Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kur të mbyllet dera e burgut, hapen sytë” – Rrëfimi i një të riu që u dënua për një gabim adoleshence

21 July 2025 at 23:16

Një djalë i ri, vetëm 19 vjeç, ndodhet sot në vuajtje të dënimit pas një përleshjeje të dhunshme që përfundoi me tentim vrasje.

Ai në emisionin ‘Prapa Grilave’ me Liridon Llozani e nis rrëfimin jetën si një nxënës i mirë, me sjellje shembullore dhe pa asnjë problem me ligjin, por një gabim i vetëm në moshën 15-vjeçare i ndryshoi përfundimisht drejtimin.

Ngjarja e ndodhur para rreth katër vitesh nisi si një konflikt mes grupeve të të rinjve, në të cilin ai u përfshi për të mbrojtur një shok.

Ajo që filloi si një kacafytje, përfundoi në një incident me armë të ftohtë dhe dënimin e tij me një vit burgim për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Megjithëse ai pohon se nuk e ka kryer therjen dhe se nuk është gjetur asnjë provë konkrete që e lidh drejtpërdrejt me aktin, vendimi gjyqësor nuk mundi ta shmangte.

Për të, gjithë kjo ka qenë një goditje e rëndë. Jo vetëm për shkak të privimit nga liria, por më shumë për peshën emocionale që ka shkaktuar ndaj familjes së tij. Ai kujton me dhimbje momentin kur i telefonoi prindërve për herë të parë nga burgu, ndërsa zëri i dridhej dhe nuk mund të fliste.

“Vetëm i kam lënë të flasin”, rrëfen ai, “unë nuk kisha fuqi as për të hapur gojën”, rrëfen ai.

Një pjesë e madhe e reflektimit të tij lidhet me ndikimin e shoqërisë dhe zgjedhjet që ka bërë. Megjithëse nuk kishte përdorur substanca narkotike apo alkool, ishte rrethuar nga njerëz që e kishin bërë këtë një mënyrë jetese. Ai pohon se familja e kishte paralajmëruar shpesh për rrezikun që vjen nga këto shoqëri, por ai nuk i kishte dëgjuar.

Sot, nga qelia, ai thotë:

“Atëherë nuk e kuptoja, por tani e di se çfarë kanë parë prindërit që unë nuk e pashë”, shprehet ai.

Pendesa është një fjalë që e përsërit shpesh gjatë rrëfimit të tij. Jo vetëm për aktin konkret, por për distancimin nga vlerat, për shpërfilljen e këshillave, për braktisjen e rrugës që dikur e kishte dalluar si një nxënës i mirë dhe fëmijë i bindur. Ai e pranon me sinqeritet:

“Isha rrugës, edhe nxënës i mirë, edhe i rrugës – por ajo e rrugës më tërheq më shumë”, rrëfen ai.

Me ironi dhe vetëdije, ai e përshkruan qëndrimin në burg si një “gjysmë fakulteti”, një vend ku mëson shumë – për veten, për njerëzit dhe për jetën. Në këto muaj izolimi, ka nisur të kuptojë rëndësinë e vetëkontrollit, të qetësisë dhe të reflektimit.

“Tash jam shumë më i qetë”, thotë ai, “në liri nuk e kontrolloja nervozën, këtu po mësoj ta bëj”, thotë ai.

Por një nga zhgënjimet më të mëdha që ai përmend është mungesa e atyre që dikur i kishte quajtur “shokë të ngushtë”. Ai thotë se askush prej tyre nuk e ka vizituar, madje as shoku për të cilin hyri në përleshje.

“Vetëm nëna e babai po kujdesen për mua. Të tjerëve nuk i intereson. Ndoshta as nuk e dinë që jam këtu”, thotë me dhimbje.

Në fund të bisedës, ai nuk kërkon as justifikim, as mëshirë. Ai merr përgjegjësinë mbi vete.

“Fajtor jam vetëm unë”, thotë.

“Nuk mund ta fajësosh as situatën, as shoqërinë. Fajtor është vetvetja dhe mënyra se si reagon ti”, shprehet ai.

Kjo histori është një kujtesë e fortë për rrezikun që fshihet në vendimet e shpejta dhe shoqëritë e gabuara.

Është një thirrje për prindërit të qëndrojnë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre dhe për të rinjtë që të vlerësojnë atë që kanë – familjen, shkollën, lirinë – para se të jetë vonë. Sepse, siç thotë ai vetë, “kur të mbyllet dera e burgut, hapen sytë e mendjes”, por atëherë është shumë vonë, raporton RTVDukagjini.

The post “Kur të mbyllet dera e burgut, hapen sytë” – Rrëfimi i një të riu që u dënua për një gabim adoleshence appeared first on Telegrafi.

Gazetarët nën trysni ditën e zgjedhjeve, SafeJournalists dënon incidentet

12 May 2025 at 14:43

Gazetarët u përballën me sulme verbale dhe konfrontim fizik gjatë ditës së zgjedhjeve, më 11 maj 2025. Rrjeti SafeJournalists dënoi ashpër këto incidente të hënën, duke i cilësuar si shkelje serioze të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për informim.

