Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Yuri Kim vijon përsëri të punojë për Departamentin e Shtetit

14 July 2025 at 13:00

Pretendimi: Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shkarkuar nga posti i saj në Departamentin amerikan të Shtetit në korrik 2025

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Më 11 korrik 2025, Departamenti amerikan i Shtetit filloi të pushojë nga puna mbi 1300 punonjës, si pjesë e planit të administratës Trump për të riorganizuar departamentin.

Ky lajm u pasua nga pretendimi i ngazëllyer, në mediat shqiptare, se ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ishte ndër të pushuarit nga DASh.

Si provë për këtë pretendim, sillet prania e Kim në një “protestë” të punonjësve të pushuar. Në video Kim shihet duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës, një traditë në disa institucione amerikane.

Megjithatë, Kim nuk u largua si pjesë e reformës në Shërbimin e Jashtëm të sekretarit të shtetit, Marco Rubio. Kjo sepse prej 1 marsit të këtij viti, znj. Kim pranoi të zhvendosej nga pozicioni i zv.asistentes së sekretarit të shtetit në një pozicion më të ulët si “këshilltare e lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien” në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. Ky pozicion i Yuri Kim vijon të listohet ende në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. 

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.

Megjithatë, ai tha se pas disa muajsh, Kim do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare,” duke theksuar se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit.”

Kim u emërua si ambasadore në Shqipëri nga presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pasi mbaroi mandatin si ambasadore në 2023, shërbeu si zv.Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.

Deri më 14 korrik 2025, ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike sipas faqes zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë pretendime se ambasadorja Yuri Kim ishte shkarkuar nga Departamenti i Shtetit.

The post Yuri Kim vijon përsëri të punojë për Departamentin e Shtetit appeared first on Faktoje.al.

Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë!

By: M C
13 July 2025 at 19:12

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila një ditë më parë protestoi para ambienteve të DASH pas vendimit për shkarkimin e saj.

Në një postim në rrjetet social, Murrzi duke mos kursyer aspak epitetet ofenduese ndaj Kim, e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për ndikim politik gjatë procesit të vettingut.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ish-ambasadoria ka ushtruar ndikim mbi institucionet e vettingut për të larguar nga detyra rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë, për motive që ai i cilëson si politike dhe personale.

“Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtësia”, shkruan Murrizi, teksa më tej vijon akuzat për Kim duke thënë se gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo heshti përballë aferave korruptive të qeverisë shqiptare, duke u parë palë me pushtetin në këmbim të interesave personale dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtesia

Kjo moster qe jepte porosi llumhaneve te vetingut qe te shkarkonin magjistrat e juriste per arsye krahinore, politike dhe preferenca personale te kesaj palaçoje ambasadore

Kjo funderrine e peshtire qe erdhi pa lar e pa dhembe ne goj, me thonj te pa prer e me nje kostum doku ushtarak e iku e zhytur ne llumin e korrupsionit te qeveris Shqiptare pa folur asnje fjale per tufen e hajduteve qe zgerdhihej neper tavolina per darka e dreka

Jam shum krenar qe e kam kundershtuar ball per ball ne qershor 2020 e jam tallur publikisht me kete moster debile ordinere dhe nje kokerr hajduteje e peshtire

Qelbesira te ketij lloji ndikuan jo pak ne ngritjen e urrejtjes ndaj administrates Amerikane jo vetem ne Shqiperi por kudo

Çdo Shtet ka qelbaniket e tij

Kjo ishte nje nga minjera qelbanik te administrates Amerikane gjate Presidences se felliqesirave te sorrosit qe formalisht kishin Bidenin President

Edhe e ngarkuara me pune si perfaqesuese e SHBA sot ne Ambasade e filloi me te njenjtin stil detyren por qe pas fitores se Presidentit TRUMP u dhjaks rruges e frenoi shume sa qe dogji ferrotat e tani vjen verdalle pa “ frena” derisa te ndaloj nga “ perplasja” but but ne nje bordure trotuari ose mullar byku

Prej 10 vitesh fatkeqesish ne Shqiperi ka patur plehra ambasador jo vetem nga USA por edhe nga BE, KE, OSBE, dhe disa vende antare te NATOS dhe BE qe kane heshtur ndaj nje qeverisje bastarde nga nje tuf qelbanikesh hajdute sepse kane ngrohur xhepat dhe jane bere pale me qeverin per nje grusht parash te ndyra.

