Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbahet sot ministeriali i SEECP në Tiranë, akset që do të bllokohen

By: user 11
16 June 2025 at 08:38

Sot do të zhvillohet në Tiranë ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore dhe policia ka hartuar një plan masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet. Si pasojë do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Njoftimi:

Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:

Në ardhje të delegacioneve📍Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

-Në largim të delegacioneve: 📍 Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

⏰ Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

The post Mbahet sot ministeriali i SEECP në Tiranë, akset që do të bllokohen appeared first on Lapsi.al.

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

By: user7
10 June 2025 at 10:00

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu mësohet se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.

The post Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil appeared first on Lapsi.al.

Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e fundit, akset që bllokohen nga Vlora në Fier

By: user 11
30 May 2025 at 09:13

Sot do të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

Etapa e pestë/ Datë 30.05.2025
Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:50 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë sot me etapën e pestë me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

The post Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e fundit, akset që bllokohen nga Vlora në Fier appeared first on Lapsi.al.

Etapa e pestë e turit çiklistik/ Ja rrugët që do të bllokohen sot nga Vlora në Fier

30 May 2025 at 08:48

Sot është dita e pestë rresht që do të bllokohen rrugët në Shqipëri, për shkak të zhvillimit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Etapa e pestë, dhe e fundit për këtë tur, e cila do të mbahet sot (e premte, 30 Maj), do të nisë që nga qyteti i Vlorës dhe do të përfundojë […]

The post Etapa e pestë e turit çiklistik/ Ja rrugët që do të bllokohen sot nga Vlora në Fier appeared first on BoldNews.al.

Turi çiklistik i Shqipërisë, akset që do të bllokohen sot nga Elbasani në Vlorë

By: user 11
28 May 2025 at 08:36

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet. Bllokimet nuk do të jenë të gjata, por vetëm për një orë. Çdo rrugë do të ketë një orar specifik kur do të bllokohet.

Etapa e tretë/ Datë 28.05.2025 zhvillohet në:

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

The post Turi çiklistik i Shqipërisë, akset që do të bllokohen sot nga Elbasani në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, akset që do të bllokohen

By: user 11
27 May 2025 at 08:35

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet. Bllokimet nuk do të jënë të gjata, por vetëm për një orë. Çdo rrugë do të ketë një orar specifik kur do të bllokohet.

Etapa e dytë/ Datë 27.05.2025 zhvillohet në:

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

The post Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, akset që do të bllokohen appeared first on Lapsi.al.

Etapa e dytë Shkodër-Elbasan e Turit Çiklistik, rrugët që bllokohen

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Sot zhvillohet etapa e dytë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, e cila do të jetë nga Shkodra drejt Elbasanit, e gjatë 188 km.

Në këtë edicion në garë do të marrin pjesë 15 skuadra, me 96 sportistë që do të garojnë për të siguruar fitoret individuale dhe ekipore të këtij aktiviteti të rëndësishëm për sportin në vendin tonë.

Garat do të përcaktojnë edhe fituesit pas pesë etapave të cilat do të përshkojnë në total 763 kilometra në disa qytete të vendit.

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E DYTË

Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

/a.f/r.e/

The post Etapa e dytë Shkodër-Elbasan e Turit Çiklistik, rrugët që bllokohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turi çiklistik i Shqipërisë, rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

By: user 11
26 May 2025 at 08:42

Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.

“Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15″, njoftoi policia.

The post Turi çiklistik i Shqipërisë, rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit appeared first on Lapsi.al.

Ushtarët izraelitë shkatërrojnë Spitalin Indonezian, bllokohen 55 persona brenda

19 May 2025 at 07:45

Ushtarët izraelitë kanë nisur prishjen e Spitalit Indonezian në Rripin verior të Gazës, duke bllokuar të paktën 55 persona brenda, përfshirë 12 mjekë dhe 43 pacientë, raportoi Al Jazeera.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit përdorën pajisje të rënda dhe buldozerë për të shembur portat e spitalit dhe për të shkatërruar murin verior të ndërtesës. Raportohet gjithashtu për të shtëna me armë zjarri dhe përdorimin e artilerisë në zonën përreth spitalit.

Spitali Indonezian ishte objekti i fundit mjekësor funksional në Gazën veriore, i cili shërbente për rreth 400,000 njerëz në Jabalia, Beit Lahia dhe Beit Hanoun. Ky spital ishte një burim kritik për kujdesin mjekësor për shumë palestinezë, dhe shkatërrimi i tij ka thelluar shqetësimet për mungesën e shërbimeve mjekësore në këtë pjesë të enklavës.