“Këto raste tregojnë një model shqetësues të pengesave dhe intimidimit ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën publike në një moment kyç për demokracinë, siç janë zgjedhjet” u shpreh kjo organizatë në një deklaratë të hënën.

Rrjeti i drejtoi thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë me transparencë dhe pa vonesë këto raste dhe të sigurohet ndëshkimi ligjor për të gjithë përgjegjësit.

Ndër rastet më flagrante gjatë zgjedhjeve, ishte ai i gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, e cila u përball me sulme verbale dhe konfrontim fizik nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Ngjarja ndodhi teksa gazetarja raportonte nga një zyrë e paidentifikuar, e cila dyshohet se u përdor nga militantë të Partisë Socialiste të cilët ishin angazhuar për të ashtuquajturën “patronazhim të votës”, një proces i denoncuar nga opozita për shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Politikanët, zyrtarët publikë dhe qytetarët duhet të respektojnë rolin themelor të medias në ruajtjen e integritetit zgjedhor dhe llogaridhënies publike,” theksohet në deklaratë.

Rast tjetër ishte ai i korrespondentes së MCN-Televizion, Elsa Xhindole, e cila u përball me dhunë fizike në qendrën e votimit nr. 39/01, në Pogradec.

Një person i paidentifikuar i mori me forcë telefonin celular dhe fshiu materialet dhe videot që lidheshin me zgjedhjet. Ky rast i kaloi për verifikim institucioneve.

Ndërkohë, Rrjeti vëren se kufizime arbitrare u vendosën ndaj gazetarëve, përmendim këtu rastin e gazetarin e EuroNews Albania, Enriko Gaba, i cili iu kërkua nga zyrtarët zgjedhorë në qendrën e votimit “Adem Sheme” që të mos filmonte më shumë se 15 minuta.

Një situatë e ngjashme u shënua në Durrës, në Qendrën e Votimit 1486, ku anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk lejuan vëzhguesit e akredituar të medias të kryenin raportime mediatike mbi procesin e votimit.

Por, nuk munguan as presionet. Gazetari i Apollon TV, Armando Rabi, u kërcënua nga një 26 -vjeçar në Gjirokastër, me pretendimin nga ky i fundit se ai po filmonte pa lejen e tij. Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal, duke ia referuar çështjen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rrjeti përmbylli se çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

Lexoni gjithashtu:

The post Gazetarët nën trysni ditën e zgjedhjeve, SafeJournalists dënon incidentet appeared first on Citizens.al.

“Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut

10 July 2025 at 17:47

Ish presidenti Ilir Meta njofton se është dënuar sërish nga Komisioni Displinor i burgut të Durrësit me një ndalesë 14-ditore nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë së Lirisë thotë se argumenti i penalizimit është se ka shkelur një pikë të rregullores që thekson se nuk lejohet “komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”.

Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.

Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.

Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz criminal të fabrikuar me shpifje dhe kallzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.

“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.

Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.

The post “Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut appeared first on Euronews Albania.

Pesë mënyra se si ta rrisni kapacitetin intelektual

4 July 2025 at 22:30

Nëse dëshironi të arrini sukses, duhet të investoni fillimisht në vetvete. Sa më i madh të jetë ky investim, aq më të përgatitur do të jeni për pozita të suksesshme

Karrierën mund ta zgjeroni vetëm në masën që zgjeroni njohuritë tuaja. Lajmi i mirë është se koha që i kushtoni zhvillimit personal varet krejtësisht nga ju.

Nëse dëshironi, do të investoni në vetvete; nëse jo, do të kënaqeni me pozitën që keni momentalisht.

Më poshtë gjeni disa nga mënyrat më të thjeshta për të rritur kapacitetet intelektuale dhe inteligjencën emocionale:

Zgjeroni horizontet tuaja

Duke zgjeruar horizontet, do të njoftoheni me mundësi të reja. Kjo mund të bëhet lehtësisht, vizitoni vende të reja, zgjidhni një rrugë tjetër për në punë, apo edhe përdorni dorën jo dominante për veprime të përditshme.

Kënaquni duke lexuar

Shumë njerëz fokusohen në sukses dhe harrojnë argëtimin dhe relaksimin. Rritja personale nuk do të thotë vetëm lexim i detyrueshëm. Çfarëdo lloj leximi, mister, trillim, poezi, stimulon imagjinatën, zgjeron fjalorin dhe forcon trurin. Gjithashtu, ju ndihmon të bëheni lexues dhe komunikues më të mirë, transmeton Telegrafi.

Ushtrojeni trurin

Ekzistojnë shumë teknika dhe aplikacione për ta mbajtur mendjen të mprehtë. Lojërat dhe ushtrimet që rrisin neuroplasticitetin e trurit ndihmojnë në zhvillimin e aftësive mendore.