The post Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë! appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë”

By: V K
13 July 2025 at 15:27

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish- ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit.

Noka u kujtoi demokratëve, ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë.

“Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i quajti barngrënës #demokratët antisorosistë, përfundoi si dele e zezë. Yuri Kim pjesëtare e Deep State, tashmë një ish”, shkruan Noka.

The post Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë” appeared first on Albeu.com.

Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’

By: Ela
13 July 2025 at 14:54

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit. Noka i kujtoi demokratëve ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë. “Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i […]

The post Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’ appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

By: Ardit
12 July 2025 at 17:15

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në […]

The post FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH appeared first on BoldNews.al.

Ish-ambasadorja amerikane Kim nuk po rikthehet në Tiranë

By: FAKTOJE
23 June 2025 at 12:51

Pretendimi: Edi Rama dhe Berisha në panik pas rikthimit të Yuri Kim në Tiranë

Verdikti: E pavërtetë, Clickbait

Barbara Halla

Një artikull po qarkullon në mediat shqiptare ku sugjerohet se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer në Shqipëri. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një rikthim të mirëfilltë, por një titull i cili është përdorur për të tërhequr vëmendjen e lexuesit. Kjo bëhet e qartë në tekstin e artikullit, ku sqarohet metafora e përdorur. Yuri Kim përfundoi misionin e saj diplomatik në Shqipëri në qershor 2023 dhe tani shërben në Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Washington.

Artikulli nuk ka të bëjë me Yuri Kim, por me Gledis Nanon, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili ka aplikuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në artikull, Nano është një nga 13 kandidatë që ka aplikuar për këtë pozicion, i cili do të përzgjidhet nga drejtuesit e SPAK. Në këtë artikull, Nano paraqitet në mënyrë të pabazë si agjenti i Yuri Kim, e cila prej disa vitesh nuk punon më në Shqipëri. Si titulli dhe artikulli pretendojnë se kandidimi i Nanos është orkestruar nga Kim, edhe përse nuk ka asnjë provë mbi këtë pretendim.

Për më tepër, sugjerimi se kandidatura e tij ka shkaktuar “panik” në qarqet politike paraqitet pa asnjë mbështetje në fakte. Artikulli nuk citon deklarata, dokumente apo reagime nga Edi Rama apo Sali Berisha.

Një nga aludimet e tjera të artikullit ka të bëjë me faktin se që prej ikjes së Kim, Shtetet e Bashkuara nuk kanë emëuar një ambasador të ri në Shqipëri.

Artikullin e portretizon këtë mungesë si të dyshimtë, ose pjesë e një manovre të fshehtë politike. Megjithatë, ky interpretim injoron kontekstin më të gjerë diplomatik. Emërimet e ambasadorëve shpesh përjetojnë vonesa për shkak të problemeve procedurale dhe politike në Washington, veçanërisht procesit të konfirmimit të ambasadorëve të rinj në Senatit e SHBA-së. Disa ambasada amerikane në mbarë botën drejtohen nga chargé d’affaires dhe jo ambasadorë, dhe kjo nuk konsiderohet si e pazakontë.

Artikulli po ashtu përdor akuza të pavërtetuara rreth aleancave të Edi Ramës me figura dhe organizata ndërkombëtare, si ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal, Fondacioni Soros dhe USAID. Këto elemente krijojnë një narrativë sipas të cilës SHBA është kthyer kundër Ramës dhe ai tashmë është në gjendje paniku. Por, këto pretendime mbështeten në aludime dhe jo në fakte, duke synuar të nxisin mosbesimin ndaj institucioneve të Shqipërisë dhe ndaj partneritetit të Ramës me Shtetet e Bashkuara.

