Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani?

29 July 2025 at 09:15

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa kanë vendosur armë shtesë bërthamore në Britani për herë të parë që nga viti 2008, duke i dërguar një sinjal udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me angazhimin e saj ndaj sigurisë evropiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 16 korrik, një avion transporti ushtarak amerikan C-17 me transponderin e tij të ndezur, duke lejuar gjurmimin e tij, fluturoi nga një depo bërthamore amerikane në Bazën e Forcave Ajrore Kirtland në Albuquerque, New Mexico, në një bazë ajrore në qytetin britanik të Forcave Ajrore Mbretërore Lakenheath.

Më parë, ky avion fluturonte mbi territorin e SHBA-së vetëm si pjesë e Forcës Kryesore të Transportit Ajror Bërthamor (PNAF), e cila është përgjegjëse për transportin ajror të komponentëve të armëve bërthamore, duke përfshirë edhe kokat bërthamore.

Britania është një nga pesë fuqitë bërthamore sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore.

Arsenali i vendit përbëhet nga afërsisht 225 koka bërthamore, nga të cilat rreth 120 janë të vendosura në nëndetëse të klasit Vanguard.

Në vitin 2008, SHBA-të tërhoqën armët e tyre taktike bërthamore nga Baza Ajrore Lakenheath, ku ruheshin bombat ajrore B61 të projektuara për avionë luftarakë.

Kujtojmë se Trump pati një takim me kryeministrin Keir Starmer në klubin e tij të golfit Turnberry në Skoci gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. /Telegrafi/

The post SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani? appeared first on Telegrafi.

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

By: armand
26 July 2025 at 09:48

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë bërthamore amerikane në Evropë. Një aeroplan transporti u gjurmua të enjten gjatë një fluturimi dhjetë orësh nga Baza e Forcave Ajrore Kirtland në New Mexico, vendi […]

The post SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani appeared first on BoldNews.al.

Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të

25 July 2025 at 11:55

Shtetet e njohura si E3 kanë paralajmëruar vazhdimisht se do ta aktivizojnë këtë mekanizëm nëse përpjekjet diplomatike dështonin në frenimin e programit bërthamor iranian, i cili u zgjerua ndjeshëm pas tërheqjes së SHBA-ve dhe vendosjes së sanksioneve amerikane. Në një përpjekje për të ulur tensionet, E3 pritet të propozojë shtyrjen e afatit të sanksioneve të […]

The post Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të appeared first on BoldNews.al.

Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor

By: Rovena
22 July 2025 at 19:28

Irani nuk ka ndërmend të ndalë programin e tij bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Në një intervistë për mediat e huaja theksoi se pasurimi i uraniumit është momentalisht i pezulluar për shkak të dëmeve të rëndësishme që ka shkaktuar, por shtoi se Irani është i gatshëm të angazhohet në bisedime për një zgjidhje të favorshme për të dyja palët.

“Nëse palët janë të gatshme të kërkojnë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve, unë jam gati të angazhohem me to,” u shpreh Araghchi. Ai shtoi se Irani është i hapur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të dëshmuar se programi bërthamor është tërësisht paqësor.

Në këmbim të angazhimeve të tilla, ministri iranian kërkoi që sanksionet ndaj Iranit të hiqen.

“Irani nuk ka asnjë qëllim për të zhvilluar armë bërthamore dhe presim që në këmbim të këtij angazhimi, ata të heqin sanksionet,” tha Araghchi, duke shtuar se një marrëveshje e tillë do të ishte e dobishme për të dyja palët.

Këto komente erdhën teksa Irani është gati të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar në Stamboll./abcnews.al

Irani dakordohet me Britaninë, Francën e Gjermaninë, gati për të rinisur bisedimet bërthamore

20 July 2025 at 16:20

Irani dhe tre vende të tjera evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania janë dakorduar për të rifilluar bisedimet lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Megjithatë ende nuk është vendosur se ku dhe kur do të zhvillohen këto bisedime.

Ajo që raportohet nga mediat e huaja është fakti se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në nivelin e zëvendësministrave të Jashtëm të Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

/abcnews.al/

Irani: Nuk ka bisedime bërthamore, nëse SHBA kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

14 July 2025 at 21:03

Irani ka deklaruar të hënën, 14 korrik 2025, se nuk do të marrë pjesë në bisedime me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor nëse Uashingtoni këmbëngul që Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA. “Nëse negociatat duhet të kushtëzohen me ndalimin e pasurimit, të tilla negociata nuk do të zhvillohen,” […]

The post Irani: Nuk ka bisedime bërthamore, nëse SHBA kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 July 2025 at 22:04

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të reja.

