Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

11 July 2025 at 09:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më 10 korrik me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau në Uashington për t’i diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se palët kanë shprehur bindje që “prosperiteti ekonomik dhe bashkëpunimi do t’i ndihmojnë Ballkanit Perëndimor që të largohet nga ndasitë e së kaluarës dhe të promovojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”.

Osmani ka thënë përmes një postimi në Facebook se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.

Më 9 korrik, Osmani është takuar edhe me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili pritet të vizitojë Kosovën në ditët në vijim.

Përmes një postimi tjetër në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.

Në kuadër të vizitës së saj në Uashington, Osmani ka mbajtur edhe një ligjëratë në një institut, përgjatë së cilës ka thënë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, ka thënë presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, ka thënë Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur një grup serbësh patën sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe se ato nuk duhen nënvlerësuar. Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për takimet që po zhvillon në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Osmani ka thënë se administrata e presidentit Trump ka ide të reja për t’i forcuar më tej ato.

“Ne duam të ulemi me partnerët në këtë administratë për t’u shpjeguar se si Kosova ka këtë potencial. Kjo, natyrisht, është në interes të popullit tonë, në interes të vendit tonë dhe në interes të rajonit tonë. Por, në të njëjtën kohë, kjo përputhet me prioritetet e administratës Trump për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”.

Sipas saj në takime me zyrtarët amerikanë, nuk është diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – “për herë të parë pas shumë vitesh”.

“Kemi folur për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, nuk kemi folur për Serbinë. Perfekt. Ishin biseda perfekte”, ka deklaruar Osmani, pa hyrë në shumë detaje.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. REL/

The post Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA appeared first on Sot News | Lajme.

Forcim i partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Drejtore e Përgjithshme e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano, priti sot në një takim drejtoren e përgjithshme të Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, Ragnheiður Elín Árnadóttir, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri për herë të parë.

Gjatë takimit palët u angazhuan për të nxitur një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.

Po ashtu, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi një sërë temash me rëndësi të veçantë për axhendën zhvillimore të vendit, si transformimi digjital, ekonomia e gjelbër, përfshirja sociale dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, në një kohë kur vendet po përballen me sfida të shumta globale dhe rajonale.

Palët shprehën vullnetin për të avancuar më tej bashkëpunimin në projekte konkrete që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e reziliencës ndaj krizave të mundshme. /j.p/

1 nga 5

The post Forcim i partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky kërkon nga Gjermania më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T

KIEV, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Gjermanisë të furnizojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore IRIS-T për t’iu kundërvënë sulmeve të rënda ruse me dronë dhe raketa.

Ai e diskutoi këtë çështje me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul gjatë një takimi në kryeqytetin ukrainas.

Në fillim të vizitës së tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës në fillim të majit, Wadephul inspektoi një instalim të mbrojtjes ajrore IRIS-T, i cili luan një rol vendimtar në mbrojtjen e Kievit nga sulmet ruse.

Që nga prilli, Gjermania i ka siguruar Ukrainës gjashtë nga këto sisteme dhe ka premtuar edhe 10 të tjera.

Gjermania dhe Ukraina synojnë të rrisin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ndërsa vizitoi Kievin për herë të parë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

“Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është një kartë e fortë e vërtetë”, tha Wadephul në një takim me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha në Kiev.

“Është një vazhdim logjik i furnizimeve tona materiale dhe ne mund të përfitojmë prej tij nga të dyja palët. Me pasurinë tuaj të ideve dhe përvojës, ne gjithashtu do të bëhemi më të mirë”, shtoi ai.

Wadephul u shoqërua në Kiev nga përfaqësues të lartë të kompanive gjermane të mbrojtjes dhe tha se do t’i çonte drejtuesit e mbrojtjes në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

“Unë besoj se është në interes të të dyja palëve që të punojmë më ngushtë së bashku këtu”, tha ai.

Qëllimi është të krijohen sipërmarrje të reja të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes “në mënyrë që Ukraina të mund të prodhojë më shpejt dhe më shumë për mbrojtjen e saj,” tha ministri i Jashtëm./  /os/

The post KIEV – Zelensky kërkon nga Gjermania më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

By: user 10
29 June 2025 at 16:41

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bashkëpunim me Kanye West.

Projekti përfshin këngën “Diddy Free”, një deklaratë e drejtpërdrejtë në mbështetje të babait të tij.

Kënga hapet me vargun: “S’ka gjumë derisa ta shohim Diddy-n të lirë.” Më tej, King Combs vazhdon: “Kur situata bëhet e dyshimtë, ata luajnë viktimën. Fytyrë e pastër, por ata po përpiqen të njollosin imazhin.”

EP-ja hapet me këngën “Lonely Roads”, ku si artiste e ftuar figuron edhe North West, vajza e Kanye West.

