Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja

TIRANË, 30 kmorrik/ATSH/ 20 mijë maturantë kanë kohë deri në 3 gusht për të përzgjedhur 10 programet e studimit që preferojnë.

Në një intervistë televizive, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha se mundësinë e aplikimit e kanë ata maturantë që janë regjistruar në portal bazuar edhe në mesataren që kanë.

“Ne kemi programe studimi që janë programe dyvjeçare profesionale, Bachelor dhe programe të integruara si mjekësia dhe arkitektura. Janë 20 mijë maturantë që janë regjistruar në portal dhe e kanë mundësinë e aplikimit. Mundësinë e kanë ata që kanë plotësuar formularin A1, A1Z dhe janë integruar në sistem, bazuar edhe në rezultatet gjatë 3 viteve të shkollës mesme”, tha ai.

Lidhur me mesataren që duhet të ketë një maturantë, Xhelaj tha se ajo llogaritet nga programi, i cili më pas i shfaq atij degët ku mund të aplikojë me mesataren që ka.

“Programi bënë kalkulimin e mesatares që kanë ata dhe mbi këtë mesatare atyre i shfaqen ato degë që ata plotësojnë kriterin e mesatares. Ata që kanë mesatare më të mirë mund të aplikojnë në të gjitha programet”, tha ai.

Sipas tij, “janë 650 degë ku mund të aplikohet, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 35 të reja”.

“Janë 650 programe studimi nga të cilat 35 janë programe të reja. Ka edhe programe të tjera që janë riorganizuar, edhe numri i kuotave në dispozicion është i ndërlidhur me numrin e maturantëve që kanë plotësuar formularin janë mbi 3 mijë kuota, gjysma e atyre që janë të regjistruar e kanë mbyllur procesin e aplikimit. Edhe maturantët që se kanë plotësuar duhet që ta bëjnë në vijim, portali rri hapur 24 orë. Kanë 10 preferënca për të zgjedhur dhe duhet që të bëjnë zgjedhjet që ata duan”, shtoi ai. /j.p/

The post Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaron se sot hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.

Manastirliu sqaron se “sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare”.

Ministrja ka publikuar në rrjetet sociale edhe linkun përkatës https://ualbania.al/ ku të gjithë maturantët mund të aplikojnë për të përzgjedhur programet e studimit.

Portali UALBANIA është vitrina kryesore e Universiteteve për të prezantuar ofertën e tyre akademike.

Që nga viti 2016, UALBANIA numëron 38 universitete publike dhe private, dhe informacione të detajuara për 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve në Shqipëri.

Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrimin në programin ku janë shpallur fitues.

The post Hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta

By: Ela
28 July 2025 at 19:04

Në dy libra të fundit, njëri me ton shkencor e njerëzor dhe tjetri polemik e i zjarrtë, David Kessler dhe Stuart Gillespie analizojnë shkaqet e thella të krizës globale të obezitetit, duke vënë në qendër ushqimin e përpunuar, varësinë dhe rolin e industrive të mëdha. David Kessler, ish-drejtor i FDA-së dhe figurë me ndikim në […]

The post Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta appeared first on BoldNews.al.

Aplikimet në universitet, maturantët afat nga 29 korriku deri më 3 gusht për të aplikuar

By: M C
23 July 2025 at 21:21

Prej datës 29 korrik deri më 3 gusht, do të nisin aplikimet për plotësimin online të formularit A2, për t’u bërë pjesë e garës në universitete publike dhe private.

Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, është shprehur se kandidatët kanë mundësinë për të zgjedhin 10 degë që duan për të vazhduar studimet e larta.

Sipas Xhelajt, portali U-Albenia u jep mundësinë e aplikimit në bazë të mesatares që maturantët kanë gjatë kohës së gjimnazit dhe provimeve të maturës shtetërore.

Në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë ofrohen 650 programe studimi në ciklin bachelor dhe programe profesionale dy vjeçare.

The post Aplikimet në universitet, maturantët afat nga 29 korriku deri më 3 gusht për të aplikuar appeared first on Albeu.com.

9 programe të reja, Manastirliu: Pedagogët e BOKU-t , pjesë e procesit akademik në Universitetin Bujqësor

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Universiteti Bujqësor i Tiranës ka prezantuar sot ofertën e re akademike, të përafruara me programet e BOKU (University of Natural Resources and Life Sciences) të Vjenës, duke nisur një proces transformues të UBT, me standardet më të mira europiane.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillit Rural Anila Denaj, Rektori i UBT Fatbardh Sallaku, maturantë, pedagogë e prindër.

