Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina del nga rruga, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë

3 July 2025 at 16:27

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Arbrit.

Një automjet ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Mësohet se ka aksidenti ka një person të plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina del nga rruga, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

3 July 2025 at 16:39

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur i plagosur drejtuesi […]

The post Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Lëndohen dy turistë, përfundojnë…

14 June 2025 at 13:10

Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës janë aksidentuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.

Dy turistët që vinin nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar dhe kanë humbur kontrollin e motomjetit i cili është përplasur me murin e sipërm të rrugës.

Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Bulqizës ku morën ndihmën e parë dhe më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

The post Aksident në Rrugën e Arbrit/ Lëndohen dy turistë, përfundojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

U aksidentua me automjet në Shupenzë, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

6 June 2025 at 19:46

Më 6 qershor 2025, rreth orës 18:30, Policia ka marrë njoftim për një automjet të përmbysur pranë rrethrrotullimit të Shupenzës, në afërsi të lumit. Mjeti u zbulua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit si shtetasin I.N., 35 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pas kallëzimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

The post U aksidentua me automjet në Shupenzë, 35-vjeçari dërgohet te Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

By: Ela
16 May 2025 at 16:16

Reshjet intensive të shiut kanë “pushtuar” vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore. Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë. Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.  Kjo ka vështirësuar […]

The post Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Parakalimet e gabuara, Policia “mbyt” me gjoba 400 mijë lekëshe shoferët

13 April 2025 at 16:52

Policia ka dërguar një komunikatë për mediat në lidhje me ndëshkimet ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në tunelin e Murrizit të Rrugës së Arbërit. Bëhet me dije se përgjatë dy javëve të fundit, në atë segment rrugor janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 400 mijë lekë të vjetra […]

The post VIDEO/ Parakalimet e gabuara, Policia “mbyt” me gjoba 400 mijë lekëshe shoferët appeared first on BoldNews.al.

Rruga që afroi Dibrën/ Në rrugën e Arbrit, nga Tirana në Peshkopi për 90 minuta. Banorët: Zhvillim për zonën

By: xhir jeta
21 March 2025 at 17:03

Nisemi nga Tirana drejt Peshkopisë, të cilat tashmë jane larg njera tjetres ne nje distance jo me shume se 1 ore 30 minuta. Përfundimi i rruges se arbrit realizon dëshiren e përhershme të banorëve dibranë për të qenë më afër kryeqytetit.

Nga Tirana, rruga e Arbrit kalon nga fshati Zall Bastar, Shkalla e Tujanit, duke ofruar një pamje piktoreske të zonës me një natyrë të larmishme.

Rruga vijon më tej drejt Murrizit. Ndonëse gjeografikisht shumë pranë pranë Tiranës, banorët e kësaj zone iu duhej shumë orë udhëtim drejt kryeqytetit, nga rrugë e vjetër e Qafë Mollës.

Tuneli i Murrizit është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit. Tuneli ka një gjatësi prej 3. 8 km. Ky tunel është vepra më komplekse e rruges se arbrit, për t’a ndërtuar u deshën 6 vite për shkak të kushteve të vështira gjeologjike.

75 kamera sigurie si dhe radarë monitorojnë tunelin e murrizit për shkeljet e drejtuesve të mjeteve. Fluksi i automjeteve sipas të dhënave ka qenë i lartë. Rreth 10 mijë automjete kaluan në tunel të dielën e kaluar, vetëm dy ditë pasi u hap.

Të parët që ndjejnë distancën e shkurtuar ndjeshëm me Tiranën, janë banorët e Xibrit, fshati i parë sapo kalon tunelin e Murrizit.

Pranë rrugës së Arbrit, në hyrje të qytetit të Klosit, Lulzime Zhuku së bashku me fermerë të tjerë të zonës tregtojnë produktet e tyre. Hapja e rrugës së re, thotë Lulzimja i ka shtuar shitjet, me të cilat siguron të ardhurat e vetme për familjen e saj me 9 anëtarë.

“Na ka nderuar rruga. Shes frutat e mia, bulmet, veze. Bënim 3 orë rrugë.”

