Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

19 June 2025 at 17:42

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Peshkopisë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”. Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet se i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e […]

The post Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, dyshohet se… (Emri)

11 June 2025 at 22:03

Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se personi i gjetur, me iniciale V.S. është mashkull rreth 65 vjeç.

Gjithashtu, mësohet se viktimës është gjetur një thikë, çka ngre dyshime për një vrasje të mundshme.

The post E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, dyshohet se… (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në një anije turistike, anëtari i ekuipazhit gjendet i pajetë

11 June 2025 at 20:57

Tragjedia ndodhi të mërkurën në një anije pasagjerësh-turistike që po lundronte nga Marina Alimos , kur një i huaj 38-vjeçar, anëtar i ekuipazhit, u gjet pa ndjenja brenda anijes.

Sipas informacioneve fillestare nga autoriteti portual, burri fatkeq, i cili punonte si kabinë, u gjet i mbyllur në tualetet e anijes dhe kishte marrë një plagë nga një objekt i mprehtë, me shumë mundësi një thikë.

Burri i pafat po kërkohej nga ekuipazhi. Oficerët e Rojës Bregdetare dhe një patolog mjeko-ligjor nxituan në vendngjarje, të cilët pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Rrethanat në të cilat ndodhi incidenti mbeten të paqarta, ndërsa një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual kompetent.

The post Tragjedi në një anije turistike, anëtari i ekuipazhit gjendet i pajetë appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 May 2025 at 21:42

Emisioni “Stop” i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar. Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, […]

The post Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Këlcyrë, dyshohet se…

20 April 2025 at 21:55

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në Këlcyrë. Nga burimet policore, dyshohet se ky person është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

“Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

The post E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Këlcyrë, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Humbën në pyll/ 27-vjeçari gjendet i ngrirë dhe i pajetë, babai i tij në gjendje të rëndë

7 April 2025 at 17:51

Ekipet e kërkimit shpëtimit kanë arritur të gjejnë 27-vjeçarin Ajet Lleshi dhe babain e tij, Riza LLeshi, të cilët kishin humbur në malin e Pashtrikut në Has. Fatkeqësisht, i riu është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete, teksa burime bëjnë me dije se babai i tij është gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe […]

The post Humbën në pyll/ 27-vjeçari gjendet i ngrirë dhe i pajetë, babai i tij në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para

5 April 2025 at 17:22

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet i vdekur një i moshuar në Vlorë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

15 March 2025 at 14:28

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e ti mesditën e kësaj të shtune, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore të Novoselës në Vlorë. Viktima është shtetasi H. T., 81 vjeç, teksa sipas autorieteve policore, nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale. Raportohet […]

The post Gjendet i vdekur një i moshuar në Vlorë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh appeared first on BoldNews.al.

Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident

6 March 2025 at 10:34

Është identifikuar trupi i pajetë, i cili u gjet në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz. Autoritetet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një trup të dekompozuar, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Trupi i pajetë  është gjetur mëngjesit e sotëm, rreth […]

The post Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit në Prishtinë

2 March 2025 at 19:38

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasditen e kësaj të diele në lagjen Dragodan të Prishtinës në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë se viktima është 42-vjeçari Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Viktor Palokaj i njohur me emrin e artit si Unikkatil. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e […]

The post Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Astir

26 February 2025 at 19:00

Një person, rreth 70 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugë pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 18:25, në zonën e Astirit në Tiranë. Viktima është ende i paidentifikuar, teksa autoritetet policore raportojnë se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia thotë se grupi hetimor po punon […]

The post Gjendet i vdekur në rrugë një person në Astir appeared first on BoldNews.al.

Një shtetas 25 vjeç gjendet i vdekur ne makinen e tij!

By: E.K
6 February 2025 at 17:39

Në rrugën e vjetër të Balldrerit, një ngjarje e trishtuar ka ndodhur, kur një shtetas rreth 25 vjeç është gjetur i vdekur në makinën e tij. Rreth orëve të para të mëngjesit, uniformat blu janë njoftuar për një ngjarje të mundshme tragjike dhe janë shpërndarë menjëherë në vendngjarje. Hetimet paraprake kanë zbuluar se viktima ka […]

The post Një shtetas 25 vjeç gjendet i vdekur ne makinen e tij! appeared first on FaxWeb.

Gjendet pa shenja jete Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

By: V K
4 February 2025 at 08:55

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi e trishtë e kanë konfirmuar burimet policore, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe mësohet se ai nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi, do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.

Baba Hekuran Nikollari, shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

The post Gjendet pa shenja jete Dervishi i Teqesë së Baba Aliut appeared first on Albeu.com.

Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar në Korçë

By: Mirgen
3 February 2025 at 19:48

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve, viktima u gjet nga kalimtarë në rrugë, afër banesës së tij. Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore. Policia po kryen veprimet e mëtejshme […]

The post Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë brenda makinës në Tiranë, nuk dihen shkaqet e vdekjes

24 January 2025 at 09:18

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makinë mëngjesin e të premtes në Tiranë.

Policia tha se viktima, i identifikuar si Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha policia. /Telegrafi/

The post Gjendet i pajetë brenda makinës në Tiranë, nuk dihen shkaqet e vdekjes appeared first on Telegrafi.