Vazhdimisht mësoni

Gjithmonë ka diçka të re për të mësuar. Sa më shumë që mësoni, aq më i përgatitur do të jeni për të qenë strateg i shkëlqyeshëm. Mësimi rrit vetëbesimin, aftësitë dhe talentin tuaj, dhe ju mundëson të punoni më mençur, jo më shumë.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik jo vetëm ju formëson trupin, por përmirëson edhe funksionimin e trurit. Truri funksionon më mirë kur është i furnizuar me oksigjen. Ushtrimet fizike përmirësojnë memorien dhe përqendrimin.

Përveç këtyre mënyrave, sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë dhe të kujdeseni për veshjen tuaj! /Telegrafi/

The post Pesë mënyra se si ta rrisni kapacitetin intelektual appeared first on Telegrafi.

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

4 July 2025 at 16:53

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar se testi fizik për shtatë kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të zhivllohet më 10 Korrik. Testi fizik do të bëhet në ambientet sportive të repartit RENEA dhe kandidatët duhet të superojnë 300 metra spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe […]

The post Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik appeared first on BoldNews.al.

Nga festa në kaos: Pamje dramatike të një sherri që shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi

30 June 2025 at 13:54

Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sherri ndodhi gjatë një feste të ashtuquajtur “White Party”.

Aty, disa të rinj pa bluza dhe të veshur me pantallona të bardha u përfshinë në një sherr me disa burra më të moshuar, gjithashtu të veshur në të bardha.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej tyre godet me grusht fytyrën e një tjetri, ndërsa turma që i rrethonte i shikon me habi.

Një anëtar i stafit të lokalit u përpoq të shuante përplasjen duke hedhur një kovë me ujë të ftohtë mbi turmën, por pa sukses.

Sipas një komenti në rrjetet sociale, sherri nisi pasi dikush kërkoi hapësirë për të bërë një foto.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen. /Telegrafi/

The post Nga festa në kaos: Pamje dramatike të një sherri që shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi appeared first on Telegrafi.

Përleshje me thikë në Shtime, arrestohen pesë persona

22 June 2025 at 11:52

Pesë persona janë arrestuar nga policia pas një përleshjeje që ndodhi në orët e mbrëmjes së 20 qershorit në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime, ku dy persona pësuan lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku për shkak të një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë, dy grupime u konfliktuan fizikisht, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë.

Viktimat janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, hetuesit rajonalë dhe njësitet policore kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe më 21 qershor, rreth orës 22:40, kanë arrestuar pesë të dyshuarit: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), si dhe dy të miturit A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).

Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte konflikte të mëhershme, ndërsa tre të dyshuarit e rritur janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit rajonalë. /Telegrafi/

The post Përleshje me thikë në Shtime, arrestohen pesë persona appeared first on Telegrafi.

Studimi: Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike

By: gaze tare
20 June 2025 at 08:15

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kyushus në Japoni dhe Universiteti i Torontos ka zbuluar se aktiviteti fizik i vazhdueshëm mund të ndihmojë në zbehjen e kujtimeve traumatike apo të lidhura me varësinë.

Studiuesit testuan këtë teori te minjtë, të cilëve u ishin dhënë tronditje elektrike, duke shkaktuar tek ta sjellje të ngjashme me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), si frikë, ankth dhe shmangie të mjediseve që lidhen me traumën. Kur minjtë u lanë të ushtronin, ata filluan të prodhonin më shumë neurone në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, zonë kyçe për kujtesën dhe simptomat e traumës u pakësuan ndjeshëm.

Madje, edhe ndërhyrja gjenetike për të përshpejtuar prodhimin e neuroneve dha rezultate pozitive, ndonëse jo aq efektive sa aktiviteti fizik.

E njëjta metodë u aplikua edhe për sjellje të lidhura me varësinë. Minjtë që më parë shfaqnin preferencë për një dhomë të lidhur me përdorimin e kokainës, pas rritjes së neurogjenezës, nuk tregonin më të njëjtën tërheqje ndaj saj.

Sipas studiuesve, rezultatet hapin rrugën për trajtime të reja ndaj PTSD-së dhe varësive, duke u fokusuar në riformësimin e lidhjeve në tru. Por deri atëherë, aktiviteti fizik mbetet një mënyrë e fuqishme dhe lehtësisht e arritshme për të ndihmuar trurin të çlirohet nga e shkuara.

The post Studimi: Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike appeared first on iconstyle.al.

Teknologjia kuantike, Gjinushi: Nxitje bashkëpunimit të fizikanëve shqiptarë brenda e jashtë vendit

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u zhvillua më 2-3 qershor konferenca e tretë ndërkombëtare e Institutit Kombëtar të Fizikës (IKF). Meqenëse 2025-a është shpallur viti ndërkombëtar i teknologjisë kuantike, konferenca pati në fokusin e saj arritjet madhore në këtë fushë qendrore të fizikës.

Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i cili vlerësoi rolin e IKF-së si një qendër bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Gjinushi theksoi angazhimin e ASHSH-së në përballimin e sfidës së emigrimit të trurit dhe në promovimin e dijeve bashkëkohore në fizikë, duke nxitur ekselencën dhe krijimin e një hapësire të përbashkët për fizikanët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Gjinushi nënvizoi gjithashtu përfshirjen aktive të shkencëtarëve shqiptarë të diasporës, të cilët kontribuojnë në punën e IKF-së njësoj sikur të ishin në Shqipëri.

Seanca e parë plenare, me temë “Fizika kuantike”, u moderua nga drejtoresha e IKF-së, akad. Mimoza Hafizi.

Në këtë seancë, akademiku Rexhep Meidani prezantoi referatin e tij mbi problemin e matjes në teorinë kuantike, ndërsa akademiku Floran Vila dhe prof. dr. Fatos Ylli sollën kumtesën mbi kontributin e teorisë kuantike në strukturën atomike dhe aplikimet praktike të saj.

Më tej, në të njëjtën seancë, prof. dr. Robert Mochkovitch nga Instituti i Astrofizikës në Paris foli mbi “Shpërthimet e rrezeve gamma – shpërthimet më të fuqishme në Univers”, ndërsa Silvano Tosi nga Universiteti i Gjenovës paraqiti temën mbi misionin “Euclid” dhe studimin e universit të errët.

Sesioni i dytë, i moderuar nga Silvano Tosi, përfshiu prezantimet e studiuesve: Albi Kerbizi (Universiteti Lund & INFN Trieste), Sefer Avdiaj (Universiteti i Prishtinës) dhe Dalin Boriçi (Universiteti Paris Cité), me tema që përfshinin ndërveprimet elektron-elektron në kavitete të modifikuara, fazat kuantike fraksionale të Hall-it, dhe modelimin e korrelacioneve kuantike.

Sesioni i tretë dhe i katërt i ditës së parë, të moderuara nga prof. Dodë Prenga (Departamenti i Fizikës, FSHN) dhe dr. Margarit Gjoka (INN, NCSR Demokritos, Greqi), iu kushtuan fizikës së trupit të ngurtë dhe shkencës së materialeve. Në to referuan studiues të njohur si: Karolina Głoëacka (Universiteti i Varshavës), Orion Çiftja (Prairie View A&M University, SHBA), Toni Shiroka (PSI & ETH Zyrih), Ardian B. Gojani (Secopta analytics, Gjermani), Orion Gërguri (PSI, Zvicër), dhe Mario Frakulla (Universiteti Drexel, SHBA).
Dita e dytë e konferencës përfshiu dy sesione tematike: “Fizika kompjuterike, simulimet dhe fizika mjekësore”, i moderuar nga dr. Albi Kerbizi, dhe “Kozmologji dhe astrofizikë”, i moderuar nga prof. dr. Robert Mochkovitch. Në këto sesione morrën pjesë studiues nga universitete dhe spitale kërkimore shqiptare dhe të huaja si: prof. dr. Hiqmet Kamberaj, prof. as. dr. Klaudio Peqini, dr. Xhulia Dosti, dr. Ervis Telhaj, prof. as. dr. Lindita Hamolli, Ester Oshafi, prof. as. dr. Odeta Çati, dr. Mendrit Latifi, Marsida Laze dhe dr. Alba Domi.

Në mbyllje të konferencës dyditore, u paraqitën konkluzionet mbi rëndësinë e shpërndarjes së rezultateve më të fundit të kërkimit shkencor në fizikë dhe teknologjinë kuantike, duke përfshirë edhe mësimdhënien. U diskutua gjithashtu mbi konsolidimin e rrjetit të bashkëpunimit ndërmjet fizikanëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të IKF-së me anëtarë të rinj.

Kjo ishte konferenca e tretë ndërkombëtare e organizuar nga IKF, pas atyre të mbajtura në shkurt 2022 dhe prill 2023, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë edicion u realizuan 24 prezantime nga 70 studiues të njohur: 17 nga Shqipëria, 4 nga trojet shqiptare, 10 fizikanë shqiptarë të diasporës dhe 39 studiues të huaj nga institucione prestigjioze europiane dhe amerikane, si: Robert Mochkovitch (Instituti i Astrofizikës, Paris), Silvano Tosi (Universiteti i Gjenovës), dhe përfaqësues të CERN-it.

/k.s/a.f/

The post Teknologjia kuantike, Gjinushi: Nxitje bashkëpunimit të fizikanëve shqiptarë brenda e jashtë vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim

3 June 2025 at 16:52

Ushtrimet fizike mund të ulin rrezikun e vdekjes tek pacientët me kancer me një të tretën, të ndalojnë rikthimin e tumoreve dhe janë madje më efektive se ilaçet, sipas rezultateve të një studimi historik që mund të transformojë udhëzimet shëndetësore në mbarë botën.

Për dekada me radhë, mjekët kanë rekomanduar një stil jetese të shëndetshëm për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit. Por deri tani ka pasur pak prova mbi ndikimin e këtij stili jetese pas diagnostikimit, dhe pak mbështetje për përfshirjen e ushtrimeve në rutinën e pacientëve.

