Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Sekreti që s’e prisnit: vetëm 20 minuta gjumë ju bëjnë më të zgjuar e më produktiv

28 August 2025 at 21:30

Një gjumë i shpejtë, produktivitet i dyfishtë

Në disa kultura, dremitja është pjesë e jetës së përditshme. Në Kinë, gjumi në tavolinë është një e drejtë kushtetuese; në Japoni, praktika e njohur si inemuri (“fjetje ndërsa je i pranishëm”) shihet si shenjë e punës së palodhur; ndërsa në Spanjë, siesta është e endur thellë në strukturën shoqërore.

Në vendet perëndimore, përkundrazi, dremitjet kanë patur një problem të madh imazhi: ato shpesh lidhen me përtacinë dhe me mungesën e vullnetit për të përballuar ditën. Por studimet moderne po e përmbysin këtë perceptim, gjumi i shkurtër gjatë ditës është një mjet i fuqishëm për rritjen e produktivitetit, kreativitetit dhe shëndetit.

Nga stigma tek “mjeti i suksesit”

Pandemia dhe puna nga shtëpia i kanë dhënë hapësirë njerëzve që ta fusin dremitjen në rutinë. Një sondazh në SHBA tregoi se 33% e amerikanëve dremisnin çdo ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kjo shifër ishte 25%. Në rrjete sociale, profesionistë nga Los Anxhelosi deri në Manila, gazetarë, juristë, madje edhe menaxherë marketingu, e kanë pranuar hapur se një gjumë 20-minutësh i bën më të kthjellët e më produktivë.

Historikisht, dremitja ka qenë e respektuar. Aristoteli, Salvador Dalí, Winston Churchill, Eleanor Roosevelt e Margaret Thatcher ishin adhurues të saj. Edhe romakët kishin sexta hora, gjumin e mesditës që më vonë u bë siesta. Por me shpikjen e llambës elektrike dhe zgjerimin e orareve të punës, dremitja humbi vendin e vet natyral. Sot, ekspertët e quajnë rikthimin e saj një “epokë të artë të gjumit të shpejtë”, shkruan Guardian, përcjell Telegrafi.

Çfarë thotë shkenca për dremitjet?

Dr. Sara Mednick, neuropsikologe në Universitetin e Kalifornisë, ka zbuluar se një gjumë i shkurtër mund të përmirësojë mësimin dhe kujtesën po aq sa një natë e tërë gjumi. Ajo shpjegon se dremitja është në harmoni me ritmet cirkadiane: pas mesditës, temperatura e trupit bie dhe funksionet njohëse dobësohen – momenti perfekt për një pushim.

Studime të tjera tregojnë se:

▪ Një “sy gjumë i shpejtë” 15-20 minuta mprehtëson kujtesën dhe fokusin.
▪ Një gjumë 40-minutësh rrit vigjilencën deri në 100%, sipas NASA-s.
▪ Një cikël i plotë gjumi (90 minuta) përfshin fazat e thella dhe REM, duke nxitur kreativitetin.
▪ Gjumi i shkurtër gjithashtu balancon sistemin nervor simpatik (aktiv) me atë parasimpatik (rikuperues), forcon imunitetin dhe redukton stresin.

Nga divani te “nap pods”

Teknologjia dhe kultura e punës po adaptohen. Facebook ka instaluar “nap pods”, ndërsa Google ka krijuar “zona heshtjeje” për pushime. Në sport, trajneri i gjumit Nick Littlehales, që ka punuar me Manchester United, Real Madrid dhe ekipin britanik të çiklizmit, rekomandon një qasje multiphasike: kombinim të gjumit të natës me pushime të kontrolluara gjatë ditës për performancë optimale.

“Gjumi i ditës duhet parë si një periudhë rikuperimi e kontrolluar, jo si shenjë dembelie”, thotë ai. Në një botë ku “koha është para” dhe gjithçka është 24/7, një pushim 20-minutësh mund të jetë arma sekrete e suksesit modern.

Si të bëni një gjumë të shëndetshëm gjatë ditës

▪ Koha ideale: mes orës 13:00 dhe 15:00, jo më vonë se 16:00.
▪ Mos synoni të “flini me patjetër” – edhe mbyllja e syve dhe relaksimi sjell përfitime.
▪ Për gjumë të shkurtër, është më mirë të qëndroni gjysmë shtrirë ose mbi batanije, jo nën to, për të shmangur gjumin e thellë.
▪ Vendosni një alarm që të mos zgjoheni të përgjumur.
▪ Mund të pini një kafe, flini për 20 minuta, dhe zgjoheni me dyfish energji.

Përfundim

Nga Romakët e lashtë deri te gjigantët e Silicon Valley, dremitja ka treguar se është më shumë se një “luks”: është një strategji për jetë të shëndetshme dhe produktive. Në vend që ta shohim si shenjë përtacie, duhet ta pranojmë si një investim në mirëqenie dhe sukses. /Telegrafi/

The post Sekreti që s’e prisnit: vetëm 20 minuta gjumë ju bëjnë më të zgjuar e më produktiv appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Emri shqiptar që shkëlqen në kirurgji: Dr. Sc. Visar Disha në librin prestigjioz ‘Surgical Techniques and Procedures’

14 August 2025 at 22:28

Në këtë kontekst akademik e profesional të lartë, Ass. Dr. Sc. Visar Disha sjell publikimin e tij të tretë në një libër ndërkombëtar, si pjesë e një serie të gjerë kontributesh në shkencë

Ai ka botuar më herët dy libra të tjerë dhe ky botim përfshin një kapitull të veçantë në një botim shkencor me reputacion ndërkombëtar. Përveç librave, Dr. Disha ka publikuar edhe një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore në revista të njohura globalisht.

Si ligjërues i ftuar, ai ka prezantuar punën dhe përvojën e tij në konferenca shkencore në Zvicër, Itali, Kroaci, Londër dhe vende të tjera evropiane, duke përfaqësuar denjësisht shkencën dhe mjekësinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kapitulli i tij “Postoperative Care” në librin “Surgical Techniques and Procedures” trajton me profesionalizëm dhe detaj aspektet kyçe të kujdesit pas operacionit – nga menaxhimi i dhimbjes dhe kujdesi për plagët, te monitorimi i shenjave jetësore, parandalimi i infeksioneve, dhe strategjitë e rehabilitimit.

Dr. Disha Ai i kushton rëndësi edhe aspekteve psikologjike të shërimit dhe edukimit të pacientit, duke theksuar rolin vendimtar të kujdesit post-operator në uljen e komplikacioneve dhe përmirësimin e rezultateve afatgjata.

Në fushën e kirurgjisë ndërkombëtare, një ndër emrat më të respektuar dhe me ndikim është padyshim Prof. Dr. Georgios Tsoulfas. Ai mori diplomën e mjekësisë nga Brown University School of Medicine dhe përfundoi specializimin në kirurgjinë e përgjithshme në University of Iowa Hospitals and Clinics. Përvojën e tij e thelloi me kërkime dhe trajnime të avancuara në disa nga institucionet më elitare në botë, përfshirë Massachusetts General Hospital të lidhur me Harvard Medical School. Aktualisht Profesor i Kirurgjisë dhe Shef i Departamentit të Kirurgjisë në Aristotle University of Thessaloniki, ai ka mbi 200 publikime shkencore, 35 kapituj librash dhe
8 libra të edituar. Me mbi 7,500 citime dhe pjesëmarrje në bordet editoriale të disa prej revistave më prestigjioze, Prof. Tsoulfas gëzon reputacion ndërkombëtar për kontributet e tij në zhvillimin e kirurgjisë moderne dhe edukimit mjekësor.

Ky botim merr një rëndësi të veçantë pasi është pjesë e një vepre ku kontribuojnë shumë mjekë eminentë nga e gjithë bota, duke ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse të teknikave kirurgjikale dhe kujdesit pas operacionit. Për profesionistët e shëndetit – qoftë kirurgë, mjekë të përgjithshëm apo specialistë të kujdesit post-operator – ky libër është një burim i çmuar i dijes dhe përvojës së akumuluar.

“Postoperative Care” nga Dr. Visar Disha nuk është thjesht një kapitull informativ, por një udhërrëfyes praktik për të reduktuar komplikacionet, për të përmirësuar përvojën e pacientit dhe për të optimizuar rezultatet afatgjata pas operacionit. Nëpërmjet këtij publikimi, Dr. Disha dëshmon edhe njëherë përkushtimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e shkencës mjekësore dhe për të ndarë njohuritë e tij me komunitetin global.

Botimi është realizuar nga IntechOpen, një ndër shtëpitë botuese lider në botimin librave shkencorë, teknologjikë dhe mjekësorë, me bazë në Londër. Që nga themelimi në vitin 2004, IntechOpen ka publikuar mbi 7,600 libra dhe ka bashkëpunuar me mbi 197,000 autorë nga universitetet më prestigjioze në botë, përfshirë fitues të çmimeve Nobel. Me misionin për të bërë dijen të qasshme për të gjithë, ajo është kthyer në një platformë globale për shkencën dhe përparimin njerëzor. /Telegrafi/

The post Emri shqiptar që shkëlqen në kirurgji: Dr. Sc. Visar Disha në librin prestigjioz ‘Surgical Techniques and Procedures’ appeared first on Telegrafi.

Ekspertët tregojnë: Kjo shenjë në duar është paralajmërim se fundi po afrohet

12 August 2025 at 18:26

Kjo zakonisht shfaqet në fazat e fundit të jetës, ndonjëherë vetëm disa orë ose ditë para vdekjes

Vdekja është një pjesë e pashmangshme e jetës dhe trupi i njeriut shpesh fillon të dërgojë sinjale të buta, por të dallueshme, që tregon se fundi po afrohet. Këto shenja mund të jenë fizike, emocionale apo edhe ndryshime në sjellje, dhe personeli mjekësor që punon me pacientë në fund të jetës i has shpesh.

Një nga treguesit më të qartë, sipas ekspertëve, janë duart. Sipas organizatës britanike humanitare Marie Curie, e specializuar në kujdesin për personat në fund të jetës, duart, këmbët, parakrahët dhe kërcinjtë shpesh bëhen të ftohta në prekje, pasi qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe trupi e përqendron energjinë në mbrojtjen e organeve jetike.

