Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e marra në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë

By: Rovena
13 July 2025 at 14:12

Pas vlerësimit të parë nga RCS Sport & Events, organizatorja ndërkombëtare e Giro d’Italia, Policia e Shtetit ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e saj maksimal dhe profesionalizmin në garantimin e sigurisë gjatë dy eventeve të mëdha sportive: Giro d’Italia dhe Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, me porosi të Presidentit të Unionit Europian të Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, kaskën e një prej çiklistëve të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë simbolike mirënjohjeje për punën dhe kontributin e Policisë Shqiptare.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u theksua roli i jashtëzakonshëm i strukturave policore në mbarëvajtjen e të dy garave.

“Është kënaqësi që ndodhem në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pranë zotit Proda. Ndihem mirë për vlerësimet që janë bërë nga Federata Botërore, si për Giro d’Italia, ashtu edhe për xhiron e Shqipërisë. Një nga komisarët më të rëndësishëm të gjithë gjykimeve që ka bërë në Evropë dhe në Ballkan, më ka thënë dy fjalë në Vlorë që më janë ngulitur në kokë. Kur erdha, tha, për në Shqipëri, më kishin folur jashtëzakonisht, në kuptimin që ky shtet ka probleme, por në organizimin e Policisë së Shtetit është një nga policitë që mund të merren shembull në Ballkan dhe në Evropë. Më e rëndësishmja ishte që nuk pati asnjë rrëzim. Ky është një lloj sporti që ka shumë probleme, me rrezik, dhe u mbyll Giro d’Italia në mënyrë të shkëlqyer. Dhe erdhi qershia mbi tortë: xhiroja e Shqipërisë. Ndaj jemi këtu për të falënderuar Policinë, nga punonjësi më i thjeshtë deri te Drejtori i Përgjithshëm, zoti Proda. Kemi sjellë një kaskë të Giro d’Italia, të një prej çiklistëve të ekipit Movistar, në emër të Presidentit të UCI-së, si një dhuratë për Policinë Shqiptare”, tha Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku.

“Faleminderit, vlerësim i madh për Policinë e Shtetit. Jam i nderuar të kem sot në Drejtorinë e Policisë Presidentin e Federatës së Çiklizmit, zotin Anxhaku. E kam thënë edhe më parë: ta shikoje garën, ishte spektakolare, por të shërbeje për të marrë masat e sigurisë që gara të zhvillohej, ishte akoma edhe më spektakolare. Falënderoj për vlerësimin Federatën e Çiklizmit. Është një nder i veçantë dhe siguroj që Policia e Shtetit është e gatshme të ofrojë shërbime sigurie për çdo lloj aktiviteti sportiv në vend, jo vetëm për çiklizmin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në përfundim të takimit, Anxhaku i ka dorëzuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm kaskën e çiklistit të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë vlerësimi në emër të drejtuesve të UEC dhe UCI.

“Giro d’Italia”, zgjedhjet dhe samiti/ Lubonja: Rama, partia-shtet që na përfaqëson

By: user 6
16 May 2025 at 21:27

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News 24, ka komentuar ngjarjet e ngjeshura të javës në Shqipëri – përfshirë zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian – duke ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.

Sipas Lubonjës, vendi po drejtohet si “parti-shtet”, ku pushteti përfaqësohet nga një njeri i vetëm. “Këta liderët e BE vijnë këtu dhe ylli i Samitit është logoja e Ramës në fushatë. Sikur jemi partia-shtet, duket sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping-in,” – tha ai, duke e krahasuar qeverisjen me atë të një regjimi autoritar.

“Europa e përdor Shqipërinë për interesat e saj,” – u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i varësisë ndaj ndërkombëtarëve. Lubonja theksoi se, sipas tij, sa më shumë zullume që ndodhin, aq më shumë e thellon pushtetin Rama, duke krijuar një realitet ku kontrolli politik dhe propagandistik mbulon problematikat serioze të vendit.

