Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës

11 July 2025 at 11:21

Dogjani ka kërkuar të paraqesë prova të reja. Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për demokratin Asllan Dogjanin është shtyrë për në datën 23 korrik.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Por, sipas SPAK, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.

Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

 

The post Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

By: redi
24 June 2025 at 15:55

Për procesin e rinumërimit të votave, Asllan Dogjani denoncon shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve. Ai tha se qindra vota të vlefshme të PD-së…

Source

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani largohet me polici, thyen urdhrin e KAS

By: M C
23 June 2025 at 16:31

Procesit i rinumërimit të votave vijon për qarkun e Tiranës. Gazetari i ABC Neës, Andon Kello, raporton nga pallati i sporti “Fahrije Hoti” se janë numëruar deri tani 515 qendra votimi ose 202 mijë vota, ndërsa deri tani nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

Janë gjetur 12 vota më pak se sa ato të regjistruara në votimin fillestar. Rritet numri i votave të pavlefshme, kemi 500 vota të pavlefshme. Subjekti që po i heqin më shumë vota është PD me 276 vota të hequra, ndjekur nga PS me 201 vota, dhe Mundësisë 11 vota” tha ai.

Po ashtu u përjashtua edhe deputeti i PD Asllan Dogjani nga pallati i Sporti, pasi u përplas me Ilir Rusmailin për një votë.

“Asllan Dogjani është përjashtuar me vendim të KAS. Ai ka patur një debat me anëtarin Ilriu Rusmajlin, i cili pretendon për një votë të vlefshme, por KAS vendosi të ishte pavlefshme dhe KAS ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta larguar nga pallati me pretendimin se ka kërcënuar anëtarët e KAS dhe ka intimiduar numëruesit dhe ka prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Fahrije Hoti”, raportoi gazetari.

Më vonë, deputeti demokrat theu masën e KAS dhe u fut sërish në ambientet e rinumërimit.

The post Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani largohet me polici, thyen urdhrin e KAS appeared first on Albeu.com.

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja

23 June 2025 at 13:44

Është shtyrë gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Mësohet se shkak është bërë angazhimi i deputetit në procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, ku Dogjani nuk arrit të sigurojë një vend në Kuvendin e ri. Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje, për arsye të angazhimeve të demokratit.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK. Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. I pandehuri Asllan Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash. Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

The post I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë

By: user 4
5 June 2025 at 13:53

Rivlerësimi i votave preferenciale brenda partive që kanë nisur të bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike, duket se më shumë atyre vetë, do ti shtojë punën prokurorisë.

Kjo sepse numëruesit, dukshëm me konsensus me njeri tjetrin, kanë vendosur të favorizojnë kandidatë të caktuar.

Në mbledhjen e sotme të KAS-it, Asllan Dogjani, teksa prezantoi kërkesën e tij për rinumërim të votës preferenciale, solli rastin e një qendre votimi 2099 në Pezë, ku numëruesit me marrëveshje 15 vota që i ishin dhënë PD-së, por nuk ishte vendosur kryqi në asnjërin prej emrave të kandidatëve, i kishin kaluar Myslym Murrizit.

Ndonëse ai kishte marrë, sipas pamjeve filmike, vetëm 15 vota preferenciale, në procerverbal i ishin shënuar 30.

Ndërkohë, kreu i PL-së, Ilir Meta kishte marrë sipas procesverbalit 6 vota preferenciale, ndërkohë që sipas këqyrjes së videos, dilte me 5 vota./TCh

Votat sipas këqyrjes së kamerave

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 3

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 5

Grigels Mucollari 1

Myslym Murrizi 15

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

Pa votë preferenciale 14

E pavlefshme 2

Votat sipas procesverbalit

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 2

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 6

Myslym Murrizi 30

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

E pavlefshme 1

The post Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë appeared first on Lapsi.al.

Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjitimon kërkesën e dy kandidatëve të opozitës

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) legjitimoi sot në dhomë këshillimi kërkesën e kandidatit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalasë, të Partisë Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Më herët KAS e refuzoi kërkesën e tyre, pasi tha se duhej të bëhej përmes subjekteve politike, siç u bë sot.

/m.m/j.p/

The post Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjitimon kërkesën e dy kandidatëve të opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12 May 2025 at 12:31

Nga publikimi i rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës, janë publikuar edhe votat personale në listat e hapura të kandidatëve për deputet. Tek Partia Demokratike më i votuari rezulton Ilir Alimehmeti me 1 115 vota persona, i cili ndiqet nga Jorida Tabaku me 996 vota persona. Ndërkohë, i […]

The post Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi appeared first on BoldNews.al.