Tani një studim i parë në botë, që përfshiu pacientë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Franca, Kanadaja dhe Izraeli, ka zbuluar se një regjim i strukturuar ushtrimesh pas trajtimit mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e vdekjes, të rikthimit të sëmundjes apo zhvillimit të një kanceri të ri, shkruan The Guardian.

Rezultatet u prezantuan në Çikago, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologji Klinike (ASCO), konferenca më e madhe e kancerit në botë, dhe u botuan në New England Journal of Medicine.

Për herë të parë në historinë mjekësore, ka prova të qarta se ushtrimet janë më të mira në parandalimin e rikthimit të kancerit dhe vdekjes sesa shumë nga ilaçet që aktualisht përshkruhen për pacientët, tha një nga mjekët më të njohur të kancerit në botë.

Dr. Julie Gralow, drejtoreshë mjekësore e ASCO, e cila nuk ishte e përfshirë në studimin dhjetëvjeçar, tha se cilësia e të dhënave ishte “në nivelin më të lartë të provave shkencore” dhe se ato do të çonin në “një ndryshim të madh në mënyrën si kuptohet rëndësia e inkurajimit të aktivitetit fizik gjatë dhe pas trajtimit”.

Pacientët që filluan një regjim të strukturuar ushtrimesh me ndihmën e një trajneri personal apo këshilluesi shëndetësor pas përfundimit të trajtimit, patën një rrezik 37% më të ulët për të vdekur dhe një rrezik 28% më të ulët për rikthimin apo zhvillimin e një kanceri të ri, në krahasim me ata që morën vetëm këshilla për stilin e jetesës, zbuloi studimi.

E pyetur për të vënë në kontekst efektin e ushtrimeve tek pacientët me kancer, Gralow tha: “Seancës ku u prezantua i vumë titullin ‘Po aq efektive sa një ilaç’. Unë do ta kisha titulluar ‘Më e mirë se një ilaç’, sepse nuk ka të gjitha efektet anësore”.

“Është një përfitim në të njëjtën përmasë si shumë ilaçe që miratohen për një efekt të tillë – 28% ulje e rrezikut të rikthimit, 37% ulje e rrezikut të vdekjes. Ilaçet miratohen edhe për më pak se kaq, dhe janë të shtrenjta dhe toksike”.

“Kur fillova para tre dekadash, ishte ende koha kur i thoshim pacientëve të jenë të kujdesshëm gjatë kimioterapisë. Kjo është përmbysur,” shtoi ajo. “Do të thoja që [ushtrimet] janë më të mira se një ilaç”.

Në këtë studim, studiuesit përfshinë 889 pacientë me kancer koloni nga viti 2009 deri në 2023. Shumica (90%) kishin sëmundje të stadit të tretë. Pacientët u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori pjesë në një program të strukturuar ushtrimesh (445 veta), ndërsa grupi tjetër mori vetëm një broshurë për stilin e jetesës së shëndetshme (444 veta).

Grupi i ushtrimeve punoi me një trajner personal dy herë në muaj për seanca trajnimi dhe ushtrimesh të mbikëqyrura, dhe më vonë një herë në muaj, për gjithsej tre vjet.

Pacientët u ndihmuan për të arritur objektiva specifike ushtrimesh. Qëllimi javor ishte ekuivalenti i tre deri në katër ecjeve nga 45 deri në 60 minuta, por pacientët mund të zgjidhnin vetë si të bëheshin më aktivë. Disa zgjodhën të bënin kajak apo ski, për shembull.

Pas pesë vjetësh, pacientët në grupin e ushtrimeve kishin një rrezik 28% më të ulët për kancer të ri apo rikthim, krahasuar me grupin tjetër. Pas tetë vjetësh, të njëjtët pacientë kishin një rrezik 37% më të ulët për të vdekur sesa ata që kishin marrë vetëm broshurën.

“Pas operacionit dhe kimioterapisë, rreth 30% e pacientëve me kancer të zorrës së trashë në stadin e dytë me rrezik të lartë dhe në stadin e tretë do të përjetojnë rikthimin e sëmundjes,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Christopher Booth nga Universiteti Queen’s në Kingston, Kanada. “Si onkologë, një nga pyetjet më të zakonshme që na bëjnë pacientët është: ‘Çfarë tjetër mund të bëj për të përmirësuar rezultatin tim?’”

“Këto rezultate tani na japin një përgjigje të qartë: një program ushtrimesh që përfshin një trajner personal do të ulë rrezikun e kancerit të ri apo rikthimit, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të ndihmojë të jetoni më gjatë”.

Prof. Charles Swanton, shefi klinik i organizatës Cancer Research UK, e cila financoi pjesën britanike të studimit, tha: “Ky studim mbresëlënës tregon fuqinë e ushtrimeve për të transformuar shëndetin e njerëzve dhe për të rritur shanset e tyre për të mbijetuar pas trajtimit të kancerit. Për një ndërhyrje që nuk është ilaç, ushtrimet ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme për pacientët.”