“E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve” – tha Lubonja. /BW

The post “Giro d’Italia”, zgjedhjet dhe samiti/ Lubonja: Rama, partia-shtet që na përfaqëson appeared first on Lapsi.al.

“Shqipëri faleminderit”, Rama ndan videon falënderuese nga organizatorët e “Giro d’Italia”

By: xhir jeta
12 May 2025 at 19:01

Shqipëria mirëpriti për herë të parë të Giro d’Italia, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë. Turneu zhvilloi tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të publikuar nga organizatorët e “Giro d’Italia”, të cilët falënderojnë Shqipërinë për organizimin e këtij eventi, ndërsa ndajnë edhe momente kryesore nga zhvillimi i këtij turneu çiklistik në vendin tonë.

“Il mondo gira”, shkruan Rama, krahas videos.

Mbyllet etapa e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

11 May 2025 at 18:13

Ka përfunduar me sukses etapa e tretë e “Giro d’Italia” që u zhvillua në territorin shqiptar, në një itinerar spektakolar prej 160 kilometrash që përshkoi zonat piktoreske nga Vlora, përmes Kuçit, Qeparos, Himarës, Llogarasë dhe sërish në Vlorë.

Fitues i kësaj etape është shpallur çiklisti danez Mads Pedersen, i cili ka fituar dy nga tre etapat e para të kësaj gare prestigjioze, duke u konfirmuar aktualisht si lideri i “Giro d’Italia 2025”.

Me përfundimin e kësaj etape, “Giro d’Italia” mbyll edhe qëndrimin e saj në Shqipëri, për të vijuar më tej me garat në territorin italian.

Organizatorët kanë vlerësuar lart mikpritjen dhe peizazhet e Shqipërisë, ndërsa gara solli emocione të veçanta për sportdashësit dhe promovoi turizmin shqiptar në një nivel ndërkombëtar.

The post Mbyllet etapa e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Mbledhja e KQZ për Vlorën dështon, asnjë vendim për shtyrjen e afatit

By: user 8
11 May 2025 at 17:53

Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 Qendra Votimi në Qarkun Vlorë, për shkak të aktivitetit sportive Giro D’Italia.

Dështimi i mbledhjes ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për ta shqyrtuar, pasi dy komisionarët e opozitës, braktisën seancën.

“U bëj thirrje qytetarëve të këtyre 55 qendra që të krijojnë mundësitë që edhe në kushtet e mungesës së aksesueshmërinë, të votojnë”, tha Ilirjana Nano.

The post Mbledhja e KQZ për Vlorën dështon, asnjë vendim për shtyrjen e afatit appeared first on Lapsi.al.

Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari

11 May 2025 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”

Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.

 

Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit  zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

 

Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.

The post Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk garantohet siguria e çiklistëve në Giro D’Italia, qytetari përplaset me garuesin

By: user 11
10 May 2025 at 19:22

Qeveria shqiptare mburret me sjelljen e një nga turneve më të mëdhenj të çiklizmit, Giro D’Italia dhe megjithatë nuk arrin t’i garantojë çiklistëve as minimumin e sigurisë. Përveç paralizimit të qarkullimit në kryeqytet, vështirësi duket se ka qenë edhe mbarëvajtja e garës.

Gjatë garës në zonën e “Myslym Shyrit”, disa qytetarë kanë kaluar kordonin e Policisë dhe kanë kaluar rrugën mes për mes. Një prej tyre është përplasur me një çiklist. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe e ka ndërprerë garën. Gara e Giro D’Italia, e mbajtur këtë të shtunë në kryeqytet, përfundoi në orët e pasdites. Të dielën në Vlorë mbahet etapa e 3-të.

The post Nuk garantohet siguria e çiklistëve në Giro D’Italia, qytetari përplaset me garuesin appeared first on Lapsi.al.

“Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara…

10 May 2025 at 18:15

Do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025 etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”. Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit. Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

The post “Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara… appeared first on Sot News | Lajme.

Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, gara nis nga Sheshi Skënderbej në kryeqytet

10 May 2025 at 13:38

Edicioni i 108-të i garës prestigjioze të çiklizmit “Giro d’Italia” ndalet të shtunën më 10 maj në Tiranë me Etapën e Dytë, një kronometër individual që përshkon 13.7 kilometra në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama bëri hapjen simbolike të garës, duke valëvitur flamurin për nisjen e çiklistit të parë.

Gara nis në orën 13:55 nga Sheshi “Skënderbej” dhe përshkon një itinerar tërësisht urban. Çiklistët do kalojnë përmes Bulevardit “Gjergj Fishta”, rrugës “Muhamed Gjollesha”, më pas Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, dhe në Rrugën e “Elbasanit” në ngjitje drejt Saukut, që përfshihet si “ngjitje malore”. Më pas kthehen në qendër përmes Urës së Brrylit dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me përfundim në Sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 17:15.

Etapa ka një terren të ndryshueshëm, me një ngjitje të shkurtër në Sauk dhe pjesë të sheshta drejt fundit. 3 kilometrat e fundit janë tërësisht të rrafshëta, ndërsa 500 metrat e fundit zhvillohen në një rrugë të drejtë dhe të shtruar me asfalt 8 metra të gjerë.

Ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë Tirana përfshihet si pjesë zyrtare e një etape të “Giro d’Italia”.

The post Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, gara nis nga Sheshi Skënderbej në kryeqytet appeared first on Sot News | Lajme.

PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro d’Italia

By: user 5
10 May 2025 at 14:17

Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës, deri në orën 22:00. Shkresa është firmosur nga drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Cuci dhe është depozituar sot në KQZ.

PS e bazon këtë kërkesë në argumentin se ditën e nesërme, kur do të mbahen votimet, në Vlorë do të organizohet aktiviteti sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, e si pasojë bllokimi i akseve kryesore për më shumë se katër orë, do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit.

Mbetet për t’u parë se cfarë vendimi do të marrë KQZ për këtë kërkesë, e cila me gjasë mund të jetë bërë edhe me dakordësinë e opozitës si palë e interesuar në zgjatjen e orarit.

The post PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro d’Italia appeared first on Lapsi.al.

Etapa e dytë e ‘Giro d’italia”/ Itinerari vetëm 13.7 kilometra, por me ngjitje në Sauk

By: Re Nato
10 May 2025 at 12:31

Sot zhvillohet në Tiranë etapa e dytë e Giro D’Italia.

Pas nisjes së djeshme nga Durrësi dhe mbërritjes në kryeqytet, këtë të shtunë do të jenë një garë individuale me kronometër.

Çiklistët do të nisen njëri pas tjetrit, me një distancë kohore, nga Bulevardi “Gjergj Fishta”, për të mbërritur në finish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Etapa e dytë është e gjatë vetëm 13.7 kilometra. çiklistët do të ngjisin edhe maloren për në Sauk.

Të dielën do të jetë etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, që do të zhvillohet në Vlorë./abcnews.al

Etapa e dytë e ‘Giro d’Italia’ zhvillohet sot në Tiranë/ Rrugët që do të bllokohen

By: user7
10 May 2025 at 09:11

Gara e çiklizmit ‘Giro d’Italia’ do të zhhvillojë sot etapën e dytë vetëm në Tiranë. Gara do të përfshijë vetëm kryeqytetin ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit. Nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të ditës së sotme do ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

 

TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit

The post Etapa e dytë e ‘Giro d’Italia’ zhvillohet sot në Tiranë/ Rrugët që do të bllokohen appeared first on Lapsi.al.