Më 28 qershor, Rafael Grossi, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se iranianët mund të rifillojnë pasurimin e uraniumit “brenda muajsh” ose dhe më shpejt. Ai kundërshtoi presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili më parë kishte thënë se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit e kanë “hedhur programin e tyre bërthamor me dekada prapa”.

SHBA përdorën gjithsej 14 bomba GBU-57, secila me peshë 13,600 kilogramë, si dhe 30 raketa Tomahawk më 22 qershor kundër Iranit. Objektivat ishin tre objekte kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz. Bombat e përdorura ishin projektuar për të depërtuar thellë në tokë me një ngarkesë të lartë shpërthyese, për të shkatërruar edhe struktura dhe objekte shumë rezistente nëntokësore.

Sipas Jeffrey Lewis, një ekspert i kontrollit të armëve në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare, objektet e sulmuara u dëmtuan rëndë. Por ai shtoi se shumë prej objekteve mbetën të paprekura.

“Mendoj se një pjesë e madhe e polemikave rrjedh nga fakti që shumë nga objektet nuk u goditën”, tha Lewis për Deutsche Welle.

Vlen të përmendet veçanërisht çështja se ku ndodhen tani 400 kilogramë uranium i pasuruar 60 përqind. “Shumica e atij uraniumi nuk ishte në kompleksin Fordo”, shpjegoi ai.

Shumë, tha ai, nuk e kuptojnë saktësisht se si është organizuar programi bërthamor i Iranit. “Uraniumi pasurohet dhe ruhet në Fordo, por pjesa më e madhe e tij më vonë transportohet në një vend tjetër pranë Isfahanit.”

Ai nuk deshi të flasë shumë për dëmtimet në Fordo. “Ushtria amerikane përdor një model të objektit që lejon parashikime. Ky model mund të jetë i saktë, por edhe mund të gabojë. Do të jetë shumë e vështirë të dihet saktësisht se çfarë ndodhi në kompleksin Fordo derisa dikush të hyjë brenda.”

Monitorimi i vështirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nga ana tjetër, ka thënë se nuk beson se Irani ishte në gjendje të largonte rezervat nga objektet para sulmit. “Është shumë e vështirë dhe ne nuk dhamë pothuajse asnjë paralajmërim”, tha presidenti në një intervistë me Fox News fundjavën e kaluar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka kërkuar një vizitë nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të pasur një pamje të qartë të situatës. Shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, i ka kërkuar Teheranit të hyjë në objektet e dëmtuara pas sulmit, në mënyrë që të inspektojë rezervat e uraniumit të pasuruar.

Qeveria iraniane deri më tani ka refuzuar. Parlamenti në Teheran votoi gjithashtu për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në pasi Agjencia nuk dënoi zyrtarisht sulmet izraelite dhe amerikane.

“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me IAEA-në derisa të garantohet siguria e objekteve tona bërthamore”, njoftoi kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf në televizionin shtetëror më 26 qershor.

Kjo e ka bërë monitorimin e programit bërthamor të Iranit shumë më të vështirë për IAEA, thotë analisti politik Hamid Reza Azizi nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës (SWP) në Berlin. Azizi kujton se Irani filloi “të zvogëlojë gradualisht angazhimet e tij” pasi SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018.

Sipas marrëveshjes bërthamore (JCPOA), Irani ishte i detyruar të raportojë të gjitha aktivitetet e tij bërthamore në mënyrë transparente në IAEA. Që nga viti 2019, thonë ekspertët, pamja e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për aktivitetet e Iranit në këtë fushë është bërë gjithnjë e më e paqartë.

“Ata pësuan shumë dëme nga sulmi ushtarak, por e kuptuan po ashtu se mund t’i mbijetonin një sulmi të tillë”, paralajmëron Lewis.

Nëse objektet janë të paprekura: Trump kërcënon me sulme të reja

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dënoi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore dhe i quajti ato kryesisht joefektive: “Ata dështuan të arrinin diçka domethënëse”.

