Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

By: V K
11 July 2025 at 16:00

Këtë të premte, një zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Breg, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal.

Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës.

Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

 

The post Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

By: user 8
11 July 2025 at 15:52

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët në Dimal, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës. Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

The post Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

By: E.K
29 June 2025 at 12:11

Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në lagjen “4 Shtatori” të qytetit të Dimalit, ku një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë. I moshuari, Sotir Koraqe, banues në të njëjtën lagje, është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal […]

The post Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas appeared first on FaxWeb.

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

By: Ardit
29 June 2025 at 11:29

Në fshatin Donofrosë të bashkisë Dimal, qarku Berat, nxënësit ndjekin mësimin në kushte të papërshtatshme dhe të rrezikshme për jetën. Mjediset ku zhvillohet mësimi janë përshtatur në një lokal të vjetër pa oborr, ndërsa klasat janë të ndara me fibra dhe dyert janë zëvendësuar me perde. Zhurmat e vazhdueshme mes një klase dhe tjetrës e […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur appeared first on BoldNews.al.

Dimal, qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës

By: redi
25 June 2025 at 20:52

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zbatimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 Tetori”, Bashkia Dimal, Berat. Kompensimi për pronarët do të kryhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një shumë totale prej 190 833 lekësh. Sipas vendimit…

Source

Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 tetori”, Bashkia Dimal”.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 190 833 lekësh që përballohet nga buxheti i bashkisë së Dimalit.

Sipas vendimit, shpronësimi fillon menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Dimal.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

The post Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita

19 June 2025 at 21:27

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë. Sipas […]

The post Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita appeared first on BoldNews.al.

Dimal, Berisha: Subvencionet për fermerët do të rriten në 230 milionë euro

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerë në Dimal, nga ku bëri edhe prezantimin e programit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në fjalën e tij, Berisha tha se subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro.

“Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice”, tha Berisha.

Bërisha nënvizoi se “nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi”.

Sipas Berishës “hapja e tregut ju bën ju të pamundur të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju”.

“Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët. Ky nuk është slogan, por një realitet. Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 për qind”, tha Berisha.

Berisha tha se “buxheti i shtetit, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro”.

/a.f/r.e/

The post Dimal, Berisha: Subvencionet për fermerët do të rriten në 230 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro

By: fra nc
2 May 2025 at 11:52

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim me fermerët në Dimal, ku shpalosi programin e Partisë Demokratike për fermerët.

Berisha në fjalën e tij theksoi se nëse PD vjen në pushtet subvencionet do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!

Berisha shtoi se fermerët shqiptar janë të diskriminuar pasi marrin 5 herë më pak subvencione se fermerët në rajon, duke e bërë të pamundur konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur fermerë të Kutallisë, Urës, Dimalit, Kuçovës, Beratit dhe mbarë Shqipërisë, u përshëndes përzemërsisht dhe u falenderoj shumë për këtë takim.

Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qënë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni.

I dashur Eno, drejtues politik i qarkut të Beratit, i dashur Gjokë, drejtues i departamentit të bujqësisë në PD, të dashur kryetarë të degëve të PD në këtë qark, të nderuar kandidatë për deputetë të PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështorë, të pranishëm në këtë takim, që jeni krenaria e popullit shqiptar, nesër deputetë në parlamentin e vendit.

Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë, të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice.

U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin.

Ky është qëllimi i programit tonë.

Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.

Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.

Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.

Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët.

Ky nuk është slogan, por një realitet.

Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind.

Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro.

Shumë më qesharake, më e turpshme.

Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.

Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju.

Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi.

Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit

By: user7
2 May 2025 at 12:26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.

“Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.

Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.

Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.
Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre,” tha Berisha.

The post Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit appeared first on Lapsi.al.

Berisha takim me fermerë: Banka e Zhvillimit do t’ju çlirojë nga mikrokreditë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerë në Dimal, nga ku bëri edhe prezantimin e programit të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Duke iu drejtuar fermerëve, Berisha tha se “Banka e Zhvillimit do t’ju çlirojë nga mikrokreditë që po ju sjellin shumë telashe”.

“Banka e Zhvillimit do ketë një sektor të veçantë për bujqësinë dhe do t’ju çlirojmë nga mikrokreditë se edhe këto me interesat e larta ju sjellin shumë telashe”, tha Berisha.

Berisha u shpreh më tej se “do garantojmë për ju kredi të buta nga Banka e Zhvillimit, pastaj ju do ndërtoni jetën tuaj, të rinjtë do punojnë, fermat do ecin dhe Shqipëria do bëhet më e pasur dhe më e mëkëmbur dhe ju më të pasur”.

Berisha premtoi ndër të tjera se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit.

“Ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore”, u shpreh Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha takim me fermerë: Banka e Zhvillimit do t’ju çlirojë nga mikrokreditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nafta fermerëve do t’u shitet me koston e saj

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerët në Dimal, nga ku bëri edhe prezantimin e programit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Gjatë fjalës së tij Berisha premtoi se nafta do t’u shitet fermerëve me koston e saj.

“Nafta, për të gjithë popullatën së pari do ulet çmimi për të gjithë, sepse sot qeveria për litër nafte merr 1,1 euro. Ne do të vendosim atë barrë fiskale si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Prandaj ata e kanë naftën 40-50 për qind më lirë se Shqipëria.

“Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj. E keni marrë vesh ju, miliarderët vijnë e marrin 1 milion litra me jahtin e tyre dhe shtrojnë një drekë për kryeministrin. Janë të mirëseardhur, por kjo ndërpritet. Ato miliona litra do t’ua japim fermerëve tanë ne”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej se “do ndalohet importi i inputeve bujqësore që nuk shiten në BE. Dhe çdo import i tillë do të shpallet krim i rëndë”.

“Nuk ka pse të vijnë pesticide kancerogjene dhe t’jua prishin prodhimet. I pari që do kapet duke shitur inpute që nuk shiten në dy vende të BE, do dënohet për krim të rëndë”, tha Berisha.

Berisha tha se “do bëjë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin, sepse potenciali i fshatit është shumë i madh për prodhimin”.

“Ballkani i Hapur hidhet në kosh të plehrave javën e parë. Nuk ekziston!”, tha Berisha.

Berisha u shpreh me tej se “grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me kredi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin”.

“Së dyti, grumbulluesit nuk ju paguajnë faturat në mjaft raste. Kemi respektin më të madh për grumbulluesit, por ata do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi”, tha Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Nafta fermerëve do t’u shitet me koston e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 582 miliardë euro investime në qarkun e Beratit, 78 projekte për rigjenerimin urban

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në qarkun e Beratit gjatë 12 viteve janë investuar 582 miliardë euro.

Në fjalën e  tij gjatë një takimi në Dimal, Berat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, Rama tha se “sa i përket infrastrukturës rrugore në qarkun e Beratit janë kryer 203 projekte me vlerë 210 milionë euro për 255 km rrugë të investuara, ku janë rrugë me asfalt, rrugët e bardha që nuk janë të asfaltuara, por të shtruara siç janë në vende të Bashkimit Evropian në hapësira të thella rurale dhe një pjesë janë rrugë dheu, por të investuara dhe shtruara për t’u bërë të aksesueshme, kështu është siguruar 95% akses”.

“Patjetër që hap pas hapi aty ku është e nevojshme do të fillojë zëvendësimi i rrugëve të bardha dhe të dheut me rrugë me asfalt ose të bardha”, tha Rama.

Sa i përket rigjenerimit urban, Rama tha se “janë 78 projekte, 59 milionë euro i janë dhënë këtij qarku.

Lidhur me investimet në turizëm dhe mjedis, Rama tha se “janë kryer 26 projekte me vlerë 18.7 milionë euro. Këto janë investime të qeverisë për t’i dhënë këtë profil turistik që ka qarku”.

“Në ujësjellës-kanalizime janë realizuar 71 projekte me vlerë 108 milionë euro, në fushën e energjisë janë kryer 38 projekte me vlerë  60 milionë euro, në fushën e bujqësisë 57 projekte me vlerë 18 milionë euro. Në arsim janë bërë 54 projekte me vlerë 19.5 milionë, në kulturë 36 projekte me vlerë 22.5 milionë euro. Janë një shifër që është më e madhe se për shifrën për kulturën e të gjithave qeverive të marra së bashku”, theksoi Rama duke shtuar se për shëndetësinë dhe kujdesin social janë realizuar 48 projekte me vlerë 65 milionë euro.

/k.s/j.p/

The post Rama: 582 miliardë euro investime në qarkun e Beratit, 78 projekte për rigjenerimin urban appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se mandati i katërt për PS-në duhet pasi ka ende shumë punë për të bërë, teksa forcat e tjera politike thonë se do shkrijnë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE në Dimal, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e Dimalit dhe Beratit, Juliana Memaj dhe Ervin Demo.

