Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Charlize Theron: Nuk dua të lidhem me aktorë të Hollywood

By: user 10
3 July 2025 at 17:04

Charlize Theron ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj personale, duke deklaruar se nuk ka asnjë interes për një romancë me ndonjë aktor tjetër të industrisë së Hollywood-it.

E ftuar në podcast-in “Call Her Daddy” të Alex Cooper të mërkurën, aktorja regoi preferencat dhe mendimet e saj për takimet romantike.

“Jo, Zot, jo, jo, jo,”tha fituesja e çmimit Oscar, 49 vjeç, kur u pyet nëse do të donte të ishte me një burrë nga industria e saj.

“Nuk mendoj se të takosh dikë nga industria ime është ide e mirë. Nuk po them që është e pamundur. Thjesht për mua, nuk është zgjidhje e mirë.”

Theron foli edhe për jetën e saj si nënë beqare e dy vajzave të adoptuara: Jackson, të cilën e adoptoi në vitin 2012, dhe August, të cilën e adoptoi tre vite më vonë.

“Nuk kam nevojë t’i ndaj ato me dikë tjetër,”tha ajo. “E dua faktin që nuk më duhet të kaloj çdo gjë nëpërmjet një burri.”

“Asnjë burrë nuk do të zhvendoset në shtëpinë tonë për sa kohë që vajzat e mia janë aty,” shtoi ajo me vendosmëri.

Megjithëse është e hapur ndaj një lidhjeje të gjatë, martesa nuk është diçka që e tërheq për momentin.

“Nuk më mungon një marrëdhënie. Nuk më mungon partneriteti që njerëzit mendojnë se duhet të më mungojë,”sqaroi aktorja.

Theron ka pasur disa lidhje të njohura ndër vite. Ajo ka qenë në një lidhje me aktorin Craig Bierko nga viti 1995 deri më 1997, dhe më pas me këngëtarin e grupit Third Eye Blind, Stephan Jenkins, deri në fund të vitit 2001.

Po atë vit, ajo filloi një lidhje me aktorin irlandez Stuart Townsend pasi u njohën në xhirimet e filmit Trapped, por lidhja e tyre përfundoi në vitin 2009.

Lidhja e fundit publike e Theron ishte me aktorin Sean Penn, e cila nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në 2015.

 

The post Charlize Theron: Nuk dua të lidhem me aktorë të Hollywood appeared first on Lapsi.al.

Sophie Turner ribashkohet me Peregrine Pearson?

By: user 10
29 June 2025 at 11:19

Sophie Turner dhe ish-i dashuri i saj Peregrine Pearson kanë ngjallur thashetheme për një ribashkim të mundshëm, pasi janë fotografuar sërish shumë pranë njëri-tjetrit në Festivalin e Glastonbury-t.

Në foto të publikuara nga “The US Sun”, aktorja e njohur nga “Game of Thrones” shihet duke biseduar me Peregrine në zonën VIP të festivalit.

Sipas dëshmitarëve, dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur në “Miller’s Bar”, një zonë VIP e fshehur nga skena kryesore.

“Sophie dhe Peregrine ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin,” tha një burim për median.

“Çfarëdo krize të vogël të kenë pasur më parë, duket se tashmë është lënë pas. Ai ishte shumë i kujdesshëm me të, i porositi pijet dhe i mbante ato për Sophie-n.”

Në prill 2025,  Turner ndezi thashethemet për ndarje pasi e hoqi Pearson nga lista e ndjekësve në Instagram dhe publikoi një mesazh të koduar në Story: “Tutto passa” (Gjithçka kalon).

Megjithatë, ndjekësit vunë re se ajo nuk i kishte fshirë fotot me Peregrine nga profili i saj, duke lënë shpresë për një pajtim të mundshëm.

Sophie  dhe Peregrine u lidhën për herë të parë në tetor 2023, pak pas ndarjes së aktores nga këngëtari Joe Jonas.

Në janar 2024, ata u bënë zyrtarë në rrjete sociale përmes një postimi nga një udhëtim me miqtë. Që atëherë, janë fotografuar në disa dalje publike ku nuk munguan përqafimet dhe puthjet.

Në tetor 2024, Sophie i dedikoi Peregrine një urim të ëmbël për ditëlindjen e tij të 30-të:
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im, 30, simpatik dhe i suksesshëm”.

 

The post Sophie Turner ribashkohet me Peregrine Pearson? appeared first on Lapsi.al.

Arti humbet një emër të madh/ Ndërron jetë aktorja e njohur

25 June 2025 at 22:17

Lea Massari, një aktore italiane dhe ikonë e kinemasë evropiane, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç, raporton Hollywood Reporter.

Massari vdiq në shtëpinë e saj në Romë të hënën.

Në një karrierë dhjetëvjeçare që përfshin filma, televizion dhe teatër, Massari luajti përkrah Alain Delon, Jean-Paul Belmondo, Michel Piccoli dhe Omar Sharif.

Ajo ishte një personazh i dashur si për kolegët ashtu edhe për publikun, por i shmangej vëmendjes. Pasi u tërhoq nga aktrimi më shumë se 30 vjet më parë, ajo rrallë shfaqej në publik.

The post Arti humbet një emër të madh/ Ndërron jetë aktorja e njohur appeared first on Sot News | Lajme.

Amber Heard rikthehet në skenë

By: user 10
24 June 2025 at 18:09

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Harris.

Sipas Variety, produksioni do të vihet në skenë nga regjisorja Katina Medina Mora dhe do të prezantohet gjatë Festivalit të Teatrit Williamstown 2025 në Massachusetts, SHBA, nga 17 korriku deri më 3 gusht.