Publikimi i projektit erdhi pak para se ekipi ligjor i Diddy-t të jepte argumentet përmbyllëse në sallën e gjyqit të premten në mëngjes. Avokati kryesor i tij, Marc Agnifilo, e quajti gjyqin një “proces të rremë”.

Kanye West, i cili ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave gjatë vitit 2025 për deklarata fyese në rrjetet sociale, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Diddy-n dhe u pa në sallën e gjyqit në Nju Jork në fillim të këtij muaji.

Sean Combs përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet kriminal – akuza për të cilat mund të përfundojë me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ai ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Pas më shumë se një muaji dëshmish dhe provash, Combs zgjodhi të mos dëshmonte në gjyq këtë javë. Të enjten, prokurorët federalë mbajtën argumentet e tyre përmbyllëse që zgjatën katër orë e gjysmë, duke i bërë thirrje jurisë që ta shpallë fajtor Diddy-n dhe duke e quajtur atë “udhëheqës i një organizate kriminale”.

“E gjithë kjo  jep një pamje të qartë të mënyrës se si i akuzuari ka kryer krimet,” tha prokurorja Christy Slavik. “Deri më sot, ai ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë për shkak të parasë, pushtetit dhe ndikimit të tij. Por kjo mbaron këtu. Ka ardhur koha për drejtësi.”

 

The post Kanye West, këngë dedikuar Diddy appeared first on Lapsi.al.

Bisedime për bashkëpunim mes Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe atij të Pekinit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Universiteti i Sporteve i Tiranës dhe ai i Pekinit kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim mes tyre.

Ky bashkëpunim vjen me iniciativë të Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe në mbështetjen e Komitetit Olimpik Kinez.

Qëllimi është bashkëpunimi në kërkimin shkencor në fushën e sportit, si edhe kualifikime të specializuara në administrimin sportiv dhe mjekësinë sportive.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Komitetit Olimpik Kinez dhe njëherësh ministër i Sportit, Gao Zhidan, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Sporteve.

Nën kujdesin e rektorit Agron Kasa dhe i shoqëruar nga presidenti Fidel Ylli, presidenti Gao Zhidan ka parë nga afër auditoret dhe laboratorët modernë të Universitetit të Sporteve, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij për bashkëpunimin mes dy universiteteve.

/k.s/j.p/

The post Bisedime për bashkëpunim mes Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe atij të Pekinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit

28 June 2025 at 11:53

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin. Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:


“Kingjat (qingjat) në tufë, Luani vetëm në fron.”

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe një ‘diss’ ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën e qingjave”.

The post “Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit appeared first on Sot News | Lajme.

Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi përmes rrjeteve sociale se ditën e djeshme, kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një vizitë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Kjo vizitë vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, forcimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për menaxhimin e kufijve. Gjithashtu, u theksua roli i misionit të FRONTEX në këtë drejtim.

OSBE u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të forcuar kapacitetet institucionale në menaxhimin e kufirit.

1 nga 3

/a.f//r.e/

The post Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pati sot takim në Paris me homologun francez Sébastien Lecornu, pak javë pas vizitës së tij në Tiranë.

Sipas Vengut, takimi u zhvillua në vijim të bashkëpunimit dypalësh.

“Vijojmë me hapa të shpejtë bashkëpunimin për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe specializimin e personelit tonë”, u shpreh Vengu në rrjetet sociale ku përcolli momente nga pritja.

“Partneriteti strategjik me Francën përbën një garanci të shtuar në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe më posaçërisht në modernizimin e sistemeve tona ajrore”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Paris Air Shoë” (Salon du Bourget).

Ky panair është ngjarja më e rëndësishme për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

1 nga 3

The post Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas vizitës në Hungari, Osmani: Të gatshëm për fazë të re bashkëpunimi

18 June 2025 at 09:42

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, në Budapest, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Osmani deklaroi se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë.

“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë. ”, ka shkruar Osmani.

The post Pas vizitës në Hungari, Osmani: Të gatshëm për fazë të re bashkëpunimi appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako i bashkohet labelit SBS Entertainment: Një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në karrierën time

By: D Marku
17 June 2025 at 19:47

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka njoftuar një zhvillim të ri në karrierën e saj muzikore.

Ajo i është bashkuar zyrtarisht labelit SBS Entertainment, i cili do të menaxhojë rrugëtimin e saj artistik në vazhdim.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe pritshmëritë që e shoqërojnë në këtë etapë të re të jetës së saj profesionale.

Në postimin e saj në Instagram, Egli shkruan: “Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment”.

“Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta, gjithmonë me përkushtim dhe dashuri për ju që më keni mbështetur deri tani, që nuk mund t’ua kthej kurrë mjaftueshëm. Faleminderit për besimin dhe që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Ju dua, e juaja, Egli”, tha ndër tjerash.