Mediat shtetërore iraniane dhe politikanët pranojnë se është bërë dëm, por këmbëngulin se nuk ka pasur pasoja katastrofike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të premten se ai “pa dyshim” do ta sulmonte përsëri Iranin nëse agjencitë e inteligjencës arrijnë në përfundimin se vendi po vazhdon të pasurojë uranium në nivele shqetësuese./DW

The post Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit? appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA heq pengesat për projektin bërthamor hungarez të financuar nga Rusia

By: Rovena
1 July 2025 at 17:10

Më shumë se dhjetë vjet pas marrëveshjes mes Hungarisë dhe Rusisë për zgjerimin e centralit bërthamor Paks, qeveria hungareze njoftoi se administrata amerikane ka hequr pengesat që e kishin bllokuar projektin.

Projekti, i njohur si Paks2, parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin ekzistues, i cili mbulon rreth 50% të kërkesës për energji elektrike në Hungari. Financimi mbështetet kryesisht nga një kredi prej 10 miliardë eurosh e dhënë nga Rusia në vitin 2014, që mbulon 80% të kostove.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se ky zhvillim është rezultat i qëndrimit të administratës së Presidentit Donald Trump, të cilën e përshkroi si “mike e Hungarisë”. Ai falënderoi ish-presidentin për mbështetjen dhe theksoi se ndryshimi i qëndrimit amerikan erdhi pas ndryshimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë presidencës Biden, projekti ishte pezulluar për shkak të sanksioneve ndaj Rosatom dhe Gazprombank, entitete kyçe në zbatimin dhe financimin e projektit.

Megjithatë, Paks2 mbetet nën shqyrtimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, pas padisë së paraqitur nga Austria në vitin 2018. Vjena kundërshton dhënien e kontratës drejtpërdrejt kompanisë ruse Rosatom, pa garë ndërkombëtare. Avokati i përgjithshëm i Gjykatës së BE-së është shprehur në mbështetje të argumenteve të Austrisë, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e financimit nga shteti hungarez.

Komisioni Europian ka theksuar më herët nevojën për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia, përfshirë edhe në sektorin bërthamor. Aktualisht, pesë vende të BE-së, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia, Finlanda dhe Çekia – përdorin reaktorë rusë, por vetëm Hungaria nuk ka kërkuar alternativa për furnizimin me uranium.

Në një raport të fundit, Komisioni paralajmëroi se shkëputja nga varësia ndaj energjisë bërthamore ruse është shumë më e vështirë sesa nga gazi apo nafta dhe kërkon investime të mëdha rreth 240 miliardë euro deri në vitin 2025 për të ndërtuar një zinxhir të pavarur furnizimi brenda BE-së.

Paks2 po ndërtohet nga Rosatom dhe përfshin dy reaktorë të teknologjisë VVER-1200. Marrëveshja u miratua nga Komisioni Europian në vitin 2017, por vazhdon të jetë në qendër të debatit ligjor dhe politik në nivel europian./abcnews.al

Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim?

1 July 2025 at 13:06

Lufta 12-ditore që vuri përballë Iranin me dy fuqi bërthamore, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, është një nga ato konflikte ku të gjitha palët mund të pretendojnë fitoren. Për Republikën Islamike, kjo deklaratë erdhi shpejt dhe u përqendrua në faktin se regjimi është ende në këmbë. Pavarësisht humbjeve të rënda dhe dëmeve të mëdha, nuk […]

The post Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim? appeared first on Reporter.al.

Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 July 2025 at 08:44

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pas një përshkallëzimi të tensioneve që përfshin edhe sulme ajrore mbi infrastrukturën bërthamore iraniane.

Në një intervistë për rrjetin CBS të publikuar më 30 qershor, Araqchi tha se, ndryshe nga deklaratat e mëhershme të Presidentit amerikan Donald Trump, negociatat nuk pritet të rifillojnë së shpejti.

“Nuk mendoj se negociatat do të rifillojnë kaq shpejt,” u shpreh Araqchi, duke shtuar se për një rikthim në dialog, Teherani duhet të ketë siguri se SHBA nuk do të ndërmarrë sulme ushtarake gjatë procesit të negociatave.