Heard do të luajë përkrah aktorëve Brandon Flynn dhe Lío Mehiel, si dhe emrave të tjerë të njohur si Ato Blankson-Wood, Zachary Booth, James Cusati-Moyer, Amandla Jahava, Emma Ramos, Julian Sanchez dhe Tonatiuh, i cili së fundmi ka luajtur në filmin e ri me Jennifer Lopez, Kiss of the Spider Woman.

Ky është roli i parë i Heard që nga viti 2023, kur u shfaq në filmin In the Fire dhe riktheu rolin e saj si Mera në Aquaman and the Lost Kingdom, përkrah Jason Momoa-s.

Pas përfundimit të betejës ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp në vitin 2022, Heard është zhvendosur në Madrid, ku ka zgjedhur të jetojë më në qetësi.

Më 11 maj, ajo njoftoi se është bërë nënë e binjakëve, Agnes dhe Ocean, përveç vajzës së saj të parë, Oonagh Paige, e cila mbushi 4 vjeç në prill.

Në Instagram, Heard ndau një foto të këmbëve të foshnjave me përshkrimin:
“Kur solla në jetë vajzën time të parë Oonagh katër vite më parë, bota ime ndryshoi përgjithmonë.

Mendoja se nuk mund të ndihesha më e lumtur… Por tani jam e mbushur me gëzim trefish! Të bëhem nënë, vetëm dhe me kushtet e mia, përkundër sfidave që pata me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime.”

Spirit of the People do të shfaqet gjatë të gjitha fundjavave të Festivalit Williamstown, nga 17 korriku deri më 3 gusht 2025.

 

The post Amber Heard rikthehet në skenë appeared first on Lapsi.al.

Kate Upton, nënë për herë të dytë

By: user 10
23 June 2025 at 14:26

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander!

Çifti, të cilët janë prindër të vajzës së tyre Genevieve, duket se po i mbajnë fëmijët  larg vëmendjes së medias, por është e qartë se ata janë shumë të lumtur me zgjerimin e familjes së tyre.

Kate  nxiti thashetheme për shtatzëni më herët këtë vit, kur u pa duke shëtitur në plazh me Verlanderin, dhe më pas konfirmoi lajmin kur lindi Bellamy në qershor. Çifti janë bashkë që nga viti 2014 dhe u martuan në një ceremoni  në Itali në vitin 2017.

Në disa intervista, ajo ka folur hapur se si prindërimi e ka ndryshuar atë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të pasur një vajzë (Vivi) në shoqërinë e sotme.

Në një intervistë për Extra TV, ajo e përshkroi se si të bëhesh nënë e bën atë edhe më të vetëdijshme për gjërat që shoqëria u mëson vajzave të reja. “Të bën të dëshirosh të udhëheqësh me shembull,” tha aktorja.

 

 

 

 

The post Kate Upton, nënë për herë të dytë appeared first on Lapsi.al.

Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo

By: user 10
22 June 2025 at 10:10

Aktorja Rebel Wilson, ka treguar së fundmi një incident serioz që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri, “Bride Hard”.

Në një intervistë për Access Hollywood, ajo zbuloi se gjatë një skene aksioni, një armë aksidentalisht i goditi fytyrën, duke i hapur një plagë të thellë në hundë.

“Në një skenë përleshjeje, një armë më goditi në fytyrë krejtësisht rastësisht,” tregoi Wilson. “Ishte një aksident i çuditshëm, dhe hunda m’u ça. U detyrova të largohem nga xhirimet. Ishte nata ime e fundit në set. Mendova: ‘Sa pa fat mund të jem?’”

Isha në panik,” shtoi aktorja. “Erdhi ambulanca dhe thirrën një kirurg plastik, sepse pa ndërhyrjen e tij do kisha mbetur e shëmtuar përgjithmonë. Për fat, ai bëri qepjet dhe tani nuk vihet re, vërtet, nuk dallon fare.

Por Rebel Wilson nuk është e vetmja aktor w Hollywood-it që ka pësuar lëndime gjatë xhirimeve së fundmi. Edhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron, foli për një incident të ngjashëm që pësoi gjatë punës për filmin aksion “Apex”.

“Bëra disa skena rreziku pa pajisje mbrojtëse,” tha Theron gjatë prezantimit të projektit në Netflix Upfront 2025. “Mos i tregoni Netflix-it,” shtoi ajo me humor.

Theron zbuloi se ka pësuar një thyerje në këmbë dhe ende mban “pak baltë australiane” nën thonjtë, pasi xhirimet përfunduan vetëm një javë më parë.

“Është një mrekulli që jam ende gjallë,” tha ajo me ironi, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje, përvoja e punës në “Apex” ishte “një nga më të pabesueshmet në jetën time.”

 

The post Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo appeared first on Lapsi.al.

Alarmi/ Rrezikohet një tjetër Chernobyl

By: xhir jeta
20 June 2025 at 10:57

Reaktorë, centrifuga, uranium i pasuruar. Bombat mbi objektet bërthamore iraniane nuk krijojnë vetëm rrënoja. “Ka shumë material bërthamor në Iran, i shpërndarë në disa vende. Rreziku i një aksidenti që mund të shkaktojë shpërndarjen e radioaktivitetit në atmosferë është real,” paralajmëroi dje drejtori i AIEA-së (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike), Rafael Grossi.