Kryeministri iu referua deklaratave të Berishës, kur u shpreh se bufi i kënetës thotë se do të shkrijë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

“Pra, drejtësia do kthehet aty ku ishte në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit, prokurori nuk merrte dot në pyetje tre drejtorë policie dhe Kryeministri dilte dhe e bënte Prokuroren e Përgjithshme lavire. Ka ndodhur para pak vitesh kjo gjë, jo në shekullin e 15-të. Dhe do kthehen të gjitha sportelet aty ku ishin, që njerëzit të çapërlohen nëpër radha dhe emigrantët të mos marrin asnjë shërbim, siç e marrin sot pa lëvizur nga vendi deri në Australi po të presin që të vijnë këtu për të marrë shërbim”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se premtimet për para janë si lekët e bufit, “6 milionë dollarë nga këneta për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, po ato paratë e tjera për popullin, nuk dalin”. /j.p/

The post Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se nga buza e humnerës në vitin 2013, kur PS mori drejtimin e vendit, Shqipëria gjendet sot në prag të shtëpisë së madhe të familjes së bashkuar europiane.

Në takimin elektoral, në Dimal, Rama tha se të gjithë treguesit makroekonomikë të vendit janë përmirësuar ndjeshëm, teksa mbështetja sociale për qytetarët është rritur.

“Kur PS mori drejtimin e vendit, Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa sot ka kaluar mbi 25 miliardë euro. Në Shqipërinë 2030 këtë prodhim të përgjithshëm do ta çojmë në 35 miliardë euro”, u shpreh Rama.

Këto shifra, sipas tij, tregojnë se Shqipëria është në vendin e parë me rritjen më të lartë të PBB-së në dekadën e fundit.

Rama po ashtu theksoi se të ardhurat për frymë janë rritur mbi 3 herë.

“Të ardhurat për frymë ishin 3300 euro. Sot janë 10300 euro dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë në 15 mijë euro”, tha ai.

Rama deklaroi se programi i forcës politike që ai drejton nuk është elektoral por i mirëllogaritur nga ekspertë të financave dhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Ne nuk kemi një program dëshirash as manifest ëndrrash që partitë e tjera përpiqen ti shesin në tregun e fushatës elektorale. Këto janë projeksione të bëra nga ekspertë të MF-së dhe ekspertë ndërkombëtarë që punojnë me ne, se ne kemi një program qeverisës deri në 2030-ën”, deklaroi ai.

Rama u ndal dhe te borxhi publik dhe detyrimet e prapambetura që trashëgoi mazhoranca socialiste.

“Borxhi ishte 70% zyrtarisht, nga më të lartët në rajon, por në të vërtetë ishte më i lartë, pasi ishte një borxh i fshehur. Më shumë se 700 milionë euro ishte borxhi i fshehur, pasi kur ju na dhatë besimin qeveria kishte lënë pa paguar kompanitë e rrugëve, ato të investimeve kapitale e ato të shërbimeve. Spitalet nuk shërbeheshin më me ilaçe, sepse nuk i paguante qeveria e atëhershme kontrata. Shlyem borxhet dhe sot të gjitha kontratat respektohen me përpikëmëri”, tha ai.

Rama informoi se njëkohësisht u ul borxhi publik në 54% dhe deri në 2030 ai do të zbresë nën 50%.

Një tjetër element, ku Rama u ndal ishin kreditë e këqija.

“Ishin 25% dhe ky është momenti kur ndizet drita e kuqe dhe sistemi bankar rrezikon të bjerë. Shqiptarët duke u bërë bashkë shpëtuan Shqiprëinë nga një humnerë e dytë pas asaj të ‘97”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, çdo alternativë tjetër, përveç PS-së, është alternativë e rrezikut për tu kthyer pas, drejt së njëjtës humnerë.

Më tej ai foli për tregun e punës dhe papunësinë.

“Kemi sot nivelin më të ulët historik të papunësisë dhe për herë të parë e kemi ulur nën 10%, e kemi bërë njëshifrore vetëm 8,8%, duke future në skemën e punësimit mbi 300 mijë qytetarë“, theksoi ai.

Nga 1 milion e 23 mijë të punësuar, vijoi ai, sot kemi 1,327 mijë të punësuar.

“Kemi problem të madh me aritmetikën se e filluan me 7 herë 7 baraz 42 dhe kaluan në 7 herë 7 baraz 6 milionë“, nënvizoi Rama.

Kryeministri u shpreh se ka rënie të ndjeshme edhe të përqindjes së të punësuarve me pagë nën 40 mijë lekë.

Sipas tij, ishte gati 60% e njerëzve, sot janë vetëm 14% e njerëzve.
Paga minimale ishte 157 euro, sot është 400 euro. Në janar 2026 do ta çojmë 500 euro dhe në 2030 do të jetë 650 euro”, shtoi Rama.

Sa i takon pagës mesatare në sektorin publik dhe atë privat, Rama tha se ka qenë 322 euro dhe sot ka shkuar 848 euro.

“Në sektorin publik është sot 1 mijë euro dhe do të shkojë 1200 euro në 2030”, deklaroi kryeministri.