Luftimet në Rripin e Gazës u rifilluan më 18 mars, pas një periudhe armëpushimi të arritur në janar. Ushtria izraelite nisi sulme të mëdha ndaj enklavës palestineze, duke shkelur armëpushimin dhe duke theksuar se objektivi i operacionit ishte çlirimi i pengjeve të mbajtur nga grupet radikale palestineze, përfshirë Hamasin. Ky grup radikal refuzoi propozimet e ndërmjetësve dhe i dërguarit presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, duke fajësuar Izraelin dhe SHBA-në për rifillimin e armiqësive.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare për gjendjen e civileve dhe për shkatërrimin e infrastrukturës mjekësore dhe humane në Gaza, ndërkohë që tensionet mbeten të larta në këtë rajon të trazuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtarët izraelitë shkatërrojnë Spitalin Indonezian, bllokohen 55 persona brenda appeared first on Euronews Albania.

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

16 May 2025 at 08:06

Bllokimi i qarkullimit në një pjesë të rrugëve të Tiranës do të vijojë edhe ditën e sotme (e premte), për shkak të zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian (KPE) që do të mbahet tek sheshi “Skënderbej”. Por, ndryshe nga dje, sot do të ketë edhe rrugë të bllokuara për këmbësorët, duke bërë që një […]

The post Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Samiti europian në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

By: user 11
16 May 2025 at 07:49

Policia ka hartuar një sërë masash për mbarëvajtjen e Samitit ku 53 liderë europian mblidhen në vendin tonë ditën e sotme. Janë 1500 efektivë nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit.

Njoftimi i policisë:

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Rrugët e bllokuara:

c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve do të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

The post Samiti europian në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen appeared first on Lapsi.al.

Mbahet sot në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Europian, ja akset rrugore që do të bllokohen

By: V K
16 May 2025 at 07:43

Ditën e sotme në Tiranë, mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Rreth 50 liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë Evropa do të mblidhen në Tiranë, për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti.

Nën moton “Evropa e Re në një botë të re unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.

Diskutimet e samitit do të zhvillohen rreth tri tryezave tematike, të cilat reflektojnë orientimin strategjik të Evropës përballë krizave aktuale dhe të ardhshme.

Një nga temat kryesore është siguria, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet për të forcuar kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të kontinentit.

Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu se si të mbrohen demokracitë evropiane nga ndërhyrjet e jashtme, përmes qendrueshmërisë institucionale dhe rritjes së transparencës.

Një tjetër bosht i rëndësishëm i diskutimit është ndërtimi i një Evrope më konkurruese dhe të qendrueshme ekonomikisht.

Kjo përfshin angazhime për investime strategjike, nxitjen e zhvillimit teknologjik, si dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjive të pastra.

Tema e tretë e samitit në axhendën e Tiranës, lidhet me sfidat e mobilitetit dhe fuqizimin e të rinjve. Në një kohë kur migracioni mbetet një çështje e ndjeshme në shumë vende, diskutohet nevoja për politika të harmonizuara që mundësojnë lëvizje të sigurt dhe të rregullt të fuqisë punëtore brenda kontinentit, duke parandaluar fenomenin e emigracionit të parregullt.

Po ashtu, do të vihet theksi në krijimin e mundësive për të rinjtë, qoftë në arsim, në tregun e punës apo në përfshirjen në jetën demokratike të vendeve të tyre.

Njoftimi i policisë:

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.
Rrugët e bllokuara:

c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve do të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

The post Mbahet sot në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Europian, ja akset rrugore që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Siguria për samitin Europian/ Mbi 1500 forca politike, kufizime të forta në qarkullim

By: Rovena
15 May 2025 at 16:11

Rreth 1500 efektivë Policisë Shtetit do jenë gatishmëri për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit Samitit Europian do mbahet Tiranë. prej orëve para mëngjesit, njësi specializuara si Antiterrori, Antieksplozivi dhe Reparti RENEA janë vendosur Aeroportin e Rinasit, si dhe pika tjera kufitare, ku pritet mbërrijnë liderët e vendeve anëtare Bashkimit Europian.

Ndërkohë, e gjithë zona e Tiranës do jetë nën monitorimin e forcave speciale dhe Shërbimit Informativ Shtetit, për arsye sigurie.

Kufizime përkohshme qarkullimin rrugor:

Policia ka parashikuar kufizime përkohshme qarkullimit disa akse rrugore, veçanërisht ato lidhin Aeroportin e Rinasit me qytetin e Tiranës. Konkretisht, datë 16 maj, nga ora 06:30 deri orën 11:30, do bllokohen segmentet e mëposhtme:

  • Aeroporti i Rinasit

  • Hyrja autostradën e re “Thumanë–Kashar”

  • Mbikalimi i Kasharit

  • Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”

  • Unaza e Re (krahu i Astirit)

  • Rrethrrotullimi i Saukut

  • Deri te hotelet ku do akomodohen liderët europianë

Pas orës 11:30, ky aks do hapet pjesërisht, për t’u bllokuar sërish nga ora 13:00 deri orën 18:00.