U përplas me shtyllën në Fresk, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit: I detyruar të qëndrojë në spital në Tiranë

9 May 2025 at 21:56

Një nga protagonistët kryesorë të Xhiros së Italisë, çiklisti spanjoll Mikel Landa, ka përfunduar garën që në etapën e parë të saj, e cila u zhvillua në Shqipëri. 35-vjeçari, një nga emrat më të njohur të çiklizmit botëror dhe kandidat për fitoren përfundimtare, pësoi një aksident të rëndë pak kilometra para fundit të etapës, pranë zonës së Freskut në Tiranë.

Landa humbi kontrollin në një kthesë të shpejtë dhe u përplas me një shtyllë, duke përfunduar më pas me shumë forcë në trotuar. Për shkak të dëmtimit, ai nuk mundi të lëvizte dhe u transportua menjëherë me barrelë drejt spitalit me ambulancë.

Skuadra e tij, “Soudal-Quick Step”, konfirmoi më vonë se Landa kishte pësuar një frakturë në vertebrën e toraksit, konkretisht T11. Kjo lëndim kërkon një trajtim të kujdesshëm dhe qëndrimin për një periudhë të gjatë në pozicion horizontal, përpara se të nisë procesi i riaftësimit.

Landa do të kalojë natën në një spital në Tiranë, ndërsa ditën e shtunë do të vlerësohen mundësitë për transportimin e tij drejt Spanjës, në varësi të këshillave të mjekëve specialistë.

The post U përplas me shtyllën në Fresk, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit: I detyruar të qëndrojë në spital në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

“Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë

By: user 6
9 May 2025 at 21:32

“Giro d’Italia” do të zhvillojë të shtunën etapën e dytë dhe që do të mbahet e gjitha në Tiranë. Policia e shtetit ka bërë një njoftim ku zbulon oraret dhe rrugët ku do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve.

📌Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve📍Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve📍
📍Sheshin “Skenderbej”;
📍Rrugën “Urani Pano”;
📍Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
📍Bulevardin “Gjergj Fishta”;
📍Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
📍Bulevardin “Bajram Curri”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Lek Dugagjini”;
📍Rrugën “Dervish Hima”;
📍Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
📍Rrugën “Abdyl Frashëri”;
📍Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
📍Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

📌Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
📍Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

📌Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

LEXO EDHE: Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria

📍Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
📍Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit. /LAPSI.al

The post “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria

By: user 6
9 May 2025 at 20:58

“Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës”. Ishin këto fjalët e kryeministrit Edi Rama në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën italiane “Corriere della Sera”. Kreu i qeverisë shqiptare flet jo pa mburrje për ato që sipas tij ka arritur në qeveri.

“Kur njerëzit krahasojnë të tashmen me të kaluarën dhe shohin se, pavarësisht vështirësive, vendi ka ecur përpara, atëherë vendimi nuk është thjesht një votë për një parti, por për vazhdimësinë e një rruge që jep rezultate” – thotë Rama.

Por sa na ka kushtuar kjo shfaqje për kënaqësinë e Ramës?

Gazeta italiane “Il Sole 24 ore” jep një shifër të çmendur për këtë nisje nga Shqipëria. Media italiane shkruan se është një traditë, por edhe gjithashtu një biznes i shkëlqyer i “Corsa Rosa” që të fillojë garën jashtë kufijve të saj.

“E ka bërë Belgjika, Irlanda, Athina, Holanda. Në vitin 2018, në kohë më pak të trazuara, turneu filloi nga Jerusalemi dhe në vitin 2022 nga Hungaria. Për këto tre etapa, qeveria shqiptare i ka paguar RCS-së afërsisht 8 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme nëse merr parasysh që për një zhvendosje normale të “startit” jashtë Italisë paguhen rreth 150 mijë euro dhe për një “finish” rreth 250 mijë. Shifrat duhen marrë gjithmonë si të përafërta, siç janë vetë e fitimet “Giro”-s, të cilat llogariten në rreth 80 milionë euro” – shkruan “Il Sole 24 ore”.

Jo vetëm kaq.