Ky reduktim i qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë edhe një pamje me njolla në lëkurë – në tonet e çelëta të lëkurës këto njolla mund të duken blu ose të kuqe, ndërsa në tonet e errëta marrin ngjyrë vjollcë ose kafe. Këto simptoma shfaqen zakonisht në fazat përfundimtare të jetës, ndonjëherë vetëm disa orë apo ditë para fundit.

Sipas ekspertëve të Marie Curie, këto ndryshime janë një pjesë normale dhe natyrore e procesit të vdekjes dhe zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje apo shqetësim te personi, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet nuk vërehen vetëm te duart. Shpesh edhe frymëmarrja bëhet më e ngadaltë, e parregullt ose më sipërfaqësore. Në disa raste, grumbullimi i pështymës ose mukusit krijon një tingull të rëndë në fyt ose kraharor.

Gjithashtu, shumë njerëz kalojnë më shumë kohë duke fjetur ose mund të humbasin plotësisht vetëdijen në orët e fundit të jetës, megjithatë mendohet se ata ende mund të dëgjojnë zëra dhe të ndiejnë prekjen. Një tjetër shenjë e zakonshme është pamja dylli dhe zbehja e fytyrës, si dhe një relaksim i menjëhershëm i muskujve të saj.

Përveç këtyre shenjave fizike, disa infermiere kanë vërejtur edhe një fenomen të quajtur “shtrirja e dorës para vdekjes”. Infermierja Katie Duncan, e cila ka punuar në terapi intensive, ka shpjeguar në një video virale në TikTok se shumë persona, pak para se të vdesin, papritur ngrenë duart sikur po përpiqen të kapin diçka lart.

 ♬ original sound – DeathCareCoach

“Kjo është një nga ato dukuri të pashpjegueshme. Në përvojën time, shtrirja e dorës drejt diçkaje apo dikujt mbi ta është mjaft e zakonshme,” shprehet Duncan. Shpesh ky gjest shoqërohet me të ashtuquajturat “vizione të fundit të jetës”, disa pacientë tregojnë se shohin një dritë të ndritshme, një engjëll, ose një të afërm apo kafshë shtëpiake të ndjerë më parë. Ndonjëherë, ata thjesht shtrijnë duart në heshtje, pa shpjegim.

Për të afërmit, kjo mund të jetë një moment befasues dhe emocional, por sipas Duncan, personi nuk ndien dhimbje apo ankth. “Është diçka vërtet e zakonshme,” përfundon ajo. /Telegrafi/

The post Ekspertët tregojnë: Kjo shenjë në duar është paralajmërim se fundi po afrohet appeared first on Telegrafi.

Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

28 July 2025 at 19:38

Kjo është një teori që po hetohet me intensitet nga komuniteti shkencor, ndërsa studimet po tregojnë lidhje midis glutenit dhe një sërë çrregullimesh mendore nga ADHD-ja te skizofrenia

Dina L. Kelly, profesore e psikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Maryland-it, ka kaluar 17 vitet e fundit duke drejtuar studime klinike mbi skizofreninë dhe sëmundje të rënda mendore, duke u angazhuar gjithashtu në kërkime mbi psikofarmakologjinë.

“Do të isha treguar skeptike nëse dikush do më thoshte se do studioja këtë lidhje”, thotë Kelly. “Mendoja se trajtimi ishte vetëm çështje ilaçesh, nuk e dija që ushqimi dhe dieta mund të ishin në vetvete një lloj terapie.”

Rruga e saj kërkimore filloi kur analizoi të dhëna të ushtarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rezultatet treguan se gjatë mungesës së grurit pati një rënie të ndjeshme të rasteve të shtrimeve për skizofreni.

Më tej, ajo dhe kolegët e saj studiuan punën e psikiatrit Curtis Dohan nga vitet ’70, i cili dokumentoi raste të pacientëve me skizofreni që u përmirësuan pasi lanë dietën me grurë. Ai gjithashtu vizitoi zona të izoluara në Papua Guinenë e Re, ku gruri nuk ishte pjesë e dietës, dhe zbuloi se nuk kishte fare raste të skizofrenisë, ndryshe nga popullsitë që konsumonin grurë.

Kelly më pas pati mundësinë të realizojë një studim klinik në shkallë të gjerë, ku analizoi antitrupat që trupi prodhon si përgjigje ndaj glutenit. Gjetjet e saj treguan për nivele të larta antitrupash kundër glutenit tek njerëzit me skizofreni. Kjo e çoi drejt bindjes se ekziston një lidhje e fortë midis funksionimit të trurit dhe ndjeshmërisë ndaj glutenit dhe nuk është e vetmja që mendon kështu, transmeton Telegrafi.

— New York Post (@nypost) July 24, 2025

Gluteni dhe shëndeti mendor

Dëshmitë tregojnë se ushqimet që përmbajnë gluten mund të lidhen me shumë simptoma psikiatrike, nëpërmjet një përgjigjeje imune, tek një në 17 persona.

Në librin “Lirohuni nga drithërat”, ku Kelly është bashkautore, paraqiten kërkimet më të fundit mbi këtë temë.

“Ekziston një hendek midis gastroenterologjisë dhe psikiatrisë. Nuk i dimë të gjitha, por kjo është një hap më pranë lidhjes së këtyre pikave.”

— Hugh Thomas (@justhugh_t) July 25, 2025

Çfarë është ndjeshmëria ndaj glutenit?

Gluteni është një grup proteinash që gjendet në grurë, elb dhe thekër, pjesë e zakonshme e bukës, makaronave, produkteve të brumit etj. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj glutenit, pra, sistemi i tyre imunitar e trajton si një “pushtues” të huaj.

Sëmundja celiake është forma më e njohur e ndjeshmërisë ndaj glutenit dhe shoqërohet me dëmtime të traktit tretës, diare, fryrje barku, dhimbje, lodhje, humbje peshe dhe skuqje të lëkurës. Ka edhe një formë më të zakonshme, të quajtur ndjeshmëri joceliake ndaj glutenit (NCGS), që nuk diagnostikohet lehtësisht pasi analizat për celiaki shpesh rezultojnë negative.

Gluteni dhe inflamacioni

Gluteni është bërë pjesë e dietës njerëzore vetëm rreth 6.000 vjet më parë. Sipas Kelly, trupi ynë e ka të vështirë ta zbërthejë plotësisht. Nëse një person i ndjeshëm ndaj glutenit e konsumon, trupi prodhon antitrupa për ta luftuar, veçanërisht ndaj një pjese të glutenit të quajtur gliadin, e cila nxit inflamacion dhe dëmton zorrën, duke krijuar sindromën e zorrës së përshkueshme.

Kjo lejon që antitrupat të qarkullojnë në gjak dhe të ndikojnë edhe në tru, duke shkaktuar simptoma si mjegull mendore, mungesë përqendrimi, ankth, luhatje humori, halucinacione apo kriza epileptike.

“Ekziston një sekuencë specifike proteinike, e quajtur 33-mer, që gjendet te gruri dhe është shumë e ngjashme me një strukturë të receptorëve në tru,” shpjegon Kelly. “Sistemi imunitar mund të mos arrijë ta dallojë diferencën.”

Kjo mund të nënkuptojë se te disa persona, sistemi imunitar gabimisht sulmon trurin, duke e ngatërruar me glutenin.

Lidhja me depresionin dhe ankthin

Zona e trurit e quajtur amigdala luan një rol në përpunimin e frikës dhe ankthit. Studimet tregojnë se njerëzit me çrregullime ankthi kanë reagim më të lartë në këtë zonë. Gjithashtu, serotonina, një neurotransmetues i rëndësishëm për gjendjen shpirtërore, prodhohet në masën 95% nga zorrët. Balanca e baktereve në zorrë ndikon drejtpërdrejt në këtë proces.

“Të gjithë këta çrregullime kanë të përbashkët inflamacionin si shkaktar,” thotë Kelly. “Sistemi imunitar i disa njerëzve nuk funksionon siç duhet dhe kjo mund të lidhet edhe me glutenin.”

Simptomat më të zakonshme që Kelly vëren te pacientët janë: mjegull mendore, ankth, depresion, dhimbje koke, migrenë dhe dhimbje kyçesh.

Dieta pa gluten dhe përmirësimi i simptomave

Studimet tregojnë se njerëzit me ADHD kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje celiake ose NCGS. Lidhja midis depresionit dhe celiakisë është e mirëdokumentuar, një studim me mbi 2.000 pacientë celiakë tregoi se 39% kishin pasur simptoma depresioni gjatë jetës.

“Një teori është se depresioni vjen si pasojë e përballjes me një sëmundje kronike,” shpjegon Kelly, “por ka studime që tregojnë edhe lidhje fiziologjike midis glutenit dhe depresionit.”

Ndërkaq, të dhënat janë edhe më të qarta për pacientët me skizofreni: dieta pa gluten mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave. /Telegrafi/

The post Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten appeared first on Telegrafi.

Duket e çuditshme, por funksionon: Shtrirja në dysheme mund të jetë ilaç për qëndrimin e gjatë ulur në punë

27 July 2025 at 23:30

Si qëndrimi i gjatë ulur dhe pozicioni i gabuar ndikojnë në dobësimin e trupit dhe ngurtësimin e muskujve

Ne kalojmë orë të tëra çdo ditë ulur përpara tavolinës së punës, në makinë, apo në kolltuk. Edhe pse duket e padëmshme, qëndrimi i gjatë ulur sjell pasoja: ngurtësi në kyçe, muskuj të dobësuar dhe ulje të lëvizshmërisë bëhen probleme të zakonshme. Megjithatë, ekziston një zgjidhje e thjeshtë, falas dhe mjaft e papritur që mund të lehtësojë këto shqetësime – shtrirja në dysheme.