“Dyert e diplomacisë nuk do të mbyllen kurrë plotësisht,” tha ai, por nënvizoi se “nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar të gjitha pikat”.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pas ndërprerjes së bisedimeve bërthamore dhe fillimit të një serie sulmesh nga Izraeli më 13 qershor ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane, të cilave SHBA iu bashkua më 22 qershor. Tre objekte kyç, përfshirë ndërtesën nëntokësore në Fordo, u bombarduan nga forcat amerikane.

Presidenti Trump, në një postim në platformën Truth Social, tha: “Nuk po i ofroj Iranit asgjë… dhe as nuk jam duke folur me ta, që kur i kemi shkatërruar plotësisht objektet e tyre bërthamore.”

I pyetur për deklaratat e Rafael Grossi, kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, se Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda pak muajsh, Araqchi u shpreh: “Nuk mund të shkatërrosh teknologjinë dhe shkencën e pasurimit përmes bombardimeve.”

Ai shtoi se nëse ekziston vullnet politik, Irani “do të jetë në gjendje të riparojë dëmet me shpejtësi dhe të kompensojë kohën e humbur”.

Shkalla e dëmeve në infrastrukturën bërthamore të Iranit mbetet ende e paqartë, por autoritetet iraniane kanë pohuar se objektet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Pavarësisht kësaj, Teherani ka riafirmuar se programi i tij bërthamor është me qëllime paqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Dalin PAMJET/ Iranianët kanë nisur të riparojnë centralet bërthamore

By: user 6
30 June 2025 at 22:20

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani ka nisur aktivitetin për restaurimin e kompleksit bërthamor të bombarduar Fordow. Lëvizjet kanë nisur që vetëm disa ditë pas sulmeve ajrore masive amerikane dhe izraelite që synonin dëmtimin e programit bërthamor të Teheranit.

Sipas kompanisë amerikane të imazheve satelitore “Maxar Technologies” imazhet e marra të premten dhe tregojnë ekskavatorë dhe buldozerë të rëndë që lëvizin dheun pranë kratereve dhe vrimave në rajonin malor. Zona u godit nga bombat depërtuese amerikane GBU-57 , të cilat Pentagoni tha se kishin në shënjestër kanalet e ventilimit thellë në kompleksin nëntokësor.

Imazhe të tjera tregojnë makineri që hapin rrugë të reja hyrëse dhe që riparojnë rrugën kryesore që të çon në qendrën nëntokësore. Sipas ekspertëve nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, iranianët mund të jenë duke u përpjekur të rivendosin aksesin në mënyrë që të vlerësojnë shkallën e dëmit dhe gjendjen e pajisjeve, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Image

ImageImageImage

Gjenerali Dan Kaine, shef i Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, tha në një konferencë për shtyp në Pentagon se gjatë “Operacionit “Çekani i Mesnatës” bombat “shkatërruese të bunkerëve” ranë njëra pas tjetrës në kanalet e ventilimit, rezultat i një studimi 15-vjeçar nga Agjencia Amerikane e Reduktimit të Kërcënimit Bërthamor mbi mënyrën se si ato mund të shkatërronin kompleksin nëntokësor.

Donald Trump u mburr se bastisjet amerikane shkaktuan një “shkatërrim total” të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se Teherani nuk do të ishte në gjendje ta rindërtonte atë.

Megjithatë, ekspertët e armëve bërthamore vënë në dyshim nëse programi është neutralizuar përgjithmonë.

Siç vërejnë ata, është e vështirë të “bombardohet njohuria” dhe Teherani tani mund të ketë një nxitje edhe më të madhe për të ecur përpara me zhvillimin e armëve bërthamore.

Bombardimet fundjavën e kaluar goditën gjithsej 3 vende kryesore: Fordow dhe Natanz me bomba me depërtim të thellë dhe Isfahan me raketa Tomahawk të lëshuara nga deti. Shkalla e plotë e dëmit në rezervat dhe pajisjet e uraniumit të pasuruar është ende duke u vlerësuar. ©LAPSI.al

The post Dalin PAMJET/ Iranianët kanë nisur të riparojnë centralet bërthamore appeared first on Lapsi.al.

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…

30 June 2025 at 19:56

“Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja.

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë.

Për shkak të motit të mesit të verës, lumi Garonne pritej të arrinte një temperaturë prej 28 gradësh Celsius. EDF-ja nuk specifikoi se sa kohë do të mbetej impianti i mbyllur.

