Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi

By: V K
14 July 2025 at 07:52

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Ky takim, do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim, deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

Çfarë ndodhi në takimin e 4 korrikut në selinë rozë?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh, të krijohet një raport për t`u depozituar më pas në Bashki.

Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti.

Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj, janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

The post Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

By: V K
11 July 2025 at 10:03

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit.

Ky takim, do të fokusohet në një sërë temash kyçe që prekin drejtpërdrejt zhvillimin e territorit dhe mirëqenien e qytetarëve:

Granti i Performancës dhe treguesit e financave vendore, si instrument për të lidhur performancën me financimin.

Paketa e Maleve – një ligj i ri për nxitjen e investimeve në zonat malore dhe agroturizëm.

Legalizimet dhe regjistrimi fillestar i pronave – përshpejtimi i proceseve në bashkëpunim me bashkitë.

Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë – sfida dhe detyra për garantimin e cilësisë së jetës në hapësirat e përbashkëta.

Roli i bashkive në procesin e integrimit evropian – ngritja e kapaciteteve dhe aksesi në fondet e BE-së.

Bujqësia 2030 – politikat e reja të mbështetjes për sipërmarrjet bujqësore në nivel vendor.

Takimi vjen në një moment kur vendi ndodhet në kulmin e sezonit veror, me një rritje të ndjeshme të fluksit turistik dhe sfida të shtuara për menaxhimin e territorit, shërbimeve publike dhe infrastrukturës vendore.

Gjatë ditëve të fundit, Rama ka kërkuar ndryshime në menaxhimin e qeverisjes vendore, duke kritikuar problematikat në disa qytete si Tirana, Vlora, Fieri apo Shkodra.

The post Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve appeared first on Albeu.com.

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

By: el da
11 July 2025 at 10:24

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh pa leje, si rezultat dhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por 40 denoncime janë bërë nga policia e shtetit. Në një aspekt policia e shtetit ka funksionuar ka denoncuar ndërtimet pe leje në prokurori. Dhe një rast flagrant ku nuk është ndërtuar një grehinë, por një fshat i tërë në mes të Thethit. Një prokure ka refuzuar të shikojë atë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në territorin e Shqipërisë është një vepër penale, aq më tepër në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër akoma më e rëndë. IKMT ka filluar të veprojë. Qoftë në Theth, qoftë edhe në vende të tjerash Tirana ka një problem të madh te zbatimeve të tokave. Policia bashkiake janë struktura shumë problematike./kb

Parashikimi i motit 11 korrik/ Diell dhe temperatura ideale për plazh

By: Rovena
11 July 2025 at 07:08

Shqipëria do të shijojë një ditë tipike vere këtë të premte, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Parashikimet nga MeteoAlb tregojnë për një ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, të përshtatshme për aktivitete në natyrë apo relaksim në bregdet.

Dita do të nisë me qiell të pastër në të gjitha rajonet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të këndshme, duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 21°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Me afrimin e mesditës, vlerat termike do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 32°C në qytete si Tirana dhe Elbasani, si edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat kodrinore dhe malore parashikohen vranësira të lehta kalimtare, por moti mbetet kryesisht i kthjellët.

Mbrëmja do të sjellë një freski të lehtë, me temperatura që zbresin gradualisht në 22–24°C, duke krijuar kushte të përshtatshme për shëtitje apo qëndrime në ambiente të hapura.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim nga veriperëndimi, ndërsa lagështia në ajër do të jetë e ulët, çka do të shtojë ndjesinë e nxehtësisë gjatë ditës./abcnews.al

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

By: el da
9 July 2025 at 16:29

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke paralajmëruar protesta në shtator. Ndërsa retorika e tij politike vijon me të njëjtin intensitet si muajt e fundit, deklaratat e sotme u lexuan nga shumë si një tjetër konfirmim se qeveria e Edi Ramës nuk do të përballet me ndonjë sfidë serioze opozitare.