Ajo që mijëra njerëz në kryeqytet vuajtën këtë të premte ishte trafiku i bllokuar në të katër anët për plot 5 orë. Qytetarët u treguan mirëkuptues për garën, por opinioni më i përhapur ishte “nëse Shqipëria i ka kushtet për të mbajtur një garë të tillë”.
Trafiku kaotik në metropolin shqiptar u ra në sy edhe gazetarëve italianë.

“Kjo është hera e parë që kjo garë zhvillohet në një vend ku çiklizmi është ende një sport pionier dhe biçikletat që lëvizin në një trafik agresiv të makinave janë një mjet transporti për jokonformistët e guximshëm dhe të varfër. Rrjeti hekurudhor i përdorur gjatë diktaturës në Shqipëri është braktisur” – citon media italiane.

LEXO EDHE: Giro d’Italia/ Çiklistët shohin Shqipërinë e trafikut dhe gropave në rrugë

“Mjafton të themi se deri më tani vendi i Shqiponjave ka pasur vetëm një çiklist profesionist, njëfarë Eugert Zhupa, i cili megjithatë është rritur në Reggio Emilia që kur ishte fëmijë. Megjithatë, në Tiranë ka një pritshmëri të madhe për Giro-n, e cila konsiderohet, përveçse një festë e madhe popullore, edhe “ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në këto anë”. Shkollat do të kenë gjithashtu orare të reduktuara për të lejuar të gjithë fëmijët e Durrësit të ndjekin fazën e parë e cila pas 160 km përfundoi në Tiranë” – thuhet në shkrim.

Pjesë e marrëveshjes Rama – Meloni?

Mbajtja e “Giro d’Italia” në Shqipëri shihet në vendin fqinj edhe si pjesë e një marrëveshje politike. Në një shkrim të gjatë të Francesco Vietti në “Il Fatto Quotidiano” thuhet se “ky është padyshim një sukses i madh për sa i përket imazhit për qeverinë në Tiranë dhe një hap më tej në aleancën e paparashikueshme që është krijuar vitet e fundit midis kryeministrit shqiptar, socialistit Edi Rama dhe qeverisë italiane të Giorgia Melonit”.

Sipas Vietti harmonia Rama – Meloni është materializuar në një marrëveshje që “në këmbim të mbështetjes italiane në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Tirana i ka dhënë Italisë hapjen dhe menaxhimin e qendrave të migrantëve në qytetet Gjadër dhe Shëngjin në territorin shqiptar”.

“Rëndësia politike e këtij nisjeje të Giro d’Italia në tokën shqiptare bëhet edhe më e qartë nga mbivendosja e datave të garës me ato të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 11 maj, ditën kur gara mbërrin në Vlorë.

Prania e karvanit rozë bëhet kështu një shtysë e fuqishme elektorale në avantazh të plotë të qeverisë, e cila është treguar e aftë të tërheqë vëmendjen e botës sportive dhe politike italiane dhe evropiane ndaj vendit të saj” – thuhet në shkrimin e tij që citon më tej: “Loja politike që po luhet pas shpinës së vrapuesve që do të jenë në start është pra e qartë”.

Në të njëjtën linjë është edhe Detjon Begaj, këshilltar bashkiak në Bolonja. “Giro d’Italia” është një mundësi për publicitet të jashtëzakonshëm dhe është pjesë e paketës së marrëveshjes për emigrantët të nënshkruar me Melonin. Neokolonializmi, si mund të përkufizohet ndryshe?” – e mbyll ai. ©LAPSI.al

The post Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria appeared first on Lapsi.al.