Rrugët e bllokuara brenda Tiranës, 16.05.2025 (ora 06:00–18:00):

  • Sheshi “Skënderbej”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri”

  • Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

  • Rruga “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri te Rruga e Kavajës

  • Rruga “Ded Gjo Luli”

  • Rruga “Urani Pano”, vijim deri te Rruga e Barrikadave dhe kryqëzimi me rrugën “George W. Bush”

  • Bulevardi “Zogu I”

Masat e Policisë edhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha

Përveç masave sigurisë për Samitin, Policia e Tiranës është angazhuar edhe për menaxhimin e protestës paralajmëruar nga Sali Berisha. Autoritetet kanë vendosur zhvendosin me 300 metra tej vendin e antimitingut thirrur për pasditen e premtes, për shkak afërsisë me zhvillimet e samitit dhe pranisë liderëve europianë qytet.

Partia Demokratike nuk mori leje për protestuar Bulevardin “Zogu I”, pasi Policia vlerësoi se kjo do cënonte sigurinë e aktivitetit. vend kësaj, protestës iu propozua zhvillimi Bulevardin e Ri, pranë zonës Paskuqanit — aty ku u mbyll edhe fushata elektorale e PD-së. Fillimisht, PD kishte njoftuar protestën këtë vend, por një ditë parë Berisha deklaroi se do ta zhvendoste pranë zonës ku mbahet samiti, vendim i cili u kundërshtua nga Policia për arsye sigurie.

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

15 May 2025 at 08:22

Tirana do të paralizohet sërish sot dhe nesër (e enjte dhe e premte) për shkak të zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian (KPE) që do të mbahet në vendin tonë, tek sheshi “Skënderbej”. Një pjesë e mirë e rrugëve të kryeqytetit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve, duke filluar që nga aeroporti i […]

The post Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE appeared first on BoldNews.al.

Samiti në Tiranë paralizon trafikun?/ Rinas paralajmëron: Ja si të lëvizni më shpejt

14 May 2025 at 17:06

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.

Duke qenë se në kryeqytet do të zbarkojnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë dhe një numër i madh rrugësh do të jenë të bllokuara.

TIA sqaron se aksesi në aeroport do të sigurohet përmes rrugëve dytësore dhe jo autostradës Tiranë-Durrës.

“Gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të lehtësuar qarkullimin drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, do të jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës Tiranë – Qafë Kashar – Rinas si dhe Unaza Veriore. Po ashtu, do të mbeten funksionale degëzimet Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias – Rinas”, njofton TIA.

Po ashtu udhëtarët këshillohen të përdorin këto akse alternative për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një mbërritje më të shpejtë në aeroport.

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit njoftim të

 

The post Samiti në Tiranë paralizon trafikun?/ Rinas paralajmëron: Ja si të lëvizni më shpejt appeared first on Sot News | Lajme.

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

By: Ela
10 May 2025 at 08:40

Këtë të shtunë të 10 majit, në Tiranë zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia”. Për shkak të zhvillimit të kësaj etape të dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, Policia e Tiranës ka njoftuar masat e përkohshme të kufizimit të trafikut dhe parkimit në disa akse kryesore të qytetit. Ndalim qarkullimi dhe parkimi […]

The post Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

“Giro d’Italia”/ Akset që do të bllokohen gjatë dy ditëve në Tiranë

By: user 11
9 May 2025 at 08:01

Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit Giro d’Italia 2025. Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare që do mbahet më 9 maj, në kryeqytet do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
Segmentet e rrugëve📍:

Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

Ndalim parkimi:

Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

 

The post “Giro d’Italia”/ Akset që do të bllokohen gjatë dy ditëve në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

“Giro d’Italia”/ Policia: Më 9 maj bllokohet për 4 orë aksi Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen

By: Ela
7 May 2025 at 11:57

Ndër akset që do të bllokohen për shkak të aktivitetit të “Giro d’Italia 2025” në vendin tonë janë edhe “Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen”. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në këto akse nuk do të lejohet qarkullimi gjatë orës  11:30 – 15:30. Masat që do të zbatohen në […]

The post “Giro d’Italia”/ Policia: Më 9 maj bllokohet për 4 orë aksi Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

15 March 2025 at 13:24

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që ka marrë për ruajtjen e rendit publik gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike kundër mbylljes së TikTok-ut, duke e konsideruar si një akt censure. Leja e kërkuar në Polici është prej orës 19:00 deri në orën 21:00, teksa protesta do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët […]

The post Protesta e PD-së/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së kundër mbylljes së Tik Tok/ Policia me plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
15 March 2025 at 13:47

Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash për protestën e thirrur sot nga PD kundër mbylljes së Tik Tok. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Protesta e PD-së kundër mbylljes së Tik Tok/ Policia me plan masash, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

❌
❌