The post Ish-ambasadorja amerikane Kim nuk po rikthehet në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

By: M C
31 May 2025 at 18:47

Familjarët e publicistit Artan Lame, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falenderimet për ngushëllimet e shprehura ndaj tyre pas ndarjes nga jeta të historianit.

Familjarët e Artan Lames kanë publikuar edhe mesazhin e dërguar nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Yuri Kim shprehet se Artan Lame ishte ai që ndihmoi më shumë se shumica e njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Familjarët e Artan Lames shprehen falenderues për secilin që ka ndarë dhimbjen e tyre dhe kanë vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij.

Reagimi i plotë

Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:

“My Dear, may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I ëas in Albania. He ëas such a very unique person: he ëas obsessed ëith communist-era artifacts and his workwëas in many ëays about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
Yuri Kim

“Mund të të kërkoj të lutem t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”-shprehet Yuri Kim.

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame

The post Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi sulmon Yuri Kim: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj

By: user7
15 April 2025 at 13:21

Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

E pyetur nëse është e moralshme që Meta të kandidojë si deputet, sa kohë është në hetim, Kryemadhi tha se “është e moralshme.

ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim.”

” Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi.

Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë.

Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë.

The post Kryemadhi sulmon Yuri Kim: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj appeared first on Lapsi.al.

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

By: Ela
15 April 2025 at 12:51

Arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim. kryemadhi deklaroi para SPAK se “rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.” Kryemadhi: Rrëmbimi i ilir Metës është bërë me urdhër […]

The post Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim appeared first on BoldNews.al.

Yuri Kim nuk u largua nga DASH në këmbim të mbylljes së hetimit

25 March 2025 at 13:19

Pretendimi: Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është larguar nga Departamenti amerikan i Shtetit në këmbim të ndalimit të hetimit kundër saj

Verdikti: E paprovuar

——————————————-

Më 18 mars 2025, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte pranuar të largohej nga Departamenti amerikan i Shtetit nëse hetimet ndaj saj ndalonin.

Pretendimi duket se e ka zanafillën në një artikull të Hashtag.al i cili i referohet “burimeve të kualifikuara [që] thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.”

Në të vërtetë, në mars 2025, Kim u shkarkua nga posti i saj si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. 

“Mesditën e së hënës së 17 marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit,” pretendojnë artikujt e mësipërm.

Megjithatë, Kim nuk u largua nga Departamenti i Shtetit dhe vijon të listohet në faqen e tij zyrtare si “Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien” në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Megjithëse duket se Kim ka pësuar një ulje në detyrë, duke mos qenë më pjesë e kryesisë së Byrosë në fjalë, por ajo mbetet pjesë e saj, dhe Departamentit të Shtetit, në një pozicion të ri që prej 1 marsit 2025.

Në fund të janarit 2025, gjithashtu, mediat shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte shkarkuar nga pozicioni i saj në Departamentin e Shtetit. Megjithatë, ky pretendim rezultoi i pavërtetë. Në atë kohë, Kim shërbente si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, detyrë të cilën e mbajti deri më 1 mars 2025.

The post Yuri Kim nuk u largua nga DASH në këmbim të mbylljes së hetimit appeared first on Faktoje.al.

Gradimi i Yuri Kim/ Berisha nuk dorëzohet: Kam faktet e mia

By: xhir jeta
21 March 2025 at 15:08

Detyra e re e ish-ambasadores Juri Kim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka verbuar Sali Berishën dhe shpresën e tij për heqjen e non gratës nga administrata Trump.

“Edhe herën e parë nuk kisha burim, edhe kësaj radhe nuk kam, por e besoj, mediat njëherë thonë këto njëherë ato.”