Mads Petersen fiton Etapën e Parë të ‘Giro d’Italia’ në Tiranë, mbi 800 milionë teleshikues në mbarë botën

9 May 2025 at 17:32

Mads Petersen fiton Etapën e Parë të ‘Giro d’Italia’ në Tiranë – Aksident në Fresk, Landa lëndohet

Çiklisti danez Mads Petersen ishte fituesi i Etapës së Parë të edicionit të 108-të të ‘Giro d’Italia’, që për herë të parë nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë, në një garë emocionuese prej 160 kilometrash. Etapa u mbyll rreth orës 17:11 në Sheshin “Nënë Tereza”, ku Petersen kaloi i pari vijën e finishit, duke fituar një nga garat më historike të çiklizmit botëror që këtë vit nisi jashtë Italisë.

Gjatë garës pati zhvillime dinamike dhe sfida të forta në ngjitjet malore, veçanërisht në Gracen dhe Surrel, si dhe një aksident masiv në zonën e Freskut, ku u përfshinë disa çiklistë. Mikel Landa raportohet të ketë pësuar një dëmtim në krah dhe iu dha ndihmë mjekësore në vend.

Etapa përfshiu disa momente kyçe:

  • Ngjitja e parë malore në Gracen (kategori e dytë) u fitua nga Sylvain Moniquet, ndërsa Lorenzo Fortunato fitoi ngjitjen e parë të Surrelit (kategori e tretë).
  • Sprinti i ndërmjetëm në Papër u fitua nga Alessandro Tonelli, që mori 12 pikë për fanellën çiklaminë.
  • Në ngjitjen e dytë të Surrelit, çmimin e malit e fitoi Giulio Ciccone (Lidl).

Në total morën pjesë 184 çiklistë nga 23 ekipe ndërkombëtare, ndërsa çiklistët e Kombëtares Shqiptare ishin pjesë e nisjes, por jashtë konkurrencës zyrtare.

Itinerari i garës përshkoi zona si Kavaja, Rrogozhina, Peqini, Papër, Gracen, Mulleti, TEG, Sauk, Surrel, për të hyrë më pas në qarkun final në Tiranë, ku çiklistët përshkuan një xhiro të plotë para finishit.

Gara u ndoq nga mbi 800 milionë teleshikues në mbarë botën, duke vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së sportit ndërkombëtar për tre ditë, me etapat e para të “Giro d’Italia” që këtë vit zhvillohen për herë të parë në historinë e turneut në Shqipëri.

Etapa e dytë do të zhvillohet më 10 maj, duke vijuar emocionet e një gare të nivelit të lartë.

The post Mads Petersen fiton Etapën e Parë të ‘Giro d’Italia’ në Tiranë, mbi 800 milionë teleshikues në mbarë botën appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”, çiklisti Mads Pedersen arrin i pari në vijën e finishit

9 May 2025 at 17:28

TIRANË- Mbyllet etapa e parë e Xhiros së Italisë, e cila nisi nga Durrësi në Tiranë. Çiklisti Mads Pedersen arriti i pari në vijën e finishit në kryeqytet. Çiklisti danez ruajti në fund avantazhin ndaj belgut Wout van Aert.

Edicioni i 108 i Xhiros së Italisë ngriti siparin nga Durrësi për etapën e parë të turit prestigjoz dhe nga më të vjetrit në historinë e çiklizmit që e kthen Shqipërinë sërish në një skenë të madhe të sportit.

Në total janë 22 skuadra dhe 194 çiklistë, që kaluan vijën e nisjes në qytetin bregdetar dhe pasi përshkuan 164 kilometra mbërritën në zonën e finishit në Tiranë.

Etapa e dytë e Xhirosë së Italisë do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit. Ajo do të jetë gara e parë e kronometrit në këtë edicion të këtij turi, që do të projektojë ndoshta edhe favoritët.

Etapa a dytë është më e shkurtër, vetëm 13.7 kilometra. Çiklistët do të përshkojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit shqiptar deri në vijën e finishit…

Etapa e tretë dhe e fundit në tokën shqiptare e “Xhiro e Italisë” do të jetë më e vështira dhe më panoramikja.

Ajo do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë sërish në qytetin bregdetar pas 160 kilometrash.