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap këtë vit akademik 9 programe të reja studimi që janë arritur falë një analize të thelluar dhe bashkëpunimi intensiv me një nga universitetet më prestigjioze të Europës në fushën e shkencave të jetës, BOKU i Vjenës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se kjo është faza e parë e reformimit të UBT, e cila përfshin ristrukturimin e ofertës akademike, riorganizimin e programeve dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe mësimore në këtë universitet.

“Në një vit është punuar ngushtësisht mes UBT dhe BOKU të Vjenës, për të transformuar rrënjësisht ofertën akademike dhe sot ofron 9 programe të reja, në përputhje me standardet e BOKU, një universitet lider në fushën e shkencave të jetës në Europë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizoi se duke filluar nga ky vit akademik, procesi akademik në këto degë do të zhvillohet së bashku me profesorët e BOKU, duke ftuar maturantët të zgjedhin UBT.

“Pedagogët e BOKU do të jenë pjesë e procesit akademik në UBT, duke filluar nga ky vit. Nga ana tjetër, studentet do të jenë pjesë e mobilitetit mes dy universiteteve, pra mund të shkojnë të zhvillojnë një cikël studimi në Vjenë. Në UBT nuk do të gjeni thjesht kurrikulën e standardizuar dhe laboratorët moderne, por do të keni mundësi të keni një kampus të vërtetë studentor. Në fund, çfarë do të fitoni? Do të keni një diplomë, e cila do të jetë pasaporta juaj akademike dhe profesionale europiane. Ndaj ju si maturantë duhet të ndiqni UBT”, tha Manastirliu, teksa vuri theksin edhe tek rritja e kapaciteteve dhe investimeve për zhvillimin e kërkimit shkencor në këtë universitet.

Programet e reja bachelor që do të ofrohen për vitin e ri akademik nga UBT janë: Menaxhim Biznesi; Ekonomiks; Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis; Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi; Inxhinieri Mjedisi dhe Uji; Dizajn i Interierit dhe Inxhinieri Druri; Inxhinieri Pyjore; Ushqim dhe Shkencat e të Ushqyerit; Teknologji Ushqimore.

UBT do të shndërrohet në një qendër ekselence jo vetëm për arsimin, por edhe për kërkimin shkencor, me synim tërheqjen jo vetëm të studentëve shqiptarë, por edhe atyre ndërkombëtarë.

Kjo reformë, e mbështetur nga MAS dhe qeveria shqiptare, është modeli për modernizimin e arsimit të lartë publik në Shqipëri.

/k.s/j.p/

The post 9 programe të reja, Manastirliu: Pedagogët e BOKU-t , pjesë e procesit akademik në Universitetin Bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na duhen njerëz të ditur”, Rama: Me anëtarësimin në BE do na duhen më shumë profesionistë nga UBT se juristë

By: xhir jeta
22 July 2025 at 11:15

“Me anëtarësimin në BE do na duhen më shumë profesionistë nga UBT se jurist” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u prezantuan 9 programet që ky universitet  ofron duke nisur nga ky vit akadamik.

“Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për cfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet.

Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet Boku dhe UBT

Siguria ushqimore, cështe të inovacionit dhe teknologjisë. Pa fshat s ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe.

Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës. Duhen dije të reja, struktura dhe forca të reja, duhet gjithmonë e më shumë kapaciteti I shteteve për zgjidhjet e integruara ndërsiplinore, që bashkojnë shkencën, politikën, njohjen e territorit.

Pa asnjë diskutim cfarë po bëjmë ne, stafi drejtuar nga Bardhi e të tjerë, së bashku me pedagogë të Bokut është mbjellja e një territori me fidanë të rinj të dijes edhe të profesioneve dhe natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja që duhet të trokasin në derën e UBT.”- u shpreh Rama. /abcnews.al

“Nuk pi ujë diploma”/ Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë

9 July 2025 at 07:56

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo […]

The post “Nuk pi ujë diploma”/ Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë appeared first on BoldNews.al.

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen!

By: user 6
25 June 2025 at 23:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi shkarkimin e gazetares së CNN-së, Natasha Bertrand, pas publikimit të një raporti të brendshëm të agjencive të inteligjencës amerikane, sipas të cilit sulmet e SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane (Fordow, Natanz, Isfahan) në orët e para të së dielës së kaluar, shkaktuan vetëm një vonesë të përkohshme, prej disa muajsh, në programin e Teheranit.

