337,825 lekë të reja pa tvsh, dhe kompanitë janë BOE “BEIS” sh.p.k “ERGI” sh.p.k, dhe këtij i mbaron kontrata në gusht të 2024. Mbikëqyrësi i punimeve, se më intereson shumë kjo, është “Net Group” sh.p.k. Nuk e di sa leke merr ky Net grupi, por po te m’i jepnin mua mund ta bëj dhe më mirë punën. Adresa e kontraktorit është në lagjen numër 1 të Kukësit, prandaj është rruga në këtë lloj derexheje, dhe prandaj kjo kontrata është në tilla nivele zbatimi”.

The post “Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit appeared first on Sot News | Lajme.

Nis asfaltimi i rrugës Çajup–Topovë, nxitje për turizmin dhe ekonominë e Zagorisë

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në bashkinë e Libohovës ka nisur puna për asfaltimin e rrugës Çajup–Topovë, e cila  do të nxjerrë në pah potencialet e mëdha të zhvillimit dhe mundësitë për investime në të gjithë zonën e Zagorisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga kryerja e këtyre punimeve.

“Nga ato lajme që vijnë drejt e nga zemra e Zagorisë dhe zemrën mal ta mbushin. Sot kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Çajup–Topovë, një projekt i shumëpritur që i jep më në fund një hov të ri qarkullimit në këtë zonë të jashtëzakonshme natyrore, historike e kulturore”, theksoi Kumbaro.

“Ky investim i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk është thjesht një rrugë, por një projekt madhor që lidh banorët, fermerët, guidat dhe vizitorët me mundësi të reja zhvillimi, turizmi dhe ekonomie rurale”, tha Kumbaro.

Kumbaro bëri të ditur se “puna ka nisur me ritëm të lartë dhe pamjet flasin vetë. Kjo rrugë është një tjetër hap përpara për Zagorinë që duam dhe drejt projektit të madh të ndërtimit të plotë të Unazës së Çajupit, që do të lidhë gjithë fshatrat e bukur mes Pogonit dhe Zagorisë”.

Rruga ka një gjatësi prej 9 kilometrash dhe qëllimi i ndërhyrjes është që të bëhet rehabilitimi sipas standardeve, për ofrimin e një lëvizje më të sigurt dhe më të shpejtë të mjeteve si dhe për lidhjen e fshatrave të kësaj njësie me territorin tjetër të bashkisë Libohovë si dhe me bashkitë fqinje, Gjirokastër dhe Dropull.

1 nga 4

/k.s//r.e//a.f/

The post Nis asfaltimi i rrugës Çajup–Topovë, nxitje për turizmin dhe ekonominë e Zagorisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rruga Shkup-Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e Republika e Maqedonisë së Veriut, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e 9 korrikut në Facebook.

Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, raporton KosovaPress.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

/Kosovapress/

The post Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 July 2025 at 18:18

Njësoj si fundjavat e kaluara, edhe kjo e diel e parë e korrikut ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të vendit, për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhet. Raportohet se situatra më e rënduar është në rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, ku radha e automjeteve shpesh herë […]

The post Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Punime në rrugën Qafë-Mali–Fierzë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Në segmentin rrugor Qafë-Mali–Fierzë, konkretisht në kilometrat 5,6 dhe 11, po punohet për riparimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve të shpatit të malit.

Këto ndërhyrje synojnë të rikthejnë qarkullimin normal dhe të garantojnë sigurinë rrugore në përputhje me standardet teknike.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), për të eliminuar rrëshqitjen e terrenit, projekti përfshin ndërtimin e një muri mbajtës me pilota dhe muri pritës, sistemimin e ujërave sipërfaqësore përmes ndërtimit të kanaleve filtruese, si dhe ndërtimin e shtresave rrugore përgjatë gjithë segmentit.

