Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë!

By: M C
13 July 2025 at 19:12

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila një ditë më parë protestoi para ambienteve të DASH pas vendimit për shkarkimin e saj.

Në një postim në rrjetet social, Murrzi duke mos kursyer aspak epitetet ofenduese ndaj Kim, e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për ndikim politik gjatë procesit të vettingut.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ish-ambasadoria ka ushtruar ndikim mbi institucionet e vettingut për të larguar nga detyra rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë, për motive që ai i cilëson si politike dhe personale.

“Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtësia”, shkruan Murrizi, teksa më tej vijon akuzat për Kim duke thënë se gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo heshti përballë aferave korruptive të qeverisë shqiptare, duke u parë palë me pushtetin në këmbim të interesave personale dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtesia

Kjo moster qe jepte porosi llumhaneve te vetingut qe te shkarkonin magjistrat e juriste per arsye krahinore, politike dhe preferenca personale te kesaj palaçoje ambasadore

Kjo funderrine e peshtire qe erdhi pa lar e pa dhembe ne goj, me thonj te pa prer e me nje kostum doku ushtarak e iku e zhytur ne llumin e korrupsionit te qeveris Shqiptare pa folur asnje fjale per tufen e hajduteve qe zgerdhihej neper tavolina per darka e dreka

Jam shum krenar qe e kam kundershtuar ball per ball ne qershor 2020 e jam tallur publikisht me kete moster debile ordinere dhe nje kokerr hajduteje e peshtire

Qelbesira te ketij lloji ndikuan jo pak ne ngritjen e urrejtjes ndaj administrates Amerikane jo vetem ne Shqiperi por kudo

Çdo Shtet ka qelbaniket e tij

Kjo ishte nje nga minjera qelbanik te administrates Amerikane gjate Presidences se felliqesirave te sorrosit qe formalisht kishin Bidenin President

Edhe e ngarkuara me pune si perfaqesuese e SHBA sot ne Ambasade e filloi me te njenjtin stil detyren por qe pas fitores se Presidentit TRUMP u dhjaks rruges e frenoi shume sa qe dogji ferrotat e tani vjen verdalle pa “ frena” derisa te ndaloj nga “ perplasja” but but ne nje bordure trotuari ose mullar byku

Prej 10 vitesh fatkeqesish ne Shqiperi ka patur plehra ambasador jo vetem nga USA por edhe nga BE, KE, OSBE, dhe disa vende antare te NATOS dhe BE qe kane heshtur ndaj nje qeverisje bastarde nga nje tuf qelbanikesh hajdute sepse kane ngrohur xhepat dhe jane bere pale me qeverin per nje grusht parash te ndyra.

The post Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë! appeared first on Albeu.com.

“Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite”/ Flet deputeti pas arrestimeve në ‘Bankers Petroleum’: Ka pazar të pistë

7 July 2025 at 15:31

Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite. Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në një studio televizive ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum.

Sipas Murrizit, hetimi duhej të bëhej nga SPAK, ndërsa shpreh dyshime për një “pazar të pistë”. Ai e cilëson Bankers-in si koncesionin më abuzues ndaj shqiptarëve.

Myslim Murrizi:

Kompania është me emër dhe prestigjioze dhe duhet ta hetonte SPAK. E ka marrë përsipër këtë punë Prokuroria e Fierit dhe gjej rastin ta falënderoj këtë prokurori për punën që është bërë. Kam folur nga 2020 për aferën në Bankers. Hetimi ndaj Bankers duhet të niste kryesisht. Prokuroritë në rrethe janë të varura nga pushteti. Dyshoj se ka një pazar të pistë. Bankers paska dalë me humbje? Kjo është tallje me shtetin.

Bankers nuk ka paguar në 21 vite asnjë tatim. Për mua janë vjedhur 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare. Të dalësh me humbje dhe mos shpallësh falimentin, kjo është kontraverse, nuk shkon. Jam themelues i PD-së dhe s’kam qenë pjesë fare e qeverisë së Partisë Demokratike. Më 2005 jam zëvendësuar me një spiun të Sigurimit të Shtetit. Janë dhënë koncensione edhe gjatë qeverisë së PS-së. Koncesioni më abuzues në kurriz të shqiptarëve është Bankers Petroleum.

The post “Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite”/ Flet deputeti pas arrestimeve në ‘Bankers Petroleum’: Ka pazar të pistë appeared first on Sot News | Lajme.

“Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

11 June 2025 at 09:45

I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, Myslym Murrizi, ish-deputete dhe kandidat më 11 maj, ka ironizuar vendimet e KAS për hapjen e kutive në disa qarqe. Sipas tij, të hapen kutitë të të gjithë vendin dhe të bien rehat të gjithë ata që garuan në listë të hapur, pasi sipas tij, ata që ishin te lista e mbyllur nuk e vrasin mendjen.

“Po “zhgënjehem” shumë që anëtarët e KAS nuk po vendosin hapjen e të 5200 kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë që të bjerë rehat e gjithë politika dhe të gjithë kandidatët e listave të hapura, se ato të listave të mbyllura as jua ndjen fare çfarë bëhet, jo me kutitë por as për partitë e qytetarët.

Kjo është një “betejë e madhe” që kërkon mbështetje “logjistike, përgatitje për luftë dhe armatim të rëndë”, por do paaaak kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”, se ka disa që ju dhemb e disa që kënaqen kur jua mbështet dyfekun në vend delikat. Në fund të fundit, kur je i “bashkuar në diversitet”, do ta pranosh kudo që ta mbështesin dyfekun “diversitet””, shkruan ai.

The post “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku” appeared first on Sot News | Lajme.

Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë

By: user 4
5 June 2025 at 13:53

Rivlerësimi i votave preferenciale brenda partive që kanë nisur të bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike, duket se më shumë atyre vetë, do ti shtojë punën prokurorisë.

Kjo sepse numëruesit, dukshëm me konsensus me njeri tjetrin, kanë vendosur të favorizojnë kandidatë të caktuar.

Në mbledhjen e sotme të KAS-it, Asllan Dogjani, teksa prezantoi kërkesën e tij për rinumërim të votës preferenciale, solli rastin e një qendre votimi 2099 në Pezë, ku numëruesit me marrëveshje 15 vota që i ishin dhënë PD-së, por nuk ishte vendosur kryqi në asnjërin prej emrave të kandidatëve, i kishin kaluar Myslym Murrizit.

Ndonëse ai kishte marrë, sipas pamjeve filmike, vetëm 15 vota preferenciale, në procerverbal i ishin shënuar 30.

Ndërkohë, kreu i PL-së, Ilir Meta kishte marrë sipas procesverbalit 6 vota preferenciale, ndërkohë që sipas këqyrjes së videos, dilte me 5 vota./TCh

Votat sipas këqyrjes së kamerave

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 3

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 5

Grigels Mucollari 1

Myslym Murrizi 15

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

Pa votë preferenciale 14

E pavlefshme 2

Votat sipas procesverbalit

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 2

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 6

Myslym Murrizi 30

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

E pavlefshme 1

The post Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë appeared first on Lapsi.al.

“Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg”/ Murrizi ‘i kthehet’ Berishës: Paralajmëroi arrestime deputetësh

31 May 2025 at 09:14

Murrizi ka bërë një tjetër reagim, në të cilin thotë se ai nuk e vendos ai se kush do të arrestohet dhe kush jo, por kujton se ka pasur të drejtë kur paralajmëroi arrestimet e Metës, Berishës dhe Veliajt.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi pak ditë më parë paralajmëroi se do të ketë arrestime në radhët e demorkatëve. Më tej, Murrizi ka dhënë një përgjigje për kryedemokratin Berisha, i cili e ftoi t’i thoshte publikisht emrat që do të arrestohen nëse i ka.

Murrizi shkruan se nga 3 emra që i ka thëenë Berishës në shtator të vitit 2023, 2 ndodhen në qeli ndërsa një i tretë është gati sipas Murrizit.

Ish-deputeti demokrat shpreh dhe njëherë bindjen se në legjistraturën e ardhshme do të ketë një mandat deputeti.