Për disa pacientë, “aktiviteti fizik mund të jetë faktori që ndryshon rrjedhën e rikuperimit të tyre”, shtoi Swanton. “Zbulimet sugjerojnë që onkologët duhet të konsiderojnë rekomandimin e një programi të strukturuar ushtrimesh pas operacionit për të përmirësuar shanset e mbijetesës.”

“Por është e rëndësishme të kujtojmë se ushtrimet nuk janë zgjedhja më e mirë për të gjithë. Këshilla ime për pacientët me kancer është të flasin me mjekun përpara se të fillojnë ndonjë aktivitet të ri fizik”.

Zbulimet pritet të ndryshojnë praktikën globale, me mjekë nga e gjithë bota që po inkurajohen të diskutojnë programet e ushtrimeve me pacientët e tyre pas trajtimit, thanë onkologët në Çikago.

Edhe pse ky studim përfshiu vetëm pacientë me kancer koloni, Gralow tha se nuk ka arsye për të menduar se rezultatet nuk janë të zbatueshme edhe për lloje të tjera të kancerit. Booth tha se do të nevojiten studime për kancere të tjera, por shtoi se të dhënat sugjerojnë një incidencë më të ulët të kancerit të gjirit dhe prostatës në grupin e ushtrimeve.

“Ushtrimet si ndërhyrje janë një zgjedhje e qartë dhe duhet të zbatohen gjerësisht”, tha Dr. Pamela Kunz nga Yale School of Medicine.

Duke reaguar ndaj zbulimeve, Prof. Sir Stephen Powis, drejtor mjekësor kombëtar i NHS England, tha se ishte “jashtëzakonisht emocionuese” që ushtrimet e përshtatura pas trajtimit mund të jenë “jetëndryshuese”.

“Këto zbulime historike sugjerojnë se hapa të përqendruar drejt aktivitetit fizik, nga ecjet deri te ushtrimet, mund të rrisin aftësinë e trupit për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit dhe të ndihmojnë në shpëtimin e më shumë jetëve”.

“Të qenët më aktiv ka përfitime të mëdha: ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, forcon sistemin imunitar, ul inflamacionin dhe përmirëson humorin – dhe tani është inkurajuese të shohësh që ushtrimet me të vërtetë mund të ndihmojnë më shumë njerëz të mbijetojnë nga kanceri”. /Telegrafi/

The post Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim appeared first on Telegrafi.

Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike

By: Oldi
2 June 2025 at 14:42

Avokati i kryetarit të PD-së, Genc Gjokutaj shkruan se disa deputetë të PD-së, të cilët u rikthyen si të penduar, po tentojnë ta riasgjësojnë Berishën. Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjokutaj paralajmëron se përballja me ta tani do të jetë fizike dhe jo online si deri dje. Statusi i Gjokutajt: “Doktor […]

The post Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike appeared first on BoldNews.al.

Formë e re llogaritjeje/ Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

By: V K
28 May 2025 at 07:45

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë.

Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh.

Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit.

Më parë, personat fizikë me fitime në këto nivele paguan tatim fitimi prej 15% për të gjithë shumën. (në rastin konkret, 15% e 20 mln lekë).

Në këtë mënyrë tatim fitimi për personal fizikë që deklarojnë fitime mbi 14 mln lekë në vit, barazohet me ato të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive anonime, që paguajnë 15% tatim fitimi dhe më pas 8% për pjesën e fitimit që shpërndajnë si dividend. (në fakt, duke qenë se personat fizikë nuk shpërndajnë dividend, ata do të jenë të detyruar të paguajnë 23% për gjithë shumën mbi 14 mln lekë, ndryshe nga shpk-të dhe SHA-të që mund të mos shpërndajnë dividend, ose të shpërndajnë një pjesë të fitimit si dividend).

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rang kombëtar janë më pak se 400 tatimpagues persona fizikë që realizojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë dhe përfshihen në këtë skemë tatimore me normë deri në 23%. Nga administrata tatimore këtyre subjekteve iu është dërguar një mesazh i personalizuar.

“Administrata Tatimore ju bën me dije se, duke qenë se jeni person fizik dhe keni realizuar për vitin 2024 një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, duhet të mbani në vëmendje llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, në përputhje me nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky ndryshim bazohet në nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe sjell një sistem tatimi progresiv mbi fitimin neto vjetor të këtyre individëve.

Regjimi i ri tatimor do të zbatohet për personat fizikë që kanë realizuar mbi 14 milionë lekë fitim neto për 2024, ndërsa tatime do të paguhet nga muaji mars i 2025-s.

Pika 2 e nenit 24 të ligjit parashikon se të ardhurat neto të tatueshme (pra, fitimi pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara) për personat fizikë do të tatohet me norma progresive, si: për bazën tatimore vjetore (fitimi neto) deri në 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 15% dhe mbi 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 23%.

Si do të llogaritet tatimi?