Vala e të nxehtit në Francë, me temperatura që arrijnë 40 gradë Celsius, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.

Ndërkohë, termocentrali bërthamor ”Blayais” në Francën perëndimore po redukton prodhimin për të parandaluar mbinxehjen e grykëderdhjes së Gironde.

Termocentrali bërthamor ”Bugey” në jug, i cili merr ujë ftohës nga lumi Rhone, po shqyrtohej gjithashtu për mbyllje.

Kufizimi ose mbyllja e centraleve bërthamore gjatë valëve të të nxehtit ka çuar në një ulje mesatare të prodhimit vjetor të energjisë elektrike prej 0,3 për qind që nga viti 2000”, theksoi kompania.

The post Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse… appeared first on Sot News | Lajme.

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 June 2025 at 19:46

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë.

“Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja.

Për shkak të motit të mesit të verës, lumi Garonne pritej të arrinte një temperaturë prej 28 gradësh Celsius.

EDF-ja nuk specifikoi se sa kohë do të mbetej impianti i mbyllur.

Vala e të nxehtit në Francë, me temperatura që arrijnë 40 gradë Celsius, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.

Ndërkohë, termocentrali bërthamor ”Blayais” në Francën perëndimore po redukton prodhimin për të parandaluar mbinxehjen e grykëderdhjes së Gironde.

Termocentrali bërthamor ”Bugey” në jug, i cili merr ujë ftohës nga lumi Rhone, po shqyrtohej gjithashtu për mbyllje.

”Kufizimi ose mbyllja e centraleve bërthamore gjatë valëve të të nxehtit ka çuar në një ulje mesatare të prodhimit vjetor të energjisë elektrike prej 0,3 për qind që nga viti 2000”, theksoi kompania.

Irani ende me kapacitete bërthamore? Përplasen Trump dhe AIEA

By: user 8
30 June 2025 at 17:04

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se programi bërthamor iranian është “shkatërruar plotësisht” nga ushtria amerikane, duke përshkruar sulmet ndaj impianteve si “perforim si përmes gjalpit”.

Por, në kundërshtim me këtë retorikë triumfuese, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, ka dhënë një version të ndryshëm të realitetit.

Në një intervistë për CBS, Grossi deklaroi se vetëm autoritetet iraniane kanë një ide të qartë për dëmet reale në impiantet bërthamore dhe se “nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur”. Ai shtoi se Teherani ende ruan “kapacitete industriale dhe teknologjike” për të rivendosur brenda pak muajsh një cikël funksional për pasurimin e uraniumit.

Sipas AIEA, një ditë para sulmeve, Irani kishte nisur transferimin e materialit bërthamor për ta vendosur në siguri. Vlerësimet e Grossit përputhen edhe me analizat paraprake të inteligjencës amerikane dhe evropiane, si dhe me raportin e paraqitur në Kongres nga gjenerali Dan Caine, i cili pohoi se edhe pse tre impiantet kryesore janë goditur rëndë, ende nuk është e qartë nëse centrifugat apo uraniumi i pasuruar janë zhvendosur në zona të tjera.

Sipas “Washington Post”, inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes zyrtarëve iranianë të cilët janë shprehur të habitur nga “intensiteti më i ulët se pritej” i sulmeve amerikane. Administrata Trump nuk i ka mohuar këto përgjime, por i ka kundërshtuar përfundimet e tyre.

Megjithatë, analistët bien dakord se pajisjet e impiantit të Isfahanit, të nevojshme për fazën e metallizimit, hap i rëndësishëm drejt prodhimit të një arme bërthamore janë shkatërruar, gjë që mund të vonojë ndjeshëm militarizimin e programit iranian.

Agjencia ndërkombëtare bërthamore thekson se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë me mjete ushtarake. Trump ka deklaruar se “nëse Teherani do të sillet në mënyrë paqësore, do të revokojë sanksionet”, por autoritetet iraniane nuk kanë besim.

Shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, ka paralajmëruar se janë gati të kundërpërgjigjen me forcë nëse armëpushimi nuk respektohet.

Në shenjë proteste, parlamenti iranian ka pezulluar bashkëpunimin me AIEA, ndërsa gazeta e afërt me udhëheqësin suprem Khamenei, “Kayhan”, ka kërkuar që Grossi të ndiqet penalisht për “spiunazh për Mossadin”.