Në vend që të jepte dorëheqjen dhe PD të reformohej për të rikthyer besimin e elektoratit opozitar, Berisha zgjodhi edhe një herë të flasë për protesta të paqarta dhe pa afate të sakta. Paralajmërimi për shtatorin duket më shumë si një përpjekje për të shtyrë përgjegjësinë dhe për të ruajtur një lloj mobilizimi artificial brenda mbështetësve të tij. Ndërkohë, qeveria e Ramës vijon mandatin e katërt pa asnjë merak dhe praktikisht, me këtë Berishë që nuk largohet, siguron edhe mandatin e pestë.

Kjo sjellje e përsëritur e Berishës dhe berishistëve ka krijuar një ndjesi dorëzimi në opinionin publik, duke e lënë hapur terrenin për mazhorancën që të vijojë të qeverisë deri në përjetësi. Protestat që paralajmërohen, por më shumë ngjajnë si ekskursione në shesh, si dhe mungesa e alternativës politike, po e forcojnë më tej pushtetin e Edi Ramës, i cili po ndërton mandatin e tij të pestë.

Rikonfirmimi i sotëm i këtij realiteti nga vetë Berisha tregon dështimin e opozitës për të dalë nga kriza e vet politike dhe për të qenë një alternativë e besueshme për shqiptarët. Ndërsa vjeshta afrohet me premtime për protesta, qytetarët duket se po përgatiten më shumë për një sezon tjetër apatie politike sesa për një ndryshim të vërtetë. m.p.

Shkencëtarët më në fund zbulojnë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani

By: el da
9 July 2025 at 08:57

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani ? Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re imazherie që i lejon ata ta bëjnë pikërisht këtë.

Një ekip kërkimor nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe Instituti i Fizikës Planetare i Parisit (IPGP) kanë dalë me një version të një teknike të njohur si imazheria matricore (e cila përdoret në profesionin mjekësor) së bashku me përdorimin e mikroskopëve optikë, raporton Science Alert .

Ndihmon për të kapërcyer problemin e vullkaneve që nuk kanë shumë gjeofone (pajisje që transformojnë dridhjet e tokës në tension).

Këto në thelb ndihmojnë në matjen e aktivitetit sizmik, i cili u tregon shkencëtarëve se çfarë saktësisht ndodhet nën sipërfaqe.

 

Ndërsa valët sizmike përhapen përreth, ato gjithashtu mund të interpretohen duke përdorur imazhe matricore për të përpunuar materiale të ndryshme dhe lloje të ndryshme të paraqitjeve në koren e Planetit Tokë .
Studiuesit përdorën vullkanin La Soufriere në Saint Vincent për ta testuar atë, i cili ka një rrjet “të rrallë” gjeofonësh.

Ekipi në thelb gjeti një mënyrë për të kombinuar të dhënat nga një numër gjeofonësh për të përpunuar detaje që gjeofonët individualë nuk mund t’i kapin vetë.

Studiuesit shkruan në punimin e tyre mbi Komunikimet e Tokës dhe Mjedisit: “Duke përdorur korrelacione valësh rezistente ndaj çrregullimit, imazhet e matricës zbulojnë me sukses shtrembërimet e valëve, duke zbuluar strukturën e brendshme të La Soufriere deri në 10 kilometra (6.2 milje) me rezolucion 100 metra (328 ft).

“Shpërthimet vullkanike kërkojnë monitorim të saktë të presionit të magmës dhe inflacionit për parashikime më të mira.

“Kuptimi i magazinimit të thellë të magmës është thelbësor për vlerësimin e rrezikut, megjithatë imazhi i këtyre sistemeve është sfidues.”

Sigurisht, ky studim gjeti një numër shtresash komplekse të magazinimit të magmës nën La Soufriere dhe mënyrën se si këto shtresa janë të lidhura me tipare të tjera të thella.

Këto të dhëna shtesë ndihmojnë në dhënien e parashikimeve më të sakta se kur mund të shpërthejë një vullkan, gjë që mund të shpëtojë jetë në disa pjesë të botës.