Myslim Murrizi:

DY FJALE PER TE GJITH TE HABITURIT NGA DEKLARATA IME QE NE SHTATOR DO JEM NE PARLAMENT DHE NJE SQARIM PER CILINDO QE ESHTE TREMBUR NGA KJO DEKLARATE APO I DUKET SIKUR UNE FUS POLITIKAN NE BURG

UNE NUK JAM NESTI ANGONI POR MYSLIM MURRIZI

E para te jem shum i sinqerte ndoshta kam qen nder te pakte politikan qe kam deklaruar publikisht dhe kam kerkuar ne Parlament kur isha deputet qe Shqiperia duhet te bej nje KOD PENAL Europian dhe te heq mentalitetin komunisto-bolshevik te kodit te proçedures penale qe zbatojne si mas te pare shtrenguese masen e fundit qe eshte arresti me burg

E dyta per çdo politikan qe ka ushtruar apo ushtron funksione publike dhe qe vertetohet se ka abuzuar me pushtetin apo ka vjedhur taksat e Shqiptareve kam thene qe duhet tu meret pasuria e vjedhur, te ndalohen perfundimisht per te ushtruar funksione politike, publike, shteterore dhe te denohet qe te korrin 2 jave jonxhe ne Çerme

E treta dhe me kryesorja eshte qe une as arrestoj as denoj e as fus njerez ne burg por per fat te keq çfar kam deklaruar me kane rezultuar te verteta me pas siç ishte rasti Beqaj, Meta, Veliaj e jo pak te tjere edhe pse une nuk shoh filxhan si disa te tjere

Une nuk jam soj qensh e zemer kalbur qe te gezoj kur shoh apo degjoj se eshte arrestuar apo denuar dikush e sidomos nga politika ,por qe e them me shpirt qe kush ka vjedhur parat e taksave te Shqiptareve dhe kush ka perfituar miliona euro nga pushteti qe ka apo ka patur kurre mos i gzofte se haramin ne keto 2000 vite qe kjo bote njihet dhe ka letra, nuk e ka gezuar askush

Prandaj nga Myslim Murrizi rrini pa frik e pa merak se asnjeri nuk arrestohet apo denohet nga une, por nga zullumet qe keni mbi shpine po jua garantoj qe do ta villni haramin nga hundet jo nga goja dhe do te luteni vete ti dorezoni jo vetem mandatet por karriket dhe ofiqet qe keni zaptuar prej dekadash duke ju fshehur si qent te pshurrur votes se Shqiptareve

Dhe per ti bere mire DEMOKRATEVE jo burrokrateve, OPOZITES dhe jo spurdhjakeve politik qe struken poshte tavolines per nje karrike te qelbur duhet qe te gjith drejtuesit e qarqeve qe kane mare nje rezultat me te dobet nga viti 2013,2017,2021 te qerohen nga çdo funksion vegjetues qe mbajne ne PD dhe nese kane sado pak moral, dinjitet, kurajo e cip duhet ti dorezojne mandatet e deputetit e te largohen njeher e mire nga mbajtja peng e PD ne opozite duke bere pazar te piste me Ramen siç bene ne korrik 2024 per menderen e tyre te perdredhur qe nuk lene hu pa e ngulur vetem qe te jen deputet

Ndersa deklarates se Zotit Berisha qe nese une kam emra konkret duhet ti them publikisht,po i pergjigjem qe une nuk jam as Aranit Çela, as Rrapi Mino,as Alush Dragoshi, as Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama apo Ben Kraja e Altin Dumani por per fat te keq Doktorr nga 3 emra qe te kam thene ne korrik 2023 qe do te arrestohen nese e mban mend, 2 jane sot ne kokerr te burgut dhe tjetri nuk e kap shtatorin e keto nuk i kam futur une por babezia e tyre

KAQ NE SIKLET JENI NESE MYSLIM MURRIZI FUTET NE PARLAMENT?????

Prandaj ne 2 muaj fushate fshiheshin kryetaret e degeve te PD ne çdo takim timin e suleshin si qent ne hale kur ju shkonte ne takim e preferuara ose i preferuari i enukeve te kryesis???

Prej me shum se 10 vitesh koha me ka dhene te drejte e qe ta mbyll njeher e mire kete “ trilemen” qe kane mediat, liderat dhe disa deputet po jua them TROÇ

QE POOOOO MYSLIM MURRIZI DO JETE NE PARLAMENT NGA VOTA SHPIRTERORE E 7289 QYTETAREVE DHE DEMOKRATEVE TE QARKUT TIRANE

Une nuk kam asnje VOTE te blere, te lobuar,te orientuar , apo dirigjuar me shkelje syri nga ustallaret politik qe bejne sikur “ vriten” por ne fakt meren vesh mire me njeri tjetrin, ne 7289 vota qe kam mare

TANI PRISNI DHE SHIHNI

The post “Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg”/ Murrizi ‘i kthehet’ Berishës: Paralajmëroi arrestime deputetësh appeared first on Sot News | Lajme.