Në këtë klimë tensioni, Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri iranian, Pezeshkian. Franca kërkon lirimin e dy shtetasve të saj të burgosur në Iran, por Macron nënvizoi gjithashtu nevojën për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për çështjet bërthamore dhe raketat balistike, shkruan TV Klan.

Ndërsa Pezeshkian shfaqet i hapur ndaj dialogut, fraksionet më radikale të regjimit e refuzojnë kategorikisht.

The post Irani ende me kapacitete bërthamore? Përplasen Trump dhe AIEA appeared first on Lapsi.al.

“30 mln dollarë Iranit për energjinë bërthamore”, Trump mohon raportimet: As kam folur dhe as kam ofruar asgjë

30 June 2025 at 13:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka përgenjeshtruar raportimet se administrata e tij ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit deri në 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program bërthamor për qëllime civile. Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi: “I thoni senatorit të rremë demokrat Chris Coons se unë nuk po i ofroj Iranit asgjë, ndryshe nga Obama, i cili i pagoi ata miliarda dollarë sipas ‘rrugës idiote drejt një armë bërthamore’ JCPOA (e cila tani do të kishte skaduar!), as nuk po flas me ta që kur ne i shkatërruam plotësisht objektet e tyre bërthamore.”

Coons deklaroi se Trump po shqyrtonte një marrëveshje, si ajo e nxitur nga ish-Presidenti Barack Obama. “Presidenti Trump, sipas raportimeve të shtypit, tani po lëviz drejt negociatave dhe po i ofron Iranit një marrëveshje që duket disi e ngjashme me marrëveshjen me Iranin që iu ofrua nga Obama: dhjetëra miliarda dollarë stimuj dhe sanksione të reduktuara në këmbim të braktisjes së programit të tyre bërthamor”, tha Coons.

Marrëveshja e mundshme u raportua për herë të parë nga CNN duke cituar burime të shumta të njohura me çështjen. Media njoftoi se detajet e propozimit u diskutuan javën e kaluar gjatë një takimi sekret, që zgjati disa orë, midis Steve Ëitkoff, të dërguarit special të SHBA-së në Lindjen e Mesme, dhe partnerëve në Gjirin Persik.

Sipas medias amerikane, ky plan u prezantua një ditë para se SHBA-të të kryenin sulmin e tyre ndaj centraleve bërthamore Fordoë, Natanz dhe Isfahan. Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar për 15 qershor, por Izraeli nisi sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane më 13 qershor. Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit u ndal me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili hyri në fuqi më 24 qershor.

The post “30 mln dollarë Iranit për energjinë bërthamore”, Trump mohon raportimet: As kam folur dhe as kam ofruar asgjë appeared first on Sot News | Lajme.

Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe

By: user 6
26 June 2025 at 21:02

Ai nuk deshi ose nuk ishte në gjendje, të konfirmonte se fabrikat e pasurimit të uraniumit të Iranit “ishin fshirë nga faqja e Tokës” siç tha Presidenti Donald Trump. Megjithatë Dan Caine, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA, mezi priste të theksonte në një konferencë shtypi të rrallë, të mbushur me njerëz dhe gjithçka tjetër përveçse të qetë, se sa efektiv kishte qenë sulmi i së dielës në mëngjes që çoi Shtetet e Bashkuara të bombardonin Iranin për herë të parë.

“Të gjitha bombat që ne lëshuam shkuan aty ku duhej të shkonin” – tha ai.

Caine kishte në krah shefin e Pentagonit Pete Hegseth. Ishte ai që sulmoi median, veçanërisht CNN dhe New York Times, si “fajtorë” për publikimin e një analize fillestare nga inteligjenca amerikane, sipas së cilës sulmi amerikan kishte ngadalësuar (“me javë ose muaj”), por jo eliminuar, programin bërthamor të Iranit.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine u ngarkua me detyrën e shpjegimit të operacionit jashtëzakonisht kompleks që sipas tij kulmuan pas “15 viteve planifikim”.

“Në vitin 2009, një oficer nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes u dërgua me mision në një vend sekret për t’u informuar mbi diçka që po ndodhte në Iran” – tha ai duke shtuar se ajo që pasoi ishte një periudhë shumë e gjatë përgatitjesh sekrete.

