Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Shkarkohen drejtorët e Bashkive në qarkun e Dibrës/ Flet Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës

By: V K
16 July 2025 at 14:22

Në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor, këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u ndal ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë.

Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania, që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë.

Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe, sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.

Sa u përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Dorëheqje të drejtorëve, ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

The post Shkarkohen drejtorët e Bashkive në qarkun e Dibrës/ Flet Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra

By: V K
13 July 2025 at 14:01

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

 

 

Pak më herët, lëkundje tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

The post Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

Hodhi mbeturina në Drinin e Zi, procedim penal dhe gjobë për 64-vjeçarin

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka reaguar sot në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas i mitur duke hedhur mbeturina në lumin Drini i Zi.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kryen verifikimet përkatëse dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore, referuan materialet në Prokurori. Si rezultat, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, në ngarkim të shtetasit M. M., 64 vjeç, banues në fshatin Muhurr.

Policia bën me dije se M. M., gjatë punës në lokalin e tij, kishte lejuar një të mitur të hidhte mbeturina në ujërat e lumit Drini i Zi, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Për këtë shkelje, Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit ka vendosur ndaj shtetasit M. M. edhe një masë administrative në vlerën 13 milionë lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit, duke garantuar reagim të menjëhershëm, të drejtë dhe të paanshëm.

/a.f/

The post Hodhi mbeturina në Drinin e Zi, procedim penal dhe gjobë për 64-vjeçarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën

By: user 8
10 July 2025 at 18:02

Detaje të reja kanë dalë lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, 9 korrik, në liqenin e Shkopetit.

Dy makina Range Rover dyshohet se kanë ardhur nga Rrësheni për t’i bërë pritë dhe për të rrëmbyer 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Mësohet se për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona, sipas News 24.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat.

Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

The post Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën appeared first on Lapsi.al.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Zyra e OBSH-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së, organizoi dy takime teknike ndër-institucionale në kuadër të projektit për eliminimin e pajisjeve mjekësore që përmbajnë mërkur, në përputhje me Konventën e Minamatës dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.

Sipas njoftimit të zyrës së OBSH-së në vendin tonë, takimet u zhvilluan në Spitalin Rajonal të Dibrës, si dhe në ambientet e Drejtorisë Rajonale të OSHKSH-së në Vlorë. Spitali rajonal i Dibrës dhe spitali rajonal i Vlorës janë përzgjedhur si spitale pilot për këtë fazë fillestare, e cila synon të mundësojë identifikimin, eliminimin dhe zëvendësimin e pajisjeve që përmbajnë mërkur me pajisje moderne, të certifikuara dhe të sigurta për pacientët dhe stafin.

Të dy takimet u organizuan me pjesëmarrjen e ekspertëve të OBSH-së, përfaqësuesve të OSHKSH-së në nivel qendror dhe lokal, profesionistëve të spitaleve rajonale dhe njësive vendore të kujdesit shëndetësor.

Në të dy aktivitetet mori pjesë edhe drejtoresha e OSHKSH Jeta Deda cila prezantoi objektivat e ndërhyrjes dhe udhëhoqi diskutimet teknike.

“Ekspertët e OBSH-së prezantuan formularin standard të inventarizimit dhe udhëzuan pjesëmarrësit mbi mënyrat e sigurta të largimit dhe menaxhimit të pajisjeve ekzistuese, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe respektimin e protokolleve teknike gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

Drejtues të OSHKSH-së në Dibër dhe Vlorë ritheksuan angazhimin për zbatimin e suksesshëm të projektit, ndërsa Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së do të vijojë mbikëqyrjen dhe koordinimin e procesit në të dy spitalet pilot.

Këto takime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë në sistemin shëndetësor shqiptar dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe standardet që OBSH promovon.

Nga takimet e zyrës së OBSH-së në Shqipëri, me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së
1 nga 5

/e.i/

 

The post Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas murtajës së bagëtive, në Dibër shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje

By: user 8
30 June 2025 at 16:19

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre.

Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

The post Pas murtajës së bagëtive, në Dibër shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje appeared first on Lapsi.al.

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

By: M C
30 June 2025 at 17:54

Në dibër është shfaqur sëmundja e Brucelozës, duke bërë që dy familje të izolohen në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër. Sëmundja e Brucelozës është shfaqur pas sëmundjes së Murtajës. Ndërkohë Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella.

Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre. Gjithashtu Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

The post Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër appeared first on Albeu.com.

Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti në Dibër

25 June 2025 at 15:33

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë inspektor F. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për përfshirje në vepra penale të lidhura me kontrabandën dhe mosbindjen ndaj forcave të rendit.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një ngjarjeje të ndodhur më 24 maj 2025, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” me rimorkio të ngarkuar me një depozitë të mbushur me karburant (naftë), kaloi territorin doganor të Qafë Morinës, duke mos iu bindur urdhrave të shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe atyre Doganore për verifikimin e mallit dhe ndjekjen e procedurave përkatëse.

Pas ndalimit dhe veprimeve hetimore të kryera nga autoritetet, rezultoi se sasia e karburantit të ngarkuar ishte 840 litra. Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve ligjore. /ATSH/

The post Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti në Dibër appeared first on Telegrafi.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 40-vjeçari në Dibër

By: user 11
25 June 2025 at 10:24

Policia Kufitare e Dibrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet gjermane, për vjedhje dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 40-vjeçari në Dibër appeared first on Lapsi.al.