SPAK ridërgon kërkesën për gjykim të Asllan Dogjanit/ Ja kur mbahet seanca…

25 April 2025 at 13:08

SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim. Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani. Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohe për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.

Por sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash. Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

The post SPAK ridërgon kërkesën për gjykim të Asllan Dogjanit/ Ja kur mbahet seanca… appeared first on Sot News | Lajme.

Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim…

By: V K
17 March 2025 at 12:08

Këtë të hënë, deputeti demokrat Asllan Dogjani, ka denoncuar në Kuvend gjendjen e rëndë sipas tij të qytetarëve të Kamëz ku shprehet se të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim.

”Qytetarët vuajnë në bankat tona, s’ka transparencë bankare, komisione e kaluzole të fshehta.

Institucione financiare, e ndërsa ju që duhet t’i mbikqyrni s’keni bërë asgjë.

Saqë shumë familjeve u janë marrë shtëpitë, të tjera edhe janë flijuar e vetëvrarë për shkak të këtyre makinacioneve.

Banka ka rregullat e veta, por ka edhe mbikqyrje nga banka e shtetit që të mos ketë norma të larta interesi që të rinjtë të marirn kredi për një banesë për të ndërtuar familje.

Ka lloj lloj mekanizmash që ua keni sjellë shqiptarëve me i dalë shpirti përmes këtyre bankave e vetë s’dini ku i keni paratë, biznesi po falimenton nga këto kredi për banka.

Taksat e larta i detyrojnë të marrin kedi që më pas s’i paguajnë, shteti është për të kontrolluar që njerëzit të marrin kredi për biznes e shtëpi, e më pas të kenë mundësi të paguajnë.

Qyetarët e Kamzës s’kanë drita, fiken sot më 2025. S’ka kanalizime, plehrat ishin kudo.

Të moshuar duke zgjedhur ushqim në plehra për të jetuar. Ky është shteti?! Ndaj kemi këkruar minimumin jetik”.

The post Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim… appeared first on Albeu.com.

Dogjani interpelancë me ministrin Hoxha: Ekzekutimet kanë arritur shifra alarmante

By: Oldi
13 February 2025 at 10:54

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, mbajti fjalën në Kuvend, pas kërkesës së tij për interpelancë me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha. Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, duke thënë se në vendin tonë nuk ka siguri, e as rend. Deputeti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai […]

The post Dogjani interpelancë me ministrin Hoxha: Ekzekutimet kanë arritur shifra alarmante appeared first on BoldNews.al.

GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë

24 January 2025 at 12:05

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer për rihetim çështjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie.

GJKKO me vendimin e sotëm i la afat SPAK dy muaj për rihetimin e të gjitha akteve. Vetë deputeti e konsideroi vendimin e GJKKO, një triumf të drejtësisë, dhe fundin e epokës së qeverisjes “Rama”.

“Vendimi i gjykatës së sotme për të rikthyer çështjen edhe njëherë për hetime se nuk është bërë hetimi i plotë, tregon se triumfon drejtësia. Unë kam pasur një periudhë të vështirë. Sot ka triumfuar drejtësia edhe është fundi i Edi Ramës”, tha Dogjani.

“Ky është triumf i drejtësisë. Gjykata ka shpallur pavlefshmëri të akteve të hetimeve paraprake dhe ka kthyer për një periudhë 2 mujore për hetimin e çështjes. Caktoi kryerjen e të gjitha detyrave të kërkuara nga ne. Kjo vepër penale e supozuar, ku është bërë nga një mashtrues të kallëzuar nga unë për vjedhjen e pronës publike, gjykata epa dhe e kuptoi se është hakmarrja”, shtoi Dogjani.

Dogjani u shpreh se me vendimin e dhënë nga GJKKO, ringjallet shpresa e qytetarëve shqiptarë te sistemi i drejtësisë.

“Kjo është një shpresë për qytetarët që të kallëzojnë e denoncojnë çdo vepër penale, çdo korrupsion”, deklaroi Dogjani.

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim Dogjanin, pasi e akuzonte për deklarim të rremë të pasurisë.

SPAK pretendonte se Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 m2, në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë.

/a.f/

The post GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO i kthen mbrapsht SPAK-ut dosjen e Asllan Dogjanit: Ka mangësi në hetime!