Sipas sqarimeve të administratës tatimore, kjo do të thotë se vetëm pjesa e fitimit që kalon kufirin prej 14 milionë lekësh tatohet me 23%. Pjesa deri në 14 milionë lekë tatohet me 15%.

Është e rëndësishme të kuptohet se tatimi i ri nuk zbatohet mbi të ardhurat bruto (shitjet apo xhiroja totale), por mbi fitimin neto, që llogaritet si:

Fitimi neto = Të ardhura totale – Shpenzime të lejuara

Nëse një person ka 14,000,001 lekë të ardhura dhe 1 lekë shpenzim, fitimi është 14,000,000 lekë, do të tatohet me 15%.

Vetëm kur fitimi kalon 14 milionë lekë, do të zbatohet norma 23% për shumën shtesë.

Personat fizikë që realizojnë të ardhura vjetore (xhiro apo shitje) deri në 14 milionë lekë, përfitojnë përjashtim nga tatimi mbi fitimin deri në vitin 2029.

Shembull si llogaritet tatimi për fitimin mbi 14 mln lekë

Bazuar në Udhëzimin Nr. 26, datë 8.9.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT (Ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 4.2.22025

Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit.

24.3 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

24.4 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë.

Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Më parë ky biznes paguante tatim fitim prej 3 milionë lekë (15%*20 mln lekë), pra në rastin konkret do të paguajë 480 mijë lekë më shumë, me një rritje prej 1.6%./ Monitor

The post Formë e re llogaritjeje/ Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Për definim të trupit pushoni më shkurt mes ushtrimeve; për forcë pushoni më gjatë

27 May 2025 at 23:50

Në përpjekjen e përhershme për të ulur përqindjen e dhjamit në trup dhe për të arritur një definim më të madh muskulor, super-setet janë kthyer në një metodë shumë të preferuar nga entuziastët e fitnesit

Super-setet, që nënkuptojnë kryerjen e dy ushtrimeve njëra pas tjetrës pa pushim, e mbajnë pulsin e zemrës të lartë, e shtyjnë trupin drejt lodhjes së thellë muskulore dhe e nxisin metabolizmin të funksionojë në mënyrë të përshpejtuar – gjë që ndihmon në djegien e yndyrës dhe përmirësimin e kompozicionit trupor.

Megjithatë, nëse qëllimi juaj është rritja e forcës muskulore dhe performancës, atëherë qasja duhet të jetë tjetër.

Një studim i fundit nga shkencëtari i njohur i ushtrimeve fizike, Dr. Brad Schoenfeld, ka përfshirë dy grupe të peshëngritësve në të njëjtin program trajnimi tetë-javor, me një ndryshim të vetëm: kohëzgjatjen e pushimit mes seteve.

• Grupi i parë kishte vetëm 60 sekonda pushim ndërmjet ushtrimeve.
• Grupi i dytë pushonte nga 2 deri në 4 minuta ndërmjet seteve.

Rezultati?

Grupi që pushonte më gjatë pati përfitime dukshëm më të mëdha në forcë muskulore, veçanërisht në ushtrime si squat, bench press dhe deadlift, transmeton Telegrafi.

Pse ndodh kjo?

Pushimi më i gjatë lejon rigjenerimin më të mirë të sistemit nervor qendror dhe furnizimin më të plotë të muskujve me energji (ATP), çka bën të mundur që të ngriten pesha më të rënda në setet pasuese – gjë që është thelbësore për ndërtimin e forcës.

Përmbledhje praktike:

• Nëse qëllimi juaj është të bini në peshë dhe të definoni muskujt: përdorni super-sete me pushime të shkurtra (30–60 sekonda).
• Nëse doni të fitoni forcë dhe të përmirësoni performancën fizike: pushoni më gjatë (2–4 minuta), veçanërisht në ushtrime me pesha të rënda.

Kombinimi i dy qasjeve, në varësi të fazës së trajnimit dhe objektivave tuaj, mund të jetë çelësi i suksesit afatgjatë në fitnes. /Telegrafi/

The post Për definim të trupit pushoni më shkurt mes ushtrimeve; për forcë pushoni më gjatë appeared first on Telegrafi.

Goditi komisionerin në KZAZ-në e Kasharit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin

17 May 2025 at 12:10

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Më 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025.

“Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik.

Pas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushte dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht”, transmeton Tch.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

The post Goditi komisionerin në KZAZ-në e Kasharit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin appeared first on Telegrafi.

Përplasje në numërim votash në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

By: user7
15 May 2025 at 14:33

Një përplasje është shënuar në një nga qendrat e numërimit të votave në kryeqytet, konkretisht në zonën e Kasharit.

Sipas raportimeve një nga vëzhguesit e Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ)

Ngjarja ka krijuar tension dhe si pasojë ka sjelë edhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

The post Përplasje në numërim votash në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ appeared first on Lapsi.al.

Përplasje fizike në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Agron Shehaj akuzon për manipulim votash, vëzhguesit përplasen me policinë (VIDEO)

By: V K
13 May 2025 at 15:36

Ditën e sotme kanë vijuar tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike, ku ka pasur përplasje fizike dhe ndërhyrje me forcë të policisë në ambientet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ku po zhvillohet numërimi i votave.