Le të marrim lajmin e shpallur dje paradite nga Izraeli, i cili – për fat të mirë – rezultoi i rremë: bombardimi i centralit bërthamor iranian në Bushehr. “Një sulm mbi një objekt bërthamor aktiv do të shkaktonte një katastrofë radioaktive,” komenton James Acton, bashkëdrejtues i Programit për Politikat Bërthamore në Carnegie Endowment for International Peace, një institut amerikan.

Vëmendja mbetet e përqendruar te Fordow, një bunker i thellë 100 metra nën tokë pranë qytetit të Qom, disa kilometra në jug të Teheranit. Aty ndodhen rreth dy mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit, në një thellësi që vetëm bombat speciale “bunker buster” mund ta arrijnë.

“Diskutimi është nëse SHBA-të do të vendosin apo jo ta bombardojnë Fordow,” konfirmon Edwin Lyman, drejtor i Sigurisë Bërthamore në grupin jofitimprurës amerikan Union of Concerned Scientists.

“Ndryshe nga një central bërthamor aktiv, objektet e pasurimit të uraniumit përbëjnë rrezik më të madh për ndotje në rast bombardimi,” shpjegon Marco Enrico Ricotti, profesor i Impianteve Bërthamore në Politeknikun e Milanos dhe drejtor i një programi masteri.

Rreziku kryesor radioaktiv sot vjen nga reaktori i Bushehrit. Brenda një rrezeje prej 200 kilometrash nga centrali, në brigjet e Gjirit Persik, ndodhen Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite. Me një kapacitet mesatar (gati një gigavat), centrali menaxhohet së bashku me Rusinë, e cila furnizon me karburant dhe ka ofruar rreth 200 teknikë.

“Nuk duhet të preket kurrë. Do të ishte një problem shumë i madh nga pikëpamja e sigurisë bërthamore për të ardhmen,” paralajmëroi Grossi. “Goditja e tij do të shkaktonte ndotje të rëndë, por nuk besoj se Izraeli e ka përfshirë atë mes objektivave të tij.”

“Një central bërthamor si ai, që prodhon energji elektrike për vendin, nuk hyn në procesin e ndërtimit të një bombe”, konfirmon Alessandro Dodaro, drejtor i Departamentit Bërthamor të ENEA-s (Agjencia Kombëtare për Teknologjitë e Reja, Energjinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm). “Një impiant për qëllime civile përdor uranium me përqindje të ulët pasurimi. Nxjerrja e karburantit të konsumuar dhe shndërrimi i tij në material për një bombë është një proces kompleks. Irani nuk zotëron teknologjinë e nevojshme.”

Ndryshe është rasti i centralit në ndërtim në Arak, i bombarduar dje në mëngjes: “Nuk kishte ende material radioaktiv,” thotë Dodaro, “por impianti do të kishte mundur të prodhonte lëndë djegëse për një armë bërthamore.”

Pas shkatërrimit të Arak-ut, rruga e vetme që i mbetet Iranit për të arritur ndërtimin e një arme bërthamore është përmes centrifugave, të cilat ndajnë izotopet e uraniumit: uranium 235 (i nevojshëm për armën) dhe uranium 238 (më i zakonshëm, që hidhet). Që të përdoret në armë, uraniumi duhet të përqendrohet në mbi 90%.

Faza e parë e pasurimit ndodh në një impiant në Isfahan, 300 km në jug të Teheranit, i bombarduar disa herë që prej fillimit të konfliktit. Aty uraniumi pluhur shndërrohet në gaz heksafluorid uraniumi. “Ky është gazi që futet në centrifuga për të përftuar uranium të pasuruar,” shpjegon Ricotti. “Është toksik nëse thithet ose gëlltitet, por radioaktiviteti i tij është i dobët. Është i rëndë dhe nuk shpërndahet në ajër. Në rast bombardimi, rreziku i ndotjes është i kufizuar për personelin e impiantit, që mund të përdorë maska kundër gazit.”

Pikërisht ky gaz shkaktoi ndotjen radiologjike dhe kimike në Natanz, pas bombardimit të 13 qershorit. “Ndotja ndodhi vetëm brenda impiantit. Nuk ka rrjedhur rrezatim jashtë,” shpjegoi Grossi. AIEA flet për një rrezik të kufizuar, edhe pse sasia e uraniumit në dispozicion të Iranit është e konsiderueshme: “Rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60%,” sqaron Ricotti. “Edhe nëse Fordow do të bombardohej, nuk presim pasoja të rënda,” shton Acton. “Por kjo nuk do të thotë se SHBA nuk do ta bombardonte. Përkundrazi.” / bota.al

Dakota Johnson kundër Hollywood: Publiku e nuhat fallsitetin

By: user 10
16 June 2025 at 15:52

Aktorja  Dakota Johnson, ka kritikuar ashpër industrinë e filmit gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Hot Ones”, në kuadër të promovimit të filmit të ri Materialists.

E pyetur pse Hollywood-i shmang rreziqet, Johnson u shpreh: “Është e vështirë kur vendimet kreative merren nga komitete ose nga njerëz që s’kanë lidhje me artin apo s’kanë parë ndonjëherë një film. Dhe kjo është bërë shumë e zakonshme.”

Ajo shtoi se filmat po bëhen gjithnjë e më shumë për përfitim dhe jo për art:
“Kur një gjë funksionon, studiot duan ta ripërsërisin. Por njerëzit nuk duan kopje. Ata duan diçka të freskët, ndjesi të reja, përvoja të reja.”

Johnson e përshkroi situatën në industrinë e filmit si: “Një rrëmujë e vërtetë.”