“Priten arrestime në listën e PD”/ Berisha për deklaratën e Murrizit: Partia Demokratike nuk ka asnjë të inkriminuar

30 May 2025 at 08:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten arrestime brenda listës së PD-së në Tiranë. Berisha në një intervistë në emisioni “Debat” në A2 CNN u shpreh se nuk ka asnjë të inkriminuar nga kandidatët e PD-së.

Sipas tij Murrizi duhet të flasë me fakte dhe jo me dëshira apo hamendje. Ai theksoi që çdo person që flet, duhet të flasë me fakte. Berisha më tej gjatë fjalës së tij griti akuza ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama se ka përdorur makinën e drejtuesve të klanit të Xibrakës.

“Olsi me ta dhe ky mendon se mund ta fshehë”, theksoi kreu i PD-së.

The post “Priten arrestime në listën e PD”/ Berisha për deklaratën e Murrizit: Partia Demokratike nuk ka asnjë të inkriminuar appeared first on Sot News | Lajme.

Murrizi “shpërthen” ndaj Berishës dhe vë bast publik: 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg

27 May 2025 at 09:30

Kandidati i PD-së në listë të hapur, Myslym Murrizi, ka “shpërthyer” me kritika ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ai u shpreh se kodi zgjedhor është një ‘monstër’ dhe se dënon shumë kandidat që të marrin mandat, pavarësisht votave të tyre, duke kërkuar 100% lista të hapura.

“Sali Berisha duhet të thotë, siç ka thënë në firmat piramidale, që ka gabuar në pazarin e prillit të 2008-ës kur ka bashkuar votat me Ramën për këtë kod zgjedhor.

Duhet të dalë dhe ta thotë, se më ka dalë llapa lesh duke e thënë në çdo mbledhje. Ky është kodi më monstër që ka ky vend, që një parti mund të marrë 100 mijë vota dhe nuk merr mandat në asnjë cep të Shqipërisë. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore dhe lista 100% të hapura. Berisha bashkoi votat në korrik të 2024-ës, duke mashtruar me Oertin dhe Gazin, që është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Zero detyrim ishte.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi si pasojë e goditjes së Myslym Murrizit. Unë e çova në Gjykatë Kushtetuese, se Luli ishte në gjumë, kishte frikë ta çonte. Dhe Gjykata tha që hersi është anti-kushtetues”, tha si fillim Murrizi në Top Story. Më pas ai shtoi se 2-3 deputetë të PD-së në listë të mbyllur do të arrestohen dhe ai do të kalojë në Parlament.

“Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani.

Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i vetë. Shumë informacion. A kam gënjyer ndonjëherrë tani këto 10 vite? Mbaje si bast”, shtoi Murrizi.

The post Murrizi “shpërthen” ndaj Berishës dhe vë bast publik: 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg appeared first on Sot News | Lajme.

“Do të ketë të papritura”/ Mori 7 mijë vota dhe s’doli deputet, habit Murrizi: Në shtator do jem në parlament

26 May 2025 at 09:41

Politikani demokrat Myslim Murrizi është shprehur se në Shtator do të jetë në Parlament, si deputet i legjislaturës së re dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një reagim në Facebook, Murrizi shkroi se tashmë është i treti me vota në qark nga lista e PD dhe i katërti së bashku me Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë lëvizje të papritura. Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament.

“Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.

Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Hajdari nuk e beson. Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TË LIRË do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar dhe as kam fluturuar si shumë delirantë politikë, që ëndërronin se do t’i votonin QYTETARËT pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë, që vegjetojnë si demek “kryetarë”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT, pa VD COLL dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës” me “paparacë” nga pas, që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua. Ehhhhh, sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë HAJDARËT dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.

PS: Meqë më mërzitën 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqar, Baldushk, e ndryshova emrin.
Ishalla nuk ka HAJDAR që do të mërzitet, haha”, shkruan Murrizi.

The post “Do të ketë të papritura”/ Mori 7 mijë vota dhe s’doli deputet, habit Murrizi: Në shtator do jem në parlament appeared first on Sot News | Lajme.

“Në shtator do jem në parlament”/ Shokon Myslym Murrizi: Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur

25 May 2025 at 22:23

Myslym Murrizi Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në kuvend tha se votuesit e tij do kenë përfaqësuesin e tyre në parlament më 10 shtator.

