Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ulliri “çel” Berishën/ Mbron gjyqtaren që do ta gjykojë, denigron të tjerët

7 July 2025 at 15:46

TIRANË- Degët e ullirit e çelën lulen e parë. Doktor Berisha Doktori përshëndeti vendimin e gjyqtares Elsa Ulliri, kushërirës së deputetes demokrate Andia Ulliri, për lirimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi pas 2 vitesh arrest shtëpie.

“Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. I burgosur politik në mënyrë absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti.

Ndonëse Ulliri një javë më parë deklaroi konflikt interesi, nën këtë konflikt ia bëri nderin e parë doktorit, që pritet ta pasojë dhe gjatë gjykimit të çështjes ku të pandehur janë ai vetë dhe dhëndri.

Dhe ky i fundit ia shpërblen. Gjithë kolegët e Ullirit ia quan mercenarë të Ramës, përveç saj.

“Si një njeri, zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 gjer në fund, 300 e sa statuse në Facebook. Të gjitha kishin në epiqendër Ramaduron apo kreun e krimit të shekullit. Dhe për të gjitha këto, Edi Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, me ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit si Kraja, me Enkelejda Fetahun, simotrën e gjykatëses banditë të Suel Çelës, e mbajtën në hakmarrje dy vite në arrest shtëpie.”

Por krahas drejtësisë, doktorit i ka ngelur sharra tek farsa. Sërish nxori video nga Elbasani, dhe për farsën aty kësaj radhe fajësoi Suel Çelën.  Por sërish vlen e njëjta pyetje, ku ishin komisionerët e PD për te mbrojtur votat e zgjedhësve të tyre?.

“Është zonë krimi. S’mund të rrezikonin kokën. Se këta të kërcënojnë. S’dihet ku gdhihesh nesër.”, tha ai/abcnews.al

 

Kërkoi dorëheqje nga çështja “Partizani”/ GJKKO shpall vendimin për gjyqtaren Elsa Ulliri

7 July 2025 at 13:20

GJKKO ka liruar nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin lidhur me aferën ‘Partizani’.

Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”. Gjykata ka pranuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë të Malltezit, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.

Ndërkohë, mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri, kryesuese e treshes që do të gjykojë dosjen ‘Partizani’, e cila kërkoi tërheqjen me argumentin se ishte kushërirë e deputetes demokrate Andia Ulliri.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

The post Kërkoi dorëheqje nga çështja “Partizani”/ GJKKO shpall vendimin për gjyqtaren Elsa Ulliri appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak

By: BIRN
7 July 2025 at 13:56

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën të lirojë nga ‘arresti shtëpiak’ Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit dhe liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Elsa Ulliri dhe me anëtarë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, në këmbim të një garancie pasurore […]

The post Gjykata liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak appeared first on Reporter.al.

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

30 June 2025 at 21:49

Avokati  Sali Berishës, Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log.” për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, ku i pandehur është marrë edhe lideri demokrat. Gjokutaj tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës, duke shtuar se gjykimet nuk kanë limit kohor dhe mund të shtyhen. Avokati u ndal te […]

The post Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca e parë e dosjes “Partizani” ndaj Berishës dhe Malltezit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Seanca e parë gjyqësore e parashikuar për t’u mbajtur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë.

Seanca është shtyrë për në datën 21 korrik ora 10:30. Berisha nuk u paraqit në seancë me argumentimin se nuk ishte njoftuar, ndërsa mungoi edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, u paraqit në seancë. Në një prononcim për gazetarët Malltezi e konsideroi gjykimin për këtë çështje një farsë.

“Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë”, tha Malltezi pas seancës së sotme.

Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha u njoftua vetëm tre ditë para seancës, ndërkohë që policia e kishte në dorë njoftimin që dy javë para.

“Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten. Sipas kodit duhej të vinte para 10 ditësh. Që në këtë moment shikojmë që shteti bën farsa. Policia e kishte para 2 javësh. Kishte dy javë kohë që mund ta sillte, e ka sjellë tre ditë para”, tha Malltezi.