Deklarata e saj vjen pas dështimit të filmit të Marvel-it Madame Web, në të cilin ajo luajti rolin kryesor.

Në një intervistë të mëparshme, ajo tha:
“Nuk ishte faji im. Gjithçka u drejtua nga një komitet pa ndjeshmëri artistike. Ishte e pamundur të krijoje diçka të mirë në ato kushte.”

Në një tjetër prononcim për Bustle, aktorja vazhdoi kritikat:
“Filmat duhet t’i bëjë një regjisor dhe një grup artistësh. Nuk mund të krijosh art me algoritme dhe shifra.

Audienca është shumë më inteligjente sesa mendojnë drejtuesit e studiove. Ata e nuhasin mashtrimin. Edhe po të bëhen filma me inteligjencë artificiale, njerëzit nuk do duan t’i shohin.”

Në filmin Materialists, Dakota interpreton një ndërmjetëse takimesh në Nju Jork që përfshihet në një trekëndësh dashurie me personazhet e luajtur nga Pedro Pascal dhe Chris Evans.

 

The post Dakota Johnson kundër Hollywood: Publiku e nuhat fallsitetin appeared first on Lapsi.al.

Pikiata e euros/ Vakaj: Ja një ndër faktorët që ka ndikuar në rënien e saj

11 June 2025 at 14:54

Emigrantët shqiptarë sollën 251 milionë euro pranë familjeve të tyre vetëm në tremujorin e parë të vitit, duke parë një rritje prej 4% në raport me vjet.

Megjithatë, në raport me vitet e tjera kjo rezulton te jete rritja me modeste për këtë periudhë të vitit. Evidentohet një rritje e dërgesave jo vetëm në rrugë bankare, por edhe në prurjet cash.Pjesa me e madhe e dërgesave janë kryesisht nga shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali e Greqi.

Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj, i ftuar në “Money Report” analizoi situatën, ndërsa theksoi se fakti që ka kaq shumë remitanca duhet lexuar si një nevojë që ka vendi ndaj ndihmave të huaja.

Ai theksoi se remitancat, por edhe të ardhurat që vijnë nga turistët, kanë ndikuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.

Sipas Vakajt, këmbimi i monedhës europiane nën nivelin 100 lekë është një sinjal jo i mirë për tregun dhe kjo ka efekte ekonomike dhe psikologjike te ata qytetarët, të cilët kanë kursimet e tyre në monedhën europiane.

“Fakti që kemi remitanca, kjo do të thotë se kemi nevojë për dërgesa nga jashtë, Shifrat e turizmit flasin vetë, është një shifër e konsiderueshme dhe është para që ka ndikuar në rritjet e ofertës valutore në vend. Me këtë flukse parash që hyjnë në vend, padyshim që euro do vazhdojë të bjerë.

Kemi rreth 8-9 miliardë euro të kursyera të shqiptarëve në banka dhe kjo është disi shqetësuese. Rënia poshtë pragut 100 lekë është element shqetësues. Në një periudhë në më pak se katër vjet, është padiskutim një shqetësues, si financiarisht dhe psikologjikisht”, theksoi Vaka.

Ai theksoi se Banka e Shqipërisë duhej të ndërhynte më herët, me qëllim që të frenonte rënien e mëtejshme të euros. Sipas tij, Banka Qendrore mund të përdorë disa metoda, të cilat do krijonin garanci për euron dhe do rriste më tej besimin te ekonomia.

“Besoj se jemi vonë, BSH me politikat e veta strukturore duhet të kishte ndërhyrë më herët. Ndërhyrja në mënyrë të drejtpërdrejtë apo ankandeve, sigurisht ka dhënë efekt. Ndërhyrja e saj i ka dhënë garanci dhe tregut. Prezenca e euros në shifrat kaq të larta, ku 50 % e transaksioneve kryhen në euro, kjo është një kazus, e cila meriton vëmendje të shtuar”, pohoi ai.

The post Pikiata e euros/ Vakaj: Ja një ndër faktorët që ka ndikuar në rënien e saj appeared first on Sot News | Lajme.

Blake Lively akuzohet nga fansja: Arrogante me punonjësit

By: user 10
9 June 2025 at 14:46

Blake Lively është vënë në qendër të kritikave pasi një fanse ndau një përvojë të pakëndshme me të në një dyqan të New York.

Të shtunën, një vajzë me emrin Landon publikoi një video në TikTok përpara më shumë se 197 mijë ndjekësve të saj, ku tregoi se çfarë ndodhi në dyqanin Stoney Clover Lane, gjatë një vizite për të blerë me mamanë dhe motrën e saj – ndërkohë që edhe aktorja e njohur nga “Gossip Girl” ndodhej aty.

“Ishte një përvojë e tmerrshme. Nuk e kuptoj si ka ende fansa,” u shpreh ajo.

Landon tha se fillimisht nuk e kishte vënë re Lively-n, por më pas kishte dëgjuar mënyrën e ashpër me të cilën ajo po fliste me punonjësit e dyqanit.

“Ajo tha: ‘Dua një të re nga këto — jo të prekur nga klientët e tjerë. … A ka një banjo private?’”

Sipas saj, Lively ishte “shumë e ftohtë” dhe madje po injoronte edhe fëmijët e saj dhe mbesën, ndërsa zgjidhte dekorimet për çantën e personalizuar.

“Ishte kaq përçmuese. Si mund të trajtosh kështu njerëzit që po punojnë me orë të tëra në një dyqan si ky?” tha ajo.