Pse është e mirë shtrirja në dysheme

Nuk është mit – shtrirja në dysheme, qoftë në shpinë apo në bark, ka më shumë përfitime sesa mund të mendoni. Nuk po flasim për gjumë të shkurtër me batanije përpara televizorit, por për një pushim të vetëdijshëm mbi një sipërfaqe të fortë dhe të qëndrueshme që detyron trupin tuaj të pozicionohet ndryshe nga zakonisht.

“Muskujt fleksorë të ijëve ngurtësohen kur ulem shumë. Shtrirja në bark kundërshton këtë pozicion“, shpjegon fizioterapistja Rachel Prusinski nga Shoqata Amerikane e Terapisë Fizikale.

Kjo është e rëndësishme sepse shumica prej nesh jo vetëm që qëndrojmë ulur për kohë të gjatë, por e bëjmë këtë në një mënyrë që ndikon pasivisht në tërë trupin tonë – ne ulemi duke mbështetur shpinën në mbështetësen e karriges, e lëmë trupin të përkulet prapa, dhe muskujt tanë të barkut nuk punojnë fare. Me kalimin e kohës, kjo na dobëson dhe çon në ngurtësi, transmeton Telegrafi.

Sa e vështirë mund të jetë?

Përveç shtrirjes së muskujve, ulja dhe ngritja aktivizon të gjithë trupin. “Përfshin kyçet, gjunjët, ijët, muskujt e barkut dhe shumë më tepër. Është një test i mirë i lëvizshmërisë sepse përdor thuajse çdo nyje në trup“, thotë Prusinski.

Nëse po ju bëhet e vështirë, është një sinjal i madh që diçka duhet të ndryshojë. Ndoshta keni humbur ekuilibrin, forcën ose fleksibilitetin, që rrit rrezikun për rrëzime dhe dëmtime me kalimin e moshës. Dhe këtu mund t’ju ndihmojnë fizioterapistët, jo vetëm pasi të ndodhë diçka, por edhe si masë parandaluese.

E rëndësishme për të moshuarit, por edhe për këdo që qëndron ulur shumë gjatë

“Nëse një person i moshuar rrëzohet, duhet të dijë si të ngrihet në mënyrë të sigurt. Dhe nuk do ta bëjë dot nëse nuk ka provuar për vite të tëra të ulet dhe të ngrihet vetë“, paralajmëron fizioterapistja Jennifer Kostik-Jonson nga Sistemi Shëndetësor i Universitetit të Virgjinisë Perëndimore.

E njëjta gjë vlen për këdo që qëndron ulur dhjetë ose më shumë orë në ditë – trupi thjesht mësohet me lëvizjet që dikur i kishte natyrale. Dhe pa lëvizje vjen ngurtësia, dobësia dhe dhimbja.

Lajmi i mirë? Nuk keni pse vuani me orë ushtrime, thjesht ndryshoni pozicionet gjatë ditës. Nuk ka një “pozicion ideal”, më i miri është gjithmonë ai që vjen më pas, thotë Prusinski. Uluni për një kohë, pastaj ngrihuni, mbështetuni në tryezë, pastaj shtrihuni në dysheme për disa minuta. E kështu me radhë.

Më e keqja që mund të bëni është të qëndroni të palëvizur për orë të tëra, edhe nëse mendoni se po ulni “saktë“.

Jini të kujdesshëm nëse keni probleme me lëvizshmërinë

Sigurisht, nëse keni histori rrëzimesh, probleme me gjunjët, qarkullimin ose nuk jeni shtrirë në dysheme prej kohe, mos e provoni këtë vetëm. Fizioterapistët rekomandojnë që përpjekjet e para t’i bëni me ndihmën e një personi tjetër ose me një karrige për t’u mbajtur. Zbrisni ngadalë dhe dëgjoni trupin tuaj.

Nëse shtrirja në dysheme për momentin nuk është e mundur, synoni për çdo lloj përmirësimi të lëvizshmërisë. Ecja, zgjatjet, ushtrimet në karrige – çdo gjë ndihmon. E rëndësishme është të lëvizni vazhdimisht dhe të mos qëndroni gjatë në të njëjtin pozicion. /Telegrafi/

The post Duket e çuditshme, por funksionon: Shtrirja në dysheme mund të jetë ilaç për qëndrimin e gjatë ulur në punë appeared first on Telegrafi.

Inteligjenca artificiale trajton infertilitetin tek meshkujt: Në kërkim të spermatozoideve të shëndetshme

23 July 2025 at 15:34

T’easy’: Sistemi që identifikon spermatozoidet me saktësi maksimale

Studiues nga Brukseli kanë zhvilluar një metodë me inteligjencë artificiale për trajtimin e infertilitetit tek meshkujt.

Spitali Universitar i Brukselit ka krijuar një metodë inovative që mund të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e trajtimeve për infertilitetin mashkullor, duke përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar më shpejt dhe më saktë spermatozoidet tek pacientët me fertilitet të ulët.

Teknologjia, e quajtur “T’easy”, është rezultat i bashkëpunimit mes studiuesve të qendrës për mjekësi riprodhuese “Brussels IVF” dhe kompanisë “Robovision Healthcare”.

Sipas spitalit, ky mjet mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm përpara në fushën e riprodhimit të asistuar, shkruan Radio-Televizioni Flamand (VRT), transmeton Telegrafi.

— Belga News Agency_English (@Belga_English) July 23, 2025

“Në rastet kur spermatozoidet nuk gjenden në ejakulat, aplikohet procedura e ekstraktimit testikular të spermës (TESE), që përfshin marrjen e një mostre nga indi testikular, nga e cila përpiqemi të nxjerrim spermatozoide. Nëse gjenden, ato përdoren për metodën ICSI të fekondimit in vitro, ku një spermatozoid i vetëm injektohet drejtpërdrejt në qelizën vezë”, kanë shpjeguar shkencëtarët.

Kjo procedurë, e përdorur që nga viti 1995, u jep shpresë meshkujve me fertilitet të zvogëluar për të pasur fëmijë biologjikë, por rezultatet shpesh ndryshojnë për shkak të vështirësive në identifikimin e spermatozoideve në mostrat e indeve.

“‘T’easy’ na mundëson të zbulojmë spermatozoidet më saktë dhe më shpejt, duke u dhënë prindërve të mundshëm informacion më të shpejtë për gjasat e suksesit të trajtimit. Gjithashtu, reduktohet ndjeshëm rreziku për të humbur spermatozoidet potencialisht të dobishme,” thuhet në njoftimin e Spitalit Universitar të Brukselit. /Telegrafi/

The post Inteligjenca artificiale trajton infertilitetin tek meshkujt: Në kërkim të spermatozoideve të shëndetshme appeared first on Telegrafi.

Mund ta bëni sot: Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e vdekjes deri në 40%

19 July 2025 at 01:24

A dëshironi të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm?

Aktiviteti i rregullt fizik që rrit ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga çdo shkak deri në 40%. Këtë e ka treguar një meta-analizë e madhe që përfshiu 85 studime dhe mbi 7 milionë persona nga e gjithë bota.

“Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin afatgjatë më shumë nga sa kemi menduar më parë,” thekson George Mielke, bashkautor i studimit nga Universiteti Queensland në Australi.

Me këtë pajtohet edhe Dr. Andrew Freeman, drejtori i parandalimit kardiovaskular në spitalin National Jewish Health në Denver, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim:

“Ushtrimet janë magji e pastër. Ulin rreziqet në mënyra që asnjë ilaç nuk mund t’i bëjë. Është e pabesueshme. Gjithmonë i them pacientëve të mi se aktiviteti fizik është eliksiri i rinisë”.

Asnjëherë nuk është vonë

Lajmi i mirë është se nuk është kurrë vonë për të adoptuar këtë zakon të shëndetshëm. Edhe ata që kanë filluar të ushtrojnë në moshë më të madhe kanë përfituar ndjeshëm dhe kanë zgjatur jetën e tyre, konfirmon Rui Yu, doktorante në shëndetin publik në Universitetin e Brisbane.

Madje, efektet kanë qenë më të theksuara tek të moshuarit, të cilët shpesh përballen me probleme shëndetësore – tek ata rreziku është ulur për 10-15% shtesë.

“Kjo vetëm tregon se kurrë nuk është vonë për të filluar. Lëvizja në çdo moshë ndihmon për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”, shton Mielke, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Më shumë është më mirë, por deri në një limit

Studimi, i publikuar në British Journal of Sports Medicine, cilësohet si “analiza më gjithëpërfshirëse e aktivitetit fizik nga fillimi i moshës së rritur dhe më tej.” Ai është i veçantë sepse ka ndjekur sjelljen e pjesëmarrësve për një periudhë të gjatë kohe.

“Kjo na mundësoi të studiojmë modelet afatgjata, kush mbeti aktiv, kush filloi më vonë, kush u ndal dhe si ndikon kjo në rrezikun e vdekjes”, shpjegon Mielke.

Studimi u bazua në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):

▪ 150–300 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet mesatar, ose
▪ 75–150 minuta aktivitet intensiv (p.sh. vrapim, ecje e shpejtë).

Aktiviteti aerobik i rregullt ndihmon sidomos në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë.

Krahasuar me persona të pavetëdijshëm fizikisht, ata që ushtruan më shumë kishin rrezik për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare rreth 40% më të ulët, ndërsa rreziku i vdekjes nga kanceri ishte 25% më i ulët.

Zgjatja më e madhe e jetës u regjistrua tek personat që ushtruan të paktën 300 minuta në javë.

“Më shumë se kaq nuk sjell përfitime të dukshme shtesë,” thotë Yu.

Megjithatë, edhe ata që sapo kanë filluar të jenë aktivë kanë përfituar, rreziku i vdekjes së parakohshme u ul për 22%. Në anën tjetër, ata që ndalën ushtrimin humbën këto përfitime dhe rreziku i tyre u rikthye në nivelin e personave që kurrë nuk kanë qenë aktivë.

“Kjo ngre pyetjen e rëndësishme: A mbeten përfitimet e ushtrimeve edhe pasi të ndalojmë? Kërkohen studime të mëtejshme për këtë,” përfundon Yu.

Sekreti është qëndrueshmëria

Megjithëse ideal është të ndiqni rekomandimet zyrtare, kjo nuk është e vetmja mënyrë për të përmirësuar shëndetin, thotë Mielke.