Ankimimet për rezultatin e 11 majit, Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për qarqet Dibër, Shkodër dhe Berat, shtyn seancën për Vlorën

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi rrëzimin e kërkesëpadisë së koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Dibër, Shkodër dhe Berat, duke konfirmuar kështu vendimet e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq, për qarkun Vlorë, Kolegji ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore dhe zhvillimin e saj më 26 qershor, duke kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqitjen e gjithë dokumentacionit dhe provave lidhur me padinë e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. /j.p/

The post Ankimimet për rezultatin e 11 majit, Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për qarqet Dibër, Shkodër dhe Berat, shtyn seancën për Vlorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

19 June 2025 at 17:42

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Peshkopisë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”. Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet se i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e […]

The post Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Gjendet pa jetë 70-vjeçari në Dibër, dyshimet e para

19 June 2025 at 17:46

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë të enjten.

Policia tha se është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet pa jetë 70-vjeçari në Dibër, dyshimet e para appeared first on Euronews Albania.

Rama prezanton skuadrën fituese të Dibrës për Shqipërinë 2030 në BE

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të Dibrës në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Dibër, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 3 deputetë në qarkun e  Dibrës, 2 prej të cilëve në listë të mbyllur dhe 1 nga lista e hapur.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Dibër

Lista e mbyllur

Blendi Klosi, mandati 7

Alma Selami, mandati 1

Lista e hapur

Agron Malaj, mandati 1

/m.m/j.p/

The post Rama prezanton skuadrën fituese të Dibrës për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga liqeni i zi në Radomirë, Dibër

By: Kult Plus
12 June 2025 at 18:40

Fshati i Radomirës, 37 km nga Dibra është kthyer vitet e fundit në një destinacion të preferuar për të pasionuarit pas ngjitjeve në mal.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i zi në Radomirë, si një ftesë për t’u vizituar nga turistë vendas e të huaj.

Liqeni i zi, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës, është një destinacion përrallor.

Liqeni në dimër ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Ky liqen është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre.

Radomira, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, shënon hyrjen në rrugën turistike që ngjitet drejt malit të Korabit.

Pranë këtij fshati sidomos gjatë stinës së verës vijnë shumë turistë vendas e të huaj. E vendosur rrëzë malit të Korabit, majës më të lartë në Shqipëri dhe e rrethuar nga pisha është Radomira magjike.

Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në anët e Korabit përbëjnë burime të çmuara që mund të kontribuojnë në zhvillimin e zonës, duke e kthyer Radomirën në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Rama ndan pamje nga liqeni i zi në Radomirë, Dibër

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Fshati i Radomirës, 37 km nga Dibra është kthyer vitet e fundit në një destinacion të preferuar për të pasionuarit pas ngjitjeve në mal.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i zi në Radomirë, si një ftesë për t’u vizituar nga turistë vendas e të huaj.

Liqeni i zi, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës, është një destinacion përrallor.

Liqeni në dimër ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Ky liqen është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre.

Radomira, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, shënon hyrjen në rrugën turistike që ngjitet drejt malit të Korabit.

Pranë këtij fshati sidomos gjatë stinës së verës vijnë shumë turistë vendas e të huaj. E vendosur rrëzë malit të Korabit, majës më të lartë në Shqipëri dhe e rrethuar nga pisha është Radomira magjike.

Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në anët e Korabit përbëjnë burime të çmuara që mund të kontribuojnë në zhvillimin e zonës, duke e kthyer Radomirën në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë.

/k.s/j.p/

The post Rama ndan pamje nga liqeni i zi në Radomirë, Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, Monument Kulture i kategorisë së parë

12 June 2025 at 07:50

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur se përfunduam ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në Xhaminë e Allajbegisë, në Dibër.

Falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me një projekt të hartuar nga IKTK dhe të ndjekur nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë, kjo pasuri unike kulturore i kthehet komunitetit si një monument i restauruar me dinjitet, duke ruajtur vlerat arkitekturore dhe historike që e karakterizojnë.

IKTK e cilëson këtë restaurim si një tjetër hap domethënës në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët.

Xhamia e Allajbegisë është shpallur Monument Kulture, Kategoria I, në vitin 1970. Ajo gjendet në fshatin Burim të Dibrës. Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat.

Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë. Xhamija e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareje dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti.

Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike.

Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndërsa në murrin verior ndodhen vetëm në një rresht.

/a.f/

The post Restaurohet xhamia e Allajbegisë, Monument Kulture i kategorisë së parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërimi i 42 kutive në qarkun Dibër, KAS ndryshon rezultatet për votën preferenciale të PD-ASHM


TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rinumëroi sot 42 kuti të votimit në qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi u përqendrua tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM, pas kërkesës së kandidatit Xhemal Gjunkshi.

Në përfundim të hetimit administrativ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi me shumice votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Dibrës, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Nga ana tjetër KAS vendosi për ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve datë 22.05.2025 e për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në qarkun e Dibrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.

Sipas KAS, në tabelën e kandidatëve të subjekteve zgjedhore për qarkun Dibër ndryshohet tabela përmbledhëse e rezultateve të votimit për kandidatët e subjektit zgjedhor Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Dibër:
Alketa Agolli i shtohen 10 vota
Basir Çollaku i hiqen 8 vota
Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota
Përparim Spahiu i hiqen i 49 vota
Ismail Uka i shtohen 4 vota

Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat në qarkun Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

/m.m/a.f/m.q/

The post Rinumërimi i 42 kutive në qarkun Dibër, KAS ndryshon rezultatet për votën preferenciale të PD-ASHM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