Rruga shtrihet në një terren shumë të thyer mes maleve dhe shkembinjve, nje terren qe i ka mbajtur të izoluar zonën për një kohë të gjatë.  Pjesë e rrugës së Arbrit janë disa tunele dhe ura te larta, te konsideruara si veprat inxhinieriks me te veshtira.

Ura e Lezedrës dhe ajo e Vashës, dy më të lartat në rajon, 158 dhe 152 metra, janë dy veprat më të veçantat. Ato bashkojnë shpatet e maleve shkëmborë duke u lidhur me 6 tunele, që v

Ura e re Vashës ka marrë emrin e asaj të vjetrës ekzistuese, që ndodhet në gjurmën e vjetër të rrugës së Abrit mbi lumin Mat, pranë fshatit Guri i Bardhë, e ndërtuar në shekullin e 18.

Rruga e vjetër nga qafa e Buallit shmanget përmes tuneleve të tjerë. Rruga e re e sjell Bulqëizën vetëm 40 minuta larg Tiranës.

Në një distancë prej 160 km iu duhet të udhëtonin banorët e Bulqizës për të mbërritur në Tiranë. Duke kaluar permes nje terreni te veshtire nga Qafa e Buallit.

Nga Bulqiza drejt Peshkopisë, rruga e re, ka shmangur në disa segmente të vjetrën, duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes dy qyteteve.

Aksi kalon në fshatrat e Shupenzës dhe Maqellarës, me një natyrë piktoreske. Rruga pritet të ndikojë në aspektin ekonomik të zonës, duke sjellë zhvillim të turizmit dhe veçanërisht në agroturizëm.

Rruga konsiderohet gjithashtu si një vepër historike që mund ta kthejë atë në listën e guidave turistike në vend për të huajt. Ajo shtrihet paralel me rrugën e dikurshme të shtetit të arbrit. Njihej si rruga e karvanëve dhe shërbente për tregti. Ishte rruga më e rëndësishme në trojet shqiptare, krahas rrugës Egnatia.

Pasi përshkuam të gjithë rrugën e Arbrit, kemi mbërritur në qytetin e Peshkopisë nga Tirana. Në një rrugë që dikur udhëtimi donte më shumë se 4 orë, tashmë nga kryeqyteti në Peshkopi mberrim per 1 ore e 30 minuta. Por çfarë thonë qytetarët e peshkopisë, për rurgën që e pritën gjatë.

Rruga e Arbrit afron më shumë Tiranën dhe Shkupin. Nga kryeqyteti deri në pikën kufitare të Bllatës pranë Dibrës së Madhe rruga ka një gjatësi prej 71 km./abcnews.al

Hapet tuneli i Murrizit/ Drejtuesi teknik, Mark Pepkola: Vështirësitë kanë qenë të mëdha, por tuneli ka siguri të plotë

14 March 2025 at 20:27

Mark Pepkola, drejtues teknik i Tunelit të Murrizit, në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për hapjen e Tunelit të Murrizit, i vlerësuar si vepra kryesore e Rrugës së Arbrit.

Kjo vepër synon të nxisë edhe rritje në sektorin e turizmit si edhe në ekonominë e zonës. Gjatë intervistës, Mark Pepkola theksoi se vështirësitë në këtë projekt kanë qenë të mëdha, dhe se ky është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, ku duhet të punoje gërmim me eskavator.