“Edhe ata që nuk arritën nivelin e rekomanduar, por ishin të paktën disi aktivë, patën rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme krahasuar me totalisht të pavetëdijshëm fizikisht”, thotë ai.

“Ne inkurajojmë njerëzit të lëvizin në mënyrën që u përshtatet më shumë. Më e rëndësishmja është të mbeten aktivë dhe të gjejnë aktivitete që i pëlqejnë.”

Nëse sapo po filloni, është e rëndësishme të nisni ngadalë dhe të konsultoheni me mjekun ose trajnerin fizik.

Qëllimi, sipas Dr. Freeman, është të arrini të paktën 30 minuta ecje të shpejtë në ditë.

“Nëse ecni me një mik apo partner, një test i mirë është që ata të flasin normalisht ndërsa ju të jeni paksa të fryrë nga përpjekja. Kjo është e mirë edhe për marrëdhënien dhe për trupin”, këshillon ai.

Për rezultate edhe më të mira, rekomandohet që ushtrimeve kardio t’u shtohen dhe ushtrime për forcimin e muskujve.

“Kur rekomandoj ecjen, çiklizmin, notin apo vrapimin, shpesh sugjeroj të përfshihen dhe ushtrime fuqie, p.sh. ngritje peshe të lehta, çanta me ngarkesë, çiklizëm në kodër, përdorimi i gishtave në not… Qëllimi është të kombinohen kardio dhe forcimi i muskujve,” përfundon Freeman. /Telegrafi/

The post Mund ta bëni sot: Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e vdekjes deri në 40% appeared first on Telegrafi.

Humbja e qimeve në këmbë sinjalizon një sëmundjeje serioze, paralajmërojnë mjekët

12 July 2025 at 19:23

Zakonisht fillon me ndjesinë e mpirjes në duar dhe këmbë, për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut

Humbja e qimeve në këmbë, veçanërisht në pjesët më të ulëta të gjymtyrëve, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje e cila, nëse komplikimet nuk trajtohen, mund të ketë pasoja fatale.

Diabeti është një sëmundje që ka marrë përmasa epidemike, sidomos në vendet e zhvilluara dhe te personat mbi 50 vjeç. Kur zbulohet herët dhe kontrollohet mirë, pacienti mund të jetojë normalisht. Problemi qëndron te fakti që diabeti shpesh quhet “sëmundje e heshtur”, prandaj mund të ketë luhatje të sheqerit pa u vërejtur. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë që të paktën një herë në vit të kontrollojmë nivelin e sheqerit në gjak dhe të vëzhgojmë simptomat që mund të tregojnë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të glikemisë.

Kontrolloni analizat e gjakut

Nëse lëkura e këmbëve dhe shputave tuaja duket e lëmuar dhe vini re rënie të dukshme të qimeve në këmbë, sidomos në pjesën e poshtme të tyre, pa qenë kjo pasojë e depilimit të vazhdueshëm, atëherë është koha të kontrolloni gjakun. Është e mundur të keni nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak.

Dr. Kenneth Harless, specialist për diabetin, shpjegon se humbja e qimeve në pjesët e poshtme të gjymtyrëve mund të jetë tregues i neuropatisë diabetike, një dëmtim i nervave periferikë që ndodh kur diabeti nuk kontrollohet si duhet. Neuropatia diabetike është një komplikim i diabetit që çon në qarkullim të dobët të gjakut, dëmtim të mëtejshëm të nervave në gjymtyrët e poshtme dhe si pasojë, mund të shkaktojë rënie të qimeve në këmbë, transmeton Telegrafi.

Shfaqen edhe simptoma të tjera

Neuropatia diabetike zakonisht fillon me ndjesinë e mpirjes në duar dhe këmbë, për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut.

– Sa më i avancuar të jetë niveli i neuropatisë diabetike, aq më i madh është edhe humbja e qimeve në këmbë, veçanërisht në zonat afër shputave, thotë dr. Harless. Këtë e vërteton edhe një studim i vitit 2019, në të cilin morën pjesë 107 pacientë, dhe që tregoi se humbja e qimeve mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave. Simptoma të tjera mund të jenë turbullimi i përqendrimit (“mjegulla cerebrale”), ngadalësimi i shërimit të plagëve, probleme me shikimin dhe mundësia e dëmtimit të veshkave.

Diabeti dhe paradiabeti

Shkaqet kryesore të diabetit të tipit 2 janë ushqyerja e pashëndetshme me yndyra dhe sheqerna të këqij, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. Pacientët zakonisht ndjejnë uri të shtuar, nevojë për urinim të shpeshtë dhe lodhje të vazhdueshme. Në disa raste, mund të bëhet fjalë për paradiabet – kur niveli i glukozës në gjak (5.7 deri 6.9 mmol/L) është mbi vlerat normale, por ende nën pragun diagnostikues për diabet. Vlerat normale të glukozës janë 3.5-6.1 mmol/L.

Te personat me paradiabet vërehen nivele të larta të sheqerit në gjak, ndërsa nëse nuk merren masa, kjo gjendje mund të kalojë në diabet të tipit 2. Lajmi i mirë është se kjo është një gjendje metabolike e kthyeshme, niveli i sheqerit mund të kthehet në normalitet dhe të parandalohet kalimi në diabet. /Telegrafi/

The post Humbja e qimeve në këmbë sinjalizon një sëmundjeje serioze, paralajmërojnë mjekët appeared first on Telegrafi.

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

4 July 2025 at 22:15

Pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës. Por cilin nga këta duhet ta shqetësojmë më shumë?

Studimi i botuar në British Journal of Sports Medicine, i cili nxjerr në pah se mungesa e aktivitetit fizik është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme, më i madh se mbipesha.

Në studim që zgjati rreth 12 vjet, morën pjesë mbi 330,000 persona të moshave dhe gjinive të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe, studiuesit matën rregullisht indeksin e masës trupore (BMI), perimetrin e belit, nivelin e aktivitetit fizik dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pjesëmarrësve.

Rezultatet ishin të qarta: personat që nuk ushtrojnë aktivitet fizik kanë rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme krahasuar me ata që kanë indeks masë trupore mbi 30 (mbipeshë). Për më tepër, vetëm 20 minuta ecje në ditë janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme me 30%, pavarësisht nga pesha trupore.

Aktiviteti fizik ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, si dhe ndikon pozitivisht në nivelin e kolesterolit. Pra, ushtrimet e rregullta kanë një efekt shëndetësor të jashtëzakonshëm, pavarësisht nga pesha trupore.

Meshkujt, nga ana tjetër, duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi ata zakonisht kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe perimetër më të madh të belit, që është një faktor rreziku për sëmundje të zemrës dhe metabolike. Kjo nënvizon rëndësinë e fillimit të aktivitetit fizik që në moshë të re për të parandaluar pasojat e mëvonshme.

Përfundimi: Përmirësimi i kondicionit fizik duhet të jetë prioritet për të gjithë, sepse aktiviteti i rregullt fizik redukton në mënyrë domethënëse rrezikun për sëmundje dhe vdekje të parakohshme, dhe kjo është e vlefshme pavarësisht nga pesha trupore. /Telegrafi/

The post Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha? appeared first on Telegrafi.

Revolucion në farmaci: Bakteret e shndërrojnë plastikën në ilaç kundër dhimbjeve

30 June 2025 at 19:14

Shkencëtarët kanë arritur një hap të madh revolucionar: me ndihmën e baktereve E. coli të modifikuara gjenetikisht, ata kanë arritur të shndërrojnë mbetjet plastike në paracetamol, një nga ilaçet më të përdorura kundër dhimbjeve në botë

Paracetamoli, i njohur edhe si acetaminofen, deri tani është prodhuar ekskluzivisht nga nafta, por shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Edinburgut kanë treguar se ekziston një alternativë më miqësore për mjedisin. Hulumtimi i tyre, i publikuar në revistën Nature Chemistry, zbulon se PET plastika, e njëjta që çdo ditë e hedhim në koshat e riciklimit, mund të shndërrohet me ndihmën e baktereve të modifikuara në një ilaç që gjendet pothuajse në çdo shtëpi.

Kjo teknologji bashkon kiminë dhe biologjinë në një mënyrë krejtësisht të re dhe mund të sjellë një revolucion në industrinë farmaceutike, por edhe të ndihmojë në luftën kundër mbetjeve plastike, transmeton Telegrafi.

Si i shndërrojnë bakteret plastikën në ilaç?

Gjithçka fillon me PET plastikën, materialin nga i cili prodhohen shumë shishe dhe ambalazhe ushqimore. Fillimisht, shkencëtarët e kanë shndërruar plastikën në një substancë të re përmes një procesi kimik dhe më pas e kanë inkubuar me një soj të padëmshëm të Escherichia coli. Rezultati ishte befasues: bakteret, me ndihmën e fosfateve nga vetë qelizat e tyre, kanë nisur një reaksion kimik të njohur si rishpërndarja Lossen, një proces që deri më tani nuk ishte parë në natyrë dhe që zakonisht kërkon kushte shumë të rrepta laboratorike.

Në këtë mënyrë, bakteret nga mbetjet plastike krijuan PABA, një substancë kyçe për rritjen dhe sintezën e ADN-së, të cilën zakonisht e prodhojnë nga burime të tjera. Por këtë herë, shkencëtarët e modifikuan gjenetikisht E. coli që të mos mund të përdorte rrugët klasike, kështu që bakteri u detyrua të “hante” PET plastikën.

Nga një shishe plastike deri te paracetamoli brenda vetëm 24 orëve

Por historia nuk ndalet këtu. Shkencëtarët i shtuan E. coli-s edhe dy gjene të tjera, një nga kërpudhat dhe një nga bakteret e dheut, të cilët mundësojnë shndërrimin e PABA-s në paracetamol. Rezultati? Brenda më pak se 24 orësh, me emisione minimale dhe me efikasitet deri në 92 për qind, PET plastika u shndërrua në ilaç kundër dhimbjeve.