Sapo dolën nga dyqani, Landon pretendon se truproja e Lively u vendos para hyrjes dhe e shikonte nga rruga, duke krijuar një ndjesi tensioni.

“Nëse dikush ende është fans i Blake Lively, ndoshta duhet ta rishikojë atë vendim,” përfundoi ajo.

Në të njëjtën ditë, ajo publikoi një video në Instagram Story ku shfaqej brenda dyqanit, duke treguar një çantë rozë me emra të personalizuar “B” për Blake dhe “R” që supozohet të jetë për bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds.

“@stoneyclover = parajsa ime. Jo reklamë. Thjesht jam një fëmijë i viteve ’90 që s’do rritet kurrë kur bëhet fjalë për pastelë me shkëlqim të personalizuar,” shkroi ajo në video.

Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur Lively është përfshirë në një betejë ligjore me aktorin/regjisorin Justin Baldoni.

Në dhjetor 2024, ajo e paditi atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, ndërsa Baldoni mohoi akuzat dhe në janar 2025 paditi Blake, bashkëshortin e saj dhe publicisten për shpifje dhe shantazh, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjykimi për këtë çështje pritet të nisë në mars 2026.

 

The post Blake Lively akuzohet nga fansja: Arrogante me punonjësit appeared first on Lapsi.al.

Ndahet nga jeta aktorja e “Desperate Housewives”

By: user 10
1 June 2025 at 10:29

Aktorja fituese e çmimit Emmy, Valerie Mahaffey, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Publicisti i Mahaffey konfirmoi për The Hollywood Reporter se ajo vdiq në Kaliforni të premten pasi u diagnostikua me kancer.

Në një deklaratë të dhënë për Variety, bashkëshorti i Mahaffey, Joseph Kell, tha se kishte “humbur dashurinë e jetës sime dhe Amerika ka humbur një nga aktoret e saj më tërheqëse”. “Ajo do të na mungojë,” tha ai.

Në Facebook, vajza e çiftit, Alice, shkroi: “Nuk kam fjalë për të thënë tani. Kanceri është i tmerrshëm. Do të të kërkoj në të gjitha momentet e bukura të jetës. E di që aty do të jesh.”

Në vitin 1992, Mahaffey fitoi një çmim Emmy nëpër Aktoren më të Mirë në një Serial Drama për portretizimin e saj të Evës në komedinë e errët amerikane Northern Exposure.

Ajo ishte e njohur për punën e saj në seriale televizive, duke përfshirë “Desperate Housewives”, “Young Sheldon” dhe “Big Sky”.

The post Ndahet nga jeta aktorja e “Desperate Housewives” appeared first on Lapsi.al.

Dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi, dënohen me burg 2 aktorët e njohur turq

31 May 2025 at 19:40

Aktori i famshëm turk Halit Ergenc është dënuar me burgim me kusht për dhënien e dëshmisë së rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi të vitit 2013. Sipas mediave turke, një gjykatë e Stambollit e dënoi Ergencin me burg për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke dhe pengim të funksioneve të saj.

Çështja u hap pasi prokurorët thirrën Ergenc dhe aktorin Riza Kocaoglu në një tjetër procedurë ligjore që përfshinte agjenten e famshme të talenteve Ayse Barım, e cila është në paraburgim që nga janari me akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke. Barım dyshohet se i udhëzoi aktorët që ajo përfaqësonte të mbështesnin publikisht protestat e Parkut Gezi.

Gjatë gjyqit, Ergenc pretendoi se nuk kishte kontakt me organizatorët e protestave të akuzuar, përfshirë Memet Alabora dhe Ayşe Barım. Megjithatë, hetuesit gjetën prova që tregonin lidhjen e tij me ta. Përveç kësaj, ka regjistrime që tregojnë praninë e tij në protesta.

Ergenc u dënua me një vit e dhjetë muaj e 15 ditë burg, ndërsa Kocaoglu me një vit e tetë muaj. Megjithatë, gjykata e shtyu shpalljen e vendimit, që do të thotë se dënimet nuk do të ekzekutohen nëse aktorët nuk kryejnë një vepër të re penale. Të dy aktorët i mohuan akuzat dhe kërkuan lirim nga akuzat gjatë seancës dëgjimore.

Vendimi ka shkaktuar dënim ndërkombëtar, me organizata të tilla si Amnesty International që kërkojnë rrëzimin e akuzave dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të lidhur me protestat e Gezi-t. Halit Ergenc është një aktor i respektuar në Turqi dhe fitoi popullaritet ndërkombëtar falë roleve të tij në serialet “Një mijë e një netë” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”.

Çfarë ishin protestat e Parkut Gezi?

Në vitin 2013, një grup qytetarësh protestuan ndaj shkatërrimit të Parkut Gezi në qendër të Stambollit për t’i hapur rrugë një projekti ndërtimi. Ajo që nisi si një protestë mjedisore u kthye shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe kufizimit të lirive demokratike. Protesta u përhapën në qytete të ndryshme dhe u shoqëruan me dhunë policore dhe qindra arrestime.

Çfarë lidhje kanë aktorët me këto protesta?

Në mesin e hetimeve për organizatorët e protestave, në vitet që pasuan, u përfshi edhe menaxherja e famshme e artistëve turq, Ayse Barim. Prokuroria e akuzoi atë se kishte ndihmuar në përfshirjen e figurave të njohura në protesta për të shtuar ndikimin publik. Gjatë procesit gjyqësor, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu u thirrën si dëshmitarë në mbrojtje të saj. Ata mohuan lidhjet me organizimin e protestave apo përfshirjen aktive në to.