“Këtu vështirësitë kanë qenë të mëdha, pasi është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, siç i themi ne gjeologët ‘flish’, këtu është flish argjilor me shtresa të holla gëlqerore, ç’ka do të thotë se argjilat në kontakt me gëlqerorët, se argjilat janë thuajse plastike dhe në prezencë të ujit ato rrëshqasin. Pra, tuneli këtu nuk mund të avanconte siç ka ndodhur për shembull në Llogara, me mina, me plasje etj, por këtu duhet të punojë gërmim me eskavator. Pra, ritmen e avancimit këtu, duke qenë me eskavator dhe duke qenë formacion i dobët ne jemi detyruar të ecim me para ecje. Ç’ka do të thotë që në çdo metër ne kemi futur tuba, në tavan për të qenë të sigurt në mbrojtjen e njerëzve dhe të mos na lejojë që të mbarojmë ciklin dhe në rastin konkret cikli në këtë lloj formacionesh është i gjatë. Për 24 orë mund të merrnin dy-tre cikle me një hap 0.8 metra, domethënë 50 centimetra. Kishte raste edhe 60 centimetra sepse avancimi kërkonte pasi të mbaroje 0.8, duhej menjëherë të futej troket, hekur pastaj armaturë metalike në çdo 0.8 të lidhej pastaj të futej hekur mbi armaturë, të filloje betonimi dhe në çdo 6 metra pastaj ndalonte procesi dhe fillonte procesi teknologjik i injektimit me ç’pime 6 metra me sondë që injektonim argjilë të lëngshme për të mbyllur të gjitha vrimat dhe çarjet rrotull tunelit. Dhe këto formacione mbahen me një armatim metalik tub, c ka ne, në pjesën më të madhe të tunelit, sidomos në pjesën e tunelit, rreth 2 mijë metra kemi blinduar tunelin me invert dhe e kemi lidhur me armaturën tjetër metalike që e kemi kthyer në tub. Unë i garantoj të gjithë se tuneli ka siguri të plotë dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Rruga që gjallëron ekonominë/ Faruk Kaba në “Sheshi i Dollarit”: “Rruga e Arbrit”, një nga projektet e rëndësishme të vendit

14 March 2025 at 20:10

Projektues Faruk Kaba, Infratransprojekt, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se “Rruga e Arbrit” është një nga projektet më të rëndësishme të vendit, pasi lidh një rajon, ku lidhja me rrugë ka qenë tejet e vështirë.

“Rruga e Arbrit është një nga projektet rrugore të rëndësishme të vendit, sepse lidh një rajon që lidhja me rrugë ka qenë tejet e vështirë, për shembull në vijë ajrore mund të them që Tirana me Dibrën, nuk është më shumë se 50-60 kilometra, kurse për të vajtur në Dibër jo se kanë qenë kufizimet e asaj kohe, por në Peshkopi duheshin 183 km. Na u kërkua një projekt për rehabilitimin e rrugës nga Fushë Kruja në Milot, rruga ekzistuese ishte rrugë e ndërtuar që në Luftën i Botërore, me kthesa pa fund, më shumë se 12 kthesa për 1 km. Propozuam një ide që eliminonte kthesat dhe kthente nga Fushë Kruja në Milot, thuajse në vijë të drejtë. Projekti u pëlqye, madje u përgatitën vendimet e qeverisë, por për fat të keq nga 5 ministri që duhet të jepnin mendim sipas rregullit dy prej tyre nuk ishin dakord, për arsye strategjike, gati mediokre. Në 1986 erdhi një kërkesë nga lart në Ministrinë e Transportit për të parë rrjetin rrugor se nga Tirana në Shkodër, duheshin tre orë, në një kohë që ne e kishim bërë studimin për rrjetin e parë dhe ishim gati të avanconim dhe të studionim pjesën deri në Shkodër. Ishte i nevojshëm të studiohej gjithë korridori perëndimor, nga veriu në jug. U pëlqye dhe u përgatit ky studim që kaloi me një mirëkuptim të të gjithë autoriteteve të asaj kohë. U bë studimi për një master plan të rrjetit rrugor të Shqipërisë, ku përveç këtij korridori ishte edhe korridori lindje perëndim, në këtë korridor u përfshi edhe ajo që quhet “Rruga e Arbrit”. Ishin rreth 880 km autostrada, korridori i Kosovës, rreth 1200 km rrugë të kategorisë së parë dhe rreth 2 mijë km rrugë të kategorisë së dytë dhe të tretë. Por në vitin 1992 ish-kryeministri Meksi kërkoi nga unë çfarë projektesh kemi me rrugët, kur ne i kemi paraqitur master-planet ai u befasua, kuptoi që inxhinierët kishin punuar, dhe specifikisht për rrugën e Arbrit pyeti “Po kjo rrugë?”, pasi ia shpjegova e pëlqeu shumë, madje ai e ka quajtur për herë të parë Rruga e Arbrit”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës

By: Ela
14 March 2025 at 16:13

Prej ditës së sotme, qytetarët e verilindjes së Shqipërisë do të mund të përshkojnë të plotë “Rrugën e Arbrit”, e cila lidh Tiranën me Dibrën. Këtë të premte, Qeveria ka inaguruar tunelin e Murrizit, me gjatësi 3.8 kilometra, e cila është dhe vepra më e rëndësishme e projektit. Tuneli kryesor ka dy korsi lëvizje me […]

The post Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Përfundon rruga e Arbrit, për 90 minuta, nga Tirana në Peshkopi/ Hapet tuneli i Murrizit, të pranishëm Rama e Balluku.