Ky bashkëpunim i ri pritet të sjellë projekte të freskëta dhe të fuqishme nga artistja, e cila është tashmë një emër i njohur në muzikën shqiptare.

Fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre të menjëhershme në komentet e postimit, duke pritur me padurim krijimet e radhës që Egli premton të sjellë me pasion dhe dedikim.

The post Egli Tako i bashkohet labelit SBS Entertainment: Një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në karrierën time appeared first on Albeu.com.

Universiteti i Tiranës dhe ai i Studimeve të Huaja të Pekinit, forcim të bashkëpunimit akademik

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në kuadër të vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi një takim zyrtar në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU).

Gjatë takimit me sekretarin e BFSU-së, Wang Dinghua, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, me në fokus gjuhën shqipe dhe mësimdhënien multidisiplinare.

Palët shprehën gatishmërinë për të rritur shkëmbimet akademike dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit mes dy universiteteve, duke nxitur më tej miqësinë dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës.

Në takim morën pjesë dekanë dhe profesorë nga Universiteti i Tiranës, drejtori i Institutit “Konfuci” pranë UT, si dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. dr. Akli Fundo.

Nga pala kineze ishin të pranishëm Jin Limin, drejtoreshë e Zyrës së Institutit “Konfuci” në BFSU, Ke Jing, dekania e shkollës së Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të universitetit.

/k.s/r.e/j.p/

The post Universiteti i Tiranës dhe ai i Studimeve të Huaja të Pekinit, forcim të bashkëpunimit akademik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pistorius deklaron në Kiev bashkëpunim të ri me Ukrainën

13 June 2025 at 09:18

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka premtuar ndihma të tjera miliardëshe Ukrainës në fushën ushtarake për armatime. Me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj ai ra dakord për prodhimin e përbashkët të armatimeve. Pistorius tha gjatë vizitës në Kiev, se synohet që Ukraina të mbështetet shpejt me sisteme. Krahas shtatë miliardë eurove të miratuara muajt e fundit do të vihen në dispozicion edhe 1,9 miliardë euro. Me këto para mund të paguhen pjesërisht sistemet e armatimit me rreze të madhe veprimi, të cilat do të prodhohen në Ukrainë.

“Këto sisteme mund të vihen në muajt e ardhshëm në dispozicion”, tha Pistorius në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Zelensky. “Sa ka të bëjë me prodhimin, ne do të flasim edhe për prodhimin në Ukrainë si dhe në Gjermani”, tha Zelensky gjatë konferencës së shtypit. Po ashtu do të bisedohet edhe “për armët tona me rreze të gjatë veprimi, dronët tanë dhe teknologjinë e raketave ukainase, për dronë si dhe për mundësi të tjera.

Pistorius: Rusia nuk ka interes për zgjidhje paqësore

Ministri i Mbrojtjes Pistorius mbërriti në mëngjesin e së enjtes (12.06.2025) në kryeqytetin e Ukrainës. Me të mbërritur në stacionin e trenit në Kiev, ministri gjerman i Mbrojtjes dënoi intensifikimin e sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat “janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të rrezikshme me një numër të madh kokash shpërthyese dhe sulme me dronë.” “Ky është një sinjal i qartë nga Moska: Nuk ka interes për një zgjidhje paqësore ndërkohë, por po sulmohen me ashpërsi të vazhdueshme e madje gjithnjë e më shumë sektorë civilë në Ukrainë”, vuri në dukje Pistorius. Ai nënvizoi, se udhëtimi i tij në Kiev tregon, që edhe qeveria e re vazhdon të jetë në krah të Ukrainës./DW

The post Pistorius deklaron në Kiev bashkëpunim të ri me Ukrainën appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkëpunimi ekonomik/ Presidentja Osmani takim biznesor Kosovë-Japoni në Tokio: Një hap i rëndësishëm drejt…

12 June 2025 at 17:20

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Japoninë, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes bizneseve të të dyja vendeve është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se gjatë takimit për çështje biznesi në Japoni, të mbajtur në Tokio, është dëshmuar potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona,” – ka shkruar Osmani. Ajo shtoi se është veçanërisht e lumtur që gjatë kësaj vizite në Japoni është e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë, të cilët sipas saj përfaqësojnë gatishmërinë konkrete për partneritet strategjik me Japoninë.

Vizita e presidentes Osmani në Japoni ka për synim forcimin e lidhjeve diplomatike dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike për Kosovën në tregun aziatik.

The post Bashkëpunimi ekonomik/ Presidentja Osmani takim biznesor Kosovë-Japoni në Tokio: Një hap i rëndësishëm drejt… appeared first on Sot News | Lajme.