The post Dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi, dënohen me burg 2 aktorët e njohur turq appeared first on Sot News | Lajme.

Fituese e çmimit “Emmy”, ndahet nga jeta aktorja e famshme/ FOTO

By: Ela
31 May 2025 at 19:51

Aktorja e njohur Valerie Mahaffey, e vlerësuar me çmimin Emmy për kontributin e saj në televizion, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e saj dhe publicisti i saj për The Hollywood Reporter. Mahaffey ndërroi jetë të premten në Kaliforni, duke lënë pas një […]

The post Fituese e çmimit “Emmy”, ndahet nga jeta aktorja e famshme/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman

By: user 10
28 May 2025 at 14:29

Pas dy vitesh ndarje, Deborra-Lee Furness ka folur për herë të parë për prishjen e martesës së saj me aktorin e njohur Hugh Jackman, duke dhënë një deklaratë  që duket se nënkupton se tradhtia bashkëshortore ka luajtur rol në ndarjen e tyre.

Aktorja dhe regjisorja australiane, vetëm disa ditë pasi zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gjykatën e New York-ut, ka shprehur ndjeshmërinë e saj ndaj atyre që kanë përjetuar dhimbjen e “tradhtisë”.

Në deklaratën e saj për Daily Mail, ajo shprehet: “Zemra dhe dhembshuria ime shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatik të tradhtisë. Është një plagë e thellë që të shpon, por unë besoj në një fuqi më të lartë – Zotin, universin, ose çfarëdo që secili ndjen si udhërrëfyes – që gjithmonë punon në të mirën tonë.”

Duke reflektuar mbi martesën 27-vjeçare me Hugh Jackman, ajo shtoi se ndonëse përvoja ka qenë e dhimbshme, ajo ka mësuar shumë dhe është rritur shpirtërisht përmes këtij procesi.

“Ky besim më ka ndihmuar të përballoj prishjen e një martese që zgjati pothuajse tre dekada. Edhe kur përballemi me vështirësi të mëdha, ato na udhëheqin drejt së mirës më të madhe dhe drejt qëllimit tonë të vërtetë,” tha aktorja.

Në një mesazh që tingëllon si reflektim i thellë dhe filozofik, Deborra-Lee theksoi rëndësinë e kthimit tek vetja dhe ruajtjes së vlerave personale. “Mund të dhembë, por në plan afatgjatë, të kthehesh tek vetja dhe të jetosh në përputhje me integritetin, vlerat dhe kufijtë e tu, është çlirim dhe liri.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime, veçanërisht për përmendjen e fjalës “tradhti”, e cila nënkupton për herë të parë publikisht se mund të ketë pasur pabesi gjatë martesës. Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet në jetë nuk janë të rastësishme, por ndodhin për të na mësuar dhe për të na ndihmuar të shërojmë plagët e brendshme.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe te lidhja e mundshme e Hugh Jackman me aktoren e Broadway, Sutton Foster. Në janar 2025, Hugh u pa duke ndjekur Sutton në shfaqjen “Once Upon a Mattress” në teatrin Ahmanson të Los Angeles, dhe më pas të dy u fotografuan së bashku në një darkë, duke u mbajtur për dore. Kjo erdhi vetëm disa muaj pasi Sutton kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, skenaristi Ted Griffin, në tetor 2024. Thuhet se Hugh dhe Sutton u njohën më herët, kur luajtën bashkë në prodhimin e Broadway “The Music Man” në vitin 2022.

Deborra-Lee dhe Hugh Jackman u njohën në mesin e viteve ‘90 në serialin televiziv australian Correlli dhe u martuan në vitin 1996. Ata kanë dy fëmijë të adoptuar: Oscar, 25 vjeç dhe Ava, 19 vjeç.

Në shtator 2023, çifti njoftoi ndarjen me një deklaratë të përbashkët ku shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e kaluara bashkë, duke theksuar se familja mbetet prioriteti i tyre kryesor dhe se ndarja ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të ndjekur rritjen personale të secilit.

The post Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman appeared first on Lapsi.al.

Zyrtare: Zbulohen aktorët e rinj të “Harry Potter” për serialin e HBO!

By: gaze tare
27 May 2025 at 22:40

Producentët Francesca Gardiner dhe Mark Mylod kanë zbuluar emrat e fëmijëve që do të luajnë rolet ikonike të Harry-t, Hermione-s dhe Ron-it në serialin e shumëpritur të HBO, i cili thuhet se kushton plot 75 milionë paund për episod.

“Pas një kërkimi të jashtëzakonshëm, kemi gjetur Harry-n, Hermione-n dhe Ron-in tonë. Talenti i këtyre tre aktorëve është i mrekullueshëm,” u shprehën ata.

Dominic, që do të jetë Harry, ka luajtur më parë në filmin Grow, ndërsa Alastair (Ron) është shfaqur në një reklamë për patatet Jersey Royal. Emrat e aktorëve janë mbajtur ende sekret, por pritet të bëhen publik së shpejti.

The post Zyrtare: Zbulohen aktorët e rinj të “Harry Potter” për serialin e HBO! appeared first on iconstyle.al.

Aubrey Plaza kthehet në tapetin e kuq pas vdekjes së bashkëshortit

By: user 10
25 May 2025 at 14:33

Aubrey Plaza bëri rikthimin e saj të parë në tapetin e kuq që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Jeff Baena, në Festivalin e Filmit në Cannes për premierën e  “Honey Don’t!”.