“Kjo është hera e parë që ekziston një rrugë nga mbetjet plastike deri te paracetamoli, gjë që nuk mund të arrihet vetëm me biologji ose vetëm me kimi”, thekson drejtuesi i hulumtimit, profesori Stephen Wallace. Ai shton se teknologjia është aq efikase, sa që një ditë mund të “thithë” mbetjet plastike nga mjedisi dhe t’i shndërrojë në substanca të dobishme.

Edhe pse deri te prodhimi komercial ka ende shumë punë, rezultatet janë jashtëzakonisht premtuese. Kjo metodë jo vetëm që mund të zvogëlojë sasinë e mbetjeve plastike, por edhe të mundësojë një prodhim më të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin të ilaçeve. /Telegrafi/

The post Revolucion në farmaci: Bakteret e shndërrojnë plastikën në ilaç kundër dhimbjeve appeared first on Telegrafi.

Ushqimi i së ardhmes apo fundi i tryezës tradicionale? Pashteta nga laboratori po vjen në tavolinat evropiane

22 June 2025 at 13:41

Mishi i kultivuar në mënyrë qelizore po afrohet gjithnjë e më shumë me tregun evropian. Prej vitesh janë dhënë sinjale se kërkesa të tilla do të fillojnë të paraqiten

Agjencia Evropiane për Sigurinë Ushqimore (EFSA) ka pranuar kërkesën e parë zyrtare për vlerësimin e rrezikut të një produkti ushqimor të përftuar përmes kultivimit qelizor.

Bëhet fjalë për foie gras, një pashtetë e përgatitur nga mëlçia e rosës, e cila këtë herë është prodhuar nga vezë të fekonduara të rosës Pekin, një racë e njohur, e cila rrjedh nga Kina dhe është shumë e përhapur në mbarë botën për rritje dhe përdorim në ushqim. Kërkesa është paraqitur nga kompania startup franceze Suprême SAS.

Ky zhvillim është në fakt vetëm një tjetër konfirmim se gjithnjë e më shumë ushqime të ashtuquajtura “të reja”, ndër to larvat e krimbit të madh të miellit, bulkthi shtëpiak, karkaleci udhëtar dhe larvat e krimbit të vogël të miellit, po arrijnë në menytë e evropianëve.

Të kujtojmë se “ushqimi i ri” përfshin produkte që nuk janë konsumuar në masë të konsiderueshme në BE para datës 15 maj 1997. Në këtë kategori përfshihen burime të reja ushqimore, ushqime inovative, produkte të përftuara përmes teknologjive dhe proceseve të reja prodhimi, si dhe ushqime që janë konsumuar tradicionalisht jashtë BE-së, por jo brenda saj. A do të arrijë ndonjë produkt i ri në treg, kjo varet si nga interesi i kompanive për ta plasuar atë, ashtu edhe nga mundësia për të dëshmuar sigurinë e tij për konsumatorët, transmeton Telegrafi.

Për të marrë miratimin, kompania duhet të përgatisë dokumentacionin përkatës që dëshmon se ushqimi i ri i përmbush kriteret e lartpërmendura. Vlerësimi shkencor për sigurinë bëhet nga EFSA, dhe nëse konfirmohet se produkti nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, se përdorimi i tij nuk mashtron konsumatorin dhe se konsumimi i rregullt nuk është i dëmshëm nga ana ushqyese, atëherë Komisioni Evropian, së bashku me shtetet anëtare, merr vendimin përfundimtar për autorizimin, lejimin për daljen në treg dhe përfshirjen në listën e ushqimeve të reja të miratuara.

Ky është produkti i parë ushqimor me origjinë shtazore i përftuar përmes kulturës qelizore, konkretisht nga qeliza të një lloji rose. Kërkesa ka mbërritur në shtator të vitit të kaluar dhe EFSA ka në dispozicion nëntë muaj për ta përfunduar vlerësimin e rrezikut, ose më shumë, nëse është e nevojshme. Megjithatë, theksohet se nuk pritet që qelizat e kultivuara apo biomasa e tyre të jenë të disponueshme drejtpërdrejt për konsumatorët, por si përbërës që do të shtohen në produkte apo grupe të caktuara ushqimore.

EFSA është pyetur edhe nëse kjo është praktikë e zakonshme në tregje të tjera.

Singapori u bë në vitin 2020 vendi i parë në botë që miratoi shitjen komerciale të mishit të kultivuar në mënyrë qelizore, duke lejuar qoftet e pulës të prodhuara nga qelizat e pulës,” thuhet nga EFSA, duke shtuar se aktualisht nuk kanë pranuar kërkesa të ngjashme.

Që nga viti 2002, EFSA ka pranuar rreth 500 kërkesa për ushqime të reja, prej të cilave 240 vetëm që nga fillimi i vitit 2018. Deri më tani është konfirmuar se 97 produkte të reja janë të sigurta për konsum. Disa shembuj të ushqimeve të reja tashmë të aprovuara përfshijnë: farat chia, kërpudha të trajtuara me rrezatim UV për rritjen e përmbajtjes së vitaminës D, vajin e mikroalgave Schizochytrium sp. si burim alternativ i DHA (acid dokosaheksaenoik), forma të reja të vitaminave dhe mineraleve si kalcium L-metilfolati (burim i ri i acidit folik) dhe magnez L-treonati (formë e re e magnezit), si dhe haskapin (frut i bimës Lonicera caerulea L.) si ushqim tradicional nga vende të treta.

“Rreth 10 për qind e kërkesave për ushqim të ri kanë të bëjnë me burime bimore të proteinave. Shembuj të tjerë përfshijnë proteina nga lulelakra, elbi, orizi, si dhe lloje të ndryshme të algave dhe kërpudhave,” shpjegojnë nga EFSA.

Sa i përket insekteve, nga miliona specie, prej të cilave rreth 2.000 janë njohur si të ngrënshme, deri më tani janë pranuar 20 kërkesa për ushqim të ri që lidhen me insektet.

Janë miratuar mendimet shkencore për: larvat e thata të krimbit të verdhë të miellit (Tenebrio molitor), format e ngrira dhe të thata të të njëjtit krimb, karkalecin udhëtar (Locusta migratoria), bulkthin e shtëpisë (Acheta domesticus), pluhurin pjesërisht të yndyrshëm të bulkthit shtëpiak, si dhe format e ngrira dhe të liofilizuara të krimbit të vogël të miellit (Alphitobius diaperinus) dhe pluhurin e trajtuar me UV nga i gjithë krimbi i verdhë i miellit. /Telegrafi/

The post Ushqimi i së ardhmes apo fundi i tryezës tradicionale? Pashteta nga laboratori po vjen në tavolinat evropiane appeared first on Telegrafi.

Mitra e parë artificiale: Revolucion në shkencën riprodhuese dhe shpresë për gratë

13 June 2025 at 00:25

Një hap drejt lindjes jashtë trupit

Në një zhvillim që premton të transformojë rrënjësisht mjekësinë riprodhuese dhe kujdesin neonatal, një ekip shkencëtarësh nga Japonia ka prezantuar mitrën e parë artificiale në botë. Kjo teknologji novatore ofron një mjedis të jashtëm të kontrolluar që simulon kushtet natyrore të mitrës, duke i mundësuar embrionit të zhvillohet jashtë trupit të njeriut.

Mitra artificiale, e njohur me emrin shkencor Ex Vivo Uterine Environment (EVE), krijon një ambient të mbrojtur dhe të balancuar, ku kontrollohen në mënyrë të saktë faktorët kyç për zhvillimin embrional dhe fetal: oksigjeni, temperatura, lëngjet ushqyese, presioni i duhur i lëngut amniotik dhe ritmi i qarkullimit të tyre. Kjo teknologji imiton me saktësi funksionet biologjike të placentës dhe qeseve amniotike.

Në testet paraklinike të realizuara me embrione të kafshëve, sistemi ka treguar rezultate premtuese duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të fetusit në fazat e hershme dhe të ndërmjetme të rritjes.

Sipas raportit të publikuar nga platforma shkencore Seasia, kjo arritje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të kësaj teknologjie edhe në njerëz, në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Kjo risi shkencore mund të ketë ndikim të thellë në disa fusha:

• Për gratë me infertilitet të thellë ose probleme të rënda uterine që nuk mund të mbajnë shtatzëni.
• Për foshnjat e lindura parakohe, duke ofruar një mjedis mbështetës që mund të reduktojë ndërlikimet dhe rrisë shanset për mbijetesë.
• Për kërkimin mbi zhvillimin embrional, duke mundësuar vëzhgim të drejtpërdrejtë dhe të sigurt të proceseve biologjike jashtë trupit.

Megjithatë, përdorimi i mitrës artificiale tek njerëzit mbetet ende në fazë eksperimentale dhe kërkon vlerësim të kujdesshëm etik, ligjor dhe social. Bioetikët nga institucionet kërkimore kryesore në Japoni dhe gjetkë theksojnë nevojën për rregullim të rreptë dhe mbikëqyrje shumëdimensionale për të shmangur keqpërdorimet dhe për të ruajtur dinjitetin njerëzor në çdo hap të këtij procesi.

Në thelb, mitra artificiale përfaqëson një nga përparimet më të rëndësishme të dekadës në biologji dhe teknologji mjekësore – një hap drejt një të ardhmeje ku koncepti i lindjes dhe kujdesit neonatal mund të transformohet në mënyrë të paprecedentë. /Telegrafi/

The post Mitra e parë artificiale: Revolucion në shkencën riprodhuese dhe shpresë për gratë appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim

3 June 2025 at 16:52

Ushtrimet fizike mund të ulin rrezikun e vdekjes tek pacientët me kancer me një të tretën, të ndalojnë rikthimin e tumoreve dhe janë madje më efektive se ilaçet, sipas rezultateve të një studimi historik që mund të transformojë udhëzimet shëndetësore në mbarë botën.

Për dekada me radhë, mjekët kanë rekomanduar një stil jetese të shëndetshëm për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit. Por deri tani ka pasur pak prova mbi ndikimin e këtij stili jetese pas diagnostikimit, dhe pak mbështetje për përfshirjen e ushtrimeve në rutinën e pacientëve.