24 January 2025 at 10:42

Gjykata e Posaçme ia ka kthyer mbrapasht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dosjen e deputetit demokrat Asllan Dogjani, ku ai akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së SPAK për kalim të dosjes për gjykim, gjyqtarja Rudina Palloj konstatoi mangësi në hetim. Për këtë shkak, GJKKO i ka dhënë 2 muaj […]

The post GJKKO i kthen mbrapsht SPAK-ut dosjen e Asllan Dogjanit: Ka mangësi në hetime! appeared first on BoldNews.al.

U mor i pandehur për fshehje pasurie, GJKKO kthen për hetim çështjen në ngarkim të deputetit Asllan Dogjani

By: V K
24 January 2025 at 10:44

Gjykata e Posaçme, ka vendosur që çështjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, ta kthejë për hetim në SPAK.

GJKKO i ka lënë afat dy muaj SPAK për plotësimin e hetimeve.

Kujtojmë se sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

The post U mor i pandehur për fshehje pasurie, GJKKO kthen për hetim çështjen në ngarkim të deputetit Asllan Dogjani appeared first on Albeu.com.

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

By: user 8
22 January 2025 at 14:30

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Dogjani i cili akuzohet për fshehje pasurie, para hyrjes në ambientet e gjykatës së Posaçme tha para gazetarëve se pret drejtësi.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

The post Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi appeared first on Lapsi.al.

I pandehur për fshehje pasurie, Dogjani flet pas daljes nga GJKKO

22 January 2025 at 15:33

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku u zhvillua seanca paraprake ndaj tij, pas akuzave nga SPAK për fshehje pasurie.

Në një prononcim për gazetarët jashtë GJKKO, Dogjani deklaroi se kërkesat e tij janë pranuar dhe shtoi se gjyqtarja e çështjes do të shpallë vendimin përfundimtar të premten, më 24 janar, në orën 10:00.

Vendimi i gjyqtares Rudina Palloj tregoi se ka gjyqtarë të zotë. Uroj që sistemi i drejtësisë të ketë sa më shumë gjyqtarë si kjo sot, që vendosi pavlefshmëri, papërdorshmëri dhe dha një vendim shumë të drejtë. Ajo vendimin përfundimtar do ta japë të premten, por kërkesat tona u pranuan. Sot dha papërdorshmëri, atë që kishim kërkuar ne dhe do të shprehet për pushimin e çështjes ditën e premte, tha Dogjani.

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, akuzohet për fshehje pasurie, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Sipas njoftimit zyrtar, Dogjani akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, në lidhje me një apartament që ai ka përfituar.

The post I pandehur për fshehje pasurie, Dogjani flet pas daljes nga GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

“Mosdeklarim të pasurisë”/ GJKKO vendos sot për fatin e deputetit Asllan Dogjani

22 January 2025 at 14:08

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Dogjani i cili akuzohet për fshehje pasurie, para hyrjes në ambientet e gjykatës së Posaçme ka thënë para gazetarëve se pret drejtës. Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

The post “Mosdeklarim të pasurisë”/ GJKKO vendos sot për fatin e deputetit Asllan Dogjani appeared first on Sot News | Lajme.

Akuza për fshehje pasurie/ Deputeti Asllan Dogjani në GJKKO, shtyhet vendimi

By: Besnik
22 January 2025 at 14:51

Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritej të merrej një vendim në lidhje me kalimin e dosjes së tij për gjykim.

Dogjani akuzohet nga SPAK për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, duke e lidhur akuzën me përfitimin e një apartamenti.

Gjyqtarja Rudina Palloj e shtyu vendimin për datën 24 janar, ora 10:00 ku do të vendoset “të kalojë për gjykim, të kthehet për hetime, ose të pushohet”.

Para hyrjes në sallën e gjykatës, Dogjani deklaroi: “Pres drejtësi, vetëm nga zoti jemi të barabartë të gjithë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Akuza për fshehje pasurie/ Deputeti Asllan Dogjani në GJKKO, shtyhet vendimi appeared first on Euronews Albania.

Mosdeklarim të pasurisë, GJKKO vendos sot për fatin e deputetit Asllan Dogjani

By: V K
22 January 2025 at 14:13

Këtë të mërkurë, deputeti demokrat Asllan Dogjani, është paraqitur paraqitet në GJKKO ku do të mbahet seanca për shpalljen e vendimit për akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij, atë të mosdeklarimit të pasurisë.

Prokuroria e Posacme, e mori të pandehur për këtë vepër penale e ndërsa GJKKO do të vendos nëse do ta kalojë për gjykim dosjen. “Ose e kalon për gjykim ose e kthen për hetimet, ose e pushon”.

The post Mosdeklarim të pasurisë, GJKKO vendos sot për fatin e deputetit Asllan Dogjani appeared first on Albeu.com.

❌
❌