Paralelisht, po punohet edhe për riparimin dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ky aks rrugor është 57 km i gjatë dhe ka një gjerësi prej 4.5 metrash. Ai përshkon një zonë me karakter të theksuar malor, me kthesa të shumta dhe të forta, dhe shërben si nyje lidhëse për disa zona në veri të vendit. Përveç rëndësisë së tij infrastrukturore, rruga ka edhe vlerë turistike për shkak të peizazhit të pasur natyror që ofron.

Përfundimi i punimeve pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe lehtësinë e qarkullimit për banorët dhe vizitorët e zonës.

1 nga 5

The post Punime në rrugën Qafë-Mali–Fierzë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina del nga rruga, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë

3 July 2025 at 16:27

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Arbrit.

Një automjet ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Mësohet se ka aksidenti ka një person të plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina del nga rruga, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Rihapet rruga e bllokuar nga serbët drejt Merdarës

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku theksohet se qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet.

“Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta. Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj. Për më shumë kontaktoni në numrat: 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Rruga u bllokua nga ana e Serbisë për një orë.

/Kosovapress/

The post Rihapet rruga e bllokuar nga serbët drejt Merdarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E tmerrshme/ Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)

1 July 2025 at 18:17

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell është përmbysur në mes të rrugës, pranë një kthese të rrezikshme.

Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë mjetin e përmbysur, duke zënë një pjesë të madhe të karrexhatës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar bllokime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Shkaqet e saktë të përmbysjes mbeten ende të paqarta.

Duhet theksuar se segmenti ku ndodhi ngjarja është në kantier prej afro një viti, me punime të papërfunduara që e bëjnë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të rivendosur normalitetin në trafik.

The post E tmerrshme/ Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, rrezik për kalimtarët

By: V K
28 June 2025 at 16:00

Ditën e sotme, një incident i pazakontë ka ndodhur në bulevardin “Epidamn” në Durrës, ku një palmë është rrëzuar papritur në mes të rrugës, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që lëviznin në zonë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja shkaktoi bllokim të përkohshëm të trafikut, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të siguruar zonën, deri në largimin e palmës nga autoritetet përkatëse.

Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, rrëzimi i pemëve të tilla nuk është hera e parë që ndodh në këtë bulevard.

Ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe më herët, jo vetëm në bulevardin “Epidamn”, por edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar.

Banorët kërkojnë që të kryhet një kontroll më i rreptë dhe i rregullt i gjendjes së pemëve dekorative në rrugët e qytetit, për të shmangur rreziqe të tilla për jetën dhe sigurinë publike.

The post Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, rrezik për kalimtarët appeared first on Albeu.com.

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

By: Oldi
27 June 2025 at 21:05

Në bulevardin kryesor të Tiranës disa ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatinë. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët kanë hyrë në rrugë me semafor të kuq, ndërsa automjeti ka kaluar në momentin e fundit të dritës jeshile ose me të verdhë. […]

The post Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs appeared first on BoldNews.al.

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

By: Oldi
26 June 2025 at 20:47

Aksidenti në zemër të Tiranës që la pas 3 të mitur të plagosur, të cilët udhëtonin me monopatina elektrikë, është më i rëndi i këtij lloji, por nuk është i vetmi. Në 5 muajt e parë të këtij viti, 212 persona janë lënduar nga aksidente apo incidente me monopatina. Ndërsa vitin e kaluar, numri i […]

The post Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina appeared first on BoldNews.al.

Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në Elbasan ka përfunduar investimi në asfaltimin e rrugës “Mefail Bicaku” në Rajonin Nr. 3, pranë Doganës, një ndër zonat më problematike të qytetit përsa i përket infrastrukturës.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet e përfunduara, duke theksuar se kjo rrugë, ndonëse nuk konsiderohet zonë informale, kishte mbetur pas në zhvillim, për shkak të ndërtimeve të shpejta dhe të pakontrolluara pas viteve ‘90.

“Edhe pse jemi në një zonë pranë dy shkollave profesionale dhe Doganës, kjo rrugë kishte mbetur pas për shumë vite. Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve dhe bizneseve të zonës, e cila tashmë ka marrë zgjidhje”, u shpreh Llatja.