Ajo pozoi me aktorët e saj të tjerë, Margaret Qualley dhe Charlie Day, dhe regjisoret Ethan Coen dhe Tricia Cooke.

Plaza, 40 vjeçe, bëri shfaqjen e saj të parë publike pas humbjes së bashkëshortit të saj në shkurt, gjatë speciales së 50-vjetorit të “Saturday Night Live”, ku prezantoi një performancë.

Në mars, u zbuluar që Plaza dhe Baena kishin qenë të ndarë prej katër muajsh para vdekjes së tij të papritur.

Baena vdiq nga vetëvrasja më 3 janar. Një raport nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Qarkut të Los Anxhelos tregoi se ai pati një bisedë telefonike me gruan e tij pak para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Plaza reagoi ndaj lajmeve të vdekjes së bashkëshortit të saj duke e cilësuar si një tragjedi, duke falënderuar të gjithë ata që ofruan mbështetje, dhe kërkoi që të respektohej privatësia e saj gjatë kësaj periudhe.

The post Aubrey Plaza kthehet në tapetin e kuq pas vdekjes së bashkëshortit appeared first on Lapsi.al.

Jennifer Lawrence flet për mëmësinë dhe depresionin pas lindjes

By: user 10
18 May 2025 at 19:41

Jennifer Lawrence ka folur gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit në Kanë 2025,  për sfidat dhe përjetimet e saj si nënë, pasi këtë vit mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, Cooke Maroney.

Aktorja, luan rolin e Grace, një nënë që përpiqet të ruajë mendjen e shëndoshë ndërsa përballet me psikozë pas depresionit post-partum, në trilerin e ardhshëm Die, My Love, përkrah Robert Pattinson, i cili interpreton bashkëshortin e saj, Jackson.

“Si nënë, ishte shumë e vështirë të ndaja atë që do të bëja unë nga ajo që do të bënte ajo. Dhe kjo ishte thyerëse për zemrën,” tha Lawrence për rolin në filmin e drejtuar nga Lynne Ramsay.

“Sapo kisha lindur fëmijën tim të parë, dhe nuk ka asgjë që krahasohet me periudhën pas lindjes. Është jashtëzakonisht izoluese, gjë që është shumë interesante,” shpjegoi ajo. “Kur Lynne zhvendos këtë çift në Montana, ajo nuk ka një komunitet. Nuk ka njerëzit e saj. Por e vërteta është se ankthi dhe depresioni i thellë janë izoluese kudo që të jesh. Ndihesh si një i huaj.”

Aktorja fituese e Oscar-it ishte pesë muajsh shtatzënë me fëmijën e saj të dytë gjatë xhirimeve të Die, My Love, gjë që, sipas saj, e ndihmoi të hynte më thellë në rolin e personazhit.

“Të kesh fëmijë ndryshon gjithçka. Ndryshon gjithë jetën tënde. Është brutale dhe e jashtëzakonshme,” tha ajo për jetën si nënë e dy fëmijëve. “Kështu që jo vetëm që ndikojnë në çdo vendim për punën time – nëse punoj, ku punoj, kur punoj – ata më kanë mësuar… dua të them, nuk e dija që mund të ndjeja kaq shumë, dhe puna ime lidhet shumë me ndjenjat.

Është pothuajse si një flluskë – ndjeshmëri ekstreme. Më kanë ndryshuar jetën, sigurisht për më mirë, dhe më kanë ndryshuar edhe në aspektin krijues. E rekomandoj shumë të kesh fëmijë, nëse do të jesh aktor.”

Pattinson i cili u bë baba pas lindjes së fëmijës së tij të parë me Suki Waterhouse vitin e kaluar, shtoi se “të kuptosh rolin tënd në marrëdhënie pas lindjes është jashtëzakonisht e vështirë.”

Ai gjithashtu ndau se personazhi i tij ka të njëjtën frikë që kanë të gjithë kur bëhen prindër.

Ky triler psikologjik është bazuar në romanin e vitit 2017 nga Ariana Harwicz. Në film luajnë gjithashtu LaKeith Stanfield, Sissy Spacek dhe Nick Nolte.

The post Jennifer Lawrence flet për mëmësinë dhe depresionin pas lindjes appeared first on Lapsi.al.

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

By: user 10
18 May 2025 at 16:11

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj — dhe se iu desh të kërkonte ndihmë nga prindërit e saj të njohur, Don Johnson dhe Melanie Griffith.

Për disa vite ishte e vështirë të fitoja para,”tha Dakota.“Më duhej t’u kërkoja ndihmë prindërve të mi për të paguar qiranë apo për të blerë ushqime.”

Aktorja e “Fifty Shades of Grey” tha se është shumë mirënjohëse që prindërit e ndihmuan, por theksoi se periudha e përpjekjeve për të hyrë në industri nuk ishte aspak e lehtë.

“Procesi i audicioneve është më i tmerrshmi,” shtoi ajo.

Dakota zbuloi gjithashtu se pasi nuk u pranua në kolegjin Juilliard — i vetmi institucion ku aplikoi pas gjimnazit — babai i saj e ndërpreu ndihmën financiare.

“Nuk u pranova dhe babai më ndërpreu ndihmën sepse nuk shkova në kolegj,” rrëfeu ajo. “Kështu fillova të bëja audicione. Besoj se isha 19 vjeç kur bëra ‘The Social Network’, dhe më pas mora disa role të vogla.”