By: xhir jeta
14 March 2025 at 15:41

Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën hapet  për qarkullimin e automjeteve.

Në ceremoni marrin pjesë Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në hapjen e tunelit të Murrizit, veprës së fundit të “Rrugës së Arbrit”.

Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.

Përfundimi  i punimeve në tunelin e Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga segmentet  kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të  lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Një vepër komplekse e cila mori jo pak kohë për shkak të gjeologjisë. Tuneli i Murrizit ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave. Me hapjen e tunelit të Murrizit tashmë evitohet kalimi përmes bypassit të Murrizit./abcnews.al

Hapet tuneli i Murrizit/ Ekspertja në “Money Report”: Dibra do kthehet në atraksion turistik, do shtohen investimet

14 March 2025 at 14:28

TIRANË- Hapet tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Përfundimi i punimeve në tunelin e Murrizit shkurton kohën me 20 minuta nga Tirana në Dibër, e cila tashmë arrihet për rreth një orë e gjysmë.

Tuneli i Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga segmentet kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxisë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” në ABC News analizoi dobitë dhe përfitimet që do ketë zona e Dibrës.

Sipas saj, ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore do sjellë jetë dhe zhvillim për zonën, e cila ka potenciale të mëdha dhe ta pashfrytëzuara.

“Nëse do ta trajtojmë në parim zhvillimin e infrastrukturës dhe realizimin e një rruge të tillë që lidh Dibrën me Tiranë, do themi në vetvete që infrastruktura është jetë, është zhvillim. Ajo lidh polet e rajoneve të vendit. Çdo infrastrukturë që bëhet, sidomos në rastin e Rrugës së Arbrit, që është infrastrukturë e re, moderne, dhe që i ka munguar për vite atij rajoni do çojë në zhvillim”, tha ajo.

Ajo pohoi se bashkë me infrastrukturën edhe “paketa e maleve” e iniciuar nga qeveria Rama do jetë një “joshje” për të gjitha ata shqiptarë që duan të kthehen për të investuar në zonën e tyre.

“Çdo pjesë e Shqipërisë, çdo qark që lidhet me infrastrukturë automatikisht e bën zonën që të jetë një synim për hapjen e bizneseve të reja. Nxit hapjen e bizneseve të reja. Paketa e maleve do jetë një nxitëse për zhvillimin e bizneseve. Ne atë zona na intereson që të kthehen vendasit, ata që kanë qenë në ato zona. Mund të ketë një specifikë të veçantë, pra duhet të këtë një zë të veçantë diaspora, në mënyrë që ai që ka ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë, të gjejë lehtësi në rast rikthimi”, tha Nunaj.

Ekspertja theksoi se Dibra ka potencial që të shndërrohet në një atraksion turistik duke marrë parasysh afërsinë e saj me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut.

“Janë zona pak të aksesueshme nga qytetarët. Janë zona të virgjëra dhe të paprekura. Këto zona mund ta bëjnë mundësinë që të lidhen edhe me zonat në Maqedoninë e Veriut. Pra,  të ketë lehtësime për krijimin e një tregu. Dibra do kthehet në një pol shumë i rëndësishëm, siç është kthyer Korça dhe Gjirokastra dhe kjo do të lidhë dy zonat, Dibrën dhe Dibrën e Madhe”, tha ajo./abcnews.al

 

Rama: Tuneli i Murrizit dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës

13 March 2025 at 10:12

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Sy m’Sy” pamjet nga Tuneli i Murrizit në “Rrugën e Arbrit”.