Ai foli dhe për pensionet.

“Pensioni mesatar ishte 111 euro, sot është 300 euro dhe në 2030 shkon 400 euro mesatari dhe 200 euro minimale”, tha ai.
Kryeministri u ndal edhe të taksat e punonjësve dhe biznesit.

“57% e të punësuarve nuk paguajnë asnjë taksë për pagën. Sot 93% e tyre paguajnë më pak se 10%. Kur ne morëm detyrën të gjithë paguanin 10%”, shtoi Rama.

Rama komentoi edhe taksimin e biznesit të vogël, ku premtoi politikë me zero taksa deri në 2029. ”Asnjë taksë te biznesi i vogël deri në 2029. Nga heqja e taksës për biznesin e vogël janë 66 milionë euro të kursyera dhe të lëna në xhepat e tyre”, tha ai. /j.p/

The post Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël të ish-LSI, këta të tjerët thonë zgjedhje të parakohshme

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, prezantoi në Dimal arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së ironizoi edhe partitë e reja në opozitë.

“Ne duam të hymë në Bashkimin Europian ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim një ndjesë pastë LSI-në që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 majin meqë është dhe dita e punëtorëve dhe të themi shyqyr shpëtuam nga këtë pengmarrësit e vegjël, tani këta të tjerët thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Rama.

Duke komentuar partitë e reja, Rama tha se janë ndoshta të rinj në moshë e në fytyrë, por jo në program në përmbajtje, në kuptim të politikës, të gjeopolitikës, të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“S’ka lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, kështu që duhet të fokusohemi tek 11 maji dhe tek anëtarësimi në BE”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël të ish-LSI, këta të tjerët thonë zgjedhje të parakohshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestojnë fermerët e Roskovecit dhe Dimalit: Nuk po shesim prodhimet

By: Ela
28 April 2025 at 15:39

Çmimi i ulët i trangullit dhe domates ka nxitur sot në mesditë një protestë të dhjetëra fermerëve nga bashkitë Roskovec dhe Dimal. Fermerët, të mbledhur në rrethrrotullimin e fshatit Suk 1, hodhën përtokë arka me domate dhe tranguj, duke i bërë apel shtetit të mos i braktisë. Sipas tyre, çmimi i ulët me të cilin […]

The post Protestojnë fermerët e Roskovecit dhe Dimalit: Nuk po shesim prodhimet appeared first on BoldNews.al.

Protesta për trangullin e domaten: Fermerët në Roskovec dhe Dimal, ankohen se nuk po shesin prodhimet

28 April 2025 at 15:51

Çmimi i ulët i trangullit dhe domates ka nxitur sot në mesditë një protestë të dhjetëra fermerëve nga bashkitë Roskovec dhe Dimal.

Fermerët, të mbledhur në rrethrrotullimin e fshatit Suk 1, hodhën përtokë arka me domate dhe tranguj, duke i bërë apel shtetit të mos i braktisë.

Sipas tyre, çmimi i ulët me të cilin grumbulluesit kërkojnë të blejnë produktet e tyre i ka futur në vështirësi serioze, pasi nuk mbulojnë dot as kostot e prodhimit.

Ndër të tjera, fermerët propozojnë si zgjidhje vendosjen e një tabele elektronike me çmime javore për produktet bujqësore pasi për ta janë pikat e grumbullimit ato që bëjnë lojëra të përsëritura me çmimet.

Sipërfaqet e mëdha me sera në këto zona luajnë një rol kyç në ekonominë e fermerëve, por mungesa e kontrollit nga shteti dhe vështirësitë me të cilat përballen po i demoralizojnë dita-ditës./Top Channel

The post Protesta për trangullin e domaten: Fermerët në Roskovec dhe Dimal, ankohen se nuk po shesin prodhimet appeared first on Telegrafi.

Vdekja e punëtorit në Kavajë, policia arreston drejtuesen teknike e shpall në kërkim administratorin e një kompanie

26 April 2025 at 18:35

Një punonjës 59 vjeç humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë çmontimit të një skele të premten, në një objekt në ndërtim në Qerret, Kavajë. 24 orë pas ngjarjes Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ndaloi drejtuesen teknike të punimeve dhe shpalli në kërkim sipërmarrësin dhe inxhinierin për shkelje të rregullave […]

The post Vdekja e punëtorit në Kavajë, policia arreston drejtuesen teknike e shpall në kërkim administratorin e një kompanie appeared first on Reporter.al.

Plagoset duke punuar me makineri në gurore, transportohet në spital 71 vjeçari

By: user 5
19 April 2025 at 13:50

Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal.

Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post Plagoset duke punuar me makineri në gurore, transportohet në spital 71 vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌
❌