Dakota  pati rolin e saj të parë në moshën 10-vjeçare në filmin “Crazy in Alabama” me nënën e saj, por fama e vërtetë erdhi në vitin 2013 kur u përzgjodh për rolin kryesor në “Fifty Shades of Grey”.

Sot, ajo jeton në një vilë luksoze në Malibu, Kaliforni, dhe thotë se ndonëse ka një shtëpi të bukur, ndjen se e gjen veten “kudo që të jetë” — qoftë në hotel apo me qira.

“Unë ‘ndërtoj fole’ kudo që të jem. Nëse jam në hotel për gjashtë javë apo katër ditë, them: ‘Kjo është shtëpia ime tani.’”

The post Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

18 May 2025 at 16:46

Monika Kryemadhi, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin Ilir Meta, i është rikthyer sërish projektit të saj të ri, që nuk ka lidhje me politikën. Ish-deputetja ka ndarë në InstaStory, pamje nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë së shpejti, ku edhe ka deklaruar se do të […]

The post VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore appeared first on BoldNews.al.

KINEMA – Nga Scarlett Johansson te De Niro, yjet e mëdhenj të Kanës

KANË, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Robert De Niro, Nicole Kidman, Scarlett Johansson, Tom Cruise, Jennifer Lawrence, Bono Vox…

Festivali i Filmit në Kanë, i cili hapet të martën, 13 maj, për edicionin e tij të 78-të, bëhet qendra e sistemit të yjeve kinematografikë.

Do të jetë një paradë personazhesh që thyejnë rekorde, me një nivel të lartë shpërqendrimi nga bota në flakë përreth tyre, nga luftërat në Ukrainë dhe Gaza, deri te tronditjet e presidencës Trump mbi tarifat.

Glamour është gjithashtu i garantuar për të gjitha eventet e modës dhe luksit rreth Croisette, përfshirë amfAR vjetor i cili të enjten, më 22 maj, do të mbledhë së bashku grupin ikonik të rockut ”Duran Duran” për ankandin për të mbledhur fonde kundër AIDS-it.

Shumë nga filmat në përzgjedhjen që do të kenë Juliette Binoche si presidente dhe Alba Rohrwacher në juri, do t’i bëjnë jehonë krizës globale, por as Kana e yjeve nuk do të zhgënjejë këtë herë.

Duke filluar me legjendën Bob De Niro, fitues i Palmës së Artë për Karrierën në ceremoninë e hapjes, 14 vjet pasi kryesoi jurinë në vitin 2011 dhe pasi prezantoi kryevepra gjatë viteve si “1900” i Bernardo Bertoluccit, “Taxi Driver” i Martin Scorsese, “Once Upon a Time in America” i Sergio Leone dhe më pas “The King of Comedy”, “The Mission” dhe filmi më i fundit “Killers of the Flower Moon”.

Për të vazhduar me superyjet e Wes Anderson i cili me ”The Phoenician Plot” siguron Benicio del Toro dhe Mia Threapleton (vajza e Kate Winslet) si dhe Riz Ahmed, Jeffrey Wright, Mathieu Amalric (Tom Hanks nuk do të jetë aty aq mirë sa Benedict Cumberbatch).

Scarlett Johansson pritet gjithashtu të bëjë përpjekjen e saj të parë si regjisore: Eleanor the Great, që flet për jetën e 90-vjeçarit Morgenstein, do të ketë premierën botërore në “Un Certain Regard”.

Bono Vox pritet të shfaqet gjithashtu për herë të parë: do të jetë për dokumentarin “Bono: Stories of Surrender”, bazuar në shfaqjen e tij skenike autobiografike dhe të drejtuar nga Andrew Dominik, regjisor i “Blonde”.

Dhe pastaj një tjetër legjendë: Denzel Washington kthehet me Spike Lee për “Highest 2 Lowest”, jashtë konkursit, një ribërje e një trilleri të vitit 1963 nga Akira Kurosawa.

A do të jetë në Croisette?

Me shumë mundësi jo, pasi aktori është aktualisht në Broadway në një ringjallje të ”Othello”-s me regji nga Kenny Leon dhe me Jake Gyllenhaal në rolin e Jagos, e cila vendosi një rekord si shfaqja me fitimet më të larta në historinë e Broadway-t dhe hapet më 8 qershor.

Prania ose mungesa e Washingtonit kishte ndezur misterin rreth konferencës për shtyp në Kanë, kur delegati Thierry Fremaux nuk kishte arritur ta njoftonte filmin, ndërsa Spike Lee e përfshiu veten në rrjetet sociale dhe, kur u pyet për shpjegime, drejtori i festivalit ishte përgjigjur se po priste të mësonte nëse Denzel Washington do të ishte në gjendje të fliste.

Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson luajnë në “Die, My Love”, me regji nga Lynne Ramsay (në garë), dhe Kristen Stewart, një veterane e Kanës, do të marrë pjesë me filmin biografik, dramë dhe romancë, “The Chronology of Water”, debutimin e saj regjisorial në seksionin “Un Certain Regard”.

Dhe Josh O’Connor në dy filma, filmin me grabitje ”The Mastermind” nga Kelly Reichardt dhe romanin romantik gay ”The History of Sound” nga Oliver Hermanus përkrah Paul Mescal.

Jodie Foster vjen si protagoniste e filmit ”Vie Privée”, me regji nga Rebecca Zlotowski, me Virginie Efira dhe Daniel Auteuil. Nicole Kidman nderohet nga Kering për Çmimin Gratë në Lëvizje 2025./  a.jor.

 

The post KINEMA – Nga Scarlett Johansson te De Niro, yjet e mëdhenj të Kanës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