Në bashkëbisedimin live me qytetarët në platformat sociale, Rama u shpreh se, “këtë videon e postova mbrëmë vonë me thënë të drejtën i gëzuar. Ma çuan direkt nga tuneli përkatës dhe e postova duke shkruar “e gjeni dot ku është?”. Edhe pati komente interesante me sa i pashë që mblodhi skuadra që merret me “Sy m Sy”-n edhe praktikisht është bukur për ta hapur me këtë pjesë sepse përgjigjet ishin interesante”

Rama lexoi disa komente të qytetarëve.

“Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit. “Aty ku 10 bojaxhinj e lyejnë me rula si në kohën e qepës”, edhe me të qeshur Toni Shehu ose “Aty ku i kishit vënë për të lyer me rul njerëzit “Jorgo Mulla ose “Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë”.

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, tuneli i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur nuk e di sa vite, po shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë, por duke e pritur dhe që mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi. Se tek ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative edhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr”, tha Rama.

“Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet më 14 mars, përkon dhe me Ditën e Verës. Kështu që nesër Ditë Vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë, patjetër natyrisht pa harruar Tiranën”, vijoi Rama.

“Çdo copë e Shqipërisë është e mrekullueshme, por ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme deri dje të pa arritshme në mënyrë normale, se mund të arriheshin me ditë, me mushkë, me gomar, me fuoristradë”, tha Rama.

Rama bëri me dije se brenda pak javësh do hapet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi.
Ndërsa sa i takon Tunelit të Murrizit që hapet nesër, Rama thotë se do dibranët do e kenë plumb pushke nga Dibra në Tiranë.

“Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak javë mbyllet dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, se pa u ardhur rruga e Arbit si dibran denbabaden nuk e quajnë. Do e kenë plumb pushke, nga hoteli i legjendarit, Hotel Turizmi i Astritit deri tek hotel i Ram Gecit, i mikut tim demokrat”, tha Rama.  /j.p/

 

The post Rama: Tuneli i Murrizit dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, gati në mars

20 February 2025 at 09:14

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi se, në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.

“Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë sesa ç’është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangut punës, por sepse të papriturat edhe ndodhin”.

“Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar sesa ç’ishte paraparë në studimet përkatëse dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit, pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjitha pjesëve të tunelit”, u shpreh Rama.

“Besoj shumë që, më në fund, në mars do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel “na ka marrë shpirtin”. Por bashkë me pranverën do të dalë edhe “shpirti i keq” nga tuneli dhe dibranët do të mund të venë e vijnë me rrugën tërësisht të hapur, dhe ato rrëpirat pak të vështira të rrugës alternative për lehtësi të përkohshme, do të marrin fund”, tha Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, gati në mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga jugu në veri, Shqipëria nën ‘pushtetin’ e borës dhe shiut! Rruga e Arbrit e bllokuar, ja si paraqitet situata në të gjitha akset

13 January 2025 at 10:29
Prej dy ditësh e gjitha Shqipëria është nën pushtetin e borës dhe shiut duke sjellë edhe bllokime në disa akse rrugore. Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet problematike ne disa zona.  Akset rrugore – Në qarkun e Dibrës rruga e

Reshjet e dendura të dëborës, Mbrojtja Civile: Bllokime në disa fshatra, Qafë Murrizi i pakalueshëm

13 January 2025 at 10:49

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e motit në vend.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, aktualisht në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz ka qenë e bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Ditën e sotme qarkullimi kryhet normalisht.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka patur prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë Thanë pati reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.

Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme po vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës ne aksin Qafë Thane – Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimri.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit, pati probleme me qarkullimin pasi terreni ishte shumë i lagësht dhe me ngrica. Qarkullimi u krye vetëm në një sens lëvizje. Gjatë natës dhe ditën e sotme është bërë shpërndarja e kripës dhe qarkullimi behet me goma dimri.

Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Në aksin rrugor Vuno – Himarë, në vendin e quajtur ura e Vishës ka rënë një masiv shkëmbor. Rruga është e kalueshme në një sens lëvizje dhe po punohet për hapjen e krahut tjetër.

Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për t’u kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.

Në Lanabregas si pasojë e bllokimit të kolektorit ka patur prezencë të ujit duke rrezikuar përmbytjen e një banese.

Në segmentin Fresku – Trau Dajt, në km 5 pati rrëshqitje të skarpatës duke bllokuar njërën prej korsive. Po punohet për pastrimin e rrugës.