I zhdukur prej disa ditësh, punëtori gjendet i mbytur në lumin e Shalës

22 January 2025 at 12:39

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit të Shalës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Personi është identifikuar si Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, i cili kishte disa dite i zhdukur. Ai u gjet pas kërkimeve të kryera nga familjarët e tij, pas zhdukjes misterioze pasditen e të shtunës.

Pavarësisht gjetjes së trupit, familjarët e kanë të pamundur nxjerrjen e tij nga uji për shkak të rrjedhës së fortë dhe kërkojnë ndihmën e policisë dhe ekipit të polumbarëve.

Oruqi, i cili punonte në një bujtinë në zonë, humbi kontaktet me familjarët 5 ditë më parë.

Sipas familjarëve, në komunikimin e fundit me ta ai u ishte shprehur se ndodhej në punë.

Skënder Pepkolaj, një koleg i viktimës, ka dëshmuar se Oruqi u mor nga vëllai i pronarit të bujtinës për të kryer punë në ndërtim.

“E kam parë që e mori vëllai i pronarit për të ngarkuar material ndërtimi. Më tha që do ta kthente nesër, por më vonë më njoftoi se e kishte lënë në një ishull të vogël me rërë, pasi aty nuk arrinte varka”, tha Pepkolaj.

Pepkolaj ishte ai që njoftoi policinë për zhdukjen e Oruqit, pasi ky i fundit humbi kontaktet me familjarët.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për nxjerrjen e trupit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post I zhdukur prej disa ditësh, punëtori gjendet i mbytur në lumin e Shalës appeared first on Telegrafi.

Gjendet i vdekur një 48-vjeçar tek ish-“Stacioni i Trenit” në Tiranë

20 January 2025 at 09:43

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Viktima është shtetasi K.S, 48 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreh orës 07:00 tek Ish-Stacioni i Trenit. Sipas bluve të kryeqytetit, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Policia […]

The post Gjendet i vdekur një 48-vjeçar tek ish-“Stacioni i Trenit” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur në konvikt një i ri në Gjirokastër

16 January 2025 at 10:40

Është gjetur i vdekur një i ri pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. 21-vjeçari Simon Sholla është gjetur këtë të enjte në ambientet e konviktit të shkollës private.

Sipas të dhënave i riu ka qenë ish-nxënës i shkollës i cili kishte ardhur për pushime dhe është akomoduar në konvikt.

Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte. Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet i vdekur në konvikt një i ri në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

E rëndë/ Gjendet i vdekur në shtëpi regjisori i njohur, dyshohet se… (Emri+Foto)

6 January 2025 at 16:15

Lajmi për vdekjen e papritur të regjisorit dhe skenaristit 47-vjeçar, Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së njohur, Aubrey Plaza, ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Hollywood.

Baena u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një anëtar i stafit.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje pas një telefonate në orën 10:30 të mëngjesit të së premtes dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Ndonëse rrethanat mbeten të paqarta, autoritetet policore, sipas të njëjtit medium, janë duke shqyrtuar mundësinë e vetëvrasjes.

Kush ishte Jeff Baena?

Jeff Baena, i njohur për filmat “Life After Beth” dhe “The Little Hours”, ishte një personalitet i veçantë në kinema.

Pasi studioi filmin në Universitetin e Nju Jorkut, ai filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor i regjisorëve të njohur si Robert Zemeckis dhe David O. Russell.

Së bashku me Russell, ai shkroi skenarë, duke përfshirë “I Heart Huckabees” me Dustin Hoffman dhe Lily Tomlin.

Talenti i tij si skenarist e çoi atë drejt regjisë, me filmin e tij të parë artistik, komedinë horror Life After Beth (2014), ku luajti edhe Aubrey Plaza.

Pasuan filmat ‘Joshy’ (2016), ‘Orët e vogla’ (2017) dhe ‘Horse Girl’ (2020).

The post E rëndë/ Gjendet i vdekur në shtëpi regjisori i njohur, dyshohet se… (Emri+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet i vdekur në shtëpi regjisori Jeff Baena

By: lia rda
6 January 2025 at 15:58

Lajmi për vdekjen e papritur të regjisorit dhe skenaristit 47-vjeçar, Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së njohur, Aubrey Plaza, ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Hollywood.

Baena u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një anëtar i stafit.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje pas një telefonate në orën 10:30 të mëngjesit të së premtes dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Ndonëse rrethanat mbeten të paqarta, autoritetet policore, sipas të njëjtit medium, janë duke shqyrtuar mundësinë e vetëvrasjes.

Kush ishte Jeff Baena?

Jeff Baena, i njohur për filmat “Life After Beth” dhe “The Little Hours”, ishte një personalitet i veçantë në kinema.

Pasi studioi filmin në Universitetin e Nju Jorkut, ai filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor i regjisorëve të njohur si Robert Zemeckis dhe David O. Russell.

Së bashku me Russell, ai shkroi skenarë, duke përfshirë “I Heart Huckabees” me Dustin Hoffman dhe Lily Tomlin.

Talenti i tij si skenarist e çoi atë drejt regjisë, me filmin e tij të parë artistik, komedinë horror Life After Beth (2014), ku luajti edhe Aubrey Plaza.

Pasuan filmat ‘Joshy’ (2016), ‘Orët e vogla’ (2017) dhe ‘Horse Girl’ (2020)./abcnews.al

❌
❌