Imazhet matricore mund të funksionojnë me të dhëna që tashmë ekzistojnë./kb

Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

By: el da
7 July 2025 at 11:55

Biznesmeni Gjergj Luca, ka vendosur të heqë vullnetarisht strukturën e jashtme të lokalit të tij “Rozafa Tuna”, për t’i dhënë hapësirë publikut.

Përmes një videoja të publikuar në rrjete sociale, Luca tregon se edhe pse për hapësirën kishte marrë leje dhe kishte paguar taksa për 25 vjet, ka vendosur ta largojë për të dhënë një shembull të përgjegjshmërisë qytetare.

Vendimi i Lucës vjen si përgjigje ndaj kërkesave për lirimin e çdo hapësire që mund të vihet në shërbim të komunitetit.
”Për këtë hapësirë kam marrë leje dhe kam paguar taksa për 25 vjet. Siç thotë populli “sheh rrushi rrushin”. E kam bërë i fundit dhe po e heq i pari për të dhënë shembullin tim. Lulet dhe gjelbërimi nuk do mungojnë para Rozafës, por pa penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Luca./kb

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

By: el da
7 July 2025 at 10:06

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është shpallur fajtore për tre akuza për vrasje dhe një për tentativë vrasjeje ndaj të vetmit të mbijetuar.

Vendimi u mor nga një juri me 12 anëtarë pas një gjyqi 10-javor në Morwell, Australi, dhe pas gjashtë ditësh diskutime. Rasti ka tërhequr vëmendjen e publikut në mbarë botën dhe ka frymëzuar disa podkaste që kanë ndjekur çdo detaj të procesit gjyqësor.

Më 29 korrik 2023, Patterson ftoi për drekë ish-vjehrrit e saj Don dhe Gail Patterson, së bashku me kunatën Heather Wilkinson dhe burrin e saj, pastorin Ian Wilkinson. Brenda pak orësh pas ngrënies së ushqimit, të katërt filluan të shfaqnin simptoma të rënda helmimi. Don, Gail dhe Heather ndërruan jetë ndërsa Ian mbijetoi pas trajtimi të gjatë në spital.

Hetimet zbuluan se ushqimi përmbante një lloj kërpudhe tepër toksike. Prokuroria argumentoi se Patterson kishte përzgjedhur qëllimisht këto kërpudha pas informacionit të marrë nga një faqe publike dhe i kishte përdorur ato në ushqim. Ajo gjithashtu u përpoq të fshihte provat, duke përfshirë edhe hedhjen e një dehidratuesi ushqimi që kishte gjurmë kërpudhash dhe gjurmët e saj të gishtave.

Prokuroria ngriti katër “mashtrime të qëllimshme”:

Ftesa për drekë nën pretendimin se ajo ishte e sëmurë me kancer.

Helmimi i ushqimit me qëllim.
Shtirja sikur ishte edhe ajo e helmuar.
Fshehja e provave dhe gënjeshtrat e vazhdueshme ndaj autoriteteve.

Mbrojtja e Patterson

Avokatët e saj argumentuan se gjithçka ishte një aksident tragjik, pasi ajo kishte përfshirë pa dashje kërpudha të egra dhe gënjeu nga frika, jo nga faji. Ata theksuan se ajo nuk kishte motiv, nuk kishte probleme financiare dhe kishte marrëdhënie të mira me të afërmit, të cilët kujdeseshin për fëmijët e saj.

Gjykatësi theksoi për jurinë se duhej të mbështeteshin vetëm në prova dhe të shmangnin paragjykimet morale.

Në fund, juria vendosi se Patterson kishte vepruar me qëllim për të vrarë katër të ftuarit, dhe ajo tani pret dënimin përfundimtar që do të shpallet më vonë./Kb

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

By: el da
5 July 2025 at 21:23

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të komunikuar, vetëm duke lehur, raportoi sot Mirror.

Djali u gjet në një kabinë ku ishte braktisur nga nëna dhe vëllai i tij 23-vjeçar, të cilët, siç treguan analizat, përdornin drogë.