Përmes platformës Truth Social, Trump akuzoi korrespondenten 33-vjeçare të CNN-it në Pentagon për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe kërkoi “largimin e menjëhershëm të saj si qen”, siç shkroi ai. Ai madje kritikoi ashpër lajmin e CNN duke pretenduar se “po përpiqej të shkatërronte pilotët tanë patriotë, duke i paraqitur ata si dështakë”.

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN për raportin bërthamor të Iranit - "Duhet ta hedhin jashtë si qen", shkroi ai për Natasha Bertrand

Trump dhe administrata e tij këmbëngulin se sulmet shkatërruan plotësisht infrastrukturën e pasurimit të uraniumit, duke aprovuar vlerësimin e Izraelit se programi bërthamor i Iranit është vonuar për vite të tëra. Në të kundërt, raporti i inteligjencës së brendshme i cituar nga CNN dhe i riprodhuar gjithashtu nga media të mëdha si Washington Post dhe New York Times , argumenton se vonesa është e përkohshme dhe do të lehtësohet brenda pak muajsh, një fakt që ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë.

CNN, në një deklaratë zyrtare, mbrojti gazetaren Natasha Bertrand dhe theksoi se raportimi gazetaresk ishte i saktë dhe i bazuar në informacionin e disponueshëm me interes publik. Një zëdhënës i rrjetit CNN vuri në dukje se vlerësimi ishte paraprak dhe se vetë mbulimi përfshinte edhe deklaratat e Trump. “Ne nuk e konsiderojmë të arsyeshme të kritikojmë raportin për paraqitjen e saktë të një vlerësimi që ekziston dhe është kritik për informacionin publik”, – thuhej në deklaratë. ©LAPSI.al

The post Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen! appeared first on Lapsi.al.

Universiteti i Tiranës dhe ai i Studimeve të Huaja të Pekinit, forcim të bashkëpunimit akademik

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në kuadër të vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi një takim zyrtar në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU).

Gjatë takimit me sekretarin e BFSU-së, Wang Dinghua, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, me në fokus gjuhën shqipe dhe mësimdhënien multidisiplinare.

Palët shprehën gatishmërinë për të rritur shkëmbimet akademike dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit mes dy universiteteve, duke nxitur më tej miqësinë dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës.

Në takim morën pjesë dekanë dhe profesorë nga Universiteti i Tiranës, drejtori i Institutit “Konfuci” pranë UT, si dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. dr. Akli Fundo.

Nga pala kineze ishin të pranishëm Jin Limin, drejtoreshë e Zyrës së Institutit “Konfuci” në BFSU, Ke Jing, dekania e shkollës së Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të universitetit.

/k.s/r.e/j.p/

The post Universiteti i Tiranës dhe ai i Studimeve të Huaja të Pekinit, forcim të bashkëpunimit akademik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paraqitet në SPAK ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

11 June 2025 at 11:33

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç shihet edhe në foton e mësipërme, Dhori Kule është futur i vetëm në ambientet e SPAK, teksa nuk dihen arsyet e thirrjes dhe dosjen për të cilën do të dëshmojë para oficerëve të […]

The post Paraqitet në SPAK ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule appeared first on BoldNews.al.

Dita Ndërkombëtare për Biodiversitetin

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare për Biodiversitetin, nën temën “Harmonia me natyrën dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e diversitetit biologjik. U vendos data 22 maj për të përkujtuar 22 majin e 1992, datën e miratimit të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Ndërsa komuniteti global është thirrur të rishqyrtojë marrëdhënien tonë me natyrën, një gjë është e sigurt: pavarësisht nga të gjitha përparimet teknologjike, ne mbetemi plotësisht të varur nga ekosistemet e shëndetshme: për ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehimin, energjinë etj.

Në dhjetor 2022, bota u bashkua dhe ra dakord për një plan global për të transformuar marrëdhëniet tona me natyrën. Miratimi i Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, vendos 23 objektiva për vitin 2030 dhe 5 objektiva globale për vitin 2050 për të ndaluar dhe rikthyer dëmet që i janë shkaktuar natyrës në 25 vjet.

Kjo fushatë synon gjithashtu të nxisë një ndjenjë urgjence për të vepruar sa më shpejt, pasi mbeten vetëm pesë vjet për të përmbushur objektivat afatshkurtër të Kornizës Globale të Biodiversitetit dhe SDGs.