Tani një studim i parë në botë, që përfshiu pacientë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Franca, Kanadaja dhe Izraeli, ka zbuluar se një regjim i strukturuar ushtrimesh pas trajtimit mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e vdekjes, të rikthimit të sëmundjes apo zhvillimit të një kanceri të ri, shkruan The Guardian.

Rezultatet u prezantuan në Çikago, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologji Klinike (ASCO), konferenca më e madhe e kancerit në botë, dhe u botuan në New England Journal of Medicine.

Për herë të parë në historinë mjekësore, ka prova të qarta se ushtrimet janë më të mira në parandalimin e rikthimit të kancerit dhe vdekjes sesa shumë nga ilaçet që aktualisht përshkruhen për pacientët, tha një nga mjekët më të njohur të kancerit në botë.

Dr. Julie Gralow, drejtoreshë mjekësore e ASCO, e cila nuk ishte e përfshirë në studimin dhjetëvjeçar, tha se cilësia e të dhënave ishte “në nivelin më të lartë të provave shkencore” dhe se ato do të çonin në “një ndryshim të madh në mënyrën si kuptohet rëndësia e inkurajimit të aktivitetit fizik gjatë dhe pas trajtimit”.

Pacientët që filluan një regjim të strukturuar ushtrimesh me ndihmën e një trajneri personal apo këshilluesi shëndetësor pas përfundimit të trajtimit, patën një rrezik 37% më të ulët për të vdekur dhe një rrezik 28% më të ulët për rikthimin apo zhvillimin e një kanceri të ri, në krahasim me ata që morën vetëm këshilla për stilin e jetesës, zbuloi studimi.

E pyetur për të vënë në kontekst efektin e ushtrimeve tek pacientët me kancer, Gralow tha: “Seancës ku u prezantua i vumë titullin ‘Po aq efektive sa një ilaç’. Unë do ta kisha titulluar ‘Më e mirë se një ilaç’, sepse nuk ka të gjitha efektet anësore”.

“Është një përfitim në të njëjtën përmasë si shumë ilaçe që miratohen për një efekt të tillë – 28% ulje e rrezikut të rikthimit, 37% ulje e rrezikut të vdekjes. Ilaçet miratohen edhe për më pak se kaq, dhe janë të shtrenjta dhe toksike”.

“Kur fillova para tre dekadash, ishte ende koha kur i thoshim pacientëve të jenë të kujdesshëm gjatë kimioterapisë. Kjo është përmbysur,” shtoi ajo. “Do të thoja që [ushtrimet] janë më të mira se një ilaç”.

Në këtë studim, studiuesit përfshinë 889 pacientë me kancer koloni nga viti 2009 deri në 2023. Shumica (90%) kishin sëmundje të stadit të tretë. Pacientët u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori pjesë në një program të strukturuar ushtrimesh (445 veta), ndërsa grupi tjetër mori vetëm një broshurë për stilin e jetesës së shëndetshme (444 veta).

Grupi i ushtrimeve punoi me një trajner personal dy herë në muaj për seanca trajnimi dhe ushtrimesh të mbikëqyrura, dhe më vonë një herë në muaj, për gjithsej tre vjet.

Pacientët u ndihmuan për të arritur objektiva specifike ushtrimesh. Qëllimi javor ishte ekuivalenti i tre deri në katër ecjeve nga 45 deri në 60 minuta, por pacientët mund të zgjidhnin vetë si të bëheshin më aktivë. Disa zgjodhën të bënin kajak apo ski, për shembull.

Pas pesë vjetësh, pacientët në grupin e ushtrimeve kishin një rrezik 28% më të ulët për kancer të ri apo rikthim, krahasuar me grupin tjetër. Pas tetë vjetësh, të njëjtët pacientë kishin një rrezik 37% më të ulët për të vdekur sesa ata që kishin marrë vetëm broshurën.

“Pas operacionit dhe kimioterapisë, rreth 30% e pacientëve me kancer të zorrës së trashë në stadin e dytë me rrezik të lartë dhe në stadin e tretë do të përjetojnë rikthimin e sëmundjes,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Christopher Booth nga Universiteti Queen’s në Kingston, Kanada. “Si onkologë, një nga pyetjet më të zakonshme që na bëjnë pacientët është: ‘Çfarë tjetër mund të bëj për të përmirësuar rezultatin tim?’”

“Këto rezultate tani na japin një përgjigje të qartë: një program ushtrimesh që përfshin një trajner personal do të ulë rrezikun e kancerit të ri apo rikthimit, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të ndihmojë të jetoni më gjatë”.

Prof. Charles Swanton, shefi klinik i organizatës Cancer Research UK, e cila financoi pjesën britanike të studimit, tha: “Ky studim mbresëlënës tregon fuqinë e ushtrimeve për të transformuar shëndetin e njerëzve dhe për të rritur shanset e tyre për të mbijetuar pas trajtimit të kancerit. Për një ndërhyrje që nuk është ilaç, ushtrimet ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme për pacientët.”

Për disa pacientë, “aktiviteti fizik mund të jetë faktori që ndryshon rrjedhën e rikuperimit të tyre”, shtoi Swanton. “Zbulimet sugjerojnë që onkologët duhet të konsiderojnë rekomandimin e një programi të strukturuar ushtrimesh pas operacionit për të përmirësuar shanset e mbijetesës.”

“Por është e rëndësishme të kujtojmë se ushtrimet nuk janë zgjedhja më e mirë për të gjithë. Këshilla ime për pacientët me kancer është të flasin me mjekun përpara se të fillojnë ndonjë aktivitet të ri fizik”.

Zbulimet pritet të ndryshojnë praktikën globale, me mjekë nga e gjithë bota që po inkurajohen të diskutojnë programet e ushtrimeve me pacientët e tyre pas trajtimit, thanë onkologët në Çikago.

Edhe pse ky studim përfshiu vetëm pacientë me kancer koloni, Gralow tha se nuk ka arsye për të menduar se rezultatet nuk janë të zbatueshme edhe për lloje të tjera të kancerit. Booth tha se do të nevojiten studime për kancere të tjera, por shtoi se të dhënat sugjerojnë një incidencë më të ulët të kancerit të gjirit dhe prostatës në grupin e ushtrimeve.

“Ushtrimet si ndërhyrje janë një zgjedhje e qartë dhe duhet të zbatohen gjerësisht”, tha Dr. Pamela Kunz nga Yale School of Medicine.

Duke reaguar ndaj zbulimeve, Prof. Sir Stephen Powis, drejtor mjekësor kombëtar i NHS England, tha se ishte “jashtëzakonisht emocionuese” që ushtrimet e përshtatura pas trajtimit mund të jenë “jetëndryshuese”.

“Këto zbulime historike sugjerojnë se hapa të përqendruar drejt aktivitetit fizik, nga ecjet deri te ushtrimet, mund të rrisin aftësinë e trupit për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit dhe të ndihmojnë në shpëtimin e më shumë jetëve”.

“Të qenët më aktiv ka përfitime të mëdha: ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, forcon sistemin imunitar, ul inflamacionin dhe përmirëson humorin – dhe tani është inkurajuese të shohësh që ushtrimet me të vërtetë mund të ndihmojnë më shumë njerëz të mbijetojnë nga kanceri”. /Telegrafi/

The post Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim appeared first on Telegrafi.

Ky lloj stërvitjeje para gjumit mund ta prishë gjumin, tregon një studim i ri

2 June 2025 at 00:25

Stërvitja me intensitet të lartë e kryer më pak se katër orë para gjumit mund të ndikojë negativisht në gjatësinë dhe cilësinë e gjumit, sipas një studimi me më shumë se 14.500 të anketuar

Stërvitja para gjumit nuk është një ide e mirë.

Kur puna është e gjatë, udhëtimi për në shtëpi është i ngadaltë dhe gatimi i darkës zgjat një kohë të gjatë, është normale të përpiqesh të bësh një stërvitje të shpejtë përpara se të shkosh më në fund në shtrat.

Më mirë është të mos bësh fare ushtrime, apo jo?

Fatkeqësisht, një studim i kohëve të fundit sjell lajme të këqija: ushtrimet intensive pak para gjumit mund të ndikojnë negativisht në gjumë.

Pasi monitoruan aktivitetin fizik, gjumin dhe aktivitetin kardiak të 14.689 personave gjatë një viti, një ekip ndërkombëtar studiuesish zbuloi se ushtrimet brenda katër orëve para gjumit shoqëroheshin me kohë më të gjatë për të rënë në gjumë, më pak orë gjumë, cilësi më të dobët të gjumit, së bashku me rrahje më të larta të zemrës gjatë natës dhe ndryshueshmëri më të ulët të rrahjeve të zemrës gjatë natës, në gjendje pushimi dhe ndryshueshmëri më e ulët e rrahjeve të zemrës gjatë natës – të dyja këto zakonisht shoqërohen me rreziqe shëndetësore, transmeton Telegrafi.

istockphoto

“Aktiviteti intensiv fizik në mbrëmje mund ta mbajë trupin në një gjendje vigjilence të shtuar, prandaj udhëzimet e shëndetit publik më parë këshillonin të mos ushtroni shumë afër kohës së gjumit”, tha Josh Leota nga Fakulteti i Shkencave Psikologjike i Universitetit Monash në një deklaratë.

Ndërsa disa studime të mëparshme i kanë sfiduar këto udhëzime duke sugjeruar që stërvitjet e vona nuk e prishin gjithmonë gjumin, Leota argumenton se ato studime “mbështeteshin në madhësi të vogla mostrash dhe mjedise laboratorike, ndërsa rrallë përfshinin periudha ushtrimesh që shkaktojnë kërkesa të konsiderueshme kardiometabolike në trup”, shtoi ai, duke hedhur dyshime mbi vlefshmërinë e rezultateve të tyre.

Për të hedhur dritë mbi vlefshmërinë e këtyre udhëzimeve të shëndetit publik, Leota dhe kolegët e tij kryen një studim të ri, të botuar në revistën Nature Communications. Ekipi monitoroi pjesëmarrësit me pajisje biometrike me shumë sensorë dhe mblodhi të dhëna me vlerë katër milionë net për të hetuar lidhjet e mundshme midis stërvitjeve të vona, intensitetit të ushtrimeve, gjumit dhe aktivitetit kardiak gjatë gjumit.