Në bashkinë Vlorë, situata është e qetë. Nuk ka prezencë uji në qytet.

Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.

Ekipet e OSSHE janë duke punuar për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona të thella.

Sa i përket situatës në lumenj dhe rezervuarët, nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik, përveç se në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 20 Ha tokë bujqësore.

Ministria e Mbrojtjes informoi gjithashtu se, në Qafën e Murrizit (Rruga e Arbrit) u bllokua nga dëbora një automjet me 3 persona.

Sot në orët e para të mëngjesit është nisur një automjet tip “Buldozer” dhe një autoambulancë. Ekipet e emergjencës po përpiqen të ndihmojnë qytetarët e bllokuar.

Në vijim moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme afatshkurtra me kthjellime kryesisht përgjatë  Ultësirës Perëndimore. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara deri në mesditë.

Pas orëve të mesditës gradualisht ulje të intensitetit të reshjeve të shiut. Në relievet malore verilindje-lindje-jug në lartësitë mbi 400-600 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Në mënyrë të izoluar, në periudha afatshkurtra në Alpe dhe relievet e larta malore reshjet e dëborës parashikohen në formën e stuhive të dëborës.

Mjegull e dendur/mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje me shpejtësi mesatare 4-14 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 16-26 m/s.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten, në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është duke ndjekur nga afër situatën në veri dhe Vlorë si dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile për çdo situatë emergjente që mund të krijohet si pasojë e kushteve atmosferike, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes. /j.p/

 

The post Reshjet e dendura të dëborës, Mbrojtja Civile: Bllokime në disa fshatra, Qafë Murrizi i pakalueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq/ Nga mungesa e energjisë deri tek bllokimi i rrugëve, si paraqitet situata nga veriu në jug

By: Oldi
12 January 2025 at 09:44

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë nga veriu në jug me reshje të shumta shiu dhe dëbore. Gjatë 24 orëve të fundit termometri ka pësuar një rënie të ndjeshme të vlerave të cilat në zonat malore kanë kaluar disa gradë celcius nën zero. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina janë prezente […]

The post Moti i keq/ Nga mungesa e energjisë deri tek bllokimi i rrugëve, si paraqitet situata nga veriu në jug appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit, furgoni përmbyset anës rrugës, dy të plagosur

By: Ela
11 January 2025 at 13:32

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Një automjet tip furgon është përmbysur në rrugë teksa lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër. Furgoni në të cilin ndodheshin dy persona fatmirësisht nuk ka dalë jashtë rruge, ku mund të ishte fatale për personat që ndodheshin në të. Kanë qenë kalimtarët e […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, furgoni përmbyset anës rrugës, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Berisha i bën jehonë vonesës tek rruga e Arbrit me një “kunjë” për Ballukun

By: user 8
3 January 2025 at 19:25

Hapja e tunelit të Murrizit, një nga pjesët më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, është shtyrë sërish, këtë herë për në vjeshtë. Pas 55 muajsh punime dhe gërmime, projekti ende nuk ka përfunduar, duke e tejkaluar afatin për të tretën herë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar qeverinë për mashtrime dhe vonesa të qëllimshme. “Rama dhe Lubi Loti në garë për sihariqe të rreme. Tuneli i Murrizit mbeti, për të tretën herë, dhe në vjeshtë!” – shkruan Berisha.

Ky i fundit e cilësoi Belinda Ballukun, zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës si “Lubi Loti”, çka nënkupton hajduten e loteve të rrugëve. Berisha prej kohësh e ka ngritur si shqetësim ndarjen në lote të rrugëve që ndërtohen, si një formë vjedhje nga Balluku, sepse rrugët duhet të ndërtohen të plota, jo me pesë, gjashtë apo shtatë lote.

Tuneli, i cili është 3.7 kilometra i gjatë, ka nisur të hapet në maj të vitit 2019, por përparimi i tij ka qenë mjaft i ngadaltë. Ky tunel shihet si një nyje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut dhe shkurtimin e distancës midis zonave të Shqipërisë. ©Lapsi.al 

The post Berisha i bën jehonë vonesës tek rruga e Arbrit me një “kunjë” për Ballukun appeared first on Lapsi.al.

❌
❌