“Njerëzit që e dinin nuk mund të flisnin as me gratë e tyre, familjet e tyre, me askënd”, – tha gjenerali. Me kalimin e kohës, tha ai, “Departamenti i Mbrojtjes kishte shumë njerëz që punonin në këtë program, duke bërë modele dhe simulime që na çuan në të qenit, në heshtje dhe fshehurazi, përdoruesi më i madh i orëve të superkompjuterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”– tha ai.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine ilustroi nivelin e njohurive që ushtria amerikane kishte rreth Fordow, zemrës së programit bërthamor iranian: një vend pasurimi që strehon centrifugat midis 90 dhe 100 metrave nën tokë, në zemër të një mali.

“Nuk krijohet një vend si ky nëse ke një program paqësor”, – tha Caine. Para se të shpjegonte se si armët e përdorura në sulm, bombat GBU 57 që peshojnë mbi 13 tonë që mund të depërtojnë në shtresa betoni për dhjetëra metra para se të shpërthejnë ishin “projektuar, planifikuar dhe lëshuar” për të arritur objektivin e tyre.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine speaks after playing a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

“Një bombë ka tre efekte që shkaktojnë dëme: vala e goditjes, fragmentimi dhe presioni i tepërt. Në këtë rast, pjesa më e madhe e dëmit u shkaktua nga një përzierje”. Sipas Caine, 6 bomba “shkatërruese bunkerësh” u hodhën në Fordow për secilën nga hapjet e ventilimit: dhe të gjitha “shkuan pikërisht aty ku duhej të shkonin”. Dy “super bomba” të tjera u hodhën në vendin e Natanz.

“Irani, i vetëdijshëm për sulmin, u përpoq të mbulonte boshtet e ventilimit me beton. Nuk do të ndaj dimensionet e sakta të kapakut të betonit, por duhet ta dini se ne e dinim se çfarë ishin ato”.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: A poster of the Fordow Fuel Enrichment Plant is displayed as Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine and U.S. Defense Secretary Pete Hegseth hold a news conference at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. Top officials from the Department of Defense gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine e përshkroi operacionin e quajtur “Çekani i Mesnatës”, si “kulminacionin e 15 viteve të punës së jashtëzakonshme” dhe citoi se pilotët e bombarduesve të përfshirë në sulme duke e përshkruar shkëndijën pas hedhjes së bombës si “shpërthimin më të ndritshëm që kishin parë ndonjëherë”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse i ishte bërë presion për të dhënë një vlerësim tepër pozitiv të sulmit, ai e mohoi me vendosmëri atë: “Jo, nuk më është bërë presion dhe jo, nuk do ta bëja” – tha ai. ©LAPSI.al

The post Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe appeared first on Lapsi.al.

Të gjeneruara imazhet e bombave bërthamore të Iranit

26 June 2025 at 14:56

Pretendimi: Kjo video tregon bombat bërthamore të Iranit

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————-

Një video që është parë mbi 150 mijë herë në Facebook pretendohet se tregon “bombat bërthamore” të Iranit.

Pavarësisht se postimi paralajmëron se “Lufta e 3 Botërore filloi” dhe “fundi i njerëzimit erdhi”, lexuesit nuk duhet të alarmohen.

Video e mësipërme është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI). Siç ndodh ndonjëherë me pamjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, ka probleme logjike në video.

Eshtë shumë e pagjasa që një automjet i rëndë luftarak që transporton ngarkesa të shtrenjta të jetë i pajisur me një palë flamuj që bllokojnë pamjen nga pjesa e përparme e kabinës së kamionit, siç ndodh me automjetin e dytë.

Më tej, kamioni i parë ka 12 rrota. Kamioni i dytë, ndërsa i afrohet pozicionit të kamerës, duket se ka 8 rrota dhe për këtë arsye një rimorkio ngarkesash më të shkurtër, megjithëse mbart të njëjtën raketë.

Raketa sipër kamionit të tretë në autokolonë është e shtrembër, duke anuar pak djathtas në vend që të jetë drejt.

Edhe pse është e mundur, për shkak të kufizimeve në udhëtimin e vëzhguesve të huaj, që arsenali i Iranit të mos jetë i dokumentuar në mënyrë të përsosur, raketat e paraqitura në video nuk përputhen me listën e 25 sistemeve raketore të kataloguara nga Iran Watch. Organizata joqeveritare punëson një ish-oficer artilerie në terren të Ushtrisë Amerikane dhe studiues ushtarak, i cili punon me një ekip që monitoron raketat bërthamore dhe balistike të Iranit.