Gjatë analizës së të dhënave, ata morën në konsideratë moshën, gjininë, stinën, ditën e javës, nivelet e fitnesit dhe mënyrën se si pjesëmarrësit fjetën natën e kaluar. Rezultatet lidhin ushtrimet e vona dhe të lodhshme me shenjat e lartpërmendura të shëndetit të dëmtuar të gjumit.

“Ushtrimet në mbrëmje – veçanërisht ato që përfshijnë nivele të larta të sforcimit kardiovaskular – mund të prishin gjumin pasues, rrahjet e zemrës në qetësi dhe ndryshueshmërinë e rrahjeve të zemrës, duke prishur kështu një fazë kritike të procesit të rikuperimit”, tha Elise Feyser-Childs, autore kryesore e studimit gjithashtu nga Fakulteti i Shkencave Psikologjike i Universitetit Monash.

Ushtrimet që u konsideruan të lodhshme përfshinin ushtrime që shkaktonin vazhdimisht rritje të ritmit të frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës, temperaturës së trupit dhe vigjilencës mendore, siç janë stërvitja me intervale me intensitet të lartë, vrapimet e gjata ose të luajturit futboll. Pra, “nëse ushtrohen brenda katër orëve para gjumit, njerëzit mund të zgjedhin ushtrime të shkurtra me intensitet të ulët, siç janë vrapimi i lehtë ose noti, për të zvogëluar shqetësimin e gjumit dhe për të lejuar trupin të relaksohet”, shtoi Leota. /Telegrafi/

The post Ky lloj stërvitjeje para gjumit mund ta prishë gjumin, tregon një studim i ri appeared first on Telegrafi.

Qepa e kuqe – aleat i fuqishëm në luftën kundër kancerit

1 June 2025 at 21:25

Studiuesit në Kanada, të cilët kryen një studim premtues, parashikuan se ekstrakti i qepës së kuqe përfundimisht do të shtohet në produktet ushqimore dhe do të tregtohet si një agjent natyral parandalues i kancerit

“Ne zbuluam se qepët janë të shkëlqyera në vrasjen e qelizave kancerogjene”, thotë autori kryesor Abdulmonem Murayyan.

Shkencëtarët e dinë se konsumi i lartë i qepëve shoqërohet me një rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit. Meqenëse perimet janë pjesë e dietës mesdhetare (MedDiet), mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për incidencën e ulët të sëmundjes në Evropën Jugore. Studiuesit Murayyan dhe Suresh Neethirajan, të Universitetit të Guelph, donin të përcaktonin se cili lloj qepe kishte më shumë veti anti-kanceroze.

Në një studim të botuar në revistën Food Research International, ata testuan efektet e pesë llojeve të qepëve në qelizat e kancerit të zorrës së trashë të njeriut dhe zbuluan se qepët Ruby Ring ishin më efektive në luftimin e sëmundjes.

“Hulumtimi ynë konfirmoi se varietetet e qepës së kuqe pengojnë qelizat kancerogjene më fuqishëm sesa varietetet e tjera të qepëve,” tha Suresh Neethirajan për Olive Oil Times, transmeton Telegrafi.

“Ata treguan një numër 3.5 deri në 4 herë më të lartë të qelizave që i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizave kancerogjene), krahasuar me speciet e tjera.”

shutterstock

Çfarë është kaq e veçantë te qepët e kuqe?

Edhe pse të gjitha varietetet e perimeve përmbajnë sasi të larta të një flavonoidi antikancerogjen të quajtur kuercetinë, qepët e kuqe janë gjithashtu të pasura me antocianinë, një përbërës që rrit vetitë pastruese të kuercetinës, shpjegoi Murayyan.

“Antocianina është e rëndësishme për t’u dhënë ngjyrë frutave dhe perimeve, kështu që ka kuptim që qepët e kuqe, të cilat kanë ngjyrën më të errët, do të kishin fuqinë më të madhe në luftimin e kancerit,” shtoi Murayyan.

Neethirajan gjithashtu ndau se si përbërësi i shëndetshëm në qepë lufton kancerin.

“Radikalet e lira në sistemin njerëzor mund të çojnë në qeliza kancerogjene që mund të zhvillohen në tumore dhe të rrisin rrezikun e diabetit ose sëmundjeve të zemrës nëse nuk respektohen”, tha ai.

“Molekulat e kuercetinës në qepë tërheqin dhe neutralizojnë radikalet e lira. Një karakteristikë e qelizave kancerogjene është aftësia e tyre për të shmangur apoptozën. Duke shkaktuar apoptozë në qelizat që ndahen në mënyrë anormale, qelizat kancerogjene dhe metastazat mund të kontrollohen. Flavonoidet me bazë qepën janë më të mirat në shkaktimin e apoptozës. Nga 28 perime dhe nëntë fruta, qepët kryesojnë në përmbajtjen e kuercetinës.”

Përveç zbulimit aktual, studiuesit zbuluan së fundmi se qepët janë efektive në zhdukjen e qelizave të kancerit të gjirit. Ata më pas planifikojnë të vlerësojnë efektet anti-kancer të perimeve në provat klinike njerëzore.

Ndërsa mund të jetë e dobishme të vendosni qepë të kuqe në sallata dhe hamburgerë, ekipi beson se ekstrakti i qepës do t’u shtohet produkteve ushqimore si lëngjet ose produktet e pjekura në të ardhmen. Ata gjithashtu parashikojnë që ajo të shitet në formë pilule si një shtesë dietike që lufton kancerin. /Telegrafi/

The post Qepa e kuqe – aleat i fuqishëm në luftën kundër kancerit appeared first on Telegrafi.

Britania e Madhe ndalon nga nesër cigaret me avull – shqetësim për varësinë tek të rinjtë

31 May 2025 at 21:28

Britania e Madhe do të nisë nesër ndalimin e ‘vape’-ve njëpërdorimshëm, si pjesë e një fushate për të frenuar rritjen alarmante të përdorimit të tyre nëpër shkolla

Dr. Rachel Isba, mjekja që ka themeluar klinikën e parë në vend për ndihmën e fëmijëve të varur nga cigaret me avull, deklaroi për Sky News se disa prej fëmijëve nuk mund të flenë pa pasur të tilla cigare afër tyre.

Klinika, e hapur në Liverpool në janar, ka pranuar tashmë pacientë vetëm 11-vjeçarë që janë të varur nga nikotina.

“Disa nga këta të rinj ‘vape’-t i përdorin sapo zgjohen, madje e mbajnë poshtë jastëkut gjatë natës”, tha Dr. Isba. Ajo shtoi se ka raste kur fëmijët zgjohen në orën tre të mëngjesit, duke menduar se cigaret me avull do t’i ndihmojnë të flenë – ndërkohë që nikotina ka efekt të kundërt.

Ndalimi që hyn në fuqi këtë fundjavë do të përfshijë shitjet në dyqane dhe përmes internetit, transmeton Telegrafi.

Ministrja britanike Mary Creagh deklaroi se ‘vape’-t kanë qenë për shumë kohë të pranishëm në rrugë, duke krijuar varësi tek fëmijët, dhe kjo do të marrë fund nga sot.

Megjithatë, disa nxënës në Liverpool janë skeptikë se ndalimi do të ketë ndikim real, pasi sipas tyre ata që janë tashmë të varur do të gjejnë mënyra për të siguruar nikotinën. /Telegrafi/

The post Britania e Madhe ndalon nga nesër cigaret me avull – shqetësim për varësinë tek të rinjtë appeared first on Telegrafi.

A mund ta zbulojmë diabetin para se të shfaqet? Përgjigjja vjen nga laboratorët japonezë

31 May 2025 at 19:40

Drita jeshile për parandalimin e hershëm

Një zhvillim premtues nga Japonia mund të ndryshojë mënyrën se si parandalojmë diabetin — dhe kjo pa analiza të dhimbshme, gjilpëra apo kontrolle të shtrenjta.

Studiuesit në Universitetin e Tokios kanë zbuluar se monitorimi i përhershëm i glukozës në gjak (i njohur si CGM – continuous glucose monitoring), i kombinuar me një algoritëm të ri, mund të identifikojë rrezikun për diabet shumë më herët sesa metodat tradicionale.

Shumë herë, luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak kalojnë pa u vënë re. Ne i lidhim me lodhjen, humorin apo oraret e të ngrënit, por ato mund të jenë sinjalet e para që trupi nuk po përpunon siç duhet glukozën.

Testet standarde si analiza e mëngjesit (glukoza esëll), HbA1c apo testi i tolerancës ndaj glukozës janë të dobishme, por nuk zbulojnë gjithmonë çrregullimet e fshehura që ndodhin gjatë ditës.

“Testet aktuale nuk arrijnë të kapin kompleksitetin dhe ritmet e ndryshueshme të glukozës në jetën reale,” shpjegon prof. Shinya Kuroda, bashkautor i studimit.

Për këtë arsye, ekipi përdori pajisje që matin glukozën çdo disa minuta tek 64 persona pa diagnozë diabeti. Duke analizuar këto të dhëna përmes algoritmit të tyre, studiuesit zbuluan një tregues të ri – AC_Var, që mat luhatjet e niveleve të sheqerit në kohë reale.

Kur ky tregues u kombinua me të dhënat e tjera, si devijimi standard i glukozës, rezultatet ishin më të sakta sesa metodat tradicionale për parashikimin e rrezikut ndaj diabetit. Madje, ata identifikuan persona që kishin çrregullime të fshehta të metabolizmit të glukozës, ndonëse analizat rutinë i cilësonin si të shëndetshëm.

Për ta bërë këtë metodë më të aksesueshme, shkencëtarët kanë krijuar një aplikacion online, ku individët apo profesionistët e shëndetit mund të analizojnë të dhënat nga pajisjet CGM dhe të vlerësojnë rrezikun e mundshëm.