Por njoftimi ka dalë nga vetë DASH, dhe ndodhet në faqen zyrtare, aty ku doktori mori 4 vite më parë deklaratën e shpalljes non-grata.

Doktori nuk ndryshon, ashtu si non grata Dodik i Bosnjes me Sekretarin e ri Amerikan, edhe Berisha sben hapa pas në akuzat e tij për Juri Kim.

“Unë qëndrim nuk ndryshoj. Ftoj kongresin amerikan dhe FBI, ta hetojnë për korrupsion. Nuk i kam të pabazuara ato akuza unë.”

Një sqarim e kishte edhe për djalin e xhaxhait të ish kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshit, të cilin e ka afruar si kandidat ne listat e tij. Gjaku uje nuk behet sipas doktorit.

“Nuk është argument. Ç’faj ka kushëriri. Ka lidhje gjaku, po jo aktivitet me të. Është nga partitë aleate.”

Pra si me zonjën Çapja në Elbasan, apo fisin Rroshi në Kavaje, dekriminalizimi i politikës nuk është më një problem me Sali Berishën. Ndoshta fakti që koalicioni ka tre të pandehur në krye, njërin akoma në qeli, si dhe dëshpërimi për të kapur çdo votë, me çdo mjet, e ka bërë doktorin më fleksibël për koalicionin e tij madhështor.

“Non grata, Berisha të përballet me drejtësinë”/ Elezi: Njollën e korrupsionit nuk ia heq as Trump dhe as LaCivita

21 March 2025 at 13:35

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re nga administrata e Trump në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kim është emëruar Këshilltare e Lartë për Eficencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Europiane Euroaziatike.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, aktivisti politik, Ibsen Elezi, komentoi edhe detyrën e re të Yuri Kim dhe qëndrimet e Berishës ndaj kësaj të fundit.

Ai u shpreh se ish-kryeministrit Berisha, njollën e korrupsionit nuk ia heq dot as Trump dhe as LaCivita.

Po ashtu ai tha se në PD në vijimësi mund të ketë rrjedhje, pasi sipas tij integriteti është zhbërë.

“Asryesja që anoi djathtas në kuptimin teorik të bërjes politikë, është fakti se Berisha ka qasje me mendësi të majtë. Të heqësh njollën e minuesit të demokracisë është të kryes veprime që tregojnë të kundërtën e saj. Berisha duhet të përballet me burrni me sistemin e drejtësi. Nuk ia heq LaCivita apo Trump, njollën. LaCivita nuk ka informacion çfarë ndodh këtu, ne jetojmë këtu dhe nuk i besojmë ato që ndodhin sepse janë të paparashikueshëm”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

DASH sqaron pozicionin e ri të ish-ambasadores Yuri Kim

21 March 2025 at 08:27

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë një emërim të ri në Departamentin amerikan të Shtetit. Ajo do të mbajë postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë Departamenti i Shtetit, pas disa aludimeve nga Berisha se Kim ishte shkarkuar nga posti i saj.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:
Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

The post DASH sqaron pozicionin e ri të ish-ambasadores Yuri Kim appeared first on Telegrafi.

Makthi i Berishës, Yuri Kim merr post/ Ish ambasadorja me detyre të re në administratën e Trump

By: Re Nato
20 March 2025 at 23:07

Nuk ka më iluzione për non-gratat. Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim ka marrë një detyrë të re nga administrate Trump në Departamenti Amerikan të Shtetit.

Sipas faqes zyrtare, Kim është emëruar Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Europiane Euroaziatike.

Një post ky i tipit DOGE, si agjencia e dizenjuar dhe drejtuar nga miliarderi Elon Musk në administratën Trump.

Për dy vite ajo mbajti postin e zv.ndihmës Sekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Me fitoren e Tramp në SHBA, Sali Berisha i shpallur non-grata trumpetuan fshesën në administratën e re, me të parën Juri Kim. Por shpresat u zbehën kur ish-ambasadorja jo vetëm nuk u largua, por sekretari i  ri amerikan, Marko Rubio e emëroi me një detyrë ekstra, atë të monitorimit të ndihmave ndaj Ukrainës.