Nga ana tjetër gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen e saj nga shqyrtimi i dosjes “Partizani”.

Në këtë dosje ish-kryeministri Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Nën akuzë për dosjen “Partizani” janë edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhr Andia Pustina.

Në gjykim janë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q/j.p/

The post Shtyhet seanca e parë e dosjes “Partizani” ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkesa e Elsa Ullirit për të lënë dosjen “Partizani”/ GJKKO: Çdo vendim i marrë…

30 June 2025 at 11:20

Gjykata bën me dije se çdo informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.

“Në këtë seancë, trupi gjykues do të relatojë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë për dorëheqje nga gjyqtarja si dhe do të komunikohet çdo vendim i marrë nga titullari i gjykatës, në rast se ka një të tillë,” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkohë mësohet se Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Njoftimi i plote i GJKKO

Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje.

The post Kërkesa e Elsa Ullirit për të lënë dosjen “Partizani”/ GJKKO: Çdo vendim i marrë… appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkesa e Elsa Ullirit për dorëheqje nga gjykimi i dosjes Partizani, Gjokutaj: Muhabete korridoresh

By: Ela
30 June 2025 at 11:07

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj foli për mediat pasi GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësore për aferën Partizani. I pyetur për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t’u dorëhequr nga gjykimi i kësaj dosjeje, Gjokutaj tha se ajo sot ka drejtuar seancën dhe shton se këto janë muhabete korridoresh. “Ajo ishte në seancë. Për sa […]

The post Kërkesa e Elsa Ullirit për dorëheqje nga gjykimi i dosjes Partizani, Gjokutaj: Muhabete korridoresh appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’ju njoftojmë për vendimin

By: V K
30 June 2025 at 11:37

GJKKO ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit mediatike, ku përflitet një kërkesë për dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në dosjen “Partizani”.

Gjykata e posaçme bën me dije se çdo vendimmarrje do të bëhet zyrtare në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.

“Në këtë seancë, trupi gjykues do të relatojë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë për dorëheqje nga gjyqtarja si dhe do të komunikohet çdo vendim i marrë nga titullari i gjykatës, në rast se ka një të tillë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

The post Gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’ju njoftojmë për vendimin appeared first on Albeu.com.

Dosja Partizani, gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD

By: user 11
30 June 2025 at 09:54

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Ajo argumenton si arsye se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

The post Dosja Partizani, gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD appeared first on Lapsi.al.

Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo

3 June 2025 at 12:27

Nga Frrok Çupi

Se çfarë do të ndodhte sikur në drurin e ullirit me të cilin do të krijohet mobilja, të fshihet një krimb. Flutura e vogël do ta hajë pak nga pak derën e garderobës, dhe do ta lërë çiftin pa gjumë disa vjet. Është aq nervozuese ajo gërr-gërr-gërr! E njëjta gjë do të ndodhte me muret e pallatit, edhe sikur 200 metra të jetë. Një masë inerte, baltë a një gjë tjetër, të lihet brenda gjigandit, ai një ditë do të anohej për nga balta.

Kështu do të ndodhë edhe me gjyqin që do të kryesojë gjykatësja Elsa Ulliri ndaj korrupsionit të Berisha &Co.

Gjithë përralla që kemi përpara nis me grupfjalëshin: ‘Se çfarë do të ndodhë?’.

Është e pamundur të mos ndodhë gjë.

Që të mos ndodhë gjëja e keqe, duhet që menjëherë gjykatësja Ulliri të japë dorëheqjen. Rruga pas kësaj është tjetër gjë. Zonjën Ulliri, një gjykatëse e re dhe sigurisht e zonja përderisa është përzgjedhur për në Gjykatë Speciale, që dje kur u hodh shorti i gjyqit të Sali Berishës, e kanë të gjithë në bisedë.