Nëna e tij e regjistroi në shkollë për të marrë ndihmë shtetërore, megjithëse fëmija nuk ndoqi asnjë orë mësimi, gjë që e shtyu shkollën të kontaktonte aktivisten për të drejtat e fëmijëve Pavina Hongsakul, e cila e raportoi rastin në policinë lokale.

Hongsakul shpjegoi se djali “nuk po fliste, ai vetëm po lehte” dhe se ishte e trishtueshme ta shihte në atë gjendje.

Vendasit raportuan se e kishin parë nënën duke lypur ushqim dhe familjet vendase ua ndaluan fëmijëve të tyre të ndërvepronin me djalin për shkak të sjelljes së nënës së tij.

The Mirror raporton se djali, duke mos pasur njerëz me të cilët të ndërvepronte, iu drejtua qenve për socializim dhe përfundimisht filloi të imitonte sjelljen e tyre.

Ministria e Arsimit e Tajlandës dhe policia e Lap Lae kryen një operacion të përbashkët më 30 qershor, në të cilin të rriturit u akuzuan për përdorim droge dhe djali u vendos në një shtëpi për fëmijë të lënë pas dore.

“Djalit do t’i jepet një shans për një jetë të mirë. Ne do të monitorojmë progresin për t’u siguruar që ai të marrë gjithçka që i nevojitet”, tha ministria./e.t

Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

By: user 11
3 July 2025 at 09:58

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 41-të në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces i cili prej 15 prillit vazhdon të dështojë për shkak të përplasjeve ndërmjet partive politike për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Megjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë javën e kaluar, që i obligon deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve – afat që përfundon më 26 korrik – partitë politike vijojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me interpretimin e këtij aktgjykimi.

Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të mbyllur, duke e konsideruar këtë të lejuar nga Kushtetuesja, ndërsa PDK, LDK dhe AAK këmbëngulin se aktgjykimi kërkon votim të hapur dhe nuk lejon ndryshime të rendit të ditës apo mënyrës së votimit gjatë procesit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha dhe pritet të vazhdojë sot me përfaqësues të partive më të vogla, duke u kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit” të arrihet një marrëveshje brenda afatit kushtetues.

The post Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës/ Garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

By: V K
3 July 2025 at 09:20

Këtë të enjte, pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit.

Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark.

Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash.

Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të kutive të votimeve për Durrësin.

Ai kërkoi gjithashtu edhe këqyrjen e pamjeve filmike, me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.

The post Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës/ Garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on Albeu.com.

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

By: el da
3 July 2025 at 10:58

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Spanjë, në moshën vetëm 28-vjeçare.

Sipas raportimeve nga media lokale si Marca dhe Enfoque, aksidenti ndodhi në autostradën A52, në afërsi të komunës Palacios de Sanabria, në provincën spanjolle të Zamorës. Në automjet ndodhej edhe vëllai i tij André Jota, 26 vjeç, i cili gjithashtu nuk i mbijetoi përplasjes.

Vetëm një javë më parë, Jota ishte martuar me dashurinë e jetës

Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm kur kujtojmë se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Cardoso, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të qëndrueshme. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve, dhe së fundmi kishin shpërndarë foto të dasmës së tyre në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të lumtur në altar, të rrethuar nga fëmijët e tyre.

Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ata shkruanin: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Fotoja ka marrë mbi 190 mijë pëlqime dhe qindra komente mbështetjeje, përfshirë edhe emra të njohur si Darwin Núñez dhe Natalia Becker, bashkëshortja e portierit Alisson.

Një karrierë e ndritur që u ndërpre papritur

Jota ishte një nga figurat më të dashura në “Anfield”, ku kishte ardhur në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 41 milionë paundësh. Ai kishte luajtur në krahun e majtë të sulmit dhe ishte një kontribuues kyç në sukseset e Liverpoolit, me 182 ndeshje, 65 gola dhe 26 asiste, si dhe fitues i Premier League-s në sezonin 2024-25./kb

❌
❌