Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, gati në mars

20 February 2025 at 09:14

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi se, në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.

“Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë sesa ç’është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangut punës, por sepse të papriturat edhe ndodhin”.

“Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar sesa ç’ishte paraparë në studimet përkatëse dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit, pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjitha pjesëve të tunelit”, u shpreh Rama.

“Besoj shumë që, më në fund, në mars do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel “na ka marrë shpirtin”. Por bashkë me pranverën do të dalë edhe “shpirti i keq” nga tuneli dhe dibranët do të mund të venë e vijnë me rrugën tërësisht të hapur, dhe ato rrëpirat pak të vështira të rrugës alternative për lehtësi të përkohshme, do të marrin fund”, tha Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, gati në mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