Murrizi në një status në Facebook shkroi se tashmë është i treti me vota në qark nga lista e PD dhe i katërti së bashku me Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë lëvizje të papritura. Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament.

Postimi i plotë:

Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.

Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Hajdari nuk e beson. Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TË LIRË do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar dhe as kam fluturuar si shumë delirantë politikë, që ëndërronin se do t’i votonin QYTETARËT pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë, që vegjetojnë si demek “kryetarë”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT, pa VD COLL dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës” me “paparacë” nga pas, që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua.

Ehhhhh, sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë HAJDARËT dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.

PS: Meqë më mërzitën 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqar, Baldushk, e ndryshova emrin.
Ishalla nuk ka HAJDAR që do të mërzitet, haha.

The post “Në shtator do jem në parlament”/ Shokon Myslym Murrizi: Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur appeared first on Sot News | Lajme.

Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament

By: M C
25 May 2025 at 22:44

Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në kuvend, Myslym Murrizi tha se votuesit e tij do kenë përfaqësuesin e tyre në parlament më 10 shtator.

Murrizi në një status në Facebook shkroi se tashmë është i treti me vota në qark nga lista e PD dhe i katërti së bashku me Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë lëvizje të papritura. Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament.

Postimi i plotë:

Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.

Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Hajdari nuk e beson.

Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TË LIRË do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar dhe as kam fluturuar si shumë delirantë politikë, që ëndërronin se do t’i votonin QYTETARËT pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë, që vegjetojnë si demek “kryetarë”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT, pa VD COLL dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës” me “paparacë” nga pas, që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua.

Ehhhhh, sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë HAJDARËT dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.

PS: Meqë më mërzitën 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqar, Baldushk, e ndryshova emrin.
Ishalla nuk ka HAJDAR që do të mërzitet, haha.

The post Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament appeared first on Albeu.com.

I treti më i votuar nga diaspora në listën e PD-së në Tiranë, Murrizi ironi me kolegët: Delirantët mendonin se do ishin fitues, por asnjë s’ua fishkëlleu

By: M C
22 May 2025 at 20:07

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi ka qenë më i votuari nga diaspora, pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alihemetit.

Edhe pse nuk siguroi një vend në Kuvend, Murrizi ka ironizuar kolegët e tij në listën e Tiranës, duke i cilësuar delirantë, teksa vijoi duke thënë “mendonin se do ishin fitues meqë kishin bërë foto me shumicë gjate takimeve ne fushatë me diasporën duke harruar qe vota është shpirtërore dhe publike.”

“Ne diaspore ndikimi i bytheceve politike te strukturave apatike qe xhelozonin për takimet e mia jashtë zonës “ doganore” te përcaktuar nga debil e dallkauk te pështirë ishte zero. Ndaj nuk munden te orientonin vote për te përkëdhelurit e “ oborrit” e as jua fishkëlleu asnjë votues qe jeton jashtë Shqipërisë.”

Reagimi i Murrizit:

Nje falenderim dhe mirenjohje pa fund per diasporen e qarkut tiran qe me dhane 834 vota duke u renditur i treti me i votuar ne kete qark nga diaspora nga 37 kandidat qe ishim edhe pse jo pak delirant mendonin se do ishin fitues meqe kishin bere foto me shumic gjate takimeve ne fushat me diasporen duke harruar qe vota eshte shpirtrore dhe publike

Ne diaspore ndikimi i bytheceve politike te strukturave apatike qe xhelozonin per takimet e mia jasht zones “ doganore” te percaktuar nga debil e dallkauk te peshtire ishte zero

Ndaj nuk munden te orientonin vote per te perkedhelurit e “ oborrit” e as jua fishkelleu asnje votues qe jeton jasht shqiperis

I falenderoj me shpirt dhe ju shpreh rrespekte maksimale sepse isha ndoshta i vetmi kandidat qe nuk u bera pjese e shout me foto ne diaspore

The post I treti më i votuar nga diaspora në listën e PD-së në Tiranë, Murrizi ironi me kolegët: Delirantët mendonin se do ishin fitues, por asnjë s’ua fishkëlleu appeared first on Albeu.com.

“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

21 May 2025 at 09:46

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka rrëfyer se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. I ftuar në një emision”, Murrizi u shpreh se i kishte dërguar një plumb në rrjete sociale si formë kërcënimi.

