Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se problemet kryesore në vend lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për kapje të shtetit dhe lidhje me krimin.
“Ne problemin e kemi me Ramën, sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin. Policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë,” u shpreh Gjokutaj.
Sipas tij, Rama nuk ka asnjë meritë në drejtimin e shtetit dhe çdo bilanc është negativ. Ai vlerësoi se institucionet vendase nuk merren me problemet reale, siç është vjedhja e votës, por fokusohen në çështje dytësore.
“Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës. Është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës,” shtoi ai.
Gjokutaj e cilësoi këtë si një shqetësim kombëtar dhe i bëri thirrje opinionit publik të reflektojë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. “Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…”, përfundoi avokati.
Gjokutaj:
Ne problemin e kemi me Ramën sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin, policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë, nuk ka një meritë ky në drejtimin e këtij shteti, sepse bëhet një bilanc, bilanci është negativ.
Shikoni sot, shikoni rezolutat e tjera, se këtu trumpetohet.
Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës, dhe është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës.
Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…
The post “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin appeared first on Sot News | Lajme.