/a.f/

The post Dita Ndërkombëtare për Biodiversitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Universiteti i Tiranës dhe ai Panamerican i Meksikës, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha së bashku me përfaqësues të stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin Panamerican në Guadalajara, Meksikë.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, me mbështetjen e Ambasadorit të Meksikës në Itali dhe jo rezident në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba.

Delegacioni shqiptar u prit nga rektori i këtij institucioni, Abraham Mendoza Andrande dhe përfaqësues të lartë akademikë.

Gjatë takimeve, palët ritheksuan angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e drejtësisë, përmes shkëmbimeve akademike, bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe organizimit të përbashkët të aktiviteteve akademike.

Në kuadër të programit, pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë zhvilluan leksione të hapura dhe vizituan ambientet laboratorike të kampusit.

Universiteti Panamerican, një ndër institucionet private më prestigjioze në Meksikë, është i njohur për cilësinë e kërkimit shkencor në fushën juridike dhe bashkëpunimet me universitete të njohura ndërkombëtare.

1 nga 3

/k.s/a.f/

The post Universiteti i Tiranës dhe ai Panamerican i Meksikës, bashkëpunim në fushën e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë në universitet/ Arrestohen 97 studentë, në Stamboll

14 May 2025 at 11:46

Studentët të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers, policia turke arrestoi 97 prej tyre në Universitetin Bogazici të Stambollit. Konferenca u organizua nga një klub studentor në universitet. Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz , një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme.

“Një total prej 97 studentësh u arrestuan kur u përpoqën të thyenin kordonin e policisë në kampusin universitar”. tha Guvernatori i Stambollit, Davuto Gul , të martën vonë në mbrëmje , duke shtuar se 13 oficerë policie u plagosën kur ranë në një gropë ndërtimi pesë metra të thellë gjatë përleshjes.

Në muajt e fundit, studentët kanë qenë në ballë të protestave në Turqi për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu , kundërshtarit kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan. Studentët dhe stafi akademik në Boğaziçi kanë protestuar rregullisht vitet e fundit kundër asaj që ata e karakterizojnë si ndërhyrje qeveritare në institucionet universitare.

The post Protestë në universitet/ Arrestohen 97 studentë, në Stamboll appeared first on Sot News | Lajme.

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

14 May 2025 at 10:28

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po […]

The post Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Manastirliu: Laboratorë të rinj për elektronikën dhe IA në Universitetin Politeknik të Tiranës


TIRANË, 18 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në laboratorët kërkimorë të ngritur në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), të cilët janë financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Gjatë vizitës në Laboratorin Kërkimor-Shkencor për Projektimin, Prototipizimin dhe Testimin e Bordeve të Qarqeve Elektrike dhe Sistemeve të Antenave të Printuara, ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e investimit për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe kërkimore në fushën e inxhinierisë elektronike dhe telekomunikacionit.

“Këto laboratorë, me pajisje që janë fjala e fundit e teknologjisë dhe sigurisht rrjeti i të gjithë kompjuterëve që janë kompjuterë të teknologjisë së avancuar, u japin mundësi studentëve të mësojnë me këto mjete bashkëkohore dhe të punojnë në drejtim të perfeksionimit të mësimdhënies nga pedagogët e këtij departamenti. Kemi investuar edhe në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale, që është një laborator i fjalës së fundit të teknologjisë”, tha Manastirliu.

“Qëllimi është fuqizimi i infrastrukturës laboratorike për stafin dhe studentët, si dhe nxitja e kërkimit dhe inovacionit në ndërtimin e sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit”, shtoi ministrja.

Manastirliu u shpreh se “infrastruktura e kërkimit shkencor është një prioritet në arsimin e lartë dhe ne jemi duke ecur me hapa të rëndësishëm, ku përgjatë tre viteve ne kemi 3-fishuar fondet për kërkimin shkencor dhe inovacionin për universitete tona të cilat aplikojnë çdo vit për fonde për projekte të kërkimit shkencor qoftë në infrastrukturë, qoftë në projekte kërkimore. Ndër përfituesit përfshihen 21 anëtarë të stafit akademik dhe mbi 400 studentë në vit të programeve të Inxhinierisë Elektronike dhe Telekomunikacionit, studentë të doktoraturës në FTI, si dhe aktorë të tjerë të interesuar, përfshirë bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë”.