Shkaku i parë i bisedës, që në fakt quhet dyshim ndaj Drejtësisë dhe jo një bisedë dosido, është ky: Gjyqtarja Ulliri është njeri i afërt me deputeten e Berishës, Andia Ulliri, dmth., afër me Berishën. Mirëpo vetëm lidhja e afërt mes Elsa e Andia, nuk është i vetmi shkak pse Elsa duhet të lëshojë armët e të marrë punë tjetër.

Se çfarë do të ndodhte sipas ligjit të procedurës penale?

Po dëgjoj plot njerëz që marrin mbarë e mbrapsht paragrafet, herë 15, herë 16, herë 17. Disa kanë qasje të çuditshme me ligjin; mundësisht e duan që ligji të ketë thënë ‘Elsa, kushërira e Andia, të japë dorëheqjen”. Por nuk lexohet kështu ligji. Ligji është doktrinë, është moral, është kod sjelljeje, jo thjesht shkronjë. Mund të mos jetë fiks që të thotë ‘më mirë shko Elsa!’, por e gjithë fryma ta kërkon këtë. Është njësoj si vjedhja e kalit të bardhë. Fshati ‘Iks’ ishte ngritur më këmbë pse dikush kishte vjedhur kalin. Por një dhëndër i ri u pikas tek po vinte drejt fshatit, hipur mbi kalë të bardhë. ‘Jo, bir,- i tha dikush- zgjidh rrugë tjetër, jo nëpër fshatin Iks’. Djaloshi u krenua dhe i tha se s’mund ta ndalonte. “Nuk të ndaloj, bir, i tha- por në Iks kanë vjedhur mbrëmë kalin e bardhë. E ti mbi kalë të bardhë, kush ta beson!?..

Ligji mund të mos e ndalojë fjalë për fjalë, por Elsa nuk duhet të kalojë nëpër fshatin Iks. Si të thuash nëpër fshatin Nikël. Duhet të japë dorëheqjen.

Se çfarë ndodh pastaj?

O humb o fiton në gjyq Berisha dhe kompania e tij e korruptuar, s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që goditet besimi ndaj Drejtësisë. Ky besim me zor po rritet si bebe përballë barbarisë ligjore që ka kryer Sali Berisha. Tani vjen Elsa e thotë ‘do ta mbaj unë kalin e bardhë!’. Nonsens!. Në fund të fundit ky është ligji, dmth., është kuptimi, e drejta e mendjes njerëzore, arsyetimi, morali, përbashkimi…, që të mos kalosh me kalë të bardhë kur një kalë i bardhë është vjedhur në shehër.

Se çfarë ndodh sikur Elsa të ndjekë rrugën e Niklës për në provincën e SPAK? Këtu nisin ‘odise’ të tjera. E para ku u shkon mendja njerëzve është nami i keq i Niklës si fshat me plot krime. Jo se Elsa ka të bëjë, jo, fare. Por për habinë e njerëzve aty ku kishte më shumë krim, aty paska edhe më shumë gjykatës e ligjvënës të shkëlqyer. Pak si paradoks, por i bukur.

Se çfarë ka ndodhur aty?

Aty ka ndodhur krimi i parë kundër një biznesmeni, viti 1995. Abaz Ulliri, gjyshi i vajzave tani në piedestal, është vrarë në kushte misterioze. As sot e kësaj dite nuk është ‘zbardhur’, siç thonë gazetarët e kronikës. A do ta zbardhë mbesa? A do të kthehet kjo në një ‘Giovanni Falcone’- gjykatësi që u vra vetëm 3 vjet para Ullirit? Po e bëri këtë, mbesa do të trazojë Niklën dhe ndoshta Tiranën. Po s’e bëri do t’i thonë ‘po ti nuk e gjykove kohën e Berishës për gjyshin tënd, tani gjykon Berishën?’

Punë e ngatërruar.

Se çfarë ka ndodhur atëherë? Nuk ka ndodhur vetëm vrasja, por edhe afrimi shumë i madh i Berishës me familjen Ulliri. Në ato vite dëgjonim vetëm lajme se ‘Berisha në familjen Ulliri të Niklës’, e përsëritej. Siç edhe në familjen e Azem Hajdarit, e ca të tjerëve. Lidhjet e Berishës me viktimat gjithnjë kanë një prapaskenë. A duhet vallë tani që ‘prapaskenat’ ta gjykojnë të korruptuarin Berisha&Co.

