E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thika në lokal, vdes 14-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Pirg të Maliqit.
Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin Erald Xhejo pas një sherri në lokal, informon Policia e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme (14 gusht). Erald Xhejo ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë.
Viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut. Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur me thika mes tyre dhe kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika mbeten ende të panjohura dhe po hetohen.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
The post E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thika në lokal, vdes 14-vjeçari appeared first on iconstyle.al.