E rëndësishme, vijoi ministrja, është që këto pajisje të cilat vijnë në laboratorët tanë jo vetëm që ngrenë standardin në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor brenda universitetit, por rrisin mundësinë që me akreditimin e laboratorëve të tillë të ofrohen shërbime dhe për të tretë dhe të bashkëpunohet më shumë me biznesin.

Ministrja Manastirliu vizitoi gjithashtu Laboratorin e Inteligjencës Artificiale, një tjetër investim i rëndësishëm. Projekti ka për qëllim krijimin e një infrastrukture moderne për zhvillimin e kërkimeve shkencore në fushat e inteligjencës artificiale, përpunimit të të dhënave, analizës së imazheve dhe objekteve 3D, përpunimit të gjuhës natyrale, me fokus të veçantë në gjuhën shqipe dhe aplikimeve të tjera inovative.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te ndërkombëtarizimi i universiteteve tona përmes bashkëpunimeve strategjike me universitete prestigjioze në Evropë.

“Ne synojmë të zgjerohemi përmes ndërkombëtarizimit, në bashkëpunim me universitete prestigjioze, siç është Universiteti Teknologjik i Compiègne-it një bashkëpunim që tashmë është vendosur prej vitesh. Në vitin e ri akademik, synojmë që për herë të parë të hapim dy programe bachelor në Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike, dhe më tej edhe në Megatronikë, për të mundësuar që kampusi universitar i Universitetit Teknologjik të Compiègne-it të funksionojë brenda Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha Manastirliu.

/k.s//a.f//r.e/

The post Manastirliu: Laboratorë të rinj për elektronikën dhe IA në Universitetin Politeknik të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe “Konya Necmettin Erbakan” në Turqi

17 February 2025 at 17:33

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Konya Necmettin Erbakan” në Turqi, nënshkruan sot një marrëveshje për partneritet dhe bashkëpunim.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe rektori i Universitetit Konya Necmettin Erbakan, Prof. Dr. Cem Zorlu.

Në një postim në rrjetet sociale, UT theksoi se “kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, duke përfshirë kërkimet e përbashkëta shkencore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe zhvillimin e programeve arsimore”.

Ky bashkëpunim mund të shtrihet në fusha të ndryshme akademike, me fokus në: shkëmbimin e studiuesve dhe shkencëtarëve për projekte kërkimore të përbashkëta; shkëmbimin e profesorëve për leksione dhe vizita akademike; pjesëmarrjen në konferenca, simpoziume dhe projekte shkencore; shkëmbimin e informacionit, materialeve akademike dhe publikimeve; lehtësimin e lëvizshmërisë së studentëve për shkëmbime dhe vizita studimore; krijimin e programeve të përbashkëta të diplomës.

Në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm edhe zv/rektorja e UT, Prof. Dr. Anila Paparisto, drejtoresha e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe Koordinatori i Marrëdhënieve me Jashtë, Prof. Dr. Firat Yaldiznga nga Universiteti Konya Necmettin Erbakan, së bashku me përfaqësues nga Ambasada Turke në Shqipëri, Dr. Metin Bulet.

Kjo marrëveshje  është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve akademike dhe rritjes së mundësive për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës.

/k.s/j.p/

The post Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe “Konya Necmettin Erbakan” në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Synojmë ta shndërrojmë UBT në një destinacion ekselence në Ballkan

8 February 2025 at 10:10

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon ta shndërrojë Universitetin Bujqësor të Tiranës në një destinacion ekselence në Ballkan.

“Mendoj se mund të synojmë për t’u bërë vërtet një destinacion ekselence në këtë anë të Europës. Dhe duhet të ecim përpara drejt kësaj pa u shkurajuar nga ajo me të cilën mund të përballemi rrugës”, tha Rama, në bisedë me ish-rektorin e Univesitetit BOKU të Vjenës, Hubert Hasenauer, si dhe rektorin e Univesitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, në episodin e 5-të të sezonit të katërt të podkastit “Flasim”.

Kësaj ideje iu bashkua edhe profesori Hasenauer, i cili tha kishte parë potencial të jashtëzakonshpm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë apo Mal të Zi. Ai e sheh bashkëpunimin midis vendeve më efikas, sesa ndërtimin e struktura të tilla nga secili vend.