Hasani: Bashkëpunim me fondacionin japonez “Nippon” në fushat prioritare

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në një takim Yōhei Sasakawa, kryetar i fondacionit “Nippon” në Japoni dhe njëherësh President Nderi i Fondacionit të Paqes Sasakawa, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Japonisë, ndërsa u theksuan iniciativat me impakt social që fondacioni “Nippon” mund të mbështesë në të ardhmen në vendin tonë.

Ministri Hasani u shpreh i hapur për të eksploruar mundësi të reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria njerëzore, përfshirja sociale, arsimi, shëndetësia etj.

“Kjo duke bashkërenduar prioritetet tona kombëtare me vizionin e këtij fondacioni të mirënjohur ndërkombëtar”, shtoi ai.

1 nga 4

/m.m/a.f/

The post Hasani: Bashkëpunim me fondacionin japonez “Nippon” në fushat prioritare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bëri të ditur sot se Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.

Në këtë kuadër, Kryetarja e Kuvendit Spiropali shprehu besimin për mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia.

Spiropali iu drejtua sot sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku merrnin pjesë delegacione nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Spiropali nënvizoi se “Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë e të vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konsolidimit të vlerave thelbësore europiane”.

“Jemi të angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, modernizimin e sistemit politik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies. Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali u shpreh se “politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian”.

“Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, “mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti”.

“Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjezimin e Evropës, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Po ashtu, Spiropali vlerësoi se “Presidenca shqiptare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore kontribuoi në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë përveç procesit të integrimit europian, edhe prioritetet e tjera të bashkëveprimit: garantimin e sigurisë, rritjen ekonomike, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve publike jetësore, me fokus të veçantë shërbimin shëndetësor, në fushën e turizmit dhe të kulturës etj”.

Sesioni i XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jugli...
1 nga 6
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

/a.f/

The post Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmeti dhe Fontenay-aux-Roses në Francë, marrëveshje binjakëzimi

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Përmetit Alma Hoxha dhe kyetari i qytetit Fontenay-aux-Roses në Francë, Laurent Vastel, nënshkruan në Fontenay-aux-Roses, Betimin e Miqësisë mes dy qyteteve.

Hoxha ndau në rrjete sociale momente nga nënshkrimi i bashkëpunimit, teksa shkroi se, “me kryetarin Laurent Vastel, nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, që synon të lidhë qytetarët tanë përmes kulturës, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Kryebashkiakja vuri në dukje se, Përmeti, me natyrën e tij të paprekur, mikpritjen e ngrohtë dhe dëshirën për të mësuar nga përvojat e reja, është gati të mirëpresë miqtë nga Franca.

Ajo falënderoi Entela Singjeli Karajani, që me përkushtim dhe dashuri për të dy vendet, bëri të mundur këtë bashkëpunim të bukur, ndërsa shprehu mirënjohje për mikpritjen e veçantë dhe emocionet që dhuron ky bashkëpunim i ri, që nis mes dy qyteteve.

The post Përmeti dhe Fontenay-aux-Roses në Francë, marrëveshje binjakëzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle nga SPAK-u në bashkëpunim me Belgjikën/ Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë

21 May 2025 at 13:00

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un. Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë për armë gjahu.

Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë për armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

The post Kontrolle nga SPAK-u në bashkëpunim me Belgjikën/ Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë appeared first on Sot News | Lajme.

“Mafia shqiptare forcë e madhe”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Kam besim tek SPAK, do ta luftojë…

21 May 2025 at 11:50

Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve.

Në një konferencë për shtyp, Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, vlerësoi punën e përbashkët me SPAK dhe e cilësoi mafian shqiptare si një forcë të madhe ndërkombëtare. Ndërsa shprehu besim të plotë në aftësinë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi:

Jam i kënaqur që jam këtu për luftën kundër krimit në Shqipëri dhe në Itali. Kemi punuar e vazhdojmë prej 10 vitesh për të arritur objektivat e përbashkëta, për të luftuar krimin në Shqipëri dhe në Itali.

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri e veçanërisht SPAK është tepër e aftë në luftën ndaj krimit. Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare e madhe. Jam i sigurt se populli shqiptar dhe autoritetet do ta luftojnë këtë kancer. Jemi të sinkronizuar dhe kemi bashkëpunim perfekt.

The post “Mafia shqiptare forcë e madhe”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Kam besim tek SPAK, do ta luftojë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Rrisim bashkëpunimin në funksion të…”/ Proda takim me zv.ambasadoren e Britanisë së Madhe

19 May 2025 at 15:21

Zhvilloi një takim me Zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Simon Charters, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda.

Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit. Rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse:

Janë realizuar aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar me mbështetjen e ekspertizës britanike;

Është krijuar një program i ri trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë;

Është rritur besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.

Ndërkohë palët mirëpresin bashkëpunimin me BE-në, për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore.

The post “Rrisim bashkëpunimin në funksion të…”/ Proda takim me zv.ambasadoren e Britanisë së Madhe appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.

Presidenti Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.

The post Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