Atëherë Elsa, në vend që të shërbejë keq për Drejtësinë, ka rastin të shërbejë mirë për Drejtësinë. Se në fund të fundit nuk jemi të vetëm në një ishull ku nuk ka gjykatës tjetër, psh., si Robinson Kruzo.

“Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, Romeo Kara: Dosja “Partizani” është “prova e zjarrit” për organet e reja të drejtësisë

2 June 2025 at 23:51

TIRANË- Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.

Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja.

Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë.

Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.

Kushërira e saj u bë deputete  nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime.

Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja.

Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka patur konflikt interesi.

Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, theksoi ai./abcnews.al

 

“Partizani” gjyqtarja Ulliri në konflikt interesi? Jordan Daci jep shpjegimin juridik

By: Rovena
2 June 2025 at 20:19

Gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe katër të pandehurve të tjerë, rezulton të ketë një lidhje të afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në Kuvend pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Andia Ulliri kandidoi gjithashtu edhe në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit.

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi mundësinë e një konflikti interesi mes gjyqtares Elsa Ulliri, e cila do të shqyrtojë një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore në vend, dhe ish-kryeministrit që aktualisht mban edhe drejtimin e Partisë Demokratike, në të cilën bën pjesë edhe Andia Ulliri – lidhje e afërt e gjyqtares.

A mund të gjykojë një e afërme e një deputeteje demokrate, shefin e saj politik?

Juristi Jordan Daci, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se nuk ka një tregues të mjaftueshëm për të provuar njëanshmëri në procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës:

“Formalist, nuk ka konflikt interesi. Nga ana tjetër, për të arritur nëse ka konflikt apo jo, ka një test, që mund ta kërkojë prokuroria. Në secilin rast do të bëhet testi, ku duhet të kemi tregues objektivë në radhë të parë dhe më pas tregues subjektivë. Për momentin, nëse marrim treguesit objektivë, nëse kushërira e saj është deputete, nuk tregon që ka një konflikt interesi. Nuk tregon se ka një anshmëri. Në rastin konkret, është një tregues shumë i dobët për testin e Strasburgut.”

Çështja mbetet delikate, ndërsa opinioni publik dhe opozita do ta ndjekin nga afër zhvillimin e këtij procesi dhe çdo vendimmarrje që mund të cenohet nga perceptimi për konflikt interesi./abcnews.al

Dosja “Partizani”, hidhet shorti! Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës dhe Malltezit

2 June 2025 at 11:42

Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

The post Dosja “Partizani”, hidhet shorti! Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës dhe Malltezit appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

By: Oldi
2 June 2025 at 11:27

Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do […]

The post Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti, zbulohet se kush do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij (EMRI)

By: V K
2 June 2025 at 11:31

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri, do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës “Partizani”, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Shorti për përzgjedhjen e trupës, u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).

Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

The post Hidhet shorti, zbulohet se kush do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D

3 April 2025 at 16:40

Procesi gjyqësor penal ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5D Konstruksion do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D appeared first on Reporter.al.

Tenderi i komisariateve: Deputeti Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë dërgohen në gjykim

20 March 2025 at 16:23

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 20 mars të pranojë kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të një grupi zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të disa institucioneve, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit socialist, Plarent Ndreca favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me […]

The post Tenderi i komisariateve: Deputeti Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë dërgohen në gjykim appeared first on Reporter.al.

Vangjush Dako dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre

25 November 2024 at 18:14

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të hënën më 25 nëntor vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe tre të pandehurve të tjerë për paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e […]

The post Vangjush Dako dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako

12 November 2024 at 17:48

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi të martën më 12 nëntor deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të tre të bashkëpandehurve të tjerë për paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. Gjatë parashtrimeve […]

The post SPAK kërkon 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako appeared first on Reporter.al.

❌
❌