Rruga “Mefail Bicaku” është një rrugicë lidhëse ndërmjet rrugës “17 Marsi” dhe rrugës “Zogu i Parë”. Ajo u shërben rreth 120 banorëve dhe disa bizneseve lokale.

Vitin e kaluar është investuar në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërsa këtë vit është realizuar shtrimi i plotë me asfalt, në kuadër të një bashkëpunimi mes bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH).

“Edhe pse ishim në një periudhë zgjedhore, puna nuk është ndalur asnjë moment. Do të vazhdojmë me investime të tjera që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, theksoi Llatja.

Ky investim vjen si pjesë e angazhimit të bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të garantuar kushte më të mira jetese për qytetarët në çdo lagje të Elbasanit.

/k.s/j.p/

The post Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 tetori”, Bashkia Dimal”.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 190 833 lekësh që përballohet nga buxheti i bashkisë së Dimalit.

Sipas vendimit, shpronësimi fillon menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Dimal.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

The post Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluksi drejt bregdetit, ARRSH masa për rritjen e sigurisë në rrugë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të automjeteve që drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes, ka marrë masa të shumta për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të rregullt në akset kryesore rrugore drejt bregdetit.

Në terren janë kryer ndërhyrje të rëndësishme, duke përfshirë pastrimin e kunetave dhe bimësisë në segmente të ndryshme si Llogora-Palasë, Dhërmi, Jalë-Himarë, si dhe Krane-Syri i Kaltër. Gjithashtu, janë riparuar barrierat mbrojtëse në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë dhe Kardhiq-Delvinë.

Punimet dhe monitorimi do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës gjatë sezonit turistik.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Fluksi drejt bregdetit, ARRSH masa për rritjen e sigurisë në rrugë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Pasi kalon gjirin e Porto Palermos, fshati Qeparo, 13 kilometra në jug të Himarës, është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Për këdo që zgjedh të pushojë në bregdetin e jugut, infrastruktura lidhëse e fshatrave përgjatë Rivierës siguron jo vetëm lehtësi në lëvizje, por edhe pamje spektakolare mes blusë së kristaltë të Jonit dhe kodrave të gjelbëruara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare.

Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj.

I ndarë midis një fshati të lashtë në majë kodre dhe një vendbanimi më të ri buzë plazhit, Qeparoi ofron destinacionin më të mirë turistik për vizitorët.

Fshati i sipërm ruan shtëpi tradicionale prej guri dhe ullishte, ku familjet kanë jetuar për breza me radhë. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.

Ndërsa pjesa e poshtme ofron akses në plazh me shëtitoren e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare, që i ka dhënë Qeparoit tiparet e një fshati tipik turistik mesdhetar, ku janë ruajtur karakteristikat dhe traditat e zonës.

/m.m//r.e/

The post Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin

20 June 2025 at 15:50

Zona e Belshit dhe e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë me rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruar me erë të fortë pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e dendura kanë sjellë si pasojë përnbytjen e rrugëve duke “paralizuar” në mënyrë të menjëhershme qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Mësohet se rrugët u përmbytën, […]

The post PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin appeared first on BoldNews.al.

Pikat kufitare dhe turistike, punime për rritjen e sigurisë në rrugë

By: redi
20 June 2025 at 15:16

Sezoni veror ka nisur prej kohësh, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike. Aktualisht është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit. Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës. Për të mos penguar trafikun…

Source

Punime për rritjen e sigurisë në rrugët drejt pikave kufitare dhe turistike

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike.

Aktualisht, sipas ARRSH-së, është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit.

Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës.
Për të mos penguar trafikun, punimet kryhen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në korsi të veçuara.

Puna në njërën korsi tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet në korsinë tjetër.

Përmirësimi i këtij aksi rrugor ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. /j.p/

The post Punime për rritjen e sigurisë në rrugët drejt pikave kufitare dhe turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