Madje ditët e fundit, mediat pranë Berishës aludonin se Kim është shkarkuar dhe po hetohet, pasi ishte fshirë nga faqja zyrtare e Departamenti Amerikan të Shtetit.

Ëndrrat zgjatën vetëm 24 orë, ish-ambasadorja amerikane ka një detyrë të re, dhe ajo figuron në faqen zyrtare të DASH, ashtu siç shfaqet ende edhe shpallja non-grata e Sali Berishës./abcnews.al

DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim

By: Ela
20 March 2025 at 20:19

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një njoftim zytar, bën të ditur se ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë tashmë detyrën e re si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Kujtojmë se së fundmi, Sali Berisha dhe eksponentë të PD, përhapën lajme të sigurta se […]

The post DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim appeared first on BoldNews.al.

Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, vjen njoftimi zyrtar

By: redi
20 March 2025 at 20:59

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim do të jetë Këshilltarja e re e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, por tashmë është rikthyer i përditësuar me të dhënat e saj dhe informacione për postin e ri që do të mbajë.

Source

Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim

By: user 8
19 March 2025 at 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.

The post Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim appeared first on Lapsi.al.

U shkarkua nga DASH? Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim, do u vë në dispozicion informacionet që kam

By: V K
19 March 2025 at 14:03

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.

The post U shkarkua nga DASH? Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim, do u vë në dispozicion informacionet që kam appeared first on Albeu.com.

Rubio rikonfirmon Yuri Kim, përtej dëshirës së Berishës

26 February 2025 at 21:58

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio i ka besuar një post të rëndësishëm Yuri Kim. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë do të monitorojë ndihmat për Ukrainën, teksa zyrtarët e lartë amerikanë po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e fondeve.

Përjashtimet i mundësojnë Ukrainës akses në disa fonde që aktualisht janë të pezulluara.

Dhe pikërisht Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, është ngarkuar me përpilimin e një liste të programeve që departamenti ka në lidhje me Ukrainën, si pjesë e përpjekjes për të zgjeruar përjashtimet.

Në terren, ngrirja e ndihmës ka dëmtuar shumë programe humanitare, përfshirë ato për mbështetjen e refugjatëve ukrainas.

Dhe do të jetë pikërisht ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, ajo që do të udhëheqë punën për të vendosur se cilat fonde janë përdorur në mënyrën e duhur dhe duhet të vazhdojnë dhe cilat janë ato që duhet të ndërpriten.

Yuri Kim, ishte ambasadorja që udhëhoqi diplomacinë amerikane të dy administratave Trump 1 dhe Biden, dhe atë të shpalljes non grata të një listë të gjatë personazhesh, nga Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Tom Doshi, Ylli Ndroqi, Aqif Rakipi e deri tek Sali Berisha.

Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe, mbështetës të opozitës shpresuan shumë në ndëshkimin e saj. Jo rrallë portale te mbështetura nga Partia Demokratike hapen lajmin e pezullimit dhe te hetimit te saj.

Por ato rezultuan të pavërteta. Tashme emërimi i Yuri Kim në këtë pozicion të ri dhe të rëndësishëm, zbeh pritshmëritë për ndryshime madhore të politikes së Uashingtonit ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri./abcnews.al

Zbulohet detyra e re e Yuri Kim në administratën e Trump

By: redi
26 February 2025 at 21:23

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i është caktuar detyra për përpilimin e një liste të re përjashtimesh për ngrirjen e ndihmës së huaj në Ukrainë. Sipas Politico, Yuri Kim së bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të departamentit të Shtetit, po përpilojnë një listë të përjashtimeve shtesë për ngrirjen e ndihmës së huaj për Ukrainën, që mund t’i japë vendit akses në disa asistenca…

Source

❌
❌