The post Të gjeneruara imazhet e bombave bërthamore të Iranit appeared first on Faktoje.al.

Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

26 June 2025 at 11:52

As kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu dhe as presidenti amerikan Donald Trump nuk e kanë treguar veten si aktorë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në skenën botërore. Të dy rregullisht kënaqen me impulse të pamatura dhe i qasen artit të qeverisjes si çështje oportunizmi politik. Megjithatë, fushata e përbashkët ushtarake që ata kanë nisur kundër Iranit […]

The post Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian appeared first on Reporter.al.

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen!

By: user 6
25 June 2025 at 23:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi shkarkimin e gazetares së CNN-së, Natasha Bertrand, pas publikimit të një raporti të brendshëm të agjencive të inteligjencës amerikane, sipas të cilit sulmet e SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane (Fordow, Natanz, Isfahan) në orët e para të së dielës së kaluar, shkaktuan vetëm një vonesë të përkohshme, prej disa muajsh, në programin e Teheranit.

Përmes platformës Truth Social, Trump akuzoi korrespondenten 33-vjeçare të CNN-it në Pentagon për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe kërkoi “largimin e menjëhershëm të saj si qen”, siç shkroi ai. Ai madje kritikoi ashpër lajmin e CNN duke pretenduar se “po përpiqej të shkatërronte pilotët tanë patriotë, duke i paraqitur ata si dështakë”.

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN për raportin bërthamor të Iranit - "Duhet ta hedhin jashtë si qen", shkroi ai për Natasha Bertrand

Trump dhe administrata e tij këmbëngulin se sulmet shkatërruan plotësisht infrastrukturën e pasurimit të uraniumit, duke aprovuar vlerësimin e Izraelit se programi bërthamor i Iranit është vonuar për vite të tëra. Në të kundërt, raporti i inteligjencës së brendshme i cituar nga CNN dhe i riprodhuar gjithashtu nga media të mëdha si Washington Post dhe New York Times , argumenton se vonesa është e përkohshme dhe do të lehtësohet brenda pak muajsh, një fakt që ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë.

CNN, në një deklaratë zyrtare, mbrojti gazetaren Natasha Bertrand dhe theksoi se raportimi gazetaresk ishte i saktë dhe i bazuar në informacionin e disponueshëm me interes publik. Një zëdhënës i rrjetit CNN vuri në dukje se vlerësimi ishte paraprak dhe se vetë mbulimi përfshinte edhe deklaratat e Trump. “Ne nuk e konsiderojmë të arsyeshme të kritikojmë raportin për paraqitjen e saktë të një vlerësimi që ekziston dhe është kritik për informacionin publik”, – thuhej në deklaratë. ©LAPSI.al

The post Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen! appeared first on Lapsi.al.

“Takim me Iranin javën e ardhshme”, Trump: Marrëveshja bërthamore s’ është prioritet

By: Besnik
25 June 2025 at 18:22

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore, megjithëse ai nuk beson se një marrëveshje e tillë është thelbësore.

“Do të flasim me ta javën tjetër. Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di. Për mua, nuk është aq e nevojshme. Ata patën një luftë dhe tani po kthehen në botën e tyre. Nuk më intereson nëse bëjmë një marrëveshje apo jo,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Hagë.

Trump shtoi se administrata e tij kërkon të njëjtat angazhime që ishin pjesë e negociatave para tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme. Ai përsëriti bindjen se SHBA-të kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit, pavarësisht vlerësimeve të inteligjencës që sugjerojnë të kundërtën.

“Ne nuk duam armë bërthamore, por e shkatërruam armën bërthamore. Nëse marrim një dokument, nuk do të ishte keq. Do të takohemi me ta,” tha Trump.

Ai gjithashtu tregoi se kishte pyetur Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, nëse donte të hartonte një marrëveshje dhe shprehu besimin se SHBA-të mund të bindin iranianët të nënshkruajnë një dokument të tillë. Rubio theksoi se një marrëveshje e tillë varet nga gatishmëria e Iranit për të negociuar drejtpërdrejt me SHBA-në, jo përmes ndërmjetësve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Takim me Iranin javën e ardhshme”, Trump: Marrëveshja bërthamore s’ është prioritet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