Kjo etapë ka në program edhe ngjitjen e parë malore, atë në qafën e Llogarasë.

Po ashtu përfaqëson edhe kartolinën më të bukur të Shqipërisë, pasi kalon në të gjithë rivierën në këtë nisje të sezonit turistik.

Për këtë arsye, Xhiro e Italisë nuk ka rëndësi vetëm nga ana sportive, por edhe një impakt në imazhin e vendit tonë, pasi pritet të ndiqet nga më shumë se 700 milionë njerëz në 200 vende të ndryshme të botës.

Edicioni i 108-të i Xhiros së Italisë filloi nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3,443.3 kilometrash në Romë, më datë 1 qershor./abcnews.al

 

(Foto) Çiklistët e Giro d’Italia përplasen pranë Freskut në Tiranë

By: user 4
9 May 2025 at 17:34

Gjatë zbritjes nga Linza disa prej ciklistëve janë përplasur në momentin që po merrnin kthesën e fortë pranë Freskut në Tiranë. Pas përplasjes së parë një prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa pas tij shihet një tjetër që është përmbysur për shkak të inercisë.

Fatmirësisht, gjendja e ciklistëve të Giro d’Italia është e mirë. Ndërsa në fotot më poshtë mund të shihni momentin kur disa prej tyre janë rrëzuar në rrugë.

Screenshot

Mikel Landa abandona en camilla tras su dura caída.#Giroditalia pic.twitter.com/z9Prb3XzXa

— Eurosport.es (@Eurosport_ES) May 9, 2025

The post (Foto) Çiklistët e Giro d’Italia përplasen pranë Freskut në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Danezi Mads Petersen fitoi etapën e parë të Giro d’Italia në Shqipëri

By: user 4
9 May 2025 at 17:24

Mads Pedersen përfitoi nga puna e palodhur e skuadrës së tij Lidl-Trek dhe fitoi etapën hapëse të Giro d’Italia 2025 në Shqipëri, duke veshur menjëherë “fanellën rozë” të kryesuesit të garës.

Danezi arriti të mbajë pas një sulm të fortë në fund nga Wout van Aert (Visma-Lease a Bike), i cili u rendit i dyti, ndërsa befasi ishte Orluis Aular (Movistar) që zuri vendin e tretë.

Sprinti final erdhi nga një grup që u shkëput, por u shpërbë në fund nga ritmi i çmendur i skuadrës Lidl-Trek gjatë dy ngjitjeve të forta në Surrel në 35 kilometrat e fundit, ku u lanë pas emra të rëndësishëm si Derek Gee (Israel-Premier Tech) dhe Thymen Arensman (Ineos Grenadiers). Mathias Vacek, pjesë e trenit të përfundimit të Lidl-Trek, e solli Pedersenin në pozicionin ideal para kthesës së fundit – dhe prej aty, fitorja e danezit ishte thuajse e sigurt.

The post Danezi Mads Petersen fitoi etapën e parë të Giro d’Italia në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Historike! “Giro d’Italia” prek për herë të parë Shqipërinë

By: Iconstyle
9 May 2025 at 16:52

Për herë të parë në histori, Shqipëria mikpriti një nga garat më të mëdha të çiklizmit në botë.

Më 9 maj 2025, pedalet e Giro d’Italia u rrotulluan për herë të parë në rrugët shqiptare, duke shënuar një kapitull historik për vendin tonë. Tre etapat e para të edicionit të 108-të të kësaj gare startuan në Durrës, vijuan në Tiranë dhe u mbyllën në Vlorë – me një emocion që u ndje në çdo kthesë dhe majë kodre.

Giro d’Italia, e themeluar në vitin 1909 nga gazeta La Gazzetta dello Sport, është një traditë italiane, një spektakël që udhëton nga qyteti në qytet duke sjellë me vete historinë, pasionin dhe garën në formatin më të bukur. Që prej 1909, kjo garë është zhvilluar çdo vit, përveç gjatë dy Luftërave Botërore.