Partia ‘Mundësia’, ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar.

Sipas drejtuesve të partisë, fletët e votimit janë me dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të se kanë ngjyrë tjetër, ç`ka sipas tyre është një pretekst për t’i nxjerrë jashtë loje.

Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë jashtë, ndërsa është kërkuar që të largohen edhe gazetarët.

Brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm Belind Këlliçi, kandidat i Partisë Demokratike dhe kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj.

 

 

The post Përplasje fizike në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Agron Shehaj akuzon për manipulim votash, vëzhguesit përplasen me policinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lil Wayne akuzohet nga ish partnerja për dhunë fizike

By: user 10
12 May 2025 at 16:57

E dashura e Lil Wayne, Denise Bidot pretendoi në rrjetin e saj Instagram të dielën se reperi i njohur i “A Milli” ishte ndarë me atë me mesazh dhe e kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia së bashku me vajzën e saj 16-vjeçare, Joselyn Adams.

“Të ndahesh me dikë në Ditën e Nënës është djallëzore,” shkroi ajo. “ Zoti gjithmonë më ndihmon të kaloj gjithçka. Ec me besim.”

Më pas Bidot publikoi një video ku shpjegon se çfarë kishte ndodhur:

Wayne në fakt më nxori jashtë mua dhe vajzën time në Ditën e Nënës, ndërkohë që unë sapo jam shëruar nga një ndërhyrje kirurgjikale. Janë vetëm pesë javë që nga operacioni im për ‘mommy makeover’. Nuk mund të ngre as kutitë.”

Ai dërgon ndihmësit e tij për të na nxjerrë jashtë dhe më ndahet me mesazh në Ditën e Nënës. Dhe ditëlindja e vajzës është javën tjetër. Ndërkohë unë udhëtoj për në New York për fushatën e Sports Illustrated. Jam totalisht e tronditur emocionalisht.”

Ajo kërkoi ndihmën e ndjekësve për rekomandime avokatësh dhe pretendoi se Wayne po sillte dy femra të tjera në shtëpi, përveç atyre që tashmë kishte.

“Kam qenë mbështetëse deri në fund për këtë njeri, e kam dashur pafund,” tha ajo.

Ti më solle nga New Yorku, më çove në një vend të ri për këtë marrëzi? Është e pabesueshme. Këta burra vërtet përfitojnë.”

Më pas Denise pretendoi se fituesi i pesë çmimeve Grammy kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Ky njeri më ka prekur me dorë,” tha ajo. “Nuk është vetëm abuzimi emocional. Ai më ka goditur fizikisht.”

Ata gjithmonë thonë se jemi budallaqe për dashurinë. Mendova se ishte gabim. Por e di që ka gra të tjera që ai i ka goditur.”

Lil Wayne dhe Denise u takuan në vitin 2019 dhe e bënë publike lidhjen në vitin 2020. Ata u ndanë në 2022, por nuk është e qartë kur janë ribashkuar.

 

The post Lil Wayne akuzohet nga ish partnerja për dhunë fizike appeared first on Lapsi.al.

Ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat në tremujorin e fundit

11 May 2025 at 23:52

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat që janë në tremujorin e fundit të shtatzënisë

Ka një kohë të gjatë prej se shkencëtarët kishin treguar që aktiviteti i moderuar fizik është shumë fitimprurës për shtatzënat, në veçanti për parandalimin e komplikimeve shëndetësore.

Por, kishte pasur më shumë dilema për ushtrimet më intensive, e në veçanti gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, ku shumica e femrave ndalojnë vrapimin apo shkuarjen në palestër nga frika e dëmeve.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se këto ushtrime janë të sigurta për gratë shtatzëna dhe bebet e tyre, madje edhe në tremujorin e tretë, transmeton Telegrafi.

Çfarë nënkuptojnë ushtrimet energjike?

Në parim, kjo nënkupton të ushtroni me një intensitet ku keni vështirësi të bisedoni me dikë, por që prapëseprapë menaxhoni ta thoni një fjali.

Ushtrime të tilla janë vrapimi apo ushtrimet me intervale në biçikletë rrotulluese (spin bike). /Telegrafi/

The post Ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat në tremujorin e fundit appeared first on Telegrafi.

Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia dhe pezullohet votimi

By: user 11
11 May 2025 at 11:24

Në një qendër votimi në Lushnjë ka patur përplasje fizike mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e Partisë Demokratike janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Ndërkohë, pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.

“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.

The post Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia dhe pezullohet votimi appeared first on Lapsi.al.

Ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të bashkëshortit/ Procedohet në gjendje të lirë 41-vjeçarja

29 April 2025 at 11:14

Një 41-vjeçare në Berat është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit 15-vjeçar të bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit 15-vjeçar të bashkëshortit të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia.

The post Ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të bashkëshortit/ Procedohet në gjendje të lirë 41-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