“Objektivi ynë është që kjo teknologji të shërbejë si mjet praktik për të zbuluar problemet përpara se të kthehen në diagnozë,” thotë Kuroda. “Nëse ndërhyjmë më herët, mund të parandalojmë zhvillimin e diabetit dhe pasojat e tij afatgjata.” /Telegrafi/

The post A mund ta zbulojmë diabetin para se të shfaqet? Përgjigjja vjen nga laboratorët japonezë appeared first on Telegrafi.

Plakeni më ngadalë? Këto suplemente kanë një efekt befasues

30 May 2025 at 17:43

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të kromozomeve – dhe në këtë mënyrë të ngadalësojnë procesin biologjik të plakjes

Telomerët shkurtohen natyrshëm me kalimin e moshës, çka shoqërohet me rritjen e rrezikut për sëmundje të lidhura me moshën dhe vdekshmëri të parakohshme.

Sipas studimit të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, vitamina D ndihmon në ngadalësimin e këtij shkurtimi, veçanërisht te leukocitet (qelizat e bardha të gjakut).

Çfarë tregoi studimi?

Studimi përfshiu të rritur amerikanë mbi 50 vjeç. Pjesëmarrësit morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, të dyja, ose placebo, për një periudhë prej pesë vitesh.

Rezultatet treguan se:

▪ Grupi që mori vitaminë D pati një shkurtim minimal të telomerëve pas 2 dhe 4 vitesh.
▪ Grupi placebo pësoi një shkurtim të konsiderueshëm të telomerëve.
▪ Omega-3 nuk pati efekt të dukshëm në telomerë.
▪ Efekti pozitiv i vitaminës D ishte më i dukshëm te pjesëmarrësit që nuk merrnin ilaçe për kolesterol dhe tek ata që nuk ishin obezë.

Çfarë nënkuptojnë këto rezultate?

Ruajtja e gjatësisë së telomerëve mund të përkthehet në një ngadalësim të procesit të plakjes biologjike me rreth 3 vjet.

Dr. Yoshua Quinones theksoi se kjo përforcon rolin e vitaminës D jo vetëm në shëndetin e kockave dhe imunitet, por edhe në parandalimin e plakjes qelizore, shkruan MedicalNewsToday.

Kufizime të studimit

▪ Studimi ishte një analizë sekondare dhe nuk ishte fillimisht projektuar për të matur efektet mbi telomerët.
▪ Mostra ishte kryesisht me pjesëmarrës të bardhë mbi moshën 50 vjeç.
▪ 37% e të dhënave mungonin pas 4 vitesh.
▪ Efekti u vëzhgua vetëm në qelizat e bardha të gjakut dhe nuk u analizuan pasojat e drejtpërdrejta klinike.

Dr. David Cutler paralajmëron se benefitet e mundshme të vitaminës D duhen peshuar kundrejt rreziqeve të saj. Marrja e tepërt mund të çojë në dëmtime të veshkave dhe toksicitet, për shkak se është një vitaminë që grumbullohet në trup.

Si përfundim, ky studim shton prova në favor të rolit mbrojtës të vitaminës D kundër plakjes dhe hap rrugën për kërkime të mëtejshme mbi ndikimin e saj në shëndetin qelizor.

Megjithatë, përpara se të përfshihet në udhëzimet zyrtare, nevojiten më shumë studime me popullata më të gjera dhe të larmishme, citon Anabel.

Kujdes: Përpara fillimit të çdo suplementi, konsultohuni me mjekun – sidomos nëse merrni medikamente ose keni sëmundje kronike. /Telegrafi/

The post Plakeni më ngadalë? Këto suplemente kanë një efekt befasues appeared first on Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion gjenetik të lidhur me nevojën për më pak gjumë

26 May 2025 at 23:40

Përgjigjja e pyetjes “Sa gjumë më duhet çdo natë?” varet nga shumë faktorë dhe tani është zbuluar edhe një tjetër: një mutacion i rrallë i gjenit SIK3 që i lejon trurit të funksionojë me më pak orë gjumë se zakonisht

Sa gjumë ju nevojitet?

Një ekip shkencëtarësh nga Akademia Kineze e Shkencave zbuloi këtë mutacion te një grua e shëndetshme në të 70-at, e cila flinte mesatarisht 6.3 orë në natë.

Kjo është pjesë e një projekti më të madh kërkimor që synon të identifikojë njerëzit me një profil natyral të gjumit të shkurtër (NSS).

Ky është në fakt mutacioni i pestë gjenetik i lidhur me gjumin e shkurtër që është zbuluar, gjë që thekson më tej ndikimin e gjeneve tona në shëndetin e gjumit dhe sasinë e gjumit që na duhet për të funksionuar siç duhet, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi.

Një gjumë i ruajtur

Gruaja flinte mesatarisht 6.3 orë në natë. (Chen et al., PNAS, 2025).

“Hetimi i gjeneve të lidhura me gjumin te njerëzit jo vetëm që zgjeron kuptimin tonë të rrjetit që rregullon gjumin, por gjithashtu mund të sjellë kërkime bazë nga modelet e minjve në zbatimin klinik”, deklarojnë studiuesit në punimin e tyre të botuar.

Minjtë që kishin të njëjtin mutacion gjenetik gjithashtu flinin më pak, megjithëse jo në mënyrë drastike: këta minj zakonisht flenë rreth 12 orë në ditë, por modifikimi gjenetik e uli këtë kohë me rreth gjysmë ore.

Skanimet e trurit të minjve treguan se proteinat e prodhuara nga gjeni i mutacionit ishin aktive në sinapset që lidhin neuronet.

Ne tashmë e dimë që SIK3 prodhon një proteinë të quajtur kinazë, e cila dërgon sinjale kimike te proteinat e tjera për të ndryshuar funksionin e tyre. Një pjesë e këtij sinjalizimi duket se lidhet me rregullimin e sasisë së gjumit që na nevojitet.

“Këto gjetje përparojnë kuptimin tonë të bazës gjenetike të gjumit, nxjerrin në pah implikimet më të gjera të aktivitetit të kinazës në rregullimin e gjumit në të gjitha speciet dhe ofrojnë mbështetje shtesë për strategji të mundshme terapeutike për të përmirësuar efikasitetin e gjumit”, thonë studiuesit. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion gjenetik të lidhur me nevojën për më pak gjumë appeared first on Telegrafi.

Ky zakon i mbrëmjes është një shkaktar i zakonshëm i migrenës, tregon një studim i ri

24 May 2025 at 00:03

Migrena prek miliona njerëz dhe dëmton seriozisht cilësinë e jetës për shumë prej tyre. Nëse e keni përjetuar ndonjëherë, e dini sa e lodhshme mund të jetë

Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një zakon i vetëm në mbrëmje mund të shkaktojë këtë problem shëndetësor. Zbuloni në vijim të tekstit se për çfarë bëhet fjalë.

Nëse vuani rregullisht nga migrena, duhet të rishqyrtoni rutinën tuaj të mbrëmjes. Sipas neurologes së Yale-s, dr. Tanya Bilchik, zakoni i një mbrëmjeje është shpesh një shkaktar i fshehur për sulme.

Një zakon që shumë njerëz nuk e lidhin me migrenën

“Migrena nuk është vetëm një dhimbje koke”, thotë dr. Bilchik, duke shpjeguar se te njerëzit e prirë ndaj migrenës, çlirohet një përbërës i veçantë neurokimik – CGRP (një peptid i lidhur me kalcitoninën). Është një substancë që shkakton inflamacion dhe një sërë simptomash – nga dhimbja, te mjegullimi i trurit, deri te çrregullimet e shikimit.

Edhe pse jo të gjithë ekspertët e përdorin termin “shkaktar”, dr. Bilchik beson se disa gjendje mund të rrisin gjasat për migrenë. Ndër më të zakonshmet janë gjumi i pakët, dehidratimi, anashkalimi i vakteve, kafeina e tepërt dhe nivelet e larta të stresit.

Por një zakon që shumë njerëz e injorojnë dhe që sigurisht mund të kontribuojë në migrenë, është pirja e alkoolit në mbrëmje. Një studim tregoi se më shumë se një e treta e personave që vuajnë nga migrena përmendin alkoolin si një shkaktar të njohur, ndërsa një e katërta e tyre kanë ndaluar së piri plotësisht pikërisht për këtë arsye, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të bëni kur fillon migrena?

Kur ndieni një migrenë që po ju vjen, gjëja më e rëndësishme është të reagoni sa më shpejt të jetë e mundur.

Dr. Bilchik ju këshillon që menjëherë të pini shumë ujë. Një kompresë e ftohtë në ballë, një shëtitje e shkurtër ose ushtrime të frymëmarrjes gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Për disa njerëz, edhe një sasi e vogël kafeine mund të ndihmojë – për shembull, një gotë ujë i gazuar. Marrja e qetësuesve të dhimbjeve pa recetë mund të lehtësojë gjithashtu dhimbjen, por nëse migrena është e shpeshtë, është e rëndësishme kërkoni këshilla nga mjeku juaj.

“Sot, kemi një numër ilaçesh efektive për migrenën që nuk i kishim më parë. Nuk keni pse të vuani – ka zgjidhje”, thotë dr. Bilchik, e cila ka punuar në këtë fushë për më shumë se tridhjetë vjet.

Zakone që ndihmojnë

Nëse migrena ndikon shpesh në jetën tuaj të përditshme, merrni në konsideratë ndryshime të vogla, por të rëndësishme në zakonet tuaja: të flesh mjaftueshëm gjumë, të hash rregullisht, të marrësh sasi të moderuara kafeine, të pish shumë ujë dhe të zvogëlosh stresin. Dhe, sigurisht, nëse dyshoni se alkooli po e përkeqëson gjendjen tuaj, ia vlen të provoni një pauzë.

Rutina të shëndetshme dhe terapia në kohë mund ta zvogëlojnë ndjeshëm frekuencën dhe ashpërsia e sulmit. /Telegrafi/

The post Ky zakon i mbrëmjes është një shkaktar i zakonshëm i migrenës, tregon një studim i ri appeared first on Telegrafi.

❌
❌