Tradicionalisht, gara përfundon në Milano, megjithatë, fillimi i saj ka ndryshuar gjatë viteve, duke përfshirë qytete si San Marino, Monte Carlo, Athinë, Amsterdam, Belfast dhe tani për herë të parë, Shqipëria.

Fakti që Shqipëria u përzgjodh si “Grande Partenza” (Nisja e Madhe) është vetë një dëshmi e rëndësisë së saj në hartën e sporteve ndërkombëtare. Kjo ngjarje jo vetëm që promovon turizmin dhe kulturën shqiptare, por gjithashtu nxit zhvillimin e çiklizmit dhe sporteve në përgjithësi në vend.

Etapa 1: Durrës – Tiranë (160 km):

Rruga solli një miks të bukurisë mesdhetare me sfidat teknike të terrenit shqiptar. Ngjitja në Surrel – dy herë – me pjerrësi deri në 13%, ishte një sprovë serioze për atletët që sapo nisnin rrugëtimin.

Etapa 2: Tiranë (13.7 km, kohëmatje individuale):

Një kronometër në zemër të kryeqytetit, që prekte ikonat urbane si Sheshi Skënderbej dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Etapa 3: Vlorë – Llogara – Vlorë (160 km):

Kjo ishte etapa më panoramike dhe më sfiduese, me ngjitjen drejt Llogarasë që të merrte frymën – në të gjitha kuptimet.

Pas emocionit të nismës, realiteti shqiptar u përplas me pedalet. Gazeta prestigjioze Cycling News raportoi me shqetësim për kaosin dhe rrezikun që u përballën çiklistët ndërkombëtarë në ditët para garës.

Trafiku i çrregullt, punimet e papërfunduara në rrugë dhe gropat e papritura u kthyen në “kundërshtarët e padukshëm” të kësaj gare.

Gianni Meersman, drejtori sportiv i skuadrës Alpecin-Deceuninck, u shpreh pa hezitim: “Ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. E eksploruam me makinë, por sapo pamë çfarë ndodhte në rrugë, hoqëm dorë. Nuk ishte e sigurt për çiklistët.”

Ekipi i Visma, një prej më të mëdhenjve në botë, raportoi se çiklistët nuk kishin mundësi të testonin itinerarin për shkak të trafikut dhe ndërtimeve. Çiklisti belg Wout van Aert e përshkroi përvojën në Tiranë si “të paparashikueshme. Nuk e di ku mund të dalë një gropë rrugës.”

Madje, sipas medias daneze Feltet, rrugët vijonin të shtroheshin deri në mbrëmjen para garës. Një çiklist danez rezident në Shqipëri, Bjarke Vodder Nielsen, u shpreh: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë punëtorë asfalti në një rrugë shqiptare.”

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 7 milionë euro për sjelljen e Giro d’Italia në Shqipëri, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve– por rrugët nuk ishin ende gati!

Bllokimi i akseve kryesore për ditë të tëra dhe kaosi në qarkullim kanë ngritur pikëpyetje tek shumë qytetarë: a ishte Shqipëria vërtet gati për një garë të këtij niveli?

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri do të mbahet mend si një ngjarje madhështore – një moment që e vendos vendin tonë në një tjetër nivel vizibiliteti ndërkombëtar. Por ky sukses i madh u përball edhe me sfida të rënda dhe pyetje të thella: nga siguria në rrugë, te menaxhimi i qytetit, e deri te mënyra se si përdoren fondet publike.

Në fund, çiklistët mbërritën në finish. Por Shqipëria, për të qenë pjesë e skenës globale të sporteve, ka ende shumë rrugë për të asfaltuar – jo vetëm fizikisht, por edhe institucionalisht.

The post Historike! “Giro d’Italia” prek për herë të parë Shqipërinë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