“Do donim të kishin një strukturë të qartë të programeve Bachelor dhe kërkimit shkencor në përputhje me kompetencat që kemi përcaktuar, që Universiteti (Bujqësor i Tiranës – shën. i red.) të shihet si qendër kryesore për çështjet mjedisore e sociale në fushën e bujqësisë apo të mjedisit. Nëse e arrijmë këtë atëherë mendoj se keni potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri. Unë e njoh situatën në Kosovë apo Mal të Zi. Këto vende janë ca si shumë të vogla për të ndërtuar struktura të tilla. Por ato mund të përfitojnë në rast se gjërat këtu ecin mirë dhe sigurisht anasjelltas”, theksoi ai.

Hasenauer tha se ishte ende herët për këtë, por në periudhë afatgjatë ai shprehu besimin se Shqipëria do ta zgjeronte hapësirën e ndikimit.

“Për të qenë i sinqertë, po të mos isha i bindur që ajo që po bëjmë është krejtësisht kuptimplotë, nuk do të isha këtu”, deklaroi ai.

/r.e/

The post Rama: Synojmë ta shndërrojmë UBT në një destinacion ekselence në Ballkan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A ka lidhje midis aktivitetit fizik dhe performancës akademike?

3 February 2025 at 22:02

MILANO, 3 shkurt /ATSH/ – Nëse do të mjaftonte të bënim disa ushtrime fizike për të kaluar provimet, palestrat e universiteteve ndoshta do të ishin më të mbushura me njerëz se bibliotekat, shkruan salute.eu.

Por a ka vërtet një lidhje midis aktivitetit fizik dhe performancës akademike?

Një rishikim i ri sistematik kërkon t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke analizuar provat e disponueshme midis studentëve të kolegjit.

Ideja se aktiviteti fizik mund të përmirësojë aftësitë konjitive nuk është e re. Studime të shumta të kryera tek fëmijët dhe adoleshentët kanë treguar se lëvizja mund të ketë efekte pozitive në kujtesën, vëmendjen dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Shpjegimi do të qëndronte në ndryshimet fiziologjike që shkakton aktiviteti fizik në tru: një fluks i shtuar i gjakut dhe oksigjenit, lirimi i neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina dhe prodhimi i faktorëve neurotrofikë që nxisin plasticitetin neuronal.

Megjithatë, deri më tani, asnjë analizë sistematike nuk është bërë për të rinjtë në mjediset universitare.

Studentët e kolegjit përballen me sfida më komplekse njohëse sesa fëmijët, me ngarkesa të larta studimi, stres dhe shpesh stile jetese jo të shëndetshme.

Të kuptuarit nëse aktiviteti fizik mund të jetë një strategji efektive për të përmirësuar performancën akademike në këtë popullatë është një pyetje interesante, si për vetë studentët ashtu edhe për institucionet akademike.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, një ekip studiuesish kreu një rishikim sistematik të studimeve Kërkimi u krye në bazat e të dhënave shkencore të nivelit të lartë.

Rezultatet treguan një lidhje të rëndësishme midis niveleve më të larta të aktivitetit fizik dhe performancës më të mirë akademike.

Raporti tregon se studentët më aktivë kishin tre herë më shumë gjasa për të arritur nota të larta sesa bashkëmoshatarët e tyre më pak aktivë.    /os/

The post A ka lidhje midis aktivitetit fizik dhe performancës akademike? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi për Arsimin/ Berisha: Do heqim mesataren dhe do të përgjysmojmë tarifat për studentët

29 January 2025 at 18:56

Sali Berisha ka mbajtur pasditen e kësaj të mërkure një aktivitet, ku ka shpalosur programin për arsimin të Partisë Demokratike, nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit. Berisha deklaroi se do të heqë mesataren si kriter për pranimin në universitete, teksa shtoi se do të përgjysmojë tarifat e studentëve, duke dyfishuar buxhetin për […]

The post Programi për Arsimin/ Berisha: Do heqim mesataren dhe do të përgjysmojmë tarifat për studentët appeared first on BoldNews.al.

Biznesi i Diplomave të rreme

19 January 2025 at 16:39

Faqe online dhe zyra të posaçme ofrojnë për studentët diploma të gatshme kundrejt pagesës. AI po përdoret gjithnjë e më shumë nga studentët, ndërkohë që në universitetet publike mungojnë platformat anti-plagjiaturë. Në rrjetet sociale dhe në zyrat e posaçme po lulëzon biznesi i diplomave të rreme. Mjafton të ketë para dhe një student mund të […]

The post Biznesi i Diplomave të rreme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