Më tej ai shtoi se e kishte ndjekur vetë rastin si dhe e kishte identifikuar personin. Ai theksoi se personi doli të ishte një person që lante makina në Londër.

“Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho, me shumë qetësi u mora vetë me të, debil që bëjnë si të fortë. E gjeta dhe tani ishte në fushatë”, tha Murrizi.

The post “Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra appeared first on Sot News | Lajme.

”Më dërgoi plumb”, Murrizi: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër

By: redi
20 May 2025 at 21:45

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte dërguar një plumb në rrjete sociale. ”Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho, me shumë qetësi u mora vetë me të, debil që bëjnë si të fortë. E gjeta kush ishte, e bëra të kërkonte falje dhe tani ishte në fushatë”,-tha në ”Top Story”. …

Source

“Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në”, Murrizi shpërthen ndaj banorëve të Hotolishtit: Mos hani shumë… se hëngrët më 11 Maj boll

By: M C
13 May 2025 at 19:26

Myslim Murrizi përmes një statusi në rrjete sociale ka ironizuar protestën e dikurshme të banorëve të Hotolishtit me arkivol kundër Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi ka publikuar tabelën me shifra nga votimet e së dielës ku Partia Socialiste kryeson me numër votash duke thënë se banorët e kësaj zone e mbushën kutinë e votimit për PS duke e shndërruar në arkivol për veten e tyre.

Statusi i plotë i Murrizit

Të votosh të dielën para dy ditësh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si “cub” duke treguar arkivolin është një tallje ekstreme me veten.

Për të “varrosur” qeverinë e kishit gjith ditën e dielë datë 11 Maj arkivolin përpara por e mbushët me vota duke e shndërruar kutinë e votimit në “arkivol” për veten.

TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRENË E MBARUAR DATË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00.

https://www.facebook.com/share/15G5KDxy9k/?mibextid=wwXIfr

The post “Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në”, Murrizi shpërthen ndaj banorëve të Hotolishtit: Mos hani shumë… se hëngrët më 11 Maj boll appeared first on Albeu.com.

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12 May 2025 at 12:31

Nga publikimi i rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës, janë publikuar edhe votat personale në listat e hapura të kandidatëve për deputet. Tek Partia Demokratike më i votuari rezulton Ilir Alimehmeti me 1 115 vota persona, i cili ndiqet nga Jorida Tabaku me 996 vota persona. Ndërkohë, i […]

The post Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Parakalimet e gabuara, Policia “mbyt” me gjoba 400 mijë lekëshe shoferët

13 April 2025 at 16:52

Policia ka dërguar një komunikatë për mediat në lidhje me ndëshkimet ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në tunelin e Murrizit të Rrugës së Arbërit. Bëhet me dije se përgjatë dy javëve të fundit, në atë segment rrugor janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 400 mijë lekë të vjetra […]

The post VIDEO/ Parakalimet e gabuara, Policia “mbyt” me gjoba 400 mijë lekëshe shoferët appeared first on BoldNews.al.

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen 4 persona

By: Re Nato
7 April 2025 at 08:43

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos/

Një 19 vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Murrizi pas daljes nga SPAK: Jam hetuar nga fëlliqësirat në Polici, materialet i kanë ata me dosje

18 March 2025 at 13:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka qëndruar për rreth 45 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Murrizi u shpreh se është hetuar për 10 muaj rresht nga një grup fëlliqësirash në Policinë e Shtetit, por sipas tij, tashmë ka kryer punë me të edhe SPAK-u edhe […]

The post Murrizi pas daljes nga SPAK: Jam hetuar nga fëlliqësirat në Polici, materialet i kanë ata me dosje appeared first on BoldNews.al.

Myslim Murrizi paraqitet në SPAK

18 March 2025 at 12:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) Ende nuk dihet nëse ai do të merret në pyetje si person në dijeni apo si person nën hetim dhe çështja për të cilën do të dëshmojë para oficerëve të BKH-së. Murrizi është dhe kandidat për deputet […]

The post Myslim Murrizi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi paraqitet në SPAK

By: xhir jeta
18 March 2025 at 12:16

Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi është paraqitur sot në SPAK.

Murrizi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posacme rreth orës 12:00.

Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes në SPAK për ish deputetin demokrat

 

❌
❌